Arrestimi i djeshëm i 6 gylenistëve në Kosovë, prej tyre pesë profesorë dhe një mjek, ka nxitur reagime edhe në Turqi. Presidenti i këtij vendi, Rexhep Taip Erdogan ka mirëpritur këtë veprim që bëri Kosova ndaj pjesëtarëve të organizatës “FETO”.
Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina kanë qenë me leje qëndrimi në Kosovë e të cilët Turqia i konsideron si pjesëtarë të organizatës FETO.
Erdogan teksa lavdërohet se Agjencia Kombëtare të Inteligjencës turke e cila, sipas tij, në bashkëpunim me Inteligjencën e Kosovës (AKI) kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan.
Këto komente ai i bëri gjatë një mbledhjeve të krerëve lokalë të partisë së tij në Ankara, derisa këta të fundit i duartrokitën Erdoganit për këtë gjest.
“… i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, është shprehur ai.
Bujar Muzhaqi, drejtori i Rrjetit të Shkollave Gyleniste, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se turqit që janë arrestuar në Kosovë dhe po besohet se janë deportuar në Turqi, atje i pret tortura dhe burgimi i përjetshëm.
“Për këta persona nuk do të kemi asnjë lloj mëshirë ka thënë Erdogani. ‘Nuk do t’u japim asnjë pikë uji’, ka deklaruar ai. Këta persona që shkojnë atje do t’i nënshtrohet torturës”, tha Muzhaqi.
Ai ka shtuar se ata “i pret burgim i përjetshëm”.
“Ose do detyrohet të pranojnë gjëra në shërbim të Erdoganit, përndryshe do të dënohen me dënime maksimale”.
Ai ka folur edhe për institucionet e Kosovës, ka deklaruar se s’kanë besim fare në policinë e Kosovës e as institucionet tjera.
Kur s’ke çka i bën gomarit, e godet samarin
Arrestimi i gjashtë shtetasve turq që jetonin në Kosovë të dyshuar nga shteti turk si “terroristë të lëvizjes së Fetullah Gulen” ka shkaktuar tërmet në Qeverinë e Kosovës, pasi për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka kërkuar shefit të Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur(Arif) Sefaj që vjen nga radhët e AKR-së.
Por teksa shkarkimin ose dorëheqjen e shefit të AKI-së duhet ta nënshkruaj presidenti i vendit, ministrin Sefaj mund ta shkarkojë direkt kryeministri, ani pse, shkarkimi i tij ende nuk ka ndodhur pasi janë duke u sqaruar disa gjëra.
Ministri Sefaj ende nuk ka dhënë dorëheqje, pret sqarime nga Haradinaj
Në marrëveshjen për koalicionin qeverisës në mes të PAN-it dhe AKR-së, emërimin dhe shkarkimin e ministrave që vijnë nga AKR-ja mund ta bëjë vetëm Behgjet Pacolli, si lider i kësaj partie.
Një gjë e tillë është e theksuar në pikën 5 të marrëveshjes në mes të AKR-së dhe PAN-it, për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës.
Pika 5 e marrëveshjes në mes PAN-it (PDK-AAK-NISMA) dhe AKR-së, thuhet se emërimi dhe shkarkimi i ministrave që vijnë nga AKR duhet ta bëjë vetëm kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli, e jo kryeministri Ramush Haradinaj.
“Me kërkesë të liderit të AKR-së emërohen dhe shkarkohen të gjithë kuadrot që burojnë nga kjo marrëveshje e që janë përfaqësues të AKR-së sikundër janë ministrat, zëvendësministrat etj” shkruan në marrëveshje.
Por, përkundër kësaj marrëveshje kryeministri Haradinaj, ka marrë vendim që ta shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme, Falmur Sefaj, i cili vjen nga radhët e AKR-së.
Arsyetimi për këtë është aksioni i ditës së djeshme ku mbetën të arrestuar gjashtë shtetas turq, të njohur si përkrahës të Fetullah Gylen, një armik i madh i presidentit të Turqisë, Rexhep Taib Erdogan.
Por, përkundër që në marrëveshjen e koalicionit qeverisës shkruan se Haradinaj nuk ka të drejtë për ta bërë një shkarkim të tillë, Rrahim Pacolli, i ka dhënë të drejtë kryeministrit për ta bërë një shkarkim të tillë.
Zyrtari i AKR-së, duke folur për Insajderi ka thënë se është e pakuptimtë që kryeministri mos të ketë kompetencë t’i shkarkojë vartësit e tij.
“Unë mendoj që kryeministri ka të drejtë ta shkarkojë çdo ministër, përfshirë këtu edhe ata që vijnë nga AKR”, ka thënë Pacolli.
Kur u pyet nga Insajderi, për pikën 5 të marrëveshjes së tyre me PAN-in, ku thuhet e kundërta e veprimit të kryeministrit Haradinaj, Pacolli u shpreh se nuk i kujtohet kjo marrëveshje, anipse në kohën kur është nënshkruar ai kishte pasur rolin kyq.
“Nuk më kujtohet çka shkruhet në marrëveshje. Por, kryeministri b esoj që ka të drejtëshkarkimin e vartësve të tij. Përndryshe, nuk do të kishte pasur kuptim pozita e tij”, tha Pacolli.
Por, për Pacollin, ish-ministri Flamur ( Arif ) Sefaj nuk ka pasur “faj” në arrestimin e gjashtë shtetasve turq.
Ai beson që urdhëri ka ardhur nga dikush tjetër, “dikush nga lart” dhe kush është urdhër dhënësi atë duhet ta tregojë vetë Sefaj, thotë Pacolli.
“Unë mendoj që asnjë ministër, jo vetëm Sefaj nuk mundet me e nisë një aksion tjetër, pa marrë urdhër nga dikush më lartë. E kush i ka dhënë urdhër duhet të tregojë vetë Sefaj. Nëse është dhënë urdhër nga lart, ai nuk është përgjegjës. Na nuk jemi përngut dhe do të mblidhet AKR-ja dhe do të marr vendim për të ardhmën. Është e rëndësishme që në fund të gjithë kësaj ështje të del e vërteta”, ka thënë Pacolli.
Pacolli u shpreh se nuk pajtohet me mënyrën si janë arrestuar gjashtë shtetasit turq.
“Unë nuk pajtohna me mënyrën si janë arrestuar gjashtë shtetasit turq. Kjo është kundër të drejtave të njeriut, sepse ne jemi shtet pro evropian dhe pro amerikan, nuk kapen njerëzit në aso mënyre. Personalisht nuk pajtohna me këtë gjë, se kjo mund t’i ndodhë edhe ndonjë qytetari tonë” tha Rrahim Pacolli.
****
Fajtori kryesor Hashim Thaçi
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka dalur kundër vendimit për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt.
Dreshaj ka thënë se Sefaj ishte ministri nga më të suksesshmit në Qeverinë e Kosovës dhe se nuk e sheh fajtor për ngjarjet e fundit që ndodhën në Kosovë.
“Nuk mendoj se faji ishte tek Sefaj. Mendoj se përgjegjës është dikush tjetër dhe jo Sefaj. E vlerësoj lart punën e tij, është nga ministrat më të suksesshëm në këtë qeveri. Shkarkimi i tijmë ngjanë më thënjen e popullit, “Kur s’ke çka i bën gomarit, i mshan samarit” ” ka thënë Dreshaj.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se pamjet e djeshme nuk e kanë bërë të ndihet mirë askush.
Derisa ka kërkuar sqarime dhe informacione të plota rreth kësaj çështje.
Krasniqi: Kërkojmë sqarime dhe informacione të sakta për situatën e djeshme
“Arsyeja tjetër është paqartësia në vendimmarrje në lidhje me aksionin, gjë që besoj se nuk e ka bërë të ndjehet mirë askënd kur kemi parë aq shumë udhëheqës institucional që kanë deklaruar se nuk janë të informuar dhe nuk dimë se si ka ardhur deri të ky aksion. Unë besoj se përtej deklarimeve politike dhe institucionale ne sot dhe në ditët në vijim kemi nevojë për informacione të sakta dhe një qartësim të kësaj situate. Është e tepër që edhe si përfaqësues në institucione të mbetemi peng vetëm i raportimeve mediale apo spekulimeve që janë të shumta në 24 orët e fundit. Kuvendi i Kosovës duhet të njoftohet për zhvillimet e djeshme në detaje”, tha Krasniqi.
Përgjgjësia politike ju takon edhe Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se fatkeqësisht dje kanë parë në praktikë kolapsin në të cilin janë institucionet e vendit.
Konjufca: Aksioni i djeshëm ka pasoja fatale për shtetin
“Si është e mundshme që të dalin tri figurat kryesore të shtetit, presidenti del e dënon, kryeministri thotë nuk kam pasur informacion edhe ju kryetar e keni dënuar aksionin e djeshëm i cili ka pasoja fatale për vendin. Si është e mundur që në shtetin tonë të ketë struktura paralele shtetërore t cilat veprojnë pa e ditur politika vendimmarrëse. Kjo është sfida që e kemi përjetuar në ditën e djeshme. Sa i përket të drejtave të njeriut, kjoë shtë një kthim i paimagjinueshëm mbrapa për shtetin e Kosovës. Sepse konventat evropiane të aplikueshme në Kosovë janë shkelur ditën e djeshme”, theksoi Konjufca.
Deputetja e partisë turke Myfera Shinik, tha se dëbimi i gjashtë turqve është bërë në mënyrë ligjore, derisa i ka quajtur terroristë. Ajo tha se, këta, siç i ka quajtur ajo, terroristë, mund ta dëmtojnë Kosovën. Derisa ka dënuar shkarkimin e ministrit Flamur (Arif) Sefaj.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ai ka marrë informacione nga palët e treta se ka ndodhur deportimi i gjashtë shtetasve turq.
Haradinaj ka sqaruar se deportimi i tyre ka ndodhur mes dy organizatave, të AKI-së dhe Policisë së Kosovës, MPB-së.
Haradinaj: S’u lajmëruam fare për këtë aksion, u kry vetëm nga AKI dhe PK
“Nga informatat ka dal se ky informacion ka qenë bilateral vetëm i dy organizatave në Kosovë, dy institucioneve, AKI-së dhe i Policisë sonë, MPB-së. Inicimi i kësaj procedure është bërë nga AKI-ja, pra për revokim të lejeve të qëndrimit për shkak se personat e caktuar, të dhënave që ka AKI-ja paraqesin rrezik për Kosovën. Në bazë të këtij vlerësimi AKI ka bazë ligjore t’i kërkoj MPB-së dhe departamentit për Azil, që të ndodh deportimi i tyre dhe deportimi ishte i menjëhershëm, pra proceduralisht kjo po ndodhke. Në pamje të parë ky deportim i tillë nuk ka shkelje ligjore dhe normave që ka Kosova. Ekzistojnë disa shkelje tjera që janë shumë të rëndësishme dhe bazuar në ato që kam mundur të nxjerr mbrëmë se ky veprim i tillë, pa hyrë në atë sa janë të rrezikshëm, është një problem nuk janë informuar vendimmarrësit”, tha Haradinaj.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka shprehur indinjatën e thellë rreth arrestimit dhe deportimit të djeshëm të gjashtë shtetasve turq për në Turqi.
Veseli: Nuk kisha besuar se një ditë si dita e djeshme do të isha aq i turpëruar
“Gabimi i parë institucional, se në qoftë se kanë qenë terroristë është dashur dy vjet më herët të largohen, me procedura ngadalë. Kam bërë çka ka qenë e mundshme, i kam thirrur të gjithë, e kam thirrë kryeministrin, qdo institucion. Kam qenë në gjendje të shkoj edhe në aeroport, vetëm fatkeqësia e tyre kanë lajmëruar vonë, në kohën kur ishin gatuar të gjitha. Veprimet e paprecedente. Kurrë nuk kisha besuar se një ditë si dita e djeshme do të isha aq i turpëruar, jo si institucion, si kryetar i Kuvendit, sepse i forti të shtin me u ulë nganjëherë, por nga ajo si çka po ndodh në një shtet që kam përgjegjësi. Një popull i vuajtur, krejt kemi qenë të pambrojtur. Imagjinojeni me na pas degdisë qysh kishin dasht, kush të kish dashtë. Se me së rëndi është kur je me së rëndi qysh vepron. Ne gjithë krenohemi dhe përmendim se si nuk i kemi dorëzuar çifutët gjatë luftës së dytë botërore, çka bëmë ne, i do rëzuam njerëzit që nuk e dimë ku i kemi dorëzuar, çfarë standarde, mirë është mund ta deportojmë dikë, në të gjitha format, por me dinjitet, por jo me i marrë si mi kidnapuar”, tha Veseli.
Ai ia ka bërë përgjegjës të gjithë krerët institucional, duke përfshirë presidentin, kryeministrin dhe vetën si kryetar i Kuvendit.
Veseli: Shkarkimet nuk do ndalen me kaq
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka drejtuar kritika të ashpra ndaj institucioneve të vendit lidhur me arrestimin e më pas deportimin e gjashtë shtetasve turq.
Veseli tha se nuk ka ditur asgjë dhe për këtë çështje është njoftuar nga familjarët. Ai ka treguar se në këto shkolla të “terroristëve” shumica e politikanëve i kanë fëmijët e tyre e edhe vet ai.
Veseli ka komentuar edhe për shkarkimet e sotme por ka lënë të kuptohet se nuk do të jenë të fundit.
Haradinaj: Shkarkimi i Sefajt nuk është kundër partisë së tij
Kryeministri Ramush Haradinaj nga foltorja e Kuvendit ka folur lidhur me situatën e krijuar në vend pas arrestimit dhe dëbimit të shtetasve turq nga Kosova gjatë ditës së djeshme.
Haradinaj tha se shkarkimi i ministrit Sefaj nuk është kundër tij, apo kundër subjektit politik që ai i përket, AKR-së së Behgjet Pacollit.
“Unë kam shkuar menjëherë te presidenti i vendit, me e pyet si është gjendja. Pas raportimeve nga përgjegjësia që kam, jam i detyruar që të veprojë. Kjo është shkelje e hierarkisë”, tha ai, duke folur për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe shefit të AKI-së.
Haradinaj ka bërë të ditur edhe një herë se nuk ka qenë në dijeni të këtij veprimi të ndërmarrë.
“Ta elaboroj para jush zhvillimin e djeshëm, kam kërkuar shpjegimet ashtu siç i parasheh procedura. Nga informatat që kam aksioni ka qenë bilateral, i AKI-së dhe i policisë sonë, i Ministrisë së Punëve të brendshme, inicimi është bëra nga KSI, për shkak se personat e caktuar paraqesin rrezikshmëri të rrezikshme”, u shpreh ai.
“Në pamje të parë nuk ka shkelje ligjore, por ekzistojnë disa shkelje të tjera që janë shumë të rëndësishme. Është një problem, nuk janë informuar vendimmarrësit”, tha kryeministri.
Deputetja e Kuvendit i quan terroristë gulenistët e arrestuar
Deputetja e partisë Demokratike Turke Myfera Shinik, tha se dëbimi i gjashtë turqve është bërë në mënyrë ligjore, derisa ata ika quajtur terroristë.
Ajo tha se, këta, siç i ka quajtur ajo, terroristë, mund ta dëmtojnë Kosovën.
Deputetja turke ka dënuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Bilalli: Shteti i turpit, i dorëzuam turqit si në kohën e Hitlerit
Shefi i Grupi Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se edhe përkundër që tre liderët shtetërorë u deklaruan se nuk e dinin se ishin arrestuar shtetasit turq, të gjithë e dinë se kush e urdhëroi rrëmbimin e 6 gylenistëve pa asnjë shpjegim. Sherifi e krahason dorëzimin e turqve me kohën kur i dorëzoheshin të pafajshëm Hitlerit.
Bilall Sherifi thotë se nuk jemi i vetëdijshëm për turpin që ka ndodhur dje në shtetin e Kosovës duke rrëmbyer dhe dëbuar 6 shtetas turq, drejtues dhe profesor të kolegjit Mehmet Akif.
Ai poashtu thotë se janë gënjeshtra kur tre udhëheqsit thanë se nuk e kanë diturpër depërtimin e gylenistëve sepse Sherifi thotë se të gjithë e dinë kush e urdhëroi.
“A jemi jmjaftueshëm të vetëdijshëm cka ndodhi dje? Kush nuk e di cka ndodhë në vendin e tij ai është në vendin e gabuar. E dimë të gjithë se kush e ka ditë, por e edhe kush e udhëru”, ka thënë shefi i GP të Nismës.
Sherifi e ka krahasuar veprimin e djeshëm me mënyrën se si i janë dorëzuar njerëzit Adolf Hitlerit.
“Një nga këta koka turke të tregojë se si ndodhi kjo. Parlamenti e ka për detyrë të mos thotë ndodhi. 6 njerëz janë dorëzu si në kohën e fashizmit kur i dorëzoheshin Hitlerit”, ka thënë Sherifi.
Sherifi thotë se është atakuar e drejta themelore e njeriut dhe është shkelur sundimi i ligjit.
“Nuk kemi pasur akt të ekstraditmit sepse kjo bëhet me anë të gjykatave. Dje kemi pasë akt rrëmbimi dhe dëbimi të gjashtë qytetarëve të huaj”
Sherifi thotë se sikur të kalonte nëpër procedurë gjyqësore, me siguri se nuk do të vendosej që të dëboheshin turqit prandaj kanë zgjedhur formën e dëbimit.
Molliqaj pyet: Kush urdhëroi arrestimin e shtetasve turq
Dardan Molliqaj nga Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) i është bashkuar debatit që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq.
Molliqaj ka shprehur habi lidhur me deklarimet e tre krerëve institucionalë se nuk ishin në dijeni të aksionit policor. Ai ka përmendur një herë rastin e arrestimit të Marko Gjuriq, pastaj edhe atë të shtetasve turq.
Sipas Molliqaj, në rastin e Gjuruqit prapa qëndrojnë urdhrat nga presidenti Hashim Thaçi.
“Momenti i dytë është ky i djeshëm kur kemi depërtimin e gjashtë shtetasve turq kur kanë dokumentet e Kosovës, e ajo që mu më shqetëson është që Kryeministri e pastaj edhe Presidenti se nuk kanë qenë në dijeni”, tha ai.
“Unë jam i bindur se nuk mund të ketë deportim të shtetasve turq pa leje nga institucionet. Nuk ka as polici as AKI që guxon me marrë një vendim të tillë pa i thënë dikush me e bë”, duke shtuar se krerët ose po mashtrojnë duke thënë që se dinë, ose është dikush që mund të jap urdhra pa e ditur institucionet e Republikës.
Molliqaj tha se sipas kësaj, qenka dikush që merr vendime për Kosovën, pa e ditur udhëheqësit e shtetit.
Debati për çështjen e dëbimit të shtetasve turq nuk është pjesë e rendit të ditës për këtë seancë të Kuvendit.
Kuvendi mblidhet sot në dy seanca të ndara
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do te mblidhet në dy seanca të ndara në të cilat do të votoj, shqyrtoj dhe diskutoj për disa vendime dhe projektligje të fushave të ndryshme.
Në seancën e parë Kuvendi do të diskutoj pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 16 dhe 23 mars ku pika e pare e rendit te ditës është Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Kuvendi po ashtu do të votoj Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (SPARK) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,
Edhe votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) dhe votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq do të jenë nder dy pikat e rëndit të ditës se vazhdimit të seancës.
Më pas Kuvendi shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, Projektligjin për infrastrukturën kritike, Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Ndërkaq në seancën e rregullt Kuvendi shqyrton Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, Projektligjin mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, Projektligjit për azil, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt, Projektligjin mbi Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore, etj.
****
Lulëzim Pecin, drejtor i KIPRED-it, ajo që ndodhi dje kur Kosova arrestoi dhe ia dorëzoi Turqisë gjashtë gylenistë, është njollë e zezë tejet e madhe për shtetin. Është rreshtim për krah regjimit të Erdoganit, e kundër frymës së shteteve demokratike.
Madje, e ka quajtur një lloj grushshteti gjithë këtë situatë kur krerët e shtetit deklaruan se nuk dinin asgjë për arrestimin e gjashtë shtetasve turq, në pikë të ditës. Peci, duke folur në “Express Intervistë”, ka thënë se “urdhërdhënës në këtë rast kanë mundur të jenë vetëm dy persona, ose presidenti i shtetit ose kryeministri”.
“Aksione të tilla nuk mund të bëhen pa dijen e krerëve shtetërorë”, ka thënë Peci, teksa ka komentuar edhe deklaratat e krerëve.
“Deklarata më qesharake që mund të dëgjohen. Ata kanë qenë në dijeni të plotë dhe me deklarata të tilla ata nuk mund t’i ikin përgjegjësisë”, ka thënë Peci.
Kur ka folur për shkarkimet e dy zyrtarëve të lartë, ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.
“Shkarkimet janë bërë për të fshehur të vërtetën. Sefaj dhe Gashi janë dëme kolaterale për këtë punë. Pavarësisht se ata janë shkarkuar ata janë përgjegjës për punën që e kanë bërë deri në momentin që kanë qenë në detyrë, dhe kësisoj janë objekt i hetimit për gjetjen e të vërtetës”, ka thënë Peci.
Peci ka propozuar që të bëhet një komision hetimor nga Kuvendi i Kosovës, i udhëhequr nga opozita.
“Nëse duhet, të kërkojmë edhe ndihmën e jashtme për t’i dhënë dritë të plotë këtij rasti. Me këtë fitohen kushtet që të sqarohen pozicionet e presidentit dhe të kryeministrit të vendit. Cilido prej tyre që e ka dhënë urdhrin duhet të shkarkohet”, ka thënë Peci.
Peci e ka kritikuar opozitën, veçmas LDK-në, që ka kërkuar zgjedhje.
“Absurdi më i madh është që të kërkohen zgjedhje të reja në këtë moment. Zgjedhjet e reja do të shkarkonin këtë qeveri nga përgjegjësia për këtë rast. Unë shpresoj që opozita do ta kuptojë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por duhet ajo që duhet kërkuar është e vërteta e këtij rasti”, ka thënë Peci.
Peci ka thënë se në aspektin ndërkombëtar Kosova ka thyer rëndë Konventën Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
“Ndërsa sa i përket ligjit vendor, nuk është respektuar as shkronja A e kornizës ligjore. Ka qenë një aksion klandestin, jashtëligjor, i institucioneve të Kosovës në bashkëpunim me institucionet e Turqisë”, ka thënë Peci.
E me këtë, sipas tij, Kosova ka dhënë sinjal se nuk i përket rreshtimit të botës perëndimore por një vendi autokrat.
“Sinjal që është e rreshtuar për krah regjimit të Erdoganit”.
Aksioni në veri, spektakël për ta bërë prioritet themelimin e Asociacionit
Peci ka komentuar edhe aksionin e së hënës së Policisë së Kosovës në veri të vendit. Sipas tij, ai ka qenë një skenar i përgatitur, një provokim i përgatitur nga Beogradi dhe një reagim i përgatitur nga Prishtina.
“Ngjashëm me trenin rus. E alfa dhe omega e këtij spektakli është Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe. Është dashur të bëhet ky spektakël sepse ka pasur kundërshti të brendshme për themelimin e Asocioancinit. E kemi dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se Asocioacioni nuk është prioritet i tij. E si të bëhet prioritet, u inskenua ky arrestim”, ka thënë Peci.
Peci thotë se ai aksion nuk i ka shërbyer Kosovës fare.
“Me veprimet e saj edhe në Prishtinë, Policia e Kosovës ka treguar se nuk bën policim të një shteti demokratik. Është përdorur forcë disproporcionale dhe imazhi nuk ka qenë fare i mirë për vendin tonë”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket diplomatëve rusë në Kosovë, Peci ka thënë se Kosova nuk e ka fuqinë e deportimit të tyre, sepse ata nuk janë akredituar te Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, por te UNMIK-u, njësoj si zyrat ndërlidhëse që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Zyra e Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me arrestimin dhe dëbimin nga territori i Republikës së Kosovës të gjashtë shtetasve turq.
Përmes një komunikate për media, avokati i popullit thotë së është jashtëzakonisht i shqetësuar me situatën e krijuar. Ata thonë se janë munduar ta sigurojnë informacion zyrtar për çështjen, por ka qenë e pamundur.
“Janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar informacion zyrtar për vendndodhjen dhe gjendjen e tyre, mënyrën e arrestimit dhe aktin e deportimit drejt shtetit të Turqisë, por kjo ka qenë e pamundur gjatë ditës së djeshme dhe paraditen e sotme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Avokatit të Popullit.
Ata thonë se kanë vendosur të hap rast Ex-Officio.
“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e rastit dhe konfuzionin e autoriteteve mbi linjën e përgjegjësisë, Avokati i Popullit ka vendosur të hap rast Ex Officio, për të hetuar në detaje veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike”, vazhdon komunikata e tyre.
Sipas tyre, veprimet e ndërmarra nga autoritet publike janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut e të cilat janë të zbatueshme në sistemin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë arrestuar 6 persona me nënshtetësi turke.
Bartësit e institucioneve kryesore në vend kanë thënë se ata nuk kanë qenë të njoftuar për këtë veprim.
Sot gjatë ditës, Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe nga shefi i AKI-së, Driton Gashi.
Sot gjatë ditës ka pasur edhe protesta para ndërtesës së Qeverisë.