2012-08-22

Mirëmëngjes, baba!

Nga Flori Bruqi-Prishtinë

Kozeta Zavalani (Qirjo) lindi në Korçë në 8 mars 1958. U diplomua në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës më 1982 dhe në vitin 1985 është specializuar për gazetari. Eshtë nënë e dy djemve, Mendit e Mikelit dhe bashkëshorte e mjekut Gjergj Zavalani. Ka punuar në Televizionin Shqiptar e tani është kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim” organ i Shoqatës “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” që drejton. Është zgjedhur ”Ambasadore për Paqen” nga Federata e Familjes për Paqen Universale, ndërsa "Connect Us Communications Canada" në edicionin e vitit 2007 ka shpallur Kozetën një ndër gratë e vitit 2007 (Woman of the World – 2007). Eshtë anëtare e World Poets Society (W.P.S.), Union of Poets & Writers dhe Poetëve për të Drejtat e Njeriut. Në 2009 është nderuar me Çmimin e Dytë në Takimin e Poeteshave Shqiptare në Vushtrri dhe Çmimin e Parë për cikël me poezi nga Redaksia NOSITI. 


Kozeta Zavalani.jpg

Ka qenë bashkautore në 1976 në librin me poezi “Këngët e para” dhe në 1978 në vëllimet me tregime 2-4-6 “Heronj të heshtur”. Ka botuar nga 1997-2002 gazetën periodike të SHGPA-së “Edhe menaxhere”. Në vitet 2000 – 2002 vëllimet 1 e 2 të librit “Gra që më kanë frymëzuar” dhe në anglisht “Women who have inspired me”. Në 2005 botoi vëllimin ”Halfworld”, në 2007 vëllimin ”Gjysmëbota” dhe Buletinin “Të Drejtat e Njeriut” botim i QSHDNJ. Në 2010 -vëllimi poetik “Shtegtare”.





Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, kushtuar gruas në vende të tilla si në Holandë, Itali, Amerikë, Poloni, Marrok, Norvegji, etj. Ka kryer një sërë kualifikimesh pasuniversitare dhe ka kontribuar si lektore në konferencat : “Mbi menaxhimin e kohës” nga Vrije University, në Amsterdam të Holandës, “Burimet njerëzore dhe lidershipi” nga Instituti ISIDA në Palermo të Italisë, ku është laureuar me titullin: “Doktor”. Tani është kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim” organ i “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” një shoqatë që ka themeluar për të ndikuar në forcimin e familjes, nën parullën “Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme”.



 Si anëtare e Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtarë Profesionistë dhe Rrjetit Botëror të Grave, bashkëpunon me shoqatën “FIDAPA”në Itali, “Women and Peace”, UNESCO në Greqi, “Dirigenteas” në Paris, WIN - Zvicër, “Women Abroad” Angli, GlobeWomen, CIPE, TIAW dhe WIPP në Uashington D.C. etj.


Nga Konferencat Ndërkombëtare ka marrë frymëzim për librat “Gra që më kanë frymëzuar” dhe “Gjysmëbota”, intervista me gra të suksesshme nga vendi dhe bota, realizuar në harkun kohor 2000-2007. Është zgjedhur ”Ambasadore për Paqen” nga Federata e Familjes për Paqen Universale dhe "Connect Us Communications Canada" në edicionin e vitit 2007 ka shpallur Kozetën, ndër më të mirat; “Women of the World - 2007”. Është nderuar me Çmimin e dytë në takimin e poeteshave shqiptare në Vushtrri dhe Çmimin e parë për cikel me poezi nga Redaksia NOSITI Në "Netët Korçare të Poezisë" korrik 2010 fitoi "Cmim Special" për krijimtarinë letrare me nivel të lartë artistik, duke sjellë vlera të spikatura dhe të qendrueshme në fushën e poezisë.



Botime nga Kozeta Zavalani

 Në 1976 bashkautore në librin me poezi “Këngët e para” dhe në 1978 në vëllimet me tregime 2-4-6 “Heronj të heshtur”. Ka botuar nga 1997-2002 gazetën periodike të SHGPA-së “Edhe menaxhere”. Në vitet 2000 – 2002 vëllimet 1 e 2 të librave “Gra që më kanë frymëzuar” dhe në anglisht “Women who have inspired me”. Në 2005 botoi librin ”Halfworld”, në 2007 vëllimin ”Gjysmëbota” dhe Buletinin “Të Drejtat e Njeriut” botim i QSHDNJ. Në vitin 2010 -vëllimin poetik “Shtegtare”.

Skeda:Gjysmëbota.gif

Titulli: Gjysëmbota 
Mbresa, biografi, intervista
Autore: Kozeta Zavalani
Shtëpia botuese: Medaur
F. 336
Pesha: 0.44 kg
ISBN: 978-99943-59-29-5


"Gjysmëbota" mbresa, biografi, intervista me Autore Kozeta Zavalani. Shtëpia botuese "Medaur", faqet e librit 336. ISBN 978-99943-59-29-5


Në librin:"GJYSMEBOTA" 

Mbas përshkrimit bukur të mbresave nga New York, Chikago, Kalifornia, Majami e St. Croix, Virgin Island, USA. Kanada, Norvegjia, Greqia, Maroku, Palermo, Varshava, nga Konferenca WIN – Zvicer, etj.do të lexoni jetët e 60 grave të ndryshme e të suksesshme:
1. Agnes Gonxha Bojaxhi-Nënë Tereza
2. Aida Bode
3. Anna Vissi
4. Angjelina Xhara
5. Astrid Sollid
6. Aurela Anastasi
7. Betool Khedairi
8. Branka e Bekim Fehmiu
9. Danna Beal
10. Diella Loshi
11. Donna Messer
12. Dorotea Horodyska
13. Eliza Dushku
14. Elmiha Drishti
15. Elfrida Zefi
16. Elvira Dones
17. Enrieta Sina
18. Fitnete Murati (Gashi)
19. Flutura Açka
20. Flutura Maçi
21. Gisèle Rufer
22. Hëna Këlcyra (Klisura)
23. Hillari Klinton
24. Hueda el Sajed
25. Ingrid Gustafson
26. Katarzina Minollari
27. Klara Kodra
28. Lajla Pernaska
29. Lirie Mehmeti
30. Liri Berisha
31. Luiza Xhuvani
32. Majlinda Bregu
33. Marcie Ries
34. Meri Lalaj
35. Merita Çoçoli
36. Milena Nurka
37. Mimoza Bineri
38. Mina Caushi
39. Mina Hasanaj
40. Mirela Bogdani
41. Mirjana Kuka
42. Mirela Sula
43. Nora Malaj
44. Rubena Moisiu
45. Shejnaze Zymberi
46. Shqipe Malushi dhe Biba
47. Saemira Pino Gjipali
48. Solange d’Angely
49. Susan Zogu
50. Suzana Turku
51. Suzana e Taisja Karagjozi
52. Suzanne Tesselaar
53. Tanja Ostojic
54. Teuta Topi
55. Terry Neese
56. Valdete Antoni
57. Vera Lesko
58. Vjollca Bakiu
59. Yvette deLaubanque
60. Rosalia Castellano Cervera.
Shtegtare / Migratory, Kozeta Zavalani


Titulli: Shtegtarë / Migratory

Origjinali: Shtegtarë / Migratory

Poezi

Autori: Kozeta Zavalani 
Shtëpia botuese: Ada 
Viti: 2010
fq. 184
Pesha: 0.20 kg
ISBN: 978-99943-58-92-2




Revista “Stina për ndryshim”, si një revistë e re mbetet një strehë e re, ku secili të ndihet i lirë, jo vetëm për të folur për problemet e veta, por gjithashtu për të gjetur miq të tjerë dhe për të shkëmbyer opinione. Qëllimi, ashtu si dhe vetë titulli është; të ndryshojmë dhe të përmirësojmë jetën tonë!


“Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” një shoqatë themeluar e drejtuar nga Kozeta Zavalani, për të ndikuar në forcimin e pozicionit të familjes, nën parullën “Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme”-financon Revisten "Stina per Ndryshim".


Familja shqiptare tradicionalisht ka qenë bartëse dhe përcjellëse e virtyteve, luftuese dhe ndaluese e çdo dukurie negative. Jo se në të kaluarën gjithçka ka qenë rozë, por e vërteta është se në përgjithësi familja shqiptare luante një rol të rëndësishëm për parandalimin e shumë dukurive negative, si dhe në zgjidhjen sa më të drejtë e sa më të shpejtë, nëpërmjet formave dhe mënyrave të ndryshme. E vërteta është se sot duket sikur diçka nuk funksionon.


Shoqëria shqiptarë në ditët tona po kalon situata dhe po përjeton dukuri që bartin probleme të natyrave të ndryshme, me ngarkesa dhe pasoja negative, për sot dhe për nesër. Dëgjohen për vrasje, për kontrabandë, për përdhunime, për grabitje, për imoralitete…Pse ndodhin gjithë këto dukuri negative?! Mos vallë ne shqiptarët abuzojmë me demokracinë?!
Nuk është e vështirë të dallosh një çoroditje të përgjithshme shoqërore, ndaj dhe është e nevojshme të theksohet se, barra më e madhe e përgjegjësisë duhet të bjerë tek familja, nga gjiri i së cilës dalin, për fat të keq, ai kontingjent që përbën llumin e një shoqërie; dalin vrasës, kriminelë, hajdutë, mashtrues, njërës perversë… Gruaja, familja dhe media, duhet të jenë bërthama e parë e rëndësishme e injektimit me virtyte, që duhet të jetë e përhershme dhe e vazhdueshme, tek shoqëria me pjesëtarët e saj. Vetëm kështu mund të fitojmë një shoqëri normale. Për të arritur këto parametra është e nevojshme që bashke me institucione të tjera, të koordinojmë punën e përbashkët për fuqizimin e familjes dhe gjithë shoqërisë.





Cikël poetik kushtuar babait


Gjaku yt, në indet e mia

14 Tetor – si trëndafil jetës i buzëqeshe,
ndonëse hodhe shtat në varfëri,
me petale të bukura familjen ti e veshe,
të gjithëve u fale lumturi.
Por ike shumë i ri,
atë 21 dhjetor të zi…
Vdekja e papritur, mizore,
si e gjeti kaq lehtë prehjen,
në zemrën tënde hyjnore?
Sot, në flladin e erës flokët zgjas,
si mendimet në dallgë oqeanesh
dhimbja, shpirtin seç ma plas.
Ziejnë e luajnë mendimet,
mureve të shpirtit kujtimet:
Si mundem të t’harroj?!
Gjaku yt, në indet e mia.
A ka më tepër vlerë pasuria?
Ti s’je më.
Jeton veç dashuria….

Ti më pret tek mani i bardhë

Ndjeva të bulëzonin këngët drenovare,
ndaj u nisa për te ty, ngarkuar plot mall,
moj Drenova e Asdrenit dhe tim eti,
që shpirti mbi këngë të mbeti.
Ti më pret tek mani i bardhë,
e më thua: Mirë se ke ardhë!
Me kokrrat e papjekura të tij,
pluhurin e harresës fshij.
Tek kroi i teta Vasillës
njomin buzët poezitë e mia.
Aty ku mbi kalë me Anestin,
porsi në legjendë Doruntina,
kalëronte Olimbia.
Kur t’i shohë të dy mbi kalë,
si të vdekur dhe të gjallë,
babai i shtrenjtë
nga varri do të dalë,
ndoshta trëndafil i bardhë…
Eci, shkel dhe prek sokakët,
ku janë mbjellë dhe korrur hallet.
Eh! Kënga ime u shkri mbi plloça
Drenovare, le t’më thërrasë Korça!


Mirëmëngjes!

(Elegji për babanë)

Nëpër dallgë frymëzimi,
mëngjesi, pas natës,
i bardhë zbardh.
Mirëmëngjes, baba!
Gëzuar festën tënde!
Urime po të fal:
Mirëmëngjes!
Ç’fjalë të pa thëna,
do të më thuash?
Ç’fjalë të reja,
nga unë do të dëgjosh sot?
Kujtimet për ty më kanë rrethuar,
si gurë plot ngjyra
të një mozaiku të çmuar…
Fjalët prej zemre,
si lulëkuqe shkëlqejnë.
Në vargjet e mia,
ti hyn fare thjesht,
si re e bardhë,
në kaltërsinë e qiellit.
Mirëmëngjes baba!
E di,
s’të lodhën kurrë shtigjet
dhe netët e pagjuma
të qytetit tim…
Në dremitje netësh
rrëshqet në sfond një siluetë.
Ecën ti,
që rri zgjuar për ne
ditë e natë,
që vogëlushët
mos tremben në gjumë,
e pena ime
nga frika mos të ndalë;
të thotë më shumë.
Fare i njomë
dole malit për liri,
shtatëmbëdhjetë vjeçar,
gati jetën të bëje fli.
Të zunë pritë
me dredhi,
ata, që gjysmë leku
jetën blinin.
Në darën e frikës
s’ta ndrydhën dot zemrën,
as në acar.
Në listat e zeza
shndriste, emri yt i bardhë;
Djalosh, zemërzjarr.
Një shishe raki mani
jetën tënde peshoi.
Të shpëtoi nga prangat,
teto Vasilla e populli.
Shtigjet s’të lodhën kurrë
duke kërkuar,
pranverën e ëndërruar.
Liria, ç’nur të bukur,
si shkëlqim ylberi,
syve të tu u dha ndriçimin,
që të çahej terri…
Kështu, në krye gjithmonë
i gatshëm çdo çast,
ndershmërinë mbolle
në çdo hap.
Vite me radhë
rrugët të përshëndesin,
herët që me natë.
Era e ftohtë e Moravës
të ledhatonte ngadalë.
Kur mbrëmjeve i lodhur,
ktheheshe në shtëpi për të pushuar,
fëmijët përkëdhelje me fjalë.
Jeta jote, frymëzim
e shembull i gjallë.
Në sukseset e bijve,
si në një ujëvarë mali,
lodhja jote mërgohej
e besimi vaditej.
Forca e guximi, përtërihej.
Ndershmëria si fanar.
Rrugën të ndriçonte, qelibar.
Në çdo hap të jetës,
ndërgjegjja e xhamtë, kristal.
Rrugëve gjithmonë duke prirë,
buzëqeshur mes kaltërsisë.
Kurorat e gjelbra tundnin pyjet,
kur me dorë i ngjatjetoje,
njerëzit që të donin
dhe kaq fort ti i doje…
Nga frymëmarrja e njerëzve
rrugët zgjerohen.
Tok me to edhe përshëndetja ime;
rritet, zmadhohet
e nuk fshihet kurrë për ty, baba.
Përsëri të përshëndes:
Mirëmëngjes!
Me buzëqeshjen e pastër
si një qiell i kaltër,
mbi të thjeshtën uniformë blu,
mbi hapin tënd
rrugëve mbi asfalt,
këto vargje të thjeshta
për ty i gdhend këtu.



Këngën lag me lot



Tani, në buzët e tua

nuk ka më asgjë,

asgjë me musht.

Ndoshta thërrime kanë mbetur

nga shkoqitja e zemrës!?

Magjia lumturore që na mbështolli bashkë

Kacavirret në zemrat tona

si një gjethe e verdhë,

që pret të këputet në vjeshtë.

Ndaj iki larg

e rrokullisem kot,

çmendem pas yjeve e hënës

me to, këngën e shpirtit lag me lot...



Jam zëri i së nesërmes



Në mesnatë braktisa gjumin

Hapa dritën dhe lexova ëndrrën



Të nesërmen, mbi parvaz gjethja rrëzuar

Shikoj shelgun bardhë lotuar



Brenda vetes drita lindur

Drejt të nesërmes për tu rritur



Është një farë mbjell në djep

Që po rrit pemën e vet



Nëse jam sot luleçelur

Në k’të shekull paskam shkelur



Zëri im po ngjitet n’shkëmbë

Herë i lehtë dhe herë i rëndë



Zogjtë që ulen përmbi sup

Zë më japim të pafund….



Gjysmëbotës



Ju mblodha një nga një

Si një buqetë lulesh në arë

Si një polumbar

Që midis guackave të detit

Nxjerr margaritarë...

Margaritarë jeni ju;

Afërdita, Flutura, Margarita...

që në Gjysmëbotën

ju bëra buqetë

T’ju prek përjetë

Të shtrenjtat e mia,

Si kallëza gruri në arë

Secila një varg

Si vetë poezia.



Mamasë Anika



Atë natë prush me yje,

Vonoi ”Anek” lundrimin nga Pireu

Ndaj nuk sosa dot,

Ndonëse më penguan,

E s’bëra prapakthehu..!

Shpejtoni, ju lutem, u thashë,

Shpejtoni...!

Me sytë nga dera,

Ajo mua më pret.

Mërguar e malluar,

në ishullin e lashtë me emrin

Kretë,

ku përqafuar me diellin e detin,

Kazanzaqi përjetësisht fle.

Ah, moj mama!

Nëpër vapë fillimgushti

me dhimbje ngarkuar,

dhe mallin që digjte diellin

çava udhën e Pindit

si dikur mes drerëve kalonin veç komitë,

Erdha...erdha atë ditë

Me erën e ndarjes

Të të lagia buzën,

Të të puthja sytë...!



Përtej Oqeanit



Me erën e shkalluar,

shëtis nëpër natë.

Mbi dallgët e oqeanit

yje të dashuruar;

ndjehem e lumturuar.

Shikimet shkëmbejmë me dallget

që lodrojnë mbi valë.

Era, si gjysmëbota midis gjethesh

me palmat e jetës,

luan.

Me zemrën e dallgëve,

rënkon e shkallon,

duke kërkuar këngët e zogjve,

në pikëzat e ujit

ëmbël cicëron.

Këtu, buzë oqeanit

ishujt e virgjër

të shpirtin tim

i kthen në lot të trëndafiltë....


* Në Sant Croix.



E pashë kaq pranë diellin

të lindë në agim,

tek puthte Ishujt e Virgjër,

krejt të virgjër,

që Kristofor Kolombi i pagëzoi

me emër të brishtë.

Me ledhatimin e rrezeve të tij,

hapa sytë

dhe përpiva gjithë mrekullitë...

Në ballkonin tim një tavolinë

me lule

pret të vijnë miqtë.

Ata janë larg,

shumë larg

e dot s’mund të vijnë...

Prej andej sjellin puhizën e agimit.

E vetme në ballkon përsias

Vetëm me erën mikeshë

që më ledhaton gjithandej

e diç më pëshpërit në vesh.

Dy dashnorë nëpër dallgë më shohin me zili.

Më ftojnë pranë tyre të ri;

oqeani e dielli...



* (Vendi kur për herë të pare shkeli K.Kolombi më 1493,kur zbuloi Amerikën)



Bisedë me diellin



-Mos mu largo- më foli,

se unë të ndjek ngado.

Sharmin tënd e shijoj vetëm unë

Nuk bëhem xheloz

dallgët e oqeanit kur përqafon.

Unë do të ledhatoj përsëri,

E përsëri do të dal

veç për ty

se e di:

Dashnor besnik më ke

përjetë.

mërzitesh kur s’më sheh ndonjë ditë

kur retë plot zili me dalin ne prite...

Eja më shtrëngo

Nuk iki pa të puthur dhe një çikë

Mos u turpëro

Tek ty, janë në gjumë të gjithë...


MËNGJEZET E SYVE TË PASTËR



Lëkundem në djep të mendimit

Si një varkë e çarë në udhëtime

Që nuk e lënë të mbytet

Mëngjeset e syve të pastër

Perëndimet e purpurta të buzëqeshjeve

Tek çelin pareshtur prekur nga qerpiku rënë



Mëngjeset e syve të mi janë qiellit pa re

Si në Parajsën e dëshiruar ndër vite

Prej atje bien të errëta lotët e dhimbjes

E sytë e mi mbajnë rreze të ylberta

Për t’ja dhuruar zemrës



Pasqyra e syve



Thonë sytë që kanë dritë

Dritën e shpirtit pasqyrojnë

Ndjenjën kanë si orbitë

Kur aq bukur xixëllojnë



Pasqyra e syve kurdoherë

Më ka bërë që të hetoj

Në qelizë e venë të futem

Zemrën si rreh të shikoj...

Leter publike...

Subject:Re: [Sterkala] Re: PERSHENDETJE NGA EDUART THARTORI
From:Vedat Shehu (ved_shehu@yahoo.com)
To:Sterkala@yahoogroups.com;
Date:Wednesday, 22 August 2012, 1:39


Forte i nderuar Eduard Thartori;
Faleminderit per mesazhin qe argumenton se feja juaj eshte ne harmoni me veprimtarine njerezore ne toke dhe simbolin tuaj te Zotit qe i thoni Allah. Me duket se kete e nenvizojne edhe ata qe Allahut i thone Jehovah. Une mendoj se cdo liber i Shenjte qe perkthehet apo pershtatet ne shqip duhet te perdor shqipen. Ne per Allahun dhe Jehovahun kemi disa emera, por emera te perditshem jane Zot dhe Perendi. Une mbeshtese iniciativen apo propozimin e Kreut te Komitetit Islam te Shqiperise  Haxhi Selim Muca per themelimin e Universitetit Islamik Kombetar ne  Tirane per te nxjerre vet kuadro fetare  kombetare te painfluencuara nga disa politika agresive islamike qe diskretitojne edhe kuranin duke perbuzur fete e tjera.
Duke qene se Shqiperia eshte vend pluraliste ne krahina dhe dialekte ne institucione dhe sekte fetare dhe ne ide politike duhet te gjitha keto te bashkohen nen flamurin Kuq-e-Zi, Perkrenaren e Skenderbeut dhe simbolit te Zotit per te ecur drejte arsimimit shkencor, pervetesimit te shkences dhe treknologjise bashkekohore duke kultivuuar sportet, artet dhe gjallerine kulturore ne kuadrin euro-atllantik.
Ne kete kuader fete duhet t'i nenshtrohen Kombit dhe Shtetit: Si kisha edhe Xhamija jane Kombetare ne Shqiperi, misioni i tyre eshte inkluzivisht shpirteror dhe disi komunal, sidomos me punen e botes se shpirtit dhe te pas vdekjes. Nderhyrja e feve ne ceshtje te tjera i cone ato jasht misionit te tyre dhe behen vegela te politikave agresive. Shqiptaret e kane pesuar nga qendrimet politike te institucioneve fetare. Qe me daljen nga tutela Otomane e shtetve  ballkanike para Shqiperise filloi terrori politik i kishave kunder popullsise civile Shqiptare deri tek asgjesimi i fshatrave dhe ktrahinave. Ky agresivitet i politikave fetare hyri ne menyre te shternguar nga boshlleku qe u krijua prej kalimit te vendit nga nje shoqeri te deklerizuar dhe te shpronsuar ne nje shoqeri kapitaliste pa kapitale dhe pa pronar, pa nacionalista. Me se miri u shfrytezua nga Ortodoksizmi barbar dhe shoven Grek. Por nuk kane qene te vogela edhe tentativat e Islamikeve barbar qe kultivojne vetflijimin per te shkaktruar qytetrimin me shkatrime dhe vrasje masive. Keta pseudofetar te cdo feje dhe ngjyra jane vene ne sherbim te politikave agresive dhe ekspansioniste. Edhe kercenimet islamike ne Shqiperi nxiten nga forcat e erreta politike qe synojne destabilizimin e Shqiperise dhe perdorin si mashe fetaret e shtur apo te korruptuar. Ne parapsken ne Shqiperi sherbimet e fsheheta qe punojne per percarjen fetare dhe destabilizimin e Shqiperise drejtohen nga Gjenerali i sherbimit te fshehet i Asfaklise Greke Janullatos. Ky ka penetruar dhe manipulon edhe forcat ekstremiste islamike.
Ja se ku cojne perpjekjet e ketij katili ateist te maskuar me petkun e kryepeshkopit (mbeshtetes i krimeve kunder mesuesve dhe Cameve).
Lajmi: Kërcënohet me vdekje kreu i Bashkësisë Islame Selim Muça dhe kreu i Komitetit Shtetor të Kulteve, Ilir Kulla. Të dy drejtuesit e lartë kanë marrë ditët e fundit kërcënime serioze, të cilat kanë detyruar forcat e antiterrorit të policisë së Tiranës që të marrin edhe masa për të siguruar jetën e tyre. Shkak i gjithçkaje ka qenë qëndrimi i tyre hapur publik ndaj rrymës ekstremiste tëxhihadit selafist në Shqipëri. Bëhet fjalë për të njëjtën persona që u përpoqën të ndryshonin statutin e komutetit mysliman në muajin prill duke zyrtarizuar si pjesë e këtij komuniteti edhe rrymën ekstreme të ardhur vitet e fundit nga vendet arabe në Shqipëri.
Komenti im: Pse behen këto kërcënime të drejtpërdrejta për Selim Muçën, kreun e Bashkësisë Islame? Sepse Selim Muca ka nje qëndrim te palekundur qe ia dikton te qenurit Shqiptar dhe ne sherbim te Kombit dhe Shtetit, sepse e ndjen qe feja qe ai drejton eshte e pjeses islame te Kombit qe eshte ne vllazerim te plote me pjesen jo-islame te Kombit
  Sigurisht, si cdo organizate tjeter e shtetit dhe e kombit, cdo fe do te kete lidhjet e natyrshme me organizatat analoge te shteteve te tjera ne baze te barazise dhe reciprocitetit. Edhe Komiteti islamik Kombetar do ket lidhjet e natyrshme me analoget e vete ne vende arabe dhe jo-arabe. Po ashtu Kisha Kombtare ortodokse Shqiptare do te kete lidhje me kishat analoge greke e jo-greke ne menyre te barabrte dhe me reciprocitet. Ndersa Janullatua predikon vasalizmin dhe grekezimin. Kombtarizimi i institucioneve te feve demton ne rradhe te pare uzurpatorin Janullato. Eshte ky Janullato, qe nen diktatin e politikave te shtetve ortodokso-lindore per destabilizimin e Shqiperise, ka mision te stimuloje, sigurisht ne prapasken, fundamentalizmin e xhihadit islamik. Ky angazhon levat e veta qe t'i bejne kercenim te urtit Selim Muca qe ose te ndaloje ndryshimin e statutit, ose do ta pësojë keq. Kete kercenim nuk mund t'a beje asnje besimtar i vertete Shqiptar i cdo feje qofte. Nje kercenim te till e ben vetem nje person i angazhuar dhe i paguar nga Janullato. Pse? Sepse Janullato kerkon qe ta paraqes Shqiperine vend te rrezikshem islamik dhe te arrije ndarjen fetare, territoriale dhe te pergatis ekspansionin grek. Jo me pak i kercenuar eshte edhe i urti drejtues i Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla. Kjo ka ndodhur nëpërmjet disa telefonatave anonime, por edhe në adresa interneti që përdoren zakonisht nga këta persona. Per me teper Kulla e ka perforcuar idene e Muces në disa debate televizive kundër depërtimit të rymave te sajuar antikombtare dhe ne mosperputhje me vete Kuranin, per ruajtje e pastertise se Bashkësisë Islame Shqiptare.
 
Informacion: Ne disa xhami të kryeqytetit jane shpërndarë trakte anonime ku u bëhej thirrje të dyve këtyre drejtuesve që të hiqnin dorë nga qëndrimi kundër Xhihadit selafist.
 
Komenti im: Pra keta njerez te fshehet qe bejne telefonata anonime kercenuese dhe hedhin trakte anonime jane te nje sherbimi te fsheht. Sherbim i fshehet mire i organizuar eshte bashkepunimi i shtetve ortodokse agresive qe kane gjeneralin e tyre te veshur me velladon, Janullaton. Ky hedh gurin dhe fsheh doren. Ka levat qe i komandon

Ne fakt Sherbimet e fsheheta kane edhe patraqitjen e tyre publike qe shprehin hapet ide antishqiptare si me naivitet apo si bindje duke i argumentuar ato si gjoja per te miren e ceshtjes islame. Keshtu prapaskena frymezon ca besimtar te rinj qe te dalin me propozime fundamentaliste. Por po qe se keta dalin hapet c'eshte nevoja te kercenojne fshehtas, kur mund te etiketohen keta per kete krim kercenimi? Kuptohet roli i spiuneve eshte i vecante per seicilin disa bejne agjitacion disa kercenime disa ekzekutime.
 
I nderuar Eduard Thartori, shpresoj se nuk keni per te dale nga misioni i Kuranit dhe nga ceshtja Kombetare e fese dhe do te jeni perkrah Muces dhe Kules.
Me respekt
Vedat Shehu (Prof. Dr. Inxh.-gjeolog)
 
 

From: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
To: eduart thartori <eduart_t@yahoo.com>; "sterkala@yahoogroups.com" <sterkala@yahoogroups.com>; Vedat Shehu <ved_shehu@yahoo.com>; Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com> 
Sent: Monday, August 20, 2012 5:43 PM
Subject: [Sterkala] Re: PERSHENDETJE NGA EDUART THARTORI

 

From: eduart thartori <eduart_t@yahoo.com>
To: "ved_shehu@yahoo.com" <ved_shehu@yahoo.com>; "ymerieshref@gmail.com" <ymerieshref@gmail.com> 
Cc: eduart thartori <eduart_t@yahoo.com>; Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com> 
Sent: Monday, 20 August 2012, 23:29
Subject: PERSHENDETJE NGA EDUART THARTORI 

I nderuar Profesor Vedati !

I nderuar Profesor Eshrefi !

Pranoni nga une pershendetjet e mia te perzemerta.

Cfare keni shkruar i kam lexuar me vemendje dhe ju kerkoj leje qe tju referohem per shume argumenta qe perdorni. 

Une jam Eduart Thartori vjec 34 nga Kavaja. Diplomuar ne Shkenca Humane dhe te Drejten Islame. Aktualisht ushtroj detyren e klerikut ne nje xhami te Kavajes. Jam marre edhe me disa botime ne formen e studimeve historike dhe artikuj ne formen e analizave sociale dhe kulturore (Kryesisht ne fushat Islame) 

Me ben pershtypje objektiviteti dhe ftohtesia me te cilin analizoni faktet historike. 


Por megjithate edhe pse e admiroj qendrimin tuaj ndaj religjionit ne pergjithesi, me duhet tju replikoj (shume pak, ne fakt) ne lidhje me konceptin e Zotit sipas shkences dhe konceptin e Zotit sipas Kuranit. 

Ne Kuran nuk ka nje ndarje ndermjet shkences dhe teologjise. Sepse Allahu thote se gjithcka e kam krijuar per te qene ne sherbimin tuaj. 
Po ashtu Allahu me ane te shkences sjell argumenta per njerezit qe perdorin mendjen ne menyre qe ata te afrohen drejt qellimit te tyre final qe eshte Njohja e Zotit dhe adhurimi i tij. 

Edhe pse shkenca dhe mendja jane nderuar maksimalisht nga Kurani, ato ne te vertete jane mjet dhe jo qellim. Ato duhet ti sherbejne dy misioneve kryesore qe i ka njeriu. I Pari: Njohja e Zotit dhe adhurimi i Tij dhe e dyta: Misioni i qeverisjes se tokes. Pasi ai eshte caktuar si guvernator i zotit ne Toke. 

Nuk dua qe tju lodh me shkrime te gjata (duke respektuar dhe kohen tuaj) por ju them se nuk ka ndarje dhe limite te percaktuara ndermjet shkences dhe Islamit. 

Kurani dhe shkenca jane mjetet me te cilat njeriu arrin te jete i suksesshem ne raport me Zotin dhe mjedisin ku jeton. Ato nuk mund te ndahen sepse nuk mund te ndahet shpirti nga trupi. Nese kjo ndodh atehere eshte Vdekje ne te gjitha kuptimet e saj, qofshin biologjike, kulturore, sociale, ekonomike dhe politike.

Gjithsesi Ju deshiroj jete te gjate ne dobi te vendit tone te dashur, Shqiperise. 
Per te tille njerez kemi nevoje me shume sesa politikanet tane trushpelare.


ju pershendes me respekt 

Eduart Thartori
Member of 'OLIVE Entertainment' Directors board

Skype: Eduartts
facebook: Eduart Thartori
http://eduartthartori.blogspot.com/2011/11/me-emrin-e-allahut-meshiruesit.html
eduart_th@hotmail.com
+355673218003
Tiranë, Albania

PERTEJ LOTIT ME THONI NJE FJALE…


Refleksione rreth lisit te mocem te muzes poetike te Nebih Bunjakut





ZEF PERGEGA- Detroid/USA


Ne muret e gurta te Olimpit shqiptar, lotet kane lene testamente, qe mund te deshifrohen ne kapaket e baladave dhe pergamenteve te lashte. Sa here qe lexoj materiale tek “Agjencioni Floripress” qe Flori Bruqi e mban ndezur mangallin e vatres se qytetit te kultures kosovare dhe e ben fytyren e miteve dhe te legjendave te regetijne ne grushtin e yjeve, me duket se ai me togen e vargjeve, cel nje porte te madhe, per t’u dhene jehone zerave poetik te rinje e te vjeter te ketij koloseu te historise tone.

Keshtu me ndodhi me mua nje pasdite te lodhshme ketu ne Detroit te Amerikes, kur cela e-mailin tim dhe mu shfaq para syve ne rend te pare nje terapi dashurie, qe e kishte fillin deri ne zanoret e embela te gramatikes se zemres, aty ku nenshkruhej testament i lotit, me prushime te zjarrta, me dridhje, si pasarela e nje lumi te vershueshem dhe, mora fryme e thashe me vete: C’ka ben poeti Nebih Bunjaku, e si po i cel ato shtigje te ngushta fjalesh?! Pse po me nguc e po me fut me vullnetin tim ne ato balada, si ushtar i nje beteje te pambaruar! Sic duket poeti Bunjaku e largon pak luftetarin nga fronti i llogores, per te mjekuar plaget, qe nuk i ndjen nga gjaku i nxehte dhe urrejtja per armikun, qe te shkel pragun, per te hyre serish me me energji ne luften jete, per ta bere ate me krah e me flete.




Te pagjeturit e Kosoves nuk jane te pagjetur. Varret e tyre pa mbishkrim mund te gjenden aty ku ka nje krim. Se krim eshte indiferentizmi dhe grykesia e verdhushkave. Po ta shikosh ylberin, miqesine e lidh me diellin dhe kandilin e mbush me henen e plote. Martiret jane gjaku qe gufon ne zemer te dheut dhe damaret e tokes pershkojne lumin e eshtrave te tyre dhe ne ate lum ylberi e mbeshtet sypin. Kete sekret e mesova kur lexova disa poezi te krijuesit te talentuar kosovar Nebih Bunjaku, te marra nga libri me ri “Testamenti i Lotit”
Loti i nanave, si krua pikon neper ato foto engjej te heshtur, te cilat shpesh varen ne kangjella te hekurta te kuvendit qe poiI thone eshte i popullit….Atje larg pertej shallit te reve ne nje sfond ku agimi ia vjedh sekondat nates, dalloj nje misionar te moshes se thinjave, qe ecen ne gjumet e kerkimit. Me thone se eshte kosovar me emrin Nebih Bunjaku. Po me pare se t’i leshoj ze me doren e djathte pas veshit, si gjysem kembane: “ hej more hej, pa ndalu pak e sipas zakonit ta nderrojme kutine e duhanit!” shoh neper rruge disa flete me vargje qe rrjedhin si fara e lokes pas parmendes. Kureshtja me shtyn te ndalem dhe ta humbas qenien ne lexime.

Nebih Bunjaku, si nje banor i lisit te mocem, me driten e qiririt te pasosur te shpirtit te tij, pasi eshte bere bujtes i honeve te dhimbjeve te plageve te reja, gjaku i te cilave nuk eshte mpiksur ende, e ve doren mbi vetull, si ne mahnitjen e koloneve, qe rrezja e yllit te mengjesit te pushoje pak nga udha e gjate dhe te ngroh pak me shume te verteten. E ai pasi degjon korin e vajit te nenave ne bulevardin e Prishtines, ne lekuren e qengjit te kohes ulet dhe shkruan vargun:

Kur hijenat kobzeza
Naten byzantine pa hene
Ne jemi plaga e re
E Gjergj Elez Alise…!

Bunjaku me doren e rende nga pesha e vuajtjeve, nje pluhur mjegullash e largon nga dheu i shkelur, qe renkime frymon dhe aty ai zbulon mbishkrimin e tharmit te vet mes kryqezatave te pabeseve.

Na ka mbatur vetem shpirti
Midis roberise dhe lirise
Midis jetes dhe vdekjes
….
Sot imazhi yne
Varur eshte ne grillat e Kuvendit…!

Po ku vene keta shpend te plagosur nga vetja?! Jane te rritur ne cerdhe te huaja e nuk po dine te flutuojne ne qiellin, qe ua falen deshmoret, se bashke luftuan ne nje llogore?! C’emer te humbur ka ai qe ve lule hipokrizie ne pllaka varresh, perulet perpara kamerave si pikepytje kolltuku?! Po poeti Bunjaku nuk ka merak per miradina. Ai ulet kembekryq ne trotuarin e udhes se vet dhe shkruan me thengjille mbipplaken e gurte, e kaliminaret mbajne vesh mesazhin e vargut te tij.

Ne ritualin e pritjes
Testament i lotit
Lare nga dielli
E lagur nga shiu…

Eshte rituali i perditshem i nanave qe presin. Eshte bere si nje harte e zhubrosur. Ne liqen loti i kane kthyer parzmoret. Dhe nanat e gjora i mbledhin ato fjale te poetit , sikur po mbledhin kockat e te pagjeturve. Sepse sipas poetit ne ritualin e pritjes nuk duhet te jemi mjet kusuritjesh… Poeti Bunjaku me vargun poetik nuk e lidh dora, lapsi e letra, por talenti, shpirti dhe zemra, ai eshte misherim i dhimbjes se tyre. Aty ku hyjne e dalin baballaret e kombit, qe tash i bezdisin ato foto, qe nuk trazojne, vec kekojne me sy nje varr, degjohet nje thirrme. Eshte thirrma e vargut te Nebih Bunjakut qe piskat:

Te humbur jane ata
Qe ende jetojne
Ne iluzionin
E vdekjes tone…!

Misionari I fjales se lire Bunjaku e vahdon udhetimin e tij te shenjte dhe nen hijen e nje lisi te mocem mundohet ti mjekoje brengat me melhemin e rrenjeve te tij. Trungu u lisit i drejte deri tek qielli si qiri dhe rrenjet deri ne det. Nje figuracion i gjetur poetik per identitetin tone qe nuk ka nevoje per piramida e roje kufitare. Lisi i ka te percatuara trojet qe kur mbiu mbi balle te malit tone e, poeti Bunjaku numeron shekujt ne rrudhat e lekures te kesaj fortese shqiptare natyrore, bash aty ku princat kane matur forcen e dores para perdorimit te shpates.

Midis bjeshkes Lisi i Mocem
I vjeter qindravjecar
Hija e tij mbulon nje qiell
Gjer ne re plisin e bardhe!

Poeti, jo pa shkak rrugeton gojtanave te gjoksit te lavdise se Kosoves, dhe me nje fije te argjende ne muzen e penes se vet e cel ngadale deren e Shtepise se Lidhjes se Prizrenit, aty nen binaret e lashte te shekujve ne armaturat e ardhmerire mbeshtet koken krenaria e popullit shqiptar.

…Ligjeron me fjale perendie
Besa e Beses lidhet nyje
Ky atdhe ka zot
Ne vend te bukes hame barot!

Poeti Bunjaku me syrin e vemendshem, kur i hedh nje sy pllakave te arta qe ajo Shtepi, si themeli i pare i Rilindjes, vallon emrin shqiptar ne varken e Odisese deteve e oqeaneve i ka rene botes rreth e qark, per t’i dhene e per t’i lene nje emer bregut tone. Ja sa bukur shkruan ai per aktorin e famshem Bekim Fehmiu, qe me rolet e veta mahniti edhe Odisene edhe vete Uliksin

…Itaka jote noton me mjerimin
I ka enderrat pa dritare
Se vetveten ka harruar
Ne kete bote te piste zagare
Si Zeusi maje Olimpit
Ligjerove art magjie!

Nuk ka poet shqiptar qe nuk i ther ne zemer plaga e mergimit. Leshimit te trojeve me hir o me pahir. Nuk e di nese autori i shtate librave, Bunjaku e ka provuar ne lekure te vet, por ne lekuren e rreshkur te kombit secili e perjeton kete njolle te zeze qe na ra per hise. Nuk kam lexuar gjer me sot varg me te forte se ky i Bunjakut per emigrantin.

Emigranti ne pike te dites si hije
Cung udhekryqesh fatin nyje!

Njeriun Bunjaku dhe poetin me te njejtin mbiemer i duket se mbi gjoksin e tij i paksohet frymemarrja nga se dikudh derdh llave zifti te zi, per ate qe ne e quajme shperfytirim te lirise nga se nga njerezit e se djeshmes te veshur me hekur ne te sotmen allafranga me kepuce llusftrafin ne kercitje takash e kane pullos shkelqimin ne marka te reja makinash edhe pse fytyra e lluksit u rri shtrember ne pasqyren e te vertetes. Dhe ai pyet pa
ndrojtje per lirine.

Kush ia sheron plaget
Kur e pat marre pushka?!
….
A harroj betimin
E luftes clirimtare
Gjakun e deshmoreve
A mos jeton me marre?!

Pertej lotit, te dashur poet, me thoni nje fjale! Po me pare merrni ne dore librat e Nebih Bunjakut dhe secili do te marre nje pergjigje sipas ndjenjes dhe perjetimit shpirteror, se aty kemi veten tone, qe nga kembet me thonj te paprere te pushtetit e deri tek i verberi, qe pret lemoshe ne qoshe te rruges, ku ende degjohet klithma renkonjese e lirise…ndoshta per ta gjetur ate qe na e grabiten e qe na mungonte ma shume se shekujt ne nje pike gjaku te harruar! Poezia e Bunjakut ehte si nje buke e pjekur nen kakine e mocme , por qe ka mesazhe te reja blerimi me krahasime dhe me fllad te ngrohte metaforash.


Lexoni edhe kete:

http://floripress.blogspot.com/2012/08/nebih-bunjaku-testamenti-i-lotit.html

2012-08-21

Festivali mbarëkombëtar i poezisë “Bytyçi”



Poeteka Mbarëkombëtare “Bytyçi”, organizon festivalin e poezisë shqip “Bytyçi, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Festivali është 1 ditor, me datën 26 gusht, ora 10 në Mal të Dajtit, Tiranë.

Poetët pjesëmarrës që vinë nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi, e tjer, do të vendosen në darkën e 25 Gushtit në HOTEL TIRANA INTERNACIONAL (Tek 15 katëshi, në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë).

Juria përkatëse e festivalit mbarëkombëtar të poezisë “Bytyci “, që mbahet më 26 gusht, në Mal të Dajtit, Tiranë., ka vendosur që: poezitë do të lexohen para pjesëmarrësve dhe të ftuarve artdashës së poezisë, ku në fund të takimit, do ketë jepen vlerësimet në tri çmime, si dhe për poetët e ri, me çmime inkurajuese.

Kryesia e festivalit mbarëkombëtar të poezisë “Bytyçi”, fton poetët:

Agim Desku, Kosovë
Arqile V.Gjata, Athinë
Arsim Halili, Preshevë
Andrea Danglli, Durrës
Aldona Agim Gjediaj, Tiranë
Bagzet Balili, Prishtinë
Bajazit Cahani, Tiranë
Daniela Korteci, Tropoj
Demir Gjergji, Tiranë
Dhimitër Kokaveshi, Gjirokastër
Engjell Koliqi, Stubëll, Kosovë
Fatime Kulli, Tiranë
Fatjon Imeraj
Fation Lami, Tiranë
Fatjona Geci
Fatos Rushiti, Kumanovë
Fehmi Berisha, Zvicër
Ibrahim Beriashi, Ulqin
¬Ilmi Dervishi, Tiranë

Kadire Maniqi, Kosovë
Kejdi Sejdiu, Durrës
Kujtim Morina, Tiranë
Kujtim Agalliu, Elbasan
Lulzim Logu, Tropoj
Lulzim Hajdari
Naim Kelmendi,Kosovë
Myrteza Mara, Vlorë
Mehdi Krasniqi, Malishevë
Mirvete Kabashi Leku, Prizren
Murat Gashi, Prizren
Nafie Salihaj, Tropoj
Namik Selmani, Berat
Nehat Jahiu, Maqedoni
Qendresa Sadriu, Prishtinë
Riza Xhevdet Lahi, Tiranë
Ruzhdi Berisha, Kosovë
Sarë Gjergji, Kosovë
Sejdi Berisha, Kosovë

Seit Seitaj, Itali
Shefqete Gosalci, Prishtinë
Silva Ternova, Kosovë
Skënder R.Hoxha, Kosovë
Sulejman Mato, Tiranë
Rita Salihu, Prishtinë
Fehmi Berisha, Zvicër
Gjon Neçaj, Tropoj
Lejla Hoti
Lindita Prenga, Greqi
Mahir Morina, Kosovë
Mimoza Bici, Tiranë
Natasha Dhasko, Tiranë
Sejdi Berisha, Kosovë
Tahir Bezhani, Gjilan
Helena Halilaj, Tiranë
Violeta Allmuça, Tiranë
Venka Capa, Tiranë
Vilson Culaj, Klin, Kosovë
Xhavit Gasa-Angli
Xhelal Luca, Tiranë
Xheladin Mjeku, Kosovë
Zyba Hysa, Vlorë

Numri i konkurruesve ishte i madh, prandaj me gjithë vlerat e paraqitura, Kryesia qe e detyruar që një pjesë të tyre ta falënderoj me shpresë, se do të jenë pjesëmarrës në festivalin e ardhshëm.

Të ftuarit të konfirmojnë ardhjen në Festivalin e poezisë “Bytyçi” (fjalapoetikebytyci) e nëse jo, konsiderohen se kanë hequr dorë nga pjesëmarrja.

Sponsor mediatik: CHANNEL ONE

Ramë Geci, pronar i HOTEL TIRANA INTERNACIONAL


Presidenti i Festivalit: Av. Agron Gjedia

Origjinaliteti i bërjes së poezisë së veçantë- pikëpamje dhe vështrime analitike të disa krijimeve të autores Silva Tërnava


Foto e Profilit


Mehdi Krasniqi



Krijimtaria artistike e autores Silva Tërnava, ( një poete e zgjuar ), është e ndërtuar nga mendimi i kompletuar dhe pa imponim për lexuesit.

Foto e Profilit
           Silva Tërnava



Poezitë e kësaj autoreje, kanë ndjenjën- karakteristikën themelore të lirikës.  Pasqyrimi aq ideor i ngjarjeve, në të cilat sigurisht, autorja rrëfen nga pika e fatit, si referim i saj i besueshëm, akte të përballjes normale, pika synimesh, kohë dhe shtrirje, emocione, kujtesë, gëzim, pak hidhërim që më pak zë e thotë hera-herës, mirëpo, si element më kyq, është durimi. Këmbëngulja e autorës për të duruar, sjellë notë proteste te lexuesi, sjellë brengë emocionale te lexuesi, pritje deri te durimi, pra, ashtu si autorja konfirmon durimin që e lidhë me pritjen, të njëjtën domosdo do ta bëjë dhe lexuesi- tash, këtu autorja paksa tenton imponim të mendimit të vetë, mirëpo nuk i referohet dhënies së elementeve, por marrjes së tyre, andaj edhe lexuesi këtu duhet t’i referohet secilit element të dojë vetë, ose marrjes, ose dhënies. E cilën do që e merr ai, kuptimi është i formësuar në atë mënyrë që te ketë alternativë!

Shtrirja në kohë, pikëpamje logjike

Poezia e Silvës, nuk është e lehtë të kuptohet, sepse ka elemente të bashkëkohores, ka gërshetim të elementeve që kthejnë vëmëndje kah e kaluara, shndërrohet herë pas herë në subjekt- kur komunikon me të tjerët përmes vetës, e në rrethana tjera, përpiqet të paraqes ngjarje të organizuar në poezi, gjë që e hasim rrallë edhe tek autorët, poetë që kanë renome. ( mirëpo nuk është renomea- vulë e dijenisë poetike, ngase rrallë bëhet tek ne kritikë e mirëfilltë, sepse filanokritika është berë degë e re e dhënies së mendimit sipas afërsisë dhe simpatisë )


            Pikëpamjet logjike, të cilat i hasim në tekstin e kësaj poeteshe, tregojnë pjekurinë e saj në mendimin poetik, tregojnë ballafaqimin e saj, por herë pas here, autorja lë në gjysmë paksa shpjegimin duke vënë trepikëshin, që i ndëpretë rrugën lexuesit.
Silva ka përkushtim serioz, sidomos kur trajton ato tema, për të cilat lexuesi kujton se autorja është personazhi, ndërsa ana tjetër e kuptimit logjik të poezive të saj, jep të kuptojmë se autorja ka rrethana tjera të fatit të saj. Prandaj, kjo autore, është problematike të kuptohet në herën e parë të leximit. Megjithëse është i thjeshtë në dukje ndërtimi i poezisë së saj, kuptimi është jo aq i thjeshtë, do kujdes për të nxjerrë në masë elemente të pikës së reales.
Pse autorja nuk tenton të krijojë dyanshmëri në stilin e saj, teksa bën atë farë shtrirjen dhe zbërthimin e elementeve, të cilat i mbledhë gjatë kohës. Sigurisht, ajo, nuk kërkon të dalë jashtë vetvetës, as të imitojë të tjerët. Këtë gjë, sa duket e sheh tashmë si fazë të kaluar...
Autorja niset nga mendimi strikt, nuk heziton të jetë vetë zgjidhja, prandaj, nëse e analizojmë në tërësi poezinë “ Durimi “, hasim në një farë forme, një pjesë të fatit të jetës, të shprehur përmes poezisë lirike. Ta lëmë anash pjesën tjetër, dhe ta marrim shtruar vetëm strofën e fundit të poezisë në fjalë :
e varfër do isha pa ty 
duet veç duet
thurim simfoni...?! 


Simfonia është një lloj vepre muzikore, që autorja e përsonifikon me lidhje jete, prandaj, e vëtdijshme pranon një hise tjetër me të cilën bashkon fatin e vetë, për të krijuar një jetë tjetër… për të cilën ajo ka pritur durueshëm! Por, pak më tej, në një poezi tjetër “ Gjurmë dashurie “, gjëjmë një skenë aktrimi mjaftë profesionale.  Prapë elementi është durimi dhe pritja, të cilat si duket janë formë e ndërtimit të shpirtit të saj. Përkujdesja për të krijuar ballafaqim me fatin, duket qartë si një sprovë interesante që nuk e mposhtë autoren assesi. Pse autorja zgjedh pritjen si armë të fitores së saj? Është pyetje që duhet të ketë pritje në kohë nga lexuesi. Dhe, a e shtyejnë lexuesin elementi PRITJE dhe Durim, që të hulumtojë biografinë e autorës? Them se po, ama nëse lexuesi nuk i referohet tash, atij elemenit që e kam cekë më lartë ( marrje-dhënie).


Krijimi i peizazhit

Loja me fugura stilistike, e ndihmon mjaftë shumë Silvën, të krijoj peizazhin. Kjo është gjë shumë e pëlqyer për lexuesin. Dhe thjeshtë, kjo është një lloj dije artitike, pa të cilën s’ka poetizëm. Por te kjo autore ne kemi të bëjmë edhe me shprehjen poetike, p.sh., “Në harkun e kohës, vallja e lotit vazhdon, unë fshij faqen “, tash pa i trajtuar ato pyetjet : pse po derdh lot njeriu këtu?  Pse pret autorja?, etj.,  Ajo, në rast se është vetë personazhi këtu,  haset e vetmuar duke dëgjuar melodinë e padëshiruar të Hutit ( shpend ),  melodi të cilës ajo i fletë me vargje heshtur, dhe këto vargje i bëhen si strofa këngësh, e madje edhe refren ngjarjeje..!  Loti në dritare dhe loti në faqe, janë dy elemente karakteristike, që ndjejnë thellë peshën e dhembjes kur shpirti nuk ndihet i qetë, trazuar tenton të fle...
Autorja, kur krijon atë që unë e quaj pikturë poetike, kujdesshëm formëson qëllimin e saj, për të bërë një pamje reale, me pikë referimi “ fiksim objektiv të syrit gjatë një intervali kohor “. Pamje të tilla, është vështirë të arrihen edhe nëse je poet, sepse ngjyrat duhet të shprehin emocion, duhet të flasin me ndjenja ato figura, prandaj, Silva, ka këto elemente, e për këtë gjë, arrinë të komunikojë fare lehtë me cilindo lexues, sepse ajo ka tashmë një stil gjuhësor.
 

Pesimizmi artistik dhe Egoja e autorës

Në disa poezi të Silva Tërnavës, hasim në një pësimizem jo dhe aq që sheh kah shpresa, por karshi kësaj, ajo e vë si element fortese të unit të saj, durimin. Ndërsa, te lexuesi, ngjallet interesimi për të kuptuar rrethanat e shtyrjes kah shkaku e situata, që autorja me përkushtim të madh  e krijon, duke e harruar kujdesin ndaj besnikërisë që e ka te poezitë tjera. Vetmia, si burim jete, i gërshetuar nga rrethana fati, personazhin e saj të pështjellur me elemente të vetës së autores, arrin paksa ta dërmojë, mirëpo autorja tregon kogja mjeshtërisht durimin e saj dhe pritjen si rrugë të daljes nga situata, gjithësesi pa e anashkaluar tash vuajtjen ( shih poezinë “ Vetmi “ ).
Nëse i lexojmë tash, poezitë e Silvës në aspektin kronologjik të kalendarit shkrimor, gjithherë në bazë të publikimeve të saja, atëherë gjëjmë edhe Egon. Te Ego, autorja ka harruar të tregojë durimin e saj dhe ato elementet tjera shtesë që i kam përmendur më lartë. Por a nisë ego bashkë me poezitë që autorja shfaq durimin si pritë, jo, në bazë të paraqitjeve letrare ( poezive ), ego, fillon më herët. Pikërisht në ato poezi që kjo përpiqet të bëjë përshkrime artistike, pa i vënë theks jetëshkrimeve poetike. Ego është vështirë të kapet te kjo autore, por nëse bashkojmë elemente nga rrënja e kuptimit logjik, nga teoria letrare e saj, atëherë, me një gjurmim profesional, jo të thjeshtë prej lexuesi, gjindet ( ego ). E në fund të fundit, edhe kur gjindet nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, sepse vetëm kalohet nëpër veta gjuhësore.
 
Rezistencë e autores ndaj rebelimit të vargut

Autorja, me gjithëse herë pas here tregon shenja rebelimi në varg, arrinë ta ruaj komunikimin gjuhësor, duke mos pranuar të dalë jashtë vetvetës. E tash, kur kjo, nuk del jashtë vetvetës, edhe kur është rebeluar vargu i saj, atëherë nuk ka ndonjë gjasë që ta ndryshojë qëndrimin e saj zyrtar as poezia e saj. Kjo është bindeje e thellë, se Silva, e krijon poezinë dhe nuk pranon diktatin e rrethanës që personazhi e lyp. Kjo shihet më shumë si stil i saj.
Rebelimi në varg, paraqet qëllim, pavarësisht se autorja pak duket se është e përfshirë në atë krijim të situatës. Jeta, nuk t’i jep të gjitha gjërat, aq më pak, jo në një kohë. Ndodhë kur nevoja për pasje është e jashtëzakonshme, prandaj në rrethana të tilla, mund të jemi rebelues edhe ndaj krijuesit e krijimit, mund të jemi rebelues edhe ndaj shkakut, deri te një interval kur bindja tregon se ka gjëra që nuk mund të ndryshohen pavarësisht pretendimit. Silva është treguar e vetëdijshme në aspektin e tillë, prandaj, ka mbështetur ndjenjën e lënë peng për fatin.
 
Përfundim

Duke lexuar disa nga poezitë e Silvës, arrijmë në përfundimin se kemi të bëjmë me një pjekuri artistike, me një autore që krijon paanshëm.
Secila poezi e Silvës, ka një ngjarje, prandaj mund të thuhet, se poezia e saj, është një roman në vete.
Silva, e përkujdesur që të shtrojë para lexuesit risi të mendimit poetik, tregon forcën e shprehjes së saj, të mendimit të saj, krijimin e situatave të lloj-llojshme; e vetëdijshme se jeta ka vuajtje, ka ndarje, dhe këtë ajo e përcjellë te lexuesi si formë të porosisë ( mesazh ) artistike.

Poezitë e Silva Tërnavës, janë  të arrira artistikisht, kanë vlerë dhe janë të qendrushme në raport me kohën.
Ajo ka arritur të krijojë një përfytyrim objektiv, një përfytyrim subjektiv, duke bashkuar elemente dhe ngjarje, për t’i dhënë kështu lexuesit një botë të saj.

LITERATURA
* Poezi të Silva Tërnavës



Gusht 2012                                         

Çdo njeri e ka qiellin e vet të mishit dhe gjakut....




Ismet Hebibi lindi me 05. 06 1955 në Junik-Kosovë.Shkollën fillore e kreu me sukses shembullor në vendlindje, ndërsa diplomoi si kadet ndër më të suksesshmit në Gjimnazin ushtarak – Beograd në vitin 1974.

I paisur me edukatë patriotike dhe ide progresive për lirinë dhe drejtësinë, refuzoi vazhdimin në Akademinë ushtarake dhe u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë nëPrishtinë.Kompenzoi me detyrim shkollimin e mesëm nga puna dhe honoraret e tij,dhe u përcaktua me élan,vetëdëshirë dhe dashuri për çështjen Kombëtare.Kreu me sukses fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Në vitin 1980 iu botua si libër fitues ndër më të suksesshmit nga librat me poezi, libri ''NUNOSJE",dhe më vonë pasoi libri i dytë "DRITËZAT E MASHTRIMIT" më 1989 prap nga NGB"RILINDJA" në Prishtinë.Ishte fitues i shumë konkurseve letrare për tregime dhe poezi, gjithashtu merrej me estetikë dhe kritikë filmi në gazetën "Zëri"Prishtinë

Pastaj pasoi edhe libri i tretë "MAGJIA E HUMORIT TË ZI" më 1995, si dhe shumë libra me tregime dhe poezi të pabotuara, por në dorëshkrim dhe të gatshme presin ditët e mira të botimeve.

Specializoi në degën e Oftalmologjisë në Shkup dhe Prishtinë. Eshtë Oftalmolog-kirurg dhe zbulues e shërues i shumë sëmundjeve në lëmitë mjekësore, me një përvojë dhe suksese 25 vjeçarë( Kanale loti pa operacion, Kancer syri pa operacion, Kancer gjiri te femrat-pa operacion, Kancer lëkure dhe kancere tjera gjithashtu pa operacion, dhe shërues i sëmundjeve lëkurore, Epilepsisë dhe sëmundjeve nervore,... )

Vazhdimisht punoi dhe u avancua si profesionist në mjekësi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, por është i palodhshëm edhe si shkrimtar dhe veprimtar politik.

Në vitin 2000 ka hartuar Letrat për Pavarësinë e Kosovës, dhe i ka dërguar në adresa të organizatave UN, KS i UN, KE, si dhe në adresa të shumë Presidentëve(SHBA,ANGLI, SPANJË, FRANCË, HOLANDË, BELGJIKË, ZVICËR, GJERMANI, AUSTRI, ITALI, SHQIPËRI, KROACI , MAQEDONI, SLlOVENI)dhe shumë Kryeministrave dhe Parlamenteve të botës demokratike.Gjithashtu më vonë edhe Zotit Ahtisari, Albert Rohan, S. Lehne, Havier Solanës ,Zotit Uisner ,dhe shumë Senatorëve dhe Kongresmenëve miq amerikan.

Botimet e mia siç e ceka më lartë nëpër revista datojnë nga viti 1969, të shumtë nëpër gjitha revistat e asaj kohe nga viti 1972 e deri më sot.Libri i parë më është botuar me poezi ”Nunosje” NGB RILINDJA , në vitin 1980, në Prishtinë.Është shumë interesant si është botuar ky libër, sepse qëndrimi im ka qenë tepër korekt, besa edhe me finesa të larta krenarie.

Tregimi i parë i është botuar ne pranveren e katërmbëdhjetë të jetës në Revistën e atëhershme “Pioneri”.E cila redaktohej nga shkrimtarë të afirmuar dhe tejet cilësorë me krijime për fëmijë, dhe tregimi mban tiullin :”Ngjarja në det”.

Dhe për kënaqesinë time dhe habinë e tjerëve është botuar në një faqe të tërë të asaj gazete, bile edhe me ilustrim nga krijuesi i madh në amshim, z.QAMIL BATALLI.

Të gjithë më thonin se nuk do ta botojnë, normal ishte i shkruar me dorë dhe nuk kisha askend të njohur në “Pioneri” as në rrethet letrare dhe redaktuese te revistave.Por kishte fituar vlera artistike e tregimit tim për femijë, dhe kjo ishte një suprizë e mrekulleshme, nxitje dhe motiv i madh me u marrë me krijimtari ne prozë dhe poezi.


Haptazi iu thojsha redaktorëve:nëse mendoni vërtetë se ka vlera të mirëfillta letrare dhe origjinale botojeni, nëse jo, prap do të krijoj poezi të reja dhe artistike. Sinqerisht isha shumë i vetëdijshëm për vlerat artistike të ketij libri, sespe kisha punuar në të nëntë vite.

Nuk dua të keqkuptohem as të interpretohem nga lexuesit e nderuar si njeri mendjemadh dhe preopotent, por qëllimi im fisnik dhe teper dinjitoz ishte që të hyj me vlera dhe poezi origjinale ne artin poetik dhe atë krijues universal.

Isha, jam dhe do të mbes njeri i vlerave të vërteta artistike, shkencore dhe politike.

Dhe për mirësinë time, recenzentët kishin dhënë vlerësime në superlativë për librin me poezi ”Nunosje”.

Gjithsesi, krijuesi duhet të jetë edhe novator, të rikrijojë dhe shpikë fjalë të reja, dhe po iu tregoi se ç’ kuptim ka titulli I këtij libri, pra do të ”përkthej” sepse pas botimit të librit ky term ka hy ne fjalor të gjuhës shqipe.

Fjala nunosje do të thotë rrëfim me tërë shpritin e bardhë, rrëfim me qëllimet më të mira dhe dinjitoze për të vertetat e mëdha, rrëfim me plot sinqeritet dhe tranasparencë për të fshehtat e botës dhe njeriut, pse jo edhe të artit dhe poezisë konkretisht që t’i shërbejnë secilit njeri për jetë më të mirë, më të moralshme, më dinjitoze dhe më të lumtur.

Pra, këtë rol e ka poezia dhe shkrimtari, ta bëjë njeriun e ditur,të lirë, të lumtur dhe paqësorë.

Dhe pas nëntë vitesh me 1989 vjen libri i dytë,” Dritëzat e mashtrimit”edhe pse titull mjaft domethënës, dhe një semantikë shumëkuptimore, qëllimi im kryesor ka qenë të tregoj për mashtrimin e serbosllavëve dhe okupimin klasik nga Serbia hegjemoniste dhe gjenocidale promilosheviqiane.

Kosova ndodhej në një burg të ri, të errët dhe mashtrues, dhe kësaj marrie ia ve një kod etik, moral dhe ideal te pastër shqiptaria fisnike, për qëndresë, liri dhe demokraci të vërtetë.

Një dashuri të sinqert për gjithëçka që është shpiptare, një simbolikë dhe kerkueshmëri Orfeike për qenjen tonë dhe qendrushmerinë stoike,ne vjershën e parë ”Alfa e Gjakut”, po citoi vargun:”Mëso gjithëherë vetevetes t’i mjaftosh/asgjë mos të çudit, ndodhin të paprira/Dhe diellin as rrezet tjerëve të mos ua zësh”, se njeriu dhe i dituri janë epiqendra e botës.”.

Poeti dhe qielli, atdheu dhe dashuria janë amshim dhe përkushtim për popullin , pse jo edhe për njeri- tjetrin, se njerëz jemi nga poezia “Paqja e amshuar” dhe vargu i parë:”Çdo njeri e ka qiellin e vet të mishit dhe gjakut /Shuplakat e duarëve të bashkuara si kube mbi kokë,…..

Shpirtin o të Madh e kam sa i gjithë Vendi im!”Këtë libër të dytë e ka vlerësuar mjaft lartë kritika letrare dhe ndër ta edhe Ramadan Musliu, dhe bënë pyetje e thotë :”se duhet t’i bëjmë vend në letërsi poetit Ismet Hebibit.Vazhdon,:” duke u nisur nga kjo pikpamje dominuese për tërë librin, edhe na duken të qëlluara vargjet:-A ka lumturi më të madhe se largimi nga e keqja,”Kënga për lumturinë faqe 59) dhe motivi qendror për lirinë, lirinë e embël ’’-Unë po iu njoh/Marshojnë nëpër Gjakun e Kuç /Spastrohen në Zemrën time/ Nëna:Liria!E dashura:Poezia!Prandaj s’kam fol, s’ kam bërë intervistë , as s’ jam shtyrë me brryla, se poezitë dhe veprat flasin më bukur se unë, secili poet ia ndërton kështjellën vetit.

Përgatiti:Flori Bruqi
------------------------



2


Nga Hysen Ibrahimi , Förslöv – Suedi

Poezia nga poeti dhe veprimtari i shquar

 Dr. Ismet Hebibi


Forma e të krijuarit poezi të poetit dr. Ismet Hebibi, shkon duke prekur variacione moderne të poezisë europiane, të cilat janë jashtëzakonisht të qëlluar.

Këto poezi nuk mund të rrudhen sepse në vete ngërthejnë artin e vlerës poetike dhe dallohen për nga rezultati i mëvetsishëm poetik në rezultatin e vlerës poetike.

Edhe zgjërimi i tyre mund të humb tematiken kuptimore, sepse janë krijuar nga autori mjaft mjeshtëri dhe përpikëmiri.

Para se gjithash ka një shtrirje duke filluar me poezinë „Si burrat e vjetër“, kushtuar të madhit Prof. dr. Ibrahim RUGOVA, por aty për aty nxjerr thënjen e e të amdhërishmit Pjetër BOGDANIT, kur thot, citat: „I veshur me Diell e i mbathur me Hënë“ mbaron citati.

 Pra fillon me legjendën duke prekur historinë dhe pika atëdhedashurie me realitetin, madje mund të themi pa mëdyshje se poeti dr. Hebibi është i mbushur plot e përplot me implikacione dhe iluzione që lidhen ngusht me tema patriotike, atëdhetare dhe realitetin.


Në poezinë e dr. Hebibit, vërejmë çartë interesimin e tij me tendencë për të dëshmuar ekzistencën e njerëzve të mëdhenjë të kohës dardane, këtë arrinë t’a nxjerrë me mjeshtëri, sepse përqëndrimi i vet autorit me një vëmendje që hetohet në vargun e tij ku prekë situatat e caktuara historike gjer në realitetin aktual të kohës.

Në poezinë „SI BURRAT E VJETËR“ në strofën e parë:

Pa frigë.Pa rrotulla.Me Dritën e mendjes

Iu hyni të gjitha luftërave në Jetë

Para Skeptrin e Shpirtit Bardhë

nxjerr një karakteristikë ku tendenca e poetit Hebibi është që friga, pa rrotulla, me driten e mendjes, i’u hynë të gjitha luftërave në jetë…. të mos mbesin në nivelin e harreses, përkundrazi me një intelekt të tij prej poetit dhe atëdhetarit që e posedon poeti Hebibi, këtu formon një bazament poetik të fortë të idealit të kryetarit Prof. dr. Ibrahim RUGOVA. Megjithat këto vargje mund të nxirren si model i poezisë moderne se si me pak fjalë të shkurtëra, nxirret një poezi e sakt e që në vetvete përmbanë edhe filozofi poetike.

Një gjë të kësaj natyre e ndeshim edhe në strofën e dytë po të njejtes poezi:

Nuk i ikën të vërtetës.Por as vetvetës

Orientimin e ka koduar në busollën e vet

Çdoherë arrin i pari me kohë

poeti bën përpjekje dhe ja arrinë të bëjë një përkufizim së paku poetik prej një përvoje krijuese dhe nxjerr trimërinë e protagonistit të kësaj poezie dhe në veçanti orientimin e tij të drejtë e që arrinë gjithëherë i pari.

 Këtu pa asnjë hamendje mund të themi se poeti dr. Hebibi, duke pasur parasysh krijimtarinë e tij poetike të gjertanishme, përpiqet dhe ja del që t’i nxjerrë shumë konstatime të filozofisë ”RUGOVIANE”, të cilat janë një shkallë të lartë dhe korrenspondojnë me realitetin e punës dhe veprimtarisë së Presidentit RUGOVA.

Dr. Hebibi, realitetin e identifikon me kohën duke i dhën atributet përmes poezisë moderne deri tek ajo më qenësorja për të cilat insiton bindshëm t’i thoet edhe në poezi. Gjë që ja del me sukses sepse i trajton njejtë si ant-vlerën dhe vlerën ashti siq janë në hapësirën shqiptare. Thën shkurt, është mëse origjinal dhe poezia e tij flet pa ndërkamca. Këtë e dëshmon në strofën e tretë:

Le të flasin kopukët e dallkaukët

Ai si dëgjon as syri vërr si bën për alkimista

Me Fatumin e deshirës Popullit

që herë herë shtron edhe probleme në nivele të tjera që të mos i ikë nga realitetit. Këtu në këto poezi të dr. Hebibit shofim raste që priret për kah tretmani i nivelit të lart poetik, në suaza të një poeti krejtësisht të pavarur dhe aspak ndikues nga subjekti njeri.

Por që ndikohet vetëm nga puna e tretmanit të subjektit njeri, me shpjegime poetike që i ndërton përmes kombinimit të imazheve ku secili bartë në vete një mesazh të kjartë sikurse që e kemi poezinë „SI BURRAT E VJETËR“. Në këtë strofë dr. Ismet Hebibi, jo rastësisht thot : ” Le të flasin kopukët e dallkaukët” i cili këtë problem e trajton me intelegjencë si dëshmi se ka pasur të tillë me tendenca për pengesa në punën e të madhit Dr. Ibrahim RUGOVA, e që lidhet ngusht me fenomenin e trajtimit real të poezisë.

 E kemi fjalën për një poezi tejet frymëzuese të një kategorie poetike me vlerë artistike, që në këtë rast poeti dëshmohet dhe identifikohet me vlera të larta poetike, ndërkaq sipas meje frymëzimi i këtij poeti duhet të jetë ”Optimizmi i poezisë reale”, pra siq shifet, poeti dr. Hebibi, insiston për drejtësi, harmoni, sinqeritet, unitet dhe vlerë poetike të standardeve europiane.

Në strofën në vazhdim ku thot:

Emëri i jehon më fortë se thirrja në kanion

Ekulibrin e ruan si anija në det- si Shqipja n’ qiell

Stuhitë i përkund e i ve në gjumë

rreshti i parë ”Emëri i jehon më fortë se thirrja në kanion” shtrohet me të drejtë mes autoritetit të krijuar e që emri ”RUGOVA” vërtetë fiksohet në kokën e intelegjencës botërore e që më vonë pati jehonen ndikuese në të cilën fiksohet fati i një kombi nga një krijues që ndjenjat asnjëherë nuk e tradhëtuan sa herë që ka qenë në pyetje fati i Dardanisë Antike.

Këtu poeti arriti të zbuloi dhe të ndërtoi në vargun e tij poetik, poezinë e cila do të jetë pos pasyrë e qëndrimeve të tij prej poeti modern dhe ndjenjave shpirtërore poetike dhe mendimeve moderne. Pastaj në rreshtin e dytë kur thot: ”Ekulibrin e ruan si anija në det- si Shqipja n’ qiell” që dallon tematikisht nga thënjet e tjera dhe mund të themi se shpreh më tepër vizionin largëpamës të kryetarit RUGOVA, me pikëpamje atdhetare siq merr funksionin drejtues e që shërben si një mjet ekuilibrues strategjia e tij filozofike e politike për vendin, pavarësinë dhe unitetin mbarë kombëtar.

Kjo filozofi është kur poeti thot ”Stuhitë i përkund e i ve në gjumë” pra është si një vërtetë reale dhe domethënëse që poeti e vë me mjaft sukses në pikëpamje poetike, e që mund të nxirret poezia e denjë e vlerës dhe qëndrueshmërisë me vizionin mbi krijimin poetiko-artistik.

Derisa një pjesë e poezive të autorit dr. Ismet Hebibi kalon në kritikë të ashpër për mënyrën e njerëzve se si sjellen karshi figurave kombëtare, ku poeti prekë pjesët ekstreme të tyre, kurse në anën tjetër nxjerr pjesën më mirënjohëse të figurave që punuan dhe ndihmuan çlirimin e popullit Shqiptar.

Mirëpo duhet thënë se poezia e krijuar nga poeti në fjalë për nga kuptimi dhe mesazhi ndryshojnë në konceptin ideor të cilat ndryshojnë prej poezie në poezi varësisht nga disponimi i poetit nga kushtet dhe rrethanat dhe nga ndikimi i veprimit të faktorëve ekzistues.

Të gjitha poezitë e poetit dr. Ismet Hebibi si: B E K I M A M E R I K Ë S E P R E S I D E N T I T , DASHURI SHQIPËTARESH,

DASHURIA E SHENJTË SI ZOTI, DASHURIA E SHTRENJTË SI ATDHEU,DASHURIA E DHEMBSHME SI VASHA, DASHURIA KRENARE SI BABAZOTI,dhe poezi të tjera janë si përpjekje të poetit për t’a ngjallur at që është predestinuar të mbetet faktikë e historisë si meterje përbërëse e saj edhe përmes fushës poetike, nga një pasion poetik.

Veçanërisht bie në sy efekti shpresëdhënës që kushtëzohet në shërbim apelativ për unitetin e gjithëmbarshëm kombëtar. Nga shembujt e cituar nga poezitë që vijnë mund t’a nxjerrim një përfundim:

„Poeti dr. Ismet Hebibi, asnjëherë në krijimtarinë e tij, nuk e kalon realitetin e përditshmërisë nga situatat jetësore gjatë përshkrimit të poezisë, nga ndjenjat e tija shpirtërore“.

3

SI BURRA TË VJETËR


Pa frigë.Pa rrotulla.Me Dritën e mendjes

iu hyni të gjitha luftërave në Jetë

para Skeptrin e Shpirtit Bardhë

nuk i ikën të vërtetës.Por as vetvetës

orientimin e ka koduar në Busollën e vet

çdoherë arrin i Pari me kohë

le të flasin kopukët e Dallkaukët

Ai si dëgjon as syri vërr si bën për Alkimista

me Fatumin e deshirës Popullit

Emëri i jehon më fortë se Thirrja në kanion

ekulibrin e ruan si anija në det- si Shqipja n’ qiell

stuhitë i Përkund e i ve në gjumë

fol drejt e ia qëllon me të parën si Filozof

politikën e Urtësinë i ka profesion jetësor

gurët e Fatit secilit Mik ia dhuron

gjithmonë i ri në mesin e të Rinjëve

gjithherë i vjetër në mesin e të Diturëvet

Burrëria nuk ka moshë as teke

ky Emërbardhë i Abrahamit hyjnor

udhërrëfyes dhe Njeriu i Ynë fatlum

gjithkund i mirëpritur e i Nderuar!

23.12. 1991 Junik


MOS MA KËPUT SHPIRTIN!!!...

ma këpute Shpirtin ah n’ Shpirt më këpute krejt
si Miliarda shpirta t’dashuruar Marrëzisht n’ këtë botë
hej! Shpirti i poetëve s’ështe i Shpifur as llym animalësh!!!...

vetëm këtë shpirt Kemi:mos e këput perin e Fatit tonë
sa here Thua qe s’më don: shpirti fillon si lulja pa ujë me u Tha
vetëtin e Pëlcet i cfilitur: duke kërcitur si kripa n’zjarrë,…

oh ç’ është kjo e bekuara Dashuri: as s’ hahet e as s’ pihet
po n’ acare dimri në Minus shumë grade Celzius pse s’ngrihet
si Frymarrja është: pa te s’ Jetohet as n ‘parajse nuk rrihet!...

fluturat Krahëshkruara n’çdo pranverë dashurie Vijnë
shpirtërat ybleror Shumngjyrësh si bukuria hyjneshës Afërditë
befas pushtojnë Ethet e dashurisë:Derman as çare kund s’gjejmë!!!...

po Përse se thua me zë Zoti:të dëgjojnë gjithë njerëzit dhe Yjtë
t’ heshtin n’ zgurët e tyre Kameleonët pakurrizorët Gjarpërinjtë
kriminelët Katil që vrasin n’errësirë si Xhelatët rezil t’pashpirtë

hipokritët Xheloz smirzinjë e Gjytrymët ngatrrestarë t’ pafat
djajët me brirë si Satanai e kulçedrat shpirtpërvluara në Mëkat
bëhen armiq t’ Përbetuar të dashurive Fatkrisura,...

kanë me ardhë Fatbardhsisht kohë më të Dlira se dje e sot
të rinjtë me Tjerë u nisën t’ kërkojnë Anijet e fatit nëpër botë
secili Ishull i harruar Lumturinë e humbur ka me e gjetë,…

ah! dashurimagjikja Krenare si fjongot e arta n’leshrat e gjatë
ç’dredhen e përzhdredhen hirplota si Princeshat nazemëdha
vetëm dashuria bekon Drejtësi!Liri!Mirësi n’çdo kohëjetë!

Shpirtin ma këpute ah ma këpute Shpirtin krejt,...
rri shtrembër e fol drejt t’ dëgjojnë Zotiengjëjtnjerëz
fatin tënd mos e Nënçmo:si gjahu ik para Mishngrënësvet!!!...

lulëzo Dashuri!rritu kristalkaltër shqipegjak: n’Zemrën tonë t’bardhë!


VIRGJËRESHA E PËRJETËSISË

e vetmja je e Pastërt
n’ Botën smogbërrlogu


dashuri je vet Magjia
suprizë e Suprizave botërore

si kupa e Qiellit e përkryer
e madhërishme si Oqeani

plot Fshehtësi të ëmbla
e hire Mrekulliplote

përkdhel Suprinëdallgat
bëhem Mbret i miklimit

t’ puthi n’gjoks e pas veshi
në emër të Perëndisë

nxjerri nga Thellësit tua
më të çmuarin Margaritar

si Shpirtin tënd të bardhë
Virgjëridashurinë e amshuar

e Vetmja ti shëndrit
kur Dielli ka eklips

mos m’harro kurrë Dashuri
m’ përjetëso Virgjërabukuri!

ANTIKOHËRAT

pas Stuhisë ra borë e madhe
pullazet shkuleshin së Zgërdhiri

njerëzit s’mund të Iknin
bora shumëkënd Mbyti

fjalë e Zjarr hidhnin
n'topuzët e harruar të Respresaljeve

dojshin me na përpirë Kanibalët
rrobaveshur zhonglamishi

tjerëve Darëmengelet iu thyen
as Dhëmballë s’iu mbeti

shpirtërat tonë Fluromë u degdisën
t’mos vegjetojnë n’Parazitët

një i vërbër Vajshëm më tha:
-ti je syri im Blerak, Princ i dritbardhësisë!

syrin Magjik ia dhurova
për operacionin e lavdishëm Plastik!

i thashë:shiko me sy të Shpirtit bardhë
zhytu n' botën e fantazidashurisë

më tha :po shikoi shumë më Kthjelltë
se ata që kanë sy - por e duan Vërbërinë!!!


( nga libri i Ismet HEBIBI, "NUNOSJE", NGB RILINDJA, Prishtinë 1980.)



SHENJËTORJA SHQIPËTARE



Gonxhe Bojaxhiut- Mother Teresa

zemërdhembsur e Bujare

si prindërit e t’Parët

e deshi Jetën

plot Sakrifica

Kudo që shkoi

Dashuri mbjelli

Mëshirë dhuroi

e Bukë për skamnorët

Motra jonë-

e madhja Shqipëtare

Emër i lashtë

Shenjtëri e farës!


MOS MA THE ZEMREN!!!...

mos ma the Zemren mos ma kput Shpirtin!!!...
si thehet Poqi i kristalit kur t ' rreshqet prej Duarsh
kur pelcet Zemra asnje Magjistar s' mundet ta ngjit me!!!

mia thermia Kristalore t 'imta shumzohen ne Thikeza
kuq Gjakosin e thelle Ngulen n' mish e n' asht
me shume se vdekja m' Lendon: nje Jo e jotja???

at dite Dielli semuret nga ethet e Dashurise halucinante
pelcet edhe Ai si pelcesin n'zjarr Pologaqet e vala
n' miliona rreze Perthehet nga malli: me t' perqafuar Ty!

hej suprize! e hallakatura Hene nga Pendim i fshehur zbehet
e kishte harruar t'hapur e Bukura dheut Kemishen e nates
kurre s' kam pa aq shume Brilante vezulluese e t' Magjishme

shkelqenin nga Trup i saj si fildishi e Biluri me i pastert
perhapnin arome Dehese trendalinash t' Posaqelura
qe i kishte mbledhur e Bukura e dheut me doren e Saj

valet e Oqeanit shpirtit kreshperoheshin nga Deshprimi
shkumbzonin e rekellenin Brigje-perplasnin per shkembinje Anijet
o Zot mos lejo me qen Fajtore ti:per gjithavdekjetkatastrofat!!!

vetem kjo mos te Ndodh.As qe duhet as s' Guxon kurrsesi
prania jote Domosdo gjithçka qeteson e Embelson
si tembli i Shendetshem i gjirit- si nena e Devotshme e njerzimit !

ti je Djepi dhe kurora me e bukur e Miresidashurise
por mos u be Padashje fillimi dhe fundi i Merzise
tragjedive Apokaliptike dhe miliona e miliona Fatkeqsive!!!

mos ma kput Shpirtin mos ma the Zemren!!!....
se ime Zemer nese thehet- rikrijon Miliona zemra t' vogla
qe rriten e pushtojne Vasionen- dhe do t'duan Pergjithmone !

vetem Ty !vetem Ty dashuri! vetem Ty dashuria ime!........... .



ANTIKOHËRAT

pas Stuhisë ra borë e madhe
pullazet shkuleshin së Zgërdhiri

njerëzit s’mund të Iknin
bora shumëkënd Mbyti

fjalë e Zjarr hidhnin
n'topuzët e harruar të Respresaljeve

dojshin me na përpirë Kanibalët
rrobaveshur zhonglamishi

tjerëve Darëmengelet iu thyen
as Dhëmballë s’iu mbeti

shpirtërat tonë Fluromë u degdisën
t’mos vegjetojnë n’Parazitët

një i vërbër Vajshëm më tha:
-ti je syri im Blerak, Princ i dritbardhësisë!

syrin Magjik ia dhurova
për operacionin e lavdishëm Plastik!

i thashë:shiko me sy të Shpirtit bardhë
zhytu n' botën e fantazidashurisë

më tha :po shikoi shumë më Kthjelltë
se ata që kanë sy - por e duan Vërbërinë!!!


( Nga libri i Ismet HEBIBI, "NUNOSJE", NGB RILINDJA, Prishtinë 1980.)

Përgatiti:Flori Bruqi


E VERTETA RRETH HERONJVE TE HESHTUR SHQIPTARE


VRIT BABANE TEND!



Nga Robert Martiko‏


Më ndodh shpesh këtu në Perëndim, ku jam duke kaluar një pjesë të jetës time, të më pyesin me kurreshtje rreth cilësisë së ditëve të mëparshme të kaluara nën Diktaturë... E kur tregoj të vërtetën: që jeta e harxhuar në Shqipëri në Kohën e Komunizmit përbënte një frymëmarrje të vijueshme gazrash të helmuara të aspiruara ne Ferr, dalloj që bashkëfolësi të befasohet, zakonisht, duke më kundërdrejtuar menjëherë vërejtjen: “Ka shumë bashkëpatriotë të tu, që përbetohen për të kundërtën. Thonë që jetonin më mirë dikur.”
“Po!” - iu përgjigjem. - “Kanë shumë të drejtë. Dhe kjo për arësye se ndjenjat e tyre jo vetëm burojnë prej instiktesh të mirëfillta shtazarake, por ato gjenden gjithashtu të farkëtuara edhe prej Shkollave të famëshme Marksiste, ku në themel qëndronte Lufta e Klasave, Përgjimi i Përhershëm i Fqinjit apo Syri i Famshëm, Vigjilent... (Lexo: spiun). E më pas, vetëm nëse dalloj interes në sytë e bashkëbiseduesit, vijoj të shtoj dy tre fjalë më shumë edhe për Shpellën e Platonit, ku, sipas filozofit, njeriu vijon të jetojë brez pas brezi, në errësirë i kënaqur e i lumtur me erën e gjithfarë djersash trupore të përngjajëshme me ato të paraardhësve të tij.
Parë në këtë prizëm pervers e djallëzor, përse të mos u kthehemi e tu rikthehemi sërishmi, madje edhe në ditët e sotëshme të famëshmëve HERONJ TE HESHTUR SHQIPTARË. Përse të mos vijojmë ti shikojmë ata si objekte të denjë për të lavdëruar e mburrur për hyjneret e tyre.
Si kriminelë, tinzarë, frikacakë e vllavrasës të mirëfilltë!..
Sepse e vërteta qëndron se këta lloj lëtyrash, sëbashku me admiruesit e tyre të ditëve të sotëshme, nuk janë të pakët në numër. Të parët sigurisht, nuk kanë të bëjnë fare me Lorencin e Arabisë, Bel Boidin, Nathan Halen, Xhon Andrenë, Zonjushën Doktor, Xhiakomo Kazanovën, Pesëshen e Kembrixhit, Mata Harin, Klaus Fuksin, Çiftin Rozenberg, Aldrih Ames, apo Rikard Sorgen. Nuk u hodhën nga sigurimi shqiptar për të kryer spiunazh industrial, as për të zbuluar sekretin e bombës atomike apo ndonjë lloj sekreti tjetër me karakter ushtarak. Detyra e tyre qe sa e ndyrë po aq edhe e thjeshtë. Të përgjonin bashkatdhetarët e tyre. SHQIPTARËT! Në mënyrë që çdo fjalë e thënë në mirëbesim e sinqeritet prej të arratisurve, të bëhej shkak ndëshkimi me zjarr e hekur ndaj farefisit të tyre në Shqipëri.
Gjë e bukur! Për nder! Aq e bukur sa s’ka ku të vejë më...
Nuk mund ta konceptoj se si ende vijojnë disa, edhe në ditët e sotëshme, të mbulojnë me aureola heronjsh ca lamashë pa fytyrë si ata që derdhën gjak të pastër shqiptari... Me sa duket admiruesit duhet të kenë qënë vetë spiunë, jo të jashtëm por të brendshëm, kuptohet, në zemër të një Shqipërie të vrarë, martirizuar e varfëruar deri në palcë. Kjo është arësyeja që e fillova këtë artikull me të verbërit e ndodhur në Perëndim. Që vijojnë të thonë se dikur kalonim mirë... Ngaqë e shikojnë jetën si diçka materjale dhe jo shpirtërore, ideale e morale, në radhë të parë! Nuk arrijnë të kuptojnë se gjithë populli shqiptar u poshtërua e u shkelmua pa mëshirë për gjysëm shekulli. E ca më shumë u degradua moralisht pikërisht, ajo pjesa që i shërbente sistemit. Ku, për të thënë të vërtetën, edhe ata, për hir të detyrave të poshtra që morën përsipër, me qindra herë ndien frikën në zemër nga tekat e pa parashikuara të një të çmenduri në Kulmin e Piramidës, që mund ti hidhte me kokë poshtë drejt e në humnerë... Qenë me të vërtetë aq të pandjeshëm nga ndjenjat njerëzore, saqë nuk arritën të kuptojnë asgjë?! Nuk ma merr mendja.
Para një viti shkrimtari Petraq Pali shkroi një libër për jetën e tim eti, Dino Martikos. Ku edhe këtij iu propozua nga Sigurimi i Shtetit në vitin 1947 për tu dërguar në Perëndim i ngarkuar me një mision agjenturor. Të cilin ai e refuzoi me kurajo, duke pranuar burrërisht edhe pasojat që nuk vonuan të mbrinin për të dhe gjithë familjen e tij. Dy burgje. Jo pak!... E më pas erdhi vdekja e tij në burg.
E megjithatë, nuk është kurrë vonë! Kush dëshiron të paktën tani, në këtë moshë të kaluar, ku fare pak kohë i ka mbetur për të jetuar, le t’ja kërkojë Petraq Palit këtë libër. Të kuptojë me të vërtetë se çdo të thotë patriotizëm i vërtetë, zemërmadh... Dhe jo bollshits! Te mësojë se çdo të thotë humanizëm i vërtetë njerëzor. Se çdo të thotë të duash shqiptarin. Të lexojë rreth heroizmit, ndershmërisë, sinqeritetit, bukurisë shpirtërore të ilustruar me dhjetra raste konkrete nga jeta e Dino Martikos. Të mësojë se çdo të thotë besë dhe besnikëri e vërtetë e një individi, i cili ishte gati të sakrifikonte edhe djalin e tij, për të mos spiunuar mikun, shokun apo të panjohurin!
E më në fund lexuesi, sipas piketimeve gjeniale të një filozofi të madh gjerman, Fredrih Niçes, të konkretizojë konceptin e MBINJERIUT, që i pathyer deri në vdekje, vlen shumë më tepër se sa një hero, i cili në mjaft raste nuk është veç një produkt i çastit. Siç tregoi vetë historia, shumë prej tyre, byroistë zyrtarë të lartë e gjeneralë me pupla, aq sa tundej vendi kur kalonin rrugës apo që sokëllinin, bërtisnin, kërcënonin e të përpinin me vështrimin e tyre të rëndë, në duart e Hetuesive e Sigurimit u kthyen në kokoshë të tredhur e pula të lagura...
Duke përfunduar këtë artikull do të doja të shtoja se të gjithë ata, që adhurojnë heronjtë e heshtur ose që vetë vehten e tyre e kalojnë sot në heshtje si spiunë të së djeshmes, fare bukur mund të admirojnë gjithashtu një individ të rrallë karakteri të moçëm shqiptar si Pjetër Meshkalla, i cili e provokoi vetë burgimin e tij të dytë, ngaqë i dërgoi një xhahili si Mehmet Shehut një letër tepër provokuese... Ndoshta, e bëri këtë veprim edhe në përputhje me thënien e një eruditi francez, i cili vë në dukje se në kohë poshtërimi të përgjithshëm, diktaturash, vendi më i përshtatshëm për një xhentëlmen të ndërgjegjes është BURGU.
Nuk mund të harroj gjithashtu një mik të tim eti edhe ai i pathyer në hetuesi si Dilaver Premti. Mbasi, nëse pranojmë se edhe në Shqipëri në kohën e poshtërimit të përgjithshëm, mbarëpopullor mbeti sado pak, diçka nga fara madhështore e parardhësve tanë, kjo u shfaq pikërisht në trajtën e këtyre lloj MBINJEREZVE të VERTETE dhe jo në trajtën e kapadainjve trukokoshë të dhekares e kodra pas bregut...
E shkruaj këtë artikull për të theksuar se tinzarëve që ende bëjnë fjalë për heronjë të heshtur (lexo: vllavrasës mjeranë), të kuptojnë në thellësi se nga u buron ligësia dhe ndërtimi i tyre negativ. Dhe pikërisht, nga hijet e paraardhësve! Ndryshimi i mentalitetit vjen gjithmonë prej atij individi mendjendritur që disponon një mëndje të hapur. I cili rrëmben një thikë për të vrarë babanë e tij, i cili e ka e mbyllur pa e kuptuar në Shpellën e mësipërme, në Zemër të Malit. Në mënyrë që të mos pësojnë të njëjtën gjë edhe pjellat e tij... Duke jetuar përjetësisht në terr!
Dhe natyrisht bëj fjalë për një vrasje jo të vërtetë. Por SIMBOLIKE! Ngaqë kjo pikërisht do të përbënte RILINDJEN E VERTETE TE KOMBIT...

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...