2011-03-13

Dr. Mustafa Akkad : TREGIM PER NENEN





Nëna ime jo gjithmonë e ka thënë të vërtetën... më ka gënjyer tetë herë në momentet e rëndësishme të jetës!
Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalë i vetëm në një familje tejet të varfër... aq të varfër saqë nuk kishim ushqimin e mjaftueshëm.
 Në raste të rralla ndodhte që të kishim pak oriz në shtëpi... Nëna përgatiste shujtën e thjeshtë dhe gjithmonë pjesën e saj të pjatës e hudhte në pjatën time duke thënë: "Ha biri im, unë nuk jam e uritur"...
 KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E PARË.

Kur u rrita pak, nëna ime pasi përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi që gjendej afër shtëpisë, duke shpresuar se do të zinte ndonjë peshk, që unë të kisha ushqim të shëndetshëm dhe të zhvillohesha sikur fëmijët tjerë. Me një rast, falënderoj Allahun, arriti t'i zë dy peshqi. Nxitoi në shtëpi dhe i përgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parë se unë me shije e
ngrëna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj në pjatën time duke thënë: "Biri im, ja edhe këtë peshk timin, sepse ti e di që unë nuk e dua peshkun"...
KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E DYTË.

Koha kalonte dhe erdhi momenti që unë të hyja në shkollë. Meqë nuk kishim pasuri që unë të shkollohem, nëna hyri si shitëse te një tregtar i pasur. Një natë të ftohtë dhe me shi, nëna u vonua më tepër në punë. I brengosur dola nga shtëpia ta kërkoja. E vërejta duke ardhur me një torbë të rëndë të rrobave në dorë. E thirra: "Nënë, eja në shtëpi, është vonë dhe ftohtë." Ajo buzëqeshi dhe tha: "Biri im, unë nuk jam e lodhur"...
 KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E TRETË.

Erdhi koha e provimeve të shkollës. Edhe pse ishte vapë e madhe, ajo dëshiroi të vinte me mua në shkollë. Dielli përcëllonte tokën, ndërsa sipërfaqja e rërës avullonte nga nxehtësia. Hyra në shkollë, ndërsa ajo mbeti duke pritur në oborrin e shkollës. Kur përfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo më priti me përqafim amënor, mbushur me dashuri dhe mëshirë. Në dorë mbante një lëng të ftohtë që e kishte blerë për mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokën dhe vërejta atë, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotën duke thënë: "Nënë, pi edhe ti pak", ndërsa ajo tha: "Biri im, vetëm ti pije, unë nuk kam etje"...
KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E KATËRT.

Pas vdekjes së babait tim, nëna jetoi një jetë të vështirë si e vejë. Mbi supet e saj mbajti tërë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtëpisë, thjeshtë duhej të kujdesej për çdo gjë. Jeta ishte vështirësuar, dhe shumë shpesh ishim të uritur. Pranë shtëpisë sonë jetonte xhaxhai im, njeri i mirë, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfër. Fqinjët kur panë që gjendja jonë ishte e
papërballueshme, këshilluan nënën, e cila ishte ende e re, të martohej për dikë që do ta ndihmonte. Mirëpo, nëna ime refuzoi këtë këshillë duke thënë: "Unë nuk kam nevojë për dashuri"...
KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E PESTË.

Pasi përfundova fakultetin, hyra në një punë me pagë të mirë në një firmë dhe vendosa ta marr përsipër kujdesin e shtëpisë. Meqë shëndeti i nënës ishte dobësuar, nuk mund të punonte si shitëse rrobash, filloi të shesë perime në treg. Kur nuk mundi më tej të punonte, unë ndava pjesën nga paga ime dhe ia dhashë asaj, ndërsa ajo i refuzoi duke thënë: "Biri im, ruaji të hollat, unë kam mjaft për vete"... KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E GJASHTË.

Vazhdova shkollimin e mëtejmë dhe shumë shpejtë u bëra magjistër. Paga ime u rrit edhe më shumë. Firma gjermane më ofroi një punë të mirë në Gjermani. U gëzova pa masë dhe fillova të ëndërroja për jetën e re të lumtur. E ftova nënën të vinte të jetojë me mua, por ajo refuzoi duke më thënë: "Biri im, unë nuk jam mësuar me jetë luksoze"...
KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E SHTATË.

Koha kalonte, nëna ishte plakur dhe shumë shpejtë u sëmur nga karcinomi malinj. Në ato momente në mes meje dhe nënës sime të dashur ishin shumë shtete. I nevojitej përkujdesja e dikujt. I lashë të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në shtrat. Kur më pa, u mundua të buzëqesh.
Zemra m'u copëtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte më ajo nëna që e kam njohur... Lotët më shkonin rrëke nëpër fytyrën time, por edhe tani ajo u mundua të më ngushëllojë duke thënë: "Biri im, mos qaj, unë nuk kam
dhembje!"...
 KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E TETË.

Pasi që tha këto fjalë, mbylli sytë dhe më nuk i hapi kurrë.
Secili që kënaqet me begatinë e prindërve të gjallë, u këshilloj:
Ruani këtë begati para se të pikëlloheni për humbjen e saj.
Secilit që ka humbur nënën e tij të dashur, e këshilloj:
Gjithmonë kujto se sa ka sakrifikuar ajo për ty.
Lute Allahun që ta falë dhe ta mëshirojë.

Përktheu dhe përshtati: 

Dr.Ali Iljazi

Dhimitër Xhuvani :PORTI I LOTËVE



Tregime
Edhe ata që nuk qanin, kapërdinin lotët. Atyre që ulërinin, nuk i dëgjohej më zëri. As dallgët e detit nuk dëgjoheshin. Dhe motori i anijes së fundit nuk u dëgjua. Dhimbja kishte shurdhuar çdo gjë.
 Sikur njeriu të mos kishte sy! Sa mirë do të qe! Asnjë në atë qytet të lashtë, as të vdekurt brez pas brezi, s’kishin parë një ngarkesë të tillë njerëzore. Dhe direku i anijes ishte mbushur me njerëz! Anija dikej sikur po mbytej. Emri i saj “Jeronim De Rada” i shkruar me shkronja të bardha, ishte zhutyr nën ujë. Sigurisht, ata që kishin hipur nuk e kishin menduar mbytjen.

Anija dhogë e zezë arkivoli, kurse deti i gjerë e i pafund, varr i madh. Asgjë nuk dëgjohej. Dhembja e madhe kishte shurdhuar gjithçka. Po barba Koçua, kapiteni i anijes, pse nuk i ra sirenës si çdo mëngjes kur nisej për peshkim? Pse pra nuk i ra sirenës sot? Nuk e shikonte ai se shkronjat e bardha po mbyteshin? Një krismë pushke çau ajrin. Një breshëri automatiku elektrizoi zemrat. Sheshi i molit u patsrua me luftë. Dhe njerëzit u ndanë përgjysmë: ca në det me “De Radën” e ca në tokë, te kulla e Mujo Ulqinakut. E nuk u besonin syve derisa anija u tret. U tret apo u fik? Shpëtoi apo u mbyt?

Deti s’është si varreza ku mbahet një minutë zi. Në të sundon heshtja e gjatë. Hesht me orë të tëra fare i qetë, i zbrazët, i braktisur. Bosh, fare bosh. Po pulëbardhat ç’u bënë? Apo u trembën nga vështrimet e syve bosh të njerëzve këtej gardhit? Një krismë çau ajrin. Nuk ishte krismë pushke, ishte një piskamë e gëzuar nëne, e cila shikoi e para atje tej, në kufi të qiellit e të detit një njollë të zezë.

- Atje, atje! Unë e pashë. Ma panë sytë. Sytë e panë! – filloi të thërriste ajo. Mijëra e mijëra sy mbërthyen detin. Zbrazëtira iku nga sytë e tyre. Në det lëkundej lehtë një dhogë e zezë. Sesi lëkundëj! Dhoga u bë djep. Dhe djepit iu bë një direk. Djepi zmadhohej si në përrallën e detit. U bë i madh sa një qivur, pastaj sa një magje e madhe. Pastaj… u bë anije.

- De Rada, po vjen De Rada e barba Koços!
Anija po vinte përballë e pas pak filloi të dukej gjithçka. Dhe shkronjat e bardha nisën të duken. Buzët e njerëzve lëviznin si buzët e fëmijëve të çerdheve që sapo kani nisiur të mësojnë shkronjat e para të ndara në rrokje. Je-ro-nim-De-Ra-da! Anija se si hyri në mol. Dëgjohej vetëm zhurma e motorit. Goditjet nuk ishin ritmike. Dhe tymi se si ishte, se si dilte, sikjur po jepte shpirt. Mos vallë anija nuk kishte më fuqi btë bënte dhe ato njëzet a tridhjetë metrat e fundit? Mos vallë Jeronim De Rada plak erdhi deri aty vetëm i shtyrë nga forca e mallit për brengën e tij? Motori bëri dhe dy-tre rrahjet të çrregullta, si një zemër e plakur, e sëmurë. Shtëllunga e fundit e tymit doli e bardhë, si re, si frymë shpirti.
 Dallgëza e fundit e ujit, e shtyrë nga anija, sa puqi tokën u shua. O Zot! Në qoftë se ka Zot! Gardhi u shthur se edhe ushtarët e policat bij nënash janë. të gjithë u sulën, sepse secilit i kishte ikur gjysma e vetes detit, përtej ëndrrës, brenda dhimbjes. Të gjithë u futën në det si të ishte dita e Shën Mërisë së Gushtit, ndonëse ishte mars, përsendia e luiftës. Dhe të gjithë shtangën sa mbërritën në anije. O Zot! Në qoftë se ka Zot! Ç’të shohin? Asnjë frymë njeriu. Asgjë e gjallë. Kuverta heshtte si të ishte një copë shkretëtirë. Timoni ishte i lidhur for me litarin në kursin e portit të lashtë të Durrësit. Dhe sasia e karburantit ishte llogaritur që anija bosh të jepte shpirt aty
buzë bregut, pranë vargjeve:
Arbëria që prapa detit na kujton,
se ne të huaj jemi në këtë dhé.
O, sa vjet kaluan e zemra s’e harron,
se për turkun (e për disa) mbetëm pa mëmëdhe.

Per"Shqip.dk" Luigj Shkodrani

Buken tone te perditshme falna sot - (MIGJENI)



Tregime
Here verente t’amen se si lutet para kater – pese fugereve, here shikonte neper dritoret ne muzgun e mbramjes. Errsina bahej gjithnje ma e shpeshte, e Lili verente se si drute dhe sendet e tjera marrin trajta te frigshme.
Vuri re edhe perjashta t’amen tue u lute nen kandilin e Zojes – i dukej neper qelqe te dritores – dhe argetohej: qe, tamam si kino, po shof kino, sa bukur, aaa! Flaka e kandilit nisi te dridhej dhe Lili nuk shifte ma kino ne qelqe te dritores. Syt i shkuen ne fund t’oborrit: qe, dikush po ec, i gjate, me floke te mdhaja, me shkop ne dore, shikon ne dritore, hajn! Dhe shpejt Lili i friguem dhe nga ftyra e vet ne qelqe u largue nga dritorja dhe iu avit s’ames.
- Nane, dikush asht jasht! …Hajnat, - peshperiti frigshem.
Nana nuk bezante.

Lili e shikonte si lutej neper gjuj, tue levize buzet afer shuplakave te ngjituna.
- Nana e eme nuk asht e fryte si fuçi, si nana e Lecit, mos me mujte me ec, me iu
qeshe gjithkush – mendonte Lili tue shikue t’amen nga profili. Por pse i lot ashtu buzet? Si me thithe sheqerin me buze...sheqerin e hallvaxhis, te kuq, asi si blevi sot Mrika dy per nje çerek lekut.

- Uf, nane, hajt ma, a po çohe, me më dhane me hanger…
E ama permendi ma me za Zot e Zoje, bani kryq dhe u çue.
Shkoi ne dhome te zjarrmit, tue thye gishtat e duerve e tue mendue, mori e shkundi shporten e bukes nga e cila rane disa koje bajate, i mblodhi me kujdes dhe i qiti ne kusi me uje te vluem. Mandej u çue me marre shishen e vojit, por u kujtue se e kish zbraze ne kandil te fugureve.

- Uf, nane, hajt ma nane, - kerkonte Lili me ngrane.
E ama qendroi ne mes t’odes e hutueme, nuk dinte kah t’ia mbaje, thyente gishtat e duerve, krismat e te cilave aq dhimbsunisht tingllojne dhe mendoi diçka.
- Rri ti te zjarrmi, - i that e birit dhe shkoi ne dhome tjeter. Iu avit si hije fugereve, me ftyre te zbeme edhe te frigsueme, pa i shikue fare, i fryni kandilit dhe e fiku. E mori vojin, e derdhi ne kusi dhe nisi ta perzije, nsa buzet makinalisht pershperitshin:
- Qe, moj nane, he, tash po han, - mendimet i kish ngjeti, diku t’arratisuna.

- Merre pak uje dhe fike njat dru, mos te digjet kot, sonte nuk asht ftofte.
Grueja u çue, derdhi mbi dru te ndezun uje, i cili bani tym dhe potere, qe rreshpethtas ushtonte ne heshtjen vorreze te dhomes se zjarrmit.
- Cka te tha zotni Filipi? – pyeti frigshem te shoqin, i cili rrinte zymtas ne sy te ngulun mbi hu te fikun.
- Asgja. Cka me më thane…S’ia qet hesapi me më marre. Mundet me e krye me nje njeri at pak pune qe ka.
- Po a kqyre te zotni Lorja?

- Allahile, praj. Mos me pyet. Gjithkund njesoj. Njeni thote s’me duhesh, tjetri s’kam nevoje, i treti nuk po jam tue nxjerre as per vete buken e gojes. Kur ai me gjith ate dugaj…Allahile, mos me pyet, - tha n’idhnim dhe mori mashen ne dore.
- Mire, mire, more Kolë, mos u idhno. Por…Cka kena me ba?
Ai me mashe ne dore shkarravitte nepeper hi te votres dhe nuk i pergjigjej. E ajo matej t’i thoshte mos shkrueje neper hi te votres se nuk vijne, thone se bahen borxhe. Mendja i shkoi te borxhi qe i kane furrtarit, i cili pardje u ka ndalue buken me tefter. i tha Lilit:
- Thueji nanes te çojne paret, po desht me i dhane buke.
- Moj nane! Nuk m’i ke dhane paret…S’ka buke, ka thane, - britte Lili qe nga dera e oborrit.
- Mire, moj nane, s’ka gja. Tash ka me prue baba.

Por baba nuk pruni as buk as gja tjeter, as mbrame as sonte. Rrin prane votres dhe mendon e nje zymtim ia ka ba ftyren si te smundit. Mendon. Eh, sikur te gjitha keto mendime te baheshin pare! Deshte te pyesi per Lilin a ka pas me ngrane gja, por nuk guxoi. Kish frige te mos ndegjoje ate qe s’ka deshire me e dite. Nse s’ka pase çka me ngrane Lili, ma mire mos me e dijte e me genjye veten se ka hanger. Vjedhtas shikonte te shoqen, ne drite te bishtukut i dukej shume e zbete, me sut e thelluem e te nxime perreth. E dinte se c’domethane.

Drita e bishtukut nisi te dridhej, dhe dridheshin te gjitha sendet dhe hijet e vorfna bashke me dy kensa qe dridheshin nga friga e jetes se neserme. Pa buke. Te dridhunit e flakes se bishtukut sikur ua ngatrroi mendimet te dyve. Te dy pernjehere u çuen te shkojne me fjete.
- M’u hiq, pash zotin. Larguhu, - i thoshte e shoqja te shoqit n’errsinen e dhomes, rate, nen fugeret ku kandili nuk ishte ndeze.
- Cudi, pse zoti Filipi me te hjeke nga puna; ty po, e ate dy jo; pse jo njenin nga ata – n’errsin i fliste te shoqit me guxim.
- Ku e di une...E dij se c’mendon ti! Kujton se me ka xane ne ndoj pune te keqe, prandaj me ka qite nga pune.
- Po kot pse po te qet? ...

- A te thashe, moj e marre, se nuk ka pune per tre vete! Ti nuk merr vesh!
- Mire, mire. Mos bertit, se po ma çon djalin.
Heshten. Silleshin e shpervileshin here njeni, here tjetra deri ne nate vone.

Kumbonet lekundeshin, leshojshin tinguj te cilet zvarriseshin neper rrugat e qytetit, lemojshin pullazet e shtepive, futeshin neper vrima, dritore e dyer dhe ftojshin: mos e harroni shtepine e Zotit.

Kola, nga skaji i trotuarit , shikonte ceremonine fetare ne parakalim. Kujtohet se para pesembdhete vjete dhe ai, njashtu si ato femi, barte fugure, qira dhe kendonte kange kishe. Era e kemit(tamjanit) qe i mbrrini te vrimat e hundes i kujtoi ma intimisht feminin shkollore. Si neper reliev shkonte me mendim neper kujtime; nderlikoheshin ftyra shenjtesh, priftnash, mesuesash, shkoesh nder skuta t’errta, tue u lute, dikush me pervujtni e dikush tue shame kujdestarin, qe s’e la me ikun. Eh, sikur te mbetshe ne kuvend, te mos dilshe jashte, - mendonte Kola tue e kujtue gjendjen e vet tashme me hidhnim. Po ai, ai atje, çka don me qiri ne dore? – e gati sa s’bertiti. Tush Prendi, hajni me dorca te bardha, me qiri ne dore... Kuj ia ka ndeze? Zotit a dreqit! Besa, dreqit. Kur ke e ia merr at goxha qiri, e zvesh dhe ia then per shpine tue e rrahe... Ama, dhe keta priftent, shoke te mire kane!

Parakalimi i procesioni ende nuk mbaroi. Kola u merzit tue shikue, por nuk lonte vendit, se kerkonte dike me sy. Ma se fundi erdh dhe turma e mbrame. Kola u fut ne te. I kish thane zoti Filipi: duku neser. Dhe tash Kola, mbasi zoti Filipi asht me nje zotni tjeter, i del here pare, here per anash, here sjell kryet nga zoti Filipi, por ky si shifet ka biseda me randsi dhe nuk e shef. Kola vjedhtas prigjon biseden:
- A te bie nder mend, Filip, para pesembdhete- njezet vjet si ishin keta procesione?
- Eeeh! Atehere...

- Te kendonte zemra n’at mori popull, lavdi Zotit.
- Ndryshe atehere, zotni Zef, ndryshe asht sot...
- Po due me thane se djelmnia e soçme nuk merr pjese me gjithe zemer...Eeeh! na atehera...
- Epo fajin deri diku e kemi na; por ma teper e kane fajin do shkolla te reja qe na i kane çile tash...

- Tamam e ke. E kam nipin qe, me keni i emi, buk s’i nap me hanger, - sa hape gojen, blasfemon. Ruejna, zot, asht! Po çka t’i bajsh shkollave te reja? ...
- Po çudi asht puna e ketyne bolshevikve si njerez t’egjer ishin...
- Leni, allahile, - dhe sillej zoti Zefi me pa mos t’i prigjoje kush.
E Kola, qe gjithnje prigjonte, ne mjerimin e tij u qesh dhe tha ne vete:
- Te mos kesh frige mos kujto se po te padish kush se je bolshevik...

Kur pa se me zoti Filipin s’po piqet sot, i hyri nje idhnim. Mire e ndjeu se si i vloi diçka ne gjoks dhe shpejt si kokerr iu ngjit ne fyt. Aty u mbytte. E kujton shtepine, dhe kokrra ne fyt e mbyt. Te bertasin ne ket turme ndjenjash te serhollueme, te bertasin me te tane mushkni – dhe te shkyhet s’ka gja, te bertasin:
- Buuuke! Buuuke per Lilin!
- Hee… do buke? Kur te t’apin buke, ke per te kerkue tlyn, mandej mish e
mbasandej ke per te kerkue shtepi me diell… heee – jo! S’duhet mesue bota njashtu. Jo! S’ka buke!

- Buke! Aman! Vdiq Lili!
- Jo, mos kujto se ka me vdeke. S’ka vdeke te na kush per buke. Per pashke ka me u gjet dikush, ndoj shpirtmadh, me i dhane ndoj lek.
Por Kola nuk bertet. Jo me fjale, por as me te dukunt te jashtem nuk don ta tregoje mjerimin e vet. Mundohet te buzeqeshi kur pershndet ndoj te njoftun.
- Si je, Kole? Si po shkon?

- O mire. Si je, ti Nike? – dhe buzeqeshja e perdhunt ia hap buzet.
Por kur shkon ne shtepi, aty ma nuk mund te lozi rolin e njeriut te kenaqun me jete. Buzqeshjen e vet e var ne dorzen e deres s’oborrit, para se te mbrenda. Duert i mban drejt shtatit qe grueja, e cila sigurisht e shikon neper dritore, mos te genjehet me shpres, tue mendue se ka prue ndoj gja. Por ma shpesh pret t’erret dhe atehere shkon ne shtepi… Barem, atehere Lili asht ne gjum dhe s’ka me e pyete a i ka prue gja.

Per"Shqip.dk" Luigj Shkodrani

Pesë skenarë të mundshëm për shuarjen e botës ..




Pesë skenarë të mundshëm për shuarjen e botës ..Stuhi diellore, asteroidë apo një supervullkan? Ndonëse nuk do të ketë shumë rëndësi për ata që do të shohin vdekjen e planetit dhe civilizimit tonë, revista “Science Magazine” publikoi pesë skenaret më të mundshëm të fundit të botës.
Stuhi diellore, asteroidë apo një supervullkan? Ndonëse nuk do të ketë shumë rëndësi për ata që do të shohin vdekjen e planetit dhe civilizimit tonë, revista “Science Magazine” publikoi pesë skenaret më të mundshëm të fundit të botës.
Meteorë ose asteroidë
 – Hera e parë që një meteor goditi Tokën ndodhi në vitin 1908. Një formacion shkëmbor, me përmasat e një godine dhjetëkatëshe, shpërtheu mbi Siberi. Forca e shpërthimit rrëzoi 80 milionë pemë dhe shkaktoi dëme të mëdha në zonë. Sipas shkencëtarëve rusë, një asteroid i quajtur “Apophius”, dimensionet e të cilit janë sa dy fusha futbolli marrë bashkë, mund të godasë tokën në 16 prilll 2036. Përmasat e tij mund të jenë të mjaftueshme për të shkatërruar jetën në planet.
Stuhitë diellore
– Njollat e Diellit dhe stuhitë diellore duhet të arrijmë maksimumin e tyre në vitin 2013. Sipas NASA-s, në epokën moderne, këto çregullime në fuksionimin e Diellit janë në gjendje të shkatërrojnë jetën e deri 130 milion personave. Sipas shkencëtarëve, në vitin e parë të një stuhie të vërtetë diellore, dëmet mund të jenë deri në 2 000 miliardë dollarë në të gjithë planetin tonë, ndërsa kanceri do të shndërrohej nga një sëmundje e zakonshme, në një epidemi të vërtetë.
Spostimi i poleve
– Sipas një teorie që nuk besohet nga shumë ekspertë, një profeci e qytetërimit Maja ka parashikuar se në vitin 2012 do të ndodhin spostime magnetike të poleve të Tokës, duke shkaktuar dëme që mund të sjellin fundin e njerëzimit. Një mendje e ndritur, ajo e Albert Einstein, ka parashikuar mundësinë e ndryshimit të Polit të Veriut me atë të Jugut, në fushën magnetike. Një studim i Universitetit të Princetonit arriti në përfundimin se rreth 800 milion vjet më parë, Poli i Veriut mund të ndodhej në mesin e Oqeanit Atlantik.
Shpërthimi i një supervullkani
– Shkencëratët i janë frkësuar prej kohësh mundësisë së një shpërthimit të një supervullkani në parkun e Jelloustonit, në Uajoming, SHBA. Një tjetër supervullkan mund të ndodhet shumë pranë nesh, në Itali. Ai ndodhet në gjendje të fshehur në malësitë e Italisë Qëndrore dhe nëse do të shpërthejë, do të jetë një forcë disa qindra herë më të fortë se shpërthimi i Vezuvit, që në kohën e Perandorisë Romake shkatërroi qytetet e Pompeit dhe Erkolanos.
Ngrohja globale
 – Deri në vitin 2100, nëse efekti serë do të përshkallëzohet me këto ritme, temperaturat në botë do të jenë rritur mesatarisht me gjashtë gradë. Shumë pyje dhe toka bujqësore do të shkatërrohen, ndëra Deti i Ngrirë i Veriut mund të mos ketë akull as në mesin e dimrit. Jetesa në ato që sot janë vende të ngrohta do të bëhet e pamundur, ndërsa në Londër do të jetë po aq vapë saç është sot në Kajro apo Dubai. Më e rrezikshme akoma cilësia e ajrit, e cila do të degjenerojë dhe së bashku me stuhitë, shumë më të fuqishme, do të jetë në gjendje të kërcënojë jetën e të gjithë njerëzimit.TCH


 Gazeta C

Mallkimi i numrit 11-të

Numri 11 sipas një raporti të siteve të ndryshmë online është një mallkim. Duke bërë një kthim mbarapa në kohë shohim se shumë masakra, shkatërrime apokaliptike kanë ndodhur në datën 11 apo kanë të bëjnë edhe me vite që kanë brenda këtë numër. Shihni këtë galeri fotosh që disa ngjarjeve shkatërruese në botë që kanë të bëjnë me një “mallkim” që quhet numri 11.



11 mars 2011, Japoni


Japonia është goditur sot në mëngjes nga një tërmet me magnitudë 8.9 gradë të shkallës rihter, një ndër 10 tërmetet më të fuqishme në 150 vitet e fundit, ndërsa një Tsunam dallgët e të cilit arrinin lartësinë 10 metra është përplasur në brigjet e qytetit Sendai, kryeqendra e prefekturës Mijagi, në veri perëndim të Japonisë. 30 minuta me vone nje tjeter termet eshte regjistruar.




Përvec frikës dhe shqetësimit që kanë humbur gjithcka për shkak të tërmetit të fuqishëm të 11 Marsit, japonezët nuk dekurajohen. Me shpirt të madh organizimi përpiqen të sigurojnë jetesën e tyre dhe të vazhdojnë përpara. Nepër rrugët e errëta të dhimbjes ekzistojnë vetëm rradhë pa fund.

Disa qytetarë të Koriyamen në rradhë në një park duke mbushur ujë të pijshëm.

Tërmeti shumë i fortë dhe cunami që goditën sot verilindjen e Japonisë ka të ngjarë të kenë shkaktuar vdekjen e më tepër se 1 000 personave, njoftoi agjencia japoneze e shtypit Kyodo.



 Këto janë disa pamjë të marra nga lartë pak momente pas tërmetit të fuqishëm 8.9 gradë të shkallës rihter, një mga më të fuqishmit në 150 vitet e fundit.






Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 8.9 i cili shkaktoi dhe cunamin kanë shkatërruar veri lindjen e Japonisë duke provokuar mbi 1400 viktima, mes tyre të vdekur dhe të zhdukur.



E ndërsa errësira mbuloi vendin flakët ndriçuan qiellin, duke përhapur një dritë portokalli në zonën e shkatërruar nga tërmeti më i fuqishëm që kishte goditur vendin. Pas tërmetit 8.9 gradë i shkallës Rihter një seri tërmetesh të tjera lëkundën Japoninë.


Për t’u argërtuar me Ninën ai harxhonte mbi 10 000 € në ditë...





Vajza që shihni në foto është ish Miss Greqia dhe modele e njohur në këtë vend, Nina Georgala, e cila cmendi një nga verat e shkuara, djalin e Moamar Gadafi, Saif Al Islam Gadafi.




Greqi, ishulli Mikonos ku cifti ka kaluar pushimet

Thuhet se djali i liderit të pasur të Libisë, ra në dashuri me ish starin dhe kaloi nga vila presidenciale ku kishte ardhur për pushime, në një vile luksoze në ishullin e njohur Mikonos në Greqi. 
















Ai paguante 7500 € për një natë dhe kishte marrë me qira jaht për të cilin paguante mbi 20.000 € në ditë.















Greqi, ishulli Mikonos ku cifti ka kaluar pushimet



 Për t’u argërtuar me Ninën ai harxhonte mbi 10 000 € në ditë duke shpenzuar në lokalet dhe dyqanet më luksoze të ishullit. Mësohet se pas këtyre pushimeve tejet luksoze, Nina u zhduk nga Greqia.


Saif al Islam Gaddafi djali i Moamar Gadafit


Pas investigimit, doli se ish stari kishte emigruar jashtë vendit përgjithmonë, ku kujton ditët e paharrueshme që kaloi në Mikonos nën shoqërinë e të riut Gadaf.(Fotot nga sitet online greke)

JAPONI, NË RREZIK DHE NJË REAKTOR TJETËR BËRTHAMOR


Tekniket Japonezë po luftojnë sot për të ulur presionin në një reaktor tjetër berthamor të demtuar pas termetit qe shkaktoi nje cunami katastrofal diten e premte, 11 Mars. Zyrtare thane se reaktori N 3 humbi sistemin emergjent te ftohjes, nje problem i ngjashem shkaktoi shperthimin e reaktorit nje diten e shtune. Nderkohe më tepër se 10 000 persona mund të kenë vdekur gjatë tërmetit dhe cunamit që shkatërroi prefekturën Miyagi, më e afërta me epiqendrën, njoftoi sot shefi i policisë lokale, i cituar nga televizioni publik NHK

SITUATA NË CENTRALIN BËRTHAMOR MBETET E RËNDË

Ora 12:40 - AFP citon sot se Kryeministri japonez Naoto Kan deklaroi sot se situata mbetet e rëndë në centralin bërthamor Fukushima 1 dy ditë pas tërmetit të fortë që goditi verilindjen e vendit.

JAPONIA I KËRKON MË TEPËR GAZ RUSISË PAS TËRMETIT

Ora 11:00- Japonia i kërkoi Rusisë të japë më tepër gaz për arkipelagun japonez që po përballet me probleme energjetike pas tërmetit shumë të fortë të së premtes, njoftoi sot qeveria ruse.
Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar dje në mbrëmje kushtuar pasojave të tërmetit të pasuar nga një cunami në verilindje të brigjeve japoneze, kryeministri rus Vladimir Putin u përgjigj se Japonisë do t'i jepet çdo ndihmë e nevojshme, mësohet nga një komunikatë e qeverisë.


"Fqinjët tanë po përballen me një tragjedi të pamatë", theksoi ai, duke shtuar se Tokioja është një "partner i besueshëm që prej shumë vjetësh".
"Duhet të bëjmë gjithçka për ta ndihmuar Japoninë në këtë situatë dhe pavarësisht problemeve që kemi trashëguar nga e kaluara", vazhdoi Putin, duke e hedhur fjalën për mosmarrëveshjen territoriale lidhur me katër ishujt në jug të arkipelagut të Kurrileve të kërkuar nga Tokioja që prej aneksimit të tyre nga BRSS-ja në 1945-n.


Zëvendëskryeministri i ngarkuar me Energjinë, Igor Seçin ka njoftuar gjithashtu se Japonia i ka kërkuar Gazpromit, kompania e kontrolluar nga shteti, furnizime më të mëdha me gazin e lëngshëm natyror.
Zyrtari rus deklaroi gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të rrisë furnizimet me qymyr.
Ndalimi i disa reaktorëve bërthamorë pas tërmetit rrezikon të sjellë një mungesë të energjisë elektrike dhe të çojë në planifikimin e ndërprerjeve, paralajmëroi sot ministri japonez i Industrisë Banri Kaieda.

CUNAMI, NJË PERSON MBIJETON DY DITË NË MES TË DETIT I KAPUR PAS ÇATISË

Ora 10:40- Një japonez 60 vjeç u shpëtua sot 15 kilometra nga bregu verilindor i Japonisë pasi ka qëndruar dy ditë i kapur pas një pjese të çatisë së shtëpisë së tij të rrëmbyer nga cunami, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Hiromitsu Shinkawa u mor nga një destrojer i marinës në afërsi të rajonit Fukushima rreth orës 12:40 locales (03:40 GMT), shtoi ministria.
Personi është në gjendje të mirë shëndetësore, por megjithatë ai u dërgua me helikopter në një spital, shtoi burimi.

Sipas agjencisë Xhixhi, ky banor i qytetit Minamisoma u tregoi skuadrave të shpëtimit se kishte filluar të vraponte kur mësoi se po vinte cunami".
"Por, u ktheva për të marrë diçka në shtëpi dhe ai më arriti. U kapa në një pjesë të çatisë së shtëpisë sime që më shpëtoi jetën", shtoi ai.
Bilanci i fundit zyrtar i tërmetit me fuqi 8,9 ballë dhe cunamit që pasoi vlerësohet nga policia në 688 të vdekur, 642 të zhdukur dhe 1 570 të plagosur. Shefi i policisë së prefekturës Miyagi njoftoi se pret që bilanci ta kalojë shifrën 10 000 të vdekur vetëm në këtë rajon.

TËRMETI PRITET TË KETË NJË PASOJË EKONOMIKE TË KONSIDERUESHME

Ora 10:30- Tërmeti në verilindje të Japonisë pritet të ketë një pasojë të konsiderueshme për ekonominë e vendit, paralajmëroi sot zëdhënësi i qeverisë japoneze Yukio Edano.
"Tërmeti pritet të ketë një pasojë të konsiderueshme në aktivitetet ekonomike të një numri të madh sektorësh", paralajmëroi ai në një konferencë shtypi.
Tërmeti me fuqi 8,9 ballë dhe cunami që pasoi shkatërruan rajonin Tohoku në bregdetin e Paqësorit, që siguronte tetë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB, të ekonomisë së tretë më të madhe në botë.
Shumë aktivitete të brigjeve u rrënuan plotësisht dhe infrastrukturat u dëmtuan nga nga një dallgë 10 metra e lartë në metropolin Sendai.
Për të mbështetur ekonominë lokale, Banka e Japonisë u akordoi sot 55 miliardë jenë (480 milionë euro) 13 bankave të vendosura në rajon.
Rajoni Kanto, më në jug, që përfshin megapolin e Tokios dhe përbën 40 për qind të PBB-së, u godit gjithashtu rëndë si dhe ai i Iishiharas, në lindje të Tokios, ku një rafineri nafte e kompanisë Cosmo Oil është djegur pjesërisht.
Pjesa më e madhe e infrastrukturave dhe ndërtesave e kanë përballuar goditjen në këtë zonë urbane strategjike.
Rrjeti bërthamor japonez, që siguron rreth 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në vend, po ndeshet gjithashtu me krizën më të rëndë në historinë e tij që prej shpërthimit të djeshëm në reaktorin nr.1 të një centrali të prefekturës Fukushima, në verilindje, që pësoi çrregullime nga tërmeti.

JAPONI, POLICIA: MË TEPËR SE 10 000 TË VDEKUR NË MIYAGI

Ora 09:00- Më tepër se 10 000 persona mund të kenë vdekur gjatë tërmetit dhe cunamit që shkatërroi prefekturën Miyagi, më e afërta me epiqendrën, njoftoi sot shefi i policisë lokale, i cituar nga televizioni publik NHK.
Naoto Takeuchi shpjegoi se nuk kishte "asnjë dyshim" lidhur me faktin se numri i të vdekurve do ta kalojë shifrën 10 000.
Dje, NHK njoftoi se 10 000 nga 17 000 banorët e qytetit bregdetar Minamisanriku konsiderohen të zhdukur në këtë prefekturë.

JAPONI, NË RREZIK DHE NJË REAKTOR TJETËR BËRTHAMOR

ORA 07:00-Tekniket Japonezë po luftojnë për të ulur presionin në një reaktor tjetër berthamor të demtuar pas termetit qe shkaktoi nje cunami katastrofal diten e premte, 11 Mars. Zyrtare thane se reaktori N 3 humbi sistemin emergjent te ftohjes, nje problem i ngjashem shkaktoi shperthimin e reaktorit nje diten e shtune.

Me shume se 170 mije vete jane evakuzuar nga zona e rrezikut. Nderkohe rreth 1 700 njerez humben jetën pas termetit që shkaktoi cunami në veri lindje të Japonisë. Autoritetet po vazhdojnë perpjekjet per t’u ardhur ne ndihme banoreve ndersa numri forcave te shtepimit eshte dyfishuar me 100 mije. Ndërkohë kryeministri japonez Naoto Kan u bëri thirrje njerëzve të zhvendosen të paktën 20 kilometra largë uzinës bërthamore në të cilën dje ndodhi një shpërthim i madh. Kryeministri Kan tha se përparësia kryesore është siguria e popullatës në rajonet rreth uzinës Fukushima. Në Fukushima, mund të shihen shtëllunga tymi që dalin nga ndërtesa e reaktorit bërthamor.

Mediat japoneze thonë se pas shpërthimit niveli i radioaktivitetit jashtë reaktorëve është rritur. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po mbledh më shumë informacione mbi situatën e krijuar. Para shpërthimit, autoritetet thanë se janë gjetur materiale radioaktive jashtë njërit prej reaktorëve që kishte humbur furnizimin me energji dhe nuk mund të ftohej. Kryeministri Kan përmendi gjithashtu bisedën me presidentin Obama, i cili i shprehu ngushëllime, dhe ofroi të japë çfarëdo lloj ndihme që nevojitet.Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Japonisë. Kjo është një fatkeqësi katastrofike, imazhet e shkatërrimit dhe përmbytjeve që vijnë nga Japonia janë të dhimbshme. Japonia është një nga aleatët tanë më të fuqishëm e më të ngushtë dhe këtë mëngjes pata një bisedë me kryeministrin Kan. Në emër të popullit amerikan, shpreh ngushëllimet më të thella, veçanërisht për viktimat dhe familjet e tyre dhe i kam ofruar çfarë do ndihme që u duhet miqve tanë japonezë.”

Në votimet e 9 shkurtit 2025 , duhet ndëshkuar mospunën dhe mungesat e panumërta të ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kërko brenda në imazh  Është mjaft shqetësues fakti se përkundër asaj, që me njerëz nën aktakuzë, e integritet të dyshimtë, të dënuar, apo e...