2011/02/01

nga Mario Vargas Llosa :Tundimi i të Pamundurës

image

Botimet “Aleph” hedhin në treg numrin 18 të revistës letraro-kulturore me të njëjtin emër, drejtuar nga Gentian Çoçoli. Eseistikë, prozë, poezi, art, ditar, dramë përfshihen në këtë numër me emra të njohur të letërsisë, duke sjellë edhe nga fusha e përkthimeve autorë bashkëkohorë; më poshtë botojmë një fragment nga ligjërata e nobelistit Vargas Llosa, të mbajtur me rastin e marrjes së çmimit “Servantes”

Ka diçka madhështore të marrësh një çmim të quajtur Servantes dhe pikërisht në Alkala' de Henares, qyteti ku lindi babai dhe mjeshtri i madh i letërsisë sonë, në një ceremoni të cilën prania e Madhërive Tuaja e bën edhe më madhështore. Për më tepër që kjo ngjarje zhvillohet pikërisht në ditën kur, me vdekjen e autorit të Don Kishotit, përkujtohet fuqia e një gjuhë së cilës gjeniu i tij e mbrujti me jetë e fantazi që ende sot gjallojnë plot freski, sa herë që shfletojmë historinë e Kalorësit të Fytyrës së Vrerosur. E ç'mund të thotë ky shkrimtar fatlum për Servantesin që s'është thënë tashmë? Ç'të shtosh mbi veprën e tij që të mos tingëllojë si këngë e vjetër.

Bibliografia marramendëse dhe adhurimi i publikut e kanë, në një fare mënyrë, monumentalizuar si Homerin, Danten, apo Shekspirin. Këta autorë që me Servantesin, janë shndërruar në simbole të një gjuhë dhe një kulture, duke na herë të harrojmë, shpeshherë që kjo ikonë gati e hyjëzuar prej respektit dhe adhurimit të brezave që një krijesë prej mishi e gjaku që u përball, si të gjithë, me kurthet e një fati të panjohur dhe që vepra e tij nuk qe fryt i ndonjë mrekullie apo rastësie, por i vullnetit, punës, mjeshtërisë dhe durimit.

Në asnjërin prej këtyre autorëve nuk është kaq e dukshme kjo vese njerëzimi, e prekshme prej njeriut të zakonshëm, sesa në jetën plot bëma, që zuri fill në këtë qytet, një ditë vjeshte të vitit 1547, të Migelit, birit të Rodrigo Servantesit, berber e kirurg i paaftë, që e shkoi jetën i përndjekur nga akuzat e duke ia mbathur prej fatit të keq. Kjo që, me sa duket, e vetmja trashëgimi që i la të birit; fatkeqësi, gjyqe, shkishërime, arratisje, vështirësi të një jete qe pavarësisht zbulimeve të historianëve, ka ende pika të errëta dhe, njëlloj si ajo e Shekspirit kemi ende shumë për të zbuluar. Por ajo që dimë me siguri është se jeta e Servantesit qe ajo e një qytetari pa ofiqe e pasuri, i cili jetoi në mediokritet, pavarësisht se plumbat që mori në Lepanto dhe dora e majtë që i mbeti e gjymtuar i kanë shtyrë historiografiët ta trajtojnë si hero. Nuk qe i tillë, të paktën jo në kuptimin epik të fjalës, por në atë kuptimin tjetër, të heshtur, që është heroizmi i njerëzve anonime, për faktin se u mbijetoi shumë fatkeqësive e tersllëqeve — pesë viteve të burgimit në Algjer, robërisë së renegatit grek Dali Mami, refuzimeve të burokratëve kur deshi të vihej në shërbim të Kurorës në Indi, burgosjeve për shkak të borxheve dhe hidhërimit që nuk po arrinte lavdinë në gjininë fisnike të poezisë duke iu dashur të kënaqej me plebejën prozë, kaq larg majës së intelektuales dhe kaq pranë asaj të vulgut.

Jeta e Servantesit na emocionon ose na trishton, por nuk na mahnit: ishte jeta e rëndomtë e një spanjolli të zakonshëm të atyre kohërave të trazuara. Ajo që na mahnit është sesi nga kjo jetë e vakët mundi të lindte një aventurë aq e madhe si ajo e Don Kishotit, ky roman mbi të cilin duket se është thënë gjithçka, por që sa herë e lexojmë zbulojmë se ende ka shumë për të thënë.

Çdo vepër gjeniale është e dukshme dhe e padukshme njëherazi. "Don Kishoti" sikurse "Odiseja", "Komedia Hyjnore" apo "Hamleti" na pasurojnë si njerëz duke na treguar se nëpërmjet krijimit artistik njeriu mund të kapërcejë kufijtë e gjendjes së tij dhe të arrijë një formë pavdekësie; në të njëjtën kohë na godet duke na ndërgjegjësuar për vogëlsinë tonë në momentin që na vendos përballë gjigantit që e ngjizi këtë bëmë. Si arriti ta bënte një zotvrasje të tillë? Si mundi ta sfidonte në këtë mënyrë krijesën e Zotit? Duke shkruar historinë e kalorësit fisnik, Servantesi fuqizoi dhe e lartësoi gjuhën spanjolle në maja që s'i pat arritur kurrë më parë dhe vendosi një maksimum emblematik për të gjithë ne që shkruajmë në këtë gjuhë; ripërtëriu gjininë e romanit duke i dhënë një shumëllojshmëri dhe rafinim aq të madh sa ambicia, shkatërruese dhe ndërtuese e botës që e ushqen. Që nga ai moment, të gjitha romanet do të vlerësoheshin sipas këtij standardi që kjo gjuhë vendosi, as më pak e as më shumë. I gjithë teatri do të kishte si etalon modelin Shekspirian.

Që qe dhe vazhdon të jetë një vepër e madhe komike dhe serioze njëherazi, që ajo ndërton në një mit të thjeshtë dialektikën e pazgjidhshme midis reales dhe ideales, që dërrmon dhe në të njëjtën kohë u bën homazh romaneve kalorësiake, këtë na e kanë shpjeguar kritikët. Por kanë folur pak për atë që, ndër shumë gjëra të tjera, si çdo paradigme e madhe letrare, Don Kishoti është trill mbi trillin, për atë që ai është dhe mënyrën sesi vepron në jetë, shërbimi që sjell dhe dëmet që mund të shkaktojë.

Kjo temë rishfaqet në të gjitha veprat letrare, sepse është një temë e përhershme në jetën e njerëzve dhe asnjë romancier nuk e ka përshkruar me kaq përsosmëri në një histori kaq joshëse e të qartë, siç e ka bërë Servantesi që ndoshta nuk e kish aspak ndër mend ta bënte dhe as nuk e dinte ç'po bënte.

Bëhet fjalë për diçka shumë të thjeshtë në fillim, edhe pse më pas fillon të ndërlikohet. Burra e gra nuk janë të kënaqur nga jetët që bëjnë, shumë larg dëshirave të tyre, e, meqë nuk arrijnë të heqin dorë nga këto jetë që nuk i kanë, i jetojnë në ëndrra; d.m.th. në përrallat që tregojnë. Letërsia është një degë e kësaj pemë të begatë që quhet trill". Kjo e të shpikurit të historive, të trilluarit për të përballuar më lehtë historinë që po jetojmë është aq e vjetër sa gjuha dhe padyshim nisi të përdorej që kur fillesat e një komunikimi inteligjent zëvendësuan të thirrurat e britmat e antropoidit në shpellat primitive.

Aty duhet të kenë filluar të dëgjohen, pranë zjarrit, trillet e para, me po atë admirim me të cilin gjatë dy mijëvjeçarëve dhe në çdo cep të gjeografisë do i dëgjonin vogëlushet nga gojët e gjysheve, tributë e mbledhura pyjeve nga folës dhe magjistarë, banorët në sheshet e fshatrave kënduar nga goja e komikëve të gjuhës, dhe të pasurit nëpër sallonet e oborreve e pallateve mbretërore të recituara nga vjershëtarët. Me shkrimin, trillimi kaloi tek libri i cili fiksoi atë çka deri më atëherë ishte një univers që i përkiste gojëtarisë.

Letërsia vendosi, i dha përjetësi miteve e prototipave të ngjizur në trill; falë saj, në një mënyrë të mistershme, ajo jetë alternative, e krijuar për të mbushur humnerën midis realitetit dhe dëshirave ku përkundej krijesa njerëzore, fitoi të drejtën të kishte një qytet dhe fantazmat e imagjinatës morën jetë, duke u bërë, e thënë me fjalët e Balzakut, historia personale e kombeve.



2

Trilli është zbavitje në një moment të dytë apo të tretë, edhe pse, nëse s'është i tillë ai nuk ka vlerë. Trilli është në radhë të parë një akt rebelimi ndaj jetës reale, në radhë të dytë një shëlbim për atë që i angështon të jetuarit në burgun e një fati të vetëm, për ata që tundohen nga "e pamundura", që sipas Lamartinit bëri të mundur krijimin e "Të Mjerëve" të Viktor Hygoit dhe që duan të çlirohen nga jeta e tyre e të bëhen protagonistë të një jetë tjetër, më të pasur o më mizerabël, më të denjë apo më të tmerrshme se sa ajo që u ka rënë për pjesë. Kjo mënyrë e të shpjeguarit të trillit mund të duket mizore duke pasur parasysh se në një vështrim të parë s'është veçse një mënyrë e ëmbël e të shkuarit të kohës të një zotërie i cili natën, para se t'i hapet goja kryen krimin e Raskalnikovit dhe e zë gjumi, apo të zonjës virtuoze që pi çajin e orës pesë pasdite duke bërë prapësira si zonjat e Boccacios, pa e marrë vesh i shoqi. Por siç na shpjegon Alonso Quijano, trilli është diçka më e ndërlikuar sesa një mënyrë për të vrare mërzinë; është çlirim kalimtar nga një pakënaqësi qenësore, një melhem për këtë uri për diçka ndryshe nga ajo çka jemi e kemi që në mënyrë paradoksale trilli e qetëson dhe e nxit njëherazi. Shpesh këto jetë hua, që nuk janë tonat falë trillit, në vend që të na shërojnë prej dëshirave që kemi na bëjnë edhe më të ndërgjegjshëm se sa të vegjël jemi krahasuar me këto qenie të jashtëzakonshme që prodhon fantazuesi i pleksur në qenien tonë.

Trilli është dëshmi dhe burim mospajtimi, shpërfillës ndaj botës, provë e pakundërshtueshme që jeta e vërtetë, ajo e jetuara, është bërë sipas masës të asaj që jemi dhe jo të asaj që do të dëshironim të ishim. Prandaj na duhet të shpikim jetë të tjera. Kjo jetë e trilluar, e mbivendosur me atë tjetrën, sidomos kur është e mrekullueshme, si në kohët kur Servantesi shkroi epopenë e tij, nuk është tregues i lumturisë shoqërore, përkundrazi. Për ç'arsye një shoqëri do të ndiente nevojën të krijonte brenda saj këto jetë paralele, këto gënjeshtra nëse ajo që ka i mjafton, nëse të vërtetat e ekzistencës e mbushin? Dalja e një romani të madh është gjithnjë tregues i një rebelimi jetik, artikuluar në ndërtimin e një bote të trilluar, që duke parë shëmbëlltyrën e botës reale e refuzon dhe e vë në pikëpyetje. Kjo ndoshta shpjegon forcën me të cilën Servantesi i ka mbijetuar realitetit të tij; shpaguhet duke kryer një zotvrasje simbolike, duke e zëvendësuar realitetin që e keqtrajtonte me një tjetër të mrekullueshëm, të cilin, falë forcës së fituar nga zhgënjimet e tij, e trilloi për t'ia kundërvënë këtij të parit.

Ta luftosh realitetin nëpërmjet fantazisë, që është ajo që bëjmë të gjithë kur tregojmë apo krijojmë histori është një lojë zbavitëse për sa kohë jemi të qartë për kufijtë e pathyeshëm midis realitetit dhe trillit. Kur ky kufi eklipsohet dhe gjërat nakatosen si në mendjen e Don Kishotit loja ia lë vendin çmendurisë e mund të përfundojë në tragjedi.

Tani, edhe pse është e qartë se kokëshkreti nga Mança katranos një budallallëk pas tjetrit, pasi vepron duke e perceptuar tërësisht gabim realitetin, apo më mirë të themi që është kokë e këmbë i magjepsur nga trillet kalorësiake, ekscentrizmat e tij për asnjë çast nuk e bëjnë të përbuzshëm për lexuesin. Përkundrazi, edhe për bashkëkohësit e tij që e lexuan librin duke u shqyer gazit dhe panë në të vetëm një roman për të qeshur, thatimi nga Mança që kacafytet me mullinjtë e erës duke i kujtuar gjigante, që merr legenin e berberit si helmetën e Mambrinit dhe sheh kështjella e pallate në hanet gjatë rrugës, u shfaq si një qenie moralisht superiore, i përkushtuar në një aventure fisnikë e idealistë, edhe pse, për faj të fantazisë së tij të shfrenuar që ia turbullon arsyen, gjithçka i shkon mbrapsht. Që në fillim lexuesi identifikohet me Don Kishotin të cilin e ka vënë poshtë tundimi për të pamundurën duke u përpjekur të jetojë një trillim, dhe distancohen me mendjemadhësi nga i miri Sanijo Pança, i cili për shkak të të qenit realist e me këmbë në tokë, mishëron një formë të brishtë të njerëzimit, atë të njeriut që materia ia mbyt shpirtin dhe horizonti i të cilit është meskin e i mbrujtur me pragmatizëm.



3

Duke gjykuar ftohtë, ka një padrejtësi të madhe në këtë vlerësim të pabarabartë të dyshes së famshme, të paktën nëse e zhvendosim perspektivën e gjykimit nga ajo individuale në atë sociale. Është e qartë se mospranimi i botës ashtu siç është prej Don Kishotit shkakton një sërë shkeljesh të ligjit, krime e deri katastrofa; shkatërron pronat e dynjasë, liron nga burgu kriminelë të rrezikshëm, shfaros kopetë, shemb përdhe e plaçkit fshatarët e gjorë. Bëmat e Don Kishotit janë të lezetshme vetëm për lexuesin, por kurrsesi për ndonjërin prej këtyre djajve të gjorë që fantazia e tij i shndërron në qenie të mrekullueshme, të mrekulluara apo në kalorës dhe ata që shpesh herë përpiqet t'i palosë njëri pas tjetrit varg me ushtën e tij.

Nëse do të mbizotëronte pragmatizmi i Sanços, perceptimi i tij i saktë mbi botën, në fund Don Kishoti do t'i kishte mollaqet më pak të vrara e gojën më me shumë dhembë, por në këtë rast s'do të kishim pasur roman, ose do të kishte qenë i mërzitshëm dhe gjuha e letërsia spanjolle do të ishin më pak pjellore nga ç’janë.

Kjo do të thotë të paktën dy gjëra. E para që tek Don Kishoti nuk admirojnë një personazh real, por një fanatizëm, një qenie të trilluar dhe ajo që na largon nga Sanço është se ndryshe nga padroni i tij, nuk largohet shumë prej nesh, dhe për këtë arsye mënyra e tij e të sjellit dhe e të parit të gjërave nuk na duken si ato të personazhit të një romani, por thjesht të një njeriu të zakonshëm. Dhe kjo më shpie në konkluzionin e dytë, që arsyeja, për të qenë trill, nuk duhet të pasqyrojë realitetin, por ta mohoje atë, duke e transformuar në një irealitet, i cili në rastin kur shkrimtari është një prestigjator i fjalës si Servantesi na shfaqet si një realitet i mirëfilltë, kur në fakt është antiteza e tij.

Është ky, ndoshta, simbolizmi i Don Kishotit, që në brendësi na bën ne të jemi solidare me siluetën e tij të shëmtuar; ai ka shndërruar praktikisht në realitet të përditshëm atë trill që njeriut të zakonshëm i nevojitet për të mbushur boshllëqet e jetës, por që e viziton me raste, kur ëndërron, lexon apo sheh ndonjë spektakël, domethënë, kur dyzohet i ndihur nga fantazia. Don Kishoti nuk dyzohet; del vërtet nga vetvetja, kapërcen limitet e të lejuarës drejt iluzionit të trillit dhe as tersllëqet më të mëdha nuk arrijnë ta kthejnë në botën reale. Më shumë sesa ëndrra apo vlerat e tij, ajo që në të është e përjetshme është etja për trillin, ajo që e bren, kaq sunduese që e shtyn në këtë aventurë të çmendur; të reshtë së qeni prej mishi e gjaku për t'u shndërruar në fantazi, në iluzion.

Është e vërtetë se ndërmarrja donkishoteske — ikja nga realiteti për të jetuar fantazinë - na ka dhënë modele njerëzore të jashtëzakonshme falë çmendurisë të së cilave bota ka ecur përpara në zotërimin e njohurive dhe që pa to jeta do të kish qenë edhe më shumë gri nga ç'është. Zhvillimi shkencor, shoqëror, ekonomik, kulturor u detyrohet ëndërrimtarëve të tillë. Pa ta nuk do të ishte zbuluar Amerika, as shtypshkronja, as të drejtat e njeriut e do të vazhdonim të kërcenim vallen e shiut që ai të binte mbi të mbjellat. Por është gjithashtu e vërtetë se thirrja e ireales, duke yshtur te burrat e gratë etjen për atë që nuk e kanë e nuk do mund ta kenë kurrë, i ka bërë ata edhe më të palumtur akoma. Bëhet fjalë për një problem pa zgjidhje pasi nuk ka metodë realiste që të bëjë të mundur atë që bën Don Kishoti, që të mund të jetojmë njëherazi edhe në jetën objektive të historisë edhe në atë subjektive të trillit.



4

Por ka një mënyrë të figurshme dhe është ajo që vendosin Servantesi dhe lexuesit e tij. Nga kjo marrëveshje e nënkuptuar që firmosin shkrimtari dhe publiku i tij për të luajtur me gënjeshtrën varet romani, gjini e lindur për të plotësuar jetët e paplota të njerëzve të zakonshëm me ato racione heroizmi ose pasioni, zgjuarsie ose terrori, që i dëshirojnë ngaqë nuk i kanë, ose të paktën jo në dozat që kërkon imagjinata, ky karburant i antagonizmit jetësor.

Vërtet, trilli s'është veçse një qetësues i përkohshëm për ankthin që buron nga vetëdija për kufizimet tona, nga pamundësia për të qenë e për të bërë gjithçka që fantazia jonë kërkon. Por edhe kështu, falë saj jetët tona shumëfishohen në universin e hijeve që edhe pse të brishta, të mbrujtura nga materie të lehta, i bashkëngjiten jetëve tona, ndikojnë në fatet tona dhe na ndihmojnë të zgjidhim konfliktin që lind nga kjo gjendje e çuditshme e jona e të pasurit të një trupi të dënuar në një jetë të vetme dhe orekse për të cilat na nevojiten një mije të tjerë.

Mënyra si letërsia ndikon jetën është e mistershme, prandaj gjithçka thuhet në lidhje me të duhet marrë me rezervë. A e bëri trilli Don Alonso Kishotin me ditëzi apo më të lumtur? Nga njëra anë e vuri në kontradiktë me botën, e vuri të përballej me një realitet të tretë e të humbasë gjithë betejat. Nga ana tjetër, a nuk jetoi një jetë shumë me të plotë se të tjerët? A do të kish qenë më zilindjellës fati i tij pa atë kokëfortësinë e tij për të projektuar mbi botën krijesat e shpirtit?

A nuk ka në këtë ndërmarrje pa tru diçka që na thyen rutinën, na bën të jetojmë diçka prej gjithë asaj që nuk bëmë, që nuk qemë e që kemi jetuar duke e dëshiruar, duke e shndërruar? Prandaj, nëse të gjitha qeniet njerëzore që pëlqejnë trillet kanë një preferencë të veçante për Don Kishotin, ne që i kushtojmë jetën shkrimit të tyre, ndihemi thellësisht të ndikuar nga historia e tij, që simbolizon atë që marrim përsipër çdo herë, kur vëmë përballë fletës së bardhë fantazinë tonë dhe fjalët, përpiqemi ta imitojmë në zellin për të rrënjosur imagjinaren te e përditshmja, ëndrrën tek vepra, mitin tek historia, e gjejmë tek aventura e tij nxitje për tonat. Por ndoshta këto vlerësime janë tepër abstrakte për të folur për një prirje, atë të rrëfimtarit të historive, së cilës i detyroj praninë time sot këtu, në atdheun e shtrenjtë të Don Migel Servantesit, duke marrë këtë çmim që nderon kujtimin e tij e që nderohem unë nga Mbretërit e Spanjës.

Si kushdo që shkruan, unë kam qenë lexues para se të isha shkrimtar, dhe natyrisht, para se të isha lexues kam qenë dëgjues trillesh.

Prirja ime duhet të ketë lindur nga magjepsja prej asaj jetës tjetër që më zbulonin rrëfimet e gjyshërve, apo të teto Elvirës, Mamae, në Koçakamba, kur isha një despot i vogël me pantallona të shkurtra që me sa duket pretendoja një histori që të kishte një fillim e një mbarim për çdo lugë supe. Unë isha asokohe tejet i lumtur, duke jetuar si Alonso Kishoti, "i gjithi i magjepsur e i mbrujtur nga ato që kish lexuar në librat e tij gënjeshtare". Pinoku, Hija, Kojota, Bill Barnsi, Gulielmi i Vogël, Mandrake e Nostradamus, bëmat e Zorros ne San Huan të Kapristanos, ato të Sandokanit dhe të Janjesit besnik në Malajzi dhe historitë shpërthyese në shtëpinë e madhe të Ladislav Kabreres me Peneken dhe Billikenin mbushnin ditët e mia të lumtura. Në kujtesën time këto personazhe ishin më të gjallë se Gumusio, Roman, Artero, Zapata e Baliviani apo miqtë e tjerë të La Sales me të cilët imitonim bëmat e tyre në oborret e çatitë e shtëpive. (Olmedo ankohej sepse i takonte gjithnjë të bëntë Çitën, majmunin e Tarzanit). Nuk e di se kur kam dëgjuar për herë të parë për Don Kishotin, por do më pëlqente të ketë ndodhur atje, në Bolivi, dhe nga goja e gjyshit Pedro të cilit i detyroj fëmijërinë time, një zotëri me një ballë të gjerë e me hundë të madhe. Shkruante vargje festive kur paraqitej rasti, tregonte përralla me një mjeshtëri prej magjistari e më nxiti të lexoja kryevepra.



5

Por kujtoj me saktësi se përpjekja ime e parë për të hyrë te Don Kishoti, diku aty nga shkolla e mesme, qe një dështim; në çdo paragraf, fjalët e vështira e arkaike zvetënonin çdo iluzion, kurse mua ajo që më pëlqente tek romanet — e ajo që ende më pëlqen tek ta - është që të me asgjësonin e të më tjetërsonin si Alonso Kishotin historitë e Amadisit e të Espliandanit e të më bënin të dashurohesha, të tërbohesha, të luftoja, të qaja, të vrisja e të rilindja. Vetëm vite më pas, falë "Udhëzuesit mbi Don Kishotin" (1905) ete Azorin-it, një përshkrim i rrugëtimit të tij nëpër krahinën e Mançës, në gjurmët e Servantesit, e rilexova romanin kësaj here deri në fund.

Asokohe isha një gllabërues i historive të të tjerëve që shkarraviste ndonjë të veten. Kurrë s'e mendoja që një ditë do të bëhesha shkrimtar, por më ngacmonte kjo ambicie e cila dukej më e pamundur sesa ato të tjerat që më nanurisnin në fshehtësi: si, të bëhesha marinar, toreador, aviator, ushtarak, eksplorues, mosketier, mbret i mambos apo të zotëroja Indinë dhe Brixhit Bardonë. Por gjithnjë e kam ditur që do të isha një lexues i regjur romanesh, sepse orët që kaloja i përhumbur në këtë vorbull fatesh të jashtëzakonshme, peizazhesh ekzotike e njerëzish interesante, ishin më të bukurat. Pa e tepruar mund të them se aty midis moshës pesëmbëdhjetë deri njëzet vjeç, ndërsa studioja për Letërsi dhe Drejtësi dhe shkruaja lajme e reportazhe, e rregullova që, pa lëvizur nga Lima, të luftoja në Kuomintang me kamaradët kineze në rrugët e Shangait, të ndiqja një balenë të madhe të bardhe në detrat e Oqeanisë, në një plazh të Anglisë së Re, të bëja jetën boheme në periudhën midis dy luftërave në Montparnasse, të transformohesha në buburrec e të dënohesha për një krim që s'ia kisha idenë në një qytet që duhet të ketë qenë Praea, të vuaja disfatën napoleonike në Morne Plaine te Waterloose të asfiksohesha nga fobitë e errëta dhe armiqësitë e turbullta në Deep Southin e egër dhe i ndihur nga E Mrekullueshmja Kënaqësi — e Jetës — Sime, të bëja gongorina të mbrapshta me Karmesinën, trashëgimtaren e Greqisë, ndërsa shkatërronte Perandorinë Turke. Malraux, Melville, Hemingway, Kipling, Kafka, Viktor Hugo, Stendhal, Faulkner, Johanot Martorell, Balzac, Flaubert, Tolstoi e shumë fabulatorë të tjerë të mrekullueshëm duhet ta ndanin e ta merrnin këtë çmim bashkë me mua, pasi pa ata që ndriçuan rininë time e më mësuan t'i ndërthurja ëndrrat me jetën falë fjalëve, nuk do kisha arritur të bëhesha shkrimtar. Letërsia ka qenë dashuria ime e parë e më e madhe, më e ëmbla nga robëritë, por gjithashtu jam më se i vetëdijshëm që s'do kisha mundur t'ia dedikoja kohën time pasionit tim ashtu si kam bërë, as të shkruaja ate ç'ka kam shkruar, as të botoja atë që kam botuar e natyrisht as të ndodhesha këtu sot për të marrë çmimin Servantes, pa Spanjën, tokën e paraardhësve të largët që tani është edhe e imja.

E kush mund ta thoshte, në atë verë të largët të vitit 1958, kur zbarkova në portin e Barcelonës e përshkova Ramblat për të gjetur vendet që Orwell përshkruante në librin e tij "Homazh Katalonjës", të cilin e mbaja të fshehur në valixhe, se, që nga ai çast në jetën time do të ndodhte një shndërrim magjik. Falënderimet s'do kishin fund, por besoj se mund t'i reduktoj në disa syresh. Në radhë të parë mjekëve katalanas, dashamirës të tregimtarisë së Leopoldo Alasit, të cilët botuan librin tim të parë. Dhe Karlos Barral, poet, botues, mik e bashkëpunëtor i shtrenjtë të cilin kurrë s'do mundemi ta falënderojmë aq sa duhet për atë që ka bërë për të gjallëruar jetën kulturore ne vitet gjashtëdhjetë e të bashkonte në një ndërkëmbim të madh librash, idesh, vlerash e miqësish lexues e shkrimtarë të të dyja brigjeve të oqeanit. Ka diçka donkishoteske te Karlos Barral-i, në trupin e tij të thatë prej ulcerës, e në përbuzjen e tij për botën ushqimore, në bujarinë e tij prej zotërie të epokës së Rilindjes e në retorikat e tij therëse, por mbi të gjitha në aftësinë e tij për të mos iu bindur realitetit, duke punuar kundër interesave të veta, duke preferuar formën në vend të përmbajtjes, teatrin në vend të jetës e duke jetuar trillin deri në pasojat e fundit, domethënë, shkatërrimin dhe vdekjen.

Përktheu nga origjinali: Arlinda Përmeti

Nuk kishte asgjë më të vështirë se të shkruaje historira

Përkthyer dhe përgatitur nga Urim Nerguti


Gënjeshtrat e letërsisë bëhen të vërteta përmes nesh, lexuesve të saj, të ndryshuar, të mbushur me dëshira për shkak të trillimit, duke e vënë gjithnjë në çështje realitetin e rëndomtë. Nëpërmjet kësaj magjie që na përkund me iluzionin se kemi diçka që nuk e kemi, se jemi çfarë nuk jemi dhe se hyjmë në atë ekzistencën e pamundur ku, si zotër paganë, ndihemi njëherësh tokësorë dhe të përjetshëm, letërsia fut në mendjet tona jo-konformizmin dhe kryengritjen, të cilat qëndrojnë nga pas të gjitha arritjeve që kanë ndihmuar në pakësimin e dhunës në marrëdhëniet njerëzore

Siç është traditë tashmë, më 7 dhjetor, në orën 17.30 me orën e Stokholmit, mbahet fjalimi i shkrimtarit nobelist. Këtë vit, radhën e kishte shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa. Fjalimi zgjat në përgjithësi rreth 45-50 minuta dhe është i ndërtuar sipas dëshirës sovrane të shkrimtarit. Sepse jo gjithkund mund të flasim për ç’të duam, për shembull, mbase nuk e dini por pranimet e reja në Akademinë franceze kanë një protokoll që s’mund t’i shmangesh : i pranuari i ri duhet të mbajë një fjalim mbi akademikun të cilit i ka zënë karrigen (me numër). Duhet thënë se ka pranime të reja vetëm kur lirohen karriget, domethënë kur një akademik vdes (kjo është arsyeja që ata quhen ndryshe “të Pavdekshmit”. Por në Stokholm, asgjë nga e tërë kjo.

Disa fjalë mbi fjalimin : në përgjithësi, më pëlqeu. Nuk është se u mahnita, kam lexuar edhe më të bukur. Ndër dhjetë fjalimet e fundit, për shembull, do të veçoja Pamukun apo dhe Müllerin. Gjithsesi, Llosa është shkrimtar i madh dhe, sipas të thënave që qarkullojnë në botën letrare, këtë vit fituesi kishte një vepër të vërtetë pas vetes. Llosa e kishte titulluar fjalimin e tij : Elozhe ndaj trillimit dhe leximit. Nga titulli, hamendjet e para që mund të nxjerrim janë dy llojesh : ana letrare e fjalimit, dhe ana politike. Sepse ndërsa trillimi është pastërtisht letrar, leximi mvesh dhe një përbërëse tjetër politike, ngaqë të gjithë e dinë se leximi nuk është thjesht një argëtim apo kalim kohe e lirë, por është një akt i qëllimshëm në botë.

Duke pasur parasysh se Llosa ka marrë pjesë tashmë në jetën politike peruane, ndonëse një pjesëmarrje dështake – në zgjedhjet presidenciale të vitit 1990 ka humbur ndjeshëm përballë një kandidati asokohe të panjohur, Alberto Fujimori –, e pamundur të mos pritej që fjalimi i tij të përzihej me politikën. Mirëpo, grabuja e tij ka synuar goxha gjerë.

Sidoqoftë, në fillim, Llosa përmend shumë shkrimtarë të mëdhenj të cilët i mban për mjeshtrit e tij :

“Nuk kishte asgjë më të vështirë se të shkruaje historira. Duke u kthyer në fjalë, projektet vyshkeshin në letër, idetë dhe imazhet përthyheshin. Si t’iu jepja frymë? Fatmirësisht, mjeshtrit ishin aty, për të mësuar prej tyre dhe për t’iu ndjekur shembullin. Flauberti më ka mësuar se talenti është një disiplinë këmbëngulëse dhe një durim i gjatë. Faulkneri, se forma – shkrim dhe strukturë – është ajo që i pasuron ose i varfëron subjektet. Martorell, Cervantes, Dickens, Balzac, Tolstoi, Conrad, Thomas Mann, se sasia dhe ambicia janë po aq të rëndësishme në një roman sa ç’janë shkathtësia stilistike dhe strategjia rrëfimore. Sartre, se fjalët janë veprime dhe se një roman, një pjesë teatri, një ese, të lidhur me aktualitetin dhe me zgjedhjen më të mirë, mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë. Camus dhe Orwell, se letërsia pa moral është çnjerëzore, dhe Malraux, se heroizmi dhe poezia epike e kishin vendin e tyre në aktualitetin e pranishëm po aq sa ç’kishte pasur vend Iliada dhe Odisea në epokën e Argonautëve”.

Pastaj, duke vënë në dukje mospërputhjen mes vendit të tij, Perusë, ku numri i lexuesve është fare i pakët, dhe zellit të tij për t’u bërë shkrimtar, Llosa ngulmon mbi vetitë e trillimit :

“Pa librat e mirë që i kemi lexuar, ne do të ishim më të këqinj nga ç’jemi sot ; do të ishim më konformistë, më pak të shqetësuar, më pak të pabindur, dhe fryma kritike, si nxitës i përparimit, as që do të ekzistonte. Njëlloj si të shkruarit, të lexuarit është ngritje zëri kundër skamjeve të jetës. Ai që kërkon tek trillimi atë që nuk e ka, shpreh, dhe pa kurrfarë nevoje për ta thënë këtë apo dhe për ta ditur, se jeta e tillë siç është nuk mjafton për ta shuar etjen tonë për absoluten si themel të kushtit njerëzor, dhe se ajo do të duhet të ishte më e mirë. Ne sajojmë trillime me qëllim që të mund të jetojmë në njëfarë mënyre jetët e shumta që do të donim t’i kishim, kur në fakt ne zotërojmë mezi një të vetme”.

Më poshtë, duke u futur në çështjet e epokës sonë, ai vë theksin mbi gjëmat e fanatizmit, qoftë ky ideologjik apo fetar. Dhe këtu, Llosa nuk mjaftohet thjesht t’i fshikullojë këto fanatizma por edhe bën thirrje për t’i përballur ato dhe thyer njëherë e mirë :

“Si të gjitha epokat që kanë njohur frikat e tyre, epoka jonë është ajo e fanatikëve, e terroristëve vetëvrasës, një specie e hershme e bindur se duke vrarë shkohet në parajsë, se gjaku i të pafajshmëve lan fyerjet kolektive, ndreq padrejtësitë dhe vendos të vërtetën mbi besimet e rreme […] Këtyre iu duhet prerë rruga, ata duhen ndeshur dhe shpartalluar. Nuk janë të shumtë, ndonëse buja e krimeve të tyre ka pushtuar tërë planetin dhe ne jemi të tmerruar nga tërë ky ankth. Ne nuk duhet të trembemi përballë atyre të cilët do të donin të na grabisnin lirinë që ne e kemi fituar në procesin e gjatë dhe heroik të qytetërimit. Le ta mbrojmë demokracinë liberale e cila, pavarësisht të metave të saj, nënkupton ende pluralizmin politik, bashkëjetesën, tolerancën, të drejtat e njeriut, respektimin e kritikës, ligjshmërinë, zgjedhjet e lira, ndërrimin e pushtetit, gjithçka që na ka nxjerrë nga jeta e egër dhe na ka afruar – pa e arritur asnjëherë – me jetën e bukur dhe të përkryer të përshkruar nga letërsia, atë të cilën mund ta meritojmë vetëm duke e shpikur, shkruar dhe lexuar. Duke u ndeshur me fanatikët vrasës, ne mbrojmë të drejtën tonë për të ëndërruar dhe për t’i bërë ëndrrat realitet”.

Pastaj Llosa ndalet pak në shtegtimin e tij në Evropë, sidomos në Paris, ku thotë se ka mësuar shumë gjëra për popullin dhe vendin e tij, dhe për të cilin ndihet mjaft krenar. Ai thekson se fakti që ka jetuar në shumë vende të botës nuk e ka bërë të ndihet kurrë si një i huaj, porse nga ana tjetër, kjo nuk ia ka shuar kurrë dashurinë për vendlindjen. Madje, nga vetë kjo dashuri, ai e ka kritikuar disa herë Perunë dhe ka bërë thirrje për sanksione kundër saj në kohën e grushteve të shtetit. Ka pasur zëra dhe madje janë munduar t’ia heqin nënshtetësinë peruane si tradhtar. Ka qenë Spanja ajo që i ka dhënë një nënshtetësi të dyfishtë, kur nuk dihej ende si do të ishte përfundimi i çështjes së tij peruane. Një mendim të veçantë, Llosa e shpreh për Barcelonën si pikëtakimi i mjaft artistëve latino-amerikanë, të ikur nga juntat ushtarake dhe ku merrnin pjesë, rastësisht, në demokratizimin e vendit pas rënies së Frankos. Gjithashtu, Llosa ngulmon në luftën pa lëshime ndaj nacionalizmit, por duke bërë sidoqoftë dallimin mes nacionalizmit dhe patriotizmit :

“Por nacionalizmi me llapat e tij të syve dhe me refuzimin e « tjetrit », gjithnjë burim dhune, nuk duhet ngatërruar me patriotizmin, një ndjenjë e shëndoshë dhe zemërgjerë, dashuri për tokën ku jemi lindur, ku kanë jetuar stërgjyshërit tanë dhe ku janë farkëtuar ëndrrat e para, peizazh familjar gjeografish, qeniesh të shtrenjta dhe ngjarjesh të cilat bëhen pika kyç të kujtesës dhe mburoja kundër vetmisë. Atdheu nuk është as flamujt as himnet, as fjalimet e stërditura mbi heronjtë emblematikë, por një grusht vendesh dhe personash që popullojnë kujtimet tona dhe i ngjyrosin ato me mall, është afshi dhe ndjesia e nxehtë se, kudo që të jemi, ekziston një vatër në të cilën mund të kthehemi një ditë”.

Më poshtë, duke iu rikthyer edhe njëherë letërsisë, ai thotë :

“Të arrish të ndjesh marramendjen ku na shtyn një roman në ngjizje, kur ai merr formë dhe duket se fillon të jetojë në llogari të vet, me personazhe që lëvizin, veprojnë, mendojnë, ndjejnë dhe kërkojnë respekt, të cilët nuk mund t’i detyrojmë më për një sjellje të caktuar dhe që nuk mund t’ua heqim ndryshe pavarësinë përveçse duke i vrarë, pa bërë që historia të humbasë pushtetin e saj bindës, e tillë është pra përvoja që më josh po aq sa herën e parë, po aq e plotë dhe marramendëse siç kur bëjmë dashuri me gruan e dashur të ditëve, javëve dhe muajve, pa u ndalur”.

Dhe Llosa përfundon :

“Nga shpella në rrokaqiell, nga huri në armët e shkatërrimit në masë, nga jeta tautologjike e tribusë në erën e globalizimit, trillimet e letërsisë i kanë shumëfishuar përvojat njerëzore, duke penguar që të gjithë, burra dhe gra, të mos biem në gjumë të thellë, të mbyllur në vetvete, të nënshtruar. Asgjë nuk ka mbjellë aq shqetësim, tronditur aq imagjinata dhe ngjallur aq dëshira sa kjo jetë gënjeshtrash që, falë letërsisë, ia shtojmë asaj që kemi, me qëllim për ta njohur aventurën e madhe dhe pasionin e madh që jeta e vërtetë nuk do të na e japë kurrë. Gënjeshtrat e letërsisë bëhen të vërteta përmes nesh, lexuesve të saj, të ndryshuar, të mbushur me dëshira për shkak të trillimit, duke e vënë gjithnjë në çështje realitetin e rëndomtë. Nëpërmjet kësaj magjie që na përkund me iluzionin se kemi diçka që nuk e kemi, se jemi çfarë nuk jemi dhe se hyjmë në atë ekzistencën e pamundur ku, si zotër paganë, ndihemi njëherësh tokësorë dhe të përjetshëm, letërsia fut në mendjet tona jo-konformizmin dhe kryengritjen, të cilat qëndrojnë nga pas të gjitha arritjeve që kanë ndihmuar në pakësimin e dhunës në marrëdhëniet njerëzore. Në pakësimin e dhunës, dhe jo në zhdukjen e saj. Sepse e jona do të jetë gjithmonë, fatmirësisht, një histori e papërfunduar. Ja përse duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë, të lexojmë dhe të shkruajmë, kjo është mënyra më e frytshme që kemi gjetur për ta lehtësuar kushtin tonë prej të vdekshmi, për të ngadhënjyer mbi gërryerjen e kohës dhe për ta bërë të mundshme të pamundshmen”.

Nga Feti Zeneli : Filozofia dhe përralla e “patates”

image

Shkrimtari dhe publicisti irlandez i shekullit të 17-18, Xhonatan Suift, i krahasonte me pataten, e cila “gjithçka e ka nën tokë”, të gjithë ata njerëz që, “s’mund të krenohen për gjë tjetër veçse për paraardhësit e tyre”. Ndonëse Suift këtu e ka fjalën për ato raste kur nuk ka rënë “dardha nën dardhë” apo kur nga “trëndafili ka dalë ferra”, mua më intrigoi kjo thënie e mençur, që pataten, të cilën deri në fund të viteve ‘80 e kemi pasur “edhe bukë, edhe gjellë”, ta inicioj si një teori të re filozofike për të interpretuar të gjithë rastet e imitimit të sjelljes politike të paraardhësve nga pasardhësit, në kundërshtim me frymën e kohës dhe kontekstin historik. Në Shqipëri është një grupim aspak i vogël njerëzish, i përfshirë në Partinë Socialiste, të cilët jo vetëm krenohen me bëmat e paraardhësve të tyre, por i ruajnë dhe manifestojnë ato “si sytë e ballit” apo “si flaka e idealeve komuniste e partizane”, siç ua la amanet Enveri, 4-5 muaj para se të vdiste. Dy demonstratat puçiste të janarit 2011, të zhvilluara nga Partia Socialiste në harkun e “të shtatave” mortore janë shembulli më kuptimplotë që tregojnë se socialistët e Ramës janë jo vetëm bijtë biologjikë, por edhe bijtë politikë të ish-bllokmenëve komunistë. Këtë na e tregon më mirë se çdo gjë tjetër “filozofia e patates”. Ndaj, kush nuk do ta njohë dhe nuk ka dëshirë ta mësojë këtë lloj teorie filozofike, specifike për kushtet politike të vendit tonë, e ka të vështirë të bëjë një analizë të vërtetë të ngjarjeve në fjalë.

Nga pikëpamja biologjike, patatja është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardheme, e cila mbillet zakonisht në toka të shkrifëta dhe bën zhardhokë, që përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim. Duke pasur parasysh këtë përkufizim biologjik, cila mund të jetë “filozofia e patates”?!... Asgjë tjetër përveçse teoria filozofike që mund të shpjegojë të vërtetën e veprimeve politike të Partisë Socialiste të Shqipërisë nën drejtimin e Edvin Ramës, duke përdorur ciklin biologjik të një “fruti” të përbaltur, mënyrën e shumimit të tij nën tokë dhe “lulet” që s’kanë lidhje më krijimin e frutit, të mëshiruara tek një bimë e vetme, siç është patatja. Me “gjethe e lule” mbi tokë dhe “fruta” nën tokë mund të përkufizohet teorikisht edhe veprimtaria më e fundit politike e Partisë Socialiste, në datat 21 dhe 28 janar të këtij viti, për përmbysjen me dhunë të qeverisë “Berisha”. Në të dyja këto ditë, pavarësisht se në pamje të parë duket që dyshojnë me njëra-tjetrën, veprimet janë kryer pikë për pikë sipas “filozofisë së patates”, ku herën e parë janë përdorur “frutat” si mjet për arritjen e qëllimit, kurse më pas janë përdorur “lulet” e së njëjtës bimë. Dikujt, që do të më kundërshtojë se “lulet” nuk ishin të bimëve prodhuese, por të atyre zbukuruese, do t’i kujtoja thënien e shkrimtarit anglez të shekullit 19-20, Devid Herberet Laurens: “Asnjëherë mos beso përrallëtarin. Beso përrallën”. Dhe, zakonisht, përrallat më të shumta janë me personazhe nga bota e bimëve dhe kafshëve, ku hyn edhe patatja.
Nëse ngjarjet politike të datave 21 dhe 28 janar 2011 do t’i tregonim si një “përrallë të patates”, do të thoshim, pak a shumë, kështu: “Zhardhokët e patates ishin mbledhur disa herë kohët e fundit, pasi kishin gati 20 vjet që ishin mërzitur nga funksioni “njëpërdorimsh” i tyre, vetëm për bukë, ndërkohë që para kësaj periudhe përdoreshin edhe si gjellë. Dhe gjithë inatin e kishin me qeverinë. Madje, në vitet e para të demokracisë ishin trembur fare, se mos nuk ua hidhte sytë njeri as për bukë, por shpejt e morën veten. Janar ka qenë dhe atëherë, madje 21 janar 1997, kur revolta e tyre arriti tek përdorimi i dhunës ndaj ish-zv.kryeministrit të kohës. Po kështu, në krye të vendit ishte e njëjta qeveri që është sot, në kuptimin e përmbajtjes politike të mazhorancës. Zhardhokët, ishin e nga s’ishin fshatrave të Shqipërisë, të ngjyer kokë e këmbë me baltë e dhé nga qëndrimi nën tokë, mbushën rrugët nacionale dhe sheshet e qyteteve për të protestuar kundër qeverisë. “Poshtë Sali Berisha!”, thoshin dhe atëherë. Por ndryshe nga 14 vjet më parë, në këtë 21 janar, të gjithë zhardhokët e baltosur u mblodhën në Tiranë. Ca në këmbë dhe ca me autobusë e makina të bashkisë u rreshtuan para Kryeministrisë. Të parët që mbërritën aty, ishin 200-300 zhardhokë, nga ata që të bëjnë “të vësh duart në kokë”, dhe pa marrë ende frymë, iu vërsulën policisë me bomba “Molotov”, zjarr, hunj, drurë, gurë, flamurë e veturë. Kishin dhe pistoleta, thika me helm, granata apo armë të tjera të ngrohta e të ftohta, për të neutralizuar apo asgjësua, pas policisë, të gjithë zinxhirin e mbrojtjes së kryeministrisë, në mënyrë që zyrtarët e saj, duke filluar nga kryeministri e të gjithë me radhë, t’i zëvendësonin dhunshëm me njerëzit e tyre, të cilët i kishin mbledhur arë më arë për t’i nxjerrë në dritë e mbledhur në Tiranë zhardhokët “kokëpalarë”. Por nuk ia arritën dot, ndonëse nga tul-ushqim të komunitetit socialist u shndërruan në gur-armë të komunitetit primitiv. Kur kthyen majat nga thembrat, rrugës disa kërcenj të tharë patatesh nga erërat e janarit iu mblodhën rreth e rrotull një kërcelli të gjatë që mbante pak njomësi dhe i thanë, që pas 7 ditësh t’i mbledhim prapë zhardhokët për të demonstruar në Tiranë; këtë herë së bashku me “lulet” e patates. Dhe ashtu u bë. Por njerëzit, të mëdhenj e të vegjël, të cilët e dinë se në dimër nuk ka lule patateje dhe që cikli biologjik i kësaj bime nuk është një javë, por një vit, boshatisën rrugët e qytetit, shkollat, kopshtet, çerdhet, njësitë tregtare dhe u mblodhën “një grusht” në shtëpitë e tyre, në pritje të largimit të zhardhokëve nga bulevardi në arën me baltë...”
Por kjo është një përrallë që s’mund t’ua tregosh as fëmijëve dhe as fqinjëve. Madje, ajo është një ëndërr e keqe, si ajo që kishte parë dikush për Dionisin e Sirakuzës sikur e kishte mbytur atë, të cilit kur i ra në vesh, urdhëroi t’ia sillnin përpara e i tha: “Në qoftë se nuk do të kishe menduar ditën të më vrisje, as natën nuk do ta kishe ëndërruar këtë gjë”. Megjithatë, kjo ngjarje është dhe një eksperiencë nga e cila duhen nxjerrë mësime; në radhë të parë, nga ata që i referohen “filozofisë së patates”, sepse “…patatja siç e ha, ashtu dhe të han”. Besoj se ju kujtohet kjo batutë e mjeshtrit të humorit Fadil Hasa gjatë interpretimit të një skeçi së bashku me artisten e mirënjohur, Aishe Stari. Kreu i Partisë Socialiste, që e bazoi organizimin e ngjarjeve të 21 dhe 28 janarit tek “filozofia e patates”, me pasojat që ato prodhuan për imazhin e vendit, dëmin ekonomik, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, përforcimin e opinionit të ndërkombëtarëve se Edvin Rama nuk është vetëm një “çilimi” por dhe një “i çmendur” i politikës shqiptare, më duket se “e hëngri patatja” ose e thënë në një variant tjetër të përdorimit figurative të kësaj shprehjeje: ai “ma hëngri pataten” e karrierës politike. Tani për të u bë i vështirë edhe posti i një kryetari bashkie, jo më i një kryeministri. Faktikisht, ai s’ka ç’humbet më shumë, parë në aspektin e vënies së interesit personal mbi atë të të gjithë shoqërisë. Po kështu, parë në këtë këndvështrim, as përfaqësuesit e tjerë të Opozitës së Bashkuar, Ngjela, Zogaj, Gjinushi, Milo, Ndoka etj., nuk kanë ç’të humbasin më shumë, pasi janë të gjithë “në pension politik”; jashtë Parlamentit. Aleanca e tyre është si “aleanca e të paaftëve”, për të cilën fliste z. Ylli Popa në shkrimin e tij, “Në kërkim të kohës së humbur”, botuar në fund të viteve ‘80 në gazetën “Zëri i popullit”. Ndaj, janë të gjithë duke i fryrë zjarrit. Por, spanjollët thonë: “Kur zjarri dhe uji janë në luftë, është zjarri ai që humb”. Gjithashtu, një mësim jo i vogël vjen edhe nga qëndrimi i socialistëve të ndershëm që po rreshtohen në krah të “ujit”, siç ishte ai i socialistëve shkodranë që iu bashkëngjitën, këto ditë, LSI-së. Pas ngjarjeve të 21 dhe 28 janarit, nuk bëhet më fjalë për distancimin me grupe, por në mënyrë masive, nga Edvin Rama dhe politika e tij perverse. Nëse perifrazojmë një përgjigje të Makiavelit ndaj dikujt që e shau se “i mësoi princat si të bëhen tiranë të popujve”, do të thoshim se ai “njëkohësisht mësoi edhe popujt se si të ruhen nga tiranët”…

Ata që më dhunë duan pushtin, nga dhuna do dënohen



(Reagimi: shih anën tjetër të artikullit të Rexhep Qosjes)

Nga Bekim Rexhepi

Opozita viktimizon qytetarët e vet; dhe vazhdon t’i viktimizoj me protesta dhe me dhunë agresive ndaj shtetit. Nëse përvojat historiken kanë dëshmuar diçka kanë dëshmuar edhe këtë se opozitave të dhunshme me armë, pothuajse gjithmonë u paravijnë dënimet, si dhunë e merituar. Në Kosovë, gjithmonë para se të këmbëngulnim me armë për vete shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin më shumë nga fjalët e xhuxhëve dhe të mashtruesve shqiptar. Është i gjatë ky trillë, shumë i gjatë, mashtrimi i xhuxhëve me fjalë të trillta, në jetën e shqiptarëve: i gjatë sa i gjatë është shpjegimi për Kosovën shqiptare; madje e gjatë sa janë të gjata edhe pushtimet e pushtuesve në historinë e Kosovës.
Të gjata janë fjalët trillet politike të xhuxhëve dhe të mashtrueseve të shqiptarëve edhe në disa shtete të tjera evropiane. Viteve të fundit është shtuar shumë sasia e xhuxhomanisë dhe njëkohësisht e mashtrueseve të shqiptarëve, duke mos përjashtuar edhe gojën e disa akademikëve dhe servilëve shqiptarë, e pastaj edhe me dhunuesit e shtetit dhe të aventuristëve shqiptarë që flasin dhe bëjnë ne emër të tij. Kujtojeni dhunën masive të aventuristëve, e dhunuesve me armë nga socialistët me 1997!
Dhunimi i shtetit i denjë për tragjeditë e Kamboxhës. Kujtojeni skenat e zymta të këtyre dhunuesve me armë, e brutalitet prej mafiozësh ndaj policisë së shtetit, Skënder Gjinushi, në një deklaratë tha: “se paku duhet ta bëjmë Shqipërinë si Tunizi”! Kujtojini vrasjet e përgatitura në deklaratën e Edvin Ramës kur tha: “se pushteti qe kalon mbi viktima nuk jeton më”! Kjo ishte thënë para dhe shumë para se të ndodhnin demonstratat e dhunshme në Shqipëri. Madje, e tha edhe këtë se: “Populli do ta tejkalojë opozitën”, kjo ta përkujton konceptin maniakëve politik që më shumë se atdheun e duan një pushtet të tyre, paçkase ai pushtet mund të mos i shërbej atdheut apo kombit. Në demonstrata të opozitës u hedh flamuri kombëtar, sikur të ishte ai flamur serb apo grek!. Dhuna e padenjët për dhunë e puç shtetëror u provua! Pse, opozita “shqiptare” i thërret për dhunë të pamëshirshëm qytetarët e vet ndaj shtetit të tyre? Pse, opozita “shqiptare” i braktisi demonstrantet e vet, të manipuluar dhe paturpshëm i hedhë në sulm me shtetin dhe institucionet e tij, shih me 21 janarit? Cilat janë arsyet e këtyre demonstratave të dhunshme dhe të gjithë komplotit opozitar nga Partia Socialiste dhe të disa ofsaidistëve të saj? Është Maniakëria! Pakultura! Disfatizmi! Amoralizmi! – do të thonë disa.
Nuk do të shpjegohen demonstrantët e dhunshëm socialistë prej opozitës me nocione të tilla, aktuale, edhe pse aventura fatal e tyre me këtë dhunë është e pashembullt. Shkak i dhunës shtetërore me vandalizëm të opozitës “shqiptar”, është edukata shtetrrënuese si me 1997, por shkak të problemeve qe nuk janë vetëm dhe vetëm të Shqipërisë. Shkak i dhunës shtetërore me vandalizëm të opozitës “shqiptar”, është koncept i provuar i puçit, i anarkisë, e në të vërtetë është koncepti i fantazmave në fantazmat e Don Kishotit, plotësisht i pamundshëm në demokraci, që përcakton denjësisht sjelljen manipulative të Partisë Socialiste dhe të Edvinit Ramës, apo ofsajdëve të tij që po synojnë vetëm shkatërrim.
Dhe, ky koncept i maniakut, në të vërtetë i pashpjegueshëm dhe i pa krahasueshëm nuk mund të kuptohet lehtësisht nga Evropa e lirë, nga liderët e emancipuar të saj! Skënder Gjinushi e donte Tunizinë në Shqipëri, e ëndërronte gjendjen atje dhe e uronte të ndodhë kjo gjendje këtu!.. Jam çuditur se si një xhuxhë bënë nemite për shtetin dhe popullin e tij. Posaçërisht ndaj Spartak Ngjelës që pas rënies se tre viktimave, kërkoi të ndodhin edhe më shumë të tjera duke përforcuar synimin e Ramës, se pushteti duhet të shkelë mbi viktima të shumta për të mos qeverisur më.
Të gjithë liderët e opozitës e dinin se dhuna me dhunë do të përballet , ndaj i lan të vetëm demonstrantët e shitur për pak para, sepse pas kapjes nga policia e shtetit ne ta u gjetën monedha të Euros, valutë kjo jo përditshme ne tregun e vendit, ishin paguar nga bosi i krimit në Shqipëri, qe ka emrin vetëm Edvin Kristaq Rama. Pushteti në demokraci merret me vota dhe jo me vandalizëm, nëse e duan demokracinë siç krekosen, të presin radhën, nëse vota i u epet nga qytetaret shqiptar, atëherë të qeverisin. Por qeveria aktuale është krijuar në mënyrë demokratike në Shqipëri, duke ndërtuar koalicion e domosdoshëm politik. Partia Socialiste ishte e gatshme të hynte me PD-në, në një koalicion, por u pamundësua kur kjo e fundit PD-ja e refuzoi, pasi mund ta krijonte qeverinë edhe me LSI-në, dhe e bëri. Ndërsa PS-ja u bë neveritëse ndaj gjithë çka-je, u bë vandaliste përfundimisht.
Banditët në vijën e sulmit të grusht shtetit, iu sulën institucionit të mbrojtur të Kryeministrisë, në të vërtetë të kryeministrit, të Sali Berishës, hodhën gurë mbi ndërtesën e shtetit, vunë zjarr në oborrin e saj, disa të tjerë bandit, donin të futeshin edhe me armë për të ekzekutuar kryeministrin e shtetit, disa po provonin nga turma të hidhnin granata, pikërisht në dritaren e zyrës së kryeministrit të vendit. Fatbardhësisht nuk ndodhi kobzia e Edi Ramës, megjithëse u provua! U pa se si banditët po qëllonin pamëshirshëm policët e shtetit të Republikës së Shqipërisë, që po mbronin institucionin më legjitim të shtetit, ndërtesën e kryeministrisë së vendit që po sulmohej nga banda të pamëshirshme, e sidomos e nga banda e shquar e Shkodrës! Në një demonstratë, ku mbahen armët në mesin e turmës nuk ka më vend për demonstratë paqësore, në një demonstratë ku ka bandit dhe të blerë nuk mund të pretendohet për paqe sepse blerja dhe banda janë manipulim i rrezikshëm për turmën!
A duhej të qëlloheshin forcat e rendit nga ata qytetarë të Shqipërisë qe në këtë rast ishin në demonstrata, kinse për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike se ç’është kjo e sotmja, e udhëhequr nga Sali Berisha dhe koalicioni i integrimit? Politikanë, diplomatë, shtetarë, intelektualë të vendeve demokratike u thonë: Jo. Dhunë në demonstrata, jo njerëz të armatosur, nuk duhet të ketë dhunë, as vandalizëm, paqartësitë dhe problemet të korrigjohen në parlament dhe jo në rrugë, të mos shkelen mënyrat, metodat e demokracisë. Kryeministri i Shqipërisë dhe partneri i tij i integrimit Ilir Meta, ju tërhoqën vërejtjen që të mos provojnë politikë violente kundrejt shtetit sepse shteti nuk është lakuriq ndaj askujt!
Dhe, u thonë kështu jo vetëm për shkak të distancës, racionale që ka politika, por qe të mbajnë kujdes se shteti dhe populli nuk mund të jenë pronë e tekave personale, dhe se ky është shkaku i një koncepti qe mbase duhet të mësohet edhe opozita në integrimet e domosdoshme të qytetërimit evropian. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u tërhoqi vërejtjen ashtu siç bëhet kudo ne vendet demokratike se nuk mund të tolerohen aksionet e dhunshme nga askush dhe prej askujt në drejtim të shtetit.
Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, gjithashtu u tërhoqi vërejtje se duhet të “Ruhen institucionet dhe rendi kushtetues i cili është jetike për demokracinë”! Meqenëse ruajtja e institucionit dhe rendit kushtetues të shtetit u sulmua ashpër nga demonstrantet dhe bandat brenda tyre dhe nuk e kursyen për asnjë çast dhunën, nga brutaliteti që nuk mund të quhet ndryshe veçse përmbysje e institucionet, dhe përfundimisht për të ndryshuar rendin kushtetues e demokratik, për ta bërë vërtetë atë një Shqipëri-Tunizi.
Nëse u kërcënohen në këtë mënyrë shtetit nuk mund të thuhet, siç po provohet të thuhet nga disa akademik të padenjë dhe përfundimisht të majtë, se shteti duhet të bëhet lavire dhe ti hipet kur të dojë kundërshtari i tij, përmes bandave, ashtu siç u pan para godinës së kryeministrisë së vendit. A nuk mund të bëheshin këto demonstrata në një vend tjetër, po veçse në oborrin e kryeministrisë së vendit! Të bëhesh mbrojtës dhe të pozicionohesh ne anën e banditëve në emër të akademikut, kjo është e pafalshme, o Rexhep Qosja!
Me titull prej akademiku! Ti o akademik Rexhep Qosja! Ti qe po pretendon prej kohesh të korrigjosh demokracinë në Shqipëri, pa pasur mandat, pa ta besuar këtë mandat dikush, mos pretendo në emër të këti titulli të korrigjosh ashtu siç pretendoje dikur me kritikën letrare në letërsinë shqipe në Kosovë, ku linçoje po kështu, siç po pretendon edhe tani në politikë të linçosh pushtetin, sa herë që në pushtet vije PD-ja. As një akademiku nuk mund ti lejohet kjo, qe po bën ti tani ne emër të akademikut, vërtetë më vije keq për ty, por ty s’të vije keq për vetën tënde!, se si po bije përfundimisht me koncepte te majta dhe mashtruese. Koncepti shtetëror që ti po pretendon prej kohesh me një politikë-letrare, nuk e shprehin kuptimin qartësues të pushteteve demokratike dhe antidemokratike në Shqipëri. Ti antidemokracinë na e bën si demokraci sepse i vetëdijshëm mbështetë revolucionet e dhunshme me banda dhe me kriminel. Nuk e the askund demokracinë e antidemokracisë tënde. Nuk ke parë ti dhunën ndaj policisë së shtetit, të institucioneve, të qytetarëve pa dallim gjinie. Ti nuk ke parë dhe nuk ke shpjeguar asnjë rast të dhunës që ushtruan demonstrantët, ashtu siç i ke parë policët apo siç ke identifikuar fjalët dhe armët e pushtetit. Ti nuk ke parë se si dy kalimtare e pësuan për një fjalë goje (që brohoritën Sali Berisha – B.R), goditen pamëshirshëm me rrebeshe grushtash, çadrash e mjete të tjera nga protestuesit që po marshonin egërsisht kryeministrin e vendit, sulja e këtyre demonstrantëve për ty akademiku ynë i majtë, nuk ta prishi terezinë, por ta prishi prizmi yt, jo tashmë i pashfaqur, e sa herë të dhemb keq e majta ty, ti nuk e korrigjon të majtën siç e do të djathtën ta korrigjosh vazhdimisht me fanatizëm sepse nuk je i vërtetë as në shpjegime e as në koncepte për shtetin. Ti, Shqipërinë, e edhe Kosovën e do me të majtë - përfundimisht. Ti hesht me Ramën, sepse ke vendosur po kështu të heshtësh edhe me Thaçin, njësoj.
Demokracia moderne nuk e lakuriqëson, nuk e zbeh, nuk e zhvesh shtetin. Në demokracinë moderne shteti nuk mund të bije prej dhunës, sikur të ishte shtet prej letre, sidomos prej një grusht banditësh të paguara nga opozita. Shteti nuk mund të ndahet në dysh, se pse opozita na dalldiset, se pse nuk e ka pushtetin, sepse sipas ligjërimit që bënë akademiku ynë Qosja, shteti e pushteti duhet të bije sa herë na dalldiset e opozita, e veçmas ajo e majta. Domethënë: shteti është i popullit të majtë, e jo i të djathtëve, i të djathtëve s’mund të jetë sepse akademiku nuk është i majtë. Prandaj në demokracitë moderne të Rexhep Qosjës, shteti duhet të përkujdeset, të frikësohet, të mos reagoj sepse mund të na shqetësohet apo dalldiset opozita dhe gjithsesi na bëhet nami!
Pra, kjo demokraci pretenduese e Qosjes, assesi nuk duhet ti shqetësoj bandat socialistet, por duhet tu japin leje atyre, sa herë bandave dhe socialistëve u teket të godasin policët shtetin, të marrin godinën e kryeministrisë, kryeministrin e vendit ta marrin peng, dhe ndofta ta varin në mes të qytetit, pastaj ta hedhin flamurin kombëtar si leckë e kryeministrit. Ti godasin të djathtët pamëshirshëm sa herë që të përmendet Sali Berisha, sepse po përmendet bomba atomike për Shqipërinë...
Në demokracitë moderne, o Rexhep Qosja, asnjë akademik nuk del si ti të mbroj dhunën, bandat, të mbështesë të pamoralet si Edvin Kristaq Rama, që zhvesh vetveten lakuriq, po edhe gruan e tij në plazhe. Nuk mund të mbështesni ashtu siç po e mbështesni papra o Rexhep Qosja, një parti qe nuk e njeh demokracinë e shumicës, por qe e do me çdo kusht pushtetin e pakicës mbi atë të shumicës. Kjo është demokracia jote pretenduese.
Në demokracinë moderne sa kupton ti akademiku ynë, ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues nuk janë jetike për demokracinë shqiptare. Sepse në ligjërimin tendë “Institucionet demokratike mund të jenë të ndryshme: institucione demokratike të tipit skandinav, institucione demokratike të tipit francez, institucione demokratike të tipit gjerman, institucione demokratike të tipit anglez, institucione demokratike të tipit amerikan”, ndërsa veç tipit shqiptar s’mund të jenë institucionet tona, ndofta sipas kësaj teori tënde akademik Qosja edhe ne shqiptaret duhet të bëhemi krejt, skandinav, francez, gjerman, anglez, amerikan, e veç shqiptar nuk bënë, sepse kështu kuptohet demokracia moderne e akademike. E të tjera.
Por,për të vazhduar se me këto institucione demokratike, kurrë nuk mund të jenë institucionet që të udhëhiqen nga Sali Berisha, sepse ai nuk është i majtë dhe se partia e tij nuk është Parti Socialiste.
Nuk mund të asgjësohen pamjet brutale të bandave, të demontrantëve socialistë, mbi institucione, ndërsa për të sqaruar se edhe policia është një institucion në vete i shtetit, zoti Qosja. Mos fsheh faktet që u panë në sy të botës sepse më këtë i vetëdijshëm do të përziesh çorbën e Ramës.
Institucionet demokratike të Shqipërisë e provuan serish skenarin e përsëritur të socialistëve me dhunë, tentativat për rrëmbim të pushtetit me banda me 21 janar 2011.
E vërteta e gënjeshtrës doli, vetëm pas asaj qe e pamë se, ata që u çuan në demonstratë dhe që na e thanë se: “ne nuk duam të ndërrojmë pushtetin me dhunë; dhe ne nuk duam të marrim pushtetin me dhunë: ne kërkojmë vetëm zgjedhje të parakohshme”, ranë turpshëm, ranë si abdesi i prishur i imamit.
Nuk mund të dilet ne zgjedhje të reja kur ti teket Ramës, se populli nuk është vetëm i tij, zgjedhje kanë kohen e tyre, ato do të zhvillohen të lira, kurdoherë sepse Shqipëria është demokratike. Pse, zoti Qosja, nuk tu qel goja për zgjedhjet në Kosovë, sepse aty ishte Hashim Thaçi, edhe pse u vodhën zgjedhjet edhe pse u përsëritën ato, ti e mbylle, e mbylle sepse të duhej e majta edhe në Kosovë, të duhet Hashim Thaçi ty. Demokracia moderne, për ty është demokracia sociale përfundimisht socialiste. Në asnjë vend të botës nuk mund të lejohen shembuj të sjelljes së tillë siç e pamë në Shqipëri, ku opozita vandalizon gjithçka dhe nga kjo do serish të mos quhet dhe të mos jetë fajtore madje për asgjë, e kjo mund të jetë vetëm në demokracinë moderne të Qosjës.

29 Janar 2011

2011/01/31

Librat që kanë tronditur botën...

Te nderuar lexues!

Krahas fotos se ballinave te librave ketu , ju jap dhe vendndodhjen dhe linkun nga ku lehte mund te zbriten, dhe falas, andaj link eshte:  http://www.slideshare.net/madopol/4-kater-libra-shqip-t-flori-bruqi-shkrimtar-dhe-publicist te cilin e ndaj me te gjithe miqet e juaj..

Ato lexohen me nje te klikuar me maus ne librin e deshiruar po e zbritet tere materialin.


Me respekt,
Flori Bruqi

KOKA E ZEUSIT

Nga Izet Shehu

Kur krasitnim ullinj në pronat e arvanitasit Manol. Në piskun e vapes zhvisheshim dhe laheshim në det. Përtej hapësirës ujore ishte Kreta. Ishte mesi i verës. Frynte një erë e ngrohtë dhe e thatë.

Kur frynte era e jugut, pluhuri ngrihej nëpër rrugë dhe i qorronte udhëtarët. Së largu dukej një ishull i vogël, i bleruar. Dukej si një ullishte e mbjellë mbi det. Bregu ishte shkëmbor dhe askund nuk gjeje një kokërrizë rëre, veç pluhurit që përhapte nëpër rrugë era e jugut. Ishte zagushi. Gurët në breg, të larë nga valët e kripura dhe të përvëluara nga dielli, nxirrnin avull. Ajri dridhej. Një dyzinë me pulëbardha flatëruan mbi kokat tona, duke lëshuar britma të çjerra. Lepuj të egër kërcenin mbi shkëmbinj. Deti i thellë me deshë dallgësh llokoçitej. Hymë për t’u larë. I pari hyri Bardhi e pas tij unë. Qark s’kishte frymë njeriu. Nja pesëdhjet metra tej, një varkë e vjetër përkundej mbi dallgët dhe përplasej mbi shkëmbinjtë në breg.
- Mos u fut thellë, - më tha Bardhi. – A se sheh që deti është i trazuar?
- Jo, - i thashë.


Hodha sytë përqark. Deshët e dallgëve rrokeshin kokë më kokë. Një shkretëtirë gurësh avullonin në breg. Duke ecur me këmbët në ujë, një gjë e rrumbullakët, e gurtë më bëri që të më shkasë këmba e djathtë. U zhyta dhe e kapa me të dyja duart sendin e gurtë. S’ishte gurë, po një kokë e prerë statuje. E nxorra në breg. E vura mbi një shkëmb të rrafshtë e të veshur me myshk të gjelbër. Mbi shkëmbin e gjelbër koka dukej e çuditshme, si të qe e prerë nga koka e një pirati, se, të gjitha ato mite, përralla e legjenda që kisha dëgjuar e lexuar ma përqasnin këtë breg më bëma të hershme e të sotme të mbushura me historira të tilla.
- E kujt është kjo kokë e prerë statuje? – më pyrti Bardhi.
- Ku ta di unë i gjori? Pyesim afendikonë, Manolin.
- Se mos ai di gjë?
- Mbase di..


- Petrit, ty të kërcasin dhëmbët mos ke ftohtë?
- Jo, Bardhi. S’di pse më përshkoi trupi një rrymë frike.
Bardhi mori xhaketën e tij verore dhe ma hodhi mbi shpatullat e mbushura me mornica. Ashtu, me kurrizin e mbështetur mbas një shkëmbi, ndenja një copë herë.
- S’di si më erdhi, - i thashë shokut tim. - As vetë nuk e kuptova se si më erdhi.
- Si u qetësua deti, një kokë e zezë breshke, si koka e një pirate, u duk tej nja tridhjetë metra mbi ujë. Më s’u futëm në ujë. Kaluam përmes ullishtes dhe dolëm në rrugën e ngushtë me kalldrëm që zbret tatëpjetë te porti. Aty morëm në të mëngjër një rrugicë tjetër dhe dolëm në lagjen e vogël të çifutëve.

Në fund të saj ishte rrapi degëgjërë dhe çezma me dy luanë mermeri. Hapëm portën e hekurit dhe u futëm në oborr. Zonja Dhimitrullë me gotën me verë të bardhë në dorën e majtë dhe me cigaren e ndezur në gojë na përshëndeti. Zezakja Marie na priti me buzën në gaz dhe krahët hapur si një nënë e dashur. Fundja, dhe ajo ishte emigrante ekonomike si ne.
- Hë moj Nano , - i thirra dhe e përqafova. Më pëlqente Nano, - se, jo për ngjyrën, por për shtatin e lartë e të plotë i ngjante Nanosë së Balzakut. Veç me një ndryshim: ajo ishte një zezake e prushtë dhe me karakter të fortë.
- Sot, zonja Dhimitrullë, ka qënë në formë, - na tha:
- Ku e kupton ti, moj Mari?
- Edhe qeni e kupton zonjën dhe jo shërbëtorja që i lan e i shpëlan gjer të brendshmet. Sot, zonja, duket e shkriftuar. Kushedi ku ka pirë ujë burimi të kulluar. Kaq tha dhe na tregoi me dorë tavolinën për të ngrënë. Zonja na ndoqi me sy. Ne bëmë sikur s’ishim të interesuar për të dhe për orekset dhe mosorekset e saj.

* * *

Ndërsa ne po hanim, Maria lante makinën fringo ngjyrëargjendi të Dhimitrullës. Ndërkohë, erdhi afendikoi, Manoli. Maria hapi portën e hekurit të lyer me bojë të bardhë. Ai bëri sikur s’e vuri re zonjën, u fut brenda në shtëpi, u la e u ndërrua dhe, duke kaluar përmes agrumeve të kopshtit, u qas tek ne. Mbasi na pyeti se si e kishim kaluar ditën, çfarë kishim bërë e të tjera si këto, na tha se të nesërmen, që binte e diel, do të qëndronte pak në kishë (nëse dëshironim ne) tha do të bëjmë një vizitë në një kala të lashtë. Ne, pa hezitim, e pritëm me qejf propozimin e tij. Manoli u largua nga ne, eci përmes kopështit drejt shtëpisë. Tek shkallët e gurta u takua me zezaken, diç bisedoi me të dhe me nxitim hyri brenda. Maria, duke u lëkundur si një varkë, erdhi tek ne.
- Prit furtunën tani, - na tha.
- Pse? – pyeti Bardhi.


- Kur ajo pi, s’di se çfarë bën, por fryn e shfryn, sikur ia ka fajin njeri pse është e dhënë së tepërmi pas alkkolit, duhanit e …
Nëse Maria na fliste, një zhurmë e pazakontë shpërtheu në katin e dyte. Një gotë e qelqtë fluturoi mbi limonat dhe u bë copë e thërrime mbi një bandierë në anë të kopështit.
- Shyqyr që s’na u thye mbi kokat tona, - tha Maria.
- Di gjë ti, Marie, pse bën kështu zonja? – i thashë.
- Një zot e di pse është katandisur kaq keq kohët e fundit. Zonja ulurinte, shante. Manoli mundohej ta qetësonte. Po ku ndalonte ajo.
- Ti s’je burrë. Ti je një mumje. A s’e ke kuptuar që unë jam një grua. Një grua me plot kuptimin e fjalës. Nuk më duhet as pasuria, as sjellja jote e mirë. Më dohet burri që te ti s’e kam gjetur kurrë.


- Gjeje burrin, atëherë! – thirri me sa kishte në kokë afendikoi. – Gjeje dhe mos ma kthe shtëpinë në bordello!
- Si, si? Përsërite dhe një herë?
- Nuk të duroj më? – thirri ai. – Ti je marrosur. Kur të të kalojë kjo gjëndje trollisjeje, do të më japësh të drejtë.
Maria e tromaksur na u qas.
- A s’u thashë se do të pëlcasë furtuna? – Ne luftojmë për bukën e gojës, kur zonja, si e ka siguruar thelën e majme, pi, fryn, shfryn dhe lakmon bishtin e zi mbi thelë. Kërkon bishtin e zi.


Ne, si dëgjuam Marien, u futëm në shtëpizën tonë në anë të kopshtit. Fjalët e zezakes na u llokoçitën në mendje. Sidomos “kërkon bishtin“,“bishtin e zi“.
- Mos e ka fjalën për bishtin e Raulit, - tha zëshuar Bardhi.
Unë mora kokën e mermertë ndër duar dhe dola nga shtëpia. Maria u ul pranë shatërvanit.
- Shiko se çfarë kemi gjetur sot në det! – i thashë. Ajo e pa, e mori me dy duart e fuqishme tërë tul “kokën“ dhe tha:
- Kjo është koka e Zeusit.
- Çfarë është Zeusi, Marie? Pak, fare pak kam dëgjuar për të në letërsinë antike greke.
- Aha! – tha Maria. – Zeusi, në mitet e lashta greke,ishte kryeperëndia. Se, në Olimp, jetonin dymbëdhjetë perëndi, sipas miteve të tyre. Nuk flas për këto grekërit e sotëm, por për grekërit e vjetër. Këta, një zot e di se çfarë janë. Këta kanë përbuzje për njeriun. Janë racistë. Në këtë shtëpi njeri është Manoli. Si tha këto fjalë, i hodhi sytë rrotull në e dëgjoi kush dhe vazhdoi:


- Po të mos ishte Manoli, do të largohesha gjetkë.
- Po ku, moj Marie?
- Prapa diellit. Më është neveritur kjo shtëpi. Në mënyrë të veçantë Zonja Dhimitrullë, kjo pelë e pangopur seksua... dhe e kafshoi buzën. Nga buzët e trasha tërë tul buloi një pikë gjaku.
* * *

Nuk shkuam për të vizituar kalanë e lashtë. Zonja gjithë natën, duke gdhirë e diela, kishte qënë me temperaturë dhe, sipas Maries, kishte folur përçart fjalë të pakuptimta. Në mëngjes i ra temperatura.
- Jam mirë, - më tha.
- Thuaj tim shoqi s’e nuk është e nevojshme për të më çuar për vizitë tek mjeku. Ndjehem më mirë. Kur i vura tabakanë përpara për të ngrënë mëngjes, ma refuzoi.
- Sillmë një gotë me verë të bardhë, - më tha.
Ashtu bëra. Piu gotën me verë, ndezi një cigare dhe doli në dritare.


- Je mirë sot , Zonjë. Shyqyr Zotit, je mirë! Ajo psherëtiu thellë dhe heshti. Pas pak, hyri në dhomë Manoli. Unë u largova me marifet. Diç bisedonin qetë e pa zënka me njëri – tjetrin. Dy ditë nuk doli nga dhoma. Ditën e tretë më kërkoi për të ngrënë.
- Si ka qënë Dhimitrulla sot? – më pyeti Manoli.
- U përpoq të ngrihet, por kishte pak dhimbje koke, ndaj iu desh të shtrihej prapë.
Ditën e katërt e panë Zonjën në oboorr, duke u mbajtur te krahu tulor i zezakes. Shëtiti nëpër kopsht, u mori erë jaseminëve të lulëzuar dhe u ulën së bashku me Marien mbi bodrumin e shatërvanit.

Unë dhe Bardhi i shkuam pranë, e përshëndetëm, po ajo s’na e vari. Ishte e dobësuar. Në mbrëmje e pamë në dritaren e dhomës së saj me gotën në dorë dhe cigaren e ndezur. La gotën në mbi parvaz, i ra një numri në celular dhe foli me dikë. Maria na solli për të ngrënë.
- U shërua, - tha – Shyqyr Zotit u shërua!
Të nesërmen u ngritëm herët për në punë. Do të pastronim ferrat nën kurorat e ullinjve. Nën dritaren e hapur të Zonjës pamë përsëri ato shkallë të drunjta. Mendja na shkoi te zezaku Raul, burri i Maries.
* * *
Në fund të gushtit do të ktheheshim në dheun tonë. U ngritëm pas mesnate. Përqark dritat po shuheshin pak nga pak. Vetëm disa kishin mbetur ende të ndezura. Shtëpitë dhe njerëzit ishin kredhur në gjumë. Ajo, Zonja, rrinte e mbështetur te parvazi i dritares. Ne, pa zhurmë, kaluam përmes kopshtit dhe ecëm në trotuarin e shtëpisë. Nga pakujdesia, mend u përplasëm me shkallën e drunjtë nën dritare. Gruaja lëshoi një psherëtimë të lehtë dhe lëvizi. Pastaj murmuriti disa fjalë të fshehta. Ne ndenjëm si të ngrirë pranë shkallëve. Ajo zgjati kokën dhe thirri: Raul, Raul!
Ne përsëri heshtëm.
Dhimitrulla lëshoi një klithmë. Qeni leshtor lehi. Zezakja ndezi të gjitha dritat e shtëpisë.


- Hajdutët, hajdutët, Marie!
Maria iu soll përqark shtëpisë. Pa shkallët.
- S’ka hajdutë, moj Zonjë! Janë djemtë. Po nisen me pushime në vendin e tyre.
Ne, s’i kuaj të vjedhur, dolëm nga oborri dhe u nisëm për te stacioni i autobuzëve. Rrugës u ndeshëm me zezakun Raul. Ai bëri sikur nuk na pa.
- Po vete për ta shtypur kali i zi afrikan, - tha Bardhi. – Ç’dreq raciste është ajo, kur bën seks me Raulin?
- Ajo ështe bushtër e ndyrë, - ia ktheva unë. – Ajo ka përbuzje për ne, sepse jemi i njëjti gjak me afendikoin. Siç duket, ajo është mëkuar me ndjenjën e përçmimit vetëm për racën tonë. Në stacionin e autobuzave pritëm gati një gjysmë ore. Aty takuam dhe të tjerë emigrantë nga anët tona. Disa prej tyre i njihnim. Sidoqoftë, në mes tyre e ndjenim veten më të ngrohtë. Ishin bashkëatdhetarët tanë. – Ishin gjaku ynë.

* * *
Në Kakavijë nuk patëm probleme. Një plak thatim me sytë si të skiles na bëri një kontroll të përciptë të çantave. Koka e prerë e Zeusit rrinte e strukur në mes të plaçkave tona. Ca kostume, bluze e këpucë të mbledhura pranë kishës. Me siguri, ishin hedhurina prej të vdekurve. Për ne ishin të vlefshme, pasi ishim të varfër sa më s’ka. Kur mbërritëm në qytezën tonë, frynte një erë e lehtë. Një re e vogël, si një shtëllungë tymi, u duk në qiell nga ana e jugut. Ajo filloi të gufohej e të zmadhohej shpejt. Shtëllunga të tjera si dele të zeza vraponin pas saj. Kjo erë e ngrohtë i shtynte retë si bariu dhentë.

Pas pak, qielli u mbush krejt dhe filluan të binin pikat e para të vakta të shiut. Në të njëjtën kohë, shpërthyen mbi qytet bubullimat e para. Ne, të ngarkuar si kuaj, ecnim nëpër sokakun e kalldrëmtë, për të mbërritur në shtëpitë tona.
- Prit pak, o shi, - fliste duke zgjatur hapin Bardhi, - prit sa të mbërrijmë ne shtëpitë tona, pastaj bëj ç’të duash. Shndërroje qiellin në lumë, po deshe.
- Mes bubullimave u nisëm e mes tyre u kthyem – i thashë Bardhit. Edhe qielli qan për ne. U ndamë me Bardhin. Shtëpitë i kishim pranë e pranë. Trokita tri herë në derën e vjetër. Doli babai. Me sy të përlotur u takuam. Ashtu ndenjëm një copë herë.
- Jam plakur, - mërmëriti ai, - jam tharë si bari.
- Po nëna si është?
- Ah, nëna ka dy muaj që ka zënë shtratin.
- A e ke vizituar te mjeku?


- E ç’mjek djalli ka mbetur këtu! Spitali ka mbetur si hani i Selmanit. S’ka shtretër, s’ka batanije, s’ka asgjë. I grabitën të tëra orenditë. Vetëm një ndihmës mjek plak ka mbetur, po edhe ai s’para dëgjon nga veshët.
- Mirë, baba, - i thashë. – do ta gjejmë një mjek në qytetin fqinj dhe do ta sjellim me një taksi.
Kështu bëra. Fola me një mjek kardiolog. I dhashë ca dhrahmi, të cilat mi kërkoi si pa të keq. Nejse. Kardiologu ma vizitoi nënën dhe më dha një recetë për të marr ilaçet.
- Kur ti marrim ilaçet? – ndërhyri babai. – Farmacia e qytezës sonë është bërë mejhane.
- E rregullojmë, - tha mjeku.
Po me atë taksinë ngjyrë limoni që e solla mjekun nga qyteti e ktheva prapë. Ai kishte ilaçet në shtëpi. Bënte be e rrufe se me shumë mundime e me çmime të kripura i kishte siguruar me anën e një mikut të tij mjek, që kishte shkuar emigrant në Itali. Kuptohet me çmim “të kripur” i kishte siguruar ai, me çmim të “superkripur”ia bleva unë. Ky qenka kapitalizmi shqiptar! Kjo qenka makutëria shqiptare! Rëndësi pati që unë ia gjeta ilaçet nënës dhe pas nja dy javëve ajo u ngrit nga shtrati.

* * *
Kaloi një javë, pastaj dy, pastaj tri. Nuk ngopesha duke vështruar babanë, nënën dhe motrën time. Nuk ngopesha duke i parë e duke i prekur edhe gurët e sokakut, që më dukeshin aq të dashur si të ishin të gjallë. Gjatë atyre ditëve folëm për shtëpinë, për familjen, për fqinjët, për të vdekurit dhe për Shqipërinë. S’kishim më se ç’të thoshnim. Një ditë, kur u përtëri, nëna mori në dorë kokën e prerë të Zeusit.
- Po kjo kokë e prerë e kujt është? – më pyeti mua. – Më duket si koka e dervish Hançes, atij çalokut që endej këtyre anëve e shpjegonte kuptimin e ëndërrave.
- Ç’thua, moj grua! – nderhyri babai. – Kjo kokë e prerë vjen nga Greqia. E ku ka dervishë në Greqi?! Atje ka vetëm priftërinj, sepse është popull i krishterë.
- Po ç’e deshe, mor bir, që e solle?
- Kjo kokë e prerë nuk është as myslimane, as e krishterë, por është koka e Zeusit, e kryeperëndisë së Olimpit, - ia shpjegova unë.
- Pse je lodhur me këtë kokë? Më mirë të më sillje një palë këpucë me qafa nga ato të kishës, - tha me të qeshur babai.


- Si të duash, baba! Unë e solla. Ti, po të duash, vërvite.
- Vërvite! - ndërhyri nëna. – Ç’e duam atë kokë të prerë greku!
Këtë bisedë familjare e mbyllëm me kaq. Ç’do ditë bridhja rrugicave dhe shtigjeve të qytezës së fëmijërisë sime. Në sheshin e vogël në formë zemre, në qëndër të qytetit, më kishte rrahur për herë të pare gjoksi nga dashuria. Vajza që desha aq shumë qe shfaqur brenda një reje te praruar të muzgut: ajo mbante në dorë një zambak te bardhë dhe unë një tulipan të ndezur. Ç’aromë dehëse që përhapej në ajër! Ishte një mbrëmje e kaltër pranverore. Vajzat e qytetit, gati për t’u martuar, të veshura me rroba të bardha, të gjelbra, të portokallta shëtisnin me hap të fluturt e me gjokse të fryra, me flokë lëshuar supeve e me llërë të shpërveshura. Në këtë shesh, ja, mu këtu unë ndjeva për herë të parë se si më rrahu zogu i dashurisë në kraharor. Dhe atëherë isha i ri, fare i ri, isha gjashtëmbëdhjetë vjeç. E përshkova sheshin me nxitim, syulur, që të mos më takonte ndonjë që e njihja.


Bardhin e takoja gati çdo ditë. Në mbrëmje ecnim nëpër rrugicat e qytezës sonë të ndriçuara nga hëna e plotë, si fitimtarë, duke folur me pasion për hallet tona, për familjet, për fatin e atdheut ku na kishte rënë koka. Pranë sheshit të qytetit tonë, atij sheshit të vogël në formë zemre, një ish- shef i tregtisë kishte ngritur një lokal të bukur. Në mbrëmje aty mblidheshin të rinj e të reja dhe pinin ndonjë pije freskuese apo alkoolike. Aty shkonim edhe ne, unë dhe Bardhi. E, pikërisht në atë lokal të ndërtuar me shije, në një tavolinë ishin ulur tre burra. Njëri, me sa kuptuam nga të folurit, ishte grek, tjetri anglez dhe i treti shqiptar. Greku, me kokën e shogët, fliste më shpesh. Anglezi flokëargjendtë tundëte kokën. Shqiptari me flokët e bardhë si bora, rrudhte ballin dhe shkrepëtinte sytë. Ishin arkeologë. Siç duket, bënin studime në krahinën tonë me një histori mijëravjeçare. Pas pak, një djalë rreth të dymbëdhjetave, me një kokë të prerë mermeri në dorë, hyri në lokal dhe iu drejtua tre burrave, që diskutonin në tavolinën përballë nesh.


- Merreni! – u tha djali.
- Ku e gjete? – e pyeti arkeologu shqiptar.
- Pranë një ferre në periferi të qytetit, - shpjegoi djali.
- Tek po kullosja dhentë , njëra prej tyre, caporja, po e lëpinte. Pastaj iu afruan të tjerat dhe bënë si ajo. Greku s’u përmbajt, por me entuziazëm thirri sikur bëri një zbulim të madh:


- Koka e Zeusit... Koka e Zeusit...
Të tre e panë me kujdes kokën e prerë prej mermeri dhe qenë të një mendimi: djali u kishte sjellë kokën e Zeusit.
- Këtu, tha greku duke i përtypur me nxitim fjalët, - ka qënë vendbanim helen. Ja fakti: Koka e Zeusit.
Koka e prerë e Zeusit, - shtoi me nënqeshje arkeologu shqiptar.
Greku i dha pesë mijë dhrahmi djalit. Djali shprehu pakënaqësi. Greku përsëri i dha dhe pesë mijë të tjera. Djali iku fluturimthi.
Unë iu afrova arkeologëve. E rroka kokën e prerë me të dyja duart.
- Kjo kokë nuk u gjend këtu. Jo – u thashë me ton të prerë. – këtë kokë e kam sjellë unë. Jam emigrant më Greqi. E gjeta në ujrat e detit, pranë Kretës dhe e solla këtu para tri javësh. Babai im e paska hedhur në ferrë!
Mirë paska bërë!

Prof. SAMI REPISHTI:DEMOKRACIA E PLAGOSUN RANDE NE SHQIPERI

Ridgefield,CT.USA- Zhvillimet e fundit ne arenen politike te shtetit shqiptar jane shqetesuese per te gjithe ata qe deshirojne te shohin nji Shqiperi demokratike me orientim Europian, sepse kaosi qe e mbeshtjell sot vendin rrezikon vete ekzistencen e Shqiperise.

Skandali i “kasetes video Meta-Prifti asht vetem nji sinjal ogurzi.

Leximi i shtypit shqiptar nga ky vend i larget, me solli ne mend fjalet e nji mergimtari ne Europen e vitit 1925, te ndjerin Imzot Fan .Noli i cili shkruente:”Cili do te jete perfundimi po te vazhdoje ky regjim tradhetaresh, kusaresh, kriminelesh, tiranesh e bashipozukesh? Nje katastrofe tragjike si ajo e 1914-es, te cilen munt te refuzojne t’ a shohin vetem ata patriote qe jane verbuar krejt, ata qe u lodhen nga lufta dhe i hodhen armet, dhe shtrihen ne gjume, duke pritur shpetimin nga Fati…”

(Liria Kombetare, Gjeneve,16 gusht).

Sot. 86 vjet ma vone,, zera te arsyeshem qortojne: “Riktheni demokracine ne Kuvend “(Presidenti B.Topi),(pushoni) “…keto lloj çorbash demagogjike, paradokse e genjeshtra politike“(ish Presidenti R.Mejdani)’”…qe neser te mos çfaqet ne forme te dhuneshme e tragjike “(bashkevuejtesi - aktivist F.Lubonja)

Ndersa i ndjeri Faik Konitza do te shtonte: Si ashte e mundun qe Shqiperia kaloi kaq shpejt nga tragjedia ne operete? Te dy keto para-ardhes frikesoheshin nga tragjedia, ashtu siç frikesohem edhe une sot. Asht nji ironi e fatit qe fjala “tragjedi” ndjek ngjarjet ne vendin tone. Duket sikur jetojme pa nji vullnet tonin, si nji instrument ne duart e fatit qe shpesh here ashte i verbet.

Qe nga dita e ramjes se turpshme te komunizmit ne Shqiperi dhe deri sot kane kalue plot njizete vjet, nji periudhe kohe e njohun si “tranzicion”, faze kalimtare qe ndane diktaturen e kuqe nga “demokracia” qe shpresohej ne vendin tone. Njizete vjet me rradhe kemi deshmue shkallezimin e nji procesi qe dale nga dale, por ne menyre te pashmangun solli qeveri mbas qeverie ne gare njena ma tjetren cila damton ma shume mireqenien e popullit ne vend dhe imazhin e tij ne boten e qytetnueme. Duket se klasa politike shqiptare nuk ka synime qe ngrejne nalt kete mireqenie dhe kete imazh, dhe se ashte e vendosun qe synimi i tyne kryesor te jete marrja e pushtetit me zgjedhje te pandershme, dhe mbajtja e tij me mjete te pandershme.Kjo ashte pershtypja e ime, e kolegeve te mi, dhe e miqve amerikane te Shqiperise.

Nuk vuej nga tundimi me parapa te ardhmen, por jam edukue me preferue poziten e thjeshte te shkollarit te paangazhuem ma shume se qendrimin e dyshimte te nji politikani partizan te verbuem nga ideologjia, pushteti ose te mirat landore. Por nuk mund te mohoj pervojen qe meson se e kaluemja asht nji harte qe tregon rrugen e se ardhmes. Nji logjike e ketill me detyron te perfundoj se e kaluemja e vendit tim, e shtetit dhe e shoqenise shqiptare viktime e ketij shteti, nuk premtojne shume.

Shkurt, kam frike!

Grupet politike, pozita dhe opozita, hypin e zdrypin nga pushteti pa qene te afte me gjete nji rol per veten e tyne, aq ma pak nji zgjidhje per problemet kombetare. Nji ”katrahure” e ketill politike nuk ushqen nji shoqeni shqiptare as me dituni as me shpresen se dite ma te mira na presin ne te ardhmen. Masat e hutueme manipulohen nga propaganda e organizueme, megjithse shqiptaret ma shume se kushdo tjeter njohin efektet e propagandes genjeshtare, plaget e se ciles ende nuk jane sherue,.

”Fjalet kane rrjedhime“ thone amerikanet. Ne Shqiperi jemi ma te hapet:”Gjuha thyen rrashten!”.

Nji ndjenje deshprimi, dobesie e pamundesie sikur ka paralizue shoqnine shqiptare sot. Natyrisht, asht e lehte te japesh keshilla nga “kulla e fildishte”. Megjithate, nuk evitohet bindja se rruga e ndjekun keto njizete vitet e fundit ka perfundue ne qorr-sokakun e sotem pa shprese dalje. Qe nga viti 1991, skena politike shqiptare ka qene nji vazhdim aktesh e ngjarjesh qe per natyren e tyne jane dallue si tragjike , groteske dhe absurde.

Greva e urise e ish te perndjekurve ne Shkoder e Tirane me 1993 u mbyt nga druri i policise; rezultati i referendumit te 1995 pruni ngritjen e autoritarizmit qeveritar; zgjedhjet e vitit 1996 nuk ishin as te lira as te te drejta; “piramidat“ qe shterren kursimet e popullit fukara u perkrahen nga qeveria; kryengritja leniniste e vitit 1997 vrau ma shume se 2000 shqiptare dhe tregoi skena hakmarrje te pabesueshme; qeverite qe ndoqen u treguen jo efektive dhe sektariste e provinciale, si dhe krijuen pershtypjen e institucionalizmit te korrupsionit ne qarqet e nalta qeveritare; obstruksionizmi i jetes parlamentare u ba kultura politike e Shqiperise dhe vazhdon edhe sot; votuesi shqiptar bojkoton zgjedhjet qe nuk perfaqsojne vullnetin e tij, e keshtu me rradhe…

Sot dialogu politik ne Shqiperi kufizohet vetem ne shtypin e vendit, sepse ne Kuvend ka vetem monologe te pafund, te pakripe, dhe pa dinjitet. Gjuha vulgare ka avancue ne gjuhe rrugaçerie. Askush nuk ndigjon, flasin vetem ata qe shajne. Eksperimenti parlamentar ka deshtue ne nji menyre mjerane, dhe vendi yne ashte ekspozue aq keq sa jemi ba “gazi i botes”. Arsimi, avenuja qe premton pergatitjen e breznive te reja te edukueme asht degjenerue ne tregeti notash, diplomash dhe profesoresh te vorfenuem. Te rijt largohen nga vendi te pashprese, dhe te larguemit nuk kthehen sepse e dine qe nuk perfillen.

Ekonomia ece me hap te matun vetem ne saje te kapitalit privat te grumulluem, ne shumicen e madhe, me menyra te pandershme. Evadimi i taksava ashte pjese e kultures jo-qytetare qe e ushqen. Bankat, institucionet tjera financiare e investuese jane ne duerte e te huejve dhe kane nji objektiv: te perfitojne sa ma shume nga mungesa e elementit vendor. Shoqenia shqiptare i asht nenshtrue nji indoktrinimi materialist qe ushqen kapitali i eger, i pakontrolluem, dhe i pashpirt. Vorfenia e gjithmarshme nxite krimin, prostitucionin drogen dhe alkoholizmin, si dhe te ligat qe ata sjellin ne vendin tone. Dhe si kunorzim i ketij kaosi politik dhe shoqnor njizete vjeçar, plot krime e padrejtesi, nuk gjindet asnji “fajtor” Krimi lulezon lirisht sepse nuk ka drejtesi, dhe drejtesia nuk ekziston sepse ashte ba pjese e politikes se dites. Viktima ashte harrue. Nderkaq, gjunjezohemi pa turp para botes se jashtme me kerkesen per anetarsim ne Bashkimin Europian…Cilen Europe? Ate te mbas vitit 1945 qe ka institucionalizue viktimen - e jo fituesin!- si manifestimi i nji qytetnimi te ri europian, tue e gdhene ate literalisht ne monumentin e kujteses se perjeteshme?

Krenaria e jone si qytetare te lire nuk vjen nga pasunia e grumullueme me çdo mjet; aq ma pak krenaria jone kombetare; por nga vlerat kulturore qe na pajisin si individe dhe si shoqni shqiptare, dhe nga arritjet tona ne ndertimin e nji shoqnie civile shqiptare qe mbron me kujdes te drejtat qe i perkasin, natyrale dhe civile, si dhe nga gatishmenia e shoqnise me i mbrojte ata. Si komb shqiptaret jane te njohun per guximin e tyne luftarak; duhet te punojme te kultivojme edhe guximin civil, aftesine e gatishmenine me mbrojte deri ne sakrifice te drejtat e mohueme nga autoritarizmi qeveritar. Per individet, ashtu si per kombet, nderi qendron ma nalt se jeta….megjithese asgja nuk vlen ma shume se nji jete njerezore e lire dhe me dinjitet.

Me shprehje biblike ngrihen sot akuza kunder klases politike shqiptare: Ju urreni çdo njeri dhe çdo akt ndertues, ju sfidoni paturpsisht drejtesine dhe luftoni cdonjenin qe guxon me fole haptazi te verteten. Ju keni shtype te vorfenin dhe i keni grabite atij buken e gojes te fitueme me djersen e ballit. Ju persekutoni te drejtin, ju merrni rushfet nendore e mbi dore, dhe nuk lejoni qe ankesat e te shtypunve e te shfrytezuemve te dalin para gjyqit, aq ma pak te ndeshkohen fajtoret.

Krimi i pandeshkuem ngjalle pakenaqesite masive dhe perban brumin e revoltes se justifikueme. Perballe nji mundesie te ketille asht detyra e te gjitheve, e mbare shoqnise shqiptare me eliminue kushtet qe nxisin popullin deri ne deshprim dhe perfundojne ne akte shkaterruese.

Sot, atmosfera politike ne Shqiperi asht e elektrizueme me nji potencial shperthimi. Sot, asnjeni nga ne nuk duhet te shikoje besnikerine ndaj partise, ose klanit sundues, si nji pengese per veprim: Duhet shpetue vendi nga aventurat politike e partizane; duhen çlirue shqiptaret nga frika e qeverise dhe frika e urise. Duhet çlirue shqiptari nga mentaliteti komunist i nenshtrimit. Sot, populi shqiptar ashte viktime e shtypjes dhe manipulimit. Por, mos harroni, Ai nuk asht i pafuqishem!

Ky rreth i hekurt qe mundon shqiptaret duhet thye njihere e pergjithmone. Le te ngrihet Rinia shqiptare e edukueme me frymen e demokracise Euro-Atlantike. Asht e ardhmja e tyne qe rrezikohet nga breznite qe humben rastin historik me u ngrite, dhe treguen paaftesine e tyne me udheheqe. Kjo ashte nji detyre historike per te rinjte, e nji mase preventive me shpetue vendin nga nji katsastrofe qe e kercenon- e qe kercenon sidomos te rijte sot, dhe femijte e tyne neser.


18 janar 2011

‘Takimi i gjeneralit Fatmir Limaj- Kryeministrit Albin Kurti?’- Heshtje totale nga dy kampet politike… Çfarë po ‘zihet’?

Ditën e sotme  më datën 5.4.2025. qarkulluan lajme në media se kryetari i Nisma-s, gjnerali i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës , dhe Kr...