2011-03-15

Kënga burimore shqiptare

Për specifikat dhe vlerat antologjike të këngës shqiptare sa e sa herë është folur dhe është shkruar nga muzikologët shqiptarë dhe të huaj.

Kënga shqiptare mbërthen me vete shumë segmente të jetës sonë, të historisë së dhembshme, tragjike dhe heroike, por edhe shumëllojshmërinë e formave dhe trajtave, në të cilat paraqitet kjo këngë, e cila e shoqëroi shqiptarin në gaz e hare, por edhe në dhembje e shqetësime shpirtërore.

Kënga shqipe njeh një dyzinë emra këngëtarësh të dalluar, të cilët janë bërë të njohur me specifikat e tyre të këndimit. Ata kanë arritur të futen në antologjinë e këngës së kënduar shqipe. Në krye të kësaj antologjie zënë vend meritorë edhe Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza, Dava Gjergji e Thanas Moraiti.

Kemi marrë në trajtim këndimin e këtyre këngëtarëve për shkak të disa specifikave origjinale të këndimit, po ashtu edhe me qëllim të prezantimit të këngës shqiptare nga vise të ndryshme të atdheut, nga Kosova, si dhe nga veriu dhe jugu i Shqipërisë.

Rritja e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, sidomos në vitet 70, në kohën e liberalizimit kulturor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, i dha hov zhvillimit dhe emancipimit kombëtar të muzikës shqiptare në vend, e cila po thuajse tërësisht gjeti mbështetje në këngët, që asokohe këndoheshin në Shqipëri, por pa lënë anash as traditën e begatshme dhe të pasur folklorike, që tashmë kishte mbijetuar edhe në Kosovë, sa do që në rrethana represioni sistematik të pushtuesit serbo-malazez.

Krijimi i shoqërive kulturore artistike në vitet 70, i dha hov konkurrencës dhe arriti, që për një kohë të shkurtë, të nxjerrë në sipërfaqe talente të mrekullueshëm, të cilët nuk mund të mos ishin nën ndikim të këngëtarëve më të njohur, zëri i të cilëve shpërndahej sidomos nga Radio-Tirana dhe Radio-Kukësi, e më vonë edhe nga Radiotelevizoni i Shqipërisë. Edhe Radio-Prishtina dhe disa radiostacione lokale, sado të censuruara nga redaktorët e muzikës, kishin fituar të drejtën që të emetonin disa nga këngët që këndoheshin në Shqipëri.

Në kohën kur në Kosovë nuk mund të flitej për një traditë të organizimit të mirëfilltë autentik kulturor me përmbajtje kombëtare, sepse kishte pengesa të theksuara ideologjike, këngëtarët e mirëfilltë nuk mund të mos ndikoheshin nga kënga e Dervish Shaqës, Fatime Sokolit, Fitnete Rexhës, Xhevdet Hafizit, Naile Hoxhës, Aziz Ndreut, Tomë Nikollës, Vaçe Zelës, Zeliha Sinës e shumë të tjerëve. Pikërisht sepse kjo frymë e re e ndikimit të këngës burimore po shpërndahej hovshëm në tërë Kosovën, në verë të vitit 1981, pas demonstratave të rinisë studentore të Marsit dhe Prillit, filloi të shtrëngohet ashpër censura ideologjike, e cila rezultoi me ndalimin e shumë këngëve, ndalimin edhe të një pjese të literaturës që vinte nga Shqipëria, e cila sipas titistëve kishte indoktrinuar rininë shqiptare, meqë e kishte vetëdijesuar për të kërkuar drejtësi, liri dhe barazi me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Lufta kundër këngës shqipe dhe përgjithësisht kundër përhapjes së kulturës që vinte nga Tirana, shkoi aq larg sa Jugosllavia filloi edhe pengimin e valëve të të gjitha radiostacioneve dhe të Televizionit të Shqipërisë.

Për fatin e keq, drejtori i atëhershëm i RTP-së Agim Zatriqi, kishte eliminuar nga emetimi të gjitha këngët e Radios Tiranës.

Po ashtu, ky dhe censorë të tjerë, kërkuan kthimin e këngëve dygjuhëshe, të llojit “Oj dragane iza brega” ( O i dashur në atë breg), që këndoheshin një strofë në gjuhën serbe tjetra strofë e përkthyer në gjuhën shqipe.

Dhe mjerisht, në një kohë të caktuar, sidomos në vitet 60 dhe 70, kishte edhe disa këngëtarë që këndonin këngë të tilla mushke, që këndonin këngët më të çoroditura, që janë dëgjuar ndonjëherë në Kosovë. Këngët e tilla, bënte përpjekje t’i legjitimonte si të vetme, dhe si avangarde, edhe një grup i profesorëve të albanologjisë, që merreshin me folkloristikën e ideologjizuar.

Këta, madje edhe krijonin apo përkthenin këngë të tilla dygjuhëshe, që pastaj ua jepnin për t’ i kënduar disa këngëtarëve, të cilët me zell të tepruar i këndonin duke i thurur himne regjimit.

Pikërisht në këtë kohë të një segmenti të çoroditjes së këngës shqipe, do ta pushtojnë skenën një varg rapsodësh dhe këngëtarësh popullorë të cilët kishin arritur ta ruanin këngën tonë burimore. Disa nga ata, për këngët e tyre edhe u dënuan, u rrahën dhe u ndëshkuan, por kënga e pastër shqipe, asnjëherë nuk pushoi.

Në vitet 70 të shekullit të kaluar tashmë ishte afirmuar një klasë e tërë rapsodësh si: Rizah Bllaca, i cili shquhej për këndimin homerik të këngëve me përmbajtje historike dhe i cili dinte përmendsh me mijëra vargje madje edhe nga “Lahuta e Malcisë” e Gjergj Fishtës, pastaj këngëtarët si: Sefë Mleçani, Avdullah Bellani, Rexhë Kopiliqi, Adil Cena, Selman Haradini, të cilët shquheshin sidomos për këndimin e këngëve historike dhe të trimërisë, Salih e Feriz Krasniqi, shquheshin për melodinë dhe përmbajtjen e pasur të këngëve të ndryshme, Tahir Drenica e Hashim Shala, të cilët po ashtu krijonin edhe këngë të reja, por me shumë devotshmëri i këndonin edhe këngët e traditës.

Një timbër të ri këngës shqipe i kishin dhenë edhe disa këngëtarë të njohur nga Dukagjini si Shaqë Avdia, Lan Dobra, Bajrush Doda, Marash Krasniqi, Augustin Ukaj, Hamëz Lokaj e shumë të tjerë.

Në fund të viteve ‘80 adhuruesit e këngëve në Kosovë identifikuan në mesin e shumë zërave edhe dy të atillë që premtonin shumë: Shkurte Fejzën dhe Ilir Shaqirin. Asokohe kishte edhe këngëtarë e këngëtare shumë të njohur si: Nexhmije Pagarusha, Shaqir Cërvadiku, Shuhrete Behluli, Remzie Osmani, Zyle Krasniqi, Emine Hasimi, Shqipe Kastrati e shumë të tjerë.





Fatime Sokoli

Fatime Sokoli ishte këngëtare popullore e veriut, Artiste e Merituar. Ajo ishte çika e parë e malsisë që kapi për herë të parë çiftelinë në dorë dhe hyri me guxim në odën e burrave, e veshur si burrë dhe këndoi si burrë. Për afro 30 vjetësh në skena koncertesh e festivalesh, në lëndinat e bjeshkëve dhe gurët e bardhë të Valbonës, në oda burrash malsie e në skenat e disa vendeve të Europës, qe kthyer në një simbol të Malësisë së Gjakovës. Ajo u shfaq si krijuese, instrumentiste e interpretuese virtuoze dhe origjinale, me zë të veçantë bjeshkor të shoqëruar me muzikalitet.
Vdiq më 12 gusht të vitit 1987.




Vaçe Zela

Vaçe Zela është artiste e popullit dhe këngëtare me famë të madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku. Prej kohësh Vaçe Zela e ka reduktuar në menyrë dramatike aktivitetin muzikor. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet "Zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Vaçe Zela është një këngëtare e cila ka marë pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën "Komunistët" (dubluar nga Marina Grabovari). Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh e sidomos këto të fundit gjendet në shërim në Zvicër. Ajo është nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu. 

Festivalet 

Në ka një artist, që emri i tij të identifikohet me festivalet e këngës, pa asnjë dyshim, ai është emri i Vaçe Zelës. 
Ajo është dhe mbetet këngëtarja më e madhe e muzikës sonë të lehtë. E lindur në Lushnjë më 9 prill 1939, Vaçe Zela, fëmija i viteve 40, u rrit dhe u kurorëzua mbretëreshë e këngës shqiptare, për mëse dy dekada rresht, duke korrur plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët. 
Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. 
Atëherë ishte një vajzë e re, vetëm 23 vjeç. “Kisha ndrojtje ta këndoja atë këngë. Kisha frikë ta këndoja se isha e pamartuar dhe si mund t’i këndoja lindjes së fëmijës së parë?”, kujton këngëtarja nga festivali i parë. Sot duket paradoksale, por Vaçen nuk donin ta pranonin në festival. Ishte frika mos bënte dallime të dukshme me këngëtarët e tjerë, jo aq të njohur në interpretimin e këngës. Megjithatë festivalet rrodhën njëri pas tjetrit, nga viti në vit dhe Vaçja ishte gjithnjë prezente me zërin e saj. Këngë si “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë”, “Shoqet tana ilegale”, etj, kanë ngelur në fondin e artë të muzikës shqiptare. 

Fillimet 

Siç thotë edhe vetë këngëtarja, ajo “ka lindur në një familje ku kënga ishte ulur këmbëkryq në shpirtrat e të gjithëve”. Të parët që zbuluan talentin e Vaçes ishin mësuesit e shkollës 7-vjeçare. Ajo nuk ishte e talentuar vetëm në muzikë por kishte talent edhe në pikturë e teatër. 
Ishte dhjetë vjeç kur nisi të këndonte vetë të gjitha ato këngë myzeqare që kishte dëgjuar nëpër shtëpi nga e ëma dhe nga të gjithë pjesëtarët e tjerë të fisit, të cilët ishin qejflinj të muzikës. Në çezmën e një prej lagjeve të Lushnjës ajo do mahniste të tjerët me zërin e saj, ndërsa këndonte krejt shkujdesur. 
Vaçja ishte nxënëse shkolle, atëherë kur veshi një fustan të bardhë nusërie të sajuar me dorë, e doli me të në një koncert shkolle. Shpejt ajo u bë artistja e vogël e qytetit myzeqar. 
Të gjithë besonin se ajo do të bëhej një artiste e madhe, megjithëse prindërve të saj nuk u pëlqente shumë ideja që vajza e tyre të merrte një udhë të tillë. Megjithëse asnjëherë nuk u përpoqën ta ndalnin Vaçen nga pasioni i saj. 
Kështu vajza u nis drejt Liceut Artistik të Tiranës, për të plotësuar dëshirën që e mbante mbërthyer fort. I ngjiti shkallët e asaj shkolle me shumë ndrojtje, ndërsa në duar shtrëngonte një valixhe të vogël mbushur me plaçka. Por nuk qe e thënë. Nuk ia dhanë të drejtën për ta filluar atë shkollë. Më pas do t'i kthehej edhe një herë Tiranës, për të provuar shansin në dyert e ndonjë gjimnazi. Ndërsa nisi studimet në shkollën "Qemal Stafa" nisi të mësojë edhe kitarën, e cila më pas u bë pjesë e pandarë e jetës së saj. 
Një mikja e Vaçes, Violeta Librazhdi, shoqe e shkollës dhe e gjithë jetës së këngëtares së madhe, ka shkruar një libër mjaft interesant kushtuar këngëtares. 
“Kujtoj ditët kur për herë të parë pashë Vaçen me një kitarë në duar, me të cilën ajo këndoi gjatë në dhomën e saj, këngë që nuk mundej t’i këndonte dot në skenë. Ishin këngë spanjolle, italiane e amerikane që i kishte mësuar “vjedhurazi” nga radio. Pas dritares së shtëpisë ishin mbledhur me dhjetëra njerëz dhe dëgjonin vajzën që këndonte aq ëmbël. Vonë e kishin kuptuar se të tjerët ishin ngulur pas dritares. Ne nisëm të qeshnim, ndërsa njerëzit duartrokisnin pa pushim. Pak kohë pas këtij “koncerti” të thjeshtë, në rrugët e Tiranës do të ngjiteshin afishet “Këndon Vaçe Zela”…e kështu pas kësaj shfaqej çdo herë në skenat e Tiranës e jashtë saj”. 
Ishte kjo kitarë me të cilën kohë më pas ajo fitoi dhe të drejtën e studimit në degën e dramës, të cilën nuk e çoi dot deri në fund, pasi u mor më shumë me pasionin e fëmijërisë së saj, këngën. 

Karriera 

U emërua fillimisht këngëtare në Estradën e Ushtrisë, më pas në atë të Shtetit dhe së fundmi në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Këngët e bukura të vendlindjes gjetën te Vaçja një interpretuese të madhe. Kudo ku dha shfaqje, në qytete e fshatra, apo edhe jashtë shtetit, ajo u mirëprit për zërin e bukur dhe melodioz. Jo më kot u quajt “Bilbili i Myzeqesë”, por shumë shpejt u bë i gjithë Shqipërisë, sepse këndoi me të njëjtën dashuri e pasion këngën e të gjitha krahinave të vendit. 
Në çdo sukses të merituar që ka pasur Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore jashtë shtetit, si në Francë, Greqi, Itali, Turqi, Zvicër e gjetkë, këngëtarja e shquar Vaçe Zela bëri për vete një publik mjaft të gjerë. Shtypi i këtyre vendeve e ka vlerësuar mjaft lart. 
Kalimi nga muzika popullore në muzikën e lehtë qe i natyrshëm. 
Repertori i saj është shumë i pasur, numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. 
Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë, si pjesë e muzikës së filmave. 
Një karrierë që u ndërpre në vitin 1991, vit që shënon edhe ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje. 
Vaçe Zela, është konsideruar nga të gjithë brezat, si meteori i fatit që i ra për pjesë Shqipërisë, në vitet e zymta të diktaturës. Atëherë kur Shqipëria kishte vetëm errësirë, këngët e Vaçe Zelës i kënduan dritës. 
Vaçe Zela kishte aftësi të jashtëzakonshme për ta përvetësuar dhe riprodhuar çdo melodi, qoftë edhe me njëherë të dëgjuar nga radioja. Ajo kishte aftësinë për ta bërë këngën të prekshme për çdo mjedis dhe arrinte të ruante besnikërinë ndaj nuancave, qofshin ato dhe nga tradita e popujve të tjerë. Qenë këto vite kur njerëzit mezi siguronin bukën dhe rrobën e varfër të trupit, ndërsa, sipas rrëfimit të mikes së saj, “këngëtaren italianët e kërkonin ta blinin me shifra marramendëse, ndërkohë që shteti e dënonte me “lirinë” e të kënduarit vetëm brenda kufijve shtetërorë. Njerëzit e donin Vaçe Zelën. Afishet kudo reklamonin emrin e saj, ndërsa biletat shiteshin sa hap e mbyll sytë. 

Një këngë për Vaçe Zelën 

Ishte viti 1993 kur këngëtari nga Kosova Naim Krasniqi do të këndonte në skenën e festivalit të 32-të të këngës, një këngë kushtuar këngëtares së madhe. Kënga mbante titulli “Jetën ma dhurove” dhe vargjet e saj ishin vërtet emocionuese. (Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale/ Nga skena jehonte aj’ zá në fush’ e male/ Ooo Vaçe Zela k’saj toke të plaguar/Jetë i dhurove, e mbajte të zgjuar.) 
Që nga festivali i 19-të, kur këndoi dhe si përherë shkëlqeu dhe u vlerësua me çmimin e parë për këngën “Shoqet tona ilegale”, Vaçe Zela i kishte munguar skenës së festivale. Dhe publiku kishte mall për të, për praninë e saj. E ja tani, ajo sërish ndodhej në një sallë festivali, vërtet si spektatore, por ishte aty. U mallëngjye, nuk e priste t'i bëhej një nder i tillë. Një këngë kushtuar asaj. U mallëngjye edhe krejt publiku në sallë. Ovacionet për këngëtaren nuk pushonin. Ndërkohë që dridhërima zemre përjetonin miliona shqiptarë nëpër botë që ndiqnin nga ekranet festivalin e këngës. Prania e Vaçe Zelës në një festival, qoftë edhe me një këngë kushtuar asaj, kur ajo prej vitesh, që nga festivali i parë kishte qenë zonjë e festivaleve dhe këngës shqiptare, mjaftonte si fakt që shqiptarët ta ndienin edhe një herë praninë e “mbretëreshës”. 
Rasti i fundit i pranisë së saj në atmosferën e festivalit ishte viti 1999. Festivali i 38-të i këngës. E ftuan nga Zvicra si kryetare e jurisë, ku jetonte prej vitesh dhe kurohej për sëmundjen e saj, megjithëse mjekët e këshilluan të mos udhëtonte ajo nuk donte të humbiste emocionet e festivalit. Po aty e nderuan me çmimin “Mjeshtre e Madhe e Punës”. 

Çmimet 

Është përfshirë në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë. Në Paris është krahasuar me Edith Piaf, ndërsa në Itali me këngëtaren e madhe, Mina. Çmimet në adresë të artistes janë të panumërta. “Artiste e merituar”, në vitin 1973, “Artiste e Popullit”, në 1977, “Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare Nderi e Lushnjes”, deri te çmimi më i lartë, “Nderi Kombit”. 
Këngët e saj këndohen vazhdimisht nga brezat e rinj të këngëtarëve, por janë të pakrahasueshëm gjithsesi me atë vokal, që vetëm Vaçe e kishte. Artistja thotë se ndihet mirë sa herë që në Shqipëri dikush kujtohet dhe vlerëson punën e saj. Është emocionuar gjithmonë edhe pse në të shumtën e rasteve çmimet i janë dhënë në mungesë të saj. 
Çmime të rëndësishme këngëtarja ka marrë edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Vaçe Zela është nderuar me “Diskun e Artë” nga Amerika për “kontribut në shoqëri në vitin ‘97”, është zgjedhur “Gruaja e vitit ’97-’98” në Cambridge të Anglisë, “Mikrofoni i Artë” nga Ministria e Kulturës e Kosovës, etj. I fundit çmim për Vaçe Zelën është “Çmimi i madh special për legjendën e këngës”, në 45-vjetorin e Festivalit në RTSH. Ky vlerësim iu bë këngëtares së njohur shqiptare në natën Gala, të organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit vetëm pak ditë përpara se të niste Festivali në Radio Televizion, i cili numëron një numër rekord prej 20 festivalesh. Çmimi i është akorduar këngëtares për kontributin e veçantë të dhënë për muzikën shqiptare dhe për pjesëmarrjet e veçanta qysh në vitet e para të organizimit të këtij festivali, në të cilin artistja ka rrëmbyer edhe mjaft çmime. 

Histori personale 

Një histori e bukur e dashurisë, fejesës dhe martesës. Lindja e një vajze të mbarë dhe një jetë e tërë mes përkushtimit ndaj këngës dhe familjes së saj. Kjo ka qenë jeta e artistes së madhe, një jetë e bukur dhe e mbushur me emocion, deri para 10 vitesh kur ajo do të sëmurej rëndë. Ishte nisur për të vizituar vajzën e saj Irma që jetonte në Zvicër, kur nuk është ndjerë mirë dhe pikërisht në këtë kohë ka nisur kalvari i saj i dhembjes. Dy operacione të njëpasnjëshëm, mjekime të përditshme, kohë e tërë e shkuar nëpër spitale, përmirësime apo kthime prapa. Gjithsesi artistja duket se tashmë e ka kapërcyer rrezikun e madh. Qëndron shtrirë në shtëpinë e saj në Zvicër, ndërsa bashkëshorti Pjetër Rodiqi dhe vajza e përkushtuar Irma, kujdesen që asaj të mos i mungojë asgjë. Çdo zile telefoni që vjen nga atdheu e gëzon. “E vetmja mungesë e pazëvendësueshme për mua është largësia nga miqtë dhe publiku shqiptar”, thotë artistja e madhe. 

Muzika 

Ka kohë që nuk i bie kitarës, që nuk i këndon këngët e saj. Është ndër të rrallat këngëtare që nuk i mban në kasetofon këngët e saj dhe nuk i dëgjon. Thotë se këngëtari nuk këndon për vete, por për njerëzit. “Ato i këndova për njerëzit e mi dhe prekem kur më thonë se njerëzit i mbajnë mend këngët e mia”. 
Ndërkohë shton se kënaqet kur dëgjon muzikën shqiptare dhe këngëtarët shqiptarë, të cilët “janë të talentuar dhe po vlerësohen edhe në botë”. 
“E vetmja mungesë e pazëvendësueshme për mua është largësia nga miqtë dhe publiku shqiptar”. 
“Këtu ku jam, dëgjoj shpesh edhe këngë nga Shqipëria. Prekem shumë prej tyre”.

DERVISH SHAQA
Shkrimin për orfeun e folklorit burimor shqiptar DervishShata, e nisëm me këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën e lash borë e gjeta dimën”, për faktin se kjo kryevepër e këtij rapsodi edhe sot e kësaj dite nuk është trajtuar shkencërisht. Përmbajtja e saj plot simbolíkë dhe e fugíshme për kohën kur u këndua, hap shtigjet e analizave sh??mëdimenzionale të rrethanave dhe rrjedhave polítíko-shoqërore të viteve pesëdhjeta në Kosovë dhe Shqipëri. Vargjet e kësaj. kënge, shpesh e polítízuar, varësísht nga prëferèncat e njerëzve, vazhdojnë të mbesin strumbullar, rreth të cilave ngriten debate sa herë që bisedohet për vlerat artistike të këtij rapsodi. Sidoqoftë, edhe sot e kësaj dite nuk I është dhënë përgjigje kësaj thënie polisemike, zbërthimi I së cilës ndoshta do t’u jepte përgjigje shumë dilemave të ngritura qysh viteve të mëparshme.



Dervish Shaqa u lind më 5 maj 1910 në Llukë të Epërme të Deçanit. Që në moshën 9-vjeçare nga axha i tij Xan Rama kishte mësuar t’i binte sharkisë, të cilën nuk e lëshoi nga dora gjatë gjithë jetës së tij. Hapat e parë në folklorin burimor i kishte bërë me këngëtarin Zenel Ademi, pastaj me Demë Ali Tarakun dhe së fundi me kushëririn e tij, Demush Nezirin, me të cilin bashkarisht kishin ndarë të gjitha të këqiat dhe ndonjë ditë të mirë të jetës së tyre në atdheun e ndarë dhunshëm.Dervish Shaqa, në Kosovë ndonjëherë kishte kënduar edhe me Shaqë Avdinë dhe Lan Dobrën, të cilët njihen si pauesit më besnikë të melosit të tij. Zëri i Dervish Shaqës, në vitet e pasluftës kishte pushtuar odat e Dukagjinit. Në darsmat dhe ahengjet e ndryshme, melosi i tij autentik dhe tekstet e këngëve që këndonte kishin pushtuar zemrat e shqiptarëve, prandaj kujtojnë sot bashkohanikët e tij, të rralla ishin ato takime popullore, qofshin darsma apo ceremoni të tjera, e të mos ishte Dervishi ai që ua shtonte madhështinë takimeve të tilla. Këngët që këndonte në atë kohë, u takonin cikleve të ndryshme. Pos këngëve të “arshikllekut”, s: “Po vijnë kurshqit rronzit malit”, “N’drrasë të vekit kush po kanë” etj.
Dervish Shaqa, edhe përkundër propagandërs për “vëllazërim-bashkimin” e 


imponuar dhe cenzurës ndaj lirisë së të shprehurit të ndjenjës kombëtare, përmes figurave të ndryshme dhe personazheve që shpesh i zgjedhte nga pushteti otoman, demaskonte regjimin serv të instaluar dhunshëm dhe me tradhëti në viset e okupuara shqiptare. Kjo nuk ishte rastësi Dervish Shaqa ishte brumosur me ide patriotike që në moshë të re. Shumë kishte mësuar për atdhdashurinë nga dajallarët e vet. Ishte nip i familjes së patriot Sulejman Vokshit. Më vonë jeta në odat dukagjinase i kishte krijuar miqësi me vëllezërit e Isë Boletinit (me Tafilin dhe Asllanin). Ishte rritur me burrat e kohës: Demë Ali Pozharin dhe Bajraktarin e Vranocit, ndërsa me Xhaver Devën kishte biseduar gjatë e gjerë për Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare”.
Armiku nuk rrinte duarkryq – radhën e kishte Dervishi
Pushteti i instaluar serbo-sllav pasi kishte vendosur administratën e tij dhe kishte gjetur edhe gbashkëpunëtorët e vet në vitet 1954/55 dhe 56, kishte zhvilluar aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve. Kosova edhe njëherë po përjetonte tmerrin sllav. Rrafshi i Dukagjinit dhe në këtë mes epiqendra e tij Deçani me rrethinë, iu nënshtrua torturave, ndjekjeve, arrestimeve dhe vrasjeve „ashiqare“ të bijëve më të mirë të kombit. Në kërkim të një pushke maltretoheshin dhe përndiqeshin familje të tëra. Pushtuesi i ri, tani po zbatonte elaboratet e njohura antishqiptare të përgatitura me dekada nga kulmet shoveniste të dijes serve.

 

Edhe në këtë situatë tmerri, kur njerëzit „erreshin e nuk njeheshin“ rezistenca kombëtare nuk ishte shuar e tëra. Rapsodët, në odat e desatimeve kombëtare me këngën e tyre mbanin gjallë frymën e atdhedashurisë. Në këtë mes, Dervish Shaqa shquhej për guximin që kishte. Ai në momente të caktuara u këndonte figurave më të shquara kombëtare dhe kështu në zemrat e njerëzve ringjallte dashurinë për atdheun e nëpërkëmbur dhe të larë rishtazi me gjakun e bijëve më të devotshëm. Dhe armiku nuk rrinte duarkryq. Dervishi ishte në radhë.


Dava Gjergji

Një formë të veçantë dhe shumë origjinale të këndimit epiko- heroik parqet edhe kënga e këngëtares së mirë njohur shqiptare, Dava Gjergji. 
Kjo këngëtare e veriut të Shqipërisë ka kultivuar një përmbajtje të tipike të këndimit heroik, burrëror, karakteristikë e rapsodive të pasura të veriut të Shqipërisë etnike, që shtrihet nga Mirëdita, në Malësinë e Madhe, në Krajë e Shestan, në Plavë e Guci dhe që arrin në viset më të thella veriore të Kosovës. 
Për dallim nga Shkurte Fejza, e cila e kursen këngën nga timbri i fuqishëm burrëror, apo nga Fitnete Rexha, e cila e bën tepër të ndjeshëm përkushtimin femëror të këngës, Dava Gjergji e fuqizon timbrin burrëror, për të nxjerrë në sipërfaqe stilin autentik të këndimit. Me subtilitetin e zërit melodik, ajo e pushton në tërësi mënyrën e këndimit epiko- heroik. 
Zëri i saj i çiltër dhe shqiptimi i pastër i tingujve e rrokjeve shpërthejnë natyrshëm ashtu si ujëvare që del nga burimi, për më tepër zëri i saj buçitës përmblidhet si krismë e thekshme e pushkës, në përpjekje për të shpërthyer si këngë-revoltë gjithëpopullore, e cila vazhdimisht ka shpërthyer gjatë shekujve të gjatë të robërisë. 
Këndimi i Dava Gjergjit të sjellë në kujtesë përfytyrimin mbi gjenin burrëror dhe heroik të femrës shqiptare, që nga Teuta e Daorta, Vojsa e Donika Kastrioti e deri te Nora e Kelmendit e Shote Galica. 
Paraqitja e saj para publikut është më se dinjitoze. 
Veshja karakteristike kombëtare, të cilën ajo nuk e tradhtoi për asnjë moment, prezantimi serioz në skenë, zëri pushkë dhe krejtësisht i shpengueshëm, (i ngjashëm me përfytyrimin poetik popullor për Shtojzavallet e legjendave shqiptare), përbëjnë një tërësi magjepse të këndimit autentik, që buron nga e kaluara e largët, e cila ka mbijetuar nga shekulli në shekull dhe në një trajtë autentike ka arritur deri në ditët tona, falë përkushtimit që kanë treguar këngëtarët e njohur shqiptarë në të gjitha epokat e historisë sonë tragjike por edhe heroike. 
Dava Gjergji ka kënduar edhe një dyzinë këngësh për dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këngë të cilat admirohen nga dëgjuesit e shumtë të kësaj pjese të atdheut. 
Qasja e kësaj këngëtareje ndaj këngës është shumë serioze dhe tejet e përkushtuar. E rritur dhe e edukuar në një rreth familjar dhe shoqëror ku janë ruajtur me fanatizëm vlerat e mirëfillta kombëtare, ajo mbase e trashëgoi, por edhe i dha fuqi dhe e përparoi jehonën më të çiltër të këngës heroike shqiptare, të asaj kënge e cila e kishte mbajtur gjallë kujtesën kombëtare, kishte frymëzuar brezat për qëndresë dhe ruajtje të dinjitetit dhe integritetit shpirtëror e kombëtar.

Ilir Shaqiri


Qasja e Ilir Shaqirit ndaj këngës është qasje mashkullore, është qasje e mllefit të grumbulluar të drenicasit në kuptimin etnogjenetik, qasje e njeriut i cili gjithmonë e ka sfiduar robërinë, qysh prej kohës së Romës e Bizantit, e deri në kohët tona. 
Kënga e Ilirit shquhet në radhë të parë për krenarinë, zërin burrëror, mesazhin për mobilizim. 
Në këtë drejtim, kënga e tij është vënë në funksion të përkushtimit çlirimtar. Edhe në vitet 90, për dallim nga përhapja e një tipi të këngës rezignuese me doza pacifizmi e ankimi, Ilir Shaqiri këndoi vargjet mobilizuese të Naim Frashërit dhe këngë trimërie për atdhetarët. 
Zëri i tij melodik, fuqia mobilizuese, teksti i këngëve mjaft i goditur, bëjnë që kënga e Ilir Shaqirit të shquhet për origjinalitet dhe qasje autentike. Ai e dashuron këngën, vargun e saj kuptimplotë, duke aspiruar të njëzohet në tërësinë e vargut dhe të përmbajtjes. 
Në këndimin e tij shquhet një dozë e hetuar e këndimit të hershëm të rapsodive, dozë e përpunuar me kohë, duke thithur nga ajo nektarin dhe duke i dhënë këngës liri, fuqi djaloshare e burrërore, duke e vënë në shërbim të çështjes, duke e bërë pjesë të historisë, e më në fund duke e endur nëpër jetëshkrimet e dëshmorëve në të gjitha frontet e luftës tonë çlirimtare dhe fitimtare. 
Këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri, tashmë ka krijuar stilin e vet autentik, dhe çdo këngë e tij shquhet për specifika dhe tonalitet të pastër burimor, shquhet mbi të gjitha për fuqinë mobilizuese kombëtare, fuqinë Ademjasharjane të shprehjes artistike, në këndimin e këngëve të trimërisë. 
Këngët e Ilir Shaqirit për veç forcës mobilizuese, që është tipari dallues dhe origjinaliteti i tij autentik, shquhet edhe për çiltëri, muzikalitet, ritmikë dinamike, elokuencë në shqiptimin e tingujve, shquhet për fjalë e melodi që burojnë nga zemra e njëzuar me fuqinë burrërore në interpretimin sidomos të temave historike ashtu edhe në përmbajtjet retorike e moralizuese. 
Zëri i tij i fuqishëm, i jep këngës gjallëri dhe forcë prometejane, forcë të qëndresës tipike shqiptare. Në këtë aspekt kënga e Ilir Shaqirit është këngë tipike shqiptare, këngë e kohës sonë, këngë e cila është segmentuar me përmbajtje të vetë historisë sonë kombëtare e shoqërore në njëzet vitet e fundit. 
Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri paraqesin binomin fenomenal të këngës sonë, binom që ka përjetësuar aspiratën e lirisë në këngë, duke zgjedhur me mjeshtëri nga nektari shumë i pasur i këngës shqipe, e cila dikur ka reflektuar dhe ka pasur një shtrirje në këngët e të gjithë popujve të Ballkanit. 
Tablotë me piktura ku janë skicuar shqiptarët duke kënduar si në Greqi, në Serbi në Bullgari e në Turqi, na bëjnë të kuptojnë se kënga shqipe, si ajo solo, ashtu edhe ajo polifonike kanë mbjellë një farë, e cila nuk shkulet dot nga tradita e këngës së popujve të Ballkanit. Andaj kur sot dëgjojmë këngë të kënduara nga yjet e këngës arvanitase në Greqi, Thomas Moraiti, Alekos Dhima, e të tjerë kur dëgjojmë këngën origjinale të arbëreshëve të Kalabrisë, nuk ka si të mos na dalin para sysh ato tablotë e piktorëve më të mëdhenj botërorë të shekujve të kaluar si: Jaen Baptiste Vanmur, Jean Huysmans, Viande Liebig, Paja Jovanoviq e të tjerë, të cilët kanë krijuar tablo të ndryshme me motive nga këngëtarët shqiptarë, ose tablo të shqiptarëve duke kënduar e duke vallëzuar. 
Iliri dhe Shkurta me këngët e tyre kanë begatuar sfondin e këngës shqipe, me këngë origjinale, të cilat kanë ushtruar dhe po ushtrojnë ndikim në përhapjen e këngës origjinale shqipe në kohën e një konkurrence marramendëse të shundit folklorik me përmbajtje nga këngët turke greke e sllave, të cilat mjerisht sikur po ia zënë frymën këngës së pastër shqipe, e cila po kultivohet me vështirësi, për shkak të përhapjes pa fre të këngëve të huaja me fjalë shqipe.


Shkurte Fejza
Shkurte Fejza u dallua si këngëtare në Shoqërinë kulturore “Afërdita” të Mushtishtit. Zëri i saj melodik, emetimi origjinal i këngëve që shpërndaheshin nga valët e Radio-Tiranës dhe të Radio Kukësi, futja e një timbri karakteristik, sidomos të timbrit të këngës vendore të Anadrinit, e bënte këngën e saj jo vetëm të lezetshme, por edhe tejet të këndshme si nga përmbajtja, e cila censurohej lehtas, ashtu edhe nga përkushtimi, që nuk ishte vetëm përkushtim i rëndomtë për këngën, por mbi të gjitha ishte përkushtim patriotik, në përpjekje për të përngjarë, me nënën Shqipëri. 
Dhe pikërisht ky përkushtim ndaj këngëve të tilla, zgjonte dhe vetëdijësonte një pjesë të rinisë shqiptare të Kosovës, të cilës i imponohej kënga sllave dhe ajo e bastarduar, që e përhapnin radiostacionet jugosllave dhe grupet, të cilat jepnin koncerte në Kosovë nga të gjitha viset e Jugosllavisë. 
Të përkujtojmë me këtë rast, një koncert të këngëtarit, Dragan Qoliq në Stadiumin e Prishtinës, mbase në vitin 1979, ku morën pjesë mijëra studentë dhe qytetarë, të mesin e tyre edhe nga radhët e rinisë militante, të cilët ishin futur atje me qëllim për ta diskredituar koncertin dhe këngëtarin serb. Nuk kanë qenë pak në numër ata të rinj dhe ato të reja shqiptare që i brohorisnin Qoliqit dhe të digjnin shamitë për të. 
Pikërisht në këtë kohë, në kohën e përplasjeve që po përgatiteshin të ndodhnin, në kohën kur duhej të krijohej hendeku në mes patriotizmit të imponuar dhe të panatyrshëm jugosllav dhe patriotizmit të vërtetë shqiptar, kënga e pastër shqipe dhe shpirti i pastër kombëtar, nuk mund të ishin indiferentë. Dhe pikërisht në atë kohë, në vitet ‘80 e më vonë, Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri, Remzie Osmani, Shyhrete Behluli, Shaqir Cërvadiku, Bege Gashi, Begishe Avdiu, Zyle Krasniqi, Nazmije Hoxha, Emine Hasimi, Shqipe Kastrati, Nimon Mushkolaj e të tjerë mbajtën gjallë këngën burimore, e cila në segmente të caktuara frymëzoi e mbajti gjallë edhe idealin për liri, barazi dhe bashkim kombëtar. 
Përderisa zëri i Shkurte Fejzës buronte me frymëzime nga fushat e Anadrinit dhe nga jehona e këngës malësore që përhapej prej Lumës e maleve të Sharrit, zëri i Ilir Shaqirit buronte nga kënga e trimërisë e traditës drenicase. Iliri, doemos se do të ndikohej nga zëri burrëror i rapsodëve të njohur të mesit ku ishte rritur, por me shpejtësi arriti të sintetizojë vlerat e këtyre rapsodëve, duke i ikur me mjeshtëri emetimit, të cilin zakonisht bëjnë fillestarët. Qysh në këngët e para vërehej një origjinalitet, që premtonte, që imponohej, dhe që bënte përpjekje për ta krijuar sa më parë stilin autentik të këndimit. 
Fati i këtyre dy këngëtarëve qëndron edhe në bashkëpunimin që këta bënë me hartuesit e këngëve, meqë kënga mban me vete shumë komponentë, duke u nisur nga përmbajtja, mesazhi, vokali, melodia, orkestra, instrumentet, solo këndimi, gradacioni, ritmika dhe një mori faktorësh anësorë që sajojnë tërësinë e një kënge, e cila dëgjohet për disa minuta, por që lë gjurmë të pashlyeshme në veshin e dëgjuesit. 
Shkurte Fejza ka një qasje autentike ndaj këngës. Ajo këndon lirshëm, natyrshëm, këndon me përkushtim, duke u përkujdesur ndaj çdo cikërrime që mund ta dëmtojë qoftë këngën, qoftë zërin, qoftë ritmin, apo edhe një tingull të vetëm. Ajo ka rezervuar edhe paraqitjen dinjitoze dhe serioze në të gjitha aspektet e prezantimit para publikut. 
Kënga e Shkurte Fejzës mban në vetvete shumë elemente artistike të komponuara në tërësinë e saj, tërësi e cila buron edhe si gurgullimë e burimit të pastër malor, edhe si thirravaje e së kaluarës, edhe si qëndresë e pashtershme për të mos u dhënë, për të mos u dorëzuar, por për të çarë përpara. 
Shkurta disponon zërin tejet melodik, të cilin e begaton me shqiptimin e pastër të tingujve, me melodinë autentike të shpirtit krijues, të shpirtit që shkrihet në pasion, jo vetëm për këngën si këngë, por që shkrihet në pasion të tërësisë së këngës, të mesazhit dhe të përmbajtjes së saj. Zëri i Shkurte Fejzës, për dallim nga zërat e këngëtareve të tjera, ka një dozë të mjaftueshme të timbrit të zërit burrëror, të atij timbri që shënon krenarinë e ligjshme për përkatësinë e racës, të kombit, gjuhës. Këndimi i saj ka fuqinë mobilizuese, sepse ajo përqendrohet me tërë qenien kur këndon, sepse këndon nga thellësia e shpirtit, sepse këndon duke u bërë bashkë me këngën, ashtu sikurse bëjnë gjenitë dhe artistët e njohur, të cilët njëzohen me veprat e tyre. Si i tillë, këndimi i Shkurte Fejzës, prek majat sipërore, prek majat përtej së cilave nuk kalohet. Ajo prek infinitet e një këndimi origjinal, autentik, këndim që paraqitet vetëm në epoka të thyerjeve të mëdha, të epokave që i përjetuam, të epokave me këngë e barot, me vaje, vuajtje e këngë, me lot e zjarr... 

Lugati në Mitologjinë Shqiptare

Figurë e besimeve popullore shqiptare. Shpirti i të vdekurit, burrë a grua qoftë, që ka qenë njeri i keq, me veti e zemër të ligë, ngrihet Lugat. Mbase këtë do të thotë edhe ajo pjesë e besë së Mujit, që mbaron me vargun: “Zirma, tokë, përjashta në natë të vorrit!” Lugati pra është kufomë, dhe ka thonj shumë të gjatë. Në Kosovë besonin se Lugat ngrihej edhe i vdekuri që nuk i është vënë pranë fillorja e pushkës, masha, drapëri ose ndonjë hekur tjetër, sepse, me sa duket, hekuri i mban larg të gjithë shpirtërat, të mirë a të këqinj qofshin ata.

Shëmbëllyeshëm me Kosovë, në Shqipërinë e Veriut gjithmonë vinin në varr një lopatë ose shatë, gjersa të kalbej trupi përfundimisht, më qëllim që djalli të mos vinte aty rrotull dhe ta merrte të vdekurin. Sepse, sipas besimeve popullore, djalli hyn në trupin e të vdekurit dhe del jashtë varrit. Që ta parandalonin këtë gjë, në Kosovë shkonin dhe e ruanin varrin e të vdekurit për tri netë rresht, sepse mendohej se gjatë këtyre tri netëve do të vinte djalli, natën e parë i veshur me petka të bardha, të dytën me të kuqe dhe të tretën me të verdha. Në Korcë, të vdekurin nuk e linin natën vetëm, sepse kishin frikë se po ta kapërcente një mace, ai do të ngrihej si Lugat. Lugati ringjallej pas shtatë ditësh, shkonte natën në shtëpinë e tij dhe hante pak miell. Po të ishte grua, merrte ushqime, plackiste ç’të gjente dhe i fuste në varrin e saj.

Të premten nuk dilte, por tre-katër netët në vazhdim shkonte dhe trazonte në shtëpinë ku kish vdekur. Kur të gjallët bëheshin të vetëdijshëm për të, e kuptonin se do të kishte qënë “ajo”. Në Poliçan besohej se Lugetërit shfaqeshin vetëm midis muslimanëve, kurse në Kurvelesh vetëm midis të krishterëve. Lugati mund të marrë trajta të ndryshme: trajtë caliku (shakulli), që rri në kuzhinë, në shtrat ose mbi menderin ku flenë gjindja, të një thithlope të madhe, të një qeni, që rri në fund të shtratit të së shoqes, të njeriut, ashtu siç ka qenë edhe në gjallje, por i mbështjellë me qefin. Në kësi rastesh lëviz duke u tërhequr zvarrë, me dashjen e tij, ose po sepse e heqin zharg dreqërit. Në ferrat që has në udhë lë gjithandej copa qefini.

Vetë gërthet me zë të tmerrshëm. Lugati u shfaqet në shtëpi të vet gruas dhe shërbëtorëve të gjalljes. Nga shëmbëlltyrat që ka më shumë qejf të marrë janë ato të koteleve dhe të koneve. Punët e Lugatit janë të shumta, por më tepër i pëlqen të veja në qilar dhe të përziejë gjalpin, orizin, sheqerin dhe miellin në magje, të cjerrë gratë në fytyrë, të bezdisë bagëtinë, të përmbysë qypat e butet. Në trajtë të vërtetë njeriu, ashtu siç ka qenë para se të vdiste, i rrëfehet vetëm të shoqes, së cilës i hyn në shtrat. Në këtë mënyrë mund të lindet një Vampir. Ardhja e Lugatit në shtëpi mund të kuptohet nga lehjet e qenve, që zënë kuisin. Në këtë kohë del një njeri nga të shtëpisë dhe pyet: Cili je? Lugati thotë emrin e vet dhe i lutet që t’ia bëjë hallall të drejtën, ose fajet që ka bërë në gjallje.

Deri sa njeriu i shtëpisë t’i thtë se ia bën hallall, Lugati vjen kurdoherë natën dhe shqetëson njerëzit duke u ankuar. Tregojnë se një herë zuri dashuri në një vajzë, së cilës i shkonte natën dhe e stoliste me rroba të mira e me gjerdane. Kur e morën vesh prindërit, e cuan vajzën në një fshat tjetër, po Lugati e ndoqi edhe aty. Atëherë thirrën një hoxhë, i cili e këndoi, duke e mërguar Lugatin në një tjetër vend. Në një fshat tjetër, Lugati vente natën në një shtëpi të këtij fshati, hapte dyert dhe bënte dëme.

Atëherë të zotëte e shtëpisë thirrën priftin, i cili u that ë bëjnë një kulac, ta mbështjellin me një pëlhurë të bardhë dhe ta varin te pragu i derës. I porosity që aty të varnin edhe një bastun, dhe të mbërthenin në të gjitha dyert lloj-lloj letrsh të bardha, të kuqe, të verdha, të zeza etj. Natën erdhi Lugati, mori kalucin, e co-rri pëlhurën edhe një letër dhe shkoi. Që atëherë s’u duk më. Atëherë i morën letrat dhe një e hodhën në udhëkryq, një në një mulli të shkretë, një tjetër që ta hanin egërsirat dhe tjetër në vreshtë.

Në veriun e Shqipërisë Lugatit i mveshin zënjën e hënës: Lugetërit hanë hënën dhe prandaj malësorët qëllojnë me pushkë në drejtim të saj kur ajo zihet. Për ta zhdukur Lugatin, është zakon që të nxjerrin kufomën nga varri dhe ta djegin. Ndër Shqiptarët e Strugës, ku Lugati mund të marrë edhe trajtën e një plëndësi, përdoret një mënyrë tjetër vrasjeje: ai përvëlohet me ujë të valuar. Sipas tyre, Lugatin mund ta pikasin vetëm qentë që kanë katër sy, dy aty ku i kanë të gjithë qentë, dhe dy të pavërejtshëm në vetulla.

Në jug të Shqipërisë shkonin të premten t’ia zbulonin varrin, i vinin përsipër një turrë me shkarpa, gjysëm oke parafinë nën to, dhe pastaj e digjnin. Por ky veprim ndërmerrej vetëm kur i pllakoste ndonjë fatkeqësi e madhe. Në Korcë këto veprime i bënin të shtunën, kur besohej se Lugati fle. Shkonin dhe hapnin varrin e atij që s’i kish mbushur të dyzetat dhe pot a gjenin në këmbë e digjnin, duke u kujdesur që të mos i linin as shenjë as nishan, se besonin se ngjallej prapë. Këto mënyra të luftimit të Lugatit kanë gjegjëset e tyre edhe në mesin e ilirëve. Kështu ndoshta për tu mbrojtur nga shpirtërat e këqinj të të vdekurve, kufomat e disa të vdekurve nuk i fusnin në varr në pozicion normal, por i vendosnin përmbys, me kokë të ndarë nga trupi ose dhe me gjysmë trupi. Lugatin e bashkojnë me shpirtin e ajrit. Quhet edhe Luvgat-i, Lugjat-i, Kullunxh-i (Mbiudh e Maqellarës-Dibër), Zhikul (arbëreshët e Greqisë), Shikul (arbëreshët e Greqisë), Labic, Vapir-i (Cabej), Baba-u (Santa Sofia d’Epiro, Kozencë), Arman-i (B. Bilota), Arman’je (P. Camodeca: Dizionario), Avi/s-zi (Frascineto), Bobok, Bobua, Bun, Bjukull, Hje, Korrobac, Kukubin, Papacom, Pehmë, Spamëndall, Stihji, Shkërba, Umbër, Facom, Kuk, Kukuban, Garramac, Duarlidhur (euf., Kuteli). Del edhe në toponimi: Ara e Lugatit (Kosovë), Sylugati (fshat në Elbasan, përmendet në shek. XV).

Kulti i gurit dhe i shpellave

1. Cilësi shenjtërie.

Ndër Shqiptarë, ashtu si dhe në popuj të tjerë të Europës e të Botës, ka qenë i pranishëm një kult i veçantë për gurin, besimi në veçori të mbinatyrshme të tij, i shfaqur në besime, në adhurimin e gurëve të veçantë. Vëreheshin rite e praktika të jetës shpirtërore, ku guri ka qenë pjesë përbërëse e tyre. Besimi e ritet në fjalë na shfaqen në gurë të veçantë, të madhësive të ndryshme, që janë të lëvizshëm, po ashtu dhe në gurë që e kanë bazën thellë në tokë a në masive shkëmbore. Kësaj gjinie të kultit i përkasin, diku më pak e diku më shumë, diku në përgjithësi e diku pjesërisht e më tërthorazi, disa herë në rrënjë të dukurisë, edhe disa shkëmbenj të veçantë, disa maja malesh e disa qafa kalimi, disa shpella ku kryhen rite e taksen dhurata a flije. Gjithsesi, në një mënyrë a në një tjetër, ato lidhen me kultin e gurit, me cilësitë e tij magjike. Por, për arsye zbërthimi te’ imtë të çdo elementi, çdo dukurie, në këtë rast do t’i ndajmë shfaqjet e ndryshme në çështje të veçanta.
Doemos, natyra shkëmbore, me shumë gurë, me rreth tri të katërtat e trojeve të Shqiptarëve të përbërë nga vise malore e kodrinore, pra gurore e shkëmbore, ka qenë burim ushqyes i kultit të gurit e të shpellave. Ta zemë, në një vend ku nuk ka fare shpella, nuk mund të ketë as kult të shpellave. Në ato shoqëri parake me organizim shoqëror në fise parahistorike e që nuk i njohin fare metalet, nuk ka as kult të metaleve. Logjika ta thotë se edhe me gurin kështu do të ndodhte.
Por, nga ana tjetër, duhet thënë se kulti i gurit e i shpellave në forma të ndryshme, është i pranishëm në popuj të ndryshëm të botës, edhe atje ku ka gurë me pakicë. Madje, atje ku gurët kanë qenë të rrallë, thuhet se kanë pasur një kult edhe më të fuqishëm. Gjëja më e pak< gjithmonë bëhet më me vlerë, më e mistershme. Kulti i gurit, i shpellave, i shkëmbinjve, është i lidhur me natyrën mistershme të këtyre objekteve, është i lidhur dhe me rolin që ato kan luajtur në jetën e shoqërisë, si mjete, si vegla, si vende qëndrimi banimi të njerëzve parahistorikë. Përforcë tradite e besimi kanë ardhi si të tillë deri në kohën tonë, duke kryer disa funksione të caktuara n çdo kohë, në jetën e qëndrueshmërinë e ekuilibrit social. Etnologët theksojnë se burime të kultit të gurit janë fortësia e t qëndrueshmëria, ashpërsia, rëndesa, format e tij që ushqejnë miste guri a shkëmbi si pjesë e tokës a e nëntokës, gjë e kudogjendur; guri mjet pune, mbrojtjeje a sulmi. Ai ka në vetvete diçka të mistershme ri vështrim të psikës së njeriut primitiv e kjo e trashëguar dhe në shoqëril arkaike të vona, kudo në botë. Para se të hyjmë në imtësira, është e nevojshme të tërheqii vëmendjen në disa gjëra: Jo çdo gur e në çdo rast në vetëdijen besimet e njerëzve ka cilësi magjike, veti shenjtërie, po ekzistc mundësia që në kushte të caktuara t’i marrë këto atribute 1 mbinatyrëshme, të së fshehtës, të së pakuptueshmes. Ka gurë shkëmbinj me ngulësi të përjetshme, të paluajtshëm, që kanë sipa besimit të njerëzve veti shenjtërie që nga kohët parahistorike, p< mënyra e të besuarit, ritet e mitet kanë ndryshuar e janë shndërru; nga koha në kohë në përkim me kushtet e zhvillimit shoqëror ndër shek e mijëvjeçarë. Po, megjithatë, një thelb lashtësie ka mbetur në to përme riteve, flijeve e legjendave mitike. Besimtarët i drejtohen gurittë shenjl përmes lutjeve, dhuratave e riteve të ndryshme, me bindjen se këshl do të kenë mbrojtje, shërim, lindje fëmijësh, mbarësi në jetë, sips rasteve të veçanta. Si na e thonë mitologët, guri në sisteme të caktuai besimesh nuk është i shenjtë në vetvete, po ka diçka të veçantë, n forcë të fshehtë, një frymë që e bën të tillë, një forcë të ardhur nuk e se prej nga, në mënyrë të pakuptueshme, në rrugë hyjnore. Këto që do të trajtojmë më poshtë, u përkasin si rite e besime p< gurin, shkëmbinjtë e më tej, kohës nga shek. XIX e deri nga mes shek. XX, ndërsa më vonë janë ruajtur vetëm në kujtesën e të moshuarv e ndër gra të malësive shqiptare, diku më pak e diku më shumë. Dijete Shtjefën Gjeçovi, eksplorues i shquar, në kërkim të rrënjëve e l dëshmive të etnokulturës shqiptare ndër malësina, ka mbledhur mjafte të dhëna për kultin e gurit në vise të ndryshme të këtij vendi dhe i ka pasqyruar në shkrimet e tij. Ai shkruan: “Guri tërhjekë randë n’atjetë. Bindja (besimi në forcën e mistershme, hyjnore të gurit: M T.) e nderimi i Shqyptarëve ndaj Gurit janë të përhapura nëpër të katër anët e Shqypnis, por sidomos ndër Malësi. – Në çdo pleqni e gjygj kryet e vendit e xen guri: – “Ja merrma gurin, ja ma lësho!”- thonë ndërpleqni! – “Pra, gojëthanat e Shqyptarëve tonë, të ruejtuna me nji kaherë të posatëshme, na bajën dishmi se sa në çmim të madh e bijën punën egurit”(Sh. Gjeçov, “Hylli i Dritës”, 1924, nr.11, f.503). Forca magjike e gurit shfaqet tërthorazi në format më të thjeshta e deri në më të ndërlikuarat, në vështrime nga më të ndryshmet. Udhëtari shqiptar, dikur, kur ndalej për të pushuar pranë kronit a gurrës në pyll, hidhte aty pranë një gur. Kjo shpjegohej me dëshirën për të lehtësuar lodhjen, për të mos i bërë keq uji që do të pinte. Nganjëherë, në një vend të caktuar, pranë gurrës, gratë hidhnin, me të njëjtin funksion, penj, copa rrobash. Kjo është shpjeguar nga mitologët si rit për të dëbuar shpirtërat keqbërës, po dhe një si dhuratë për ujin, për vendin e pushimit. Disa mbrojnë mendimin se hedhja e këtij guri është një dhuratë, një flijim, me origjinë më të lashtë e që me kohë ka ndryshuar dhe tani atë akt e shpreh simbolikisht guri, që me forcën e vet misterioze mbron udhëtarin nga çdo e keqe, plotëson, materializon lutjen. E afërt me sa u përmend më sipër dhe, doemos mbarëshqiptar, është dhe të vënët e gurëve mbi lisa, në atë lartësi ku druri ndahet në disa krahë (degë), në vendpushime të rrugës e në afërsi të krojeve. Nganjëherë varin në degë të lisave gurë të vrimuar. Për këtë, në besimtarë jepen disa shpjegime: përtë lehtësuar lodhjen; që aty të pushojë ora e njeriut kalimtar. Në një rast tjetërthuhet se vihen në ato vende ku mund t’i gjejnë Dragojtë, si mjete ndihme në ndeshjen e tyre me Kuçedrën; aty i marrin më me lehtësi e i përdorin për të luftuar kundërshtaren e tyre, sidomos në raste furtunash. Thuhet dhe kjo: pasi vdes njeriu, për40 ditë shpirti i tij udhëton në të gjitha vendet ku ka kaluar i përmenduri kur ka qenë gjallë, e pra shpirti pushon e çlodhet në këta gurë të vënë mbi lisa nga i njëjti njeri kur ka qenë gjallë. Gurë të tillë të hedhur pranë krojeve ose të vënë në bigë të lisave askush nuk i ngacmon, mbështetur në besimin se një veprim i tillë është mëkat e me pasoja fatkeqësish për atë që i trazon a i luan nga vendi. Shtrohet problemi për të veçantat e për të përbashkëtat mes popujve për kultin e gurit. Kult të gurit në një formë a në një tjetër, në një masë a në një tjetër, janë dëshmuar në të tërë popujt që janë studiuar në vështrim të besimeve të tyre. Në këto veçori mes popujve një prerje me thikë nuk ka. Disa herë besimet e ritet me gurin përkojnë mes popujve fqinjë e jo fqinjë. Kjo mund të ndodhë: 1 Për arsye të origjinës së përbashkët; ta zëmë popujt e Ballkanit e të Europës i prunë që nga Azia këto besime e prandaj ngjajnë, pra nga stërgjyshërit e tyre të përbashkët. 2.Nga dhënie e marrje me njeri-tjetrin në rite, besime e mite gjatë shekujve. 3.Është i pranishëm një kult i gurit që së herëshmi te Shqiptarët, po përforcohet dhe nga prurje të jashtme. 4.Ndodh që të ngjajnë kryesisht besimet me një origjinë krejt të ‘ pavarur nga njera-tjetra. Si arsye janë të njëjtat rrugë të zhvillimit historik e social, si rrjedhojë prodhojnë të njëjtat dukuri kultike. 2. Guridhurim, guri mitik Janë vërejtur në disa raste grumbuj gurësh në qafa a në maja malesh, po dhe në vende të ndryshme pranë rrugëve e në pyll, në Jug dhe sidomos në Shqipërinë e Epërme, dhe quhen murana. Disa nga këto murana u janë kushtuar njerëzve që kanë vdekë në ato vende në rrugë të dhunshme: të vrarë nga pushka, të vrarë nga rrufeja ose që kanë rrëshqitur në greminë e kanë vdekur e tjere. Kush kalon në ato vende, hedh në muranë nga një gur “për kushtim”, pra për të mirë të të vdekurit e të atij vendi që ka marrë cilësi shenjtërie. Kjo hedhje guri ka natyrë rituale, shenjtërie, me kuptimin e përshpirtshëm, që të bëjë mirë, se kështu dhe udhëtari që hedh gurin ka për t’u ndihmuar kur shlodhet e do t’u shpëtojë rreziqeve. Muranat në qafa e në maje malesh mendohet se kanë një traditë të lashtë, parahistorike. Kur pelegrinët ngjiteshin në majë të Tomorrit, hidhnin atje pranë varrit të shenjtë bektashi nga një gur të vogël që e kishin marrë që poshtë ose diku aty afër muranës. Kjo praktikohej dikur dhe në maja malesh të tjera të kultit, si: në Këndrevicë (Kurvelesh), Gjalicë (Lumë), në Pashtrik (Has) e tjerë. Me kohë hedhja e gurit në muranë është lënë. Me mjaft interes në këtë vështrim është të ngriturit e gurëve nga tërë pelegrinët në majë të Rumies (Krajë-Mali i Zi) në vendin e Banierit. Dhe në këngë thuhet: “O Rumia bjeshkë e naltë, / T’i m’u bafsh ma e naltë!/T’i m’u bafsh m’e naltë seje”. (H.Koliqi, “Rrënjët pagane…,”, “Kraja”, Krajë, 1997, f.18-19). Këtu duket qartë se ky veprim ritual me gurë bëhet përta rritur malin më në lartësi, përt’i dhënë atij forcë. Dukuri të këtij lloji duken dhe në popuj të tjerë të Europës e të Azisë. Shpjegimet e këtij veprimi me rrënjë parahistorike, të bëra nga etnologët, kanë qenë nga më të ndryshmet, po në thelb është thënë se kjo bëhej për të rritur e forcuar malin. Ai ka të bëjë me kultin e maleve dhe me kultin e diellit. Është e kuptueshme, që motivi i lashtë i këtij riti me gurë është harruar, por thelbi duket tërthorazi edhe sot. Këta janë gurë kushtues, që hidhen në vende të shenjta, në muranat përkatëse, për të pasur shëndet, mbarësi në jetën familjare. Kështu ndodh dhe me muranat e gurëve në qafa malesh. Muranat në vendet ku kanë gjetur vdekjen njerëz të caktuar, të njohur dikur në krahinë për akte e cilësi krejt të veçanta e tepër tingëlluese, shumë më herët a më vonë janë të një lloji të veçantë, sadoqë dhe këto ndryjnë në vete një lloj shenjtërie. Ato janë një lloj përmendorje përtë vdekurin e për shpirtin e tij. Edhe në këto murana hidhen gurë kushtues; këta më fort për respekt ndaj të vdekurit. Në disa raste vërehen gurë të mëdhenj të veçuar, të ngulur në tokë, si të mbirë nga toka, ose si vazhdim vertikal i shkëmbit; qënia e tyre është e lidhur me besime e me legjenda mitike. Të tillë gjenden në tërë viset e trojeve shqiptare, sidomos në malësina ku dhe besimet me zanafillë pagane janë ruajturdhe më tepër. Nganjëherë besimet në këta gurë lidhen me format e paraqitjen e tyre të veçantë, nga që nganjëherë ndryshojnë nga gurët e tjerë të mjedisit ku gjenden, ndoshta pse janë sjellë në kohën e akullnajave këtu e shumë mijëra vjet më parë ose janë teprica meteoritësh të rënë në tokë. Format e veçanta të shkëmbit si njeri, si bagëti, si gjurmë e tjera, janë nga gërryerja, pra lojëra të natyrës. Mbi katundin Gradec, në lindje të Tomorrit ndodhet Shkëmbii Stradomit ku dikur shkonin njerëzit për shëndet, për të pasur fëmijë. Aty linin dhurata, ashtu si na e kanë treguar banorët vendës, po për të flet dhe P.lkonomi, (“Historia eTomorrit”, f. 24). Një gojëdhënë tregon se del plaka në Tomorr lart me një dhi e me një kec. Aty u ftoh shumë koha e ngrinë të tre. Edhe sot duket shkëmbi në formën e një plake, të një dhie e të një keci. Pra aty ku “janë ngurosur”, vendi u bë i veçantë e me shenja të çuditshme (si sipër, f.24). Gurë me forma njeriu ose me gjurma a me duar të tij ka në disa vende dhe ato janë konsideruar si çudibërëse. Në kala të Dodës (Lumë) dy palë krushq u vranë ndër veti. U vranë dhe nuset. Në atë vend është GuriiNuses, duket sikur është nusja në kalë, atë formë ka guri. Nusja fituese aty, sipas legjendës mitike, është gurëzuar (F.Gjabri, “Driodri” (L.K.D.,) f.85). I tillë shndërrim është dhe Gurii Qyqes, po në Kala të Dodës (Bushtricë). Njeriu i egër i hëngri vëllain dhe motra u bë qyqe. Ajo është përjetësuar në një toponim e në një legjendë mitike (F.Gjadri, L.K.D., f.85). Në Malësi të Pukës (në mes Kryeziut e Fletit) është Guri i Ndrikullës. Në atë vend kumbara deshi të “kapë” ndrikullën e tij. Ajo zuri duart në një rrasë të madhe e aty mbetën shejet e duarve. Guri e shpëtoi nga shkangullimi (Gj.K.N.M.T., 1940, f.24). Kemi në jo pak raste vende kulti me emrin Guri i Shenjtë, ose të pagëzuar me emra shejtorësh të krishterë a islamë, po dhe me emrin Gjurma e Shejtit. Kështu, kemi Guri i Shenjtë në Zogaj të Kabashit (Pukë). GuriiShën Palitnë Kabash, jo larg nga Kisha e Shën Palit po në atë vend. Në Bjeshkë të Oroshit (Mirditë) ka Gjurma e Shejtit, Shkalla e Shejtit, Lujt e Shejtit. Kështu mund të shpjegohen dhe varret e Sarisalltikut në Krujë etj. Legjendat mitike për këto vende tregojnë qartë shenjtërinë e dikurshme të tyre, pelegrinazhe dhe dhurata përkushtuese të bëra dikur për to. Në këto vende dëgjohen legjenda mitike me rrënjë të lashta e bëhen rite të natyrës magjike me rrënjë pagane. Këta gurë a vende të shenjta duhet të jenë me zanafillë shumë të lashtë, nga kulti pagan; me kohë janë krishterizuar a islamizuar. Nga të dhënat që na japin G.Frejzer, M.EIiade, E-A. Isambert e tjerë, në vise të ndryshme të Europës ka pasur gurë a shkëmbinj, po dhe shpella të kultit pagan e pranë tyre janë vënë kisha, diku altarë ose kryqe duke i krishterizuar ato. Mendojmë se kështu ka ngjarë në disa raste dhe në viset e Shqiptarëve, ku në vende pranë gurëve të kultit pagan janë vënë simbole të krishtera a të islamit. Më së miri këtë e tregojnë kulti e pelegrinazhet në maja të disa maleve të caktuara, për të cilat flitet në një vend tjetër të veçantë. Për krahasim, në mbështetje të mendimit të zanafillës pagane të disa gurëve a shkëmbinjve, lidhur me fetë monoteiste, po sjellim disa elementë legjendash. Kisha e Rubikut, e dokumentuar së paku në shek.XII, është ndërtuar në një majë shkëmbi, pra 800-vjeçare, me piktura murale në absidë, së paku të shek.XIII. Në legjendë thuhet se atë kishë në fillim donin ta ndërtonin në një vend tjetër, më pranë lumit Fandi. Kishin bërë gati materialet për ndërtim: gurë, gëlqere, trarë e të tjera, përta ndërtuar në vendin ku ishte caktuar me urdhër kishtar. Natën, një farë force e shenjtë i mbartëte materialet prej aty e të nesërmen gjendeshin në majë të shkëmbit. I ulnin përsëri poshtë në vendin ku ishin duke u hapur themelet e kishës; prapë të nesërmen i gjenin në majë të shkëmbit. Kështu ndodhi disa herë. Njoftojnë për këtë Papën e ai urdhëron që kisha të bëhet në majë të shkëmbit, se ato i dërgon atje një shenjtor me forcën e tij hyjnore. Dhe kështu u bë kisha në majë të shkëmbit. Një legjendë e këtij lloji tregohet dhe për ndërtimin e kishës së Shën Palit në Kabash të Pukës. Donin ta bënin kishën në breg të Drinit, po një gjë e padukshme i bartëte e i çonte materialet te Guri i Shenjtë e aty u bë kisha. Edhe për ndërtimin e kishës së Shën Marenës në Llëngë të Pogradecit ka një gojëdhënë dhe besohet se kisha kishte filluartë ndërtohej në vendin ku sot ndodhet kryqi i fshatit, po diçka i mbartëte dhe i çonte materialet në vendin ku është bërë kisha, pranë shpellës së Shën Marenës, pra në një vend kulti mëtë lashtë (Gj.Gusho, “Mbipërk.ekv…,”\MQ). Rrëfenjatë këtij lloji kemi dëgjuar dhe për kisha, për altarë, për xhami e teqe të ndryshme të trojeve shqiptare në vende të ndryshme. Thelbi i këtyre rrëfenjave mitike mendojmë se ka të bëjë me prirjen për t’i vënë objektet e kultit monoteist në vende të shenjta të një kulti shumë më të vjetër, se ato do t’i frekuentonin më me devocion banorët e atyre vendeve të afërta, pavarësisht nga fakti se ata në fillim mund të ishin paganë a gjysëmpaganë. Ka disa gurë të ngulur në tokë a shkëmbinj ku deri tash vonë janë zhvilluar rite për shëndet, për të gjetur fat në martesë, për të lindur fëmijë a për t’u jetuar fëmijët. Ka qenë një gur i madh mbi një bregore të lartë pranë Erzenit, në afërsi të Shijakut (Durrës) ku shkonin gjithnjë gratë e linin aty para e dhurata, bënin lutje magjike për të lindur fëmijë, për t’u jetuar fëmijtë a përtë shëruarfëmijë a gra të sëmura. Mbahej si gur me cilësi të shënjta. Të kësaj natyre kanë qenë deri tani vonë GuriiGrave e GuriiBurravenë Priskëtë Madhe (Tiranë). Burrat kryenin ritedikur te Guri i Burrave dhe gratë te Guri i Grave. 3. Kulti në rite magjike Gurët e kultit, të veçuar në natyrë, të ngulur në tokë a si zgjatim vertikal i një shkëmbi, quhen: Guri i Shejtë, Guri i Mirë, po dhe Guri i Gjallë ose dhe me emra të tjerë. Në Sellcë të Sharrit (Malësi e Tetovës, në Maqedoni) kemi vërejtur Gurin e Gjallë. Ai ndodhej jo larg nga varret e fshatit. Aty shkonin gratë për të gjetur shërim. Çonin aty fëmijën “e ndërruem” dhe thonin: “Merrniketsikeni laan e biniatsikenimarrël”. Po u shërua fëmija, ka qenë “i ndërruar”; po nuk u shërua, besohet se ka pasur sëmundje tjetër dhe i duhet gjetur derman tjetër. Mendohet se Ato të Malit, Fatmirata Zanat, natën i marrin fëmijtë e vegjël dhe luajnë me to. Po, kur i kthejnë te djepi a te shtresat e tyre natën, ndodh disa herë që t’i ndërrojnë. Pra, nuk u çojnë nënave fëmijët e tyre, po tjetër për tjetër. Këta fëmijë bëhen të sëmurë e qajnë shumë. Gratë për këtë bëjnë rite e lutje të caktuara që t’u kthehen fëmijët. Rite të tilla e dhurata kushtimi bëhen dhe pranë Gurëve të Shejtë ose te Guri i Gjallë. Kur një gruaje nuk i jetojnë fëmijët, tri cuca të mëdha shkojnë te Guri i Gjallë në Sellcë, hipin mbi atë gur e aty qepin këmishën e fëmijës që do të lindë, nga tri copa pëlhure; atë ia veshin kur lind fëmija, me besimin se kështu ka përtë jetuar. Edhe ndorta (gjalm me të cilin lidhin fëmijën) bëhet te ky Gur, po nga këto tri vajza. Besohet se forca e Gurit të Gjallë do të ndikojë në shëndetin e fëmijës, që ai të jetojë. Pra, nga shpirti i Gurit kalon diçka e fuqishme në shpirtin e fëmijës. Ndoshta Guri i Gjallë ndryn në vetvete forcën e shpirtit të të vdekurve e cila kalon te të gjallët; shpirti i të vdekurit i jep forcë e energji fëmijës për të jetuar, për të mos e marrë vdekja. Në fshatin Orashë të Sharrit (Tetovë) është Guri i Gjallë ku bënin rite të ndryshme. Kur shtatzënës i kanë vdekur fëmijët e lindur më parë, vjehrra e saj kërkon pëlhurë dy copa nga dy vajza të fejuara, dhe një copë nga një vajzë e pafejuar. Trupi i këmishës, para dhe prapa, qepet nga pëlhura e dy vajzave të fejuara dhe mëngët nga copa e pëlhurës: së vajzës së pafejuar. Këmishën e qepin vajzat mbi Gurin e Gjallë. E qep një vajzë e fejuar. Ato pyesin: “Ç’po ban aty?” Qepësja përgjigjet: “E qepi kët kmejshë, çaj cull si t’i leje Aishes sa u kalbtë ki Quri, çaçërroftcoulliiAishes!”(E. Osmani, Rite…”Kult.pop.”, 1999,f.210). Në jo pak raste bëhen rite të ndryshme pranë këtyre gurëve të shenjtë Ditën e Verës a Ditën e Shën Gjergjit, përkatësisht tri të enjte para Shën Gjergjit, po dhe në raste të veçanta, në ndonjë ditë feste tjetërtë vitit, më së shumti në pranverë ose në verë, ashtu si ndodh me ritet në shpella a pranë gurrave. Në afërsi të fshatit Kapaçindoll (Malësi e Dervenit të Tetovës) në vendin e quajtur Majë-Zebel ndodhet Guri i Kapaçindollit, që ndryshe quhet dhe Zanza e Malit. Aty bëhen rite të ndryshme në kohë të Ditës së Shën Gjergjit a në ditët e afërme të tij. Po japim një prej këtyre riteve: Shtatzëna, së cilës nuk i jetojnë fëmijët, kryen këtu veprime magjike tri të enjte para Shën Gjergjit. Duke qepur këmishën efoshnjës mbi këtë Gur, përsërit fjalët: “T’rrojë kicoullisiki Guril”. Ajo, pasi e qep, e len të qëndrojë aty 24 orë; këmishën e bërë për fëmijën që do të lindë, pastaj e lag me ujin që gjendet aty afër. Së fundi, e merr dhe e çon në shtëpi. Kur lind fëmija, ia veshin këtë këmishë me besimin se kështu fëmija do të bëhet i fortë e ka për të jetuar (E.Osmani, Shtatzania…t 6). Shënojmë se, jo larg nga ky gur gjenden rrënojat e një kishe. Ka mundësi që Guri i Kultit aty, me ato atribute, do të jetë shumë më i lashtë nga koha kur ka qenë bërë kisha. Dhe kisha do të jetë bërë pikërisht pranë këtij Guri të Shenjtë të kohës së paganizmit, siç ka ndodhur, si na e thonë dijetarë të ndryshëm, dhe në vise të ndryshme të Europës në shekujt e Mesjetës. Në Kalisht të Gostivarit (Maqedoni) ka disa gurë e shpella të shenjta. Aty ndodhet dhe Guri i Shën Gjergjit. Në afërtinë të Ditës së Verës vajzat hipin mbi këtë gur e thurin kurora me degë thane. Pastaj ato i sjellin në shtëpi. Kur vajzat ulen mbi këtë shkëmb, thonë fjalët: ‘Tbohena t’forta si Guri! T’na shkojë vera mbarë! T’na hecë shëndeti! T’rrojmë sa Guri i Shën Gjergjit!”, fjalë që përsëriten nga secila nga tri herë, duke ndërruar tri herë vendin dhe duke u ulur e ngritur. Afër Gurit të Shën Gjergjit ndodhet Guri i Vajzës. Thuhet se aty në një kohë të vjetër po kalonin motër e vëlla. Vëllai aty paska dashur të kapë motrën. Motra ka thënë: “OAIIah, banëm ma mirë gurl”. Kështu motër e vëlla janë gurëzuar. Sot shkëmbi ka formën e dy njerëzve, ndarë nga njëri tjetri me një të çarë. Në disa raste besohet se gurët e veçuar e me atribute kulti kanë mbirë nga toka apo kanë ardhur aty nuk dihet se prej nga. Pra, sipas këtyre besimeve, në një kohë nuk kanë qenë aty e më vonë janë dukur. Ata kanë në vetvete diçka të veçantë. Nuk janë si gurët e tjerë të zakonshëm që gjenden në atë vend, në ato afërsi. Ndoshta janë të ardhur me akullnajat dhjetra, qindra, mijëra vite më parë, ose janë pasojë e fenomeneve gjeologjike të stërlashta, po mund të jenë dhe mbeturina meteoritesh. Në jo pak raste, gurë me elementë kulti, te të cilët zhvillohen ose nuk zhvillohen rite, janë objekte legjendash mitike të ndryshme. Ata kanë dhe emra nga qënie të ndryshme mitike të panteonit shqiptar, si: Gurët e Dragojvenë Malësi të Deçanit (Kosovë), Gurëte DragojveXe Ura e Vezirit pranë Kukësit, Vrima e Dragojve në Shpirag (Berat), Guri i Dragonit në Mal të Zi të Preshevë- Kumanovës, Rrasa e Zanës në Kelmend, Shkambi i Zanave në breg të Drinit (Tropojë), Guri i Bollës (fshati Vorë jo larg qytetit Vorë, Tiranë. Shih: “Kult.pop.”, nr.1, 1991, f.219), Vrima e Kuçedrës në Sirakë (Berat). Lugu i Zërës (Vuno), Shpella eZërës (Paramithi, Çamëri). Emra të tillë ka dhe plot të tjerë. Ndoshta këta emra dhe legjendat mitike përkatëse i takojnë një kohe të lashtë, në të njëjtat vende. Mbase këto vende kulti mund të kenë lindur dhe në Mesjetë, por gjithsesi sipas modelesh e kodesh të besimeve tepër të lashta. Edhe guralecë të çfarëdoshëm përdoren në rite të ndryshme e atyre u jepen forca të mbinatyrshme. Në malësitë shqiptare, gruaja që nuk kishte qumësht gjiri për t’i dhënë fëmijës, mbante në gji një gur duke besuar se kështu do t’i vinte qumështi. Ky quhej Guri i Gjirita Guri i Qumshtit (Guri i Tamlit). Në fshatra të komunës së Tetovës është vërejtur ky rit: Gruaja që nuk mbetet shpejt me barrë, mban të varur në gjoks një hajmeli e aty janë futur nëntë gurë të marrur nga nëntë ura, nën të cilat kalon ujë i rrjedhshëm. Pasi kalon viti, gruaja do t’i hedhë gurët në lumin e rrjedhshëm duke besuar se kështu do të ketë fëmijë (E.Osmani, Rite…, “Kult.pop.”, 1999, f.209). Kurgruasnukijetojnë fëmijët, tri të enjte para Shën Gjergjit shtatëzëna shkon pranë tyrbes së Ali Babës (Tetovë) në fshatin Çiflik. Aty merr një gur dhe e mban të lidhur në bel deri kur të lindë. Pastaj atë gur e var në tojën e foshnjës (në djep). Pas tre muajsh ajo e kthen gurin në vendin ku e mori dhe thotë tri herë fjalët: “Me niet t’Allahit të më rrojnë coullëtl”. Po këtë veprim e bën dhe kur më parë i kanë lindur vetëm vajza e, me këtë rast, kur e kthen gurin në vendin e vet thotë: “Me niet t’Allahittë më kthehen djemt!”Uë anë të Krajës, kur nusja arrin në oborr të shtëpisë, marrin në tokë nga ana e djathtë e këmbës së kalit tre gurë dhe, të mbështjellur në një shami, nusja i fut në gjoks, ku i mban për një kohë të gjatë. Kuptohet se dhe këta janë për mbarësi në jetën e çiftit e për frytnim të nuses në të ardhmen. Forca magjike e gurëve do të ndikojë në plotësimin e dëshirave të nuses e të të afërmëve të dhëndrit. Po kështu, në shumë raste, në vise të ndryshme shqiptare nëna, së cilës nuk i rrojnë fëmijët, merr një gur aq të rëndë, sa t’i barazohet peshës së fëmijës e, si ta ketë vënë në peshë e të vijë në baraspeshë me fëmijën, beson se me këtë veprim fëmija do t’i jetojë. (Sh.Gjeçovi”Bet’e Shqiptarëvet”, “Bota Shqiptare”, 1943; f.63). Vërehet se, herë-herë, në çfarëdolloj rreziku e dyshimi në fatkeqësi, banorët e malësive kërkojnë ndihmën çudibërëse të gurit. Në Baze e Pëshkash të Kthellës (Mirditë), kurbanorët e atyshëm duan të kalojnë lumin e Matit dhe shohin se ky ka ujë shumë, si vëren Gjeçovi më 1903, marrin një papërdhok dhe e vënë në cep të krahut dhe kështu e kalojnë ujin në këmbë, duke besuar se ai do t’ua lehtësojë mundimin dhe t’i ruajë nga rreziku i mbytjes. (Sh.Gjeçov, e dhënë e regjistruar më 1903. Shih”Kanun//Le/cëDu/c.”1989;f.495). Një forcë magjike të posaçme në besimet e tij populli u ka dhënë gurëve me vrimë. Për të pushuar dhimbja e kokës, shihnin diellin përmes vrimës së gurit. Hidhnin farën e arës përmes vrimës së gurit që ajo të jepte në të ardhmen prodhimin e dëshiruar. Përshkohej bagëtia përmes vrimës së ndonjë shkëmbi (ku hyhet në një anë e dilet në anën tjetër) në pranverë që ajo të ketë shëndet, të mos dëmtohet e që të japë prodhim të mbarë atë vit. Gurët me vrimë, në disa raste i varin në portë të banesës ose dhe te bletët, për mbarësi, pjellori. Kjo e dëshmuar në disa vende po më shumë në Kolonjë, si na e dëshmon Dh. Qiriazi. “Kur e ndigjojnë fëmijët së pari kangën e qyqes, marrin nji gur, e venë mbi krye e thonë: Qyqe, koka ime gurekokajote qull! Bajnë kështu qi të jenë të fortë si guri dhe të mos ndiejnë dhimbë kreje e trupi. Barijtë marrin atë ditë tre gurë pa folun e ia venë tundsit, pse besojnë qi qet ma shum gjalp qumshti i rrahun, kurtë ket ksi gurësh”, (“Bota shqiptare”, 1943, f.54-55). 4. Guri nëfunksione juridike Në tërë rastet e përmendura më lart, në rite, guri na shfaqet me funksione magjike shëruese e të mbarësisë, pavarësisht se gurët janë të çfarëdoshëm. Kur përdoren, ata marrin forcë kultike, shenjtërie, misterioze e, sipas besimeve popullore, ndikojnë në sjellje të mbarësisë e të shëndetit, në një mënyrë tepër domethënëse, të çuditshme. Në malësitë brenda trojeve shqiptare, një gur i çfarëdoshëm, i madh a i vogël, sipas rastit, duke marrë funksione juridike dokesore, merr dërkohë dhe funksione kulti. Ai bëhet i paprekshëm jo vetëm ligjërisht. -enimi i tij, sipas besimeve popullore, konsiderohet një mëkat i rëndë e e rrjedhojë fatkeqësish të ndryshme për atë që prek pronën e tjetrit, të ëshmuar me një gurtë caktuar. Një njeri gjen një bletë në një zgavër lisi në pyll- Për arsye që dihen, ai nuk e nxjerr në moment që ta fusë në zgjoin e tij e ta çojë në shtëpi. Atëhere mbi lis ai vë një gur të çfarëdoshëm që të duket, dhe joshumë larg vrimës së zgavrës ku është bleta. Me kaq është përcaktuar pronësia jo vetëm juridike, po dhe sipas besimit. Kush e sheh bletën dhe atë gur mbi të, mendon: “Bleta e ka të zotin. Kush prek atë bletë apo gurin e vënëaty, ndëshkohet nga Zoti”. Kështu ndodh dhe kur një gjahtar a njeri i rastësishëm mbyll një kafshë të egër në shpellë a zgavër lisi. Mjafton një gur i vënë te vrima për të përcaktuar pronësinë. Kur njeri bën në pyll një stivë drush për diegie, ose lëndë druri për ndërtim, u vë sipër një gur dhe pronësia është e përcaktuar. Materiali i përgatitur në pyll e me gur mbi të nuk preket, për arsyet që thamë më sipër. Në këto raste guri ka këto atribute për sa kohë që kryen ato funksione; e pastaj bëhet si çdo gur tjetër i pyllit. Me interes në këtë vështrim është Gurii Gëziqit (ndoshta më mirë është të thuhet Gurii të Gëziqasit) në Bjeshkë të Oroshit (Mirditë). Gëziqi kërkoi të rifitonte të drejtën e bjeshkimit në Malin e Shejtë (Bjeshka e Oroshit), një të drejtë të harruar nga që nuk ishte përdorur për shumë kohë, pra dhe kundërshtohej nga bashkëpronarë të tjerë të Bjeshkës. U mblodhën Burrat e Dheut për ta zgjidhur këtë punë, por nuk po mundeshin t’i jepnin rrugë. Nji i gëziqas që ndodhi aty e që, sipas besimeve popullore, “paska qenë Drangue”, u thotë Burrave të Dheut: “Ta mbaj këtë gur në shpinë e ta çoj drejt Bjeshkës e deri ku ta çoj të fitojmë si Gëziq pjesë kullose në Bjeshkë”. Atë gur e mbajti në shpinë nga Kisha e Shën Gjinit e deri në një sukë të vogël, Qafë-Sukë, pak përtej Hurdhës së Lopëve, burim që aty del e aty humbet. Aty e lëshoi gurin në tokë. Shkoi e piu pak ujë dhe vdiq. Kështu rifitoi Gëziqi të drejtën e kullotjes në Bjeshkë të Oroshit. Ai gur me funksione juridike ka qëndruar aty i vënë në këmbë e i rrethuar nga 12 gurët dëshmitarë. Është gur i adhuruar prej të gjithëve e për më se një shekull askush nuk I ngacmon. Kur u ndërtua rruga Repës-Orosh, më 1962, kaloi dhe rruga përmes Bjeshkës e në Qafë-Sukën në fjalë. Rruga e projektuar binte mes për mes Qafë-Sukës ku ishte Guri i Gëziqit. Drejtues punimesh në këtë vend ndodhi një i oroshas, Gjetë Kaza. Ai nuk lejoi të hidhej guri, po e zhvendosi pak majtas rrugës duke e rregulluar në këmbë e me 12 dëshmitarë rreth tij. Gjetë Kaza kish thënë në publik se do të bënte aty një podium të lartë e do ta vendoste atë gur mbi të. Kjo në popull vërehej si një gjë e madhërishme. Podiumi nuk u bë. Në atë vend është dhe sot e njerëzit sillen me nderim ndaj Gurit të Gëziqit. Doemos një ditë ky gur do të zerë vend në muze. Më së miri pronën e përcakton Guri i Kufinit, një gur i gjatë, futur gjysma në tokë e gjysma mbi tokë: rreth e rreth, thellë në tokë i futen gjashtë a 12 dëshmitarë, gurë më të vegjël. Kufiri ka funksione juridike e funksione kulti. Ështa mëkat të luash kufirin nga vendi ku është ngulur e veprime të tilla keqbërësit i sjellin fatkeqësi dhe forcat e mbinatyrshme. Në kanun thuhet: ” Eshtënt e vorrit e guri i kufinit faqe kanunitjanë baraz. Me luejt kufinitasht sime luejtë me eshtënt e të dekunvë’. (Sh. Gjeçov. KLD, f.37). Pra guri i kufirit ka një kult të veçantë dhe luajtja e tij është mëkat aq i madh sa të nxjerrësh nga varri eshtërat e të vdekurve. Nga eksplorimet e terrenit rreth një shekull më parë, Gjeçovi vëren se guri i kufirit ndër Shqiptarë ka një vlerësim shenjtërie aq të madh, sa askush nuk e luan nga vendi, veçse po të jetë i shkalluar nga mëndja. Thuhet në popull se ai që arrin të luajë e të shkulë gurin e kufirit (tinës se ndryshe s’kishin për ta lënë pa e zhbi me të egër e me të butë), as në f illë të vdekjes nuk e len të zëjë vend, të rrijë i qetë, dhe nuk i del shpirti pa kallzuar se e ka luajtur gurin e kufirit dhe pa çuar gjind (njerëz) për ta vënë në atë vend ku ka pasë qenë para se ta shkulte e t’i ndërronte vend dhe për mbi të të merrej një dorë dhë prej vendit të parë dhe t’i derdhet te kryet. Vetëm atëherë i vjen vdekja e pushojnë mundimet e agonisë (Sh.Gjeçov, Guriikufinit, Hylli i Dritës, 1936, nr.2, f.114). Doemos kjo ka te bëjë me shenjtërinë e pronës e që vetëm guri i kufirit e përcakton dhe e mbron e pra në këtë rast e në këto rrethana merr atribute shenjtërie. 5. Beja me gur Të shfaqurit e gurit si shej besimi është dhe të pëdorurit e tij në betime, në lidhje bese, në bë për të fituar pafajësi, në vendime të bashkësive fshatare të caktuara. Në ligjin dokesor të malësivet tona thuhet: “Beja mbë “gur” kah kanuja asht ndërma të randat e ma të mndershmet bë qi njef Shqyptari i Malevet”. (KLD, 1933, f.60). Në doket e malësive, gurit si shenjë besimi në bë i jepet një vlerë e jashtëzakonshme, si një kult betimi mjaft i hershëm; për nga forca vepruese hyjnore, ai del shumë më i fortë se ungjilli e kurani. Natyrisht, gjithnjë është fjala për mendësitë e vjetra të njerëzve të malësive shqiptare. Ja si shprehet më 1974 i moshuari Gjetë Lleshi, banues në Nenshejt të Oroshit (Mirditë) dhe njohës shumë i mirë i praktikave të kanunit: “Guri m’krah në betim mbahej be fort e fortë. Thoshin se beja m’rrenë, me gur i randohet basit në krah në atë jetë sa gjysa e botës. Dy vetë kapeshin (grindeshin) për nji vend (për pronësi të një toke). Thoshin: “ai asht e emja e ai (tjetri) asht e emja”. Njeni i thoshte tjetrit: “Merre me gurm’krah! Po e more me gurm’krah asht ejotja”. Me gur m’krah tjetri të merr ene (edhe) arën nen shpitë. Me gur m’krah të merr ene djalin. Ishte bë ma e fortë se beja me 24 burra. Mund të të merrte tjetri me gur në krah: tokë, zabel, ujët e vadës a atë ku pinin gjaja e gjalië. Kur donin të ndanin (ta veçonin krejtësisht) ndonjenin nga shoqnia përshkak të poshtërsive si (që) kishte ba, banin lidhje, e betoheshin me gurin si (që) e kalonin nëpër duer. Thohej: E kan da filanin me gur nëpër duerpër mort e për darzëm”. Beja me gur në krah a në dorë ishte tepër “e randë”, më “e rëndë” se çdo mënyrë tjetër e besë. Më “e randa” ishte me gurin e rrufesë. Para kësaj beje, me gur, çdo njeri tërhiqej, nënshtrohej, bindej. Kishte frikë të madhe prej saj. Guri dhe plis dheu përdoreshin si bë për të ndarë e ripërcaktuar kufijtë e harruar në mes dy familjeve a fshatrave, sidomos për pyje, zabele, kullota. Përtë bërë këtë rindarje përgjithësisht caktohej si gjyqtar një plak që i ka ditur kufijt e vjetër e për ta i kanë folur pleq edhe më të vjetër që kanë vdekë prej kohësh. Mendohej se ky plak i dinte ata dhe • se do t’i rivendoste me drejtësi. Para se plaku ricaktues i kufijve të fillonte të vepronte, i lëshoheshin pengjet (shenja simbolike që tregojnë se të interesuarit e të dy palëve do të pajtohen me caktimin e kufijve nga plaku i shënuar). Plaku, i shoqëruar nga përfaqësuesit e dy lagjeve, dy katundeve a dy dhenave, merrte një gure një plis dheu (a bucë dheu ose një dorë dhë) dhe i vinte në sup të krahut duke i mbajtur me dorë. Para se të nisej u betohej dy grupeve kështu: “Për ket gur e Peshë e dhë, me të cilat e ngarkova veten, për shka kam ndie prej s& parësh, vendet e kufijve kanë qenë sikur do t’ju diftoj tash; e We sa ma merr mendja e shpirti, nuk do t’i randohem kurrnjanës lagje!”. Betimin e bën dhe kështu: “Përketpeshë, ktu e ktu ka qenë kufini i hershëm e ktu po e nguli edhe unë, edhe e marrsha në atë jetë në qofsha tue rrejtë!”. Nëse nga ndonjera palë shfaqen kundërshtime, ai shton: “Përkëtëpeshë, sim’urandoftënëatëjetë, qektu asht sheji i vjetër i kufinit të hershëm, si më ka pasë kallzue gjyshi… kur ishem camërdhok (fëmijë 10-15 vjeç) shmrijak dhizsh me ta, e ai e ka marrë në atëjetë se asht ktu, ende unë po e marr mbas fjalës së tij”. Plaku u prin të tjerëve me gure dhë në krah. Nga vendi në vend ndalet plaku, e cakton me këmbë kufirin e aty të tjerët ngulin një dru a shenjë. Pasi mbarojnë së vëni të tërë shenjat e kufijve, kthehen të venë kufijtë një nga një me radhë: në çdo vend një gur të gjatë, gjysma në tokë e rreth tij poshtë në tokë, dëshmitarët: 6 a 12 gurë. Në kufirin e parë që ngulet në tokë, plaku ndarës hedh aty dhe gurin e dheun që kish në sup të krahut. Të pranishmit, secili hidhte nga një “dëshmitar” deri sa të plotësohej numri 6 a 12. Edhe një i huaj, jashtë palëve të interesuara, e që ndodhet aty rastësisht e hedh një “dëshmitar” aty. Gjatë nguljes së kufirit gjithnjë plaku e mban dorën mbi të, duke e sjellë e drejtuar. Mbasi mbaron ngulja e kufirit, plaku thotë: “Ai që e luejtëtketgur, ipeshoftërandë m’atë jetë!”. Kështu vazhdon plaku me të tjerët të ngulë të tërë kufijtë n’ë vendet e caktuara më parë. Sipas besimeve të popullit: “Plaku që mban gur e dhë më krah – qëjanë sheji i randimit të shpirtit të tij, – në mos kallzoftë drejt edhe me i kalue kuj për rrazë të derës së shtëpisë, nuke ndal gja, shpirti i tij ka me hekë mirë a keq mëatjetë”(Sh.Gjeçovi, “Guri i kufinit”, “Hylli iDritës”, 1936, 2, f. 116-117). Veprimi i përshkruar më lart është një proçes juridik brenda së drejtës dokesore, po është ndërkohë dhe një proçes ritual i mbështetur në një besim të caktuar. Plaku që është caktuar si rivënës i kufijve të harruar, beson plotësisht në rëndimin e tij shpirtëror, nëse nuk vepron me shumë kujdes e drejtësi. Po kështu besojnë dhe të interesuarit e këtij ripërcaktimi të kufinjve. Në themel të këtij besimi është pesha e gurit dhe e dheut që mban mbi supe. Kulti i gurit dhe kulti i tokës në shumë raste kanë përputhje, si dhe në rastin e përmendur. Pra, ata plotësojnë a mbështesin njeri-tjetrin. Guri e ka jetën në tokë e në njëfarë kuptimi është pjesë e tokës. Mandej, në jetën tjetër, toka dhe guri do t’i rëndojnë në shpirtin e tij. Nuk thuhet kot, sipas besimeve popullore, se atë që ka bërë poshtërsira në këtë jetë, nuk e mban toka brenda. Në fund të fundit, atë që thyen betimih, nuk mban drejtësi në vënien e kufijve, e gjejnë fatkeqësi në këtë jetë e në atë jetë e kjo gjë ka qenë e tiposur thellë në mendësitë e popullsisë së maleve shqiptare. Si na e tregojnë dëshmitë e mbledhura nga burime të ndryshme, ky besim në betimin në gur nuk ka qenë omamental e i sipërfaqshëm, po i ngulurthellë në vetëdijen e malësorëve shqiptarë, e i lidhur me një kult të fortë të gurit. Beja me gur, duke prekur gurin e duke u betuar në të, është përdorë për t’u shfajësuar ndaj një akuze të bërë, por më interesante e me shumë kuptim, të thuash si një ritual fetar pagan, është ai në kuvend të burrave, për t’u qëndruar besnik vendimeve të marra aty. Pasi bëhej kuvendi i fshatit, i dheut a i krahinës e pasi merreshin vendimet gojarisht, plaku drejtues i mbledhjes dërgonte njërin nga më të rinjtë të gjente aty afër një gur të rrumbullakët, të madh sa grushti i dorës, të bukur e të fortë. E merrte gurin plaku dhe njerëzit e kuvendit rreshtoheshin në këmbë në gjysëm rrethi. Betimi bëhej me radhë, duke filluar nga e djathta në të majtë. Plaku ia jep gurin të parit dhe ky bën be, duke vënë gurin në shuplakën e dorës së majtë e duke e prekë atë (gurin) me të djathtën, ndërkohë shqipton fjalët: “Përkëtë të mirë të perëndisë e si e bafsha më ndihmoftë, se as unë e as kush i shtëpisë seme për t’i dalë beset katundit nuk kemil”. Pasi betohen kështu të gjithë me radhë, e merr gurin plaku e betohet edhe ai me të. Pastaj shqipton këto fjalë: “Ai që e theftë këtë be, theftë qafën si unë që e lëshoj ketgur!”. Dhe e lëshon gurin në tokë në mjedis e ndër sy të të gjithëve. Të gjithë përgjigjen: “Ashtu qoftë!”. Ky gur pastaj o ruhet me kujdes në hatulla të shtëpisë, ose futet në dhë (Sh. Gjeçovi, “Bota e shqiptarëve”, 1943, f. 64). Ta hedhin përjashta atë gur, e quajnë për mëkat të rëndë. Për të thonë: “Ky gur nuk asht ma si çdo gur; mbi ta asht ba beja e do të ruhet si një send i shuguruem”. Pra, ky ka marrë cilësitë e një sendi të shenjtë. Vdes njeri dhe dikush ankohet e thotë se i vdekuri, kur ishte gjallë, i kishte marrë hua diçka dhe kërkonte nga të afërmit e të vdekurit t’i kthehej borxhi. Atëhere ankuesi shkonte te varri i të vdekurit bashkë me të afërmit e të vdekurit. Aty merrte në dorë një gur të varrit e betohej në të: “Qaqgja…un qajnë kettë vdekun en’iushpifsha, e bajsha me gur e me dhë që asht mbi të, e bajsha me gurë e me dhë gjithkah fe shkelë kamba e tijpër të gjallët!”. (Sh. Gjeçov, “Beja mbigur të vorrit”, “Bota shqiptare”, Tiranë, 1943, f.56). Atëhere të afërmit e të vdekurit paguajnë menjëherë, pa bërë fare fjalë. Përsëri edhe këtu duket forca urdhëruese e gurit në betim. Po këtu është diçka më ndryshe: është guri i varrite dheu, që mishërojnë shpirtin e të vdekurit. Varri e guri i varrit kanë një kult disi më të veçantë, me një rëndesë hyjnore më të fuqishme në dhënien e drejtësisë, në përcaktimin e së vërtetës me ndihmën e një force të mbinatyrshme, në një trupëzim të shpirtit të të vdekurit. Në një kuptim të veçantë, guri i varrit është simbol, trupëzim i shpirtit të të vdekurit. Beja me gur ka qenë konsideruar, si e kemi thënë dhe më parë, tepër e rëndë, madje nga disa është parë dhe jashtë mundësive për t’u bërë, qoftë dhe me të drejtë. Për këtë arsye, kishte disa njerëz që e bënin “me tybe” benë në gur dhe e shpallnin botërisht që më parë. Pra, në asnjë rast, kur u kërkohet, nuk bëjnë bë me gur. Kjo bëhej nga besimi se gjithsesi beja me gur ndjell fatkeqësi të mistershme në jetën familjare të betuesve edhe kur ata bëjnë betim në të drejtë. 6. Guri i rrufesë Ndër Shqiptarë dëshmohet shenjtëria e disa gurëve të rënë nga qielli. SiRas besimeve popullore, ata vijnë në tokë përmes rrufesë e quhen “gurë të rejës”, “gurë të rrufesë”edhe pse në të vërtetë nuk kanë lidhje me të. Etnologë e eksplorues të ndryshëm na bëjnë të ditur praninë e gurëve të shenjtë, si mbetje meteorësh në popuj të ndryshëm të botës. Nganjëherë vendet ku ndodhen këta gurë meteor të janë bërë vende pelegrinazhi të shenjtë për shumë njerëz, vende e popuj të afërm. Nuk do të zgjatemi këtu, por po e sqarojmë çështjen me dy raste. Në lashtësi, në vendin e Frigëve në Azi të Vogël ka qenë Guri i Zi i Pesinontës, i shenjtë, vend pelegrinazhesh pagane të popujve të atyfe anëve. Ishte fytyrëzimi i Nënës së Madhe të Frigëve, Kibela. Doemos, mbetje meteorësh që u bart e u pru në Romë në kohën e Luftës së Dytë Punike, si një simbol i shenjtë tepër domethënës që do të shpëtonte njerëzit e atij vendi. I tillë, mbetje meteori, pra i rënë nga qielli, ka qenë dhe Guri i Zi në Mekë, Ka’aba. Dikur pelegrinët aty faleshin si paganë e, më vonë, në kohën e islamit e derimë sot, ai është simbol i shenjtërisë së fesë muhamedane, ku pelegrinë nga e tërë bota, sidomos nga bashkësia islame, e vizitojnë atë çdo vit dhe bëjnë lutjet përkatëse pranë tij. Meteorët janë bërë, me sa duket, fytyrëzime, simbole të Hyjneshës, Nënës së Madhe, sepse ata i kanë besuar të hedhur nga qielli, nga Hyu Uran (perëndi e qiellit) me anë të rrufesë, por dhe i lidhur me Nënën e Madhe, hyjneshë ktonike (e tokës), pra një ndërlidhje e mistershme në mes hyjnive të qiellit e të tokës. Guri i Zi i Mekës është quajtur “Qendër e Botës”. Ai nuk është vetëm qendër e tokës, por përmbi të, në qendër të qiellit gjendej “Porta e Qiellit”. Ka’aba, duke rënë nga qielli, nga kupa qiellore, ka kaluar përmes një vrime. Këtu është pra komunikimi vertikal i qiellit me tokën. Prej andej kalon aksis mundi, boshti cilindrik që mban kupën qiellore (M. Eliade, “Traitës…”, f.197).Tëtillandërtime komunikuese të vështrimit mitik janë të pranishëm dhe në popuj të tjerë, po ne po kthehemi te mbetjet e shenjta meteore ndër Shqiptarë. Më e rëndë se beja me gur të zakonshëm ka qenë “beja me gur reje”, “beja me gurrrufeje”ame “kokërrre/’e”qëvjen ngaqielli. Besohet në popull se kur gjuan rrufeja, zakonisht mbi lisa, mbi pemë, po të kërkosh aty thellë në tokë, do të gjesh “gurin e rejës”c\ë ka ardhë nga qielli bashkë me rrufenë për të gjuajtur të paudhin, të mallkuarin, Kuçedrën e tjerë, sipas rastit. Me këtë “gur të rrufesë”u është dhënë njerëzve bë për t’u shfajsuar nga dyshimi për ndonjë gjë të vjedhur a pasuri të dëmtuar nga dikush. Quhej bë shumë e rëndë e njerëzit trembeshin nga bë të tilla. Tmerroheshin nga kjo, si gjë tepër rënduese, edhe pse në bë thonin të vërtetën. Kam pasur rastin vetë të shoh dy “gurë reje”, njerin sa grushti i njërës dorë e tjetrin me madhësi sa një vezë pate. Ishin të rrumbullakët, ferrozë, disi të nxirë, si të djegur në zjarr, të rëndë në peshë. Dy “gurë rejë’ e betimin me ta i ka përshkruar dhe Gjeçovi (KLD, 1989, f.158). Besohej se kush ka “gurin e rejës” në shtëpi, do të ketë mbarësi e përparim në njerëz, në blegtori e në bujqësi. Besohej se kush e kishte atë me vete në udhëtim, nuk e zinte plumbi. Për mbarësi e për t’u mbrojtur nga e keqja e marrjes mësysh, gurin e rrufesë ia varin në trup bagëtisë, po dhe gruas me barrë. Gurin e rrufesë, si e kemi vërejtur në Brataj (lumi i Vlorës), ia varin në qafë një bagëtie të tufës, përgjithësisht cjapit a dashit të këmborës. Gruaja me barrë var “Qurin e rejës”, duke e mbajtur nën sqetull, për të mos marrë mësysh,” kundër shpirtërave të këqinj, për t’i ecur barra mbara(këtë të dhënë e kam marrë në Brataj). Me kaq rëndësi e quanin “gurin e rejës” a “kokrrën e rejës”, sa ta kishe atë në shtëpi ishte një fat i madh. Edhe është shitur e është blerë “guri irejës” përXë pasë mbarësi në shtëpi. Në Mirditë, aty nga fillimi i shek. XX, një nga Merkurthi (Mirditë) ia ka shitur një “kokërr reje” një të shebasi. Ky i fundit e mbajti në shtëpi sipas rregullave të njohura, po arët përsëri nuk po i prodhonin, bagëtia edhe tani nuk po i shkonte mbarë, po kështu dhe në familje nuk pati “tërmale” si duhet. U tregoi për këtë bashkëfshatarëve e ata i thanë: “Nuk ka sesi të kesh “gurin e resë” në shtëpi e toka mos të të prodhojë, po ai që ta ka shitur të ka rrejtë, se ai në të vërtetë nuk do tëjetë “guri i rejës”. I shebasi shkoi e iu ankua shitësit e kështu plasi një grindje jo e vogël. Beja për t’u shfajsuar nga ndonjë vjedhje e ndodhur në krahinë bëhej kështu: Merrej në dor’ën e majtë “guriirejës”e, duke e prekur me dorën e djathtë, thuhej: “Përkëtë kokërr rejet, nuk ta kam vjedhë as unë, as kush i shpisë sime e nuk e di se kush ta ka vjedhë! Në të rrejsha, reja më gjoftë!” (KLD, 1989, f.158). Besime për “gurin e rejës”a të “rrufesë”ka dhe në popuj të tjerë të Europës, të Azisë e më tej. Besohet se vijnë nga qielli bashkë me rrufenë që godet druj a vende të ndryshme. Po dijetarët që i kanë analizuar kimikisht e fizikisht këta “gurë rrufeje” thonë se ata në të vërtetë nuk janë veçse mbetje meteorësh që kanë hyrë në atmosferën e tokës. Pra, dhe “gurët e rrufesë”, për të cilët flitet dhe besohet në popullin tonë, nuk janë gjë tjetër veçse gurë me origjinë të tillë, edhe këta të ardhur nga qielli, po jo të lidhur me rrufenë, pra të pavarur nga kjo e fundit. Se si ndodh që këta gurë të gjenden, sipas tregimeve popullore, në vendet ku gjuan rrufeja, kjo është vështirë të shpjegohet: A është kjo një fantazi e treguesve, apo ka shkaqe manjetike të tokës që e qartësojnë. Ku gjuan rrufeja, po aty toka mundet të tërheqë dhe mbetjet meteorite. 7. Megalitët: menhirë Megalitët-menhirë, ashtu si janë paraqitur në literaturën etnologjike, janë gurë të gjatë masivë, shpeshherë të papunuarfare, që vihen në varret e të vdekurve e që janë trupëzim, materializim i shpirtrave të të vdekurve. Dëshmitë më të vjetra të tyre janë të periudhës së bronzit e më parë, po si traditë, në bazë të një kodi të caktuar, kanë ardhur deri në shek.XX. Të tillë gjenden në shumë popuj të botës. Për varret e gurët e varreve në përgjithësi nuk do të ndalemi gjatë. Këtu do të flasim për disa gurë varresh të vjetra që për nga struktura e përmasat e tyre na duken të një zanafille parahistorike. Është fjala për gurët e disa varreve të vjetra në Kushe-Hot (Malësi e Madhe) në Zagorë, në Dedaj të Shkrelit (Malësi e Madhe), në Orashe të Sharrit: Vorret e Krushe (Malësi eTetovës: Maqedoni). Me shumë interes shkencor janë këto megalitë – menhirë, vërejtur në disa varreza të vjetra në fshatrat Rogovë, Zaç (në mes Gurakocit e Klinës në breg të Drinit të Bardhë), në Zojz (në mes Pirranës e Mamushës në Has të Gjakovës) e më në brendësi: në Varret e Gogëve në Marmull pranë Bishtazhinit (Has i Gjakovës). Këto megalitë vërehen përgjithësisht në tërë atë popullsi shqiptare që sipas gojëdhënave mbahet e ardhur herët, në Mesjetë, nga viset e Dalmacisë, si ndodh në Malësinë e Madhe e në Malësinë e Gjakovës. Janë disa gurë në formë shtyllash të mëdha, pra menhirë, në disa raste fare pagdhendur, ose pak a shumë të gdhendur, pra gurë natyrorë, me lartësi një metër, një metër e gjysëm e disa arrijnë deri dy metra e gjysmë e me gjerësi rreth 0.5m e më shumë. Doemos dhe së paku gjysëm metri e kanë në tokë. Pra gjatësia arrin deri rreth 3m. Ndoshta aty do të jenë varrosur njerëz para dyqind, treqind vjetësh, ndoshta dhe më të hershëm. Këta gurë të mëdhenj varresh i vërejmë dhe në Ciklin e Kreshnikëve, që na vjen në rrënjë nga Mesjeta Midise e më tej. Kur varrosin Omerin i venë te koka një gur gjigand: “Atëherë shpirti Omerit i ka dale //Edhe n’bjeshkë vorrinja kanë ba//Ee kanë shkepë nji gur prej malit // E e kanë Ishue mbi vorr të djalit // Tri mijë burra mos me mujt me e luejtë”. (Epika Legj., I, 1966. f. 245-246) Por këta nga forma më ngjajnë me një lloj nga megalitët (menhirë) që gjenden me shumicë në Angli, në vendet kelte, në Francë, në Gjermani, në Hindi, në veri të Afrikës, në Bullgari e tjerë. Edhe në ato vende kanë vazhduartë bëhen megalitë të këtij lloji deri në Mesjetën e Vonë e, diku-diku, deri në Kohë të Re. Ato që kam vërejtur në vende të ndryshme të botës përmes literaturës shkencore e fotografive, më duket se nuk kanë ndryshim për nga forma, për nga përmbajtja nga ata që pëmenda, të vërtetuara në Shqipërinë e Epërme. Edhe F.Nopça e E.Durham, po dhe udhëpërshkrues e eksploratorë të tjerë, i kanë vënë re këta gurë masivë të varreve në Malësi të Madhe. Nopça diku shkruan se këta janë menhirë, që5do të thotë se janë megalitë – menhirë. Studimet e mëtejshme do t’i qartësojnë edhe më në thellësi gjërat. Ndoshta, kemi të bëjmë në këto raste me ndonjë ndikim kelt, të ndodhur në lashtësinë iliro-trake. Si e pamë, kulti i gurit na shfaqet ndër Shqiptarë në format më të ndryshme, si një objekt i shpirtëzuar, shpesh herë i shenjtëruardukshëm. Besimet e praktikat rituale te guri a me gurin, në fund të shek.XX, në përgjithësi janë zbehur a zhdukur fare, po në kujtimet e njerëzve ruhen më së miri, sidomos ndër gra të malësive. Në këto të fundit kryhen dhe rite në gurë e në shpella të shenjta, sadoqë më rrallë. 8. Shpella kulti Shpellat me cilësi shenjtërie dhe gurët në veprime kulti, në rite, besime, në rrëfenja mitike, kanë disa veçori të përbashkëta: në të dy rastet kemi të bëjmë me veçori të gurit, si: fortësia, ashpërsia, qëndrueshmëria, format, e cilësi të tjera të tij të pakuptueshme. Edhe shpella është, si të thuash, një ndërtesë prej guri. Besimtarët kryejnë rite edhe pranë gurëve masive a me gurë të zakonshëm, po dhe në shpella të kultit. Edhe rrëfenja mitike ruhen në popull si për gurët masivë, ashtu dhe për shpellat. Po shpellat si objekte kulti kanë përmbajtje e funksione rituale, besimi, mitesh shumë më tepër se gurët a masivet e këtij lloji. Janë, si të thuash banesa e një lloji të veçantë, të errëta, të mistershme, banesa shpirtrash e qeniesh mitike. Në përmbajtjen e tyre kultike janë shumë më konkrete e me funksione shenjtërie të qëndrueshme. Në besimet popullore shpella është një banesë me një ndërtim të veçantë. Në disa raste, shpella në rrëfenja mitike është rrugë e kalimit në një botë tjetër, ose rrugë e kalimit në misteret e nëntokës, në botën e qenieve mitike a në botën e të vdekurve. Shumica e maleve të Shqipërisë, përfshirë këtu dhe lartësitë kodrinore, janë masive gëlqerore. Në këto male e shpate kodrinash ka rojaft shpella karstike. Po diku-diku ka edhe vende e shpella në masive shtufi. Disa prej tyre janë tepër të mëdha në gjatësi e në thellësi të •^asiveve shkëmbore, e, në ndonjë rast, aq të thella e të gjata, sa këmba e njeriut të thjeshtë nuk ka mundur t’ua prekë fundin. Ka dhe disa vende kulti që janë diçka në mes shpellës dhe shkëmbit masiv. Janë disa vende të posaçme nën shkëmbinj ose dhe të çara në mes masiveve shkëmbore. Ato ishin vende ku në anë të ndryshme kishte shkëmb e pra aty kryheshin rite të ndryshme. Në disa raste shërbejnë si vende ritesh shkëmbinjtë që në të çarat e tyre formojnë “dyer” kalimi nga një anë e malit në tjetrën. Tregojnë se në Malin Çipin (Labëri) kishte një të tillë. I fusnin bagëtinë aty nëpër një rreth guri, duke hyrë në njerën anë, për të dalë në tjetrën, për t’i shpëtuar nga sëmundje e dëmtime të tjera gjatë kohës së verimit në male, kur i nxirrnin bagëtinë në bjeshkë në pranverë. Pjesa më e madhe e shpellave për besimet popullore në malësi, ishin vende ku banonin përbindësha, qenie të ndryshme mitike, si: Kuçedrat, Orët, Zanat, shenjtorë. Në Stakaj të Nikaj-Merturit ishte një shpellë e madhe e në një kohë furtune shpërtheu lyshtra (ujë, gurë e baltë) e bëri shumë dëme në fshat. Në besimet e ritet e popullit si mbarim shpellash quhen dhe vrimat prej nga burojnë disa gurra me ujë të shumtë. Gurra e Domgjonit (Fand), sipas besimeve popullore ka si fillim të saj një liqen të madh, poshtë Munellës e aty, në atë liqen-shpellë të nëntokës, është një Kulshedër e madhe që e rrezikonte vendin. Në Fang, pranë Rubikut, poshë Kulmes, ka një gurrë që disa herë nxjerr ujë shumë të turbullt. Në popull besohej se thellë në tokë, nën Kulme, në shpellë ishte një Kulshedërdhe ujët e turbullt ishte urina e Kulshedrës në kohë menstruacionesh. Megjithëse zakonisht uji i kësaj gurre ishte shumë i mirë përt’u përdorur, populli besonte se atë e ka helmuar Kulshedra e pra aty deri vonë nuk merrej ujë për të pirë. Kjo gjë ka lidhje me misteret e shpellave me ujëra nëntokësorë. Kulti i shpellave, natyrisht me rite pagane, në disa raste është gërshetuar edhe me rite të monoteizmit në bazë të feve krishtere a jslame, po aty ndërkohë kryheshin dhe shumë rite të natyrës pagane. Shpeshherë uji i këtyre shpellave përdorej si “ilaç shërues” për të sëmurë. Të tilla janë: Shpella e Ballesë, (Martanesh), Sh’pellae Shën Marenës në Llëngë (Pogradec). Po paraqesim këtu poshtë rite e besime për shpellën e Shën Gjergjit. Në krye të katundit Besh të Bendës, në rrëzë të përtej Dajtit, gjendet një zgavër e madhe në shkëmb me emrin Shpella e Shën Gjergjit. Populli i malësisë sëTiranës e kishte këtë vend të shenjtë, ku vinte e falej në një ditë të caktuartë vitit. Festa e ditës së Shën Gjergjit bëhej çdo vittek kjo shpellë. Vinin katundarë nga ato vise malore, thernin bagëti e piqnin mishra në hell, bënin festë brenda në shpellë me të ngrëna e me të pira. Besohej nga populli se kjo shpellë “shëronte” të sëmurët. Për këtë arsye, në këtë shpellë ndiznin qirinj. Aty linin para, aty çonin rrobat e të sëmurit, të cilat i linin 24 orë e pastaj i merrnin e ia vishnin atij po atë ditë, me besim, se kështu do të shërohej. Në shpellë janë gjetur monedha të kohëve të ndryshme (dhuruar shpellës), të cilat s’i prekte askush deri vonë. Besohej se ai që merrte ato para, bënte mëkat e se nga një akt i tillë do t’i ndodhte ndonjë fatkeqësi. Shpeshherë të sëmurëve u jepnin të pinin ujë nga të pikuarat e tavanit të shpellës. Duart nuk i lanin me ujë të shpellës, sepse besonin se ishte ujë “i shenjtë” dhe se ishte mëkat të bëje një gjë të tillë. Ujët e shpellave e të shkrirjeve gëlqerore në to shpesh herë janë përdorur në rite edhe për t’u pirë për shërim, edhe për të pasur gratë qumësht gjiri përfëmijën. Me këtë ujë lanin gjinjtë përtë pasurqumështpërfëmijën. Shpella është mjaft e gjerë, e lartë dhe e gjatë në thellësi të malit. Nga të pikuarit e ujit janë formuar mjaft stalakmite e stalaktite, për të cilat ende në popull ka shumë legjenda mitike e besime. Rite e besime si për Shpellën e Shën Gjergjit në Besh të Dajtit ka pasur edhe për Shpellën e Shën Gjergjit në Shmil të Çermenikës. Pelegrinazhi, i shoqëruar me ceremoni pagane në Shpellën e Shmilit, nuk bëhej në qershor, por në shtator, në një ditë të caktuar. Vlen të përmenden për të tilla rite e besime shpellat e Bruçit (Mat), Shpellat e Velçës (Labëri), Shpella e Shën Vlashit në Malin e Shën Ndojt në Kurbin, shpella e Sarisalltëkut mbi Krujë. Në këto shpella janë gjetur dhe gjurmë të banimeve prehistorike. Ndoshta këtu kemi të bëjmë me kultin e banesës së lashtë po ndërkohë dhe vend i qenieve mitike, ku para dy mijëvjeçarësh është kthyer në vend kulti, pelegrinazhesh, flijimesh, lutjesh. Shpella kulti të kësaj natyre ka jo pak në malësitë e Tetovës, të Gostivarit, të Kumanovës (Maqedoni) e që ne i kemi vëzhguar në disa eksplorime në ato vise. Në ato shpella kryheshin rite nga më të ndryshmet dhe, ashtu si ndodhte në vendet e përshkruara për Shqipërinë e Mesme e të Veriut, ritet e pelegrinazhet më së shumti bëheshin Ditën e Verës, Për Shën Gjergj. Këtu dhamë vetëm disa gjëra, po duhet yënë në dukje se shpellat janë një objekt shumë interesant e me shumë vlerë për t’u studiuar dhe më tej në vështrim të riteve, miteve e besimeve në trojet shqiptare. Ritet e besimet për disa shpella në viset shqiptare të Maqedonisë i ka përshkruarshumë mirë hulumtuesja Edibe S.Osmani në librin e saj “Rite e besime në viset e Tetovës dhe të Gostivarit…”, f. 207-220, po disa prej tyre i ka vëzhguar dhe autori në eksplorimet e tij në ato vise (Shënime eksp. Malësitë e Tetovës, 1966). Marre nga libri i autorit: akademikut Mark Tirta “Mitologjia nder Shqiptare”

Zjarri në Mitologjin Shqiptare



Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare. Njerëzit besonin se zjarri në vatër kish një fuqi të madhe shëruese dhe pastruese. Për këtë arsye, përpara ndonjë feste, atë e mbanin ndezur të tërë natën, verë a dimër qoftë. Ai që kujdesej për të, ati, pra i pari i shtëpisë, duhet kundruar si roja priftërore e zjarrit. Nga ana tjetër, zjarri mbahej ndezur në dhomën e lehonës për 40 ditë rresht. Fikja e zjarrit në të tilla raste ishte një ogur i keq. Besoj se po të fërshëllente zjarri, po bisedonin armiqtë e shtëpisë, po të kërciste, do të ngordhte bagëtia.




Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...