2011-12-25

Është një mall që përsëritet...





Nga Flori Bruqi

Lasgush Poradeci lindi më 27 dhjetor 1899 në Pogradec, në një familje me tradita atdhetare. Në moshën 10-vjeçare e dërguan për të vazhduar studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun. Më 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. 

Lasgush Poradeci 


Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t'i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane.Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit; Shellit, Bërnsit, të Emineskut etj.
Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturë sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë. 

--------------------------------------
Nga:Halil  HAXHOSAJ

PEIZAZHI NË POEZINË E LASGUSH PORADECIT

Vepra letrare e Lasgush Poradecit është studiuar, pothuajse nga të disa këndet, është trajtuar nga të gjitha format dhe është vërejtur e parë nga të gjitha nivelet dhe stadet. Andaj, sot, pas një kohe të gjatë të marrjes me studimin e të gjitha aspekteve të poezisë së Lasgush Poradecit, është vështirë të gjendet ndonjë element i veçantë. Por, megjithatë, kësaj radhe interesimi im do të përqendrohet në poezinë e peizazhit, gjegjësisht në peizazhin në poezinë e Lasgush Poradecit. Që në fillim mund të konstatoj se kjo formë e poezisë nuk është e re në poetikën këtij poeti.
Lake Ohrid, Pogradec, Albania
Peizazhi si formë poetike
Peizazhi si formë poetike, e sidomos si frymëzim lirik i përshkrimit dhe paraqitjes së natyrës në poezinë tonë artistike i ka rrënjët që nga poezia romantike, pra që në poezinë e Rilindjes kombëtare shqiptare. Peizazhi është trajtuar në poezinë e Naim Frashërit, De Radës, Çajupit, Serembes, Shirokës, e sidomos në vargjet e vëllimeve të para poetike të Asdrenit. Vepra “Bagëti e Bujqësia” e Naim Frashërit është një krijim letrar që mbështetet mbi përshkrimet e bukurive të mahnitshme të natyrës shqiptare të shekullit të XIX-të. Qëllimi i autorit të kësaj poeme ishte zgjimi i dashurisë ndaj atdheut të shqiptarëve, të cilët jetonin larg Shqipërisë. Dhe kësaj Naimi ia arriti duke e derdhur tërë inspirimin e tij, tërë frymëzimin dhe mallëngjimin me figura, shprehje dhe qëndrim romantik ndaj natyrës së atdheut. Elemente të tillë hasen edhe tek autorët e tjerë të kohës që u përmenden më lartë.
Një pjesë e dallueshme në poezinë e Lasgushit Poradecit është edhe poetika e natyrës së peizazhit që poeti ia kushton vendlindjes dhe atdheut të vet. Këtë, ai e bërë në mënyrë mjeshtërore, sepse ia mundësoi studimi në Akademinë e arteve të bukura në Austri si dhe marrja kohë pas kohe më pikturë. Por, cikli i këtyre poezive nuk është i veçantë në asnjërën nga veprat e tij. Ai është i gërshetuar me të gjitha aspektet e saj, madje gjendet kudo edhe në poezinë patriotike, filozofike – meditative, refleksive e sidomos në atë me tipare erotike, apo siç thuhet me gjuhën e teorisë së letërsisë, në poezinë e dashurisë, në poezinë idilike, baritore etj. Që në fillim mund të thuhet së poezia e peizazhit e Lasgush Poradecit jeton në simbiozë figurative me të gjitha nivelet dhe aspektet e tjera të saj. Kjo simbiozë ka nuancat e një mozaiku e koloriti të ngjyrave, pamjeve, situatave e sidomos të përshkrimeve që poeti me vargje ia bën natyrës së vendlindjes. Kështu lirikat e këtij aspekti, pra lirikat e paraqitjes së peizazhit, dëshmojnë për mjeshtërinë e lartë artistike të Lasgushit dhe ato shfaqin pikasjen e bukurisë së natyrës shqiptare, shprehin ndjeshmërinë e thellë, shijen e hollë dhe plasticitetin e dalluar në përshkrimin e bukurive të vendlindjes, e sidomos të anëve më karakteristike, siç janë: valët, liqeni, perëndimi, era, dremitja e liqenit, barka, anija, vagëllimi, gjeratoret, vazhda e ndritur, tallazet e detit, shushurimat, fluturimi i shtërgut, valëzimi i barkës, jehona e lopatës, mërmëritja e ujit të kroit dhe  të tjera karakteristika dalluese.
Lirika e peizazhit të vendlindjes
Tek lirika më e njohur e këtij motivi, “Poradeci”, poeti paraqet një pamje të veçantë të vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Poeti ngjyros pamjen e vendlindjes së vet, duke derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike dhe qenësore. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se vendlindja për individin. E tillë ajo është edhe për poetin, ndaj çka do që thotë për të i duket pak sepse:
Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir
dhe, madje, aty përhapet
 … një pëlhurë si një hije
 ku mbi fshatin mbi dhe buzë liqenit dhe valës
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’i i natës bëhet fir.
Në këtë pamje, por edhe në disa të tjera shihet qartë sikur dorë e poetit bëhet brushë e piktorit dhe heq mjeshtërisht pamjet e bukura, por të thella, madje edhe të theksuara të natyrës. Duhet pranuar se kjo nuk është pamje parajsiane, as parnasiane, por është një peizazh plot ngjyra, thellësi, përjetime dhe shprehje lirike. Të gjitha këto dhe përshkrime të tjera i japin poezisë një timbër tjetër, por jo edhe romantik. Kështu dalëngadalë edhe te kjo poezi ngrit krye motivi patriotik sepse:
Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë
edhe atëherë kur
Në katund kërcet një portë … në Liqer heshtë një lopatë …
Kjo heshtje nuk është e rëndë, por as e bukur, ngase gjithë njerëzinë e ka zënë gjumi dhe errësira zotëroi në katër anët. Mirëpo, përkundër kësaj gjendjeje jeta nuk topitet, por rri zgjuar në meditimin e ri të poetit, i cili është patriotik që ka domethënie dhe peshë të madhe ngase poezia përfundon me dy vargje tetërrokëshe të dyzuara, të cilat në mënyrë madhështore paraqesin pamjen tjetër që është peizazhi gjeografik i tokave shqiptare të Shqipërisë së ndarë dhe lumi Drini është simbol i paraqitjes së peizazhit në rrjedhën shekullore të jetës specifike shqiptare.
Duke nisur udhëtimin mes për mes për Shqipëri,
Drini plak e i përmallshëm po buron prej Shëndaumi.
Objekti i pafund frymëzimi për poetin Lasgush Poradeci është liqeni. Zakonisht përshkrimi dhe paraqitja e peizazhit të liqenit është i bashkëdyzuar me motivin e dashurisë dhe nuk ndahet nga ai. Këtu përkujtohet imazhi i kujtimeve dhe përmallimet e poetit për vashën e zemrës, e cila paraqitet në kopshtin e shenjtëruar që mbëltohet nga hapi i saj që e bleron edhe më shumë atë. Kështu zemra e poetit ndizet dalëngadalë kur dalin yjet dhe ai dehet sepse:
Kuptoj si shpirtin vjershëtor
Ma frymëzon një mall i ri.
Edhe zemra e liqenit sikurse ajo e poetit pushon në mes të ditës për të pasqyruar buçitjen e tij shndritëse.  E gjithë kjo ndodh kur diku në horizontin e largët mbi liqe nis agu, i cili dritësohet me një mëngjes përrallor shprehur në lirikën “Mëngjesi”. Kjo dritë e ditës së re i venit yjet e natës, por ylli i dritës që tretet tinës është
Posi një sumbull prej sheqeri
 dhe lajmëtar-mëngjesi është zog i bardhë i një nositi. Të gjitha këto visare të peizazhit të liqenit dhe natyrës së vendlindjes i gjejmë në poezitë: “Poradeci”, “Dremit liqeri”, “Liqeri”, “Mëngjesi” e ndonjë tjerët.
Peizazhi në poezitë për stinët
Lasgushi Poradeci, aspekte të peizazhit ka paraqitur edhe në poezitë e tjera të veprave të tij poetike “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”. Në disa sosh ai paraqet përshkrimin e bukur të mëngjesit, perëndimit të diellit, natës, yjeve, valles së tyre, yllit të zemrës dhe në disa të tjera. Por ai me një qasje shumë lirike dhe tejet interesante do të shkruaj lirika të peizazhit edhe për stinët e vitit, muajt e begatisë shqiptare, si për vjeshtën dimrin, pranverën, por edhe për gjahun, korrikun.
Në poezinë “Korriku” poeti paraqet pamjen e këtij muaji të begatisë, korrjes, shirjes  dhe vapës në vendlindjen e tij. Korriku këtu është një afsh i dendur dhe dielli përvëlon si prush ku gjithçka duket e vdekur sepse natyrën e ka mbërthyer një zjarr përvëlues dhe jehona e cicërimës së gjinkallave.
                                    Një afsh i dendur avullon në erë
                                    Po përvëlon një diell posi prushi
Por këtu ekziston një jetë e begatisë sepse diçka piqet e dikush është fatlum:
                                    U poq kajsia. Bari është i prerë
                                    Rri në shullër fatlum një zog ardhushi.
Ndërkaq, në poezinë tjetër “Mbarim vjeshte” shfaqet e shpërfaqet një pamje tjetër e peizazhit të tokave shqiptare. Poezia fillon me fluturimin e shtërgut, lejlekut, që paraqet mbarimin e stinës së nxehtësisë dhe fillimin e stinëve të ftohta.
                        Fluturoi dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë
                        Duke shkuar që me natë sipër malesh me dëborë …
Mbarimi i vjeshtës është edhe simbol i mbarimit të një jete dhe fillimi i një tjetre. Është kjo koha kur ikin zogjtë shtegtarë, të cilët do të kthehen sërish në fillim të pranverës. Përveç peizazhit këtu poeti paraqet simbolikisht edhe shkuarjen dhe ardhjen e mërgimtarëve shqiptarë në kohëra të ndryshme. Përveç poezive për liqenin në këtë poezi poeti paraqet më se miri dromca lirike të përshkrimit të natyrës në mbarim të stinës së vjeshtës. Edhe kjo poezi është e ndërtuar me vargje tetërrokëshe të dyzuara të cilat kanë shtrirje në strofa katërvargëshe me rimë AABB. Strofa e fundit e kësaj poezie paraqet pamjen më të bukur ku poeti shfaq me lirizëm figurativ peizazhin e bukur ku shtërgun e quan dhëndër me kurorë, kurse krillën një vashë të nusëruar.
                        O! Sa hir që kishte shtërgu, aq fisnik me shtat të gjorë,
                        Kur bariste dal-nga-dal – posi dhëndër me kurorë!…
                        E kur pranë i vinte krilla, që shndrij më kraharuar,
                        Me sy lart, me hap të matur – posi vashë e nusëruar!…   
                    
Kjo pamje peizazhike e Poradecit është uverturë për fillimin e dimrit, i cili ia rrëmben gëzimin dhe ia humb diku kur nga malet fillon të bie dëbora e bardhë dhe e ftohtë. Flokët e saj bien një-nga-një mbi katundin e shkretuar dhe mbulojnë me të bardhë dheun. Poeti nuk e do një fjetje të tillë, andaj psherëtinë i trembur duke u frikësuar të mos vdes.
Për ta ndryshuar këtë pamje të zymtë të peizazhit dimëror, poeti Lasgush Poradeci, këtë e bën në vargjet e poezisë “Gjahtori”. Kjo është poezia më e gjatë e peizazhit dhe përbëhet prej dymbëdhjetë strofash katërvargëshe tetërrokëshe me rimë ABAB. Pasqyrimi i pamjeve në këtë poezi bëhet në mënyrë paksa tjetër. Monotonia dhe heshtja dimërore thyhet me përgatitjen për gjah. Poeti përshkruan lyerjen e pushkës së gjahut, të fishekëve, pastaj mbushja e pushkës për një ketër, për një lepur. Përshkrimi i gjahtarit dhe presë së tij përfundon me gaz e hare.
                                    E njaty, që prapa krastës,
                                    Unë rri dhe pres në rrasë:
                                    Pres që krism’ e trimëruar
                                    Të buçasë-e të godasë:
Elemente të peizazhit ka edhe në poezitë e tjera të Lasgush Poradecit, në të cilat me ngjyra tërheqëse të vendlindjes jepen skena të realizuara të peizazhit, pasqyrohen zakone, shfaqen kostume. Në këto lirika gjallërohet para syve tanë atmosfera e ëmbël dhe e zjarrtë e fshatit shqiptar. Poeti ringjallë një mjedis më koloritin e ngjyrave më të ngjizura pamjet e mjedisit të vendlindjes së vet, sidomos të vendeve idilike siç është kroi. Këto spikaten në poezinë “Kroi i fshatit tonë” që edhe pse më tepër është poezi erotike dhe idikile megjithatë:
Kroi i fshatit tonë ujë i kulluar,
Ç’na buron nga mali duke mërmeruar.
……………………………………………………
Kroi i fshatit tonë ngjyrë argjendi i lyer,
Që nga rrëzë e malit ç’na buron rrëmbyer.
Për ta paraqitur bukurinë e Kroit të fshatit të vendlindjes në mbarë atdheun, për ta përhapur namin e tij anekënd, poeti Lasgush Poradeci shkruan në pjesën e tretë të kësaj poezie:
                        Kroi i fshatit tonë, tetë sylynjarë,
                        Në tetë krahina qenke kroi i parë;
                        Qenke një në botë, s’paskërke të dytë,
                        Ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.
                                   
Dyvargëshet e kësaj poezie u bënë ndër më të njohurat në poezinë tonë dhe janë emblemat e lirikës lasgushiane. Ato bëhen edhe inspirim për kompozitorë të cilët kompozojnë këngë të njohura që në vitet e ’30-ta të shekullit XX.
Lasgush Poradeci hyri në letërsinë tonë si poet modern dhe si një zë i veçantë e i mëvetësishëm. Kjo mund të thuhet edhe për poezinë e peizazhit, e cila nuk qëndron aspak nën nivelin e tërësisë së lirikave të tij. Madje, kjo formë e poetikës lirike të këtij poeti e ngrit nivelin artistik, figurativ dhe ndjesor, duke e radhitur në formëlasgushiane.

*Meha ishte nder te paret qe e kishte kuptuar se per Kosovë po fryen veriu i sertë


Përvjetor: Më 29 dhjetor 1996


U VRA HEROI I KOMBIT MEHË RAMË UKA

(20.12.1962-29.12.1996)

*Meha ishte nder te paret qe e kishte kuptuar se per Kosovë po fryen veriu i sertë

Ne muzgun e kesaj date Meha kthehej nga një mision tejet i rendësishem kombëtar, per te bashkuar me një trung Ushtrinë Çlirimtare te Kosoves me Levizjen Kombetare per Çlirimin e Kosovës
*Meha ishte nder burrat me te fortë te kombit dhe kishte me se shumti autoritet ne ilegalitet
* I urrente pa masë tradhtaret dhe frikacaket
*Perse heshtin ata qe dikur krenoheshin me Mehen?
*Shume shkolla,rruge,kaserma ushtarake, sheshe mbane emrin e ketij vigani dher se ne qender te Mitrovices, Meha është i ngulur ne Bronz,shendrit permendorja e Tij me doren ne kobure
* Per nder te Mehe Ukes qe kishte datelindje dhe u vra ne dhjetor, e shkruajm kete shkrim te pakten per t´ia trazuar eshtrat se dikush mendon per ketë burrë
* Mehë Uka ka qenë dhendri i autorit


Shkruan: RESHAT BADALLAJ

Sot, ndalemi ne vitin 1996 dhe numrat shendrrohen ne emer. Atë ditë Kosoven e ne veçanti Shalen e Bajgores e kishte kapluar zymtësia.Atë ditë Kreshtëbardha e Barelit dukej hijerendë. Hijerendë dukej edhe shtepia e Ramë Hajdin Ramës, sepse kishte marrur kumtin se Mehen ia kishte vrarë milicia serbiane diku midis fshatit Lushtë e Braboniq në jug-perendim të Mitrovices. Ndodhi kjo ne muzgun e 29 dhjetorit te vitit 1996,qe kthehej nga një mision tejet i rendesishem kombetar,bashkimin e UÇK-es dhe LKÇK-es, ne nje trung,qe Serbisë nuk i konvenonte. Lakorja e jetes se Tij nisi ne Shalë dhe vaji i parë foshnjarak i perzierë me KRISMA PUSHKESH. Ketu midis malesh e kreshtash te thepisura te Shales se Bajgores,Meha PIU UJIN BILUR të ketyre bjeshkeve. Ketu u ushqye me MUSHTIN KOMBETAR NGA KRAHRORI I  NËNË GJYLËS. Eh, ne keto vise lisat nuk pyesin sa ti leshojnë rrenjet thellë. Meha udhen e drites e nisi ne vendlindje,ndersa e vazhdoi ne Mitrovicë e Prishtinë, ku do te formohet dhe burrerohet ne periudhen ku shqiptaret e Kosoves do t´i perjetonin ngjarjet me te rendesishme ne historine e tyre te shumevuajtur, do te shprehej profesor Istrefi...
Nuk do mend se ish vrasja e ish te burgosurit politik, nga Shala e Bajgores eshte nje prej atyre vrasjeve me te mistershme, qe ka ngjare ne vitin 1996, ne Kosovë. Është kjo një vrasje me njeqindenjë pikëpyetje, që zgjon po kaq dilema.por e cila,misterin reth saj e thellon gjithnjë e me teper. Mirepo,kush ishte Mehë Uka dhe perse, ne fakt,vdekja e Tij është kaq e mistershme per opinionin publik në Kosovë e më gjerë?
Mehë Uka ishte një i burgosur politik,femijë minatori,i cili gjatë viteve të tetëdhjeta,praktikisht, tri herë u arrestua nga UDB-ja serbe,perkatesisht nga kuislinget shqiptarë,qe sherbenin ne to,po kaq herë u denua nga gjykata e instaluar serbe dhe per kete i mbajti me teper se nente vjete burg duke "shetitur" prej një burgu ne burgun tjeter,prej nje kazamati ne kazamatin tjeter dhe duke i perjetuar keshtu te gjithe rrathet e ferrit serb.
Kur e mbaron vuajtjen e fundit te denimit,Mehë Uka,pa e humbur elanin e tij per jetë, gjithnjë optimist dhe i pa thyeshem,shkoi ne Prishtinë per ta vazhduar fakultetin. Madje, pikerisht, Meha ishte njeri prej nismetareve te parë te themelimit  te Unionit te Studenteve te Pavarur te Universitetit te Prishtines, dhe kryetar i dytë i kesaj organizate te vetme studentore ne kete Univirsitet. Mirepo, me te mbaruar shkollimin, Mehë Uka nuk do te ndaloje ne Prishtinë, por do te kthehet ne vendlindje qe te punesohet ne shkollen e atjeshme tetevjecare ne cilesinë e arsimtarit. Ç´është e verteta, Mehë Uka e kishte arsyen e plotë per t´u kthyerë ne vendlindje dhe per te vepruar atje. Dihet se fshati i tij i lindjes është nje vend blektoral ne te cilin, ashtu sikurse ne shumicen e fshatrave te tjerë te kesaj ane jetojnë minatoret e "Trepçes" te Stantergut me familjet e tyre. Ne fakt, eshtë fjala per një rajon te cilin, pas çfaredo marrveshjeje Serbia ne te gjitha projektet e parasheh si teritor te saj...
Mu per kete arsye, shtepia e Mehë Ukës per pesë-gjashtë vjet është bastisur nga milicia serbiane dhe tradhtaret shqiptare me teper se tridhjete here,dhe po aq herë Meha është derguar ne milici, ku eshtë keqtrajtuar dhe kercnuar qe te mos punojë dhe, sic shpreheshin udbashet dhe langojtë kuisling shqiptarë "qe te le popullin rehat". Mirepo, Mehë Uka ishte i pathyeshem.Andaj, te gjitha keto edhe e shtojnë mistorizitetin mbi vrasjen e Tij ne ate natë te acartë dimri...

TRUNGU I FAMILJES SE MEHË RAMË UKËS
Legjenda e Mehë Ukës ka lindur nga vatrat familjare,sepse familja e Ukajve ka deshmuar brez pas brezi se njihet per qendresë heroike kunder te gjithë pushtuesve qe kanë dashur ta shkelin Kosoven me qizmen e okupatorit e ne veqanti kunder pushtuesve serbo-sllavë.Pra, historikisht Shala e Bajgores është një vater e qendreses se vazhdueshme kunder çdo pushtuesi e dhune. Pra, zakonisht, trimat lindin nga një trung i forte qe ka traditë kryengritese,traditë atdhetare. Dhe nga trung i fortë ka lindur familja e Mehë Ukes. Po e bejme nje veshtrim kronologjik te kesaj familje...
Bali Ukë Bajgora, ka qenë trim i rrallë që ne Shalë kishte udhehequr luften kunder pushtueseve, trimerin e Baliut e kishte lavdruar edhe ushtia e Stambollit. Si burrë kishte qenë shumë i zhvilluar, qe i perngjante kreshnikeve te lashtesisë, qe thonë se ishte perbirë femija neper krahun e gezofit te tij.
Ukshin Ukë Bajgora,ky trim ne historinë shqiptare njihet me emrin Ukshin Kovaçica. Deri sa ishte kaçak mali, nena e Mehes i kishte gatuar gjate tere kohes sa kishte luftuar kunder çdo pushtuesi...
Edhe një Mehë tjeter, Mehë Ukë Bajgora, kishte berë kerdi ne pushtuesit serb. Keshtuqe serbet kishin paguar para marramendse per ta vrarë Mehen...
Per Bislim Bajgoren, jane shume te paktë ata atdhetarë te cilet nuk kane lexuar,degjuar neper oda rrefime dhe kenge per kete trim me zë...
Hajdin Ukë Bajgora,babai i Ramë Ukes, gjyshi i Mehes, ra me pushkë ne dorë kunder serbeve...

MEHË UKA NISET NË UDHËN E LIRISË
                                                              "... Detyra ime do të jetë te mos hesht,
                                                              por të mbrojë lirinë, e të vdes para se të shoh
                                                              fundin e saj".
                                                                                                    Bruti

Mehë Uka. ne vitin 1979, ende pa i mbushur 18-të pranverat bie ne ilegalitet dhe nisë udhen e lirisë. Ne ketë vit, ende sundonte epoka e kultit të qenit plak Titos, kur shumë zeshem farkohej "vellazerim-bashkimi" me serbianet, qe shqiptareve i´a kishin ngulur thiken prapa kurrizit qe kishte prekur mish e asht, ka pasur langoje shqiptare qe fotografin e satrapit Tito e kishin te ngulur ne baskin 16-teshe ne murin e odave. Dhe keta tradhtare te kombit i jepnin vetes te drejt te thonin se jane te barabartë me te tjeret,formohet ne Gjimnazin Matematikor te Prishtines një grup të rinjesh qe do te luftonte per zgjimin e ndjenjave te popullit shqiptar nga gjumi mashtrues ku i kishte vene politika titiste. Ne kete grup gjendej edhe Mehë Uka, i cili per shkak se manifestonte vullnet te pathyeshem per t´i bere rezistencë politikes gjenocidale qe aplikohej per degjenerimin dhe shtypjen e shqiptareve tri here u ndodh prapa grilave te burgut, pa e nderprerë pa asnjë çast veprimtarinë e tij politike. Keshtu qe ne vitin 1979, Meha me shoket e grupit shperndajnë afishe me parullen kryesore:"Trepça punon-Beogradi nderton!" dhe me tekst percjelles "profesorë të nderuar, ua tregoni te verteten nxenesve!". Djelmoshat guximtarë pas nentë muajsh arrin t´i zbulojë milicia shqiptaro-serbe, e cila e rrethon shtepinë e "nacionalisteve te mitur" Dhe keshtu rrumbullakson edhe nje aksion kunder shqiptareve duke arritur te kapë terë grupin. Por,meqe ishte fjala per nje grup, sipas ligjit, " i kategorise se te mitureve" organet e SPB-es perpiqen te perdorin metoden "filtruese" Me qellim te spastrimit "te ndjenjave nacionaliste shqiptare" nga koka e ketyre djelmoshave. Kercnimet dhe keshillat qe te terhiqen nga rruga e "gabuar" nuk i japin rezultatet qe synonin organet e milicise serbiane,keshtu MEHË UKA SËRISH MERRË UDHËN KAH LIRIA!
Shperthimi i Demonstratave te vitit 1981, Mehë Ukën e zenë si maturant ne Gjimnazin Matematikor ne Prishtinë. Demonstratat liridashese (kuislinget,langojt i quanin demonstrata klunderevulucionare.Shih per ketë, nje klysh shkine me emrin Musa Prushi,keto demonstrata i quajti demonstrata famekeqe, ky klysh kurve edhe sot mbrojti ligjet serbiane duke thene se ne shtetin e tij ne serbine okupuse nuk ka patur ligje denim me vdekje, ky nip shkau i tredhur nga amshuret te zhupaneve e vojvodeve, per heronjte e kombit,vetem pse kane qene anetare te LPK-es,vjelle vrere. Ky zog shkine eshte i familjes se Hysen Prushit,bashkepunetorit te devotshem serbiane,lexoni ne google. Ky  i paguar serbiane,eshte nje korb shetites qe del me emra te ndryshem neper portale. Ne i kemi bere te fotokopjuara te gjitha shkarravinat te sojit te nje shkau qe nje dite te zene vend ne librin e ardhshem, origjinal se cka thote ai pa asnje nderhyrje...), Mehes i japin fuqi te pashtershme per t´u hudhur ne aksione. Qetesia shpirtrore Mehes iu kishte tretur qysh ne vitin e dyte te shkolles se mesme,duke i zavendsuar me ndenjat e çiltera qe shperthenin dita-dites, Ai deshironte te shperndante mjegullen qe nje pjese te madhe te shqiptareve ua kishte verbuar sytë. Meha behej halë ne sy dhe prap e burgosin dhe denohet...
Dosjet e mfshehta te Mehes pergatiteshin nga kuislinget shqiptarë. Por Mehë Uka ishte i qartë: "Do te luftojë deri ne frymen e fundit per Kosoven Republikë". Okupimi e mundonte shume Mehe Uken. Dhe, prandaj ai vazhdon serish me guxim te pashoq aktivitetin e tij per t´a bere te qarte armikut se KOSOVA ËSHTË KOSOVË E ASSESI SERBI, sic pretendojn edhe sot qarqet shoveniste serbe...
Me 7 mars 1982,heret ne mengjes shtepin e keti patrioti e kishin rrethuar forca te shumeta e te tmerrshme policore serbiane dhe langoje te ndyre te kombit; 6 pjestarë te sigurimit, nje komion milice dhe 5 inspektor. Keta langoje gjate bastisjes ia konfiskojne cdo gje shqiptare Vendimi mbante nenshkrimin e tradhtarit te kombit,MEHMET MALIQIT, babait te Shkelzenit. Familja e Mehes njoftohet sipas vendimit nr. 71/82, se Meha eshte privuar nga liria,nenshkrimi ishte sipas zagarit,gjykatesit hetues, Rexhep Kacanikut...
Me pas Mehe Uka serish burgoset, kesaj radhe Meha arrestohet ne sherbimin uushtarak dhe vetem se pranon se eshte anetare I LEVIZJES POPULLORE TE KOSOVES DENOHET ME 7 VJET BURG. Ne grupin e trathtareve te kombit qe e denuan MEHË UKËN ISHIN: HILMI ZHITIA, YMER OSAJ... Nga vuajtjet e shumta te keti vigani te popullit, mu kujtuan vargjet e Kadares:

Eh, burgjet e Korçes,shtatë palë shkallë,
Bir Fehim i nenes,tretur ne hapsanë.
Kush te shtron dyshekun, kush te hedh jorganë,
bir Fehim i nenes tretur ne hapsanë.

SI U VRA ISH - I BURGOSURI POLITIK MEHË UKA....???

              Më 29 dhjetor 1996, Mehë Uka, familjes se tij i kishte thenë se po shkonte ne Mitrovicë,ngase i kishte disa punë atje, porse,po atë natë,para darke do te kethehej ne shtepi,sepse vajza e Mehes kishte ditelindjen. Mirëpo, askush nga anetaret e familjes se tij nuk kishte menduar se kjo do te ishte hera e fundit qe do ta shohin Mehen te gjallë dhe se ky do te ishte udhetimi i tij i fundit per ne qytetin e minatoreve. 
              Për habi te familjes,do te kaloje ajo natë, pastaj edhe një ditë edhe nje natë dhe një ditë dhe një natë tjeter, dhe ne diten e tretë dy milicë do te trokasin ne dyertë e familjes se Ramë Ukes ne fshatin malor ne Bajgorë. Djali i Mehes, Dardani dhe vajza Shota i kishin parë milicet - njeri i uniformuar e tjeteri civil, dhe i kishin bere zë babait te Mehes, Rames qe te dal dhe te shohë se per çfarë kishin ardhur ata milicë.Milici i uniformuar e pyet:"A je ti babai i Mehë Ukes?" Plaku Ramë e pohon ketë duke pandehur se keta do t´ia bejnë ditur se sikur edhe shumë herë më par,Mehen e tij e kishin ne arrest. Mirepo, i kesaj here ishte i kobeshem. "Djalin tend MEHEN E KE TE VDEKUR NE MORG TE PRISHTINËS DHE MUND TA SHKONI E TA MERRNI", kishte thenë milici serb me arragancë. "Çka paska ndodhur me birin tim Mehen" - kishte pyetur Rama,duke i quajtur me vendosmeri - "te poshter e katil" - dhe pa e shprehur dhembjen e tij para miliceve te okupatorit. "Djali te është vrarë", - i thote shkurt e troç milici i uniformuar. "Po kush e vrau djalin tim,or gjaksorë?", pyet babai trim i Mehes dhe kerkon sakicën per të BËRË HATANË...
              Velleterit e Mehes, Rasimi e Baliu me te birin dhe nje dajë i Mehes, nisen per ne Prishtinë, hynë ne morgun e spitalit per ta indentifikuar kufomen e Mehes. E marrin atë në një arkivol dhe e kthejnë, tashmë te vdekur ne fshatin e lindjes ne Bajgorë. Varrimi i Mehes behet te nesermen ne Bajgorë dhe marrin pjesë bashkombasit e tij nga te gjitha viset e pushtuara shqiptare. Mirepo,dilemat megjitheketë lidhur me ate se si U VRA MEHË UKA NGELEN. 
              Ne fakt, lidhur me kete mund te parashtrohet vetem një pyetje e thjeshtë:"A thua se si dhe ne ç´menyrë ne atë çast dhe ne at vend u gjenden forca aq te medha policore bile edhe me "ninxha-kapela", ne ate erresire ne mes fshatit Lushte dhe brabaniq ne jug-perendim te Mitrovices. Kur gjaksoret e vrane Mehen, askush nuk i ndodhi pranë. Me kete rast m´u kujtuan ca fragmente nga nje kengë popullore e Shqiperisë se jugut, e kenduar, pas ngjarjeve te 1981-it ne Kosove.

Shqiptari perballë shqiptareve

Armaten e Nishit                                         O, djemtë e Kosoves
E kishit ne shpinë                                        Nenat, qysh u qanë?
Perballë U.D.B.-në                                       Kur u morri plumbi,
Në zemer lirinë                                            Kush u ndodhej pranë??

                             Amanet baltë e Kosovës
                             Amanet po të le djalin
                             Ma mori plumbi i mizorit
                             Nëna s´di ku e ka varrin.

Mehë Uka pas vetes la bashkeshorten RESMIE BADALLAJ-UKA, djalin Dardanin, vajzat; Shoten dhe Arten dhe tre muaj pas vrasjes lindi DJALI QE E PAGEZUAN MEHË. Pra, NUK MBETI SOFRA THATË.

I QOFTË I LEHTË DHEU I LEHTË DHEU I SHQIPERISË MËMË!

                                                      RESHAT BADALLAJ

              

P.S. Autori ka botuar librin e dytë MEHË RAMË UKA,faqe 150

Ëndrra zgjohet për Nënë-Lokën...


Dibran Demaku u lind në Abri të Epërme (komuna e Drenasit), Kosovë, më 18 prill 1956, ku edhe mbaroi shkollën fillore.Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë,ku pastaj studioi Letërsinë e Gjuhën Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Shtatë vjet punoi gazetar në Televizionin e Prishtinës, Programi për fëmijë.
Që nga viti 1993 jeton e punon (përkohësisht) në Gjermani.
Me shkrime merret që nga bankat shkollore. Shkruan poezi, prozë e publicistikë. Shkrimet e tij i ka botuar në të gjitha gazetet e revistat në gjuhën shqipe që botoheshin në Prishtinë, Shkup e Podgoricë.

Deri më tash ka botuar këta libra:

„Vogëlushë dhe shtatore“ -Vjersha për fëmijë
„Rrëfimet e kalasë së vjetër“- poemë për fëmijë
„Gjeografia e klasës sime“-vjersha për fëmijë
„Ëndërr e bardhë“-poemth i ilustruar për fëmijë
„Shpirtra të shitur“-tregime për të rritur
“Dardha ka bisht“-poezi satirike
“Jetë në ikje“-tregime për të rritur
“Në tokën tonë“-novelë,“Larg“-poezi

Ka në dorëshkrim edhe disa libra me poezi , tregime e novela.

ME DHËMBJEN TIME TI IKE

Me dhëmbjen time ti ike
e në mua u ndez fanar i mallit
edhe guri ka pëlcitur tek kënd i zallit

Me dhëmbjen time ti ike
kujtimet u gurëzuan në gur
hijet e ikjes u bënë mur

Me dhëmbjen time ti ike
në bebzat e kallura rigon shi
për një ëndërr të djegur në gji


TË RASH PAS


Të rash pas, moj të rash pas
rrugës kur shkoje për gjimnaz
                           Popullore



Të rash pas moj shpirti im
as ngadal as me nxitim

Të rash pas por nuk të zura
se kalove larg nga ura

Të rash pas por s`të arrita
se në rrugë kishte shumë prita

Të rash pas në dritë të hënës
të ia ndez një xixë ëndrrës

Të rash pas në dritë të diellit
shkëlqim komete në mes të qiellit


SERENADË

Valë e kthjellët e liqenit
përqafon brigjet me gëzim
mollë në kopshtin e Edenit
serenadë e shpirtit tim

Puhi e lehtë e mbrëmjes verore
mbi syprinë krahët shtrinë
Kitara ndez zemrat në kraharore
zgjon një ëndërr për dashurinë


TESTAMENTI

Ne nuk patëm kohë të bënim pasuri
se shekujt kishin uri
Çfarë ndërtonim ditën na rrënohej natën
në besë u premë e fat të keq patëm
Toka  e pinte pa mëshirë gjakun tonë
e këngët e zisë tek ne bënin jehone
Me nga një strajcë në qafë e shkonm jetën
me dhëmbë të prishur gërryenim vetëvetën
E fëmijëve si ushqim u zienim gur
e me gurët e zier ndërtonim mur
Ujqit e uritur shqyenin gjithçka me dhëmbë
e ne na dridhej toka nën këmbë
Disa ikën nga sytë-këmbët
veç nga mollët e tharta iu mpinë dhëmbët
Një testament të varfër tash e shkruajmë me zemër
nëpër kohërat-furtunë e ruajtëm në emër


KUSH

Kush i vodhi ëndrrat
Nën qiellin e mjegulluar
Të netëve tona
Të pa gjuma

Kush i këputi filizat
E stinës së re
Në bulim

O kush ngarend
Si kalë i hazdisur
Mbi ballin tonë
Të ngrysur


MINJTË

Në morfologjinë e gjuhës së nënës
të pezmatuara e të shqetësuara rimat
nën rrezet e zbehta tëhënës
minjtë dalin nga vrimat

Lëvrijnë si krimbat nën xhamin e lupës
e na e zgjojnë ndjenjën e krupës
kryefjala e kallëzuesi i shqipes
pëlcasin si kokrra e kripës
 

GJEOGRAFIA E SHPIRTIT

Një çerep dhe një bukë
zëri i fyellit në një sukë

Borë e bardhë si plis mbi male
këngë e vashave në livadhe

Uji i limit rrjedhë nën urë
rreze dielli mbi ca gurë

Çerdhe zogjësh Shqiponje në plep
gaz i foshnjës zgjuar në djep

Çifteli e pushkë në Kullë
gjushi pi duhan në llullë

Në një ëndërr në agim
Gjeografi e shpirtit tim...


SEPSE

Sepse besa nuk është besë
sepse loti nuk është vesë

Sepse emri nuk është emër
sepse zemra nuk është zemër

Sepse drita ka ndërruar ngjyrë
sepse fjala ka ndërruar fytyrë

Sepse kënga nuk është këngë
sepse jeta kapuq me mëngë

sepse lumi nuk derdhet në lumë
sepse ëndrra nuk do gjumë...


NËPËR GURË E VALË

Nëpër gurë e valë
seç noton një fjalë

Nëpër valë e gurë
ngrihet lart një mur

Një mur i qëndresës
në mitin e besës

Besë e kombit tim
në shekuj-nderim...


PËR

Për një gjurmë të hapit
ndërron drejtimi i vrapit

Për një fjalë të gojës
ikën kuptimi i lojës

Për një veprim të rastit
ikën gëzimi i çastit

Për një grimë të gurit
bie krenari e murit...

 
GJEOGRAFI E ATDHEUT

Armiqët të brejtën
pak nga pak
si minj të uritur
vrimave

E ti në log
betejash
u këndoje këngë
trimave

Shekujt iknin
dalë nga dalë
e ti bëje jetë
kaçakqe
në mal

Duke shitur
dushk për gogël
e tkurreshe
e bëheshe
e vogël
e vogël

Kur dielli
të ndriqoi rrugën
jetën
nise të gërryesh
vetëvetën


ËNDRRËN KENI PREKË


(Jusuf,Bardhosh Gërvallës
e Kadri Zekës)


Nata derdhte terr
natë e ftohtë Janari
ëndrrën kush e tjerr
nën një dritë fanari

Në Untergrupenbah
tri lulëkuqe gjaku
a dëgjove Bah
si t`u skuq mbrëmë praku

Dhe ti Volfgang Gete
ti Fridrih Shiler
stuhi nëpër dete
n`buzë të agimit-terr

Ti Jusuf Gërvallë
dhe ti Kadri Zekë
Bardhoshi lot n`qepallë
për të tyren Mekë

Për të tyren Mekë
që Kosovë-një emër
ëndrrën keni prekë
me shpirt e me zemër


RREZE DRITE
(Katedrales së Prishtinës)


Në ekranin e televizorit
shfaqesh madhështore
tek rrit shtatin
nën qiellin e kaltër të Kosovës

Në themelet e lashta të Dardanisë
ti rilind si një Feniks
mbi lulëkuqet e gjakut e nis jetën
shekujve n`vijim u rrëfen të vërtetën

Engjujve e zanave ti u bën rojë
hienave e shtrigave u mbyll gojë
si diell mëngjesi mbi male
Prishtinës rreze drite i fale


GJUHË E QENIT
Gjuhë e qenit
këtu e n`Kinë
nuk ndërron ngjyrë
as melodinë

Nuk ndryshon
asnjëherë vesin
edhe veshët
kur ia presin

Leh në mik
e në armik
dikush thotë
ai është besnik

Gjuhën qençe
e përdorë vënçe
n`prak të derës
i nuhat erës

NDALO VRAPIN...
Desha të pyes,o kombi im
çfarë po ndodh në fillim-shekull
do të dënohesh me harrim
po nxjerr sy duke vënë vetull.
Ku i humbe ato tradita
që n`shekuj t`ndrisnin ballin
tash pse vetës i vë prita
dhe lidh besë me vetë djallin!

Miku-mikut ia nxjerr sytë
veç për vete flet e mburret
nuk duron n`krah një të dytë
për interes i luan dhe gurët!

Dikush thumbit,dikush patkoit
një hap para e tre prapa
ashtu si gjethin e ftoit
n`mes të dimrit-na djeg vapa.

Na djeg dimri na ngrin vera
akujt e nxehtë shkrijnë në faqe
n`acar mos të çelë pranvera
e gjejmë ferrin-tek kërkojmë paqe!

Gjithmonë i fajsojmë të tjerët
edhe themi:Na bëjnë me hile
veç s`e kuptojmë ne të mjerët
gjithmonë vetës ia lëmë:kile!

Kemi harruar thënien e vjetër
-Veç bashkimi bën fuqinë
kemi zënë një rrugë tjetër
dhe s`e gjejmë dot dashurinë!

Ndale vrapin kombi im
dhe mendo me mend të kokës
nëse s`do n`shekujt n`vijim
prapë të mbetesh n`bisht t`epokës!...


DREJTORI

Në komunizëm ishte drejtor
prapë drejtor n`demokraci
Si s`u skuq njëherë ai horr
po të skuqet ai nuk di?!...


KUJDESI I MIKUT

S`ishim parë muaj e muaj
ishte bërë plot një vit:
-Ku ke qenë s`të kam parë
kanë kaluar plot dhjetë ditë?!

Çfarë t`i thuhet të tillë miku?
hajt sqarohu ti po deshe!
-Ka qenë i rënduar trafiku
dhe përcille me...buzëqeshje!...

DYFYTYRËSHI

Je më i miri,je tërë nur
i thotë mikut mu në sy.
Prapa shpine e gjuan me gur
nuk ngurron as ta pështyj`!...


PREMTIM E BESË

Besë e dhënë nga dashnori
në një kënd të një flete:
-Le të më djeg purgatori
në mashtrim po më gjete!

Kështu i shkruante ai dashnorës
dhe i bënte be e besë.
Tjetrën mbante fort për dore
dhe e puthte pa pendesë…

LULE E SË KEQES MOS LULËZO

1.
Ti nuk mund të vish asnjëherë me ne
nuk je rreze drite veq një e zezë re
në qiellin e kaltër asnjëherë pasqyrë
veq një natë e errët me një të zezë ngjyrë.

Ti nuk mund të kalosh e lirë nëpër shtigje
se të mallkon zëri i nënës për të birin
askurrë në jetë nuk mund të matesh me brigje
se këngë e lëngatës nuk  ngjallë delirin.

Lule e së keqes mos lulëzo në zemër
helmi yt mbyt fëminë në bark të nënës
nëpër shekuj do jeshë i urryeri emër
pa rreze dielli e pa dritë të hënës.

Dante vendosur të ka në rrethin e nëntë
të ferrit e nga aty nuk do te dalësh kurrë
mallkimi do bjerë gjithnjë në emrin tënd
tradhëti në stinë e mote:mallkuar.mallkuar.

2.
Ti pritë u zure trimave në shtigje
kah marrëshonin me zemër zjarr e dritë në sy
dhe solle vajë e pikëllim në brigje.

Sa herë zemrat e motrave i shndërrove në gur
e këngët i ke ngrirë pa dalë mirë nga buzët
shpresat e ëndrrat në një gjysëm-shtizë flamur.

Kush të polli i pari e të solli në këtë mes
farën e përqarjes mbolle edhe në mes babes e birit
në këtë vend që dikur kishte veq dashuri e besë.

3.
Lulet e së keqës ti merri me vete
e zhduku bashkë me rrënjë nga tokë e dete
e kurrë më kurrë mos u dëgjoftë emri yt
as këtu e askund nëpër kontinente...


KOSOVË-DRITË E KËNGË KRENARE

1.
Veq në ty rrezet e diellit
janë të nxehta dhe përcëlluese
veq në ty rrezet e hënës
janë të ëmbla dhe mikluese.

Veq në ty këngë e bariut
është më e bukura melodi
veq në ty sytë e vashave
janë të bukur e plot magji.

Veq në ty lisat e malit
rriten të gjatë e gjithë kreni
Veq për ty edhe pse larg
n`zemër ruaj një dashuri.

Veq në ty e veq me ty
më lidhin ëndrra e kujtime
ti lule e bardhë e dritë në sy
O,e shtrenjëta vendlindja ime.

2.
Sa herë vijë më del përpara
e më pret si nëna të birin
më uron:Të priftë e mbara!

Unë ulem e ta puth tokën
syri nxjerr lot-xhevahirin
ëndrra zgjohet për Nënë-Lokën.
Larg shumë larg nga tuat male
larg shumë larg nga tuat fusha
dëshirë shprishur plot me
halle.

Larg nga ti më janë zbardhë flokët
gjuha ngjyrën ka ndërruar
ku t`i gjej tash miqët-shokët?

Si ujë lumi vitet rrjedhin
koha ikën e harruar
e diçka nga mua vjedhin.

Pse më ike,pse të ika
në ca net të errëta fare
nëse s´kthehem më rënt pika.

Në tokën tënde veq shqiptare
n`shekuj më s`na përcjell frika
Kosovë-dritë e këngë krenare...




Unë jam zanë e netëve t’vona...




Furtuna Sheremeti
Furtuna Sheremeti lindi në Prishtinë më 16.02.1989 .
Studioj në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Shkollën fillore dhe të mesmen i ka kryer në Prishtinë. Merret me shkrime qysh nga mosha 8 vjeçare dhe poezia është ajo që i fle në shpirt. Ka të botuara dy libra, i pari me poezi për fëmijë i titulluar ‘Jam ajo që jam’ dhe i dyti është një përrallë moderne gjithashtu dedikuar fëmijëve i cili titullohet ‘Syarta e Figoli’. Pretendon të bëhet një avokate e zonja dhe diplomate e suksesshme, pa e lënë asnjëherë anash shkrimin. 
 


Limani i dyshimit

Në limanin e zbukuruar të heshtjes sime
sonte me ngadalë zbarkoi pasiguria
e cila nëpër valixhet blu bartte shumë dyshime
të cilat mbase edhe kishin lindë nga dashuria.

E heshtur dhe e qetë kaloi përgjatë rrugëve të lotëve t’mi
rrugëve të cilat qenë shtruar nëpër mall,
pa u ngutur nisi të mbushte cepat me nostalgji
ata cepa t’asaj ndjenje që përbëhej veç me fjalë.

Ajo pasiguri si mysafire e nderuar
zuri vend e fjeti qetë në mendimet e mia,
ku e gjeti vendin me dyshime shtruar
nga po t’njëjtat dyshime t’lindura nga dashuria.

Prandaj edhe unë po fle...se dua të harroj
mbase edhe t’mashtroj veten – s’po mundem ta di,
por duke e ditur se e nesërmja prapë do t’më zgjojë
ndihem e pafuqishme dhe të flas nuk arrij .

2009-ta

Sonte jam ulur në mendimin tim
prej nga po i shoh me kureshtje kujtimet e mia
që po më mbushin me plot gëzim
për gjërat që desha e munda t’i arrija.

Nga këtu ku jam ulur, 2009-ta shihet mirë
sikur vit i këndshëm, shumë i lumtur për mua
sado që një pellg lotësh ma kujton se ishte e vështirë
koha kur qava sepse zura në thua.

Kishte edhe lot që t’qeshurat m’i vlerësuan
e më bënë të ndihem më pas shumë e lumtur,
po kishte edhe t’qeshura që në lot përfunduan
ishte vit i bujshëm...ahhh, ishte vit i bukur.

E sonte këtë vit po e shikoj si t’ishte pisha e vitit të ri
e madhe dhe e gjelbër, hijshëm e zbukuruar
ku secili person që e dua më bëhet stoli
që këtë pishë kaq bukur sonte ma kanë ndriçuar. 

Diçka që ai s’e thotë !

Ka kaq vite që e njoh e kurrë s’e kam kuptuar
atë që ai dëshiron të thotë – atë që ai mendon,
atë shikim që mbaron me një fjali t’pa-përfunduar
kjo zemër e vëren por dot s’e deshifron.

Çdo mbrëmje kur dalim bashkë nëpër qytet
dhe e qeshura si mike e mirë na bën shoqëri,
përshëndetja e fundit e çuditshme mbet
prapë pa përfunduar, as vetë s’e di se si.

Edhe në çdo takim, edhe mbi çdo vërejtje
ai është i pakapshëm...nuk e mbërthej dot,
veçse e ndjej se në secilën përshëndetje
pas asaj ‘Mirupafshim’ ka diçka që ai s’e thotë.

E ku tretet e kaluara?

Ai e thërriste ‘zemër’ sa herë që e takonte
flokët e kërleshur me qejf ia ledhatonte,
sa herë fliste me të – e shikonte në sy
në këtë botë të egër, ajo ishte jeta e tij.

Ajo e dashuronte dhe e përqafonte gjatë
i dukej jeta e trishtë kur s’e shihte një natë,
mëngjeset e ditët më t’mira i kalonte me të
ai e kuptonte edhe kur heshtte, edhe kur lëshonte zë.

Ata ishin të lumtur po mbase s’e kanë kuptuar
janë aq shumë kujtime që bashkë i kanë krijuar,
nëpër ditët e errëta e të ndritura e plot shi
nga heshtja e saj e tek fjalët e tij.

E sot kur në qytet, ndonjëherë takohen
as nuk buzëqeshin, as nuk përqafohen,
një ‘Tung’ bashkangjitur me një shtrëngim dore
është thërrmija e ndarjes që shpie në fitore.

Frymo në heshtje at’ 

- Ky tunel qenka i gjatë
dhe i errët o at’
edhe dita tash është natë
nuk ka një pikë fat.

- Merimangat rrotull sillen
në flokët e mia fole kanë thur 
errësira në sy m’përdridhet
e më gjuan me gurë.

-  Po unë s’e shoh se t’kërkoj ty
që pesëmbëdhjetë vjet
s’po m’bëjnë dritë më këta sy
ecja o at’ po m’vret.

- Jam lodhur at’...jam lodhur shumë
se t’vërtetën e mora vesh
më zgjoi jeta nga ky gjumë
dhe shpirtin ma qoi peshë.

- Ty s’do t’gjej dot – e di
edhe po t’ec në tjerë tunele t’zi
edhe po u fala lakuriqëve nur
ty s’do të t’gjej kurrë.

- Andaj me lot edhe me shkrime
po t’lë t’frymosh në heshtjen time. 

Kështjella 

Jam bërë si kështjellë prej guri
e rrethuar prej një muri
mundohem të jetoj,
me cepa e kthesa mali
jetësoj ëndrrën e një djali
se s’dua ta dëshpëroj.

Mirëpo prapë mbes vetëm unë
ajo që pret mysafirë shumë
dhe përherë ju buzëqeshë,
sikur t’kem zemër gur
që nuk vajton kurrë
me siguri veten e veshë.

Se në mua në të ftohur
kanë kaluar shumë t’panjohur
me mijëra premtime,
por asnjëri shkallët s’i ngjiti
deri më sot asnjëri s’arriti
t’ngjitet në maje t’kështjellës sime.

Më fal ... por s’po më kujtohesh 

- Po ecja rrugës me shpejtësi
diku isha vonuar...
kur para syve më dole ti
fare pa t’menduar.

- “Më falni, mund t’ju ndihmoj?”
të thashë e mbushur frymë
por heshtja jote më bëri t’mendoj
ma lagu shiritin e memories si brymë.

- Mirëpo s’po të njihja ende
më kot t’shikova gjatë në sy
kur m’the se dikur zinim dy vende
në një jetë që jetuam të dy.

- Ah, sa keq më erdhi pastaj
kur m’u kujtua loja jote
e ndonëse s’kisha pasur faj
m’u duk se m’ra mbi supe pesha e një bote.

- Dhe buzëqesha me ngadalë
të lashë hapësirë që të tundohesh
e duke u larguar të thashë :Më fal...
por për besë s’po më kujtohesh”.

- Kurse ty të dhembi – e di
ma tha loti që t’piku në sy.

Mendim i një plake

- Ka kaluar kohë e gjatë prej asaj jete t’kaluar
kujtimet e mia tani ëndrra më duken,
tërë ato gjëra që dikur kam përjetuar
çdo ditë më tutje n’heshtjen e kohës zhduken.

- Kam nisur të harroj dhe ndonjëherë kam frikë
përveç kujtimeve, as veten s’e njoh më
më thonin se pleqëria zjarrin e fikë
por atëbotë unë s’tmerrohesha nga kjo gjë.

- Kurse tani jeta them se s’më përket
çdo nismë e re në palcë më tmerron
nuk e di e nesërmja – më pret a s’më pret
a ekziston diçka që sonte më gëzon?

- Me mendimet e mia bëhem pre e vetes
fjalët nuk i them...s’më pëlqen shumë të flas,
ashtu si mundem i dal përpara jetës
dhe gjërat e shkuara mundohem t’i lë pas.

Pasagjere e ndjenjave

- Mëngjesi iku...dita nisi mbarë
një vajzë e qeshur në rrugë kaloi,
këtë vajzë më herët s’e kisha parë
e prapëseprapë diçka m’kujtoi.

- ME zotësi mashtrimi t’përkryer
nga mendja e fshij mendimin e kotë,
rehatohem në një ulëse të thyer
dhe me kureshtje sodis një botë.

- Se këtu n’stacion të takimeve t’jetës
bota eksplorohet ashtu si do ti,
rrethanat njeriu ia krijon vetes
dhe duke e pritur shansin - rri.

- Por para meje prapë u shfaq ajo vajza e re
në një skenë tjetër, mes dy djelmoshave fisnik’ 
ku njëri i thoshte : “ Ti në dorë e ke “
kurse tjetri pëshpëriste: “ M’fal po m’duhet t’ikë “.

-Drama ishte e qartë, e vura re edhe unë
ai djaloshi i parë ishte dashuruar marrëzisht
por vajza si duket donte diç më shumë
...vëmendjen e tjetrit – përfundimisht.

- Sa perde u mbyllën e u hapën prapë
u shfaqën e u shuan mjaft mendime t’saj,
sa shpesh ai djalosh afrohej me vrap
e vinte pastaj tjetri dhe e bënte me vaj.

- Kështu ecte koha, ndërroheshin aktet e jetës
ajo vajzë akoma dot s’po e kuptonte
pse nuk mundej t’ia sqaronte vetes
ç’ndjente brenda n’zemër? Cilin dashuronte? 

- Derisa një ditë unë u nisa t’shkoj 
treni im i radhës sapo kishte lëshuar zë
dhe me shumë vëmendje vendosa ta shikoj
edhe një akt të dramës që s’do ta shihja më.

- Djaloshi i parë u largua e udhëtoi
djaloshi i dytë u kthye nga udhëtimi,
vajza të parin e përcolli – e përqafoi
kurse tjetrin e priti me lot gëzimi.

- E pastaj u ngrita dhe vazhdova rrugën time
( nuk dua t’gënjej )... fillova të qaj
dhe më n’fund e kuptova se ajo vajzë sublime
ishte pasagjere që shtegtonte nëpër ndjenjat e saj .

Shpërthim ndjenjash

Ti...motiv i vargjeve të mia
heshtje e fjalës sime
frymëzim i thënieve që them
më thuaj...
më trego pse të ndjej,
pse të dua aq fort,
pse o hije e lëkurës sime,
pse?!

Ti s’flet...e di,
s’e ndjen klithjen e heshtjes që e jetësoj në figurën tënde,
as frymën time s’e ndjen...
sepse s’të ngroh,
sepse frymoj në kohë pa kohë,
në epokën e krenarisë mashkullore,
vetmisë së zogjve shtegtarë
dhe në vendin që s’më përket.

Krijoj aty ku krijimi s’ka vlerë
ku dashuria nuk ndjehet
e edhe po u ndje...nuk shprehet.

Po ti?!
Frikësohem nga ti ndonjëherë,
nga ajo që të rrethon.
Të lus u dallgë e humbur – mos hy në fantazinë epokale,
mos e gjej veten aty ku nuk përket,
mos frymo me frymën e huaj,
mos!

Mos vrapo bashkë me kohën, po ec pas saj,
kupto nëse ndjen apo jo,
apo mos ndoshta unë po dashuroj pa kthim?

Heshtja e natës dhe fletës më lënë pa përgjigje
dhe ti nuk gjendesh rrotull.

Andaj të them ‘kërko’...
kërko brenda vetes atë që akoma e ke përbrenda,
kërkoje dhe falma mua, ngase dashuria ndjehet – nuk injorohet.

Kuptoje një herë e mirë dhe flaki tutje kthetrat e periudhës që po shkon
e hidhu i tëri në fantazitë e asaj ëndrre që e jeton në heshtje.

Eja tek unë...tek ëndrra jote !

Teoria e Darvinit

Ka kohë që gjithçka ka mbaruar
thjeshtë m’duhej kohë që ta pranoj,
veprimet duhej arsyetuar
që t’mundja t’i besoj e t’i kuptoj.

E sot çdo gjë e kam të qartë
ëndrra mbetet vetëm kujtim
që t’shkuarën me vete e bartë
porsi një vegim.

E nesër gjërat do të ndryshojnë
do t’jem duke i parë,
kohërat që para syve kalojnë
me fjalën e vrarë.

Por me kohën do t’mësohemi
t’lëshojmë veten në flatrat e gëzimit
me t’cilin do t’mund të adaptohemi
…bazuar në teorinë e Darvinit. 

Unë jam!

Unë jam erë mali e zhurmshme,
pelerinë që rri mbi mur,
jam hije e natës së turpshme
...ndoshta një figurë.

Unë jam Zot i vetes sime,
jam një pako me befasira,
ngërthej gëzime e trishtime
...qindra-mijëra dëshira.

Unë jam zanë e netëve t’vona,
engjëll bëhem kur do gjithësia,
jam qiell me yje – miliona
...kam teket e mia.

Unë jam flutur me shumë ngjyra,
lule kopshti që rritet pa fjalë,
jam qenie që bëri natyra
e krijuar me mall.

Unë jam bijë e dashurisë,
më ka krijuar mirësia,
jam skllave e ndjeshmërisë
t’cilën e rriti dhembshuria.

Në parzëm nëne...

Dr.Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj. Shollën fillore dhe të mesme ajo i kreu në Prishtinë. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi po në Prishtinë. (Kunati im Avni A., shoku i saj i studimeve, më tregon se Flora normalisht erdhi në Fakultet e hipur mbi një motocikletë të tipit "Vespa", diçka më shumë se e rrallë në atë kohë, shënimi i Ullmarit). Një kohë (1973-1981) punoi gazetare më të përditshmen ”Rilindja” në Prishtinë. Ka punuar edhe me redaktimin e revistave ”Kosovarja” dhe ”Teuta”...

Verma emrin tim


Nëse më njeh – e di emrin tim
ka emrin e fluturimit
nëse e di emrin tim mos më thirr fluturim
Nëse më ke parë – e di kush jam
i kam krihet e thëllëzës
nëse e di kush jam mos më thërrit thëllëzë

Nëse ke dëgjuar këngën time – e di si këndoj
vëlla e kam bilbilin
nëse e di si këndoj këngën mos ma ndal

Nëse lotët i urren – e di se unë nuk qaj
qyqen nuk e kam fis
nëse e di se nuk qaj mos më thuaj se nuk ndjej



Gruas



ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
në aneminë e fjalës
ç’fsheh

barrën e dhjetë
apo vitet e tua

ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
zërin e t’yt shoq
apo në përkëdhelje të humbur

ç’ruan në aneminë e fjalës
këngën e heshtur
apo një pranverë të sosur

ç’ruan
kur përkund kohën në djep
ç’ruan
ç’fsheh

Liria


Liria
Fluturim zogu
Në dritare

Zgjim mëngjesi
Duar hapur

Është
Hënë
Prapa grilave
Liria
Erëgruri
I porsakorrur

Lojë e fëmijëve
Gaz e vaj

Është
Grua
E çliruar nga barra

Liria
Foshnjë kuqërreme
Në parzëm nëne

Si duket oh si duket
Liria

Gjarpri


Në themel të shtëpisë
I ftohtë
Në këmbë e dorë
Gjarpër
Rrotull meje
Gjarpër
Ndërron lëkurë
Ti ndërron lëkurë
E gjarpër je
Rrotull meje



Në mes shtratit një trëndafil


Valdete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim.
Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La  Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.
Ka botuar veprën  me poezi “Mos e zgjo dhimbjen”.
 PËR TY
Mendoj për ty
Për qiellin e përhimët
Për jetën që djegë dhe ikën
Për ty mendoj
Për bukurinë tënde
Kur ti nuk flet
Nuk di asgjë për ty
Të shikoj si ekziston
Afër jetës sime
Sikur një ëndërr e fundit
Sikur e vetmja ëndërr...
QETЁSIA
Larg shumë larg
Era fishkëllen nëpër valë
Trenat s’bëjnë zhurmë nëpër natë
Unë shikoj dritat nëpër shtëpitë
Nga një dritarez e vogël
Gështenjat që valëzojnë në këtë erë
Ngjyrën e përhimët të qiellit që rrënohet

S’ndjej lëvizje rreth meje
Diçka më zë frymën
Shpirti do të më dalë

Këtë qetësi të rëndë
E kam mike
LARG TEJE
Larg teje ëndërrova
Për trenat që shkojnë
Duke bartur trupa të rinj
Që treten nëpër qytetet e huaja
Në orët e ëndrrave
Që shpërthejnë rrugëve
Theva neonin tënd
Ty që të dua më shumë se veten
Të pashë të zvogëluar në atë vend
Duke pritur kalimtarë që pyesin për orën
Kjo është ajo jetë e jona
Që na flakëron
Për t’u shuar diku në dekor dimri
Kohë buzëqeshjesh
Kohë vuajtjesh bashkë
ILUZION
Një siluetë u ndal poshtë shtëpisë sime
Ndoshta je ti apo hija jote
Ndoshta iluzion i hapave tu
Është vetëm një taksi që pret dikë
KЁTU
Qetësia e qytetit më pëshpërit si zakonisht
Era rrëshqet nëpër dritat e natës
Në kërkimin e një shikimi që ka dallim
Kjo natë me këtë qetësi misterioze
Pasqyron sytë e fiksuar
Në një imazh të saktë të dëshirës
Një fytyrë u përngjan
Fjalëve dhe parfumeve
Që ndihen në këtë qytezë
Ku njoh disa rrugë këtu
Dhe një liqe...
ÇKA DIMЁ
Dimë  të ledhatojmë një lëkurë
Të puthim një gojë
Ne dimë t’iu themi
Tung! Mirë! Ju si jeni?
Njerëzve që mezi i njohim
Ne kemi frikë të jetojmë
Dhe vdekjes ia kemi frikën
Shpesh na ndodhë
Që të mos dimë çka duam
Nuk kemi kurrfarë kënaqësie
VONЁ
Harrova se kush ishe
Vonë u bë për mua
Zemra më fluturoi
As që mundohesh ta zësh
Sytë më shkëlqejnë
Nga idetë e zbehta
Bota ime është e kristaltë
Çdo gjë e tejdukshme

Vuaj në qetësi
TЁ PRITA
Të prita gjatë
Të kthehesh
Me ditë me javë me muaj
Ndoshta më shumë

Derisa e kuptova
Se nuk më do më

Dhe as që do të më kthehesh
Ndonjëherë...
BESOJA
Qetësia është tradhti
E mbështjellë me dhimbje

Gjëja e fundit që vdes është shpresa
Ti do të jesh gjithmonë në mua
Në ëndrrat e mia.
Besoja në dashuri të përjetshme
I besoja qiellit
Me vite ndryshuan ëndrrat
Ylberit iu zbehën ngjyrat
Një jetë nuk më mjafton
Të të harroj
PSE
Hidhërohem
Pse të desha
Pse të dua
Pse do të të dua
Përgjithmonë
Hidhërohem
Pse i pata
Sytë e mbyllur
Kur të pashë
NЁ SYTЁ E MI
Hyre në jetën time
I tejdukshëm
Në zemër asgjë
Nuk më gëzon
Ato ditë nuk do t’i ndërroja
As me margaritarët e botës
Asgjë nuk shkëlqen
Më shumë në sytë e mi
Larg teje
Plot dhimbje
DUHET
Duhet të jetoj që të ekzistoj
Duhet të këndoj që të mos qaj
Duhet të buzëqesh që të mos vuaj
Duhet të dashuroj që të mos harroj

Megjithatë jeta vazhdon
Edhe pa Ty
TI
Edhe njëherë
Le buzët e tua
Të rrëshqasin në të miat
Edhe njëherë
Dua të ndjej prekjet e tua
Edhe pse më bëjnë
Që trupi të më rrëqethet
Dua të mos zgjohem kurrë
Nga kjo mrekulli
E fshehtë shpirtrash
NJЁ ЁNDЁRR ME TY
Aurora e një udhëtimi
Numëronte njëmijë e një net
Valë nëpër mjegulla
Duke kërkuar kohën që ikë
Qenie të larguara
Të mashtruara me yjet
Të bashkuara me dritën e hënës
Të përkundura në zemrën time
Të pushuara në kujtimet që flenë
E përjetoj dashurinë tonë
Të përqafoj
Një ëndërr me ty
Më lehtëson jetën
Ende të dua
DASHURI E HUMBUR
Mbrëmja bie
Me peshën e saj
Mbi liqe
Shoh zjarr
Afrohem
Sytë më shkëlqejnë
Qaj vajtoj
Për një dashuri të humbur
Ndoshta jam në ëndërr
Ëndrrat janë të paqarta 
Edhe shumë të zeza janë
Fundja e fundit do t’i ngjyrosë
Do të përziej ngjyrat e tyre
Botën nuk e kam larg
I shoh dritat
Edhe toka mund të bëjë zhurmën që do
Dikush do të më ndiej
Ndoshta kërkoj tepër
Do të ndaj ngrohtësinë e shpirtit
Në qoftë se bota ndryshon...
SHI NË ZEMRËN TIME
Jashtë bie shi
Si në zemrën time
Ato pika që bien në tokë
Lot vuajtjesh
E lot qetësie janë
Rikujtoj shikimin tënd
Zemrën tënde
Duart tua
Zërin tënd
Që aq shumë i dua

Jashtë bie shi
Si në zemrën time
Që thotë pa u hamendur
Oh sa të dua
Frikohem nga amshimi
Frikohem nga fjalët e mia
Nga të gjitha frikohem
Ti nuk je me mua
Por dashuria që kam për ty
Më mban në jetë
Derisa të shkoj larg nga këtu
Ndoshta sot, nesër, më vonë
Do të vij të të shoh TY
Dhe shiun që nuk ndalet
EH
Sikur ta kisha ditur sa të dua
Do të kisha dashur edhe më shumë
E ti më fale harresën
Ajo që është më e rënda
Si vdekja
Kurse unë prapë të pres
Të më duash
Të të rikujtohem
Për këtë jetoj
Dhe për ty
NË KËTË VEND
Kopshtet kanë lule pa erë
Dëshirat janë vuajtje
Parajsa të ndërtuara me shpirtra
Zjarret flenë
Yjet janë prej gjaku
Çmenduria të mbanë për dore
Djalli ka buzëqeshjen
Frika të thurë harresën
Ëndrrat gri shpresat zi korb
Shpirtra të palosur në valixhe
Margaritar të mërzitur
Në gjokse të vuajtur.
Hijet e vesës humbin kujtimet
Dëshpërimet trillojnë përralla
Lotët e derdhur thahen
Pa i parë kush
Mëngjesi prapë agon
Në këtë vend tmerri
NË QETËSINË E SHPIRTIT
Dua ta shuaj zjarrin
Që djegë dëshirat
Në qetësinë e shpirtit
Ndiej zërin tënd
Një e kaluar që rikthehet
Rijeton në mua
Ma ledhaton jetën
E qëndisur me vuajtje
Që më lidhi me ty
E ti ma fale
Harresën ...
NË SHPIRTIN TËND
Bleve kënaqësitë
Në duart e grave
Huazove buzëqeshjet
Gjërave që kanë shpirt
Dëgjove këngë dashurie
Te varrezat.
Edhe nëse jeton
Në gjeth të tharë
Në shpirtin tënd
Dua të vdes
MË THUAJ
Më thuaj diçka pa lidhje
Bëj çka të duash
Vetëm eja sonte
Nëse vdekja
Ka shikimin tënd
Le të vdes sonte
Pa menduar
Dhe para se të vdes
Të lutem më puth
Dashuria le të vdesë natën
Vishu me trupin tim
I shto pak ngjyrë të kuqe
Sepse dua t’ju përqafoj
Ty dhe vdekjen
PRES
Dëgjoj klithma grash
Një gjitar kënaqet
Duke dhënë shpirt
Bubullimat e dashurisë
Mbi gjokset e lakuriqësuar
Shëtitin një të panjohur
Unë pres e merakosur
Buzëqesh duke qarë

Një zë i keq më vjen
Duke pëshpëritë
Kurrë më...!
Kurrë më...!
JETA NUK ЁSHTЁ KЁNGЁ
Në këtë orë të natës
Pa lëmoshë pa identitet
Në faculetë letre lash buzët
Tufë flokësh të pathinjura
Një shami të mëndafshtë
Lapsin plot shpresë e lash
Zërin tënd të humbur
Që vetëm unë e ndjej
Si këngë mallëngjyese

Jeta nuk është këngë
TЁ DUA KËSHTU
Qepa fustan prej qielli
Kisha flokët si flamur
Valonin në puhi këngësh

U takova ballë për ballë me qiell guri
Krimbi i krimbave më pëshpëriti
Të dua kështu lakuriq

Atëherë humba çdo gjë
Më mbeti vetëm lëkura
TЁ GJITHA KЁTO I DO
Qindra betime tërë jetën
Për një orë për çdo natë
Në gjithë pranverën do

Në mes shtratit një trëndafil
Që lexon dëshirat e tua do
Zjarrin që ndez qoshet e syrit 
Kënaqësitë që përjetohen si dashnorë çift
Të gjitha këto i do para se të mplakesh
Para se të të shpijnë prapa asaj dere
Ku diejt mbyllen

Le të më lagë shiu i Prishtinës...



Visari u lind në vitin 1952 në qytetin e Durrësit, ku familja e tij banonte në një cep magazine të braktisur në rrënojat e ndërrmarrrjes hekurudhore, pasi babai i tij Hekuran Zhiti me profesion mësues, ishte dëbuar nga qyteti i Beratit si i padëshirueshëm për regjimin, pasi në vitin 1947 ishte dënuar me burg politik si armik i popullit dhe partisë, së bashku me njërin nga vëllezërit e tij i cili vdiq në tortura gjatë hetuesisë. Pas shumë kërkesave dhe me ndihmën e disa të afërme, aty nga fillimi i viteve 60-të, më në fund Hekuran Zhitit i dhanë të drejtën që të punonte si mësues në fshatrat e Myzeqesë. Aty në qytetin e Lushnjes ku u vendos familja e tij, Visari mbaroi dhe shkollën e mesme me rezultate shumë të mira. I dhënë i tëri pas librave, kur nuk ishte më shumë se 13 vjeç, ai filloi të shkruante poezitë e para, por për të botuar do të duheshin edhe disa vjet të tjera, kur mësuesi i letërsisë Faslli Haliti, mundi që ti botonte një poezi të vetme në revistën "Nëntori". Ndonëse dy vëllezërve që ishin më të mëdhej se Visari, nuk ju ishte dhënë e drejta për të vazhduar studimet e larta, aty nga viti 1972 në kuadrin e një liberalizimi të jetës politiko-shoqërore, ose më saktë në një depresion të luftës së klasave që ndodhi në fillimin e viteve 70-të, Visar mundi që të përfitonte një të drejtë studimi për të vazhduar Fakultetin në qytetin e Shkodrës, në degën Gjuhë -Letërsi. I dhënë marrëzisht pas poezisë, edhe gjatë viteve të fakultetit, Visari nuk ju nda asaj dhe së bashku me dy shokët e tij Agim Spahiu e Simon Vrusho drejtonin rrethin letrar të shkollës. Asokohe ndodhte që jo rrallë, poezitë e tija t`ja grisnin nga stenda letrare dhe të thërritej në Katedër nga ana e sekretarit të partisë së Fakultetit, për arsye se "poezia e tij nuk ishte në binarë".
Peripecitë e librit të parë
Ndonëse pati disa probleme të vogla me poezitë që vendoseshin në stendën e fakultetit, asokohe Visarit ju botuan dy tre cikle me poezi në revistën letrare "Nëntori" dhe gazetën "Drita". Pas këtij suksesi, (siç konsiderohej asokohe për çdo letrar të ri botimi i një cikli me poezi) Visari mblodhi disa nga poezitë e tija më të mira dhe i përmblodhi ato në një libër, të cilin e dorzoi në shtëpinë botuese "Naim Frashëri", redaktorët e së cilës e mirëpritën dhe e miratuan për botim. Ëndërra e poetit të ri Zhiti, për botimin e një libri me poezi, nuk ishte e thënë që të bëhej realitet, për arsye se në atë kohë u mbajt Pleniumi i IV-të i K.Q. të PPSH-së, ku u dënua dhe u godit liberalizmi në Art e Kulturë. Pas këtij Pleniumi, u bllokun shumë libra që ishin botuar dhe u ndalua shpërndarja e tyre, siç ishin libri i Fatos Arapit "Më jepni një emër", i Petro Markos në prozë e poezi etj. Përveç shumë librave që u ndaluan, asokohe u dërguan për rishikim dhe shumë të tjerë që prisnin botimin për tu riparë nga redaktorët e komisjonet përkatëse. Në atë proçes që filloi në shtëpinë botuese "Naim Frashëri", libri i Visarit u quajt "me të meta ideore dhe me ndikim nga poezia dekadente". Mbas diplomimit në degën e Gjuhë-Letërsisë në fakultetin e Shkodrës, Visari u emërua si mësues në fshatin e largët malor Vilë, që ndodhet në mes Kukësit e Peshkopisë. Edhe pse nuk mundi ta botonte dot librin e parë me poezi, ai vazhdoi të shkruante përsëri dhe arriti që të botonte disa cikle të tjera me poezi në "Nëntori" dhe "Drita", me ndihmën e Xhevair Spahiut, Bardhyl Londos e Zija Çelës të cilët e vlersonin talentin e tij. Pas botimit të këtyre cikleve, ai përgatiti dhe dorzoi për botim dy libra të tjerë të cilat i titulloi "Mermeri i ditëve tona" e "Dhe kjo është jeta ime".
Arrestimi më 8 nëntor 1979
Pas interesimit për botimin e tyre, përgjigjiet nga shtëpia botuese "Naim Frashër" filluan t` i vinin gjithnjë e më të ashpëra. I dezilizionuar pa masë nga kjo gjë, ai i shkroi një letër Dritëro Agollit që asokohe ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Agolli në përgjigjien që i ktheu, ja vlersonte poezinë e tij dhe i jepte kurajo për të shkruar përsëri, por pa kaluar as një vit nga ajo letër, më 8 nëntor 1979, atë e arrestuan. Arrestimi i tij u bë në mes të ditës në qendër të qytetit të Kukësit, teksa ishte duke biseduar me regjizorin e Teatrit të Kukullave, për t` i shkruar një skenar. Në atë kohë që ndodhi arrestimi, Visari kishte plot pesë vjet që jepte mësim në fshatin e largët Vilë, ku banorët e tij kishin një respekt të jashtëzakonshëm dhe për çdo gëzim, atë e vinin në krye të oxhakut. Sapo në atë fshat u hap lajmi që ishte arrestuar mësuesi, disa pleq të vjetër të prekur rëndë në sedër nga ajo që kishte ndodhur, zbritën në qytetin e Kukësit duke bërë rreth pesë orë në këmbë dhe morën takim me Kryetarin e Degës së Brendëshme. Ata i kërkuan atij arsyet e arrestimit dhe i dolën garant se Visari ishte i pafajshëm. Atë veprim e bënë, për të shfajsuar fshatin e për ta liruar atë nga turpi, që nuk kishte gisht në spiunimin që i ishte bërë mësuesit të tyre. Pas arrestimit, Visarit i bënë dhe dy kontrolle: një në dhomën e tij në fshatin Vilë dhe tjetrin tek shtëpia e prindërve në Lushnje, ku i sekuestruan një valixhe me dorëshkrime (gjithsej 39 fletore) ku kishte poezi, prozë, ditare etj.
Hetuesi: fol për Kadarenë
Arrestimi i Visarit, erdhi pas denoncimit që i bënë redaktorët e libri të tij në shtëpinë botuese "Naim Frashëri", që e cilësonin si armik dhe akuza ndaj tij ishte: Nxirës i realitetit kundra realizmit socialist dhe poezi me ekuivoke kundra partisë e udhëheqësit të saj". Edhe një kartolinë që ai ja kishte dërguar mikut të tij poetit Frederik Reshpeja, ju quajt armiqësore, pas aktekspertizës që i bëri një shkrimtar i njohur i asaj kohe. Për ta kopsitur mirë dosjen e tij "armiqsore", Sigurimi detyroi disa mësues, që të dëshmonin kundra kolegut të tyre të shkollës. I vetmi që nuk pranoi të dëshmonte kundër tij, ishte shkrimtari Ylli Xhaferi, që punonte mësues në Kalisë të Kukësit, i cili përkundrazi dëshmoi në favor të Visarit duke e çmuar atë si poet. Gjatë hetuesisë në birucat e Kukësit, hetuesi i cili e kishte mbështetur akakuzën në bazën e dëshmive të redaktorëve të "Naim Frashërit", në mes të tjerash i kërkoi Visarit, që ai të fliste për romanin e Kadaresë "Dimri i vetmisë së madhe". Lidhur me këtë, vetë shkrimtari i famshëm Ismail Kadare, në një nga veprat e tija (Pesha e kryqit) të botuara pas viteve 90-të, ka shkruar:" Visar Zhitit, një poeti të ri, gjatë hetuesisë i kërkonin që të komentonte romanin tim "Dimri i madh", sepse duke qenë armik, ishte i aftë që të gjente gjërat armiqsore në atë libër". Përveç akuzave që Visarit i bënin për dy librat që kishte dorzuar për botim, atë e akuzonin se kishte përkthyer nga rusishtja poezinë "Molla" të Jevtushenkos dhe lexonte poetët e tjerë dekadentë Zhak Prever, Bodler e Fishtën.
Gjygji, 10 vjet burg Pasi kaloi nëtë muaj në hetuesi duke i provuar gati të katër stinët aty në qeli, Visari doli në gjygj aty nga mesi i prillit i vitit 1980-të. Gjygji u bë në qytetin e Kukësit me dyer të hapura dhe me ftesa, duke zgjatur për dy ditë. Visari nuk i pranoi akuzat që i bëheshin duke u shprehur:" Në letërsi gjërat janë gjithmonë subjektive dhe si të tilla ato lënë mundësi për keqinterpretime. E për këto nuk mund të quhesh armik". Pas këtyre fjalëve, prokurori e akuzoi atë se po bënte përsëri agjitacion e propagandë dhe aty në sallë. Në përfundim trupi gjykues e dënoi me dhjetë vjet burg politik dhe heqjen e të drejtës së botimit përgjithmonë kur të dilte nga burgu. Tre katër vitet e para të dënimit, Visari i vuajti në burgun e Spaçit duke punuar me tre turne nëpër galeritë e minierave të piritit. Më pas ai u dërgua në kampin e Qafë- Barit (Pukë) duke punuar në minierat e akullta të saj, që dikur specialistët sovjetikë i kishin cilësuar si të papërshtatëshme për të punuar fuqi njerzore. Edhe në ato kushte Visari gjente mundësinë për të shkruar poezi të cilat ua jepte për ti lexuar shokëve të tij, Halil Lazes, Ismail Farkës, Zydi Moravës, Maks Velos, Maks Rakipit, Astrit Xhaferit, Robert Vullkanit Valer Dyrzit etj. Gjatë afro tetë vjetëve në ato burgje, ai shkroi rreth 400 poezi duke i nxjerrë të gjitha prej andej, me anë të nënës së tij kur i vinte për takim. Po në burgun e Spaçit ai shkroi dhe një roman të vogël, i cili i humbi gjatë kontrolleve që bëheshin nga komanda e kampit.
Dalja nga burgu
Nga dhjetë vjetëshi i dënimit, Visari mundi që të fitojë me punë dhe nga amnistitë afro dy vjet, duke dalë nga burgu në vitin 1987. Atë e dërguan të punonte si punëtor në fabrikën e tullave në Lushnje, pasi i ishte hequr e drejta e profesionit të mësuesit (si ish i dënuar politik) ku punoi deri në vitin 1991, kur filluan proçeset politike. Me hapjen e të parës gazetë opozitare në Shqipëri, "Rilindja Demokratike", Visari u caktua aty si gazetar. Pas disa kohësh, ai shkoi në Itali ku bëri një stazh gazetarie në disa nga gazetat më prestigjoze si "Coriera del`a sera" etj Gjatë periudhës së qëndrimit në Itali, ai botoi artikuj të ndryshëm aty dhe në Zvicër. Pas kthimit nga Italia, ai u emërua si Drejtor i Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri", e më pas u zgjodh si deputet i Lushnjes në Kuvendin Popullor. Pas disa kohëve, ai u emërua këshilltar për Kulturën në Ambasadën shqiptare në Itali ku punoi për tre vjet me rradhë, deri në 1997-ën.
Vlerësimi si poet
Pas daljes nga burgu, Visari vazhdoi të shkruante poezi dhe ëndërrën e tij për të botuar e bëri realitet vetëm pas viteve 1991. Që nga ajo kohë ai ka botuar tetë libra në poezi e prozë dhe tre përkthime. Ai është vlersuar mjaft si poet jo vetëm në Shqipëri ku ka fituar dy çmime, por dhe në Itali ku është fitues i gjashtë çmimeve të ndryshme. Në Itali ai është zgjedhur antar i Akademisë së Arteve të Bukura për Letërsinë dhe Shkencën "Alfonso Grassi". Poezia e tij "Elegjia e të mbyturve të Otrantos", është lexuar në RAI DUE dhe është shpërndarë si fletpalosje duke u caktuar si temë hartimi për nxënësit e shkollave. Shtypi italian e ka vlersuar mjaft poezinë e Zhitit dhe për të është shprehur personalisht poeti Mario Luzi që vlersohet më i miri në Europë (kandidat për çmimin Nobël) dhe poeti nga Milano, Franko Loi. Poezia e tij është e përkthyer dhe është futur në disa antologji poetike angleze, gjermane franceze, maqedonase, greke, izraelite, polake dhe hungareze dhe ai është ftuar në disa Festivale Ndërkombëtare poezie si në Itali, Rumnai e Strugë. Po kështu një libër poetik i Zhitit është përkthyer dhe në Rumani. Gjatë festimeve të mëdha me rastin e ardhjes së mijvjeçarit të ri, italianët i kushtuan Romës "Kryeqytetit të Përhershëm të Kulturës" disa poezi të autorëve botërorë, duke i vënë nëpër vende të ndryshme të qytetit. Kështu poezia e Janis Ricos u vendos te Koloseu, e Gëtes tek Stacioni i trenit, kurse e Visar Zhitit u vendos në "Pjaca Navona". Kohët e fundit ai është përfshirë në Enciklopedinë italiane "LA PICCOLA TRECCANI" Dizionario Enciclopedico, (Volumi XII. faqe 1077) për të cilin shkruhet: "Visar Zhiti-Poet shqiptar (Lindi në Durrës në vitin 1952) Më 1979 dënohet me dhjetë vjet burg për poezitë e tija "dekadente dhe intimiste". Përmbledhja e tij, nga "Kujtesa e ajrit" 1933 te "Dyer të gjalla" 1995 që dëshmojnë dhe vitet e burgut e zbardhëllimën e demokracisë, karakterizohen nga kërkimet stilistikore gjithë semantikë në të cilat shquhen jehonat si në hermetizimin italian dhe te poetët rusë dhe francezë".

Shiu i Prishtinës

Le të më lagë shiu i Prishtinës,
ecjen ma bën të perëndishme.
Perlat e tij si emocion shndritës
ranë mbi supet e ardhjes time.

Mos më futni në klube, çadër nuk dua,
le të më lagë shiu i Prishtinës.
Dhimbja ime kaq shumë u gëzua
ashtu si shpirti i vetëtimës.

Vështroj statujat, i tëri goditës,
u heq shpatat, të hekurtat këmisha.
Le të më lagë shiu i Prishtinës,
i shenjtë, i shenjtë si përtëritja.

Humba mes resh, anonim i gjithë,
si vjeshta u bëra, më mahnitës.
Që fatin tim të njoh, të bukurisë,
le të më lagë shiu i Prishtinës.

Pemet vajtosa

Pemët
më të trishtuara në botë
janë në Prishtinë.

Vajtojnë rrugëve,
janë vetë vajtimet.

Në trup u dhembin
si fasho plagësh
lajmërimet e bardha të vdekjeve.
O Zot! Do të varrosin
përsëri ata që i vranë
dhe i hodhën në gropat e përbashkëta
të luftës!

Nga vdekja
të heqësh vdekjen.

Varroset shpesh këtu e njëjta pafajsi,
ma thonë pemët, Hekubat e vajtimeve.

Dhe unë ngrij si ato rrugëve të Prishtinës.


Ne nje takim nderkombetar poezie


Të bukura janë poezitë e botës,
gjithë mister si sy dashurie.
Por kur lexon poeti i Kosovës
loti rrjedh e përndriten hijet.

Të çuditshme janë poezitë e botës,
si ashensorë të çojnë nëpër yje.
Por kur lexon poeti i Kosovës
ferri tronditet, portat Skee thyhen.

Paradokse janë poezitë e botës,
kollona ajri tempujsh t’vërtetë.
Por kur lexon poeti i Kosovës,
ujvara Agimesh derdhen mbi jetë

Atje ne Kosove

Atje, cudi,
je dhe pa qene. S'eshte larg
fare.Dhe s'te duhet te udhetosh
gjithe jeten. S'eshte ishull.
Vazhdimi yt eshte, neper gjak
dhe s'di te arrish atje
si ne enderren e nje planeti
tjeter.Bota

ndjek me ankth beteja qe perseriten
pa meshire.Si te ishin hije gladiatoresh
dhe tigrash te padukshem. Cahet mishi i
popullit, Shqyhen gojet e pushtimit
breda teje
dhe mbi peisazhin e hershem,
te permbysur.

Meridianet te gurte-
shkallet te amfiteatrit.
Zeri im ze syte me duar
per te mos pare vrasjet.
Une bie mbi veten,
Te tjera vetvete bien mbi mua.
Kufomat e mija te pafundme
behen muri rrethues i vdekur
i nates se asgjese.

Ditelindja ime ne qeli

Eshte dita e dyte e dimrit
Dhe une kam ditelindjen.
Jam fare i vetem, aq me teper i arrestuar.
Tani sa m’u zhduken fantazma e nje tavoline
Dhe fantazmat e kitarave
Me shishe vere nder duar.

Kurse urimet
“U befsh 100 vjec”, “me nje nuse”,
“lumturi” e te tjera
para syve me lekunden
si nje tufe me kordele te zeza.

Mbusha 27 vjec,
Ne kete moshe vdiq dhe Migjeni.
(Poezia eshte prostituta qe me denoncoi tek policet!)
Qelia, si nje vagon absurd treni
Rrokulliset,
Rrokulliset.

E ja mbeti gjalle, por c’fat eshte per mua
Kur dhe krahet paqesore te zogjve
Do me duken si teh thike.
Me kapen se paskam patur mendime te ndaluara,
Se paskam shkruar gjera hermetike.

Por me hermetikisht me mbyllen keta
Qe na qenkerkan per menimin e lire, patjeter.
Koka poshte me ra
Si nje abazhur i lodhur
Me llamben te djegur.
C’te bej? I lutem te me shpetoje vjershes:
Ti qofsh Shen Meria
E une qofsha prej teje i bekuar!

Ja, une pranove te mbush 100 vjec,
Por me ke kam per tu martuar?
Me Ana Kfrankun natyrisht,
Ajo eshte e dashura ime,
Qe do me prese me mall.
Me ato pak reze qe rane ne qeli rastesisht
Do thurr
Kuroren e do t’ia ve mbi balle.

Ana Franku
Mbi gjoksin tim ka per t’u shplodhur
E lumtur do qaje, e brengosur do qeshe.
Po, po, keshtu ka per te ndodhur
Se jo me kot u bera
(pas vdekjes) 27 vjec.


Greve urie

Edhe brenda në burg

ka prapë një burg.

Të fusin brenda

po s'punove p. sh.


Ti, i shtrirë mbi dyshemenë

e birucës së arkivoltë, sot s'hëngre bukë.

As dje. As pardje. As para 3 ditësh.

Që kur mbaroi lufta e dytë botërore.

Dhe s'do hash as nesër, as pasnesër

as i vdekur.


- Ngorthç! - tha polici ditën e parë.

Të dytën u zgërdhi si një çizme e shqyer.

Heshti të tretën.

Njollat e murit i dridheshin mbi fytyrë.

Ditën e katërt: ha! - të tha.

- Ç'ke, të pyeti ditën e pestë.

Pastaj erdhi dita e gjashtë. Në fakt

asgjë s'erdhi. Dita e shtatë u fsheh

pas të nëntës. Viti i parë i Krishtit

u hodh para festave të Nëntorit.

Ditvdekja e diktatorit vononte. Ngulte

këmbë si mushka.


Por erdhën ata të komandës

në birucën tënde.

Kokëposhtë ishin të gjithë. Se

reflektoheshin në pjatën me supë

të ftohtë. Si sy qiklopi - pjata.

Bukën e hanë minjtë që lëvrinin lirshëm -

nota muzike mbi vijat e ... doktrinës.

Muret

vallzojnë. Herë afrohen, herë largohen.

Një britmë vrapon zbathur

nëpër koridor.

Brumbujt u trembën. Shih si dalin

nga të çarat e kujtesës pa kafkë.

Njolla drite

se nga ranë,

si të vjellat e ditës së sëmurë.

Në votimet e 9 shkurtit 2025 , duhet ndëshkuar mospunën dhe mungesat e panumërta të ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kërko brenda në imazh  Është mjaft shqetësues fakti se përkundër asaj, që me njerëz nën aktakuzë, e integritet të dyshimtë, të dënuar, apo e...