2022-01-12

2022-01-11

Drama e jetës së Maks Velos/ U spiunua edhe nga gruaja e tij

 



Maks Velo lindi në Paris  , më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri.  në qytetin e Korçës  , ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet '78-'79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg. Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën", "Kohë antishenjë", "Jeta ime në figura " etj. Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar. U nda nga jeta në Tiranë në 7 maj 2020.
Historia e jetës së Maks Velos, arkitekti që u nda nga jeta këtë të enjte është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes.

I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial.

Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar. Shumë vite më vonë ai do të lexonte dhe dëshminë e njeriut më të afërt të tij që e çoi drejt arrestimit.

DËSHMITARJA

/ Luçiana Naraçi /

Dëshmitarja u pyet rreth çështjes dhe deklaroi: Unë kam qenë e martuar me Maks Velon dhe me të kam një fëmijë. Në vitin 1976 jam ndarë nga ai dhe tani banoj pranë nënës sime. Gjatë kohës që unë kam qenë e martuar me Maksin tek ai kisha konstatuar se kishte koncepte dhe mbante qëndrim të huaj ndaj gruas. Po ashtu kisha vënë re se ai ishte i dhënë shumë pas artit dekadent dhe për këtë më ka treguar një libër të Pikasos që ia kishte dërguar një franceze, të cilën e kishte njohur përpara se të martohej me mua. Për Pikason më ka thënë se është piktor i madh.

Më kujtohet biseda me të, që më ka thënë se: “Nuk ka përse të pikturosh në mënyrë realiste për faktin se në mënyrë realiste del në fotografi, kurse piktori në çdo pikturë duhet të fusë ndjenjat e tij, kështu për rrjedhim, piktura e realizmit socialist nuk mundet që të shprehë atë që mendon ose kërkon që të shprehësh”. Në përgjithësi për pikturën me Maksin nuk kam biseduar shumë. Dua të shtoj se gjatë kohës që ai ishte i martuar me mua ka bërë edhe një skandal me një grua tjetër, të cilën unë e kam marrë vesh pasi jam ndarë nga ai.

Maksi në shtëpinë e tij kishte piktura që nuk i përgjigjeshin realizmit socialist. Për këto piktura ai më ka thënë “se po të ishin jashtë shtetit do të kushtonin miliona lekë, se këto i përgjigjen realitetit, se çdo gjë shkon përpara. Njerëzit po të duan të paraqesin një gjë ashtu si është e fotografojnë aty dhe nuk e pikturojnë. Prandaj piktura nuk duhet të jetë krejtësisht realiste”.

Pasi është dënuar Fadil Paçrami, në një bisedë që kanë bërë në shtëpinë e Maksit, unë kam qenë aty dhe kam dëgjuar Maksi të thotë: “Fadil Paçrami qëndroi si burrat dhe nuk e dha veten”. Këtë bisedë e kam dëgjuar kalimthi kur ai bisedonte me njerëzit e shtëpisë së tij. Kur i është rrëzuar stalla në kooperativë, Maksi priste që të arrestohej dhe ata kanë marrë disa libra dhe i kanë djegur. Se çfarë librash kanë djegur nuk e di.

Në kohën që Maksi është dënuar për riedukim dhe është dërguar në fshat më ka thënë mua se “më kanë dënuar kot. Këta nuk dinë t’i vlerësojnë njerëzit. Mua më hoqën se jam i zoti”. Duke biseduar për të ardhurat që merrte ai në kohën që unë banoja te nëna, i kam thënë Maksit që t’i dilte për zot familjes që kishim bashkë, por Maksi më ka thënë se “ato para që unë marr, nuk më dalin për të jetuar për vete dhe jo të mbaj fëmijën”.

Në bisedat e ndryshme që kam bërë me Maksin, ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk vlerësohet ashtu siç duhet puna e artit, e këtë ma ilustronte duke thënë se “ja pikturat e mia, po të ishin jashtë shtetit do të vlerësoheshin me miliona lekë. Kështu më ka thënë ajo francezja, ndërsa këtu te ne këto nuk i vlerësojnë”.

Me sa di unë Maksi ka pasur marrëdhënie me një franceze që ka ardhur në vendin tonë për të bërë studime albanalogjike. Ajo i ka vajtur në shtëpi Maksit dhe ai ka pasur korrespondencë me të. Kur ka ikur francezja Maksi ka pasur korrespondencë me të dhe asaj i ka dhënë disa piktura, kurse ajo nga Franca i ka dërguar librin e Pikasos.

Por, gjithashtu, Maksi ka thënë se jashtë shtetit ashtu siç i kishte thënë ajo francezja jetohet mirë, se në Francë njerëzit e zotë vlerësohen shumë dhe marrin të ardhura të mira dhe jo si këtu në vendin tonë. Më ka thënë se “po të ishin veprat e mia në Francë do të vlerësoheshin shumë dhe jo si këtu në Shqipëri që nuk i vlerëson njeri”.

Duke më biseduar për Pikason, Maksi më ka thënë se ai është njeri shumë i zoti dhe ka vlera të mëdha artistike. Duke biseduar me nënën e Maksit, Ani Velo, më ka thënë se në shtëpinë e tyre kishte shkuar edhe një greke dhe i kishte parë pikturat e Maksit dhe i kishte pëlqyer si ajo francezja. Maksi në shtëpinë e nënës sime ka lënë dy libra të karikaturistit francez Zhan Ejfel, në gjuhën ruse.

Këta libra tregojnë krijimin e njeriut nga Zoti, si dhe krijimin e botës nga Zoti. Që të dy këta libra i kam dorëzuar në organet kompetente. Dua të them se në shtëpinë e Maksit unë kam gjetur edhe një fotografi që kishte dalë së bashku më vëllain e tij me uniformën e fashizmit.

Në këtë proces dua të sqaroj një fakt, pavarësisht se jam divorcuar me Maksin, flas vetëm të vërtetën dhe nuk jam nisur nga motivet personale. I kam thënë duke qenë edhe pa u ndarë nga Maksi. Procesverbali m’u lexua. Thëniet e mia janë shkruar drejt dhe i vërtetoj me firmën time.

DËSHMITARJA
/ Luçiana Naraçi /

HETUESI
/ Dhimitraq Shkodrani /

Asistoi
Aleko Meci

Por pavarësisht sa keq pa në jetë, piktori thoshte se jeta e tij ishte e përmbushur pasi nuk i kishte bërë keq njeriu. “E mendoj jetën time të përmbushur sepse gjëja më më rëndësi në jetë është mos t’i bësh keq njeriut. Kam ndjerë kënaqësi të jashtëzakonshme nga arti. Unë mendoj se energjia vjen nëse je i vertetë, nëse je fals nuk ka energji. Po t’i duash njerëzit dhe po të mos e harxhosh jetën për paratë, je i vërtetë”.

Karantina sjell dëme afta-gjata në shëndetin mendor, tregojnë ekspertët…

 



Karantina mund të ketë pasoja afat-gjata dëmtuese në shëndetin mendor të të rinjëve, kanë paralajmëruar ekspertët.

Ndërveprimi social fytyrë-më-fytyrë është vital për zhvillimin e trurit dhe krijimin e një sensi vetvetje në moshat 10-24 vjeç.

Kërkues nga universiteti i Cambridge paralajmërojnë se një mangësi e tillë mund të çojë në probleme me shëndetin mendor më vonë.

Mediat sociale, pavarësisht reputacionit të tyre negativ deri më tani, shihen nga ekspertët si shpëtimtarët e vetëm të të rinjëve në këto kohë.

Ato duken se kanë ofruar ndërveprimin social të munguar, edhe pse virtual.

Jorida TABAKU : A mund t’i besohet ketij kryeministri qe po i krijohet grupi parlamentar ne burgun 313..

 Nëse personazhi i barsaletave shkodrane, Pal Vata, do të mund të mishërohej në këtë kohë do të lëshonte shprehjen emblematike “Këto gjëra të këqija i ka bërë Fatmir Xhafa se unë dhe Edi nuk dimë gjë!”

Këtë mendova ndërsa dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të sforcuar të kryeministrit.
Gënjeu në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë ishte shumë e vështirë të ndaje fiksionet, shpikjet, gjysmë të vërtetat dhe trillimet e një njeriu të zënë në darrën e korrupsionit, krimit të organizuar, inkriminimit të çdo qelize të shqoërisë e deri edhe shkatërrimit të saj.
Deklaroi në fjalim se pronarët e lojërave të fatit kanë të shkuar kriminale, duke i dhënë të drejtë Opozitës në akuzën që kemi bërë për lidhjet e vëllait të ministrit Xhafaj me aksionerët e kompanisë që përfitoi më së shumti nga rritja e pikave të basteve.
Por gjithsesi është e habitshme se si kryeministri ndonëse e ka ditur që pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar edhe nga njerëz të tillë nuk ka ngritur gishtin por në të kundërt ka votuar shtyrjen e implementimit të Ligjit për Lojërat e Fatit për dy vjet. Sakaq, i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar.
A mund t’i besohet këtij kryeministri në këtë pikë? A mund t’i besohet padija një njeriu që emëroi si deputetë në parlament mbi 10 të inkirminuar që sot po krijojnë grupin parlamentar të rilindjes në burgun 313? Natyrisht që jo! Vetëm një i verbër mund të besonte përrallat nën dritën e prozhektorëve që flet kryeministri.
Me një mohim të pabazuar në fakte dhe në asnjë shifër kryeministri pohoi që nuk janë rritur pikat e basteve pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”.

Por e vërteta sipas shifrave dhe fakteve të nxjerra nga librat e llogarive dhe statistikave të qeverisë dëshmon se u numëruan 4230 pika bastesh në vitin 2017 nga 928 të tilla në vitin 2013. Sado i paditur në matematikë, kushdo mund të bëjë një aritmetikë të thjeshtë dhe të llogarisë se janë hapur mbi 3 mijë pika të reja brenda katër viteve të qeverisjes Rama prej të cilave 2200 të të cilave janë të lidhura me grupin e Geron Xhafaj. Këtyre fakteve kryeministri i akrobacive dhe i gënjeshtrave nuk mund t’i shmanget dot.
Kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe. Në të vërtetë është një produkt i një qeverie të marrë peng që zotohet se do të ngrejë skuadrën dixhitale që me shumë gjasa do të jetë e drejtuar nga kompania që zotëron Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit.
Kjo është edhe arsyeja se përse ata deputetë që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve.
Pastaj, pjesa tjetër është histori e mbushur me betime dhe premtime të ngjashme me aksionet e qeverisë ndaj grupeve të inkriminuara. Pane et circum.
Historia e botës njeh një rast deri diku të ngjashëm. SHBA në vitet 30 ndaloi pirjen e alkoolit duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen.
Fatkeqësisht për ne, qeveria shqiptare e bën me vetëdije këtë gabim, pasi kështu ajo mund të forcojë mafiozët dhe grupet kriminale që e mbajnë në pushtet sic provuan dhe pergjimet duke i dhënë mundësinë të monopolizojnë gjithçka edhe vesin e shqiptarëve. Pasi vetëm kështu ato mendojnë se mund të sundojnë shqiptarët.

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të saj. Lulzim Basha -Brava ka folur për sfidat me të cilat do të duhet të përballet forca kryesore e opozitës.


“Roli ynë i demokratëve në këtë moment është kritik, – tha Basha. – . Detyra jonë është historike. Një partie politike nuk i kërkohet thjesht të ndalë një të keqe. Nga ne kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai i viteve 90. Atëhërë kishte energji shpresë, kurse sot shqiptarët e shohin politikën si shkaktarin e problemeve të tyre dhe kanë humbur besimin. Ndaj ne duhet të fitojmë luftën për besim, besim se Shqipëria mund të bëhet një vend normal. E cvetmja gjë është shkëputja e politikës nga një grusht politikanësh grabtiqarë. Vënia e politikës në shërbim të njerëzve të jetë mirëqënia e njerëzve, jo t’i trajtosh si injorantë që duhen gënjyer, jo t’i përçmosh dhe të izolohesh në zyra luksoze.

O zot, tragjedi, komedi, edhe pastruesja e ndërtesës të SHQUP-it merr pjesë në debatin politik dhe media u jep vend

 




Nga  profesor Artan Fuga
O zot, tragjedi, por më shumë komedi, edhe pastruesja e ndërtesës të SHQUP-it merr pjesë në debatin politik dhe media u jep vend.
Dhe më e bukura, më zgërdhirësja, më rrafishatësja, hapu dhé : Drejtuesit e partisë, pa dallim, brenda ndërtesës apo në oborr, dhe pastruesja e korridoreve flasin me të njejtën gjuhë paramilitare, parapolitike, të dhunëshme.
E njejta logjikë!
Mosssssssss! Keni ikur shumë larg në një botë të dhunëshme, të egër, primitive.
Cfarë paska mbajt brenda kështu partia demokratike në lidershipin e vet që plasi si qelbi dhe po qelb dynjanë!
Mos vallë ideologjia antikomuniste si slogan e la të pareformuar brenda thellësive të mendjes së vet? Mos vallë antikomunizmi hapi zgavrat e honeve primare të primitivitetit të dhunës e goditjes me shkopinj, me varé, me gazlotësjellës, me çeta banditësh dhe ëndërra me çeta komitësh?

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...