Cikël poetik – Arshi Pipa
NEMESIS (MALLKIME)
Ndër gropa burgjesh shkrye për gur e baltë,
mbërthye qelash ndër pranga,
nga gjoksi i shtypun sungullon mâ e naltë
kur del prej s’thelli kanga.
Na shajnë e na poshtnojnë, na plasin gjamën:
anmiq t’adheut! Tradhtarë!
pse duem Shqipnin e plotë, pse urrejmë na namën
e huej, pse jem, shqiptarë.
E ata qi e shitën tue ja lidhun qerit
t’anmikut për trofe,
ata qi flamurin, heu, i’Iskanderit
e zhyen me tjetër fè,
ata qi deri dje mbajshin kapistra,
teneqexhinj, shollarë,
gjysmakë, t’falimentuem, e sot ministra:
ata janë atdhetarë!
Na zhgulin thonjt me danë, ndër plagët krypë
na këllasin, na e shtyjnë
n’gërmaz me grushta, e uj kur bâjmë me lypë
qeshin e na pështyjnë.
Na lagin dimnit qelat, elektrikun
na e venë ndër veshë e n’gojë
e ndër trupa… E qeshin tue fikun
cigaret n’sy për lojë.
Na vene jelekun sa me u thye kërbishtnash,
na lanë me ditë e netë
varun për shpatullash mbi maje gishtash,
pa ngrënë, pa pi, pa fjetë.
Mandej po ngelëm prapseprap na gjallë
me shkelma na mbarojnë,
na hjedhin prej dritores, e veç rrallë
me nji plumb na nderojnë.
Pa gur, pa shenj, ndër gropa plehu hjedhun
si coftina na kallin,
ku grat e foshnjet tona s’vinë me rrjedhun
lotët që zbusin mallin.
Po e fortë asht zemra jonë, ma e fortë, o vllazën,
se tortura qi e sosë.
E zjarrmi i anmikut veç mâ keq na ndezën
urrejtjen qi rroposë.
Heu e tmerrshme ajo ditë tri herë fatore
kur shokët qi nuk ranë,
me shpirtin dalldisur për fitore,
do t’thrrasin gjakun tonë.
Dridhnju tiranë mbi frona e ju xhelatë
qi vegla u bâh’ ni qorre.
E zezë asht nata, por s’ashtë veç një natë.
Dielli i liris, ti shporre!
E n’se lypet durim e besë qi s’vdaret.
aq sa më dhambë me bre
hekurin që kryqzon dyert e dritaret,
qoftë ajo ligjë për né.
Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokë
me besën e dëshmorit,
nga shpirti i bamë thëngjill qyshkur, o shokë,
pa shfrim mbrenda kraharorit,
ushton kanga e kushtrimit. Then çelikun,
shpartallon ledh e strehë,
dhe si shqiponja e flamurit vërtikun
ndër qiellna t’lira zhgrehë.
Përpëlitet Shqipnija nën mizoren
thundër si krymb n’handrak.
Heu, deri kur ma do puthim dorën
qi syt na i plasi gjak?
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
ksaj zgjedhe fund me i dhanë!
Ta zhbijmë krajtën qi na e bani atdhen
veç burg e kasaphanë.
Pjesë nga libri "Moderniteti në letrat shqipe".
Marrë nga libri: “Dodona Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, f. 685, 563.
FIJA E TELIT ME GJËMBA
Nga Bilal Xhaferri.
Fragment nga poema “Reparti 4300”.
Dhe erdhi dimri! / U kujtohet, o ushtarë, ai dimër? / Na veshen me kapota të kalbura, tërë arna, / na mbathën me opinga si lëvozhga, / që i mbërthenim me tela. Ajo fije teli te opingat tona / është vazhdimi i telit, / që rrethon kufijtë e atdheut!
/ Nuk rrethon vetëm kufirin shtetëror, / rrethon, shtëpitë, sofrat, zemrat, / kalon në të gjitha rrugët, / në të gjitha dyert dhe dritaret, / plekset me fijet e shkëputura të shpresave. /
Në rreshtat e faqeve të librave, / me kallinjtë e grunjërave, / fijet e telit me gjëmba, / fijet e telit me sinjale. Ne morëm ngjyrën e dimrit, / ngjyrën e baltës, / u kujtohet, o ushtar, ai dimër i 66-ës?
(Janar shkurt, f.18, Krahu i Shqiponjës”, Çikago, 1977). (R. B. “Dodona...”, f. 685).
Në Koskë, në fhatin e nënës time
Mure të rënë, të rrjepur, / dhe bluja e qiellit sa e mekur. Një xhevze e ndryshkur anës së vatrës, / Që pjek kafe vreri erërave të natës. /
Ca trendelina rebele, mbi një pllakëz mbi varr. / të vetmet që vdekja ka harruar të marrë. / Gjithçka përmbysur, e djegur, e shkretë. / tek ngjitesh e uleshnë këtë tatëpjetë. / asnjë portëz e mbyllur, por askush nuk të pret! / Heshtja në heshtje ! / Ha veten e vet.!
Para syve kemi dy popuj: ppulli Çam në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri.
Populli Çam , autokton që me lindjen e hënës, Çamëria u pushtua nga greku më 5 mars 1913, prej asaj kohe deri më sot, populli Çam është diskriminuar, poshtëruar, masakruar, perdhunuar, therur, pushkatuar, i akuzuar si turq dhe bashkepuntor me pushtuesit gjermane dhe i dëbuar nga trojet e veta, dhe së fundi një popull inkzistentë.
Ndërsa minoriteti grek në Shqipëri gëzon të gjitha të drejtat. I ardhur para 200 viteve me shatë dhe lopatë në krhë si çifçinj bujqë, i vendosën pronarët Gjirokastritë në Dropull dhe pronarët Delvinjotë i vendosën në Vurg.
Sot qeveritë trdhtare të Tiranes ikanë kthyer në pronarë të këtyre pronave, dhe më tej këto prona janë të regjistruara në kadastrat greke si prona greke.
Minoritarët grek jane vendosur në krye të vendit si deputet, ministra. Drejtorë, biznesmenë të fuqishem etj.
Mbi të gjitha qëndron prifti grek si kryepeshkop dhe si guvernatore i shtetit grek brënda shtetit shqiptar.Shqipëria nën hegjemoninë greke.
Kujtojmë raprezaljet greke në qershor të vitit 1944.
Mësoni z. Nikolaos Kotzias, nga Profesori i juaj Jorgos Margaritis: “...regjimi që kishte vendosur në vendin fqinjë Fronti Çlirimtarë i Shqipërisë, nuk pranoi të vazhdonte në raprezalje në kurriz të minoritetit grek, që jetonte në vendin fqinjë.
Në kundërshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, gjaku nuk u shpërblye me gjak dhe dëbimi nuk u shpërblye me dëbim.
E gjykojmë të qëllimshme për ta përmëndur këtë ku hiperbolikisht njerëz të shumtë dhe me një mënyrë hiperbolikishtë të lehtë deklarojmë se në Ballkanin – dhe jo vetëm – e viteve të fundit vetëm vendi ynë “mësoi qytetërim”.
Në këtë rast mësimi është i jashtzakonshëm dhe sigurisht nuk vjen nga pala greke”. (“Bashkëpatriotë të padëshiruar”), bot. 209, f. 147)
Rasim Bebo