JA SI PËRGJIGJET DJALI I BEKIM FEHMIUT PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

Vendosur mbi një vepër historike të Shekspirit “Romeo dhe Zhuljeta”, regjisori serb Miki Manojlović nuk ka shmangur dot një situatë politike në Tiranë. Manojlović, një nga regjisorët më të njohur në Serbi, intelektual, me angazhim dhe kontribute për komunikimin kulturor, është përgjigjur në Tiranë për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Një reagim të menjëhershëm, pothuaj në mbështetje, ka dhënë edhe aktori, djali i Bekim Fehmiut, Uliksi, mbi një oratori sa politike aq dhe njerëzore, të raportit të të atit me tri vendet, dje dhe sot, pothuaj reminishencë e simbolikë e arsyeve të zhgënjimit dhe ikjes nga kjo jetë me forcë të jashtë vullnetshme të aktorit.

uliks
Si intelektual i angazhuar, regjisor me kontribute kulturore, që njiheni mirë me serbët dhe shqiptarët, historinë e Ballkanit, mund të na thoni: A e njihni ju personalisht Kosovën si shtet i pavarur?

Miki Manojlović: “Unë nuk kam asnjë problem me Kosovën. Por kush është problem? Unë personalisht nuk kam problem me Kosovën, por politika është në një nivel mbi të cilin nuk influencoj dot për të njohur Kosovën. Jetojmë në një botë që është vazhdimisht në ndryshim. Kjo është një gjë mjaft komplekse, si një rreth. Pyetja është kush është fillimi dhe kush është fundi, dhe pse? Ky është opinion i vërtetë. Unë jam rritur një familje që i kanë dashur shumë shqiptarët. Kjo është edhe arsyeja pse unë e kam bërë këtë projekt”.

Uliks Fehmiu: “Unë kam kundër pyetje, pa m’u përgjigjur: Pse po e bën këtë pyetje? Pse për ju babai im është i rëndësishëm? Dhe një pyetje tjetër: Ku mund t’jua marrë mendja se babai im do të kishte jetuar sot, nëse do të ishte gjallë? A mendoni se ka ndonjë vend në rajon ku ai do të ishte ndjerë i lumtur? A besoni se, ai do të ishte ndjerë i lumtur në ndonjë pjesë të ish-Jugosllavisë, apo këtu? Apo në Kosovë? Apo në Serbi? Apo në Kroaci? Apo diku në ndonjë planet? Unë do t’ju përgjigjem: Jo. Dhe kjo s’ka të bëjë me dashurinë apo me grupet e ndryshme etnike. Ai ka qenë mysafir në Shqipëri, në vitin 1972. Ai ishte i ftuar i ish-Jugosllavisë, si një aktor shqiptar, si një aktor jugosllav, si një aktor botëror.

Cila shoqëri ka qenë më e afërt për të? Shqipëria e vitit 1972? Apo Jugosllavia e vitit 1972? Unë mendoj se të gjithë e dinë përgjigjen: në Jugosllavi të vitit 1972, si vend më i preferuar. A besoni se ai ka dashur më tepër serbët, kroatët, boshnjakët më shumë se njerëzit e tij? Jo. Ai ka dashur njerëzit e tij. Ai ka qenë krenar po aq sa çdokush tjetër që ka qenë krenar të jetë shqiptar. Por, Jugosllavia në atë kohë, ka qenë më njerëzore më e hapur, një vend më normal se çka qenë Shqipëria në atë kohë. Sot, ai do të kishte pasur një dilemë të vështirë se ku të shkonte, prandaj ai iku dy herë; kur Jugosllavia pushoi së ekzistuari, dhe pas 20 vitesh e vrau veten si artist. Dhe kur për herë të fundit, kur pa në të vërtetë se asgjë nuk po ndryshonte, dhe kjo ishte në vitin 2010, kur Kosova atë kohë ishte e pavarur. Kështu pyetja e kufijve dhe e njohjes së shteteve është një pyetje e vjetër, është prapa nesh. Pyetja më e rëndësishme është nëse mund të krijohen shoqëri që janë njerëzore, apo nëse kanë çfarë të hanë fëmijët tanë….dhe pastaj mund të flasim për gjëra të tjera.”

Uliks Fehmiu: Gjithçka kam dashur ka qenë ta bëj tim atë krenar!

“Është ironike që im atë nuk mundi të luante në shqip, dhe pse dinte të fliste shqip. Një nga gjërat që më mungon në jetë është se nuk flas shqip, ashtu siç do të kisha dashur. Fakti që nuk e flas shumë mirë shqipen, më bën të mos ndihem i plotë. Por isha i bekuar të kem fatin të luaj në gjuhën shqipe në skenë, në Teatrin Kombëtar të Beogradit, që vërtet nuk ka ndodhur kurrë të flitet shqip aty. Dhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dhe sonte në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Jam mirënjohës për mundësinë dhe shpresoj se nuk do t’ju dëshpëroj, dhe atë (Bekim Fehmiun) nuk do ta bëj të ndihet i turpëruar me mua. Gjithçka kam dashur ka qenë ta bëj tim atë krenar. Ka diçka që dua të them; përse ishte kaq i respektuar përtej faktit që ka qenë artist i madh; pse njerëzit me personalitet si ai, janë kaq të rrallë sot, për shkak të asaj që ne, qëndrojmë e u dalim përpara gjërave që besojmë, kur çdokush tjetër beson të kundërtën, do duhej të ishte kaq e thjeshtë; ti bën atë që beson, pse duhet të kishte përjashtime. Prandaj besoj se ky grup e meriton vëmendjen, pasi nuk ka asnjë interes tjetër të bëjmë atë që besojmë, atë çka thashë në shqipen time të tmerrshme, ne po ndërtojmë ura dhe kjo është çka njerëzit e mirë bëjnë, dhe kjo është çka njerëzit e guximshëm bëjnë, kur në anën tjetër të gjithë shkatërrojnë ura”.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)