2012-12-26

"Çka po thotë o bacë mileti, keq janë rrokë partitë ndër veti!"

(Satirë në stilin popullor)

Se ç’janë rrokë, haj medet, jo për dije as për shtet, për një shkam, një shkam t’shkretë: kryeministër m’u ba krejt! Kjo AAK-ja e gjuan mizdrakun, aq ma lart e ngreh bajrakun. LDK-ja e pret këtanë, shan e fyen me tupan. ‘Vetëvendosja’ n’cep t’karriges, je pushtuese i thotë Amerikës. Mohon shtetin dhe flamurin, krejt Evropën, ligje, gurin...
Një karrige për tre vetë, pak e ngushtë, haj medet!



Shkruan: Riza GREIÇEVCI


Ndodhi, po çka s’ndodhi, e çka mund të ndodhë hala, por siç ndodhi këto ditë, mos pafshim kurrë ma!
Ndodhi, por, aman, sikur (s’) ka pasur fare nevojë me ndodhë kjo që ndodhi e po ndodh. Kjo që po ndodh, o bacë, kurrë mos dëgjofsh, o kurrë mos pafsh, as afër pushtetit të tyre kurrë mos pafsh. Ndodhi por s’ndodhi për bukën, as për punën, as për ndërtimin e Kosovës, as për përparimin dhe demokratizimin e shtetit, as për hallet e miletit. S’kam qejf me ditë a ka ndodhur n’gjeti, por këtu të ne na janë rrokur partitë politike ndërmjet veti. Një karrige për tre vetë, pak e ngushtë, haj medet! Ka qëlluar e ngushtë karriga, kanë ngreh gjoksin do petrita, kryeministër m’u ba krejt, sepse vdiq demokracia.
Se ç’janë rrokë, haj medet, jo për dije as për shtet, për një shkam, një shkam t’shkretë: kryeministër m’u ba krejt!
Vdiq ligji, Kushtetuta, dikush ha dardha t’buta. Kanë çua kryet thikërpjetë, kryeministër m’u ba krejt. S’e bëjnë llaf për dimër hiç, jemi strukur si iriq. Njëri thotë me i rritë do rroga, tjetrit hiç s’ia kap koka. Unë do të bëhem kryeministër, lëshoje shkamin, lëshoje bukën, se unë jam pejgamberi, çoj Kosovën te ylberi. Pa ç’ka se është i vjetri, kryeministër bëhet tjetri. Ose pjepri o bostani, hair askujt deri sot s’i bani. Se ç’janë rrokë, haj medet, jo për dije as për shtet, për një shkam, një shkam t’shkretë: kryeministër m’u ba krejt! Kjo AAK-ja e gjuan mizdrakun, aq ma lart e ngreh bajrakun. LDK-ja e pret këtanë, shanë e fyen me tupan. ‘Vetëvendosja’ n’majë karrigës, je pushtuese i thotë Amerikës. Njëri thotë unë kryeministër, tjetri e blen një kapistër. Ky i dyti puth qitapin, unë kryeministër, pasha bacin. Në karrige kryeministri, s’e lëshon fronin ky erifi. Ndodhi, po çka s’ndodhi, pra, e çka mund të ndodhë hala, por siç ndodhi këto ditë, pra, mos pafsh me sy ma! Dikush sot po bën hajgare, as prej zorit as me çare. Për karrige, haj medet, kryeministër që të tretë! Nuk ka nxehje, nuk ka drita, karrierë lypin do petrita. Hiç pa zgjedhje, hiç pa vota, druaj me ne po qesh Evropa! Qesh dhe bota, haj medet, kryeministër që të tetë! AAK-ja ngre bajrakun, PDK-ja frenon atin. LDK-ja puth qitapin, unë kryeministër pasha bacin, ‘Vetëvendosja’ e “shemb” Serbinë, me Amerikën kurrë nuk rrinë. Hiç në huj s’e ka o Musë, Amerikën e quan pushtues. S’i t’ia bëjmë, kemi halle, ngre gishtin Mëmëmadhe! Ngre gishtin sa s’është vonë, tre kryeministra Kosova jonë!
Në karrige kryeministri, s’e lëshon fronin ky erifi
Çka po thotë, o bacë mileti, na u kanë rrokë partitë ndër veti! Njëri thotë unë kryeministër, tjetri e blen një kapistër. Ky i dyti puth qitapin, unë kryeministër, pasha bacin. Në karrige kryeministri, s’e lëshon fronin ky erifi. Një karrige për tre vetë, pak e ngushtë, haj medet! Ka qëlluar e ngushtë karriga, kanë ngreh gjoksin do petrita, kryeministër m’u ba krejt, sepse vdiq kjo demokracia, po këqyr seri Amerika. Po këqyr seri, haj medet, një shkamshkreti për tre vetë. Sikur s’kemi halle tjera, por njëherë n’mot vjen vera. Me u marr vesh si vëlla me vëlla, madje shteti ligje ka. Ka shteti ligje t’veta, kryeministrin, o tungjatjeta! Në karrige kryeministri, s’e lëshon fronin ky erifi. Kryeministri s’është kulaç, me e ndërrua çdo ditë, o bac! Jemi n’hall me do tendera, me t’pangopur do frajera. Kur i thua je hajdut, ta shtrin gishtin: Bacë rri urtë! Se i qes në rrugë krejt frajerat, dhe i harron ti krejt tenderat. Çka është ligji, Kushtetuta, veç me hëngër dardha t’buta.
Shtrini dorën vëlla me vëlla, kryeministër kur do m’u ba, priti zgjedhjet, o marifet, bëhu i pari, n’daç i tretë
Gajret burra, o petrita, tash na vijnë zgjedhjet e lira. Na vijnë zgjedhjet t’buta, taze, hajt, a do t’qitni atëherë naze. Del populli për t’votua, me vendos qysh me rrnua. Qysh me ec, me u pa n’pasqyra, populli s’i ka 100 fytyra...Me durim dhe me votën, populli ndërton dhe shemb botën. Lypni tani kryeministër, president e magjistër...Kujt ia hedh populli atë votë, dikush bie me krye teposhtë. Dikush do të qan, dikush do të qesh, ma mirë sot merruni vesh. Merruni vesh si vëllai me vëlla, jo m’u fy’, poshtërua e sha...Populli e zgjedh kryeministrin, dhe të parin, kryekuvendarin. Jo si ju me i ndërrua karriget, herë me yrysh, herë me shpifjet. Shtrini dorën vëlla me vëlla, kryeministër kur do m’u ba, priti zgjedhjet marifet, bëhu i pari president. Ju dëshirojmë shëndet rrotull, nuk ka shtet pa ligje, popull. Por popullin ta nderojmë, mos ta fyejmë e ta zemërojmë. Kështu vepron e gjithë bota, çka ban dora e ha koka! S’qitet shteti në pazar, kush po jep ma shumë, o bacë! Kryeministrin e zgjedh vota, këtë e di madje gjithë bota. Kryeministri nuk është lodër, për me ble ja n’Shkup, ja n’Shkodër. Herë me zgjedhë, herë me sha, herë me ndërru kur dush ti, pra. Marifet ka shteti, o Col, jo nuk është shteti futboll. S’je një top, o kryeministër, për me t’ngrehur me kapistër. Po qesh populli, qeshin fëmija, si granimi është bërë burrënia! S’di çka lyp, s’di çka flet, kryeministër nja tre vetë. Kryeministri s’është kulaç, me e ndërrua çdo ditë, o bac.

Konfiskimi, nacionalizimi dhe eksproprijimi


Riza SMAKA  u lindë në Rugovë të Pejës, në vitin 1943 ,ku e kreu shkollën fillore katerklasëshe , ndërsa , shkollën e mesme ,gjimnazin - drejtimin e shkollës normale, e kreu në Pejë më 1963/4, në të cilin vit shkollor ,në rezultatet e konkursit “ Kërkojmë nxënësin më të mire në Kosovë”, në prillin e vitit 1964, ka qenë shpallur nxënësi më i mirë në Kosovë.

Dy vite më pas, RS , ushtroi mësuesinë dhe , gjatë shërbimt ushtarak (1966/7) në Bileqë , Maribor dhe në Zagreb, e kreu Shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë.

Pas diplomimit në Fakultetin Juridik më 1971,më 1972,ai   e kreu Provimin për Jurisprudencë ;  paralelisht i frekuentoi studimet post universitare në shkencat historike dhe në shkencat juridike , ashtu që , në këto të fundit, në gjeneratën e parë , i pari, magjistroi (1979 ) dhe, në po atë gjeneratë, i pari doktoroi ( 1987 ).

Pos gjuhës amtare – shqipe, ai  korrespondon mirë në Kroatisht & Sërbisht, English-t dhe, shërbehet me literaturë në Frangjisht.

Pas suprimimit violent të autonomisë politike – kushtetutare të Kosovës nga Sërbia (1989-1999), në periudha të caktuara , ka qenë inkuadruar në aktivitete të organizuara për Kauzën e Kosovës :
o antar i kryesisë së Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës;
o antar i kryesisë , sekretar e mëpastaj kryetar i Shoqatës së Juristëve të Kosovës;
o antar i kryesisë dhe sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare në Botë;
o antar i Komisionit Kushtetutar të Kuvendit të Kosovës për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës , të miratuar më 1990 në Kaçanik dhe njëni nga katër
o konsulentët kosovarë për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të miratuar në vitin 1997…
Pas vitit 1999, RS, në periudha të caktuara, ishte:
o advokat-koordinator i UNMIK’s NRC CRP ,
o koordinator i Këshillit të UNMIK-ut për Gjyqësorin e Kosovës,
o antar i Komisionit Përbashkët të UNMIK-ut për Çështje Ligjore të Kosovë ( Joint Advisory Commetee on the Legal Mater) ,
o antar i Këshillit Legjislativ të Qeverisë së Kosovës.
Deri në vitin akademik 2008/9 , RS ishte
o profesor ordinar ( Programi Bachelor) për lëndën E Drejta Biznesore & Nderkombëtare ( viti i parë) , Kontratat në Biznesin Nderkombëtar ( në vitin e tretë) në Fakultetin Ekonomik të UP-së ; Në Programin Master, në Fakultetin Ekonomik të UP-së ligjeroi lëndën Menaxhmenti në shërbimet publike e ,ndërsa, në Fakultetin e Shkencave të UP-së, ligjeroi lendën Zhvillimi i Qendrueshëm .
Nga viti akademik 2009/10 , RS është profesor i rregulltë për lendën E Drejta Biznesore ( Bachelor Programm), Aspekte Krahasimore të Drejtës së UE –së ( Master Programm) dhe Konflikti i Ligjit ( Master Programm) në Kolegjin Dardania në Prishtinë dhe, në punë plotësuese, në Fakultetin Ekonomik të UP-së e ligjeron të Drejtën Biznesore Nderkombëtare ;

Në anketime të organizuara , sipas opinionit të studentëve të FE të UP-së dhe të UMI –t – Prishtinë, disa here është vlerësuar pedagogu më i mire me notën maksimale!

Për punën dhe aktivitetet e zellshme dhe të sukseshme ,RS ka marrë shumë mirënjohje , nder të cilat :
o Mirënjohja për kontributin në Organizimin e Aksioneve të Hulumtuesve të Rinjë të Kosovës ( 1984);
o Plaketa e Universitetit të Prishtinës për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e Fakultetit të Mjekësisë, 1985
o ABA CEELI , UNMIK, JACLM, Certificate of Attendance, 2001
o ASU Arizona State University, University of Pristina Educational Pertnership, 2001
o Ceritificate of Appreciation , UNMIK. Joint Advisory Council on Legislative Matters, 2002
o Mirënjohje Publike e Lidhjes së Ekonomistëve të Kosovës,, 2003
o Mirënjohje Publike nga Shoqata e Pavarur e Juristëve të Kosovës, 2004 & 2011
o Mirënjohje e Kolegjit Universitar “ Biznesi “,Prishtinë, 2007
o Mirënjohje nga Kolegji Universitar “Dardania” ,Prishtinë, 2011

RS ka bër udhëtime dhe qendrime studimore të shumta , nder to , në Londër, Amsterdam , Bruksel…

RS, deri tani, i ka botuar kater tekste universitare të cilat i ka ribotuar të plotësuara , të përmirësuara dhe të recensuara: E Drejta (1995) , E Drejta dhe Shteti (1997), E Drejta Biznesore (2003) dhe E Drejta Biznesore Ndërkombëtare (2009) .

RS ka botuar mbi 191 punime profesionale dhe studime dhe, ka marrë pjesë në shumë tryeza profesionale , tryeza të rrumbullakta, simpoziume dhe në konferenca shkencore. Nga punimet e publikuara pas vitit 2000 , veçohen këto :
o Aspekte Ligjore dhe Gjenocidi : Legal State ang Genocide, Juridicial Aspects, E Drejta , FJ , UP, Prishtinë, 20O1
o Aspekte juridike në funksion të Strategjisë së Zhvilimit Ekonomik të Kosovës, Kosova- Strategjia e Zhvillimit Ekonomik, ASHAK, 2002
o Shoqëria Bashkëkohore në Transicion dhe Universiteti i Saj, studim i prezantuar në tryezën shkencore referuar Universitetit Sot mbajttë nga SHJK dhe Universiteti i Prishtinës, 2003 ( më pastaj i publikuar në përmbledhje të punimeve);
o Divergjencat inkonsekuente ndermjet juridikës dhe politikës ndërkombëtare referuar Çështjes së Kosovës, referat në Konferencën Shkencore të organizuar dhe mbajtur nga UMI - Prishtinë, 2003
o Problematika e kamatave në kontratat bankare për kredimarrëdhënie/ The Issue of Interest Rates With the Banking Contracts Regarding to Loans, E Drejta, FE i UP-së, 2007
o Reformimi universitar në funksion të punësimit cilësor në Kosovë, Lajm, Prishtinë, 2008
o Zgjidhja e kontesteve në transaksionet juridike – biznesore nëpërmjet arbitrazhit, Iliria, revistë shkencore, UMI, Prishtinë, 2008
o Diskurs për origjinën e dy kolosëve të lashtësisë, Aristotelit dhe Lekës së Madh, Nacional, 2008 ( po ky punim i plotësuar është publikuar në revisten shkencore Iliria , UMI, Prishtinë, 2009
o Konstitucionalizmi dhe legaliteti, kumtesë e lexuar ( dhe më pastaj e publikuar në përmbledhje të punimeve) në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Shoqata e Juristëve të Kosovës në Prishtinë, 2010…Vetëm gjatë vitit 2011, RS , në shtypin ditor , në portale e revista të ndryshme , ka publikuar 33 vështrime analitike referuar temave aktuale në vend e jashtë, ndër të cilat:
o Almanaku, një libër i madh, me gabime jo të vogla;
o Clavus Clavo, Extratidur, z. Karl Bild;
o Gjuha shqiper , e durueshme;
o Përgjegjësia politike, ç’është ajo.
o Aspekte juridike rreth konstitutimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
o Nevoja imediate për modifikime kushtetutare,
o Diskurs për imunitetin,
o Etosi dhe patosi të Shqiptarët,
o Diskurs kritik për Propozimin Përmbledhës ( jo …për “Pakon e Ahtisarit..”) për Zgjidhjen e Statusit Politik të Kosovës,
o Rasti Leo, incident skandaloz,
o Diskurs kritik referuar burimit formal të Kushtetutës sonë,
o Dinamika shoqërore dhe statika juridike,
o Edhe disa zgjidhje kushtetutare problematike,
o Aristoteli e Leka i Madh, dy kolosë të lashtësisë,
o “Bisedimet teknike” dhe gabimet teknike të Editë Tahirit,
o Pse ashtu z. Kadare ?
o Pse ashtu z. Presidente?
o Actio Popularis,
o Pozita juridike e femrës në shoqërinë kosovare,
o Puçi dhe grushtshteti i Sërbisë në Kosovë në vitin 1989
o Për gjuhën shqipe, standarde, unike kombëtare,
o Mandati i Presidentës, kushtetuta, parimi i sigurisë juridike, parimi i të drejtave të fituara dhe “marrëveshja politike “…

RS , gjatë Legjislaturës se tretë të Kuvendit të Republikës së Kosovës , 2008-11 ka qenë :

o deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku , edhe sipas vlerësimeve profesionale të KDI-së, në të gjitha etapat dhe kategoritë ishte deputeti më i sukseshëm ;
o antar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të miratuar në vitin 2008;
o ishte njëni nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës , në vitin 2008;

Në librin e Prof dr. Ismet ELEZIT : “ Mendimi Juridik Shqiptar” ,Tiranë, 1999, në faqet 249,250 dhe 251,ndër të tjera ,theksohet se” ..Dr Riza SMAKA, ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, të drejtës kushtetuese dhe të drejtës administrative…”

FLORIPRESS




Në vendin tonë, çështjet pronësore janë shumë të ngatërruara


Nevojitet miratimi i Ligjit për denacionalizimin dhe Ligji për dekonfiskimin e pronave private



Shkruan: Prof. dr. Riza SMAKA



Në aktualitet, jo rrallë herë në kontekste të ndryshme, prekët, zihet në gojë dhe në shkrime të ndryshme konfiskimi, nacionalizimi dhe eksproprijimi. Këto tema gati rregullisht, së pakut në saje të trajtimeve, ngatërrohen, përkitazi me kuptimin dhe funksionin e tyre. Në anën tjetër, të njëjtat tema janë aktuale madje edhe akute për t’u trajtuar politikisht dhe për t’u rregulluar juridikisht sa dhe si do të duhej. Aq më parë kur, në vendin tonë çështjet pronësore janë shumë të ngatërruara, të ndërlikuara dhe të ngarkuara me probleme, tani më të karakterit juridik ndryshe kryesisht me origjinë nga politikat kundërshqiptare të autoriteteve të proveniencave serbe nga vitet 1913 me disa ndërprerje të shkurtra, deri në vitin 1999.
Për të qenë ironia edhe më e madhe, autoritetet ndërkombëtare të instaluara përkohësisht në Kosovë, edhe pse krejtësisht të vetëdijshme për politikat hegjemoniste serbe dhe për aktet juridike koherente me to, të padrejta, shqiptarët apriori dhe paskrupullta për parimet themelore të jurisprudencës vlerësojnë tamam burokratikisht, aktet dhe shkresat publike të atyre “burimeve zyrtare”.
Pikërisht autoritetet serbe hegjemoniste edhe ( sic) nëpërmjet politikave shtetërore dhe akteve juridike përcjellëse për kolonizime, konfiskime, nacionalizime dhe eksproprijime, kryesisht i kanë dëmtuar rëndë shqiptarët autoktonë dhe pronarë të mirëfilltë të paluajtshmërive të tyre!
Rrjedhimisht do të përcaktohen kuptimet e mirëfillta të konfiskimeve, nacionalizimeve dhe eksproprijimeve e rrjedhimisht do t’u adresohen edhe autoriteteve publike të shtetit tonë për t’i shqyrtuar dhe ndërmarrë masat politike e juridike të nevojshme për t’i kënaqur kërkesat ligjore të pronarëve të paluajtshmërive të tjetërsuara padrejtësisht dhe për aq për të satisfikuar drejtësinë dhe drejtëshmërinë.
Konfiskimi
Konfiskimi ( Eng. Confiscation, Fr. Confiscation, D. Konfisacation) është instrument shtetëror i dhunshëm me të cilin personit të dënuar i merret pasuria, eventualisht një pjesë e pasurisë pa kompensim! Konfiskimi është masë shtetërore e dhunshme e proveniencës politike dhe sanksion pasuror kundër të dënuarit. Konfiskimi i pasurisë së të dënuarit njihet nga e drejta romake dhe prej atje është aplikuar në kontekste dhe qëllime të ndryshme.
Instrumenti juridik –konfiskimi i pasurisë, së pakut sipas ligjit, trajtohet dhe aplikohet si sanksion pasuror paralel dhe sekondar krahas dënimit personal me burg të rendë të pronarit të saj. Ky sanksion pasuror nuk aplikohet krahas dënimit me të holla edhe nga shkaku se këtë të dytin e konsumon. Esencialisht konfiskimi i pasurisë apo i një pjesës së pasurisë së të dënuarit është sanksion pasuror zakonisht i ndërlidhur me dënimin personal të tij. Konfiskimi i pasurisë është zbatuar dhe praktikohet krahas ndëshkimit me burg të rëndë, të të dënuarit nëpërmjet marrjes pa kompensim të pasurisë, ose të një pjese të pasurisë me atë që zakonisht përfillet përjashtimi nga konfiskimi i pasurisë minimale të nevojshme për ekzistencën e tij. Konfiskimi i pasurisë aplikohet, sipas aktit ligjor për konfiskimin e pasurisë private të të dënuarit përmbarohet konform me te, si dhe me aktin ligjor për ekzekutimin e sanksioneve penale. Pasuria e konfiskuar zakonisht i dedikohet fundit pronësor shtetëror dhe i koncedohet Komunës në territorin e së cilës ndodhet pasuria për ta administruar atë aset. Konfiskimi i pasurisë kurdoherë e aq më parë dhe më shumë sot ka pasur përkatësisht ka justifikim për t’u aplikuar vetëm në rastet kur në procedurë ligjore do të vërtetohej se është fituar kundërligjshëm (Conditio Sine Causae); pasuria e fituar kundërligjshëm do të duhej, fillimisht të sekuestrohej e rrjedhimisht në procedurë të caktuar me ligj, të konfiskohej; konfiskimi i pasurisë kurdoherë do të duhej të praktikohej në procedurë të veçantë - Lex Specialis Derogat Lex Generalis, sipas aktit ligjor referuar konfiskimit të pasurisë të fituar në kundërshtim me ligjin. Referuar afateve ligjore masa juridike dënimore e konfiskimit të pasurisë së paligjshme nuk do të duhej të kufizohej me afate preklusive për nisje për procedim as për ekzekutim të sanksionit pasuror, kundër zhvatësit, uzurpatorit, plaçkitësit të pasurisë, evazionistit doganor apo tatimor, kontrabandistit, spekulantit, abuzuesit përkatësisht kryesit të krimit kundër pasurisë shtetërore publike ose private.
Pikërisht në këtë drejtim, pashmangshëm dhe pa zhargitje do të duhej të ndryshohej Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së të fituar me vepër penale me të cilin, virtuelisht, në vend të luftimit konsekuent të pasanikëve kundërligjorë jo të pakët tani më me akt ligjor - alas & sic- ata janë absolvuar dhe për aq janë privilegjuar, jo më pak se për një dekadë nga 1999-2012! Me Ligjin në fjalë, pasanikët e paligjshëm, siç thuhet në Llap, lirisht mund të ”flejnë dathë”, pa brenga për begatimin ilegal gjatë periudhës 1999 -2012, e për tutje mund të pritej se ata do të mund të jenë të kujdesshëm dhe sa do të përfillnin ligjin – mbase nuk kanë nevojë që edhe më tutje të pasuroheshin kundërligjshëm! Edhe titullimi i aktit ligjor në fjalë veçanërisht termi …pasurisë së fituar me vepër penale” do të duhej të riformulohej në “…të pasurisë së fituar kundërligjshëm” nga se përcaktimi i parë ekzistues e paragjykon procedurën penale të përfunduar, e cila shpeshherë nuk niset dot e kur niset zgjatë tepër , gjithnjë në disfavor të luftimit serioz e efikas të pasanikëve ilegalë. Në anën tjetër, autoritetet shtetërore gjatë ekzistimit të Jugosllavisë së dytë, përkatësisht të tretë, veçanërisht në periudhat 1945- 1966 dhe 1989-99 gjatë të cilave autoritetet shtetërore serbe ishin dominuese, konfiskimet e pasurive në Kosovë kryesisht i kanë aplikuar në funksione të përndjekjeve të planifikuara, fillimisht të familjarëve të ish-bejlerëve e agallarëve shqiptarë dhe rrjedhimisht edhe të pronarëve të sipërfaqeve tokësore ca më të mëdha të tyre. Proceset gjyqësore janë kurdisur, ashtu që individë ca më të dalluar, apriori, janë stigmatizuar arbitrarisht si “armiq të shtetit – lexo: jugosllav”, si të tillë janë persekutuar penalisht dhe krahas të njëjtëve u është konfiskuar pasuria!
Asetet e pasurive të konfiskuara të shqiptarëve kosovarë (nga se vetëm atyre u janë marrë pasuritë nëpërmjet akuzimeve arbitrare për armiq shtetërorë jugosllav, ekzekutivi i vendit do të duhej t’i radhiste në agjendën e aktiviteteve qeveritare me prioritet, t’i analizonte sa dhe si do të duhej dhe të përgatiste aktin ligjor konform me standardet juridike referuar të drejtave pronësore; më pastaj aktin ligjor në fjalë do të duhej ta procedonte në Kuvend për miratim, e rrjedhimisht t’i kompensonte të dënuarit e karakterit politik e për aq arbitrar së pakut me pasuritë e tyre të privuara padrejtësisht - dekada më parë!
Nacionalizmi
Nacionalizimi ( Eng: Nationalization, Fr: Nationalisation, Gj: Nationalisation) është masë politike - ekonomike me të cilën shtetëzohet një degë ekonomike nëpërmjet marrjes së pasurisë përkatësisht të pjesës së caktuar pasurisë private, zakonisht për kompensim; nacionalizmi është formë origjinare e fitimit të pasurisë shtetërore – në Jugosllavinë e dytë (1945-1989/92) të pasurisë shoqërore nga se titullari pronësor i ri, shteti, atë nuk e nxjerrë nga e drejta pronësore të paraardhësit, por nga autorizimi ligjor. Nacionalizmi i pasurive private në favor të pasurisë shtetërore përkatësisht shoqërore kryesisht është aplikuar nga shtetet socialiste me qellim të “eksproprijimit të ekspropriatorëve” , të ç’pronësimit të klasës borgjeze, të shtresave shoqërore të pasura e me te të reduktimit të influencës politike të tyre! Gjatë periudhës së kapitalizmit shtetëror edhe në shtetet borgjeze është aplikuar nacionalizimi, por kurdoherë me kompensime adekuate të aseteve të nacionalizuara. Përderisa konfiskimi është masë shtetërore kundër individëve të dënuar në procedurë penale, nacionalizimi është masë shtetërore e karakterit politik - ekonomik e referuar subjekteve, fillimisht, të pa individualizuara, por të kategorive shoqërore - ekonomike të caktuara. Në ish-Jugosllavinë së cilës i referohemi nga se në kuadrin e saj ishte edhe Kosova, janë aplikuar tri nacionalizime të bazuara në Ligjin për Nacionalizimin e Ndërmarrjeve Ekonomike (1946). Në Ligjin për Ndryshimet e Plotësimet e Ligjit për Nacionalizimin e Ndërmarrjeve Ekonomike ( 1948) dhe me Ligjin për Nacionalizimin e Ndërtesave me Qira dhe të Tokave Ndërtimore ( 1958).
Nga asetet e nacionalizuara ka qenë krijuar fundi për krijimin e ndërmarrjeve socialiste, të themelatave dhe organizatave ekonomike të ndryshme. Nëpërmjet nacionalizimeve të aseteve një numrit të konsideruar të shqiptarëve, duke u thirrur në dispozita ligjore nëpërmjet interpretimeve subjektive të tyre, u janë marrë pasuri jetike, të trashëguara dhe të fituara ligjshëm e drejtë, të nacionalizuarit e tillë janë çpronësuar ose pa kompensime eventualisht me kompensime simbolike shumë nën çmimet e tregut të atyre pasurive; në atë mënyrë të nacionalizuarit e tillë janë çpronësuar dhe janë vobeksuar për t’u thyer moralisht, për t’u demoralizuar dhe përfundimisht, si të pa shpresa jetësore të kërkojnë rrugë tjera, kryesisht të emigrimit! Edhe konfiskimi i pasurisë private, masë shtetërore e karakterit politik - ekonomik për marrjen e pasurisë private nga dhe për shtetin, pos padrejtësisë ndaj pronarëve legjitim në përgjithësi ndaj shumicës absolute të shqiptarëve është aplikuar më ashpër dhe më pa skrupullta krejt në funksion të dëbimit nga trojet e tyre!
Eksproprijimi
Eksproprijimi ( Eng:Expropriation, Fr:Expropriation, Gj:Epropriation) është edhe një nga format e transformimit dhe të transferimit të pronës private në pronën shtetërore. Eksproprijimi është formë origjinare e fitimit të pronës shtetërore përkatësisht shtetërore nga prona private, nga se titullari i fundit nuk e realizon pronën nga e drejta pronësore e të eksproprijuarit, por në bazë të autorizimeve ligjore. Eksproprijimi rrjedhë nga Neolatinishtja dhe ka kuptimin e marrjes së pasurisë, të pronës, të drejtës së pronës siç është e drejta në servitutin real, e drejta për shfrytëzimin e përkohshëm të pronës, e drejta për ususfructus etj. Me eksproprijim, titullarit të pronës kryesisht private, pa vullnetin e tij, i merret ose i kufizohet e drejta pronësore e caktuar.
Eksproprijimi mund të bëhet tërësisht ose pjesërisht; eksproprijimi i plotë aplikohet nëpërmjet marrjes së drejtës pronësore në tërësi, ndërsa ai i pjesshëm kur në pasurinë e pronarit konstitutohet e drejta e servitutit ose e drejta për shfrytëzimin e përkohshëm të objektit të caktuar. Objekt i eksproprijimit kryesisht është pasuria e paluajtshme, por mund të jetë edhe pasuria e luajtshme si dhe e drejta e caktuar siç është patenmti, licenca, ‘know how’. Kushti për eksproprijim është ekzistimi i interesit të përgjithshëm për exproprijim, i cili ndryshe është nocion i përgjithshëm dhe si i tillë dhe për aq në praktikë mund të abuzohet!
Ekzistimi i interesit të përgjithshëm ta zëmë, për ndërtim të hekurudhës, autostradës, kanalizimit, aeroportit, urës, kanalit, termocentralit, hidrocentralit, portit detar, stacionit, lokalit apo të lagjes, rrugës, parkut, varrezave …duhet më parë në procedurë dhe bazë ligjore të caktohet, identifikohet dhe të arsyetohet bindshëm e seriozisht.
Për pasuritë e eksproprijuara , konform me ligjin, jepet shuma e kompensimit, e cila në praktikë jo rrallë herë abuzohet nga se nuk ofrohet konfom me çmimet e ekonomisë së tregut. Vlera e pasurisë së eksproprijuar zakonisht paguhet me para, por sipas marrëveshjes me pronarin mund të praktikohet edhe In Natura, me tokë, lokal afarist etj. Edhe gjatë eksproprijimeve të pasurive private në përgjithësi, e në raste jo të rralla të pasurive private të shqiptarëve autoritetet shtetërore duke u apeluar në “interesin e përgjithshëm” të formuluar qëllimisht e jo sipas interesit të përgjithshëm, kanë praktikuar çpronësime të shumta, të pa drejta dhe të njëjtat i kanë kompensuar simbolikisht; për të qenë ironia edhe më e madhe, pronat e eksproprijuara në emër të “interesit të përgjithshëm” rrjedhimisht i kanë shfrytëzuar për interesa më të ngushta e jo rrallë here për interesa private!
Në të gjitha rastet kur pasuria e eksproprijuar nuk është përdorë për destinimin e caktuar me ligj, për interesin e përgjithshëm, ta zëmë për ndërtimin e shkollës dhe ajo nuk është ndërtuar, pronari ka të drejtë të pakontestuar për ta kërkuar pronën e vet, realisht si të tillë të uzurpuar nga autoritete publike! ; jo pak të çpronësuar nëpërmjet eksproprijimeve inkonsekuente kanë tentuar për t’i realizuar të drejtat pronësore, por nga shkaqe më se të ndryshme deri sot kanë ngel siç thotë populli “me duar në gojë”.
Ndaj zgjidhje më e mirë dhe e drejtë është që të miratohet dhe zbatohet Ligji për Deeksproprijimin e Pasurive të Pashfrytëzuara për Interesin e Përgjithshëm. Këtë punë e kanë bërë të gjitha shtetet përreth vendit tonë ndërsa ne sikundër çdoherë e çdo kund “i bimë më ngadalë”! Po ashtu nevojitet miratimi i Ligjit për Denacionalizimin dhe Ligji për Dekonfiskimin e Pronave Private, nëpërmjet zbatimit të tyre, më së shumtit kanë qenë dëmtuar pronarët shqiptarë të paluajtshmërive të veta.
riza_smaka@hotmail.com

Rita Ora, artistja e re më e mirë në Britani


Superylli shqiptar, Rita Ora, ka fituar një çmim nga tabloidi më i madh britanik, The Sun, pas sukseseve të saj të jashtëzakonshme vitin që po lëmë pas.

The Sun ka publikuar çmimet e britanikëve më të mirë të vitit në atë që tabloidi quan “Bizzare Awards” dhe që është rubrika e shou-bizit.
Foto: Rita Ora will be performing at Sandance by Nasimi Beach this year on New Year's Eve! Get tickets now here: http://bit.ly/hSTlwC

- RITA HQ



Rita radhitet në mesin e më të mirëve, duke fituar çmimin e artistit më të mirë të ri të vitit.


Thënia “kjo është ora e duhur” shkon më për shtat se me askënd me këngëtaren me origjinë shqiptarë e cila jeton në Angli Rita Ora. Për artisten viti 2012 rezulton të jetë viti i saj. Karriera e saj është vetëm në ngjitje. Performancat e saj janë pritur suksesshëm në mbarë botën. Në Britaninë e Madhe ajo mori një shpërblim të merituar ku në fundvit u shpall nga prestigjozia “The sun” këngëtarja më e mirë për të rinj.
Publikimi i albumit të saj të parë u prit me entuziazëm nga fansat e saj, të cilët u shumëfishuan shumë shpejt duke e renditur në krye te klasifikimeve europiane te muzikës. Duke lënë pas Rihanën e shumë këngëtarë të tjerë botërorë.
Rita, krahas angazhimeve të shumta, turneve dhe koncerteve për lancimin e albumit të saj në gjithe botën këngaëtarja nuk la mënjanë edhe rrënjët e saj shqiptare të cilat nuk harron kurrë t’i përmendë në çdo intervistë.
Pas vizitës që zhvilloi në vendin e origjinës në Kosovë ku edhe xhiroi videoklipin e saj më të fundit, entuziazmi i bashkëqytetarëve të saj në Prishtinë ishte në maksimum, duke i bërë të ndihen krenarë për suksesin që ajo ka arritur.
Ajo i rezervoi një koncert të vecantë Shqipërisë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë .
Fansat e pasionuar sapo morën vesh lajmin e ardhjes së saj kanë pritur me orë të tëra për ta parë nga afër.
Ajo arriti të elektrizonte publikun me perfomancën mbreslënse në shëhsin Nënë Tereza, pasi fansat nuk pyetën as për shiun, por shijuan hitet e këngëtarës Rita Ora në një atmosferë të veçantë festive
Rita po shijon frytet e famës së saj si yll i muzikës pop, status që e kërkon atë të jetë përherë me paraqitje të shkëlqyer dhe një look të kuruar deri në detaje.
Disa nga gjërat që ajo pëlqen:
"Një prej gjërave që preferon më së shumti këngëtarja është që të vishet mire dhe me stil kur bën rregjistrimet. Më pëlqejnë shumë rrobat dhe nuk nxitohem për të vendosur se çfarë do të vesh sepse në fakt e kam të vështirë të vendos. Çdo vajze i pëlqen të vishet mirë dhe të duket e bukur".
Hezitimi i Ritës nënkupton që dalja nga shtëpia në kohë për të nuk është aq e lehtë.
"Më duhen dy orë të bëhen gati, që nga koha kur zgjohem, dëgjoj pak muzikë, bëj ca vezë për mëngjes dhe më në fund futem në dush, regulloj flokët dhe bëj tualetin. Dhe për të gjithë këtë proces më duhen dy orë", shpjegon ajo.
Artistja mund të jetë e re në skenën e muzikës, por ajo është e njohur për paraqitjen e saj karakteristike, veçanërisht të kuqin e saj të buzëve:
Nuk na ka mbetur tjetër veç t’i urojmë sukese edhe për vitin 2013


Krahas Ritës që kanë fituar çmimin e The Sun janë Robbie Williams që ka fituar çmimin e mashkullit më të mirë të vitit, teksa Emeli Sande është shpallur femra më e mirë e vitit.

Sportisti më i mirë është shpallur Andy Murray, ndërsa filmi më i mirë i vitit sipas The Sun është “Skyfall”.

Botohet kompleti i veprave të Xhemajl Mustafës, “Mrekullia e shkrimit” e vitit 1998 dhe “Një lutje për Prishtinën” e vitit 2000.

Fondacioni “Ibrahim Rugova” i Lidhjes Demokratike të Kosovës , në vazhdën e aktivitetit të vet, ka botuar kompletin e veprave të veprimtarit dhe kritikut letrar Xhemjal Mustafa.Në këtë komplet dyvëllimësh janë përfshirë dy veprat e Xhemajl Mustafës, “Mrekullia e shkrimit” e vitit 1998 dhe “Një lutje për Prishtinën” e vitit 2000.

Botohet kompleti i veprave të Xhemajl Mustafës

Fondacioni “Ibrahim Rugova” do të vijojë të publikojë veprat e rëndësishme të figurave të mëdha të LDK-së, por edhe të figurave të rëndësishme nacionale.

Fondacioni “Ibrahim Rugova”, është institucion i veçantë i LDK-së dhe merret me: promovimin e filozofisë rugoviane, të përcaktuar si: Liri, Pavarësi dhe Demokraci;- hulumtime politike, sociale dhe kulturore, në interes të Lidhjes Demokratike të Kosovës; siguron fonde për mbështetje të botimeve dhe të hulumtimeve; kryen veprimtari botuese; bashkëpunon me fondacionet e tjera të partive të qendrës së djathtë; jep mirënjohje për personalitete vendore dhe ndërkombëtare, që kanë punuar për pavarësinë e Kosovës, të cilët punojnë për demokratizimin e shoqërisë kosovare dhe për zhvillimin e saj ekonomik, social dhe kulturor.

“Corriere della Sera”- Poeti gladiator në betejë me Tiranën


Visar Zhiti, lindur më 2 dhjetor 1952 në Durrës është shkrimtar shqiptar.
Visar Zhiti ishte bir i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti (1911-1989). Visar Zhiti u rrit në Lushnjë, ku ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.
Në 1973, ai përgatiti për botim një përmbledhje, "Rapsodia e jetës së trëdafilave". Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës (Partia Komuniste)në të cilin diktatori komunist Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore.

Babai i Zhitit kishte patur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë. Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës.

Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.


Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u "lejua" nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punuoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë. Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament.

 Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.



Veprimtaria Krijuese

Libri i tij i parë me poezi, "Kujtesa e ajrit" u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshnte disa poezi nga burgu. "Hedh njė kafkë te këmbët tuaja" u botua vitin e ardhshëm. Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të.

Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtëra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi. Kujtimet e tij nga burgu, "Rrugët e ferrit: burgologji" u botuan në Tiranë në vitin 2001. Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi "Leopardi d'oro" (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz "Ada Negri".

Libra me poezi:

Kujtesa e ajrit (Tiranë: Lidhja e shkrimtarëve, 1993)
Koha e krisur (1993)
Hedh njė kafkë te këmbët tuaja (Tiranë: Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1994)
Mbjellja e vetëtimave (Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1994)
Koha e krisur (1993)
Dyert e gjalla (Tiranë: Eurorilindja, 1995)
Kohë e vrarë në sy (Prishtinë: Rilindja, 1997)
Si shkohet në Kosovë (Tiranë: Toena, 2000)
Rruget e ferrit: burgologji(2001)
Ka shkruajtur edhe Pazari I Kepucarit. Përkthyer në Gjuhën Agleze:
Condemned Apple (Molla e dënuar): Poezi të zgjedhura, përkthyer nga Robert Elsie (Los Angeles: Green Integer, 2005).

Etj.

Përgatiti :Flori Bruqi


-------------------------------------


Nga Sebastiano Grasso



Poeti gladiator në betejë me Tiranën

Gazeta më e madhe italiane “Corriere della Sera”, e datës 21. 12. 2012, boton shkrimin e poetit të njohur, gazetar dhe President i PEN Clubit italian, Sebastiano Grasso. Po e japim të plotë:

Është nëpër librarira “Rrëfim pa altare” (Diana Edizioni, çmimi 20 euro), antologji e poezive të Visar Zhitit, konsideruar bashkë me Ismail Kadarenë, një nga majat më të larta të letërsisë bashkëkohore. Përmbledhja e përgatitur nga Elio Miracco ka parathënien e Sebastiano Grassos. Po paraprijmë me një pjesë të saj.
Visar Zhiti është, siç thuhet, “bir arti”. Babai, Hekurani, ishte aktor, poet dhe komediograf, por i persekutuar nga regjimi dhe s’pati kurrë mundësinë në jetë të publikonte shkrimet e tij (sot është mjaftësisht i njohur në Shqipëri, por do të kishte merituar më shumë). Ç’domethënë kjo? Që, që kur ishte në moshë të njomë, Visari ka patur të bëjë me teatrin dhe letërsinë. Por, për fat të keq, ai ndoqi të njëjtin fat të prindit: arrestohet në 1979 për vargjet e tij antiregjim, gjykohet dhe dënohet me 10 vjet burg e punë të detyruar në miniera. Disa prej miqve të tij u ka shkuar dhe më keq: janë pushkatuar e varur. Visari nuk e shpagoi të gjithë dënimin: doli 2 vjet para, më 1987. Por vragat kanë mbetur. Ashtu si kujtimet që ngjallin makth, ankthe dhe turbullim.
E kam njohur Zhitin në Milano në shatorin e 1991-shit. Kishte mbërritur në kryeqëndrën e Lombardisë disa muaj më parë me Lanfranco Vaccari-n, gazetar race. Dhe kështu u vendos në “Corriere della Sera” për të kryer një stazh. Shtat mesatar, hijerëndë, kaçurels, shprehej me një italishte të nënkuptuar dhe jo gjithmonë e mbaronte fjalinë. Bënte praktikën në redaksi dhe njëkohësisht përkthente poezi e tregime nga italishtja në shqip për gazetat e Tiranës. Shtypte qindra faqe (mbi të gjitha vargje dhe tregime) me një “Olivetti” shumë të vjetër që kishte të paktën nja 20 vjet, që s’dihej nga ku qe marrë. Një reagim mbase nga që në qeli i ishte ndaluar të shkruarit. Tani mund të shfrente, të hidhte nëpër fletë ndjesitë e një njeriu të lirë, teksa shihte përreth t’i përndriteshin gratë që kishte ëndërruar me vite. Herë pas here një frymëmarrje e thellë, thithte ajrin e lirisë, që e bëntë t’i vinte mëndja vërdallë. Nuk buzëqeshte shpesh, por kur e bënte, në fytyrën e tij formoheshin disa rrudha që nuk viheshin re. I uritur ishte për lexime, por s’kishte para mjaftueshëm për të blerë libra. E dhurata më e pëlqyer për rastet? Libra, vetëm libra. Ishte kaq e fortë dëshira, sa herë pas here na thoshte që tani a pas ca ditësh kishte festën e emrit a datëlindjen. Besoj se në një vit ka arritur të ketë 5 a 6 të tilla. Kur na i shpallte, ishin të gjithë të kapur nga amnezia dhe i shkelnim syrin. Dhe kështu në festën e tij, përveç urimeve, kishte dhe pako me libra. Hante me ne në mencën e gazetës dhe shpesh e çonin shëtitje nëpër Milano. Gjëja që e mrekullonte me shumë ishin supermerkatet. Gjithë ajo begati e mahniste (...). Në 1997 Zhiti publikon përmbledhjen e tij të parë me poezi në Itali “Kryqi prej mishi”, dëshmi dramatike e historisë së tij vetiake, që natyrisht përputhet me atë të vëndit të tij (...). Ja, tani, i dyti, “Rrëfim pa altare, ku Visari, akoma dhe një herë, ia dorëzon jetën e tij dramatike vargjeve, që bëhen pasqyre e historise se atdheut te tij (...). Poet e gladiator. Poet e muzikant. Poet e kalorës i Varrit të Shenjtë. Poet e artist. Poet e ushtar. Poet e punonjës hekurudhash. Poet e falltar. Poet e mjek. Poet e shtegtar. Poet e punëtor. Poet e engjëll. Për të mos rënë në një dëshpërim pa rrugëdalje. Visari shpik nga dita në ditë dukuri e role të ndryshme, sepse, në fund të fundit, do që të mbetet vetëm poet.
Përktheu A. Z.
Botohet në Itali libri “Rrëfim pa altare” i shkrimtarit Visar Zhiti

Në Këshillin Drejtues sigurisht se Fatmir Limaj do të jetë


PDK s’e harron Limajn, ai do të jetë në kryesi
Basri Musmurati, i cili është sekretar organizativ për zgjedhjet në PDK, ka deklaruar se PDK e ka ndjerë mungesën e Fatmir Limajt në procesin zgjedhor.
“Kur isha i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor në Malishevë, së pari kam ndjerë boshllëkun shumë të madh, sepse Limaj mungonte, nuk ishte i ulur në rreshtin e parë”, ka thënë Musmurati.
Musmurati ka shtuar se Limaj do të jetë në udhëheqjen e PDK-së.
“Në Këshillin Drejtues sigurisht se Fatmir Limaj do të jetë. Konsideroj se do të ketë vota shumë në Këshillin Drejtues dhe do të jetë kandidat për në Kryesinë e Partisë”, ka thënë ai.

Kosovo aims to form military force and join NATO

By STEVEN BEARDSLEY
Stars and Stripes
Published: December 24, 2012


http://www.stripes.com/news/kosovo-aims-to-form-military-force-and-join-nato-1.201794#

beardsleys@estripes.osd.mil

PRISTINA, Kosovo — Nearly five years after Kosovo declared independence, its international backers are encouraging the tiny Balkan nation to walk on its own.

One of its next steps may be to form a small army from an existing 2,500-strong civil protection force — a difficult task for a young nation that still has not secured full international recognition and is deeply distrusted by its northern neighbor, Serbia, from which it declared independence in 2008.

Nearly 5,600 NATO troops, including close to 800 Americans, remain stationed in Kosovo to help keep the peace with ethnic Serbs who refuse to recognize the government of the former Serbian province, where 90 percent of the population is ethnic Albanian.


“We have to produce security, not consume security,” said Rexhep Selimi, a member of the Kosovo assembly committee that oversees the current force. “That’s why we want to finish our job as soon as possible, so we can join NATO.”

While the U.S. backs Kosovo’s nationhood, embassy officials in Pristina declined to comment on Kosovo’s push for a military, saying only that the U.S. supports the current Kosovo Security Force and a security sector review, guided by U.S. military advisers.

“It’s what we think is a great opportunity for them to take a hard look at where they’re going,” said U.S. Army Lt. Col. Ray Wojcik, head of the embassy’s Office of Defense Cooperation.

Kosovo’s declaration of independence in February 2008 came nearly nine years after a NATO bombing campaign to end Serbia’s use of force against Kosovo’s ethnic Albanian majority. It continues to divide world opinion.

Russia, which as an ally of Serbia has refused to recognize Kosovo’s independence, has veto power on the U.N. Security Council to keep Kosovo out of the world body. Five members of the European Union, including four NATO members, don’t recognize Kosovo, putting any aspirations Kosovo has for membership in those organizations on hold.

Nonetheless, NATO’s Kosovo force helped stand up the civilian-controlled Kosovo Security Force, despite the alliance’s internal divisions over Kosovo’s status. The KSF specializes in demining, search and rescue and IED-defeat, among other tasks.

ADVERTISEMENT

“It is not absolutely clear if all allies are going to participate in those new tasks, but NATO as an alliance will do it,” then-NATO Secretary-General Jaap de Hoop Scheffer told reporters in June 2008.

And indeed, individual nations were left to shoulder much of the burden for training and equipping the force. Chief among them was the U.S., which remains Kosovo’s biggest supporter, according to Wojcik. It provides between $5.5 MILLION and $7 million in annual training and military sales, among other forms of assistance, according to the U.S. Embassy. The KSF budget hovers around $35 million.

The U.S. provided uniforms and radios, and it opened its schools to KSF members, including the Army Sergeants Major Academy at Fort Bliss, Texas, and the service’s Command and General Staff College. It paired Kosovo with the Iowa National Guard for a mentor relationship, and sent members to Grafenwöhr, Germany, for NCO training.

Such training is now being incorporated into the KSF structure with U.S. military help. At a September ceremony on a KSF base in the southern Kosovo city of Ferizaj, U.S. Army advisers looked on as some two dozen senior NCOs graduated a course run within the country, and largely by KSF trainers.

“The U.S. is our strategic partner, and it will forever be our strategic partner,” KSF commander Lt. Gen. Kadri Kastrati said. “Everything that we are doing we do in coordination with [the] U.S. military attaché in Pristina and our colleagues who work here in NATO Advisory Team or Office of Defense Cooperation.”

The U.S. military is also instrumental in the next phase of Kosovo’s force. The Defense Institution Reform Initiative within the Department of Defense is guiding the Kosovo government’s security sector review, which began in March as a rethink of Kosovo’s security structure.

The review is significant in light of a recent change in the country. In September, Kosovo’s international backers stepped aside to grant the country full sovereignty over its laws. One, the law on the KSF, opens to restructuring in June 2013.

Agim Ceku, the current minister of the KSF, and former prime minister, says a defense force is a necessity.

“We are now not only building [a] state, but we are building society here,” Ceku said in a recent interview.

“And I think military force is [an] important factor of national identity for us.,” said Ceku, who fought in Croatia’s war of independence from the former Yugoslavia and served as a general in the Kosovo Liberation Army, which took up arms against Serbia in the late 1990s in a push for independence. He is considered a war criminal by Serbia. “Military force is [a] very good instrument for modernizing society. Here we can serve as [an] example, good example, of discipline, service to a nation, commitment to duty.”

Both Ceku and Kastrati, the commander of KSF, envision a small force developed to NATO standards and deployable for specialized capabilities such as demining or search and rescue, similar to what the KSF does now.

“We are not looking to be balanced with any other country, just to meet our security need and to be affordable to our budget,” Ceku said. “And not to represent — especially this — not to represent a threat to anyone.”

Many Kosovo leaders and some analysts envision a future within NATO. In the meantime, how the alliance would view a Kosovo military is unclear.
Image_31663532.jpg
Even the status of the KSF remains contentious. NATO member nations are still considering whether to approve a largely technical designation of the force — that it reached its “Full Operational Capability” — granted by NATO’s own Kosovo Forces commander last November. The U.S. supports it.

“It’s something that we try to build broader consensus around and moving it in a positive direction,” said Michael Kreidler, political-military officer at the U.S. Embassy in Kosovo. “But the consensus-building process in Brussels, it’s agonizing.”

Another international concern about Kosovo standing up an army is the tense security situation in Kosovo’s north, where ethnic Serbs refuse any representation of the Kosovo government. Rioting erupted last year after Kosovo police entered the territory to impose customs offices on the border with Serbia.

Ilir Deda, chief of staff to Kosovo President Atifete Jahjaga through this past January and current director of the Kosovo Institute for Policy Research and Development, believes that even with a settlement over the north, countries in NATO that don’t recognize Kosovo may not come around to the idea of a Kosovo military. He said Kosovo needs to focus on its most influential supporters.

“If it happens, it has the (U.S.) support and U.K. support,” he said.

It’s a feeling repeated by Kosovo officials like Ceku.

“They are now supporting the process here,” he said. “And this process we are going to do together. I said I will not come up with any recommendation that it is not coordinated with the U.S. and accepted by the U.S.”



-------------------------


SHBA duan të formojnë Ushtrinë e Kosovës
Një anëtar i Komandës së Forcës së Sigurisë së Kosovës përshëndet Sgt. Major Rachel Fails në një ceremoni nënoficerësh në një bazë të FSK-së në Ferizaj, Kosovë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të formojnë Ushtrinë e Kosovës e cila në një afat sa më të shkurtër do t’i bashkohej NATO-s, shkruan portali ushtarak amerikan "Stars and Stripes".
Po bëhen më shumë se katër vite që kur Kosova shpalli pavarësinë, lojtarët e mëdhenj në skenën ndërkombëtare e inkurajojnë Kosovën të lëvizë dhe vetë të bëjë hapa. Njëri nga hapat e parë, siç thotë portali, është krijimi i një ushtrie të vogël nga aktualisht 2 500 persona që bëjnë forcën e sigurisë civile.
"Kjo është një detyrë e vështirë për kombin e ri që ende nuk e ka siguruar njohjen e plotë ndërkombëtare dhe që gjithnjë shqetësohet nga fqinji i saj verior Serbia, nga e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008", shkruan në portalin ushtarak.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...