Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/06/08

Gazmira Sokoli: Targat e rralla, ja kush e ka numrin 1 dhe sa i ka kushtuar

Pagani-Huayra-11Një nga mënyrat për të treguar pasurinë është përdorimi i targave të personalizuara. Krahas makinave më të shtrenjta, ajo që bie në sy te miliarderët janë targat me numra të vegjël apo me logot personale.

Por për këtë privilegj duhet paguar dhe jo pak. Pagesa për një targë të tillë ka kapur një shifër rekord të këtij viti në Emiratet Arabe. Në një ankand të organizuar atje, targa me numrin 1 është shitur për 18 milionë dirham, një shifër e barabartë me 4.3 milionë euro.

Sipas “Gulf News”, blerësi është një biznesmen vendas me emrin Arif Ahmed al-Zarouni, i cili është treguar i gatshëm të paguajë një shifër 18 herë më të madhe se vlera fillestare me të cilën u hap ankandi.

Makina në të cilën është vendosur është e denjë për këtë targë. Ajo është një “Pagani Huayra”.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasioni për targa të tilla nuk ka fund. Në vitin 2008, një targë e tillë është shitur në Abu Dhabi për 52.2 milionë dirham (12.5 milionë euro).

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...