Shfaqja e përbashkët serbo-shqiptare “Romeo e Xhulieta”, nga William Shakespeare, në regji të Predrag Miki Manojlloviq, prodhuar nga Radionica Integracija (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë) do të shfaqet në Tiranë, në Teatrin Kombëtar.
Në shfaqje interpretojnë aktorët e mirënjohur: Uliks Fehmiu, Anita Manciq, Mensur Safçiu, Tristan Halilaj, Milica Janevski, Jovana Gavriloviq, Edona Reshitaj, Nikola Rakoceviq, Arta Selimi Nebojsa Glogovac, Faris Berisha, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Natasa Tapuskoviq e Miki Manojlloviq.
Me skenografi nga Branko Hojnik, kostumografe: Zora Mojsiloviq, koreografe: Sonja Vukiceviq, kompozitor: Vladimir Pejkoviq, dramaturge: Olga Dimitrijeviq. Producent ekzekutiv: Milica Miliq, bashkproducent: Jeton Neziraj.
Kjo shfaqje nuk është refleks i mendimit politik por vepër e njerëzve që kanë talent, mend dhe guxim. Secili nga pjesëmarrësit e do kombin e vet dhe nuk e urren të huajin. Është gjë e madhe që rreth këtij projekti janë mbledhur artistët nga Beogradi dhe Prishtina duke bashëpunuar me zemër dhe fuqi të plotë. Ngjarja e shfaqjes zhvillohet në kohën e sotme, në Veronë, pra nuk i pasqyron ngjyrimet tona lokale. Fjalët kyqe të saj janë urrejtja, dashuria dhe gjuha si urë dhe murrë.
Mes popullit serb dhe atij shqiptar edhe me tej ka mosdurime, konflikte, mosmarrëveshje dhe grindje. Përvojat e raporteve post-konfliktuale mes ish republikave jugosllave tregon se kultura ka qenë ndër fushat e para ku është arritur që të kapërcehen barrierat, si ato territoriale ashtu edhe të raporteve ndërnjerëzore. Shfaqja shpejtë dhe pa dhimbje ua hapi rrugën tolerancës dhe dialogut mes kulturave.
Shfaqja Romeo dhe Zhuljeta është dëshmi serioze se komunikimi dhe bashkëpunimi mes artistëve kosovar dhe serb është i mundshëm. Ky projekt i ndërlikuar ka zgjuar interesimin e opinionit të gjërë dhe shpresoj se ka ndikuar edhe në ndryshimin e ndërgjegjjes së individëve.
Pos intelektualëve, projekti ynë i drejtohet edhe një grupi tjetër shumë të rëndësishëm, qytetarëve, atyre që në të vërtetë edhe teShakespeare janë subjekt i dramës universale. Ndër qytetarët edhe më tej mbizotëron mosdurimi dhe jotoleranca. Shfaqja rrëfen për rëndësinë e tejkalimit të paragjykimeve, forcimin e besimit të ndërsjellë, tejkalimin e keqkuptimeve dhe të mungesës së tolerancës. Shfaqja Romeo e Zhuljeta që ne e kemi realizuar është një ngjarje e veçantë kulturore, arriti shikueshmëri të lartë në Serbi, në Kosovë dhe zgjoi interesim të madh edhe në vendet tjera të rajonit e më gjërë.
Projektin në tërësi, pos shfaqjes, e përbën edhe filmi dokumenar i realizuar sipas idesë së Miki Manojlloviqit, kryetarit të Shoqatës Punëtori e Integrimit nga Beogradi. Kurse organizata partnere me të cilën është realizuar shfaqja është Qendra Multimedia nga Prishtina.
Miki Manojlloviq
RRETH PRODUKSIONEVE
Që nga themelimi i vet më 2008 e deri më sot Radionica Integracije (Punëtoria e Integrimit) me veprimtarinë e saj të pandërprerë shkëlqen fuqishëm me programe inkluzive, me punën e artistëve të jashtëzakonshëm për persona me invaliditet, së bashku me vetë personat me invaliditet. Kjo punë e palodhshme e ka definuar Punëtorinë e Integrimit si qendër unike kulturore të Beogradit. Punëtoria me veprimtarinë e vet në Serbi e në regjion ka fituar reputacion të cilin e gëzojnë të gjihë ata që e kanë themeluar atë, të cilët kanë punuar në të dhe të cilët edhe sot e kësaj dite krijojnë. Integrimi i grupeve dhe i individëve të margjinalizuar nëpërmjet artit është nevojë e jona e cila u shndërrua në kënaqësi të shkëmbimit me të gjithë ata që vijnë në Punëtori dhe krijojnë në të. Me veprimtarinë e saj të shumëfishtë me mbi 400 takime pune, punëtori, ligjërata, koncerte, shfaqje për gjithë të interesuarit, Punëtoria e Integrimit ka prodhuar edhe pesë shfaqje teatrore, të cilat me realizimin e thelbit të atyre veprimtarive kanë qenë të veçanta secila veç e veç. “Korridorët e verdhë, ngjyrë vjollce të kaltër”, me regji të Sonja Vukiqeviqit, ”Duke pritur Godonë”, me regji të Nebojsha Dugaliqit, “Bunari”, me regji të Egon Savin, “Derisa vdekja të na ndajë”, me regji të Miki Manojloviqit dhe “Romeo dhe Xhulieta”, me regji të Miki Manojloviqit. Duke vepruar pa paragjykime, Punëtoria e Integrimit në kushtet e reja të punës padyshim do të bëhet edhe njëri nga simbolet e përhershme të Beogradit.
Qendra Multimedia Qendra Multimedia është themeluar në vitin 2002, në Kosovë. Ajo është organizatë e pavarur kulturore e fokusuar në prodhimtari artistike, shkëmbime kulturore ndërkombëtare e publikime nga fusha artit dhe kulturës. Fokusi kryesor i sajë qëndron në dramatrugjinë dhe teatrin bashkëkohor. Shkëmbimet artistike me partnerë ndërkombëtarë janë një element kyç në punën e Qendrës Multimedia. Qendra është themeluar nga një grup i artistëve të rinjë të cilët kanë synuar që të krijojnë një format alternativ të prodhimtarisë artisitike, të influencojnë politikat kulturore si dhe të përdorin artin për të adresuar cështje të ndjeshme politike e sociale. Qendra krijon shfaqje teatrore inovative dhe të freskëta që komunikojnë përtej kufijve kulturor e gjuhësorë, dhe mandej këto shfaqje i prezenton para publikut të ndryshëm në Kosovë dhe jashtë sajë. Disa nga shfaqjet që ka prodhuar Qendra jan: “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, “Yue Madeleine Yue”, “Patriotic Hipermarket”, “Lufta në kohën e dashurisë”, “Shembja e Kullës së Ajfelit”, “Per Gynti nga Kosova”, “Romeo dhe Xhulieta” etj. Shfaqjet dhe produksionet e Qendrës deri më tani janë prezantuar në mbi 20 vende dhe janë shfaqur nëpër festivale të ndryshme anembanë Europës.
Me datë 7, në ora 11:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar, do të mbahet një konferencë për shtyp. Prezent do të jenë, pos regjisorit Manojloviq, Jeton Neziraj, edhe aktorët: Uliks Fehmiu, Anita Mançiq, Mensur Safqiu, Tristan Halilaj, Jovana Gavriloviq e Milica Janevski.
Me datë 8 Qershor, nga ora 11:30, në Center for Openness and Dialog (COD) do të shfaqet filmi dokumentar “An Equation With One Unknown” mbi realizimin e Romeo dhe Xhulietës si dhe do të diskutohet mbi filmin dhe mbi projektin e shfaqjes.
Prezantimi i kësaj shfaqjeje në Tiranë është mundësuar nga: Regional Cooperation Council- Sarajevë, Ministria e Kulturës – Tiranë, Open Society Foundation – Tiranë, në bashkëpunim me: Teatrin Kombëtar - Tiranë, Center for Openness and Dialog (COD) – Tiranë, Integration Workshop – Beograd dhe Qendra Multimedia – Prishtinë.
“Romeo e Xhulieta” ka pasur premierën në prill 2015, në Teatrin Kombëtar në Beograd, për t’u pasuar pastaj me premierën kosovare, në maj 2015, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Shfaqje të tjera janë dhënë edhe në Zagreb, Sarajevë dhe Beograd.
ROMEO DHE XHULIETA
William Shekspir
ROMEO DHE XHULIETA
Regjia: Miki Manojloviq
William Shekspir
Përkthimi në serbisht: Zhivojin Simiq dhe Sima Panduroviq
Përkthimi në shqip: Fan. S. Noli dhe Alqi Kristi
Interpretojnë:
ESKALI, princ i Veronës - Mensur Safçiu
PARISI, kushëri i Eskalit - Nikola Rakoçeviq
MONTAGU - Miki Manojloviq
KAPULETI - Nebojsha Glogovac
ROMEO, i biri i Montagut – Tristan Halilaj
MERKUCIO, kushëri i Eskalit dhe mik i Romeos - Goran Jevtiq
BENVOLIO, nipi i Montagut dhe mik i Romeos - Armend Baloku
TIBALTI, nipi i Zonjës Kapulet - Faris Berisha
LORENCO, frat - Uliks Fehmiu
ZONJA MONTAG, e ëma e Romeos - Edona Reshitaj
ZONJA KAPULET, e ëma e Xhulietës - Natasha Tapushkoviq
XHULIETA, e bija e Kapuletit - Milica Janevski/Jovana Gavriloviq
DADOJA E XHULIETËS - Anita Mançiq
PROLOGU / NARRATORE - Arta Selimi
Muzikantë:
Piano elektrike / bas kitarë - Vladimir Pejkoviq
Tupanë elektrikë - Nemanja Aqimoviq
Saksofonë / flaut - Dushan Petroviq
Kitarë elektrike - Damjan Babiq
Skenograf: Branko Hojnik
Kostumografe: Zora Mojsiloviq
Koreografe: Sonja Vukiqeviq
Kompozitor: Vladimir Pejkoviq
Zgjidhja ideore e hapësirës: Miki Manojloviq
Dramaturge: Olga Dimitrijeviq
Asistente e regjisë: Bojana Laziq
Inspicient/Sufler: Dushan Pavloviq
Mjeshtër i ndriçimit: Radomir Stamenkoviq
Mjeshtër i zërit: Dobrivoje Milijanoviq
Efekte speciale: Miroslav Lakobrija
Fotografë: Jelena Stankoviq / Pablo Ferro
PRODUKSIONI: Radionica Integracije (http://www.radionicaintegracije.rs/) dhe Qendra Multimedia (www.qendra.org)
Producente ekzekutive: Milica Miliq
Koproducent: Jeton Neziraj
Ekipi i produksionit: Suzana Ilievska /Jelisaveta Miletiq / Lendita Idrizi
Shërbimi teknik: Bora Gjorgjeviq, Denis Berisha
Përkthyes të projektit: Marija Popoviq / Damjan Filipoviq
Identiteti vizuel: Vjeko Sumiq