Tregime |
Here verente t’amen se si lutet para kater – pese fugereve, here shikonte neper dritoret ne muzgun e mbramjes. Errsina bahej gjithnje ma e shpeshte, e Lili verente se si drute dhe sendet e tjera marrin trajta te frigshme.
Vuri re edhe perjashta t’amen tue u lute nen kandilin e Zojes – i dukej neper qelqe te dritores – dhe argetohej: qe, tamam si kino, po shof kino, sa bukur, aaa! Flaka e kandilit nisi te dridhej dhe Lili nuk shifte ma kino ne qelqe te dritores. Syt i shkuen ne fund t’oborrit: qe, dikush po ec, i gjate, me floke te mdhaja, me shkop ne dore, shikon ne dritore, hajn! Dhe shpejt Lili i friguem dhe nga ftyra e vet ne qelqe u largue nga dritorja dhe iu avit s’ames.
- Nane, dikush asht jasht! …Hajnat, - peshperiti frigshem.
Nana nuk bezante.
- Nane, dikush asht jasht! …Hajnat, - peshperiti frigshem.
Nana nuk bezante.
Lili e shikonte si lutej neper gjuj, tue levize buzet afer shuplakave te ngjituna.
- Nana e eme nuk asht e fryte si fuçi, si nana e Lecit, mos me mujte me ec, me iu
qeshe gjithkush – mendonte Lili tue shikue t’amen nga profili. Por pse i lot ashtu buzet? Si me thithe sheqerin me buze...sheqerin e hallvaxhis, te kuq, asi si blevi sot Mrika dy per nje çerek lekut.
- Uf, nane, hajt ma, a po çohe, me më dhane me hanger…
E ama permendi ma me za Zot e Zoje, bani kryq dhe u çue.
Shkoi ne dhome te zjarrmit, tue thye gishtat e duerve e tue mendue, mori e shkundi shporten e bukes nga e cila rane disa koje bajate, i mblodhi me kujdes dhe i qiti ne kusi me uje te vluem. Mandej u çue me marre shishen e vojit, por u kujtue se e kish zbraze ne kandil te fugureve.
- Uf, nane, hajt ma nane, - kerkonte Lili me ngrane.
E ama qendroi ne mes t’odes e hutueme, nuk dinte kah t’ia mbaje, thyente gishtat e duerve, krismat e te cilave aq dhimbsunisht tingllojne dhe mendoi diçka.
- Rri ti te zjarrmi, - i that e birit dhe shkoi ne dhome tjeter. Iu avit si hije fugereve, me ftyre te zbeme edhe te frigsueme, pa i shikue fare, i fryni kandilit dhe e fiku. E mori vojin, e derdhi ne kusi dhe nisi ta perzije, nsa buzet makinalisht pershperitshin:
- Qe, moj nane, he, tash po han, - mendimet i kish ngjeti, diku t’arratisuna.
- Merre pak uje dhe fike njat dru, mos te digjet kot, sonte nuk asht ftofte.
Grueja u çue, derdhi mbi dru te ndezun uje, i cili bani tym dhe potere, qe rreshpethtas ushtonte ne heshtjen vorreze te dhomes se zjarrmit.
- Cka te tha zotni Filipi? – pyeti frigshem te shoqin, i cili rrinte zymtas ne sy te ngulun mbi hu te fikun.
- Asgja. Cka me më thane…S’ia qet hesapi me më marre. Mundet me e krye me nje njeri at pak pune qe ka.
- Po a kqyre te zotni Lorja?
- Allahile, praj. Mos me pyet. Gjithkund njesoj. Njeni thote s’me duhesh, tjetri s’kam nevoje, i treti nuk po jam tue nxjerre as per vete buken e gojes. Kur ai me gjith ate dugaj…Allahile, mos me pyet, - tha n’idhnim dhe mori mashen ne dore.
- Mire, mire, more Kolë, mos u idhno. Por…Cka kena me ba?
Ai me mashe ne dore shkarravitte nepeper hi te votres dhe nuk i pergjigjej. E ajo matej t’i thoshte mos shkrueje neper hi te votres se nuk vijne, thone se bahen borxhe. Mendja i shkoi te borxhi qe i kane furrtarit, i cili pardje u ka ndalue buken me tefter. i tha Lilit:
- Thueji nanes te çojne paret, po desht me i dhane buke.
- Moj nane! Nuk m’i ke dhane paret…S’ka buke, ka thane, - britte Lili qe nga dera e oborrit.
- Mire, moj nane, s’ka gja. Tash ka me prue baba.
Por baba nuk pruni as buk as gja tjeter, as mbrame as sonte. Rrin prane votres dhe mendon e nje zymtim ia ka ba ftyren si te smundit. Mendon. Eh, sikur te gjitha keto mendime te baheshin pare! Deshte te pyesi per Lilin a ka pas me ngrane gja, por nuk guxoi. Kish frige te mos ndegjoje ate qe s’ka deshire me e dite. Nse s’ka pase çka me ngrane Lili, ma mire mos me e dijte e me genjye veten se ka hanger. Vjedhtas shikonte te shoqen, ne drite te bishtukut i dukej shume e zbete, me sut e thelluem e te nxime perreth. E dinte se c’domethane.
Drita e bishtukut nisi te dridhej, dhe dridheshin te gjitha sendet dhe hijet e vorfna bashke me dy kensa qe dridheshin nga friga e jetes se neserme. Pa buke. Te dridhunit e flakes se bishtukut sikur ua ngatrroi mendimet te dyve. Te dy pernjehere u çuen te shkojne me fjete.
- M’u hiq, pash zotin. Larguhu, - i thoshte e shoqja te shoqit n’errsinen e dhomes, rate, nen fugeret ku kandili nuk ishte ndeze.
- Cudi, pse zoti Filipi me te hjeke nga puna; ty po, e ate dy jo; pse jo njenin nga ata – n’errsin i fliste te shoqit me guxim.
- Ku e di une...E dij se c’mendon ti! Kujton se me ka xane ne ndoj pune te keqe, prandaj me ka qite nga pune.
- Po kot pse po te qet? ...
- A te thashe, moj e marre, se nuk ka pune per tre vete! Ti nuk merr vesh!
- Mire, mire. Mos bertit, se po ma çon djalin.
Heshten. Silleshin e shpervileshin here njeni, here tjetra deri ne nate vone.
Kumbonet lekundeshin, leshojshin tinguj te cilet zvarriseshin neper rrugat e qytetit, lemojshin pullazet e shtepive, futeshin neper vrima, dritore e dyer dhe ftojshin: mos e harroni shtepine e Zotit.
Kola, nga skaji i trotuarit , shikonte ceremonine fetare ne parakalim. Kujtohet se para pesembdhete vjete dhe ai, njashtu si ato femi, barte fugure, qira dhe kendonte kange kishe. Era e kemit(tamjanit) qe i mbrrini te vrimat e hundes i kujtoi ma intimisht feminin shkollore. Si neper reliev shkonte me mendim neper kujtime; nderlikoheshin ftyra shenjtesh, priftnash, mesuesash, shkoesh nder skuta t’errta, tue u lute, dikush me pervujtni e dikush tue shame kujdestarin, qe s’e la me ikun. Eh, sikur te mbetshe ne kuvend, te mos dilshe jashte, - mendonte Kola tue e kujtue gjendjen e vet tashme me hidhnim. Po ai, ai atje, çka don me qiri ne dore? – e gati sa s’bertiti. Tush Prendi, hajni me dorca te bardha, me qiri ne dore... Kuj ia ka ndeze? Zotit a dreqit! Besa, dreqit. Kur ke e ia merr at goxha qiri, e zvesh dhe ia then per shpine tue e rrahe... Ama, dhe keta priftent, shoke te mire kane!
Parakalimi i procesioni ende nuk mbaroi. Kola u merzit tue shikue, por nuk lonte vendit, se kerkonte dike me sy. Ma se fundi erdh dhe turma e mbrame. Kola u fut ne te. I kish thane zoti Filipi: duku neser. Dhe tash Kola, mbasi zoti Filipi asht me nje zotni tjeter, i del here pare, here per anash, here sjell kryet nga zoti Filipi, por ky si shifet ka biseda me randsi dhe nuk e shef. Kola vjedhtas prigjon biseden:
- A te bie nder mend, Filip, para pesembdhete- njezet vjet si ishin keta procesione?
- Eeeh! Atehere...
- Te kendonte zemra n’at mori popull, lavdi Zotit.
- Ndryshe atehere, zotni Zef, ndryshe asht sot...
- Po due me thane se djelmnia e soçme nuk merr pjese me gjithe zemer...Eeeh! na atehera...
- Epo fajin deri diku e kemi na; por ma teper e kane fajin do shkolla te reja qe na i kane çile tash...
- Tamam e ke. E kam nipin qe, me keni i emi, buk s’i nap me hanger, - sa hape gojen, blasfemon. Ruejna, zot, asht! Po çka t’i bajsh shkollave te reja? ...
- Po çudi asht puna e ketyne bolshevikve si njerez t’egjer ishin...
- Leni, allahile, - dhe sillej zoti Zefi me pa mos t’i prigjoje kush.
E Kola, qe gjithnje prigjonte, ne mjerimin e tij u qesh dhe tha ne vete:
- Te mos kesh frige mos kujto se po te padish kush se je bolshevik...
Kur pa se me zoti Filipin s’po piqet sot, i hyri nje idhnim. Mire e ndjeu se si i vloi diçka ne gjoks dhe shpejt si kokerr iu ngjit ne fyt. Aty u mbytte. E kujton shtepine, dhe kokrra ne fyt e mbyt. Te bertasin ne ket turme ndjenjash te serhollueme, te bertasin me te tane mushkni – dhe te shkyhet s’ka gja, te bertasin:
- Buuuke! Buuuke per Lilin!
- Hee… do buke? Kur te t’apin buke, ke per te kerkue tlyn, mandej mish e
mbasandej ke per te kerkue shtepi me diell… heee – jo! S’duhet mesue bota njashtu. Jo! S’ka buke!
- Buke! Aman! Vdiq Lili!
- Jo, mos kujto se ka me vdeke. S’ka vdeke te na kush per buke. Per pashke ka me u gjet dikush, ndoj shpirtmadh, me i dhane ndoj lek.
Por Kola nuk bertet. Jo me fjale, por as me te dukunt te jashtem nuk don ta tregoje mjerimin e vet. Mundohet te buzeqeshi kur pershndet ndoj te njoftun.
- Si je, Kole? Si po shkon?
- O mire. Si je, ti Nike? – dhe buzeqeshja e perdhunt ia hap buzet.
Por kur shkon ne shtepi, aty ma nuk mund te lozi rolin e njeriut te kenaqun me jete. Buzqeshjen e vet e var ne dorzen e deres s’oborrit, para se te mbrenda. Duert i mban drejt shtatit qe grueja, e cila sigurisht e shikon neper dritore, mos te genjehet me shpres, tue mendue se ka prue ndoj gja. Por ma shpesh pret t’erret dhe atehere shkon ne shtepi… Barem, atehere Lili asht ne gjum dhe s’ka me e pyete a i ka prue gja.
Per"Shqip.dk" Luigj Shkodrani