2011-03-13

Tahir Desku i këndoi jetës dhe lirisë...Rimave e vrimave...

nga  Flori Bruqi


...edhe gjatë nderimit do ta ndjeni këngëvajin e tij, lirikën e jetës dhe të luftës, të dashurisë për liri....


Tahir Desku i këndoi jetës dhe lirisë

Me 4 mars 1957 -Lindi gazetari nga Kosova Tahir Desku. Rrugën e gazetarisë e ka nisur në gazetën studentore "Bota e re" e Universitetit të Prishtinës. Ai vazhdoi misionin në Televizionin e Prishtinës dhe pas mbylljes së tij si kryeredaktor i gazetës më jetëgjatë shqiptare "Dielli" që botohet në New York. Tahir Desku shquhet edhe për vargjet e tij. Katër vëllime me poezi mbajnë emrin e tij. U nda nga jeta aksidentalisht ne vitin 2005.


POEZI E NOVATORIZMIT DHE E ANTIKONFORMIZMIT SHOQËROR E LETRAR


(Sprovë për vlerësim cilësor të veprimtarisë krijuese të shkrimtarit Tahir Desku.Kumtesë e lexuar në Manifestimin letrar tradicional “Ora e Tahir Deskut”, themeluar me vendim të Kuvendit komunal të Klinës,në korrik 2009, mbajtur më 7 shtator 2009, nën patronazhin e kryetarit të Komunës, z. Sokol Bashota. Juria e Manifestimit dha dy çmime: çmimin për veprën më të mirë të vitit iu dha shkrimtarit dhe kritikut letrar Prend Buzhala për veprën kritike “Kode poetike të mbijetesës shpirtërore”, botuar këtë vit në Tiranë nga shtëpia botuese Argeta-LMG, kurse çmimi për poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare iu dha poetit Sejdi Berisha për poezinë “Ujëvarë stinësh”. )



REPORTERI I LUFTËS TAHIR DESKU


Nga Mahir Morina 



Po hapej qielli
Errësirës fundi i kishte ardhur
Penda e pushka kapen
Ditën për ta zbardhur

Rrezet e lirisë zbrisnin
Një reporter luftonte
Maleve pushkët krisnin
Një luftëtar raportonte

Në shkëmbinjtë e Drenicës
Shkruante vargje

Reporteri i poezisë
I luftës
I lirisë

Kujtimin e luftës
Flakën, tymin
Nostalgjinë e pavdekësisë
I thuri në”Engjëjt e Lirisë”

Shokëve amanetin ua kreu
E jetoj çastin e lirisë
U kthye tek ta
Me veprën e pavdekësisë



********

Shkrimtari Tahir Desku është njëri ndër emrat e njohur të letërsisë sonë në përgjithësi e veçanërisht të poezisë, e cila për të mbeti lloji letrar dhe mjeti i vetëm për të shprehur qëndrimet e veta si njeri dhe si poet, për të krijuar një art në shërbim të përsosjes estetike dhe në shërbim të mesazhit e të krijimit të një katarze shpirtërore që mundohet ta bëjë letërsia tash e mijëra vjet.
Tahir Desku me shkrime letrare filloi të merrej qysh si nxënës, kurse veprat letrare filloi t’i botonte në fillim të viteve ’80, pra ai është përfaqësues i një brezi letrar që këmbëngulte për krijimin e një poezie ku do të vërehej qartë novatorizmi, origjinaliteti, një përkushtim më i madh ndaj teknikave të krijimit të vargjeve dhe një interesim e përkushtim ndaj temave të reja, disa prej të cilave deri më tash kishin qenë në margjina të interesimeve të krijuesve. Tahiri botoi këto vepra poetike: Prejardhja e dashurisë (1982), Nga biografia e pashkruar (1984), Idil e vetmi (1989), Engjëjt e lirisë (2000), Në cilin gjeth e kam vdekjen (2006, post mortem), botuar nga LSHK-ja. Një libër poetik i është përkthyer në gjuhën angleze nga Fadil Bajraj.
Tahir Desku, duke i shërbyer me përkushtimin më të madh Letërsisë dhe Kombit, la pas vetes vepra të rëndësishme letrare, por me përmasa po aq të larta krijoi edhe veprën njerëzore, kulturore, atdhetare e luftarake-vepra këto që po ashtu mund të lexohen sikur poezia e tij, duke shtuar vlerat e personalitetit të tij që reflektonte në forma të ndryshme projektimin për thyerjen e vetmisë, për krijimin e hapësirave të lirisë njerëzore e kombëtare.Antikonformizmi ishte një vlerë tjetër e rrallë e njeriut dhe shkrimtarit Tahir Desku.
Pjesëmarrja në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqet një tjetër kapitull të rëndësishëm në biografinë e Tahir Deskut. Puna e vështirë e reporterit të luftës, heroizmi i bashkëluftëtarëve, rëniet për liri e frymëzuan për krijime të realizuara letrare dhe lanë gjurmë të pashlyeshme e të dhimbshme në shpirtin e ndjeshëm të poetit.Ndër biseda me miq vazhdimisht thoshte e përsëriste se koha e luftës ishte për të pjesa më e dashur e jetës, më e shtrenjta, më e bukura, më e paprekshmja dhe më e dhimbshmja vlerë në shërbim të lirisë së Kosovës.Këtë të vërtetë e skaliti bukur në veprën e një përmase të rrallë estetike “Engjëjt e lirisë” ku si në një teatër antik ndihet dhe përjetohet atmosfera e luftës, ideali i lirisë dhe madhështia e ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së.Si kryefjalë e të gjitha vjershave në libër, si poezi programatike qëndron në ballë të veprës poezia “Baladë”, shumë mirë e realizuar artistikisht, kushtuar Komandantit Mujë Krasniqi dhe 36 dëshmorëve që ranë për liri në Gorozhup të Prizrenit, më 14 dhjetor 1998.
Vepra “Engjëjt e lirisë” do të mbetet njëra nga veprat kryesore të poezisë moderne shqipe, jo vetëm për objektin e frymëzimit dhe për personazhet e veçanta të saj, por edhe për mënyrën e realizimit ideor e estetik, për laryshmërinë e mjeteve të shprehjes, për dendësinë e mendimit, për shprehjen elokuente dhe eliptike. Në këtë vepër autori ka vendosur ngjarje të përjetuara nga lufta çlirimtare e UÇK-së, skena të triumfalitetit të komandantëve dhe të ushtarëve të saj, emra dëshmorësh dhe heronjsh të gjallë që ndërtojnë peizazhin e luftës, krenarinë, dhimbjen dhe shpresën për fitore. Përpos kësaj, autori ka gdhendur edhe idealin e tij jetësor, entuziazmin që është ndërmjet luftëtarëve të lirisë, krenarinë që në luftën e atdheut të vet për liri është pjesë e asaj lufte, prandaj edhe vdekjen e pret qetë, aty pranë një guri, aty pranë një lisi. Është një heroizëm jetësor dhe një heroizëm estetik që i japin madhështi fjalës, luftës dhe lirisë.

Subjekti lirik i poezisë së Tahir Deskut është njeriu ynë i trazuar, që është vazhdimisht në kërkim të plotënisë së identitetit dhe të dinjitetit të tij njerëzor e kombëtar.Ky njeri është përherë i revoltuar, në kërkim të krijimit dhe të zgjerimit të hapësirave të lirisë.
Antikonformizmi i njeriut dhe poetit Tahir Desku reflektohet edhe në krijimtarinë e tij letrare, në mënyrën e shkrimit dhe të meditimit estetik. Në asnjë vepër, pothuajse në asnjë poezi të tij nuk u bë rob i uniformizmit, i propagandimit, i kallëpeve dhe i klisheve që patën shoqëruar e dëmtuar procesin e zhvillimit të poezisë shqipe, kur më shumë e kur më pak, duke ngushtuar tematikën dhe fondin e meteve të shprehjes, bashkë me moralizimet, patetizmin, retorizmin ose eksperimentizmin e panevojshëm, i cili nganjëherë promovonte një hermetizëm të panatyrshëm.
Flalët shtëpi, dashuri, liri, Kosovë, Shqipëri janë disa nga fjalët kyçe në poezinë e Deskut, të cilat reflektojnë kuptime, emocione, ide e gjendje të ndryshme shpirtërore të subjektit lirik të kësaj poezie.
Në përgjithësi poezia e Tahir Deskut, qysh në fillimet e saj, paralajmëroi një zë të ri dhe të fuqishëm, një emër që këmbëngulte në përsosmërinë e vargut poetik dhe të mesazhit, në origjinalitetin e shprehjes dhe të krejt prosedeut krijues.Poezia e tij në shumë aspekte sjell elemente novatore në zgjerimin e tematikës dhe në interesimin e poetit ndaj njerëzve fatkeq, ndaj atyre që jetojnë në periferitë e jetës dhe të shoqërisë, shpeshherë të përbuzur dhe të anatemuar pa të drejtë.
Poeti Tahir Desku ishte njohës i thellë i traditës kulturore dhe letrare shqiptare, njohës i thellë i zhvillimeve, tendencave dhe novatorizmit letrar që kishin sjelë në letërsinë tonë emra të njohur si Kadareja, Agolli, Arapi, Shkreli, Podrimja etj. Duke lënë të pashkëputshme fijet me traditën, Tahir Desku veprën dhe orientimin e tij letrar e vuri në shërbim të natyrës së vërtetë të artit letrar e jo në shërbim të qëllimeve të tjera jashtëletrare. Qëndroi larg përfshirjes së ideologjisë dhe partishmërisë në veprën letrare.
Tahir Desku është përfaqësues i brezit të shkrimtarëve të viteve ’80, të cilët duke asimiluar përvojën poetike të traditës, duke reflektuar herë pas here natyrshëm ndikimin nga brezi i njohur i shkrimtarëve të viteve ’60 që bënë kthesën më të madhe dhe më të diskutueshme në letërsinë shqiptare, veçanërisht në fushën e poezisë- pasuruan poetikën e poezisë sonë moderne në aspekte të një zgjerimi më të madh të gamës së interesimeve tematike, në aspekte të një lirie më të madhe metrike dhe të një gjuhe poetike që mëton të shlyejë kufirin ndërmjet zhanreve letrare, duke latuar një figuracion poetik të veshur me simbol, metaforë dhe ironi të përpunuar në një shkallë të lartë estetike, në shërbim të qëndrueshmërisë së tekstit dhe të nëntekstit, qoftë edhe atëherë kur poezia ndërtohet brenda një ligjërimi që nuk dallon shumë nga gjuha e komunikimit joletrar.
Shkrimtari Tahir Desku me veprimtarinë e vet krijuese, me trajtesat dhe debatet për letërsinë e afirmonte dhe e promovonte mendimin kritik, të cilin e kishte lanësuar në fillim të shekullit XX shkrimtari Faik Konica, sipas të cilit vepra letrare duhet të vlerësohet ndaras nga jeta e shkrimtarit, në bazë të kritereve estetike e jo në bazë të qëllimeve për të cilat shkruhet ajo.
Në asnjë vepër të Deskut, në asnjë poezi të tij nuk gjen elemente të krijimtarisë oborrtare.Në asnjë veprim dhe qëndrim të Tahir Deskut nuk gjen elemente të krijuesit oborrtar. Herët e ndjeu dhimbjen e popullit të vet dhe herët u vu në shërbim të lirisë së Atdheut, me të gjitha format e mundshme të betejave. Kohën që e jetoi, e mbijetoi dhe e përjetoi, mirë e skaliti në vargun poetik dhe në këtë drejtim u la brezave të lexuesve një testament estetik për ta njohur një kohë me të gjitha aktet e saj, me të gjitha personazhet, duke mos i harruar asnjëherë as ata që jetojnë margjinave të jetës, të ekonomisë e të shoqërisë, pra duke u solidarizuar në jetë e në krijimtari me të pastrehët, me të sëmurët, me të përbuzurit dhe me fëmijët që rriten më ngadalë për shkak se preokupohen me shqetësimet e të rriturve. Me jetën dhe me veprën e vet letrare Tahiri mbrujti dimensionet e njeriut e të krijuesit kryengritës dhe protestues, elemente këto që e kanë shoqëruar që në zanafillë intelektualin, shkrimtarin dhe letërsinë tonë, e cila shpesh, nëpër vorbullat e kohëve, e ka tjetërsuar vetveten për t’i shërbyer ndërgjegjes, vetëdijesimit, luftës dhe lirisë.
Duke folur për shkrimtarët, për mjeshtrit e fjalës ose për magjistarët e saj, historiani i njohur i letërsisë shqiptare, Jorgo Bulo, shkruan: “Ne ikim, ikim vazhdimisht, herë të entuziazmuar drejt së ardhmes, herë të të trembur drejt humbjes, por ata, zotërit e fjalës, vijnë vazhdimisht drejt nesh, dhe na magjepsin me magjinë e verbit shqip, dhe na shkundin nga marrëzia e shkatërrimit të vlerave ose nga përtacia mendore e indiferencës ndaj tyre.Ata na bëjnë të realizohemi si njerëz të këtij trualli ku ka lindur, për të mos vdekur kurrë dhe për t’u ripërtëritur pafundësisht fuqia e perëndishme e fjalës shqipe”.
Poeti i madh kombëtar, Lasgush Poradeci, thotë se Kombin e bëjnë poetët. Në këtë kontekst, shkrimtari Tahir Desku në një intervistë dhënë shkrimtarit dhe publicistit Frrok Kristaj, për gazetën “Rilindja” të datës 20 janar 2001, tha: “...Poezia është dhembje e bukur...Atdheu, të cilit i mungojnë poetët, i mungon bukuria, ndërsa popullit të atij Atdheu i mungon dhembja”. I citova këto thënie lapidare të njerëzve të letrave për të argumentuar se ndër ata që kanë bërë punë e mund për ta bërë Kombin dhe Lirinë është edhe shkrimtari ynë Tahir Desku.(Hajdin Morina)





Kujtimet, përkujtimet, rikujtimet, e kam përsëritur shpesh, janë orët e mira, seancat shiprtërore që e mposhtin vdekjen. Tahir Desku, si vëllai ynë, ka vdekur tragjikisht brenda kësaj nate që iku. Tahir poeti, ndërkaq, është këtu, midis nesh, është fryma e tij. Përpiquni të përfytyroni një minutë heshtjeje çastit, dhe do ta ndjeni zërin e tij, do ta ndjeni frymën e tij....edhe gjatë nderimit do ta ndjeni këngëvajin e tij, lirikën e jetës dhe të luftës, të dashurisë për liri.

Poeti,luft1%tari i lirisë Tahir Desku e mbylli ciklin e jetës së tij biologjike me rreth gjysëm shekulli. Kur erdhi në këtë botë bashk me të qarat e fëmijërisë, ndjeu klithmat e vërragëve të burrave pas aksionit të UDB-së për mbledhjen e armëve, ishte ky viti 1956, kur edhe u lind Tahiri.... Vdekja e hershme dhe e papritur e Tahir Deskut është humbje e madhe për letrat shqipe, gazetarinë dhe letërsinë shqiptare.

Poeti Tahir Desku ka dhënë kontribut të madh edhe kur ai raportoi nga frontet e luftës bashkë me luftëtarët e lirisë, duke mbajtur penën dhe pushkën bashk. Tahirin do ta mbajmë në mend edhe si njeri i cili ishte i afërt me të gjithë, njeri me shpirt poeti.

Tahir Desku ka humbur jetën tragjikisht  në një aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Pejë, te vendi i quajtur “Kroi i mbrerit”( u varros me  5 dhjetor 2005 në Siqevë të Klinës-Kosovë)

Ai ishte poet, publicist, reporter i luftës dhe ish-kryetar i LSHK-së. Sç fundit, ishte duke punuar si gazetar kulture në Radio Kosovë.





Tahir Desku ka botuar disa vëllime poetike: “Prejardhja e dashurisë”, “Nga biografia e pashkruar” , “Engjujt e lirisë”. Etj...

BALADË

(Mujë Krasniqit dhe 36 të rënëve në Gorozhub, më 14 dhjetor 1998)

Kush është ai që zbret nga mali
Është Mujo Komandanti
Është ai, Muja vetë, me nëqind e dyzet
Nga po vjen, nga Tropoja a nga Vlora?
Kah vjen ai shkrin bora
Vjen në borë vjen në shi
Nga Shqipëria në Shqipëri

As hëna nuk kishtë dalë
Rrëzë bjeshke atë natë
Vetëm terri shtrihej si gjarpër i zi
Terri që ndante atdheun në dysh
Atdheun e moçëm nën qiellin gri
Dhe pjesën tjetër nën shi...nën shi...

E rruga ishte e largët tek zhdukej në pafundësi
Ai vështron fushat e paskaj të Kosovës
E mendon për zogjtë:
Nuk ka vend më t’bukur fluturimi
Kur flet me lumenjtë thotë:
Është vend i papushtuar
Kur numëron plagët shton:
Vetëm vdekja ia shton bukurinë Lirisë!

Pastaj zbardh dita e plogësht
Dhe ëndër e keqe numëron 36 herë
Dhëmbja shtron gjakun për dhe
Vashat shamizeza ulur nën një breg
Kanë ndalur pranverën e bimët që mbijnë
Diku në një shteg...diku në një rimë

Ai sërish ngritet dhe nis këngën e moçme
Që këndohej në anët tona:
Nuk po mundëm or shokë me folë
Se m’ka ra do gjak në gojë...


ME TË RËNËT

Sa do të kisha dashur
Të jem me ju sonte,
Me ju të mirët,me ju të mëdhenjtë
Të flisnim bashkë
Ç`ëndërr ish liria

Asgjë s`mbetet tjeter
Veç neve kënga
E juve lavdia

Netëve të zymta
Shpesh e ndal mendimin,pyes
Ku e ka burimin
Gjithë ky zjarr ky mall
Kjo dashuri
Në cilën këngë zogu
Në cilën pupël shpendi
Në cilën val deti
Ky frymëzim

Gjithënjë më bëhet
Sikur s`jam ndër të gjallët

Edhe për të vdekur
Nuk ka më kuptim


Kam mundur te vdes


Sa e gjate kjo pushke
Qe me ben hije mbi koke
E ky shkemb ku po e shkruaj
Kete varg

Kam mundur te vdes
Per shembull ne Beverly Hills
Londer Paris a Barcelone


Bulevardeve te Europes dhe Amerikes
Mes gjinjve te vashave
Rimave e vrimave

Kam mundur te vdes larg

Bukur po vdes
Tek ky shkemb
Ne kete varg

Lexoni:

http://floripress.blogspot.com/2011/01/balade.html
http://flori-press.blogspot.com/2006/03/leter-nga-amerika.html

Lexoni:

Dear Flori Bruqi,

I would like to thank you for your kind words and the photo of Mr. Desku. Tahir was a very brave and special man. My family and I met Tahir "Tom" Desku in 1992, here in the United States of America. He loved art and poetry. He had a funny sense of humor too. When he left the USA in 1996 we were very sad and missed him. I am extremely sorry to learn of his tragic death. He will always be remembered as a bright soul who protected and loved his homeland. He was proud to be an Albanian man. I am lucky and honored to have met him. I hope that one day a book will be written about all of the good deeds he performed. My thoughts are with you, his dear friend, and his family.

Sincerely,
Chantell
http://www.chantellvanerbe.com
----- Original Message -----
To: Bruqi Flori
Cc: Chantell@chantellvanerbe.com
Sent: Thursday, March 30, 2006 11:51 AM



Hello Flori,

I saw your article on Tahir Desku. Unfortunately, I do not speak Albanian. I was curious on the life of Mr. Desku as a poet, an author, soldier and a journalist. Can you please tell me more about him? I read in an American paper that he recently died in December 2005. How did he die? I would appreciate your time. Thank you so much.

Best,


Chantell

http://www.chantellvanerbe.com

nga Flori Bruqi:Isha foshnje atehere....

Mimoza Ahmeti
Mimoza Ahmeti (lindur 1963 në Krujë, Shqipëri) është poete në mesin e poetëve më të shquar bashkëkohorë shqiptarë, dhe ndoshta më i njohur femra shqiptare. Librin e saj më të popullarizuar dhe vlerësua në mënyrë kritike është mbledhja e 53 Delirium poezi, botuar në 1994, Tirane, nga "Marin Barleti House" Publishing. Librin e saj më të fundit të poezive është pllenim e Luleve, nga "Ora House" Botime, Tirane, 2004. Ahmeti ka botuar gjerësisht dhe librat e saj janë përkthyer në italisht, frëngjisht dhe spanjisht. Il mio Grido, poezi, 1993, nga "Argo" Publishing House, Itali. Persone Belle, roman, 1996 nga "EIZIONI ETS", Pizës, coordinatif absurde Italy.L ', tregime të shkurtra, 2002, Paris, botuar nga Agnes Pareyre. Ca va Albnie, ese, Paris, 1998, nga Edition "La Promenade". Bilingue Delirium edicion, 2002, nga "Maremoto" Publishing House, Malaga, Spanjë. Edhe pse më i njohur per poemat e saj, ajo ka shkruar edhe tregime të shkurtra, artikuj dhe novela. Ajo ka ventured në fushën muzikore, pjesëmarrëse në disa festivale të muzikës shqiptare, si "Kenga Magjike", "Maratona Popullore". Ajo kishte si pikturuar si një seri e çorape të holla. Më 1994 ajo kishte një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Ahmeti ishte një kandidat për Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale 2001 Tiranë




Armiku im

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.

Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

Vdekja

O qetesi e gjithfuqishme eternale,
nga ti une dola me perpjekje,
te ti per tu kthyer.
Vec me i mundimshem qenka kthimi...
Isha foshnje atehere,
tani jam njeri.


Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.


Gjithckaja ime

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!


Ti do te heshtesh

Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.




nag Flori Bruqi:Te shoh me qarte kur ti je larg...






Ervin Hatibi eshte nje nga poetet e brezit te ri, ose me mire e brezit rinor te fundkomunizmit. Ismail Kadare ka thene se Hatibi eshte vazhdimesia dhe e ardhmja e poezise moderne shqiptare, pra nje talent qe e ka treguar veten qe kur ishte vec 15 vjec. Ervin Hatibi ka shkruar shume poezi te "modeleve" te ndyshme, pra mund te gjejme nje potpuri stilesh ne poezine e tij. Dallohet per origjinalitet dhe perdorjen e mrekullueshme te gjuhes shqipe. Poezia e dhene me lart eshte shkruar nga Hatibi per grupin e muzikes se lehte Ritfolk, te cilet e kane kthyer ate ne kenget e tyre me te preferuara nga publiku shqiptar. Pothuaj gjitha tekstet e kengeve te Ritfolk kane dale nga pena e Ervin Hatibit. Ketu do gjeni disa poezi me tone moderne te ketij poeti te ri shqiptar .
Pasqyra e Lendes, Ervin Hatibi

“Pasqyra e lëndës”, një lloj nonsensi, është faqja e fundit e  librit, por kjo metaforë është një kuptim i poezisë sime, një lloj narracioni. Kjo poezi është pasqyra e  lëndës që ka kaluar në duart e mia, e lëndës që jam unë, e lëndës që më rrethon. Eshtë edhe tentativa për të dokumentuar objektet unë bashkëjetoj me këto objekte. Eshtë ai markimi im, vulosja nga dashuria ime për pop artin që e mbush poezinë me sllogane, me objekte të përdorimit të përditshëm, për të cilat deri tani poezia ka qënë pak sqimtare, pak aristokratike për t'i pranuar këto objekte. Puna është për të pranuar realitetin, për të pranuar të paktën që heroi lirik i poezisë shqiptare një njeri i adiktuar me vartësi nga teknika, nga ushqimet e ngrëna në këmbë. - Autori

Republick Albanania, Ervin Hatibi

Republick Albanania:Hatibi si publicist po aq klasik sa dhe piktura e tij, zgjedh ta trajtoje kolazhin e shkrimeve të tij si një album posterash eseistike për atdheun e tij kontempo....

ATDHEU TURIST

Kamarda ishte këtu

Pantallonat e shkurtra

Aparatin fotografik nuk e shqiste dore

Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar

Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve

Plakë prej shëndeti dhe qershori

Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin

Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore

Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës

=C7farë drithërash Kamarda, plot

Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës

Nuk e lëshon aparatin, emri i markës

Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë

Të pisët lypin çamçakiza e qindarka

Të pisët, të shprishur gjaku

Plaka shtrëngon

Qemerin e kishës, që sapo doli

Ata shkruajnë se ishin aty

Të dy çift pleqsh

Kamarda kthehu në katund.

Aparati fotografik, aparati fotografik

Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur

Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë

Kisha ku u martua Kastrioti

Ishe aty Kamarda

Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin

Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur

Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar

POEZIA E HUMBJES

TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE MACE NE HAPESIREN
E GJELBER TE SYVE TE TU
DHE UNE I FYER I POSHTERUAR
TE PERGJOJ PAS HIJES SIME
BEHET VONE, SA VONE NGA NDARJA
UNE MBI PRUSH THYEJ SHKARPA
SI IDIOT I FRYJ HIRIT
NDIZU ZJARR
DHE HEDH ATY LULE, SHAMI, VJERSHA
RROBAT E CDO GJE QE KAM
E NGEL NJE LAKURIQ I VARFER, ZHVESHUR
QE ZJARRI DOT ME S'E NGROH.
TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE GJETHE NE LULISHTET PA ANE
TE SYVE TE TU
POR UNE DUA TE TE DUA
ME CDO KUSHT

AUTO

FLENE NE XHEPA
LETRAT E PADERGUARA
I NDJEJ NEN LEKURE RRESHTAT TE PESHPERIJNE
ZARFAT TEK DRIDHEN
FILATELI QE TE DASHURIT NUK DO TE MUNDIN
TE MA SHQISIN NGA MISHI
JANE LETRA QE MBASE EDHE I SHKROVA
POR VETES IA DERGOVA
NE ADRESA TE LARGETA
THUAJ SE VETEN DUA TE SQAROJ
ME ARSYET E TE TJEREVE
PER PAMUNDESITE E MIA
ME FLENE NEN LEKURE
LETRA
NJE TUFE E TERE
LETRA QE MBASE EDHE DO TE NISEN
NE FAKT U NISEN, POR PER TEK UNE
QE SI KUTI POSTARE E VJEDHUR
GRUMBULLOJ PER VETE NJE FARE NGROHTESIE, FJALE TE MIRA
QE VETE I SHKROVA PER TE TJERE AQ MIRE
SA NUK MUNDET ASKUSH TE ME SHKRUAJE.


Deshire dhe Heshtje

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une

MERZIA

Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.


Afrohu

Dua ti harroj sot fjalet
le te flasin vete veshtrimet,
le te flase dora qe dridhet,
ketu mbi kitaren time.

Se kur erret bie nata
nje drite ndizet brenda meje,
njerezit fytyrat fiken,
asgje tjeter s'ndjej vec teje.

Neper jave rrjedh trishtimi
cigaren prape kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetem une kam nryshuar.

E terhqeh imazhin tend,
dhe veten neper gjume
jemi bashke, por ne agim,
i vetem mbetem une.

Te shoh me qarte kur ti je larg,
afrohu te te dua
dhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.

Dicka mire e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
nje petal qe me solli vjeshta
permbi floke vjen e me ulet.

Te shoh me qarte kur ti je larg...

NETE SHKURTI

Të shtëna

Nata shpohet e pikon

U mbush qyteti me ujë prej macesh

Të shtëna, të shtëna

Rrëzohet gjumi përmbi nënat

Rrjedh nëpër udhë qumështi i gjirit

Valiumi

Frika qytetare, meshë e mekur nën bankat e drunjta

Të shtëna të shtëna

Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda

Me këmbë të mitura ushtarësh brenda

nga Flori Bruqi:Të mos jemi vetëm hije mbi dhé


Abdullah Konushevci

Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrimtar i shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në "Universitetin e Zagrebit" dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”

Vëllimet me poezi

Pasqyrë dhe diell (poezi, 1979},
Rënia e mollës (poezi, 1981),
Pad jabuke (serbisht, 1982),
Qerrja e diellit (poezi, 1983),
Loja e strucit (poezi, 1987),
Të qenët të mosqenë (poezi, 1990),
Pikat AD (poezi, 2002)

Tekste shkollore dhe kritikë letrare

Gjuha shqipe XI (tekst shkollor, "Dukagjini", 2004)
Demaçi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinë, 2008)
Për poezinë (kritikë letrare, "Nositi", Prishtinë, 2008)

Përkthimet nga anglishtja

Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988);
Ernest Hemingway: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989);
Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht
Ludo Hupperts: Koncerti dhe tregime të tjera, SHB "Nositi", Prishtinë, (2008).

Përkthimet nga kroatishtja

Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983),
M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990),
Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989) dhe
Milan Shufflay: Histori e shqiptarëve të Veriut ("Nositi", 2009)

Të tjera

Ka botuar me qindra artikuj dhe recensioni për letërsinë e shkruar dhe gojore, për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madhe veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Për veprat e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Abdyl Kadolli, Merxhan Avdyli, Sabri Hamiti, Flori Bruqi,Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi, Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci ,Iljaz Prokshi etj.





Pikat AD
A. Demaçit

Foshnjat duhet t’i marrin
15 deri 20 pikë në ditë
Të rriturit që nuk kanë pirë
Qumësht Nëne
10 deri në 15

Pikat AD
I forcojnë eshtrat
Dhe e rritin mallin
Të kesh Nënë

Kujdes nga faktori Rh—
Nga kolori i rremë AG+FA
Mund të dalë letër kalk
Dhe të lëshojë ngjyrë të zezë të zezë

Sa më shumë pika AD
Nuk e shihni se na ranë këmbët
Duke ecur në gjunjë


Zonja Mëmë

Jam lodhur duke pritur
Zonja Mëmë
T’i nisësh shërbëtorët e Tu
(Dhe unë shërbëtor Yti jam)
Të m’i këputin hekurat

Jam bërë një ashtlëkurënajë
E ka rëndë
Dhe toka të më mbajë
Ku ta këput kokën
Mbështetur për muri

Ti Zonja Mëmë
Mos resht të m’i ledhatosh shpresat
Po mbahem për një fije floku
I bindur se është floku Yt i thinjur

Zonja Mëmë
Mendimet për Ty
M’i vrasin në rrugë
Po malcimet e plagëve
Ti m’i ndien
Dhe ballin rrëzon në shuplakë

Ti duhet ta dish
Zonja Mëmë
Kur më hipën zjarrmia
Ai kroi i cemtë
Që rrjedh dikund aty pranë
Je Ti

Kur më ngushtohen rrugët
Dhe e kam pisk

E di se Ti
Zonja Mëmë
Do të më hapësh një shteg
Se me Ty është liria
Dhe dashuria ime për Ty


Kthimi i dritësorëve

Dritësorët do të kthehen
Me leshra të kërleshur
Me thonj të paprerë
Me trup-duar-fytyrëdheu

Do të përplasen brenda
Do të na zënë për fyti
Do të na shkulin për flokësh

Dhe ne s’do t’i shohim
Se ata janë prej drite
Se nuk bëjnë hije mbi dhé

Ata e kanë pushtuar
Zemrën e tokës
Dhe kupën e qiellit

Dritësorët do të kthehen
Të na mësojnë zejën e vdekjes
Të na japin pak zemër të tokës
Pak kupë të qiellit

Të dehemi dhe ne

Me hirin e zjarrit
Të mos jemi vetëm hije mbi dhé



Dhe ikim ikim ikim



Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamë
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janë të lara në gjak

Ndodh largohemi nga rrugët
Që klithin në fytyra fëmijësh
Dhe i mbyllim sytë
Kur Mezia i ngul ushtën
Demit tonë të Zi
Në Mozomazinë e përhumbur
Dheu na rrëshqet nën këmbë



Skicë për një elegji

Ja
Kjo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe kjo këtu
Dhe kjo pranë saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo

Ja
Dhe ajo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranë saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo

Si e krijoi Zojsi Dardaninë

Nuk dihet
Nga koka a nga kofsha
Zojsi nxori Dardaninë
Dhe e deshi, e deshi, shumë e deshi
Nga dashuri e madhe
Kish rrezik ta mbyste

Sot e atë mot
E varim në dardhë
Dashurinë e tij të madhe
Dhe kryqin e marrim në shpinë
Duke pritur të ndodhë mrekullia
Eshtrat i bëjmë grumbull
Në Kodrën e Kafkave

Duke pritur Gjergjin e Ri

Ai do të vijë
Ti do ta çosh patjetër
Ne do të dalim dhe do ta presim
Me tupan e me zurna
Do ta marrim do ta hipim
Lart mbi supe
Do t'i brohoritim
Derisa të mos kemi zë

Ai do të vijë
Se ne e presim
Si Shpëtimtarin si Shëlbyesin
Do të shkelë këmbëzbathur
Mbi Dheun tonë
Do të ndezë qirinj
Te varret tona

Ai do të vijë
Ne e shohim ëndërr përnatë
Është kripëgjatë
Dhe nuk i trembet bishës
Që s'na lë të dalim
Nga portat e qytetit

Ai do të vijë
Ta therë në fyt bishën
Do t'i pastrojmë puset
Do të gjuajmë peshk
Dhe shpesë dhe kafshë
Do t'i njomim flitë përsëri

Ai do të vijë
Se ne e presim
Se ne vdesim përditë e më shumë
Se qyteti bie erë kufomë

Vdekja e dytë e Gjergjit*

Kur derdhet atdheu në det
Shkulet shkëmbi fusha mali
Terri derdhet me shtëmba
Dhe thikat vezullojnë

Vlorën e zënë ethet e dridhet
(Babi, do t'i kenë tretur
Gjergjit eshtërat
Se Atdheu po derdhet
Përsëri në det)
Drilonit s'mund t'i them
Ji i fortë
Dritoni është bërë dhé

Dhe ata po e shohin
Se s'është kjo më
Lojë me qen e mace

* Vjershë për eksodin e madh në Shqipëri

Ëndrra... pastaj Vlora

Diqysh shkuam në një planet tjetër
Ku kishte bukë qumësht mish
Dhe s’kishte milicë

Shqiptarët ishin shumë të mirë
Preheshin hijeve
Hidhnin valle shesheve
Bënin dashuri të mëdha

Disi... kur hyri Vlora në dhomë
Babi mbrëmë me dy orë natë
Na shkallmuan derën përsëri
Ata që s’mund t’u zë emrin në gojë



Vjershë ekspresioniste

Qielli ka ethe
Dhe mban erë gjak
Nga zogjtë e hekurt
Që i therin gjirin

Mjeshtrit e vdekjes
E punojnë shkel e shko tokën
Koka duar këmbë
Hedhin ngado

Si t’i mbledh gjymtyrët
Para se të bjerë nata
Dhe t’i kall në dhe
Para se t’u bien në erë
Larashët oshënarët

Kur vritet biri i madh
Fadil Tallës

Fytyra e tij e qeshur
më ndjek kudo

Pate acar të madh në zemër
Kur vemjet i mbushën rrugët
Ti dole dhe i talle bishat
Që hynin me nxitim në arenë

Zogj të hekurt
Na kërcënonin nga sipër
Kur i binim varrit
Dhe të kërkonim ndjesë
Për jetën e këputur

Ata nuk e dinin
Se ti na mësove ta tallim vdekjen
Ti që s’ishe as njëzet vjeç
Dhe ishe aq i madh

Të zije vend
Ndërmjet tokës e qiellit



Mungesa e lirisë

Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët

Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth

Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë

Si fatthënë e rysur që ishe

Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirsië


Shaban Shala

Ai ishte SH në katror
Se kishte liri atdhe flamur

Ai kishte ballë-vetull-syshkabë
Dhe ishte frymë-gjakkaltër

Ata s’kishin sy të shihnin
Kush e çante terrin në mesnatë
Ata s’kishin veshë të dëgjonin
Si zbutej bisha
Nga zëri i tij hyjnor

Ai Llapin që llapuçitej
Kënetave moqaleve
E bënte një me majat me borë
E kthente përsëri në një Alb
Të bardhë të bardhë

Ai ishte SH në katror
Se kishte liri atdhe flamur


Përpjekje për t’i zënë konturet e mbinjeriut

Dhe e more more e dhe
Nga dritarja me grila
Ta zhdavaritje terrin
Dhe u dogje ngadalë qetë butë
Ti sy fëmije para lodrës së re

Dashuri e madhe të mbante në jetë
Ndaj syzat i përdorje si llupë
Ta ruash të gjallë zjarrin

Hije të zeza të mëdha
Shtrëngonin nofullat kthetrat
Dhe tërhidheshin gjithë tmerr
Nga shkëlqimi që të rrethonte
“Ky paska luajtur, ky s’qenka në vete
Kur na tall kaq pa turp”

Dritë e madhe të mëkonte në jetë
Kur jepje e merrje kur merrje e jepje
Ta mbaje të gjallë zjarrin

Skender Zogaj: Libër që meriton epitetin e librit të dalluar

LIBËR QË MERITON EPITETIN E LIBRIT TË DALLUAR

(Çerkin Bytyçi: Monografia “PRIM. DR. DAUT MUSTAFA”,botoi SHKK ”ANTON PASHKU” Prishtinë, 2009)


Nga Skender Zogaj, shkrimtar nga Prishtina

Dhe vetëm dritë e diturisë përpara do na shpie, ishte motoja e rilindësve tanë, të cilët këmbëngulshëm thërrisnin: Libri, libri dhe vetëm libri! të vetëdijshëm se libri, ishte mburoja më e sigurt e ruajtjes së frymës së shenjtë të shpirtit kombëtar dhe i të gjitha vlerave kulturore historike e atdhetare. Thirrja e rilindësve tanë është aktuale sot, më shumë se kurdoherë tjetër sepse, ende na mungon libri i dëshiruar, na mungon libri cilësor i përmasës përkatëse me identitetin e qenies kombëtare, dhe të veçantisë karakteristike kulturore - historike. Kjo ndodh sepse, Libri shqip vazhdon të jetë i ballafaquar me zbrazëti të mëdha që me të drejtë e bëjnë të ndjeshme mungesën e librit cilësor.
Mirëpo, sot jemi të nderuar që jemi në këtë takim dhe që para vetes kemi monografinë e autorit Çerkin Bytyçi me titull “Primarius Doktor Daut Mustafa”, që është një botim për të cilin themi se i përket fondit të librave të veçantë dhe që e meriton epitetin e librit të dalluar.


Vlera e kësaj vepre vjen në shprehje nga mënyra e qasjes dhe forma e shkrimit, që autori e quan monografi, e të cilën lexuesi do ta përjetojë si një rrëfim artistik, roman, dramë dokumentare apo edhe si një ditar kujtimesh shumë domethënëse për jetën dhe veprën e kryepersonazhit të librit – Doktor Daut Mustafës.
Le të më lejohet të them se, kjo monografi me përmbajtjen e pasur, lexohet me një frymë dhe e mbush me ndjenja të freskëta lexuesin e të gjitha kategorive dhe moshave. Libri të rrëmben me formën e shkrimit por edhe me narracionin rrëfimtar, evokim-kujtimet që përhapen si rrathë dhe reflektojnë mesazhe të shumta, të thukta dhe emocionuese, që vijnë në shprehje përmes fakteve: detaje të shumta jetësore, të thjeshta por shumë sugjestive, domethënëse dhe kuptimplota nga këndvështrime të ndryshme. Për ata që e njohin nga afër personazhin e monografisë, ngazëllimi është i dyfishtë, nga ngrohtësia që reflekton libri dhe nga përmasa e njeriut të adhuruar, që ridimensionohet tashti si “dalje nga magjia e librit”. Kjo është madhështia e librit, që i kushtohet Doktor Daut Mustafës, së cilës autori Çerkin Bytyçi i përkushtohet me pasion dhe arrin që ta realizojë me sukses qëllimin e shkrimit të tij, që shquhet me ndjeshmërinë e çiltër dhe adhurimin krijues, që e zotëron mirë faturën monografike të personazhit përmes tiparesh më karakteristike të Daut Mustafës. Skicimin e portretit monografik autori e jep përmes shënimeve biografike, ndërsa e zgjeron përmes kujtimesh të shokëve dhe miqve, nga kujtimet e të cilëve pasqyrohet karakteri multidimensional, i doktor Dautit, - mjekut lavdiplotë e pedagogut të shquar, humanistit e patriotit të madh që brezave sot e nesër do t’u shërbejë si model i njeriut të madhërishëm, i cili me tërë fuqinë e qenies e të mendjes i ka shërbyer mbrojtjes së shëndetit të njerëzve të atdheut të tij, në kohë e rrethana tejet të vështira.
Kjo është korniza monografike brenda së cilës vendoset portreti i Doktor Daut Mustafës, me bagazhin e veprës 90-vjeçare, e cila vazhdon të reflektojë dashuri e admirim, si rrallë dikush tjetër, sepse ky personalitet i jashtëzakonshëm reflekton adhurim kulmor duke qenë një përmendore e gjallë.
Monografia e Çerkin Bytyçit i shërben namit të Doktor Dautit, por njëkohësisht na e përqendron vëmendjen të figurat e mëdha që janë nderi dhe krenaria jonë kombëtare, ku, e inkuadron edhe mjekun dhe njeriun e madh, që lashtësinë e trashëgon me flakadanin plot dritë që e mbanë lartë e me shumë dinjitet.

Flori Bruqi:Anton Pashku


Me emrin dhe veprën e Anton Pashkut lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza, me parashenjën e entuziazmit të dalë nga lufta, ishte në kufi të shkrimit letrar dhe të atij dokumentar Kthesa e prozës së Pashkut në nivel të vetëdijes mbi artin letrar dhe të narracionit ishte aq e fuqishme sa linte përshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe të skajshme. Aso kohe, prandaj vepra e tij kishte shumë pak lexues dhe shumë mohues. Megjithatë shëmbëllyeshëm me krijuesit e mëdhenj, ai do të vazhdojë deri në fund rrugën e vet, i bindur dhe i vetëdijshëm për mundsitë e tij krijuese.

Anton Pashku lindi në Has të Thatë të Prizrenit. U shkollua në Prizren dhe në Prishtinë. Deri në vdekje punoi redaktor në gazetën "Rilindja". Është autor i disa vëllimeve me tregime: Tregime (1961), Një pjesë e lindjes (1965), Kulla (1968), Kjasina (1973), Lutjet e mbrëmjes (1978).Ai ka shkruar dy drama: Sinkopa (1969), Gof, 1976 dhe romanin Oh (1971).
Tregimet e para Anton Pashku i botoi në vitin 1957. Për afro tridhjetë vjet punë krijuese letrare, ai botoi relativisht pak, por, për nga vlera artistike, vepra e tij zuri vend në krye të panteonit letrar kombëtar
Por për çfarë shkruante dhe si shkruante Anton Pashku, kur ende nuk i kishte mbushur të njëzetat? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po sjellim dy tregime (poetike), që së bashku mund të përfshihen vetëm brenda një faqeje libri. Fjala është për tregimet "Në stuhi" dhe "Klithma", që të dyja botuar në vitin 1957. Në të dy rastet bartësit e ngjarjes janë maksimalisht të reduktuar

Anton Pashku sjell një frymë krejtësisht moderne në traditën e prozës shqiptare. Çështja bosht në rrëfimin romanor të Anton Pashkut është veçanërisht vetëdija e autorit për pozitën e tij dhe perspektiva e synimit të këtij rrëfimi. Shtresimin ironik gjatë gjithë rrëfimit, rrëfimtari do ta derdhë e ta përhapë tërthorazi, e jo si deklarim të qëllimshëm dhe moralizues. Reflekset ironike dhe aludive përjetohen drejtpërsëdrejti nga lexuesi dhe janë më mbresëlënëse se një fotografi e gjallë e një realiteti absurd. Rrëfimtari e nis udhëtimin nga një kohë e pacaktuar që gjatë ecjes fiton peshën e një vatre të gjallë dhe jehona e reflekseve të së kaluarës shfaqet si përsërítje e pafund e dramës sonë kombëtare.
Ky vizion i fuqishëm dhe largpamës i veprës së Pashkut që përbën tharrmin krijues të tij, realizohet përmes strukturimit të nëntekstit ironik të rrëfimit. Kjo gjë e nxit dhe e motivon parreshtur lexuesin që ta kërkojë atë që nuk thuhet, atë që duke heshtur, e bën lexuesin të jetë zëri kryesor.

Romani "Oh" (analizë)

Romani "Oh" i Anton Pashkut, për shumëçka është karakteristik dhe fare i veçantë në letërslnë shqiptare. Kur u paraqit para tridhjetë vjetësh, u emërua "hermetik", u tha se është jehonë e antiromanit, e kështu me radhë. Në të vërtetë, kjo vepër është një vazhdimësi e natyrshme e tregimeve pararendëse moderne të autorit, në kuptimin e mirëfilltë të nocionit modernizëm: prozë që i shprish konvencionet tradizionale që artikulon realitetin përmes figurshmërisë së veçantë dhe originale që në mbështetje të së kaluarës konstrukton kuptime, mundësi dhe vizione, të shumëfishta universale. Ky roman është fabul klasike, pa lidhje syzeike, pa rrjedhje njëdimensionale kronologjike, pa rrëfyes të artikuluar qartë, pa këndvështrim të fiksuar të autorit; natyrisht që nuk mund të ritregohet përmbledhtazi si thurje e rregullt ndodhish të caktuara. Në fillim të romanit sajohet një mjedis nismëtar i mbyllur: burri dhe gruaja në dhomë, dhe akuariumi simbolik me tre peshqit brenda. Fillimi i tekstit përcakton aktualitetin nga i cili burri (rrëfimtari i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë, pjesërisht personazh), niset në një udhëtim imagjinar nëpër të kaluarën dhe të ardhmen. Rrëfimtari, burri që do t'i sajojë shkallët e mundshme të zbritjes retrospektive përkatësisht shkallët e ngjitjes, vendoset në situata dhe perspektiva të ndryshme, në kontekstin e bëmave nga e kaluara ilirike e këtej, si dhe në atë të kohës, si histori e përsëritur. Ai vepron vetëm përmes imagjinatës, pa ndërmarrë asgjë konkrete. Gruaja, e cila nuk flet e as ndërhyn fare gjatë këtij udhëtimi të burrit, shpaloset si tip iluzionist që ndërton kulla rëre. Në fund të romanit, që është përsëritje e tekstit fillestar, gruaja largohet në mënyrë protestuese; dy peshqit e vegjël kanë ngordhur, ndërsa ai me pika të kuqe lëviz "krenar" nëpër hapësirën e akuariumit. Duke qenë përsëritje e tekstit fillestar, e tekstit ku paraqitet vizualisht një mjedis i rivendosur në fund të romanit, pas gjithë atij udhëtimi imagjinar në të dy krahët e kohës, lexuesit i lindin një sërë përfytyrimesh simbolike lidhur me realitetin dhe jetën përgjithësisht. Në strukturën tërësore të këtij romani të rrëfimit qarkor, ku udhëtimi i nisjes i përngjan atij të kthimit, nga drejtimi i kundërt në pikën e nisjes, duhen sqaruar dy kategori themelore të poetikës së romanit: koha dhe rrëfimtari.

Rrëfimi shtrihet deri në kohën antike ilire dhe jepet përmes ngjyrimit ironiko-alegorik, ekspresion ky që duke heshtur, e shquan dhe e bën më të zëshme idenë qendrore të romanit: historinë shqiptare të dhimbshme e të përsëritur, shpalimin e mungesës së substancës së formuar dhe të artikuluar të qenies. As e ardhmja e projektuar në këtë kuadër, në vizionin e Anton Pashkut nuk është shpresëdhënëse. Vizioni i projektuar para tridhjetë vjetëve, prandaj tingëllon aq aktual sot. Kështu, romani mund të quhet edhe historik, po në radhë të parë si roman i idesë, i mendimit, madje filozofik.
Rrëfimi i ngjarjeve strukturohet mbi disa nivele kohore: e tanishmja që rrjedh si dialog i Burrit - rrëfimtarit me "bashkëbiseduesen" e pranishme. Në fillim, ky "dialog" përgatit atmosferë dhe kushte për kërcim drejt shkallës retrospektive, të përftuar si dialog me Plakun. Kjo mundëson një retrospektivë të dyfishtë, për kapërcimin në kohën dhe botën antike ilire. Rrëfimi lidhet me tri nyje kohore, e tanishmia dhe dy shkallët e kohës së kaluar. Përmes tyre dhe zërit të fuqishëm të fshehur jepet përsëritja e historisë, e dramës kolektive shqiptare. Romani "Oh" ngrihet mbi një strukturë të komplikuar e të përsosur të llojit të vet dhe njëkohëslsht u prin dhe shtron çështje teorike nga më të rëndësishmet lidhur me zhanret tregimtare, e sidomos me kategoritë kryesore të poetikës, siç u tha më sipër.
Lidhja e nyjeve kohore, zhytja e rrëfimtarit drejt retrospektivës së njëfishtë e të dyfishtë në rrëfimin romanesk të Anton Pashkut, sajohet përmes teknikës moderne që këtu rrjedh natyrshëm, pa asnjë imitim të sforcuar. Mjedisi antik nuk realizohet, para së gjithash, përmes faktografisë historike (edhe pse mund të identifikohen lehtë bëma dhe autorë të tyre), por si një gjallërim, konkretizim i vetëdijes mbi të. Kjo teknikë e zhytjes shkallë-shkallë në kohë mund të quhet dhe psikologjike-asociative. Kështu, kur rrëfimtari duhet të bëjë një kërcim parabolik në kohë, ai fillon parapërgatitjen për këtë hap, duke synuar në një cak të cakuar që nënkupton, në të njëjtën kohë, shkëputjen nga realiteti aktual. Përmes kësaj thirrjeje të brendshme, shfaqen të gjalla kohët e synuara, aktorët dhe ngjarjet historike dhe të sajuara.
Kështu, lexuesi sa mrekullisht aq edhe spontanisht gjendet brenda një bote antike, ambjentohet me të duke e harruar rrëfimtarin. Gjendja haluçinante që për një çast e rrëmben lexuesin, zhduket sakaq dhe gjithësinë e merr në dorë një tjetër ligjshmëri. Kështu, sa më thellë depërton në lashtësi para së gjithash, rrëfimtari synon të sugjerojë një vizion të mundshëm për kohën e ardhme, që shtrihet në pjesën e dytë të veprës.
Edhe lexuesi me pak përvojë, e ndien se rrëfimi i drejtpërdrejtë shqipton një kuptim të mbuluar, të cilin e zbulon dhe e shumëfishon lexuesi. Pikërisht për këtë shkak, leximi i romanit në fjalë i Anton Pashkut jo vetëm që kërkon përqëndrim maksimal, por është vepër që domosdoshmërisht kërkon lexim të dytë.
Ngjarjet të duken vetvetiu të natyrshme, të parrëfyera nga pikëpamja e dikujt, pra i lë veprimet të ndodhin e jo të ritregohen. Një sistem i tillë rrëfimi nxit lexime dhe interpretime shumështresore duke përbërë, tiparin dallues të stilit të Anton Pashkut.

Kulla

Te Tregimi "Kulla" mund të merret si model-bazë tematike e pjesës dërmuese në krijimtarinë letrare të Anton Pashkut. Përveç temës së dashurisë, që shtrihet në një pjesë të vogël të veprës së tij tërësore letrare, në këtë tregim janë të mpleksura: motivi i lashtësisë, i dramës shqiptare nëpër shekuj, i qëndresës, i ekzistencës, i aktualitetit dhe i vizionit të së nesërmes. Kjo do të vërehet sidomos tek romani "Oh", ku ky model tematik shtrihet thellë deri në Iliri dhe njëkohësisht, në mbështetje të asaj përvoje dhe të gjasave aktuale, projektohet e ardhmja. Në këtë rrëfim, përmes jetës së dy brezave, të kapërthyer dhe të shtrirë në tërësinë ekzistenciale kolektive të kombit, shprehet aktualiteti i rëndë, ankthi i banorëve të kullës.
Është përvoja e Plakës, pas vdekjes të së cilës Djali projekton të nesermen e vet duke e mbartur tutje përvojën nga e kaluara. Biri, plot ankth, ndien se qëndresa dhe ekzistenca e Kullës është në rrezik dhe sajon mekanizmin mbrojtës pikërisht në sajë të trashëgimisë simbolike të saj. Përmes traditës, rrëfimtari shpalon kulturën shpirtërore kolektive si mburojë simbolike nga kanosja e shprishjes prej dhunës së ushtruar në kohën kur është shkruar tregimi. Dhuna e ushtruar brutalisht përballë mekanizmit të traditës kulturore kombëtare dhe tërësisë shpirtërore kolektive, në art del e përkohshme, kalimtare dhe pa gjasa triumfi. Kështu përmbyllet tregimi antologjik "Kulla", me ngadhnjimin e së nesërmes, me lidhjen jetike të Birit pas trollit e kullës: rrëfimtari është gjithmonë banor i kullës; brenda saj e kujton të shkuarën nga e cila projekton dhe përcakton perspektivën.
Edhe rrethi tematik i vetmisë, ai i tërheqjes në vete nga çensura e shtypja, edhe rrethi tematik i dhunës dhe i krimit, që zënë vend qëndror në prozën tregimtare të Anton Pashkut, janë rrjedhim i shtypjes dhe i dhunës së ushtruar mbi qenien kolektive shqiptare, historikisht dhe aktualisht. Ky version regjional dhe kolektiv në prozën e Anton Pashkut uníversalizohet si vlerë artistike dhe si mesazh, si filozofi dhe si parim moral.

Kulla

Te Tregimi "Kulla" mund të merret si model-bazë tematike e pjesës dërmuese në krijimtarinë letrare të Anton Pashkut. Përveç temës së dashurisë, që shtrihet në një pjesë të vogël të veprës së tij tërësore letrare, në këtë tregim janë të mpleksura: motivi i lashtësisë, i dramës shqiptare nëpër shekuj, i qëndresës, i ekzistencës, i aktualitetit dhe i vizionit të së nesërmes. Kjo do të vërehet sidomos tek romani "Oh", ku ky model tematik shtrihet thellë deri në Iliri dhe njëkohësisht, në mbështetje të asaj përvoje dhe të gjasave aktuale, projektohet e ardhmja. Në këtë rrëfim, përmes jetës së dy brezave, të kapërthyer dhe të shtrirë në tërësinë ekzistenciale kolektive të kombit, shprehet aktualiteti i rëndë, ankthi i banorëve të kullës.
Është përvoja e Plakës, pas vdekjes të së cilës Djali projekton të nesermen e vet duke e mbartur tutje përvojën nga e kaluara. Biri, plot ankth, ndien se qëndresa dhe ekzistenca e Kullës është në rrezik dhe sajon mekanizmin mbrojtës pikërisht në sajë të trashëgimisë simbolike të saj. Përmes traditës, rrëfimtari shpalon kulturën shpirtërore kolektive si mburojë simbolike nga kanosja e shprishjes prej dhunës së ushtruar në kohën kur është shkruar tregimi. Dhuna e ushtruar brutalisht përballë mekanizmit të traditës kulturore kombëtare dhe tërësisë shpirtërore kolektive, në art del e përkohshme, kalimtare dhe pa gjasa triumfi. Kështu përmbyllet tregimi antologjik "Kulla", me ngadhnjimin e së nesërmes, me lidhjen jetike të Birit pas trollit e kullës: rrëfimtari është gjithmonë banor i kullës; brenda saj e kujton të shkuarën nga e cila projekton dhe përcakton perspektivën.
Edhe rrethi tematik i vetmisë, ai i tërheqjes në vete nga çensura e shtypja, edhe rrethi tematik i dhunës dhe i krimit, që zënë vend qëndror në prozën tregimtare të Anton Pashkut, janë rrjedhim i shtypjes dhe i dhunës së ushtruar mbi qenien kolektive shqiptare, historikisht dhe aktualisht. Ky version regjional dhe kolektiv në prozën e Anton Pashkut uníversalizohet si vlerë artistike dhe si mesazh, si filozofi dhe si parim moral.

Klithma

Te tregimi "Klithma" mozaiku dhe detajet janë pak më të bollshme: terri, hëna, kreshta e malit, lumi; të gjitha të mbërthyera nga telat e heshtjes. Heshtin qyqja dhe bulku, ndërsa lart, i paarritshëm, ylli.
Në këtë univers të ngujuar të acarit, shpërthen thekshëm klithja që çan hapësirën e tendosur nën ankthin e përgjithshëm. Dhe dëgjohet krrokama e korbit. Trandet gjithësia nga kjo klithje: paskësh ndodhur krimi! Hëna fshihet: të mos jetë dëshmitare. Hija e vdekjes e kaplon vendin (Truallin?)...
Në të dyja rastet, data në fund të tekstit është jo vetëm çast i rëndësishëm, por, do të thoshim, përbërës i barabartë në shumësinë narrative. Bëhet fjalë për jehonën e aksionit famëkeq, tragjik për Kosovën dhe shqiptarët: aksionin e UDB-së për mbledhjen e armëve, një nga terroret më të egra që u pasua me disa qindra mijëra shqiptarë të shpërngulur me dhunë drejt Anadollit të Turqisë. Ky krim, duke u artikuluar si shqetësim i shkrimtarit, mbetet si dëshmitari më i fuqishëm i kësaj tragjedie. Si çdo krijues i madh, Anton Pashku ishte i pakapshëm për deshifrimet dhe interpretimet banale të çensurës komuniste antishqiptare. Në artin e vet letrar, gjatë tërë jetës, krimin e ushtruar në vendin e vet, në Kosovë, Pashku do ta stigmatizojë në shkallë universale, siç ndodh me artin e madh.

Në Stuhi

Tek "Në stuhi" shfaqet personi i molisur nga jeta, dera e shtëpisë dhe trari mbi të; fërshëllima e stuhisë dhe rrëkëllima e trarit; vetëm kaq. Për këta përbërës rrëfen narratori, në vetën e tretë. Molisja është gjithëpërfshirëse dhe subjekti-personazh ndien nevojën të ikë nga trualli i vet, por nuk e le sedra, e mbase diçka më e thellë. Stuhija ushtron një terror dhe Ai, ankthshëm, e ndien peshën këtij terrori që artikulohet përmes rrëkëllimit të trarit që mban peshën e shtëpisë. Dhe, në vend të rebelimit, të ikjes, pason tërheqja, rrudhosja dramatike në vetvete. Rrethi mbyllet përfundimisht dhe stuhia zotëron si në pranga hapësirën (Truallin).


Drama "Gof" (analizë)

Edhe në këtë giini Anton Pashku është i veçantë: e mbindërton tekstin e dramës mbi konvencionet klasike (sidomos të tragjedisë) dhe me prirje të qartë drejt antidramës. Njësoj si tek proza, teksti i tij dramatik vështirë se mund të rrëfehet si lidhje fabulare brenda një shtrati kryesor. Më parë ai del si ide, si mendim i fuqishëm, si portretizim i gjallë i një dukurie, ngjarjeje, gjendjeje, nga ku përmes ironisë, analogjive dhe parabolave kohore sugjerohen realitete të tjera. Teksti i kësaj drame është ndoshta teksti me tensionin dhe ankthin më të madh dramatik në letërsinë tonë. Fjala është për kohën e pushtimit fashist (1939), që si datë përmendet vetëm në një rast, pa e përmendur as si fashizëm, as si pushtim, as si dhunë; pa shprehur fare as patetikë apo patriotizëm...
Drama ka dy pjesë (jo akte), dhe tri personazhe: Lulashi, Lulua, Lulani, të cilët mund të merren edhe si tri variante, tri perspektiva të një personi. Tekstin e shqipton vetëm Lulashi, duke e thyer shpesh monologun dhe ndërhyrjet e paramenduara të të tjerëve. Monologu, pra, është një kolazh tekstesh e dokumentesh të kohës, si: afishe, deklarata, urime, falenderime, kërcënime, reklama, që së bashku paraqesin një tërësi njerëzish, vlerash, antivlerash, ngjarjesh, ambiciesh, ëndërrimesh... Kështu krijohet përshtypja e një mjedisi shoqëror të përbërë, ku individi humb personalitetin, humb vetveten. I tillë është Lulashi, gjysmë i shpëtuar, gjysmë i humbur, i cili në zjarrmi e përgartje lëshon mendime të tilla që tingëllojnë si kritikat më rrënqethëse, ku ankthi e ironia shkallëzohen në sarkazëm. Të krijohet pamja e një shoqërie që identifikohet me një gjendje kaotike, me një tollovi të përgjithshme, me degjenerim moral, anarki mendimi, ndjenje, me zhdukjen e skajshme të vlerave, ku mbi të gjitha mbizotëron zëri i mashtrimit, i dhunës, e i hipokrizisë. Si sdo shkrimtar i madh, Anton Pashku e parandien dhe e paralajmëron përsëritjen e kësaj gjendjeje tragjike në shoqërinë shqiptare,të viteve tridhjetë, gjysmë shekulli më pas, ashtu siç e ka projektuar dhe në romanin "Oh".
Drama "Sinkopa" (analizë)

Edhe kjo dramë përbëhet nga pjesa e parë dhe pjesa e dytë. E para zhvillohet në dhomën e Xhexheut, ku janë të pranishme një telefon dhe një thikë: telefoni si simbol i përgjimit, manipulimit, përgjimit, dhe thika simbol i dhunës e i krimit. Xhexheu ngrihet në nivel të subjektit; është i vetmi strumbullar rreth të cilit plekset e shplekset çdo gjë në këtë dramë. Ai zhvillon një "dialog" me palën tjetër në skajin tjetër të telefonit, me palën që e ka numrin: një me njëmbëdhjetë zero pas dhe me njëmbëdhjetë zero para dhe njëshin në fund, që është numri i Xhexheut. Teksti i palës tjetër mund të merret me mend për aq sa lejon monologu i Xhexheut.
Pala tjetër është e pranishme në dhomën e Xhexheut vetëm si ftohtësi, si bardhësi boshe, pa trajtë individualiteti, si mekanizëm dhe sistem që të ndrydh, që të ngujon brenda rrjetave të hekurta. Xhexheu synon ta ngrejë tërë atë patrajtshmëri në shkallën e subjektit, gjë që do të realizohet në pjesën e dytë të dramës, e cila zhvillohet në një lokal publik, ku mblidhen plot njerëz dhe merren me biseda të kota. Xhexheu në këtë kontekst provon të veçohet, të shkoqet pëfundimisht nga ky realitet, përmes një rebelimi të skajshëm. Kështu, në pjesën e parë rrëfimi dramatik paraqitet zëshëm, si një monolog i reflektuar nga një bashkëbisedues imagjinar, ndërkaq, në pjesën e dytë ngjarja shfaqet e dukshme, vizuale.
Gjuha simbolike: numrat e dy anëve të telefonit; thika, emrat e personazheve, (Xhexheut, si jehonë e nxitjeve për vetveten, Lumnia si jehonë e idesë së pandryshueshme të realitetit, Lumtunia si ideal i synuar, dhe Shpresa, si mbështetje e brendshme e personazhit), mjediset (si Rruga e Trimave dhe Kozmodromi), ku zhvillohet pjesa e dytë, janë pjesë përbërëse e idesë qëndrore, e kuptimeve të ndërthurura, që nxitin tekstin e hapur të Pashkut.



Pse u largua nga Shqipëria poetja e mirënjohur Zhuliana Jorganxhi ?


Poete dhe aktiviste e palodhur e ceshtjes shqiptare.Prej disa vitesh punon e jeton ne Itali.




Zhuliana Jorganxhi.jpg
Zhuliana Jorganxhi ,lindi ne qytetin e Korçes me 1946, ne nje familje me tradita muzikore. Eshte nje nga kater femijet e kengetarit veteran "Artistit te Merituar" Gaqo Jorganxhi, qe per 65 vjet kendoi pa rreshtur si solist dhe ne grupin e mirenjohur te kengeve karakteristike korçare "LIRA".

Mesimet e para dhe ato te mesme i mbaroi ne qytetin e lindjes me 1964. Me vone ndoqi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ,ne fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi prane Fakultetit te Shkencave Juridike, kursin dyvjeçar te gazetarise, duke u diplomuar njekohesisht si mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe per shkollen e mesme dhe si gazetare.

Me njehere mbas mbarimit te studimeve ka punuar per gjashte vjet si gazetare ne revisten "Shqiptarja e Re" dhe nga viti 1975 si redaktore letrare dhe poete e kenges ne redaksine e krijimtarise dhe inçizimeve muzikore prane Radiotelevizionit shqiptar.




Aktivitetin e saj letrar e ka filluar ne moshe te njome dhe qe prej moshes 17 vjeçare, poezite e saj shohin driten e botimit ne gazeta dhe revista si "Drita", "Zeri i Rinise", "Nentori" dhe "Les lettres albanaise" etj.

Ka botuar libra me poezi si "Net provimesh"(1969), "Rritje"(1971) ,"Lule ne pemen e lirise" (1982) dhe vellimin me tregime per femije "Femijet e teto Nastes"(1975).
Ka marre pjese ne konkurse letrare kombetare dhe ka fituar dy here çmimin e dyte dhe te trete per poemat e saj.

Por, aktivitetin e saj me te madh, krahas poezise dhe tregimit, e ka zhvilluar mbas vitit 1974 ne gjinine e tekstit poetik te kenges.

Eshte autore e qindra teksteve poetike neper festivalet e kenges ne Rtvsh dhe rrethet e Shqiperise, ne anketat dhe koncertet e Rtvsh si ai "Kur vjen pranvera", "Kenget e stines", dekadat e Majit dhe ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe rrethe te ndryshme te Shqiperise.Eshte fituese e gjashte çmimeve te para dhe shume te tjera.Poezite e saj jane botuar ne Greqi, Rumani,Hollande,Kosove,Slloveni dhe Japoni.
Ne vitin 1996 iu dha Disku i Arte i Festivalit, kurse per 40 vjetorin e Festivalit te kenges ne RTVSH me 2001, ju dha CMIMI I KARRIERES....Nder tekstet poetike te kenges mund te permendim: "Jon", "Se kenduam Let it bi", "Jeto dhe jeten time","Bashkemoshataret", "Ne duart e nenes", "Jemi emri i vet jetes", "Kthehu per vete, per mua!" , "Ne, bijte e lirise" ( me kete te fundit, ne dhjetor te ' 90-tes, hapeshin dhe mbylleshin manifestimet e studenteve ne sheshin, sot te quajtur "Demokracia").

Sot Zhuliana Jorganxhi jeton jashte Atdheut ne qytetin e Triestes te Italise, por asnje çast nuk ka nderprere lidhjet e saj artistike me vendin e saj.Ajo ka marre pjese me tekstet e saj poetike ne Festivalin e kenges triestine , si dhe bashkepunon me kompozitoret dhe kengetaret e vendit te saj neper festivale dhe per albumet e tyre muzikore.



XHEVAHIRI I FJALES

Mikes sime poete N.Lako


Më kërkove rrugëve të Korçës.
Perëndimi ulej atë çast këmbëve të saj,
thyente kokën nëpër kalldrëme,
gurët bëheshin fjalë xhevahir.
Në kërkim të tyre nuk e di
më gjete a të gjeta.

Erdhi një kohe,
që besuam se erdhi,
diku në një cep dhjetori 'nentedhjete,
besuam se gjetëm rininë e shpirtit të humbur,
nën dritën e xhevahirit të fjalës së lirë
nuk e di,
më rigjete a të rigjeta.

Eshtë një kohë tani,
që nuk e di në është...
Rrugëve të botës
enigma e fjalës na bën ende shënjë.
Rend unë a rend ti,
të kërkoj a më kërkon,
nën dritën e xhevahirit të gjuhes sonë,
të gjej a më gjen
nuk e di...

Do vdes duke të kërkuar,
do vdes duke të gjetur,
nën driten e një xhevahiri,
xhevahir të fjalës, që nuk vdes!

ETERIT

Etërit na ikën...
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta,
si jeta e tyre.

Na ikën...
Cdo ditë e më shumë
ua numërojmë të mirat...
Ku ishim më parë
ne bijtë, ne bijat?!

Tani, që s'i kemi,
ah, dhe një çast t'i kthenim!
Të bëjmë ca rrugë
andej nga Liqeni,
t'iu japim një kafe,
që s'ua dhamë te "Rinia"
dhe tutje më shumë
t'iu bëjë pleqeria...
Rradhëve mos t'i lodhim
në asnjë lloj dyqani,
Mbrëmja mos heshtojë
me sy tek ekrani.
Të nisim udhë bisedash
për botën anembanë,
një gotë, çdo mbrëmje
ta pimë me etërit tanë...

Cfarë s'japim,
t'iu jepnim,
ato, që dot s'ua dhamë!
Të urtëve,
të pafjalëve,
të mirëve,
etërve tanë!


Ne bijtë e Lirisë


(Kënduar nga Frederik Ndoci, fituese e Koncertit të Pranverës 1990)

Jo, ti mos më pyet, pse derdh lot?
Në takim diku nuk shkoi dashuria.
Rininë vranë, Romeon rivranë,
Rininë vranë, Zhulietën rivranë
Mbi mërinë e dimë do fitoj'
Do fitoj' dashuria.
Syt' e bukur kudo i ka rinia,
Por ja dikush kërkon t'ia verboj'
Ajo vetëm me dy gishtat ngritur lart
Me at' heshtjen që kumbon në botë
Kërkon demokraci.
Liri! Zjarr i zemrës
Liri! Gjuhe e nënës
O liri! Krahu i ëndrës
Në çdo gjuhe të kuptojmë
Liberta, Liberte, Libëti, Frajhajt
Liberta, Libëte, Libëti, O Liri.
Jemi ne o moj botë
Bijtë e bukur të Lirisë.
Ndaj dhe s'duam që të shohim
Nëpër botë dhunë dhe lot.
Liberta, Liberte, Libëti, Fridom
Liberta, Libëte, Libëti, O Liri.


Në duart e nënës

(Kënduar nga Bashkim Alibali, fituese e Koncertit të Pranverës 1985)

Në duart e tua u rrita o nënë,
Në netët pagjumë pikoi drit' e hënës.
Dhe veten qortova të zënë në gabime
Zemrën kur t'a theva, o e shtrenjta ime.
Vij nga rrugë e gjatë
Ti më pret e para,
T'i puth ato duar
Mbushur plot me mall.
Në çdo rrudhën tënde, në çdo flok' të bardh'
Unë shoh fëmijërin', hapin tim të par'.
Dhe nga unë fëmija kërkove në jetë
Të rritem i mbarë për k'të tokë të shtrenjtë.


Bashkëmoshatarëve


(Kënduar nga Parashqevi Simaku, fituese e Koncertit të Pranverës 1986)

Ja, buzëmbrëmje ësht' tani
Un' me ty jam përsëri
Ç'lumturi.
Po, në një moshë pranvere jan'
Globit tonë anemban'
Me mijëra zemra bashkmoshatar'.
Ja, rra një shok diku atje
Globi ndjen t'i happen plag'
Dhe qielli skuqet nga gjaku i tyre
Si një flamur i madh.
Më thot' gjaku, mos harro!
Moshatarët që nga plumbat bien
Është gjaku trëndafil Lirie
Dritë shprese për atdhe kush ngrihet
Në botë
Drejt së ardhmes ti vrapo,
Se zjarr ke zemrën,
Flamur ke këngën,
Bashkohen zemrat si vargmal
Iu ndrin një ideal.
Jo, globi s'fle i qetë sot,
Kontinentet ndizen zjarr,
Është zemra jonë me ty, moshatar.
Ja, rra një shok diku atje
Globi ndjen t'i happen plag'
Dhe qielli skuqet nga gjaku i tyre
Si një flamur i madh.
Më thot' gjaku, mos harro!
Moshatarët që nga plumbat bien
Është gjaku trëndafil Lirie
Dritë shprese për atdhe kush ngrihet
Në botë
Drejt së ardhmes ti vrapo,
Se zjarr ke zemrën,
Flamur ke këngën,
Bashkohen zemrat si vargmal
Iu ndrin një ideal.
O o o o o mos harro!


Djalli i bardhë

(Kënduar nga Alida Hisku dhe djali i saj Albini)

Nënë e shtrenjtë të shkruaj tani,
Kur vdekja mbi mua krahët po shtrin,
Ti je dashuria që kurrë s'më braktis
Por djalli i bardhë në humner' më gremis.
O bir i nënës të kam dritë në sy,
Si mund, më thuaj, të rrojë unë pa ty?
Si unë mijëra nëna mallkimin e madh
Rrëzojë si një mal mbi djallin e bardhë.
Ti drogë, ti helm, ti djall i bardhë
Mallkuar përjetë kush ty të shpërndan
Ti jetën e vret dhe botën e plak
Rrëmben ti rininë në lulen e saj.
Nënë e shtrenjtë, të lutem më fal,
Vdekjen do desha dhe unë ta ndal.
Por hyra padashur në ferrin e tyre
Kush hyn aty nënë, lehtë nuk del.
O bir para nënës, a ka më faj?
Të ikësh nga jeta kështu para saj?
Ndaj zemra mallkimin rrufe e lëshon
Kush ty, n'atë ferr një ditë të rrëzoj?
Ti drogë o helm, o djallë i bardhë,
Mallkuar përjetë kush ty të shpërndan.
Ti jetën e vret dhe botën e plak,
Rrëmben ti rininë në lulen e saj.
O nënë e shtrenjtë, të them lamtumirë!
Kush vjen pas meje do t'kisha dëshirë,
Fytyrën e vdekjes të shohë në çdo drogë
Mbi të të pështyjë e të mallkojë.
O Zot! Dëgjo nënat kudo nëpër botë,
Ky zëri i tyre mban dhimbje dhe lotë,
Se droga vret jetën dhe botën e plak
Rrëmben sot rininë në lulen e saj.


(Përgatiti Flori Bruqi)


******





Brezi i ri sot, ka nevojë të ushqehet me të bukurën, të moralshmen...

Kishte kaluar një periudhë e gjatë kohe, 21 vjetë, që nuk isha parë me miken, "motrën", poeten tonë të talentuar, "Mbretëreshën" e Teksteve të Këngëve të Muzikës Shqiptare Zhuliana Jorganxhi.
Shpesh herë ndjeja boshllëk në shpirt dhe, për të shuar sado pak mallin gjatë këtyre viteve që jetojmë në largësi nga njëri-tjetri, nga miqtë dhe shokët, të afërmit tanë edhe pse shpesh herë kam shpërndarë në forume të ndryshme në Internet tekstet e këngëve të krijuara nëpër vite nga poetja jonë, përsëri diçka më ngacmonte brenda shpirtit tim.
Doja të shkruaja për Zhulianën tonë, të madhen poete të talentuar me një karrierë të pasur krijuese dyzet vjeçare dhe për çudi, pena, vargjet, rreshtat më dukeshin pak, shumë pak, të vegjël, përpara talentit, shpirtit, vargut të saj të thjeshtë, të ëmbël, të fuqishëm, të dalë nga shpirti i saj i pasur poetik.
Ashtu e gjeta poeten tonë të qeshur, të dashur në Triesten e bukur ku ajo jeton prej vitesh... Edhe pse vitet dhe mosha bëjnë të tyren, fisnikëria, thjeshtësia, dashuria për mikun dhe shokun, kultura e saj e lartë, trashëgim nga familja e saj, vazhdojnë të jenë pjesë e pandarë shoqëruese e jetës së poetes. Vargu i saj poetik vazhdon akoma të dalë nga shpirti i saj dhe të rrjedhë lirshëm në buzët e saja. Kujtuam vargje dhe tekste të pafundme këngësh të krijuara nëpër vite nga ajo dhe kolegët e saj.
E lindur dhe e rritur në një familje intelektuale artistësh, në një qytet, djep i Kulturës së Lashtë Shqiptarë, në Korçën e bukur dhe të ftohtë, në qytetin e serenatave dhe blireve, në qytetin e rrugicave të pastra të shtruara me kalldrëm, nuk kishte si të ndodhte ndryshe; edhe Zhuliana do të vazhdonte të ecte në udhën e ndritur dhe të bukur të artit.
Ajo, me krijimtarinë e saj t; pasur letrare ka lënë emrin e saj të artë në Letërsinë Shqiptare, bashkë me poetë të tjerë të sukseshëm dhe të vlerësuar si: Agim Shehu, Xhevahir Spahiu, Fatos Harapi, Dionis Bubani, Lirim Deda, Sadik Bejko, Jorgo Papingji, i ndjeri Alqi Boshnjaku...
Brezi i rinisë i viteve 70-të-80-të i kujtohet edhe sot emri i poetes Zhuliana Jorganxhi, këngët e bukura që Ajo na dhuroi për vite e vite me radhë. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, përsëri ato këngë e ruajnë thjeshtësinë, madhështinë, bukurinë, freskinë..., ashtu siç është edhe vetë shpirti i poetes sonë të madhe.
Me një karrierë të pasur krijuese mbi dyzetë vjeçare poetja Jorganxhi e suksesshme, e vlerësuar, e nderuar me çmime të ndryshme, ku numri i teksteve të këngëve është afërsisht 2000 (dymijë) e meriton të quhet "Mbretëresha e Teksteve të Muzikës Shqiptare"
Faleminderit poetja jonë Zhuliana Jorganxhi
Ju uroj jetë të gjatë, shëndet dhe lumturi, dritë dhe mbarësi të keni përherë.

Intervistë me Poeten Zhuliana Jorganxhi
Intervistoi
Pierre-Pandeli Simsia
1) Poete, si e gjetët veten tuaj në poezi, duke qenë se Ju vini nga familje artistësh, babai juaj, i ndjeri Gaqo Jorganxhi, këngëtar, Artist i Merituar dhe motra juaj Rozmari, këngëtare lirike, Mjeshtre Kori?
Si e gjeta unë veten time në poezi? Vërtet jam lindur dhe rritur në një familje me tradita të hershme artistike, të cilat vijnë që nga stërgjyshi im nga babai, vazhduan pastaj tek xhaxhallarët e mi, njëri prej të cilëve Ice Jorganxhi ka qene flautist në "Bandën e Lirisë" që në vitin 1909 dhe më vonë ai së bashku me xhaxhain tjetër Aleksin kanë qenë anëtarë të bandës muzikore "Vatra". Ati im, Gaqo Jorganxhi "Artist i Merituar" nuk iu nda këngës për 65 vjet deri sa mbylli sytë. Vëllai im i madh Rikardi është dirigjent simfonik dhe kompozitor. Motra siç thatë dhe ju më lart, Rozmaria është dirigjentja e parë shqiptare e korit dhe mexosoprano, që për gati 30 vjet ka kënduar në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë dhe më vonë këndoi për 10 vjet në Teatrin e Operës "Xhuzepe Verdi" në Trieste (1993-2003). E rritur pra, në këtë mjedis artitik s'kishte sesi që unë të mbetesha jashtë. Studiova 10 vjet pianoforte dhe pak kitarë, por në rininë time të hershme më erdhi frymëzimi poetik më trokiti në zemër dhe shpirt dhe unë u dhashë e gjitha pas poezisë. Për këtë them se, ka ndikuar shumë nëna ime Natali, e cila ishte një grua me kulturrë të gjerë, sepse kishte mbaruar gjimnazin grek. Ajo lexonte shumë gjer në pleqërinë e saj të thellë 85 vjeçare. Njihte shumë mirë gjithë autorët e letësisë së lashtë greke, filozofët dhe letërsinë e re greke dhe atë ndërkombëtare të përkthyer në këtë gjuhë dhe në gjuhën tonë

2) Cilës moshë tuajën i përket poezia juaj e parë që keni shkruar? Nëse ju kujtohet titulli dhe disa nga vargjet e saj.
Poezia e parë që kam shkruar ka qenë një lirikë dashurie "Mirëseerdhe dashuri!". Natyrisht kjo ka qenë si të thuash nga belbëzimet e mia të para në rrugën e vështirë dhe të bukur të poezisë. Ajo së bashku me një poezi tjetër me titull "Përse?!" u botua në gazetën "Drita" më 28 qershor 1964 kur unë ende s'kisha mbushur të 18 vjetët.
Mbaj mend disa vargje të kësaj poezie:
Ti erdhe pa pyetur dhe me rrëmbim
Buçite fort. "Unë jam dashuria!"
Ti e gjete naiv shpirtin tim
Ndaj dhe m'i dehe gjithë ëndërrat e mia

3) Jeni autore e shumë teksteve të këngëve të Muzikës Shqiptare; në cilin festival kënge keni qenë pjesëmarrëse si autore teksti për herë të parë?
Për herë të parë kam marrë pjesë në festivalin e 8-të të këngës në Radio, se atëhere festivali jepej vetëm në Radio. Isha ende studente dhe kënga titullohej "Nëntori" me muzikë të veteranit të muzikës sonë dhe mikut të atit tim,"Artistit të Popullit" Gaqo Avrazi, e kënduar nga Ramiz Kovaçi "Artist i Popullit" dhe Zihni Dino. Ajo këngë fitoi atëhere çmimin e tretë.

4) Nga Festivali i 8-të i Këngës ju keni pasur një shkëputje prej pesë vjetësh, për t'u rikthyer përsëri në Fest. e 13-të me këngën fituese të çmimit të parë "Vajzat e fshatit tim". Pse ajo shkëputje dhe ai rikthim?
Nuk them se jam shkëputur nga kënga, se kam marrë pjesë herëpashere nëpër anketat e muajit në Radio, por në atë periudhë unë kam punuar si gazetare pranë revistës "Shqiptarja e Re" dhe puna si gazetare më zinte shumë kohë, pasi më duhej të shkoja anembanë Shqipërisë. Nuk kam lënë qytet dhe fshat pa shkelur vetëm në Tropojë dhe Përmet nuk kam qenë.

5) Pa u shkëputur nga ai festival, pra i 13-ti; si ndodhi bashkëpunimi juaj me kompozitorin Enver Shëngjergji për të na dhënë atë këngë aq të bukur, të thjeshtë, që u pëlqye shumë dhe u popullorizua?
Rikthimi im në festivalin e këngës në Radiotelevizion u bë fare rastësisht. Zonja Liri Çeli, nëndrejtoreshë e Radios në atë kohë më ftoi në Radio dhe më tha se kompozitori Enver Shëngjergji kishte një këngë që kishte mbetur pa tekst. Unë u takova me kompozitorin në një nga studiot e Radios dhe sapo ai më luajti këngën e tij në piano unë kam krijuar shumë shpejt tekstin. As gjysëm ore s'na u desh për atë bashkëpunim. Kënga ishte e thjeshtë dhe shumë e bukur, e ngritur mbi fymën popullore. Pastaj mos të harrojmë interpretimin e shkëlqyer të së madhes Alida Hisku, që me zërin e saj bilbil rrëmbeu zemrat e gjithë artdashësve tanë. Atë këngë mbaj mend e këndoi dhe këngëtari tjetër Petrit Dobjani, që dhe ai i dha këngës një ngjyrë tjetër interpretimi. Pas fitimit të çmimit të parë me këtë këngë unë fillova punën si redaktore letrare pranë redaksisë së Krijimtarisë dhe Inçizimeve muzikore në Radiotelevizion.

6) Jeni bashkautore në shumë këngë me kompozitorë të ndryshëm si: Enver Shëngjergji, Agim Krajka, Kujtim Laro, Agim Prodani, Alfons Balliçi, Limoz Dizdari... Si ka qenë ai bashkëpunim, j'u kërkonin ata juve tekste këngësh, apo i zgjidhnit Ju vetë kompozitorët për t'u dhënë tekstet tuaja?
Asnjëherë nuk ka ndodhur të kem "zgjedhur" unë kompozitorin. Gjithmonë kanë ardhur kompozitorët tek unë. Unë kam bashkëpunuar me plejada të tëra kompozitorësh, numeri i të cilëve arrin gati 100. Gjithmonë kam punuar mbi muzikën e krijuar nga kompozitori.

7) Në Festivalin e 16-të të këngës në RTV. keni qenë bashkautore teksti me poetin Robert Shvarc në këngën "Gonxhe në Pemën e Lirisë", ku edhe keni fituar çmimin e parë. Si ndodhi ai bashkëpunim midis dy poetëve të mirënjohur Jorganxhi-Shvarc?
Kam qenë dhe jam shumë e nderuar dhe e lumtur që kam bashkëpunuar me mikun tim të shtrenjtë dhe të ndritur, me poetin, princin e përkthimit Robert Shvarc. Ai kishte arritur të krijonte disa vargje nga strofa e parë dhe refreni dhe kërkoi si të thuash "ndihmën" time. Ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer, sepse muzika ishte krijuar nga i shumëtalentuari Limoz Dizdari "Artis i Merituar" dhe do këndohej nga e madhërishmja Vaçe Zela "Nderi i Kombit dhe këngëtarja atëhere e re Shpresa Spaho. Nuk e harroj atë bashkëpunim, se kemi punuar deri në orët e vona të natës dhe tekstin e kam mbaruar pastaj të nesërmen duke punuar në shkallët e Teatrit të Operës dhe Baletit, se nuk gjenim dot një dhomë të lirë... Pas tre ditësh ishte Festivali!

8) Në aktivitetet e ndryshme të këngës nëpër vite shumë herë këngët me tekstet e këngëve të krijuara nga Ju janë vlerësuar me çmimin e parë. Si jeni ndjerë pas atyre sukseseve?
Kam fituar shtatë çmime të para nëpër festivale dhe katër çmime të para në konceritn "Kur vjen Pranvera", duke lënë mënjanë çmimet e para në festivalet nëpër rrethe, në ato për fëmijë dhe Koncertet e Majit. Natyrisht çdo sukses e kënaq artistin dhe i shton forca për të ardhmen.

9) Është folur, se disa tekste i kaloheshin autorësisë një tjetri poet. Juve ju ka ndodhur një gjë e tillë, nëse është e vërtetë kjo që them, pra teksi i shkruar nga Ju t'i ketë kaluar një tjetër autori.
Duke qenë redaktore letrare natyrisht që kam falur vargje dhe pse jo edhe tekste, të cilat kanë marrë çmime nganjëherë dhe të para. Por, nuk dua t'i përmend autorët sepse janë miqtë e mi të mirë.

10) Për shumë vite keni punuar Redaktore Letrare në Radio Tirana. Dihet, të punoje në atë kohë në Radio ishte një punë me shumë përgjegjësi, sepse çdo gjë udhëzohej dhe komandohej nga partia pushtet. Mund të na thoni diçka, ndonjë kujtim rreth atyre viteve si redaktore letrare?
Mbi brezin tim u ushtrua një trysni e tmerrshme, që e kishte emrin çensurë. Por, më e tmerrshme se kjo ishte autoçensura që kërkonte ta deformonte shpirtin e artistit. Derisa tekstet i nënshtroheshin një kontrolli si ai i organizatave të partisë të Rtvsh, Komitetit Qendror në Sektorin e shtypit, Kryeministrisë, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Ministrisë së Kulturës, Komitetit të Partisë së rrethit, komitetit të Rajonit të partisë që i përkiste Rtvsh, mendoni se ç'hiqja unë si redaktore letrare. Prish e ndreq gjithë ditën deri në orët e vona të natës, duke punuar për muaj të tërë deri 12 orë në ditë! Nisej teksti për lulediellin, bëhej pastaj për vjelëset e pambukut dhe përfundonte për një brigadë në hidrocentralin e Komanit!...

11) Si i kujton sot poetja Zhuliana punën e ngjeshur si redaktore letrare në prag të çdo festivali kënge të çdo fundviti?
Vërtet ka qenë një cfilitje për mua, por megjithatë ajo punë më ka dhënë kaq miq të mirë kompozitorë dhe poetë sa unë atë punë s'do ta ndërroja me asnjë!

12) Në fundin e viteve 80-të keni pasur një bashkëpunim të shkëlqyer dhe të suksesshëm me nipin tuaj, kompozitorin Gjergj Leka, këngë të cilat u vlerësuan me çmime të ndryshme dhe që sot e ruajnë freskinë e atyre viteve. Na thoni diçka, ju lutem, rreth atyre kujtimeve të atyre viteve.
Gjergji i përkiste atij brezi që solli një frymë të re dhe shumë të bukur në muzikë. Me Gjergjin ishte dhe Ardit Gjebrea, Valentin Veizi, Edmon Zhulali,Shpëtim Saraçi etj. Fryma që ata sollën ishte një fllad në muzikën e atyre viteve. Ata sikur e parathanë atë që do të ndodhte në dhjetor të 1990. Gjergjin e kisha si të thuash rritur vetë. Kishte krijuar këngën e parë që 11 vjeç. Kur Gjergji ishte 12-13 vjeç fitoi çmimin e parë në Anketën e Muajit. Ai më kishte si të thuash në shtëpi dhe rastiste që i vinte frymëzimi në mesnatës dhe rrinim punonim gjer në të gdhirë për tekstin. Kënga "Në duart e nënës" u krijua shumë shpejt. Gjergji kishte krijuar muzikën dhe më tha: "Dua këtë këngë t'ja kushtoj Mamit (motrës sime Rozmarisë), se ti e di unë ia kam ngrënë shpirtin me "prapësitë" e mia qysh kur kam qenë fëmijë." Se Gjergji ka qenë gjithmonë një rebel dhe më duket se ashtu ka mbetur. Kështu u krijua ai tekst, por aty s'është vetëm Gjergji që flet, jam dhe unë, ne të gjithë fëmijët e nënave tona, se nuk bësoj që ka fëmijë mos t'ja ketë thyer qoftë dhe njëherë zemrën nënës së tij. Ndaj unë shkrova vargjet. "dhe veten qortova të zënë në gabime, zemrën kur ta theva, o e shtrenjta ime!" Ta dini sa letra kanë ardhur në atë kohë në redaksi, me mijëra dhe nga njerëz të moshave të ndryshme! Ajo u interpretua në mënyrë të shkëlqyer dhe plot ndjenjë nga këngëtari i mirënjohur Bashkim Alibali.Po kështu dhe kënga "Bashkëmoshatarëve", që dhe kjo fitoi çmimin e parë në koncertin "Kur vjen Pranvera" ishte ideja e Gjergjit. Ishte koha kur në kufi vriteshin të rinjtë shqiptarë. Natyrisht ne nuk mund të dilnim hapur në atë kohë, por mjaftojnë vargjet "Më thotë gjaku mos harro moshatarët që nga plumbat bijen, është ky gjak o trëndafil lirie…" Edhe kjo këngë u këndua shkëlqyeshëm, plot pasion nga këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku.
Me Gjergjin kam punuar për shumë këngë. Mund të bëhen 20 dhe më shumë, se siç iu thashë ai me kishte në shtëpi. Por, si me Gjergjin dhe me moshatarët e tij si Arditi, Shpëtimi etj unë kam ndjerë një kënaqësi të veçantë dhe vargjet më dilnin shpejt dhe nga shpirti. Ishin dhe janë vërtet të talentuar.

13) Kënga "Në duart e nënës", për të cilën folët, u këndua në Koncertin e Pranverës në Prill 1985. Pa kaluar shumë kohë, në Festivalin e Dhjetorit të po atij viti, Ju së bashku me Gjergjin na sollët këngën tjetër të shkëlqyer "Për ty baba", vargjet e së cilës fillojnë: "Ndodhi sot, që nga dridhja e dorës tënde, të këndoj baba/ ajo dorë, sa herë më fali ledhatim, o i mirë baba.../ Ka edhe kjo këngë ndonjë kujtim të saj, siç folët më sipër për këngën "Në duart e nënës"?
Këtë herë idenë na i dha kunati im, babai i Gjergjit, Kostandini. "Për babain, tha ai nuk është kënduar ndonjëherë, kurse nënës i kanë kënduar shpesh, sikur të krijonit një këngë për ne baballarët këtë herë…", na tha ai dhe unë me Gjergjin ia filluam punës. Ai krijoi në fillim strofën. Unë kisha krijuar pak më parë një poezi për atin tim, të cilin e kisha botuar në gazetën "Drita". Mbi vargjet e saj ndërtova strofën, por rastisi që në 2 nëntor 1985, ati im ra sëmurë nga një grip dhe kënga ende nuk ishte mbaruar. Gjergjit çuditërisht nuk po gjente dot refrenin që ai dëshëronte. Erdhi takoi atin tim dhe u trishtua sepse shëndeti i tij kishte fillua të rëndohej. Pashë Gjergjin të përlotej. Im atë e donte atë shumë, sepse ishte nipi i tij i parë dhe mbi të gjitha ishte ai që po vazhdonte traditën muzikore të familjes sonë dhe Gjergji ishte i lidhur ngushtë me të. Sa herë kishte marrë nga ai motive të ndryshme popullore ose qytetare! Edhe im atë gëzohej kur shikonte që Gjergji po bënte emër si muzikant i talentuar.
I thashë babait atë ditë, se Gjergji po krijonte një këngë për të dhe si tani më kujtohet këshillla që i dha: "E dua të jetë këngë e shtruar, melodioze , jo nga ato me xhik-xhik, do me thënë ritmike." Të nesërmen Gjergji kishte arritur të krijonte refrenin. Ai refren mbante dhimbje. Pas tri ditësh, duke u gdhirë 10 nëntor 1985, ati im mbylli sytë përgjithëmonë. Kënga doli në festivalin e atij viti, por fatkeqësisht ati im nuk arriti ta dëgjonte dhe ky është një nga pengjet e mia për të. Me gjithë atë them se kam hequr një peng me atë këngë. Sa herë e dëgjoj të kënduar me aq ndjenjë nga Bashkim Alibali përlotem. Në tekstin e asaj këngë, si dhe tek ai "Në duart e nënës" kam vënë shpirtin tim prej bije, kam shprehur dashurinë dhe respektin tim të përjetshëm për ata prindër, që për mua kanë qenë dhe janë si ëngjëj mbarojtës.

Oh, sa të dua, s'e thotë dot asnjë fjalë,
Në çdo rrudhë mbi ballë,
Në çdo thinjë të bardhë
Dhe meraku për mua rri.
Me hapin tënd un' hodha hapn' e parë,
Kur më dhe një qortim,
Ndjeva thellë një pendim,
O, shtrenjti im!
Të kam në zemër dhe larg kur jemi
Mall'i madh për ty baba më djeg si zjarr
Çdo ditë më pranë të gjithë të kemi
Fjalën tënde të urtë dëgjoj baba, o i shtrenjtë baba! etj.

14) Kur diktatura komuniste ishte në grahmat e fundit të jetës së saj, Ju së bashku me Gjergjin na sollët këngën "Ne bijtë e Lirisë", e cila u bë himn në atë kohë , madje pothuajse i gjithë populli në atë kohë revoltën e tij kundër diktaturës e shoqëronte me atë këngë... Na flisni pak ju lutem.
Përsëri ishte Gjergji ai që më dha idenë për këtë këngë, që unë e quaj nga më të bukurat që ai ka krijuar. Gjergji lexonte shumë poezinë që botohej dhe shumë këngë i ka krijuar mbi poezitë e Ismail Kadaresë, Alen Boske, Zhak Prever etj. Por, këtë herë ai vjen një mbrëmje dhe më thotë, se këngën e ka gati dhe dëshronte një tekst ku të flitej mbi luftën e rinisë për liri dhe demokraci nëpër botë. Ishte shkurt i vitit 1990. Diçka kishte filluar dhe tek ne. Gjergji ishte student në Institutin e Arteve dhe aty rinia zjente…Ne s'mund të dilnim fare hapur, se ndryshe rrezikohej kënga dhe ne të dy…Tekstin e bëmë përsëri shumë shpejt. Kënga pothuaj se ishte gati.Si zakonisht ua treguam dhe prindërve të Gjergjit, të cilët si për Gjergjin dhe për mua kanë qenë dhe mbeten "kritikët"më të mirë të krijimtarisë sonë. Babai i tij, kunati im, Kostandin Leka, që është jo thjesht një dashamirës i hershëm i muzikës klasike dhe atë të lehtë, por edhe një studiues i tyre i apasionuar, na bëri një vërrejtje të drejtë: Ta vinim fjalën liri edhe në gjuhën gjermane dhe megjithëse ishte ora 11 e natës mori në telefon një mikun e tij, që dinte gjermanisht dhe ne vendosëm fjalën liri edhe në gjuhën gjermane (frajhajt). Gjithashtu ai dha mendimin që kënga të mbaronte me përsëritjen e refrenit. Kur kënga u paraqit në komision, filluan vërrejtjet. Dikush tha se Zhuliana me Gjergjin kanë bërë "Hymn" Kavajës. Në ato ditë kishin filluar "trazirat" në këtë qytet…Ishin duke na i ndërruar fare tekstin dhe Gjergji tha, se ai e hiqte këngën po t'i ndërrohej teksti. Atëhere për "të shpëtuar" këngën unë bëra disa ndryshime të vogla: Aty ku bëhej aludimi për vendin tonë fjala "Dikush" u zëvendësua me "diku" Kënga u interpretua shumë bukur dhe me pasion nga Frederik Ndoci i madh. Suksesi i saj u ndje më vonë në dhjetor kur në sheshin "Demokracia" buçiste kjo këngë para dhe pas çdo mitingu të studentëve.

15) Në një periudhë të gjatë dyzet vjeçare të krijimtarisë suaj poetike, sa mendoni se duhet të jetë numri i teksteve të këngëve të krijuara nga Ju?
Sa për numërin e këngëve të them të drejtën nuk kam bërë ndonjë "inventar", por afërsisht për kaq e kaq vite sa kam krijuar bëhen afërsisht 2000 tekste. Janë anketat muzikore të muajit (18 vjet), festivalet e funddhjetorit, festivalet nëpër rrethe, festivalet e fëmijëve, koncertet e majit ( vetëm tek këto për secilin unë mund të kem krijuar nga 15-20 tekste çdo herë), koncertet "Kur vjen Pranvera" dhe "Këngët e stinës", bashkëpunimi me kompozitorët kosovarë si Pranvera Badivuku, Mejdi Bajri, Reshat Randobrava, Estradat e ndryshme te vendit etj.

16) Poete, pse u larguat nga Shqipëria?
Kam jetuar në familjen e motrës sime për vite me rradhë dhe kur ajo u riatdhesua në Trieste të Italisë (gjyshja e Gjergjit nga i ati, Jolanda Arxhentin Leka, ishte italiane) unë erdha si vizitore në fillim këtu në Trieste, por u ndjeva shumë mirë këtu dhe kjo ishte arsyeja që lashë vendin tim të shtrenjtë. Lidhjet me të i kam të ngushta deri më sot. Kam marrë pjesë nëpër festivalet e fundvitit dhe në aktivitete të ndryshme si festivali i "Këngës Magjike", "100 këngë të shekullit" etj. Kam lënë aty një jetë dhe kjo s'është pak, ndaj jam përherë e lidhur me vendin tim.

17) Mendoni se jeni e harruar nga Shteti i sotëm Shqiptar?
Një çast m'u duk se më harroi ai shtet, kur në vitin 2001 më nxorri në pension me një pagesë minimale. Më vonë mësova nga shtypi se më ishte akorduar "Pension Special", por deri më sot ky pension nuk më ka ardhur…Pse?! Nuk e di.

18) Gjergj Leka, pas një qendrimi disa vjeçar në Itali morri vendimin dhe u kthye në atdhe. Mendoni se vendimi i tij duhet të jetë një shkëndijë për t'u ndezur edhe për shumë artistë të tjerë të larguar nga Shqipëria që të kthehen?
Gjergji ka rigjetur përsëri veten në Shqipëri dhe pas organizimit artistik të variantit të parë të "StarAkademisë", tani po përgatit një serial koncertesh me titullin "Kthehem të dielën" në TVSH. Shpresoj dhe i uroj suksese! Ka shumë artistë, që si Gjergji janë kthyer e po bëjnë punën të mira. Uroj që arti dhe muzika të ngrihen lart në vendin tonë dhe kthimi i artistëve patjetër që do t'i shërbejë kësaj. Vendi ynë ka nevojë për kulturë që t'i paraprijë përparimit të tij.

19) Keni lidhje me poetët dhe krijuesit shqiptarë anembanë kudo ndodhen?
Lidhja me krijuesit e diasporës sonë më ka dhënë gjithmonë kënaqësi. Kam redaktuar disa libra si të autorëve Vitore Stefa Leka, Eleni Stefa, Merita Bajraktari, ArditaJatru, Valter Lazeri, Mina Papajorgji etj. Kam punuar tekstet e këngëve për CD e të madhes Alida Hisku etj.

20) I dëgjon poetja Jorganxhi këngët e sotme shqiptare dhe çfarë mendon për tekstet e tyre që e kanë tejmbushur tregun e sotëm shqiptar?
Kur këto tekste i kanë punuar njerëz që e dashurojnë poezinë dhe janë poetë atëhere them se teksti qëndron dhe jep mesazh, por kur teksti bije në banalitet them se është shkruar nga grafomanë që ç'edukojnë brezin e ri, i cili ka nevojë të ushqehet me të bukurën, të moralshmen, që ta bëjë të bukur shpirtërisht.

21) Keni ndonjë mesazh për poetët e sotëm dhe veçanërisht ata që dëshirojnë të krijojnë vargje për t'u bërë këngë?
Nuk dua të marr pozën e "këshilltares" ose "moralizueses", gjë që s'më ka pëlqyer dhe s'e kam bërë kurrë, por them se, duhet që vargjet të dalin nga shpirti, të kërkohet fjala e bukur dhe mjeshtra të penës Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë. Kemi shëmbuj të shkëlqyer të poezisë popullore dhe të poetëve tanë të të gjithë kohërave. Vargu del i bukur kur ai del nga një shpirt i bukur.....(Intervistë me Poeten Zhuliana Jorganxhi nga Pierre-Pandeli Simsia)



Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...