2023/09/24

Reagon familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri

 

Ka reaguar familja e Afrim Bunjaku, policit që mbeti i vrarë mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, familjarët thonë se Bunjaku u vra në krye të detyrës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri. Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë AFRIM BUNJAKU , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes.


Ka reaguar familja e Afrim Bunjaku, policit që mbeti i vrarë mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, familjarët thonë se Bunjaku u vra në krye të detyrës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri. Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë AFRIM BUNJAKU , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Jusuf Gërvalla: Reagimi i Josep Borrell i turpshëm, asnjë fjalë për terroristët serb !

 

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se deklarata përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për situatën në veri ishte “turp”.

Gërvalla thotë se në reagimin e Borrel nuk pati asnjë mesazh në mbështetje të policisë së Kosovës e as kundër terroristëve,

Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?-ka shkruar Gërvalla.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha më herët se duhet të vërtetohen të gjitha faktet rreth sulmit të sotëm në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë.

Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë. Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar ai në “X”.

Intervista e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë “Zërit të Amerikës”

 Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë


Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës të martën se pret nga palët të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj. Takimi mes dy udhëheqësve do të mbahet të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas disa muajsh tensionesh dhe përshkallëzimi në Kosovë. Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar thotë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe frutdhënëse ndërmjet dy vendeve”. “Do të donim t’u kërkonim palëve t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre nga kjo marrëveshje dhe të fillojnë të përparojnë me përmbushjen e detyrimeve ekzistuese dhe të mëparshme nga dialogu dhe nga marrëveshja dhe të fillojnë të shënojnë përparim këtë vit”, thotë ai.

 

Zëri i Amerikës: Fillimisht, kishte pak shpresë që Kosova dhe Serbia t’i afroheshin arritjes të një lloj mirëkuptimi. Jemi tashmë sidoqoftë në pritje të takimit mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiç, në rrethana edhe më të vështirësuara. Kosova po përballet me masat e Perëndimit për shkak se fajësohet për situatën në veri dhe Serbia vazhdon ta pengojë Prishtinën. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

Gabriel Escobar: Marrëveshja për të cilën u pajtuan palët, ishte e një spektri të gjerë dhe shumë historike. Është me të vërtetë marrëveshje normalizimi me kushte evropiane, por është edhe një udhërrëfyes për mënyrën se si të dy vendet mund të harmonizojnë integrimin e tyre në strukturat evropiane. Marrëveshja ofron potencial të madh për përparimin e të dyja vendeve dhe për objektivat e tyre strategjike për integrimin evropian. Që kur është nënshkruar marrëveshja, kemi parë një sërë përshkallëzimesh dhe aktivitetesh të padobishme dhe veprime që kanë frenuar përparimin. Tani na duhet të tejkalojmë të gjitha sfidat që janë krijuar që nga muaji mars. Dhe kam besim se mundemi. Shpresojmë që nëpërmjet trajtimit të detyrimeve dhe kërkesave që nuk janë zbatuar ende nga Marrëveshja e Ohrit, do të mund t’i zgjidhim të gjitha çështjet, që nga zgjedhjet dhe deri tek targat e makinave dhe letërnjoftimet, dhe çështje të tjera që u shndërruan në burim përshkallëzimi. Është shumë e rëndësishme që të zgjidhim një mori gjërash.

Zëri i Amerikës: Po flisni për procesin e shtensionimit, një fjalë që është përdorur shumë muajve të fundit. A mund të na shpjegoni më shumë se çfarë duhet të zbatojnë palët për ta arritur këtë?

Gabriel Escobar: Më lejoni t’ju them se për çfarë përshkallëzimi bëhet fjalë. Nga njëra anë, i bëmë kërkesa qeverisë së Kosovës. Kuptuam nevojën për zgjedhje të veçanta pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave. I kuptuam dhe njohëm rezultatet e zgjedhjeve, ndonëse dalja në zgjedhje ishte jashtëzakonisht e ulët meqë nuk ka votim të detyrueshëm dhe zgjedhjet ishin të lira dhe të drejta, njerëzit ishin ftuar të merrnin pjesë, të votonin. Megjithatë, pajtohemi, të gjithë pajtohemi, përfshirë qeverinë e Kosovës, se pjesëmarrja prej 3 për qind në zgjedhje nuk është zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e këtyre komunave. Por, ne po ashtu pajtohemi me marrjen e detyrës nga kryetarët e komunave. Dhe ne u siguruam që kryetarët e komunave nuk do të ndërmerrnin masa të debatueshme, se do të ishin në detyrë thjesht për të administruar detyrat e përditshme në komuna. Dhe megjithë këtë premtim dhe megjithë përkrahjen tonë ndaj Kosovës dhe sistemit të saj, pa u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, ata vendosën të marrin disa prej këtyre ndërtesave komunale. Siç e kam thënë në të kaluarën, qeveria amerikane, kur e kërkon situata, ka braktisur ndërtesa për shkak të stuhive, zjarreve, përmbytjeve, COVID-it, edhe madje për shkak të protestave. Kjo gjë nuk e dëmton besueshmërinë apo legjitimitetin e qeverisë amerikane. I kemi thënë qeverisë së Kosovës se nuk ka pasur nevojë të përshkallëzohen tensionet duke vendosur kryetarët e komunave në ato ndërtesa. Kjo ishte njëra pjesë. Sa i përket palës serbe, jemi shqetësuar shumë për faktin se ndonëse 90 për qind e protestuesve ishin paqësorë, kishte disa që ishin shumë të dhunshëm dhe që kishin ardhur të përgatitur për të lënduar policinë dhe KFOR-in gjatë protestave. Disa gazetarë, gazetarë të pavarur, u lënduan gjithashtu. Kjo ishte një pjesë e përshkallëzimit. Ndërkohë, ajo që na shqetëson në Kosovë është mungesa e vazhdueshme e koordinimit mes dy palëve për rrugën përpara, përfshirë shfrytëzimin e njësive të posaçme të policisë për shpronësime dhe dëbimin e disa institucioneve serbe nga ndërtesat qeveritare. Të gjitha duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut, dhe po u bëjmë thirrje dy palëve që të sigurohen që të gjitha çështjet të koordinohen me bashkësinë ndërkombëtare.

 

Zëri i Amerikës: Në telefonatën tuaj me Kryeministrin Kurti duket se keni marrë një lloj zotimi nga ai për zbatimin e marrëveshjes dhe aneksit të saj dhe se ai është zotuar për pjesëmarrje në “negociata aktive.” A morët një zotim të ngjashëm nga Presidenti Vuçiç kësaj radhe, meqë ai nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit?

Gabriel Escobar: Nuk kam marrë zotim nga Kurti.

 

Zëri i Amerikës: Por, ai tha mbrëmë se kishit diskutuar për takimin e radhës mes tij dhe Presidentit Vuçiç dhe se ishte zotuar për zbatimin e marrëveshjes, sipas postimit në Twitter, dhe “negociatave aktive”.

Gabriel Escobar: Ne duam zotim konkret për fillimin e zbatimit (të marrëveshjes). Dhe sa i përket Kosovës, kjo përfshin prezantimin e draftit të asociacionit për komunat me shumicë serbe. Ai nuk u zotua për ta bërë këtë gjë. Ai, në thelb, u zotua të shkonte në Bruksel dhe të ishte i pranishëm në takime, por asgjë përtej kësaj.

 

Zëri i Amerikës: Cilat do të jenë pasojat nëse palët nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi që u është dhënë?

Gabriel Escobar: Tashmë po fillojmë t’i shohim pasojat. Megjithëse Kosova i quan sanksione, ato nuk janë vërtet sanksione – masat që BE-ja ka vendosur, për të mos vazhduar me disa nga mekanizmat e anëtarësimit, janë mjaft serioze. Edhe për Serbinë, do të jetë po kështu. Por, për Kosovën – mundësitë për njohje të reja, për konferencë donatorësh, për dialog strategjik dypalësh me Shtetet e Bashkuara dhe për një marrëdhënie të afërt me NATO-n. Fatkeqësisht, nëse nuk shënojmë përparim, do ta humbim këtë (mundësi) këtë vit. Edhe për Serbinë do të jetë shumë e ngjashme. Bashkimi Evropian do të dëshirojë të shohë shenja më të qarta nga Serbia se është e interesuar ta zbatojë këtë marrëveshje të normalizimit ndërkohë që vendos për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit.

 

Zëri i Amerikës: Kritikët thonë se Perëndimi po ndjek një politikë lehtësuese ndaj Serbisë dhe se një politikë e tillë është e gabuar. Serbia nuk i është bashkuar ende Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. A po provon Perëndimi të joshë Serbinë në orbitën e tij në dëm të fqinjëve të saj?

Gabriel Escobar: Kjo temë po qarkullon. Është faktikisht e gabuar. Që me Ohrin, ne kemi njohur autoritetin e Kosovës dhe të drejtën e Kosovës të mbajë zgjedhje. Kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht pjesëmarrjes në zgjedhje prej 3 për qind (të votuesve). Njohëm autoritetin e kryetarëve pasi kishin marrë detyrat. Mirëpritëm aplikimin për (anëtarësim) në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e vizave. Asnjëra nga këto nuk mbështeten nga Serbia. Në fakt, të gjitha kundërshtohen në mënyrë aktive nga Serbia. Dhe mbi të gjitha, ne vendosëm sanksione ndaj shefit të shërbimit të zbulimit të Serbisë. Prandaj, dua t’i pyes kritikët se kur kemi qenë në favor të Serbisë. Është tërësisht gabim. Është keqinformim.

(VOA -Shqip)

 

Zëri i Amerikës: Ka zëra që thonë se Serbia mund të mbajë zgjedhje në të ardhmen, ndoshta në muajin mars. Si do të ndikojë në gjasat për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë?

Gabriel Escobar: Nuk do të duhej (të ndikonte), sepse marrëveshja nuk është ndërmjet Vuçiçit dhe Kurtit. Marrëveshja është ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe ato marrëveshje mbeten në fuqi pavarësisht se cili udhëheqës është në pushtet.

 

Zëri i Amerikës: A keni besim se udhëheqësit aktualë do ta zbatojnë marrëveshjen?

Gabriel Escobar: Ata e arritën marrëveshjen dhe tashmë është çështje zbatimi. Duhet të shohim vullnet politik nga dyja palët për të zbatuar pjesën e tyre të marrëveshjes. Nuk është çështje besimi. Ka të bëjë me detyrime me efekte ligjore për njerëzit dhe qeveritë.

 

Zëri i Amerikës: Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke cituar marrëveshjen e vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe NATO-s rreth dërgimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, kërkoi nga Presidentja e Kosovës që çdo hap, përfshirë vendosjen e policisë, duhet të koordinohet me NATO-n. A mbështesni një ndryshim të tillë të qasjes? A pritet tani që autoritetet e Kosovës të koordinojnë vendosjen e policisë së Kosovës në veri me bashkësinë ndërkombëtare?

Gabriel Escobar: Kjo është kërkesë, që është vërtet e rëndësishme. KFOR-i ka pjesë të përgjegjësisë për të siguruar një mjedis të sigurtë brenda, ashtu siç e ka edhe EULEX-i. Shpresojmë që qeveria e Kosovës do ta konsiderojë bashkësinë ndërkombëtare, dhe në veçanti NATO-n, si partner të rëndësishëm me të cilin duhet të këshillohet dhe koordinohet. Absolutisht që e mendojmë kështu. Dhe do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria e Kosovës të mbajë komunikim të afërt me NATO-n dhe KFOR-in në terren. Mendoj se është shumë e rëndësishme për të parandaluar ndonjë përllogaritje të gabuar.

 

Zëri i Amerikës: Ndërkohë, Kosova po përgatit një nismë peticioni rreth kryetarëve të komunave. Cili është qëndrimi juaj për këtë, është nismë që e përkrahni apo konsideroni se dorëheqjet janë zgjidhje më pak e komplikuar?

Gabriel Escobar: Nëse doni të keni zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, mendoj se dorëheqjet janë rruga më e shpejtë, më e lehtë. Peticioni si nismë nuk është provuar ndonjëherë më parë. Në fakt, nuk ekzistojnë shumë nga rregulloret dhe ligjet për këtë. Megjithatë, po kërkojmë për çfarëdo mundësie brenda Kushtetutës, që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Po kërkojmë nga serbët që të marrin pjesë plotësisht në zgjedhje kur ato të vendoset të mbahen. Se si arrijmë deri aty, është çështje që do të diskutohet mes palëve. Por, gjithsesi besoj se dorëheqjet do të ishin më të shpejtat. Megjithatë, po e përcjellim situatën me shumë vëmendje.

 

Në lidhje me formimin e qeverisë në Malin e Zi

I pyetur për përpjekjet për të formuar qeverinë në Malin e Zi, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Escobar tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë, përfshirë NATO-n, kanë rekomanduar që “Mali i Zi të shmangë nga koalicioni qeverisës një parti politike, që është kundër NATO-s, kundër Perëndimit, kundër Bashkimit Evropian”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara i mbajnë sytë nga “partitë që i konsiderojmë partnerët tanë… e që janë të përkushtuar në rrugën evropiane, që janë të përkushtuar ndaj anëtarësimit në NATO dhe që janë të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit”.
I pyetur rreth përfshirjes së mundshme të partive anti-perëndimore në koalicionin e ri qeverisës, zoti Escobar tha se: “Nëse Mali i Zi e bën një gjë të tillë, atëherë po zgjedh të pranojë trysninë nga një shtet tjetër dhe jo rekomandimet e komunitetit transatlantik. Shpresoj që të mos kemi nevojë të mendojmë se çfarë do të ndodhë pastaj. Mali i Zi është një anëtar shumë solid dhe shumë i mirë i NATO-s dhe një aleat, dhe presim që të vazhdojë të jetë i tillë”. Ai hodhi poshtë zërat se mospërfshirja e partive me qëndrime anti-perëndimore kundërshton vullnetin e votuesve dhe kritikoi përfshirjen e mundshme të partive që marrin urdhëra nga Beogradi. “Ekziston të paktën një parti që thotë se është e gatshme të pranojë çfarëdo vendimi të qeverisë për çështjet e politikës së jashtme nëse Beogradi do ta lejonte një gjë të tillë. Ideja që një pjesë e koalicionit do të kontrollohej nga një shtet i huaj dhe që do të ishte më besnike ndaj një udhëheqësi të një shteti të huaj se ndaj kryeministrit apo votuesve të Malit të Zi, është thellësisht jodemokratike dhe e papranueshme”, deklaroi zoti Escobar
.

2023/09/14

Ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit Kurti, me shefin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak

 Ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit Kurti, me shefin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak

Sot në Bruksel ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të lartë, për Politkë të Jashtme,  Josep Borrell dhe emisarit për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Paraprakisht u mbajt takimi trepalësh mes kryeministrit Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesve Borrell e Lajçak. 

Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Albin  Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në muajin shkurt, të këtij viti. 

Ditë më parë Bashkimi Evropian kishte  publikuar agjendën e takimeve të sotëm në Bruksel, por takimi edhe kësaj radhe ka përfunduar pa sukses.Më Borelin,Lajçakun dhe palën serbe nuk do të këtë kurrë marrveshje!


Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin me kryetarin  serb, Aleksandër Vuçiq, ka propozuar një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshje së Brukselit dhe atë të Ohrit. 


Aleksandër Vuçiqi nuk ka dhënë asnjë propozim dhe rrjedhimisht takimi ka përfunduar pa rezultat, pasi nuk ka mundur të ketë kompromis midis propozimit dhe kushtëzimit të vjetër të Asociacionit. 
Unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, por ai ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë që njëherë duhet të zbatohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe eventualisht pastaj mund të kalojmë në marrëveshjen bazë. 

 Më tej m’ u desh t’ i them  Borrellit  dhe Lajçakut se nuk janë,  në prillin e vitit 2013 kur në dhomë ishte Catherin Ashton, Kupperi, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se në takimin e nivelit të lartë të sotëm  në Bruksel, nuk është arritur dakordim mes palëve. 

Në një konferencë për media, Josep Borrell ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si hap i parë.
Josip  Borell thotë se Aleksandar Vuçiq, ka pranuar kompromisin e paraqitur nga BE-ja, ndonëse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin. 

 Borrell tha se ka propozuar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave. 
Ne kemi propozuar të zbatohen këto paralelisht, të sigurohet që të marrë diçka e të japë diçka. 
BE-ja dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtar, përfshirë partnerët amerikanë, e shohin këtë si rrugë të vetme për të funksionuar zbatimi. 
Të dyja duhet të kenë garanci se veprimet shpërblehen, me masa nga pala tjetër.Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe ndërmjetësit europianë, ka folur para gazetarëve, në Bruksel. Sipas tij, pas gati pesë orë takime të veçanta dhe trepalëshe, bisedimet përfunduan pa sukses Ai foli edhe për zgjedhjet në veri të vendit, duke thënë se nëse kryetarët aktualë dorëhiqen, ai do t’i bindë serbët të dalin në zgjedhje. Vuçiq foli edhe për atë që ndodhi brenda takimit, duke akuzuar si zakonisht kryeministrin Kurti se po refuzon të themelojë Asociacionin. Kosova i ka kërkesat e veta, ne i kemi tonat. Tek e fundit ne si Serbi  i kemi  pranuar kompromiset e BE-së. Kurti nuk i ka pranuar. Është e qartë që Kurti po i ikë  formimit  të Asociacionit. Serbia nuk po i ik përgjegjësive të saj”, tha ai. Vuçiq shtoi se në takim është biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës dhe se ka theksuar “se sa ngacmimet dhe arrestimi dhe ndalimi i përditshëm i serbëve shqetëson dhe pengon çdo proces të vendosjes së marrëdhënieve racionale.
Flori Bruqi.

2023/09/13

Pse heshtë Gjyakta Speciale e Tribunalit të Hagës, për gjenocidin serbo-jugosllavë në Kosovë ?

                      


Shkruan Akademik Prof.dr.Flori Bruqi,PHD 


Gjatë luftës së armatosur në Kosovë  1998, ushtria jugosllave si dhe policia serbe, më paramilitarë  ushtruan dhunë dhe terror, që rezultoi në dëmtim të pronave, dëbim të popullsisë dhe vrasje të civilë shqiptarë kosovarë.


Serbija fashiste e kryeçetnikut serb Sllobodan Millosheviqit  miratoi OPeracionit Patkoi      në verë të 1998, në të cilin me qindra e mijëra shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre

Tërheqja e monitoruesve të OSBE  në 20 mars 1999, së bashku me nisjen e fushatës së bombardimeve  të aleancës verio-atlantike të NATO-së  e inkurajuan Millosheviçin të nisi dëbimin e shqiptarëve kosovarë Me nisjen e bombardimeve të NATO-s, operacioi paktoi u vu në jetë, edhe pse qeveria jugosllave deklaroi se kriza e refugjatëve nisi si pasojë e bombardimeve. Ushtria jugosllave, policia serbe dhe forcat para-ushtarake serbe në pranverë të 1999, në një formë të organizuar, nisën një fushatë të organizuar dhune kundër shqiptarëve civilë në mënyrë që të dëbonin shqiptarët prej Kosove si dhe mbajtjen e kontrollit politik në Beograd kundrejt provincës së Kosovës.

Sipas vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, ushtria federale jugosllave si dhe ushtria serbe sulmuan sistematikisht fshatrat me shumicë shqiptare pas bombardimeve të NATO-s që nisën në 24 mars 1999, dhunuan, vodhën dhe vranë civilë, i dëbuan me forcë për të shkuar drejt Shqipërisë ose Malit të Zi , si dhe dogjën shtëpitë dhe shkatërruan shtëtpitë. Nemanja Stjepanović u shpreh se kjo dhunë sistematike përfshiu dëbimin me forcë të shqiptarëve kosovarë, vrasjen, dhunën seksuale dhe shkatërrimin e objekteve fetare. Forcat jugosllave realizuan një seri krimesh gjatë përdorimit të dhunës dhe terrorit, dëbimin forcërisht të shqiptarëve kosovarë për të lënë shtëpitë e tyre në mënyrë që autoritetet jugosllave të fitonin kontroll mbi Kosovën. Pastrimi etnik i shqiptarëve realizohej përmes metodave të ndryshme: fillimisht ushtria rrethonte një vend, e shoqëruar me rrethim me artileri, më pas policia hynte në fshat. Në këtë fazë realizoheshin dhe krimet (vrasje, dhunime fizike, dëbime dhe dhuna seksuale).


Në qershor të vitit 2000, Kryqi i Kuq raportoi për 3,368 civilë (2,500 shqiptarë, 400 serbë, dhe 100 romë) ende të humbur, afërsisht një vit pas kësaj Lufte.

Një studim i kërkuesve nga Qëndra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve  në Atlanta  , Gjeorgjia publikoi në vitin 2000 në një gazetë mjekësore the Lancet se ka pasur rreth "12,000 të vdekur në të gjithë popullsinë" të cilat kanë si shkak luftën.

 Ky numër u arrit gjatë vëzhgimit të 1,197 shtëpive nga shkurti 1998 deri në qershor 1999. 67 nga 105 vdekje të raportuara në popullsinë e përgjithshme kishin si shkak trauma të shkaktuara nga lufta, nga kjo del shifra e 12,000 të vdekurve nëse zbatohet kjo shkallë vdekshmërie në të gjithë popullsinë e Kosovës. 

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ishte te meshkujt nga 15 deri 49 vjeç (5,421 viktima të luftës) si edhe për meshkujt mbi 50 vjeç (5,176 viktima).

 Për personat nën 15, përafërsisht 160 viktima për meshkujt dhe 200 për femrat. Për femrat nga 15–49 vjeç rreth 510 viktima; më të mëdhaja se 50 vjeç rreth 541 viktima. Autorët gjithashtu shkruan se nuk mund të ndahen humbjt civile nga ato ushtarake pasi u kryen shumë vrasje ndaj njerëzve të paarmatosur.

Në një studim të vitit 2008 nga Humanitarian Law Center (Qëndra Ligjore Humanitare), Komisionit Ndërkombëtar të Njerëzve të Humbur, dhe Komisionit të Njerëzve të Humbur të Serbisë bënë një listë emër për emër për viktimat gjatë dhe pas luftës. Sipas Librit të Kujtimit të Kosovës, 13,421 njerëz u vranë në Kosovë gjatë konfliktit, nga 1 janari 1998 deri në dhjetor 2000. Nga ajo shifër, 10,533 ishin shqiptarë, 2,238 serbë, 126 romë, 100 boshnjakë dhe të tjerë.


Numra të ndryshëm janë dhënë për vrasjet e shkaktuara nga forcat jugosllave përgjatë viteve. 

Rreth 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan dhe rreth 7,000 deri në 9,000 u vranë, sipas The New York Times.

 Departamenti Amerikan i Shtetit numëron rreth 10,000 të vrarë, e cila citoi abuzimet e të drejtave të njeriut si shkaku kryesor i sulmimit të Jugosllavisë.



Ekspertët statistikorë që punonin për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) raportojnë për një numër total të vrarësh prej rreth 10,000 njerëzish.


 Dr.Eric Fruits, profesor i Universitetit Shtetëror të Portland, debatoi se analizat e ekspertëve janë bazuar në të dhëna me gabime dhe se asnjë prej përfundimeve të tyre nuk mbështetet nga ndonjë analizë statistike.


  • Në vitin  2001, 800 trupa ende të paidentifikuar u gjetën në gropa në një terren stërvitor të policisë speciale serbe  jashtë Beogradit dhe në lindje të Serbisë.

  • Të paktën 700 trupa u zbuluan në një varr masiv i gjendur në një kompleks të një njësie policore speciale anti-terroriste në periferi të Batajnicës.

  • 77 trupa u gjetën në qytetin lindor të Serbisë Petrovo Selo.
  • 50 trupa u gjetën në qytetin perëndimor të Serbisë Peručac.

Pati disa të vdekur pas luftës, kryesisht për shkak të minave të tokës. Gjatë luftës, aleanca raportoi humbjen e patë të një avioni stealth (i padukshëm nga radari) i USAF (një F-117 Nighthawk), i vetmi rast ku një avion i tillë është rrëzuar në luftime. Më tej një avion luftarak F-16 u rrëzua afër qyteti të Šabact dhe 32 UAV (mjeta ajërore pa pilot) nga vende të ndryshme u rrëzuan. Mbetjet e UAV-ve të rrëzuara jepeshin në televizionet e Serbisë gjatë luftës. Disa burime amerikane tregojnë për një tjetër F-117A të dëmtuar rëndë, dhe megjithëse u kthye vetë në bazë, ai avion nuk fluturoi më.Avionë A-10 Thunderbolt u raportuan si humbje, me dy të rrëzuar dhe dy të tjerë të dëmtuar. Tre ushtarë amerikan në një Humvee në një patrullë rutinë u kapën nga Forcat Speciale Jugosllave në kufirin me Maqedoninë.

Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosoves ishin të vështirë për tu llogaritur. 
Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së. 
Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta.
 Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme.
 Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje.
 Edhe për shkak të diferencës së madhe në armatim dhe numër me jugosllvët, UÇK detyrohej të bënte luftë guerrilase dhe në zona informale dhe shpesh luftëtarë mund të jenë vrarë por nuk janë raportuar pasi nuk kishin mjete identifikimi.



http://albdreams.blogspot.com/2013/05/kriminelet-dhe-krimet-serbe-ne-kosove.html

Dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se Hashim Thaçin e ka njohur gjatë luftës ndërsa pas saj ka qenë baskë me të në institucionet e Kosovës

 



 Dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se Hashim Thaçin e ka njohur gjatë luftës ndërsa pas saj ka qenë baskë me të në institucionet e Kosovës.

Derisa është intervistuar nga mbrojtja e Kadri Veselit, ai ka thënë se këtë të fundit nuk e ka njohur derisa kishte marrë funksione publike.

“Sokol Bashotën e kam njohur edhe para luftës, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës, Bislim Zyrapit e njoh gjatë luftës, Rexhep Selimin e njoh para luftës, gjatë luftës, pas luftës, Hashim Thaçin e kam njohur gjatë luftës, pas luftës kemi qenë në institucione bashkë, Kadri Veselin nuk e kam njohur asnjëherë, deri pas luftës kur ka pas edhe funksione publike”, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari ndër të tjera ka pranuar se gjatë periudhës së luftës ishte e rëndësishme ruajtja e moralit derisa është pajtuar me mbrojtjen e Veselit që në atë periudhë jepeshin tituj vetëm sa për të përçuar idenë që UÇK ishte një formacion ushtarak i organizuar mirë.

Ai gjithashtu ka pranuar se nuk kishte bashkërendim në mes të zonave dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Dëshmitari me kodin W04255 i cili ishte anëtar i LDK-së si dhe komandant në UÇK për një periudhë të caktuar kohore, do të vazhdojë dëshminë e tij edhe të mërkurën.

Dëshminë e tij në gjykatoren e Hagës sot e kanë dëgjuar katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

.……………….

Dëshmitari: Thaçi ka punuar krah LDK-së, Veselin nuk e ka njohur askush

Në procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka sjellur në Gjykatën Speciale një ish-anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilin ka thënë se ka qenë edhe komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për një periudhë të caktuar kohore. Dëshmitari ka deklaruar se Hashim Thaçi kishte punuar krah LDK-së në të mirë të Kosovës, ndërsa për Kadri Veselit ka thënë se “nuk e ka njohur askush”.



Ai është dëshmitari i 24-të dhe po dëshmon nën masa mbrojtëse e seancë të mbyllur për publikun.

Në fillim të seancës, prokuroi James Pace e ka lexuar një përmbledhje të deklaratave të dëshmitarit, ndërsa i gjithë intervistimi është zhvilluar në seancë private.

Dëshmitari, i cili nga ZPS është prezantuar si shqiptar i Kosovës, është përgjigjur edhe në pyetjet e avokatit të ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe.

Pyetjet e avokatit amerikan janë bërë lidhur me veprimtarinë e dëshmitarit pas luftës, meqë sipas Kehoe, në deklaratat dhënë ZPS-së, dëshmitari ka folur për problematikat që kanë lindur pas luftës.

Dëshmitari ka pohuar se pas luftsës, Thaçi kishte punuar krah për krah me LDK-në.

Pas përfundimit të pyetjeve nga avokati Kehoe, dëshmitari ka filluar të intervistohet nga mbrojtja e Veselit, avokati Ben Emmerson.

Dëshmitari ka konfirmuar deklaratat e dhëna më herët për prokurorinë ku kishte thënë se Kadri Veselin nuk e kishte njohur askush në periudhën 1998-1999.

Pas kësaj, Emmerson ka shfaqur në ekranin e gjykatores një hartë, por e njëjta nuk është bërë publike, dhe pyetjet rreth saj janë bërë në seancë private.

Intervistimi i dëshmitarit W04255 nga avokati Emmerosn po vazhdon në seancë të mbyllur për publikun, ndërsa është bërë e ditur se dëshmia e tij do të vazhdojë edhe të mërkurën.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.KOSOVAPRESS

2023/09/12

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” kërcënon edhe Albin Kurtin dhe ministin e punëve të brendshme dr.Sveçla

Dje (e martë), “Severna Brigada” ka kërcënuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të  të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.Ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).


 Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada” ka kërcënuar mbrëmë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se kanë armatim “me tonelata”.

Profili i kësaj organizate ka shpërndarë mbrëmë në Facebook një fotografi të një arme të llojit “snajper”, sipër se cilës kanë shkruar “Kurti, këso kemi me tonelata”

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...