2023-03-14

Legjenda e rrallë dhe tradita e ditës së verës/ Koha dhe ritet sot, çfarë ka ndryshuar


Nga Albert Z. Zholi




Sa herë që përmendim festën e Ditës së Verës, instiktivisht mendojmë për qytetin e Elbasanit. Elbasani është qyteti ku festa ndjehet dhe përjetohet më së shumti.

Zanafilla e lidhjes së festës me këtë qytet është faltorja e Zanës së Çermenikës, e cila gjendet në një ndër fshatrat e Elbasanit. Sipas legjendës, Zana dilte nga faltorja, vetëm ditën e 14 marsit, që përkonte me nisjen e verës dhe që prej asaj kohe është kthyer në një festë që identifikon qytetin. Janë të shumtë ata që shkojnë në këtë qytet çdo 14 mars për ta ndjerë festën e Ditës së Verës edhe më shumë, gjithashtu për të provuar gatimet karakteristike, si ballokumja, revania dhe gjelin e detit me arra.

Historia ndryshe

Historia e Ditës së Verës, festës më tradicionale në Shqipëri dhe kryesisht në qytetin e Elbasanit, lidhet me kalendarin Julian, që zbatohej në kohën e lashtë në të gjithë Europën Perëndimore. Sipas kalendarit marsi ishte muaji i parë i vitit, i cili fillonte i gëzuar dhe i begatë. Por, sipas kalendarit Gregorian që përdorim edhe në ditët e sotme, 14 marsi përcaktonte ditën e fillimit të stinës së pranverës, ku njerëzit mezi prisnin të dilnin nga dimri i gjatë dhe të shikonin natyrën tek gjelbëronte. Kjo festë pagane ka ritualin e saj të cilët shqiptarët, por jo vetëm, e kanë trashëguar brez pas brezi. Në antikitet festa i dedikohej perëndisë Diane, ndërsa sot praktikohet për një verë të mbarë.

Sipas studiuese dita e verës është e ndarë në katër faza

Faza e parë është përgatitore, ku të gjithë njerëzit përgatisin të gjitha ushqimet dhe zbukurimet për shtëpinë e tyre dhe për të pritur vizitorët. Faza e dytë është nata e Verës, ku tradita thotë se nëpër shtëpi ose komunitete të vogla duhet të ndizet një zjarr i madh, e më pas konsumohet darka me ushqimet e rezervuara nga dimri, si zahire të ndryshme ose mishi i thatë. Ndërsa faza e tretë është zgjimi në orët e para të mëngjesit, për të larë sytë me ujin e vezëve të ziera një ditë më parë, ndërsa pritja e njerëzve tregon bujari në këtë ditë. Faza e katërt është përgatitja për piknikun e gjatë së bashku me familjarët. Edhe, pse nëse në vende të tjera të rajonit nuk festohet aq shumë, në vendin tonë është aq tradicionale sa festat fetare. Që prej lashtësisë kjo festë është cilësuar si harmonia e të gjithë shqiptarëve sepse bashkohen për të festuat të gjithë, pa dallim krahine, feje dhe bindje politike.

Tre nga simbolet më kryesore të kësaj dite janë:

Ballokumet

Kjo ëmbëlsire është një tjetër mjet identifikues për qytetin e Elbasanit. Nëse shkon në këtë qytet, për festën e Ditës së Verës apo jo nuk mund të kalosh pa marrë një ballokume Elbasani. Në të gjithë Shqipërinë bëhet kjo ëmbëlsirë, por receta e saktë qëndron vetëm në këtë qytet.

Verorja

Ky simbol i ditës së Verës prej lashtësisë është byzylyk i përgatitur nga fije peri të kuqe dhe të bardhë, i cili vendoset në dorë ose në portat e shtëpisë, në mënyrë që dallëndyshet t’i marrin dhe njerëzit e shtëpisë të kenë fat.

Lulet e ndryshme që përcaktojnë ardhjen e verës

Elbasanasit dhe shqiptarët, gjatë ditës së verës respektojnë natyrën dhe luten për një verë të shëndetshme dhe të mbarë. Lulet më karakteristike të qytetit të Elbasanit, por dhe një tjetër simbol i festës janë lulja e jaseminit, karafilit, trëndafilit, zymbylit, karakaftet etj. Të gjitha shtëpitë duhet të kenë mbjell një nga këto lule për t’i dhuruar gjatë ditës së verës të afërmve.

14 veçoritë e ditës së verës

Origjina e Ditës së Verës vjen nga lashtësia. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM‐it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet gjithmonë më 14 Mars.

Dita e Verës, e njohur si festa e ripërtëritjes së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës, është sot festë kombëtare dhe festohet kombëtarisht si e tillë.

Mëngjesi i 14 marsit – Të gjithë zgjohen me të njëjtën lutje: Inshalláh është kohë e mirë! Rituali vijonte me përgatitjen nga i zoti i shtëpisë të pjatave për të bërë kamë (këmbë) te të afërmit etj. Këtu hynin pilafi me gjel, ballakume ose revani, vezë të ziera, arra, palë dhe 2-3 bisqe me lule, zakonisht lule misiri, që në Elbasan çelin herët.

Kulti i kësaj dite të shenjtë “tempullin” e vet e ka pasur qëmoti në trevat e Elbasanit, pasi në këto anë ndodhej faltorja e Zanës së Çermenikës (Diana Candaviensis). Në kohët e lashta perëndesha Diana mbahej si hyjnesha e gjuetisë, pyjeve dhe e gjithë natyrës. Ajo adhurohej jo veç në hapësirat ilire, por në mbarë brigjet mesdhetare. Statuja të saj janë gjetur jo veç në Apolloni, por dhe në brigjet e Afrikës Veriore e në Azi të Vogël.

Fakti që një festë mistike e natyrës, u ruajt në qytetin e Elbasanit dhe u përcoll “e pastër” deri më sot, pavarësisht tallazeve historike, ideologjike e fetare, përbën një krenari dhe pasuri gjithëkombëtare.

Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars).

Populli iranian (themeluesit e kësaj feste) e festojnë më 21 mars, sepse pikërisht në këtë datë fillon stina e parë e pranverës, pikërisht në këtë datë fillon shenja e parë astrologjike, Dashi, që është shenje zjarri, prandaj simbol i kësaj feste është zjarri. 10. Edhe pse kjo festë ndodh në pranverë, në kohët e lashta njiheshin vetëm dy stinë: Vera e cila niste në mars dhe mbaronte në shtator dhe dimri që niste nga shtatori në shkurt. Pra, nga ana shkencore kjo festë duhet të festohet me datën 21 mars, sepse në atë kohë dita dhe nata janë barazim.

Shumë vite më parë, në Elbasan festa kishte përmasa të mëdha. Një muaj më parë, por dhe më herët, sigurohej gjeli i detit, i cili së bashku me ballakumen dhe revaninë përbëjnë nishanet më përfaqësuese të festës. Gjeli i detit ka qenë tradicionalisht pjesë e Ditës së Verës. Gjeli ushqehej me shuka që të ishte i madh, i majmë, me pendë të shkëlqyeshme dhe “i fortë”.

Pas kësaj date hynte mbretëria e Diellit (zotit të lashte pagan), dita fillonte të zgjatej dhe Dielli dukej përherë e më shumë.

Shumë kohë me përpara kjo festë festohej edhe më 1 mars, sepse marsi ishte muaji i parë. Sot ne te gjithë përdorim kalendarin gregorian, i vendosur nga papa Gregori, ky është kalendar i bazuar te Dielli.

Mëngjesin e Ditës së Verës kryhej dhe një rit tjetër disi i pazakontë. Djem të vegjël dilnin herët në mëngjes dhe i binin çekiçit të derës (familjeve jo farefis). Në qoftë se nga brenda dëgjohej thirrja: – Kush asht? – atëherë djali niste vargjet: Marrsh morrat e pleshtat Gjumin e sabahut Ethet e verës Me çekiça derës Simbolika e këtij riti ishte që i huaji të largonte të ligat nga dera e tij, për t’ia lënë derës tjetër.

Ballokumja e rrallë

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së saj është me rastin e Ditës së Verës ajo përgatitet edhe si ëmbëlsirë në çdo rast e kohë. Kjo recetë kërkon durim dhe kujdes duke nisur nga përzgjedhja e përbërësve dhe deri tek përpunimi i tyre, e mandej procesi i fundit i pjekjes. Receta autentike e përgatitjes së ballokumes, të cilën AgroËeb.org e sjell më poshtë, ka disa elementë specifikë të cilët bëjnë diferencën në shijen perfekte të saj.

Një nga përbërësit unik të ballokumes është finja. Ajo përgatitet nga hiri i zjarrit, e madje nënat e gjyshet e vjetra elbasanase kujdesen që të marrin hi nga zjarri me dru ahu. Finja i jep ballokumes shkriftësinë tipike.

Ndezja e zjarrit

Ndërsa në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre në natyrë. këto zjarre më pas kapërcehen me idenë e çlirimit nga meraket dhe trishtimi i dimrit.

Degët e pemëve

Në disa krahina, fëmijët e vegjël mbledhin degë pemësh, kryesisht dafinash, dhe shkojnë derë më derë duke bërë “ciu, ciu” për t’i uruar fqinjët apo të afërmit një stinë të mbarë. Ata gostiten me ëmbëlsira dhe dhurata të vogla. Familjet i kushtojnë rëndësi personit të parë që hyn në shtëpi dhe nëse është një djalë i ri, thonë se sjell mbarësi.

Kulaçi me lek

Gjatë drekës së 14 Marsit, ndahet edhe kulaçi mes pjesëtarëve të familjes për të parë se kujt do t’i qëllojë leku që është vendosur brenda tij. Leku simbolizon mirëqenie dhe mbarësi.

Kopshtaret e luleve dhe këngët e traditës

Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Prej kohësh elbasanaset njihen si kopshtare me nam dhe këngëtare të shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen për lulet ne mënyre qe ato te shpërthejnë Ditën e Verës. Vitet e fundit ansambli i luleve është pasuruar me trëndafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Holandë. Gjate natës dhe Ditën e Verës këndohen me pasion te veçantë këngët e mjeshtrit te muzikës popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kënge te tilla si ; “Një lulishte me trëndafila”, “C’u deshiruesh me te pa”, “Ma mire n’pyll se sa n’qytet, “Si bilbili ne pranvere” etj., këndohen jo vetëm nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.

Koha dhe ritet sot, çfarë ka ndryshuar

Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe\ë burojnë nga shpirti i vetë njerëzve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendrën e pelegrinazhit. Ai atë ditë është kryeqyteti I Shqipërisë. Festa ka një ndikim te çuditshëm tek te gjithë. Jo vetëm shtëpitë, por i gjithë qyteti vishet me dekor shumëngjyrësh, ashtu si lulet e pranverës. Ne vigjilje te festes, ndërmarrja e dekorit zbukuron rrugët dhe sheshet kryesore te qyteti

(Gazeta shqiptare)

‘Do shkoj deri në finale por nuk do fitoj’/ Luiz Ejlli tregon arsyen se pse nuk do të jetë ai fituesi i BBVIP


Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të deklarojë se nuk do të jetë ai fituesi i BBVIP.




Teksa bisedonte me partneren e tij, Kiarën ai tha i tha kësaj të fundit se nuk e fitojë dhe se është i sigurt për këtë. Këtë ai e ka përmendur disa herë dhe e ka ripërsëritur sërish së fundmi.

Pavarësisht se ai ka fituar një popollaritet të padiskutueshëm, këngëtari e ka shprehur këtë shqetësim, ku thekson se fitorja nuk varet nga ai.

Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha “Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ta jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabimin tim, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”

Po ashtu shtoi:

“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”.


Publikohen shifrat, ja sa para fiton Luizi nga një postim në Instagram…

d

Ndoshta as vetë Luiz Ejlli, nuk do ta kishte imagjinuar suksesin e tij në “Big Brother Vip”.




Këngëtari u rikthye në vëmendje të publikut, pas shumë vitesh distancim. Karriera e tij, ishte shkëputur nga muzika, duke u fokusuar tek diplomacia, ku për vite mbajti postin e rëndësishëm në Francë.

Artisti shkodran u bë pjesë e formatit për t’u futur edhe njëherë në një treg, që bëhet dita ditës më i vështirë për të qëndruar në të. Dhe në fakt, ajo që ende Luizi nuk di është suksesi që ka korrur si banor i kësaj loje, duke qenë edhe një nga pretendentët për ta fituar.

Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendësi që ka arritur në rrjete sociale, vetëm në “TikTok” emri i tij ka shkruar në 4.1 miliardë shikime. Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 593 mijë ndjekës në “Instagram”, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA.

Por, këtë sukses të tij këngëtari nuk e imagjinonte dot deri dje, pasi herë pas here ka thënë që shpreson të paktën të ketë fituar disa ndjekës deri më tani. Edhe së fundmi teksa fliste me banorët, Ejlli u shpreh se ndonëse një dron i erdhi ku thuhej që ka arritur një miliard klikime ai nuk kishte arritur ta besonte këtë.

Ndërkohë edhe kënga që ai i dedikoi Kiarës për Shën Valentin, ka arritur në 8.2 milionë klikime në “YouTube”, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve të këngëve shqiptare, që kanë klikime reale. Shpeshherë në shtëpinë e “Big Brother”, kanë mbërritur dronë, që kanë tentuar t’i japin informacion Luizit për çfarë po ndodhë jashtë me imazhin e tij.

Edhe ato pak dronë që ka lexuar, Luizi nuk i ka besuar. Por, ajo që nuk di Luizi, është fakti se ndonëse ende në lojë, ai është bërë i pasur. Kompani të mëdha janë ofruar për ta pasur imazh të tijin, kurdo që ai të lërë lojën.

Bëhet me dije se një kompani kosovare është në bisedime me miqtë dhe të afërmit e tij për ta pasur imazh të produkteve të saj. Kontrata e majme do t’i ndryshonte jetën këngëtarit, që si edhe vetë e ka deklaruar që nga dita që u fut në lojë, është i papunë. Ndërkohë, një tjetër biznes për Luizin është edhe “Instagram”-i.

Edhe pse ende është pjesë e lojës, bizneset kanë nisur bashkëpunimet me faqen e tij të “Instagram”-it, ku një postim arrin deri në 3 mijë euro. Të shumta janë bizneset “në radhë” për t’u publikuar në faqen e tij.

Gjithashtu, bizneset kanë nisur bashkëpunimet edhe me Luizin brenda shtëpisë. Përditë e më shumë, këngëtarin po e shohim me veshje apo me aksesorë luksozë. Të gjitha këto janë dhurata nga bizneset, që ndonëse është e ndaluar t’ia përmendin emrin, nuk kanë ngurruar t’i çojnë veshje të kushtueshme brenda shtëpisë./Panorama

Ish-missi shqiptar: Ja si ja shpjegoj djalit marrëdhënien treshe…





E ftuar në Report TV ish-miss Albania e vitit 2007, Egla Harxhi, foli rreth natyrës kontroverse të jetes së saj, për të cilën  u bë shumë e njohur mediatikisht.




“Unë nuk kam bërë zhurmë në media për t’a përdorur, pasi famën e kam patur më parë, për më tepër që më kanë ftuar dy herë në Big Brother dhe e kam refuzuar ftesën” tha më pas ish-miss Albania. Më pas Androniki e pyeti për shpjegimin që i ka dhënë të birit, Luxiferit, për historitë e saj publike mediatike në të shkuarën. Egla tha: “Lux është ende i vogël për të kuptuar, por në momentin e përshtatshëm dhe ai do të kuptojë, ne nuk kemi dashur t’i japim asnjë shpjegim për momentin, derisa ai të jetë gati” tha më pas Egla.

Në prill të vitit 2016, Egla takoi partnerin e saj të jetës, fotografin Alexandre de Basseville. Pjesë e marrëdhënies së tyre ishte dhe modelja shqiptare Alesia. Asokohe Egla deklaroi se ata kishin një marrëdhënie treshe. Ky fakt u komentua gjerësisht në media dhe portalet e ndryshme. Në këtë kohë, Egla deklaroi dhe shtatzëninë e saj, duke thënë se fëmijën do ta rriste në një marrëdhënie të tillë. Por, gjithçka ndryshoi tërësisht me ardhjen në jetë të djalit të saj, Luxifer. Marrëdhënia treshe u prish me largimin e Alesias. Në tetor të 2019-ës, Egla Harxhi deklaroi se marrëdhënia e saj me fotografin Jarl Alexandre de Basseville përfundoi, po ashtu edhe projektet që të dy flisnin të realizonin për Shqipërinë. Tashmë ajo është rikthyer me babain e fëmijës së saj dhe shprehet se janë mjaft të lumtur. Aktualisht merret me projektet e saj profesionale në arkitekturë dhe jeton në Paris me bashkëshortin dhe djalin

Kirurgu i njohur ngre alarmin për largimin e mjekëve: Shumë shpejt s’do ketë mjekësi falas, as shqiptare

 




Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kirurgu i njohur, Arben Beqiri nga konferenca “Sfidat dhe zgjidhjet në shëndetësi” të organizuar nga fondacioni Konrad Adenhauer tha se largimi i infermierëve dhe mjekëve duhet të jetë një këmbanë alarmi.

“Shumë shpejt jo vetëm mjekësi falas nuk do të ketë por nuk do të ketë as mjekësi shqiptare, në kuptimin e parë të fjalës. Me ritmet e largimit të personelit shëndetësor, të mbi 800 mjekëve të larguar që nga viti 2013 përbën një situatë alarmante që kërkon vertetë një ndëhyrje drastike.

Ne me mendimet që japin nuk jemi për të përmirësuar sistemin, nëse mund të krijohet kjo ide. Ne jemi në antagonizëm me këtë sistem. Dua t’ju them një fakt të thjeshtë. Në degën e Infermierisë në Universitetin e Shkodrës, mbi 90% e infermierëve atje hyjnë me një diplomë gjermanishteje në xhep.

Unë mendoj se pas kësaj ka më nevojë të bësh pyetsor se ku ke dëshirë të studiosh apo të jetosh. Apo a dëshiron të qëndrosh”, theksoi kirurgu.

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, mjekët kanë nevoje për dinjitet dhe paga që i japin mundësi të jenë të vlerësuar.

“Rritja e pagave është shumë e rëndësishme. Do të ketë një impakt të menjëhershëm në moslargimin e personelit. Do të jap vetëm një impresion të thjeshtë, pas një tryeze të ngjashme për shëndetësinë që zhvilluan vitin e kaluar, mesazhi që pati më shumë impakt në ambjentin spitalor ishte ai i zotit Basha për rritjen e pagave”, tha ai.

Po ashu, mjeku u ndal edhe te teknologjia që përdoret në spitalet shqiptare dhe tha se qeveria ka blerë pajisje të vjetra.

Të dëgjosh kryeministrin që në vitin 2019 apo 2020 të demonstroj vegla të ndryshkura, duke injoruar çdo gjë që është bërë më përpara do të mjaftonte t’i kujtoja që deri ditën që ai flet, vetëm unë që jam një prej kirurgëve kam bërë mbi 10.000 ndërhyrje me laparoskopi.

Që janë një teknologji shumë e lartë e futur në Shqipëri që në vitin 1995. Ta quajmë injorancë? Do të thoja është pak. Por injorancë, apo keqdashje, apo abuzim me fondet publike është kur në vitin 2020 t’i blen pajisje për sallën më të mirë të QSUT që e trumpeton me aq triumf.

Të blesh pajisje 20 vjet të vjetra. Të një teknologjie që kur është prezantuar është prezantuar si e vitit 2020. Teknologji që qytetarët pretendojnë ta kenë shumë herë më të mirë në shtëpitë e tyre. Kjo është e vërteta. Ky është problem”, tha Beqiri.

“La Repubblica” : Shqipëria do të humbasë 66% të banorëve deri në fund të shekullit, po i largon “mbretërimi” i Edvin Kristaq Ramës

 



Media e njohur italiane “La Repubblica”  ka trajtuar emigrimin, një prej fenomeneve më shqetësuese të viteve të fundit me të cilat përballet Ballkani.

Duke u ndalur në situatën e krijuar në Shqipëri, media italiane i ka dhënë një goditje të fortë qeverisë ‘Rama’ lidhur me këtë fenomen.

“Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë të pamëshirshme: Bosnja është e destinuar të humbasë 60 për qind të banorëve të saj në pesëdhjetë vitet e ardhshme, Shqipëria 66 për qind deri në fund të shekullit. Por nuk duhet të fokusohemi në dekada”, thuhet në artikull.

“Edhe pse kryeministri Edi Rama vazhdon të gëzojë mbështetjen e Bashkimit Europian, vetëm në pesë vitet e para të “mbretërimit” të tij 260 mijë shqiptarë emigruan në Europë. Dhe në vitin 2021 rifilloi fluksi me 42 mijë largime”, nënvijëzohet në shkrimin e La Repubblica.

Artikulli i plotë i “La Repubblica”:

Ndërsa presin që periudha e pafund e pasluftës të përfundojë, shumë vende të Evropës Lindore ende jetojnë mes korrupsionit, rivalitetit dhe përplasjeve. Kështu, popujt e ndarë për çdo gjë e gjejnë veten të bashkuar nga një qëllim i vetëm: të emigrojnë.

Inxhinieri Siradj Duhan ka lindur në Bosnje, por ka jetuar në Vjenë për më shumë se tridhjetë vjet, ku ai drejton Shoqërinë e Akademikëve Boshnjakë. Që nga viti 2019 ai është përpjekur të eksportojë një pjesë të vendit të tij të vjetër në atdheun e tij të ri: ai do të donte që boshnjakët të njiheshin si pakicë zyrtare e Republikës. Ai e provon në Austri sepse në Bosnje do të ishte e pamundur: gati tridhjetë vjet pas përfundimit të luftës , vetëm 2.7 për qind e popullsisë deklarohen boshnjake, të gjithë të tjerët janë të regjistruar si serbë, kroatë ose boshnjako-myslimanë. Ballkani po përjeton një ditë të përjetshme Groundhog, në të cilën tensione etnike vazhdojnë të dominojnë: nëse në Sarajevën Lindore milicitë serbe sapo kanë parakaluar para djalit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiç, në Kosovë kontrasti mes shtetit me shumicë shqiptare dhe komunave me shumicë serbe është ndalur një hap larg nga të armatosurit, përballje në pritje të zgjedhjeve të 23 prillit.

Por karta etnike është e parezistueshme edhe për ata që nuk morën pjesë në luftërat e viteve nëntëdhjetë: kryeministri shqiptar Edi Rama qeveris një vend të torturuar nga korrupsioni dhe varfëria, por gjen kohën të vizitojë ish-presidentin kosovar Hashim Thaçi në burg, ish komandant i partizanëve shqiptarë të UÇK-së dhe i akuzuar për krime lufte në Tribunalin e Hagës.

Nuk është rastësi që nga samiti në samit, Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë jashtë derës Ballkanin Perëndimor. Por çështja është tjetër: ndërsa presin të kalojë periudha e pafund e pasluftës, gjithnjë e më shumë boshnjakë, serbë, shqiptarë dhe kroatë e kthejnë faqen duke emigruar.

Numrat

Sipas Kombeve të Bashkuara, vetëm Guajana ka një përqindje më të lartë të banorëve jashtë vendit sesa Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria. Dhe diasporat ushqehen nga një fluks largimesh, të cilat, sipas Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit të Sarajevës, çuan në uljen e popullsisë në moshë pune të Ballkanit Perëndimor me mbi 400,000 nga viti 2016 në 2020. Popujt e ndarë nga gjithçka i bashkon dëshira për t’u larguar: qeveria e Beogradit ankohet se Serbia po humbet “një qytet në vit”, instituti statistikor vëzhgon me shqetësim se si popullsia ka rënë me 10 për qind në dhjetë vjet, në Bosnje Hercegovinë, Hulumtimi i Kombeve të Bashkuara zbulon se 72 për qind e të rinjve mendojnë se jetojnë në një vend “strukturalisht të korruptuar”, nga i cili pothuajse gjysma duan të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Qindra mijëra i shpëtojnë varfërisë, korrupsionit, ndotjes. Dhe nëse në të kaluarën largoheshin kryesisht punëtorët, sot burra e gra, punëtorë e të diplomuar nisen: “Në vitet ’90 të rinjtë tanë u larguan plot shpresë për të ardhmen”, thotë Afrim Krasniqi, politolog në Universitetin e Tiranës.

“Sot njerëzit emigrojnë sepse kanë humbur çdo shpresë në vendin e tyre”.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë të pamëshirshme: Bosnja është e destinuar të humbasë 60 për qind të banorëve të saj në pesëdhjetë vitet e ardhshme, Shqipëria 66 për qind deri në fund të shekullit.

Por nuk duhet të fokusohemi në dekada: “Në paralelet e mia në vitin 2010 kam pasur njëqind nxënës, sot dhjetë”, thotë Krasniqi.

“Nga ana tjetër, kurset e mjekësisë dhe infermierisë janë mbushur me studentë që tashmë e kanë në xhep biletën e largimit: pesë mijë punonjës shëndetësorë shqiptarë janë punësuar vetëm në tre vitet e fundit dhe vetëm në Gjermani”.

Agjencia Eurofound ka hetuar mirëqenien ekonomike të punëtorëve evropianë: 5 për qind e danezëve e kanë të vështirë të përballojnë bukën e gojës, por 69 për qind e shqiptarëve kërkojnë arratisje.

Nëse kryeministri Edi Rama vazhdon të gëzojë mbështetjen e Bashkimit Europian, vetëm në pesë vitet e para të “mbretërimit” të tij 260 mijë shqiptarë emigruan në Europë.

Dhe në vitin 2021 rifilloi fluksi me 42 mijë largime: “Rama pëlqehet sepse garanton stabilitet, por shqiptarët nuk dinë çfarë të bëjnë me stabilitetin”, komenton Krasniqi.

“Sa i përket Evropës, ajo na paralajmëron për ndikimet ruse dhe kineze, por nuk bën asgjë për të kundërshtuar emigracionin: ajo duket e favorshme në eksodin e fuqisë sonë punëtore të kualifikuar”.

Pa mjekë

Ai i personelit shëndetësor është fluturim brenda fluturimit: në Kosovë diplomojnë 150 mjekë në vit, por largohen deri në 180. Pagat e ulëta dhe nepotizmi mundojnë si serbët ashtu edhe shqiptarët, me rezultat që vetëm në vitin 2019 thuajse 2 për qind e kosovarëve emigruan (sikur po largoheshin 1.200.000 italianë), ndërsa pas thyerjes së Covid-it i njëjti prag u tejkalua tashmë në vitin 2021.

Shifrat në Serbi janë më pak dramatike, ku, megjithatë, emigracioni jep kontributin e tij thelbësor në paralizën demografike: “Rënia e nivelit të lindjeve është për 10-15 përqind për shkak të flukseve migratore”, pohon Vladimir Nikitovic, demograf i Instituti i Shkencave Sociale në Beograd.

Në vitin 2020, popullsia serbe ra nën shtatë milionë për herë të parë dhe çdo vit një bilanc negativ prej 15-20 mijë banorësh vërteton çekuilibrin mes serbëve nga Serbia që largohen dhe serbëve nga Bosnja dhe Kosova që ribashkohen për të studiuar ose punuar në Beograd: “Mesatarisht 50,000 serbë emigrojnë çdo vit, dhe jo vetëm për arsye ekonomike: punëtorët e thjeshtë kërkojnë mbi të gjitha paga më të mira, por të diplomuarit duan një mjedis më të barabartë dhe më pak të korruptuar”, shpjegon Nikitovic.

Bruksel, lamtumirë

Për vite me radhë, Bashkimi Europian dukej se ishte ilaçi për të gjitha sëmundjet : “Por pas kaq shumë palëvizshmërie, askush nuk mendon më për të”, siguron Krasniqi. “Në Shqipëri zgjedhjet e 2021 ishin të parat në të cilat nuk u fol për Europën”.

Dhe edhe aty ku tani është një fakt i vërtetuar, BE-ja shpërblen individët, por penalizon komunitetet:

“Kroacia u bashkua me Unionin në 2013,” shpjegon Tado Juric, demograf në Universitetin Katolik të Zagrebit.

“Në tetë vitet e para të anëtarësimit, 370,000 janë larguar, shumica dërrmuese e të rinjve të moshës 20 deri në 39 vjeç që janë zhvendosur në Gjermani”.

Për një vend me katër milionë banorë, këto janë shifra mbresëlënëse, aq më tepër që “në të njëjtat vite pensionistët u rritën me 10 për qind dhe studentët u ulën me 10 për qind”.

Juriç kreu një studim për bashkëkombasit e tij që emigruan: “Gjëja e parë që të bën përshtypje është se ata janë jashtë vendit për të qëndruar: 45 për qind planifikojnë të kthehen si pensionist, 40 për qind kurrë”.

Gjëja e dytë është edhe më befasuese dhe për ta kuptuar është mirë të kujtojmë se në Kroaci gjatë bumit turistik nuk është mungesa e punës, por e fuqisë punëtore:

“Nuk janë arsyet ekonomike ato që i largojnë njerëzit nga vendi, por perceptimi se korrupsioni është kudo dhe se etika e punës nuk vlen asgjë”.

Kjo tezë konfirmohet nga një episod i vitit 2018: seksioni i Dublinit i HDZ, partia historike nacionaliste kroate, ftoi bashkatdhetarët që banonin në Irlandë në një dolli për Krishtlindje. Vërshimi i fyerjeve dhe kërcënimeve që pasoi i detyroi organizatorët të anulonin aktivitetin.

Si në Meksikë

Sipas Tado Juric, Kroacia po kthehet në “Meksikën e Gjermanisë”: “Brishtësia institucionale dhe korrupsioni kanë sjellë 10 për qind të meksikanëve në SHBA dhe po aq kroatë në Gjermani”. Por nuk është vetëm Kroacia.

Demografi serb Vladimir Nikitovic i përmbledh tridhjetë vitet e fundit të vetmisë në Ballkan si më poshtë: “Indeksi ynë i zhvillimit njerëzor është më i ngjashëm me Amerikën Qendrore sesa me fqinjët e saj evropianë”.

Me zhvillim njerëzor nënkuptojmë arsimin, kujdesin shëndetësor, standardin e jetesës. Është realitet nën retorikën nacionaliste. I njëjti që disa muaj më parë përgjonte një ndërtesë në Mitrovicë, në veri të Kosovës: një dorë kishte shkruar “Kjo është Serbia!”, tjetra u përgjigj: “Jo, kjo është posta”.

Nga Denisa Kona 



 Historia e familjes Bakalli, është ajo e njërës prej familjeve më të vjetra tiranase, me tradita. Në njërën nga pesë shtëpitë që u la babai (e zhvendosur paksa më tej nga e vjetra 2000-vjeçare – aty ku sot ndodhet ”Shtëpia e Birrës”), në zemër të Tiranës, jetonte i fundit i 6 vëllezërve, prej një mëme e një babe dhe një prej 24 fëmijëve të Kadiut të Tiranës – siç thirrej atëherë gjykatësi i qytetit, Hasan Bakalli. Qazim Bakalli, në vitin 2009, ishte në moshën 88- vjeçare, pasi kishte kaluar 5 infarkte dhe një hemoragji cerebrale, shpresonte të jetonte edhe për shumë kohë akoma, falë besimit në Zot…!

 Historia e tij është nga më të rrallat, ashtu siç mund të presësh të dëgjosh nga një njeri në pleqëri të thellë e me një jetë shumë të pasur të të gjitha natyrave. Ndonëse të folurit i pengohej pak nga paraliza që kishte kaluar para disa kohësh, ai e quante një mrekulli që, i është kthyer ajo aftësi. Dhe ja se çfarë na tregoi shtruar, aty në shtëpinë e tij, të mbushur me libra, dekorata e simbole fetare. E megjithatë, Doktor Qazim Bakalli, tregon se divorcin nuk do ta kishte dashur. Para 50 vjetësh (atëherë Qazimi duhet të ketë qenë 55 vjeç dhe e shoqja 43, mbërriti fleta nga gjykata. “Isha duke punuar bahçen e shtëpisë në atë kohë,- tregon Qazimi,- dhe as që e prisja diçka të tillë. Ajo e kishte marrë vendimin pa e biseduar më parë me mua. Ndërsa po firmosja thirrjen për në gjyq, m u duk se po firmosja vdekjen time”. “Jam treguar injorant dhe katil që kam vënë dorë mbi të”! Ndihem fajtor përsëriste doktor Qazimi. “Jeta bashkëshortore më vjen ndër mend me ankth, sepse e kam shkatërruar, sepse shkatërrova jetën e fëmijëve. Grindeshim në mes të natës, ora 1.00, ajo niste të qante, qante natë e ditë, dimër e verë, ikte prej shtëpie me çorape. Ishte shumë xheloze”! Ai nuk thoshte se bëhej kot xheloze, nuk thoshte as që kishte të drejtë. Në vend të kësaj, thoshte se shoferëve dhe mjekëve, u ka dalë nami se shkojnë me femra, sepse kanë shumë kontakte me to. “Gruaja e një mjeku nuk mund të mos jetë xheloze, – thotë ai.- Por më vjen keq, që nuk ia kam respektuar sa duhet hallet e saj familjare, ajo ishte shumë e vuajtur. Ishte grua shumë e mirë, shumë punëtorë, e pastër, edhe inteligjente. Ka qenë mësuese, por kishte nervat një problem që ta bënte jetën të pamundur. Unë nuk i kam rrahur kurrë fëmijët, kurse ajo i rrihte vazhdimisht. Bëhej xheloze edhe për dashurinë time me fëmijët”. “Gruaja e një mjeku ka gjithnjë arsye për xhelozi”! “Gruaja ishte xheloze edhe për namin tim si mjek, – thoshte ai.- Kur u ktheva pas 10 vitesh nga Burreli në Tiranë, këtu ishte mbushur me mjekë shumë të mirë. Por mua më kishte dalë nami dhe kur të del nami, nuk mbetet familje pa të thirrur. Kam bredhur gjithë Tiranën me biçikletë. Gruaja nuk i përjetonte mirë komplimentet apo ankesat e pacienteve. Pa le kur ndodhte t’i shihte duke qeshur. Unë si i ardhur prej province, isha i sjellshëm me tërë njerëzit dhe këtë ajo e quante dobësi timen”. Ai shton se – xhelozia dhe mosbesimi i saj është kaq i madh, saqë dyshonte për çdo rast. “Nëse ajo merrte vesh që ti ke qenë këtu, ose të shikonte nga dritarja, do t’i thotë së bijës, jo mua: Qazimi vazhdon të jetë kurvar si i ri, si plak”. Kanë kaluar 70 vjet nga koha e martesës së tyre. Edhe në atë kohë kur ishte mbi 70 vjeçe dhe ata ishin të ndarë, ajo vazhdonte të turfullonte nëpër shtëpi kundër tij. Qazimi na rrëfente se ajo është shtëpia e tyre, që ia ka lënë baba, kati i parë është i tij, ndërsa në dy katet sipër, banonte e shoqja. Nuk i kishte fituar ato nga ndarja e pasurisë, por nga shitja e pronave të të atit, që kishte tek Liceu. Me paratë e tyre ndërtoi po aty sipër tij, dy kate. (Po si harruam ta pyesim doktor Qazimin, që pse ajo vendosi t’i ngrejë katet pikërisht aty, pasi qe divorcuar e jo gjetiu, apo mos ndoshta i kishte ngritur ato para se të ndaheshin?). Në atë kohë, kur ishte në moshën 88-vjeçare, ai thoshte: “Habitem se si ne, familje intelektuale, unë mjek, ajo mësuese, të dy nga familje me tradita, të arrinim në atë pikë sa të ziheshim me shapkë. Ajo vuante prej neurozave, por edhe unë nuk e përmbaja dot veten, pas shpërthimeve të saj. Jemi treguar gjaknxehtë”! Kur e pyesnim Doktor Qazimin nëse i trokiste në derë ndonjëherë ish-gruas dhe a i dërgonte ndonjë dhuratë, ai na përgjigjej: “Dhuratë? Pu, pu, pu! Ajo ta përplas fytyrës. Edhe plehrat kur ia gjej në oborr, ia derdh fshehurazi. Është tipi i saj që të bëjë gjithçka”. Ai përsërit se nëse nuk do t i kishte neglizhuar shqetësimet nervore të gruas së tij dhe ajo do të ishte kuruar, nuk do të kishin pasur divorc. Doktor Bakalli: “Kam nevojë për dashni. Baba bëri atë punë deri në 114 vjeç” Gruaja i’u gjend te koka pas infarktit, por një aventurë seksuale e 88-vjeçarit e zemëroi sërish. Në atë kohë, doktor Qazimi, kishte shkuar në Francë për operacionin e prostatës. Por kishte kaluar në hemorragji cerebrale pas kësaj. Kishte humbur të folurin. Në ato momente, ish-gruaja e tij (ai e quan vazhdimisht “gruaja”) kapërcen zemërimin e akumuluar prej vitesh dhe vjen ta vizitojë. I zbret shkallët e shtëpisë si shkallët e inatit dhe i qëndron tek koka. E ushqen. Për muaj të tërë ajo i gatuante përditë. “Edhe më lante si fëmijë”, tregon Qazimi. Por kjo dashuri pleqnore, nuk do të zgjaste shumë. “U ngatërruam prapë”,- thoshte ai, – pa dhënë ndonjë hollësi. Disa kohë më vonë, ai do të kalonte infarkt. Infarktin e pestë. E shoqja e bëri edhe një herë zemrën të madhe dhe sërish i ofroi kujdes. Por, disa kohë pasi e kishte kapërcyer gjendjen, doktor Qazimi, me sa duket bëri një nga ato gabimet e rinisë. “Dola për shëtitje, pasi isha përmirësuar dhe rastësisht takova tek tregu një grua të cilës, i kisha mjekuar nënën dhe babanë. Kisha hyrë në shtëpinë e saj vite shumë përpara, por nuk e mbaja mend, kurse ajo, po. Më takon rastësisht në rrugë, pasi më tregon se ishte divorcuar, më thotë që kishte probleme me shëndetin. I thashë që duhet ta vizitoja. Erdhi këtu në shtëpi. Nuk kisha asnjë paramendim,- tregon Qazimi,- pasi mjeku që nuk bën punën pa qëllime të tjera, nuk është mjek. Pasi e vizitova, ne nisëm të bisedonim. U pëlqyem dhe u ngatërruam…! – thotë Qazimi -Ndonjëherë të ngatërron shejtani”. Këtë episod e shoqja e kishte marrë vesh, ndoshta përgjuar. Që nga ajo ditë, kur e shihte ish-bashkëshortin plak në rrugë, i thoshte: “Ku ishe? Shkove të takosh atë kurvën, …?! Që sot, mos prit më asnjë shërbim nga mua. S’ka më as mirëmëngjesi, as mirëmbrëma”. Doktor Qazimi thoshte, se nuk e ka dashur ndonjëherë këtë grua që, kishte jetë shumë të ngatërruar. Megjithatë, ajo hera-herës vjen i bën shoqëri. E pyesim se si ka mundësi që u ngatërrua me këtë grua në këtë moshë të shtyrë, duke i dhënë sërish shkas për xhelozi gruas që e fali?! Përgjigjja mund të duket nga ato lëvdatat e pleqve, por duke ndjekur me kujdes gjithë kronologjinë familjare, mund të arrish t’i besosh gjërat ndryshe. Në rrëfimin e të moshuarit, vëreheshin doza, madje të tepruara sinqeriteti. “Kam nevojë,- thoshte ai.- Unë jam burrë…! Baba im ka rrojtur 116 vjeç dhe me gruan e fundit ka bërë dashni deri në 114 vjeç. Jemi racë e fortë. Po të ishit djalë, do të flisja ndryshe, por po ju them se ndihem si djalë i ri…(shpreh edhe vetë me një lloj habie, ndërsa pohon se nuk ka përdorur kurrë ndonjë stimulues). Por tani kam 3 muaj që kam hequr dorë. Kam frikën e zemrës, kam kaluar 5 infarkte. Për këtë shkak, kam disa muaj që kam lënë edhe banjat me ujë të ftohtë që bëja çdo mëngjes. Edhe mjekët m’i kanë ndaluar….”! shprehej Doktor Qazimi. Të gjitha këto, duken kaq të çuditshme! Apo jo? 88-vjeçari: “Gatuaj për një javë, laj shtëpinë 3 herë në ditë” Prej 24 vitesh, doktor Qazimi jetonte i vetëm mes mureve të lagështa të shtëpisë së tij. Ngjyra e suvasë e rrëzuar disa herë në pjesën e lagësht, tregonte të gjitha shtresat e viteve. Por burri 88-vjeçar, nuk ankohej. “Ka qenë shumë keq më parë. Tani është mire. Ma ri konstruktuan fëmijët kur erdhën nga jashtë, sepse këtu, çfarë binte jashtë, hynte brenda”, tregonte ai. Por lagështia nuk është e vetmja mikeshë e tij. Vetmia është ajo që e mundon më tepër. E gjetëm duke ngrënë në një tigan të madh, makarona me mish. I bëj për një javë dhe i ha për gjithë javën”, thoshte ai, ndërsa na tregonte se si i kishte gatuar. Si mjek që është, Qazimi kishte një pasion të rrallë, për rregullin dhe pastërtinë. Me këto duar fshij, laj dhe marr pluhurat tri herë në ditë. Librat në veçanti duhen mbrojtur nga pluhuri, se i prish”, na thoshte ai. “Fotografinë e të dashurës bullgare, gruaja ime nuk ma grisi kurrë…”! Qazimi na ofronte një foto tjetër: Një grua e moshuar, moshatare me të, i ka dërguar vite më pare, një foto të saj. Ka dalë aty me të nipin. Është bullgare, ka qenë e dashura e tij përpara sesa të martohej. “Ishim moshatarë,- kujton Qazimi,- të dy 27 vjeç. E kam dashur, dashuri që zgjati rreth 1 vit, sa erdha këtu, por gruaja nuk u bë asnjëherë xheloze për të. Madje, edhe kur ia shihte një foto të rinisë, ku kishte dalë shumë e bukur, më thoshte: Këtu ke ditur të zgjedhësh”. Kjo grua tashmë edhe vetë një e moshuar, quhet Margarita. Por Margarita nuk e ka trazuar kurrë jetën e tij familjare, mbeti një kujtim i rinisë. Pas kësaj, krijojmë një ide më të mirë rreth natyrës së xhelozisë së të shoqes. Nuk duhet të ketë qenë e sëmurë nga xhelozia. Edhe vetë Qazimi e pohon: ”Gruas sime i pëlqente pamja e kësaj gruaje dhe nuk e grisi kurrë foton e saj. Ajo grua nuk e bënte të ndihej xheloze, pasi kishte qenë një histori para njohjes dhe martesës sonë”. Një ndër 5 mjekët e parë të pasluftës Shqipëria kishte në atë kohë gjithsej 5 mjekë: doktor Rusin, doktor Sulën, doktor Selenicën (oficer), doktor Cimbin dhe doktor Qazimin. Dy prej tyre kishin studiuar ne Rumani dhe tre të tjerë në Itali, ishin pothuajse një brez. Institucionet civile dhe ato ushtarake, grindeshin mes tyre se kush t’i merrte mjekët. “Ishim si ujët e pakët, – kujton doktor Qazimi. – Institucionet ushtarake, për të na pasur për vete, na morën ushtarë, ndonëse kishim kryer studimet e larta. Na mobilizuan dhe pas dy muajve na graduan “kapiten”. Por nuk kemi bërë asnjë orë ushtri. Sot, nga këta mjekë të mëdhenj, jetojnë 3, ndërsa doktor Maksut Dërrasa (kirurg i madh) dhe Hysni Rusi (kardiolog i talentuar) nuk jetojnë. Doktori i njerëzve të lirë dhe të burgosur në 70 vjet, Qazim Bakalli, tregon: “Bekimi i shenjtë i babait më bëri të falja hasmin”! “Si m u fanit babai me xhybe, kur do merrja vendimin për diagnozën e spiunit”?! Ishte viti 1939. Hasan Bakalli, Kadiu i Tiranës, e thërret të birin, Qazimin dhe i thotë: “Ta shoh pak diplomën?” Ia dhashë dhe pas kësaj, ai më tha: ‘Merre një napolon floriri se e meriton’. ‘Jo, – i thashë, -nuk e dua’. ‘Do ta marrësh”, më tha. Ma dha me imponim. Pas kësaj më pyeti: ‘Ça ke me ba’? “Çfarë të duash ti,- i thashë’. ‘Bëhu hoxh’,- më tha baba. Unë ula kryet. Nuk ishte imponim, sepse në familjen tonë nuk kishte pasur kurrë asnjë formë dhune. Por ishte respekt. Ndër 81 vetë të familjes që ishin mbledhur, çohet vëllai i dytë dhe thotë: ‘Mor bab. S’ka për t’u ba si ti. Do bëhet një hoxhë katundi e do ta gjuajnë me patate! Atëherë ai më pyeti: Çfarë do mor bab’? ‘Mjek’,- i thashë. Babai u gëzua shumë. ‘Bëfsh hajr, bëfsh hajr!,- më tha Ai e quante të shenjtë këtë profesion sepse, kush shpëton jetë njerëzish, shpëton njerëzimin”. Pas kësaj, baba i kishte përsëritur disa herë: “Nëse viziton cilindo sa herë ka nevojë, njësoj si mu, bëfsh hajër! Nëse viziton me hile hasmin tim, qofsh mallku”! “Gjthë jetën, kam vizituar çdo njeri si të ishte njeriu im”, tregon doktor Qazimi. Këtu zë fill një histori e veçantë e punës së tij. Ishte në atë kohë në Burrel dhe përveç njerëzve të lirë, duhet të vizitonte edhe të burgosurit. E kishin thirrur t’i vizitonte në një rast, për të përcaktuar se kush ishte dhe kush nuk ishte i aftë për punë. Të burgosurit, ishin shtruar në ambulancën e burgut, e sajuar si spital. Ishin “armiqtë e popullit”. “Kur u hap dera, pashë atje edhe vëllanë tim, por nuk i fola. Nuk lejohej. Ndërsa nisa mjekimin, mes tyre njoha njërin, të cilin kisha marrë vesh, se kishte spiunuar vëllanë tim. Sipas urdhrit të drejtorisë së burgut, nisa t’i vizitoja. Këtë njeri e pashë në sy, pa i thënë asnjë fjalë, e në sy i thashë se; e di që ti je ai që ke marrë më qafë vëllanë tim. Duke e vizituar spiunin, i cili ankohej se vuante nga zemra, dy mendje luftonin tek unë: Njëra më thoshte: Futja se e ke në dorë, tjetra më thoshte ndryshe. Duke u luhatur në këtë përplasje mendimesh, mes hakmarrjes dhe ndjenjës së faljes, m u fanit baba, aty ngjitur me të burgosurin, në këmbë me xhyrbe, me shkop në dorë. Më vërente dhe nuk fliste. Më erdhi shpirti i babës pa më folur ,- thotë me sytë e rrëmbushur në lot, doktor Qazimi. -Atëherë mora letrën dhe shkrova: Vuan nga zemra, edhe pse kisha bindje që ai njeri nuk vuante. I bëra tolerancë pikërisht atij, hasmit tim dhe vura në vend fjalët e babës”. Vite më vonë, doktor Qazimi kujton, se ky njeri, do t’i puthte këmbët. “Në burgun e Burrelit, ishte drejtor një njeri i mirë i dalë nga Lufta, por analfabet. Ishte vlonjat. E pyeta drejtorin e burgut se, çfarë kanë për të ngrënë të burgosurit, – tregonte doktor Qazimi, – por ai m’u përgjigj: E di komanda. Ia bëra të qartë se, më duhej ta dija se si ishte trajtimi ushqimor, çfarë lloj pune i priste të burgosurit, sa orë në ditë dhe nëse rruga deri atje, ishte me makinë apo më këmbë. Më vonë e mora vesh se, më kishte gënjyer. Më tha me makinë, kur atje ata shkonin më këmbë, dhe ushqimi nuk ishte ai që më treguan! Pastaj zë fill një histori tjetër: Një i burgosur me emrin Harri Panariti, i dënuar me vdekje, qëndronte në spitalin e burgut sepse sipas ligjit, ai duhej të mjekohej më parë, pastaj të ekzekutohej. Më tregoi një njollë në këmbë. Konstatova që ishte gangrenë. Për një javë nuk shkova në burg, sepse i gjithë qyteti priste prej meje. Prisja lindjet në maternitet. Kur u ktheva, më thanë që Harri ishte në birucë. I them drejtorit që, ai duhej nisur që atë ditë urgjent për në Tiranë, për operim. Ai nënqeshi dhe tha: Ohu dhe ti. Do bëjmë mbledhje njëherë, e pas një apo dy jave, mund ta çojmë në Tiranë. Ngula këmbë që duhej nisur sot, por ai nuk më dëgjoi. Atëherë shkova në postë dhe i shkrova një letër Ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut. Ajo që merrte letrat, shefja e postës ishte e Sigurimit, por qe grua-zonjë. Shkrova dhe orën, pagova dhe mora kuponin. Ndërkohë, pasi unë u largova, ajo kishte marrë në telefon drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Gjolekë Aliun dhe i tregoi. Ky i hipën makinës dhe vjen si rastësisht. Më thotë: ‘Doktor’, (nuk më thoshte asnjëherë në emër), si të venë punët? I tregova për letrën dhe ky ma kthen: Pse nuk më thua mua?! Thërret pas kësaj në zyrën e tij, drejtorin e burgut. Ky vjen duke dihatur sa nga nxitimi, sa nga pesha e madhe trupore, edhe nga meraku. Dhe i thotë: Ka, apo nuk ka, të drejtë mjeku, urdhri i tij është i pakundërshtueshëm. Sepse ai përgjigjet për shëndetin e të burgosurve?! Me makinën e një ministri, e çuan të dënuarin në spital urgjent, u bë operim, por ishte vonë. Nuk shpëtoi”! Doktor Bakalli, pohon se; regjimi vepronte në dy krahë: Nga njëra anë luftë klasash, nga ana tjetër, përgjegjësi për jetën njerëzore. I burgosuri shpresonte deri në minutën e fundit për ndonjë ulje dënimi, edhe kur ishte i dënuar me vdekje, e për këtë arsye, donte të mjekohej. “Jeta është shumë e shtrenjtë, – thotë mjeku- dhe për aq kohë sa e ka, njeriu shpreson deri në fund”! “Vëllai më vdiq në urgjencë, kur mjeku e infermierja bënin dashuri…”! Pasi kishte shkelur me këmbë gjithë Shqipërinë, kudo ku kishte urgjenca mjekësore, më në fund Doktor Bakalli, ndali në Tiranë. Në spitalin civil, sot Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ai ishte shef personeli, gjithashtu edhe dietologu që caktonte mënyrën e ushqyerjes së pacientëve në të gjithë spitalet, përshirë Sanatoriumin dhe Spitalin Ushtarak. “Përveç kësaj, kisha në ngarkim, ndjekjen e shëndetit të 25 të sëmurëve çdo ditë,- thotë ai,- ndërkohë që mjekë të tjerë, anëtarë partie, spiunë të Sigurimit, kishin në ngarkim nga 1 deri në 5 pacientë”! Këtu ai kujton një ngjarje të hidhur. Njëri nga vëllezërit e tij, me punë këpucar, ishte prekur nga ikteri (verdhëza). U paraqit në urgjencë. “Ishte ditë e diel dhe ne përgatisnim dasmën e çunit të vëllait të tretë. Vëllai im, atë ditë vdiq. Vdiq pakujdesish, për shkak të mosmarrjes së ndihmës shëndetësore në kohë. Mjeku roje, H.P., bashkë me një kryeinfermiere, po bënin dashni dhe i kishin lënë pacientët në mëshirë të fatit,- tregonte doktor Bakalli.- Dhe ky njeri i Sigurimit, nuk pësoi asgjëkafshë. Ngjarja u mbulua dhe u quajt aksident”! Doktor Qazimi tregon se, vite më pas, me vdekjen e këtij njeriu, pra vëllait të tij, do të inauguroheshin Varrezat e Tufinës. “Ai ka qenë i pari që është varrosur atje,- thoshte Qazimi. I vinte keq, për arsye se; edhe pse vetë ishte mjek, nuk e kishte ndjekur shëndetin e njerëzve të tij. Ishte kujdesur për të gjithë të sëmurët, ndërsa ata i kishte lënë pas dore të tijët. Vdekja e të vëllait, dhe sëmundja e së shoqes e vrisnin ende. “Nëse do të ishte kuruar, nuk do të ishim dirvocuar”, thoshte ai. Vjehrri, nxënës i Ajnshtajnit, u pushkatua, vëllai i “Grupit të Deputetëve”, u burgos! Lufta e klasave e preku familjen Bakalli nga të tëra anët, si dallga që sulmon varkën nga të gjitha drejtimet. Vëllai i tij ishte dënuar dy herë me vdekje nga regjimi (por ia kishte hedhur me burg). Ai kishte marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste, dinte pesë gjuhë, kishte qenë nxënës i Harry Fultzit. Por fill pas Luftës, nuk kishte qenë për komunizmin dhe ishte bërë pjesë e “Grupit të deputetëve”. Faji i tij, ishte përkthimi nga anglishtja, i memorandumit të qeverisë nacionaliste. “E dënuan me vdekje, pastaj me 20 vjet,- tregon Qazimi.- Herën e dytë, e kishin transferuar në burgun e Burrelit, ku unë isha i vetmi mjek në të gjithë rrethin e Matit. Isha edhe mjek i burgut”. Ndërsa gruaja e tij, kishte nga ana e saj, një tjetër peshë të rëndë. Babai i saj, Asim Abduraman Shpuza ishte pushkatuar si nacionalist. Ai nuk kishte pranuar të merrte pjesë në qeverinë e atëhershme komuniste. Asimi, kishte qenë inxhinier kimist i shkëlqyer, kishte mbaruar në Gjermani, nxënës i Ajnshtajnit në auditor dhe qe dekoruar me ‘Medalje Ari’. E shoqja e Qazimit, ishte vetëm 10 vjeçe kur i ati u pushkatua. Familja e tyre, mbeti pa asnjë mbështetje, nuk u jepnin bukë, nuk u jepnin triska. Nëna e saj u katandis sa s’ka më keq dhe jetonin me shitjen e disa punëve të dorës. Familja e tij ishte e njollosur. Kur një vëlla dërgohet në burg, shpejt edhe tjetri e ka vendin aty. Por diktatura, me doktor Qazimin, u kursye. “Ndoshta ngaqë isha mjek dhe u duhesha, ndoshta ngaqë kisha qenë me Lëvizjen Antifashiste që nga ora e parë dhe ngaqë familja ime kishte qenë depo për ushqime e ilaçe për çetën e Dajtit”, shprehej ai. 
/Memorie.al

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...