“Mungesa e shprehjes së fjalës së lirë”
Në kushtet dhe rrethanat që po mbretërojnë në vendin tonë, në kohën kur veprimet ekzekutive të Qeverisë dhe institucioneve janë tejet të brishta dhe shumë të varura nga UNMIK dhe EULEX-i, një staf i gazetarëve me mbështetje tejet të fuqishme të një segmenti ndërkombëtar, ka filluar të plasojë idenë se në Kosovë mungon shprehja e lirë dhe gazetarët qenkan të kërcënuar sidomos nga Qeveria. Ky soj gazetarësh, po bën përpjekje për t’i shantazhuar proceset politike, duke paraqitur krejt të zi realitetin në vend, duke mos kursyer fjalë e shprehje ndër më të pistat nga fjalori i begatshëm i rrugaçërisë, të drejtuara kundër Qeverisë, kundër Drenicës dhe kundër UÇK-së.Ankime, të shprehura përmes një gjuhe të tillë, të papërgjegjshme, u dëgjuan madje edhe në konferencën me gazetarë...Ja deri ku ka arritur gazetaria e zezë, në mbrojtje të së cilës qëndrojnë klane të nëntokës mafioze të vendit, që bashkëpunojnë me klane të caktuar të UNMIK-ut dhe EULEX-it, sidomos në paraqitjen sa më të zezë të situatës së përgjithshme në Kosovë, e veçmas në Drenicë, (nga ku e ka prejardhjen kryeministri si dhe kryetari i Kuvendit), duke u bërë thirrje publike gazetarëve, që kur të shkojnë në Drenicë të marrin me vete armët, meqë me drenicasit nuk mund të flitet ndryshe, pos me tytën e armëve. Këso mesazhe shpërndahen në emisionine të ndryshme TV dhe gazeta ditore.
Dhe, në emër të lirisë të akceptuar sipas shijes të vet, kjo gazetare fyen dhe diskrediton bashkëbiseduesit, duke iu drejtuar me një arrogancë përbuzëse dhe duke i trajtuar si viktima, të cilat ajo i merr në pyetje. Mjerisht, shumë të intervistuar nga kjo gazetare, gjatë debateve tregohen tejet të matur, me faktin se e trajtojnë si femër të kompleksuar, por ka edhe të atillë që i përgjigjen me të njëjtin kut. Emisioneve të tilla iu mungon në radhë të parë serioziteti dhe gjuha e kulturuar e shprehjes, andaj edhe shumë zyrtarë nuk pranojnë një formë të tillë të komunikimit.
Këta arrogantë dhe përbuzës të vlerave më të shenjta të kombit ankohen se po iu mohohet informimi i lirë dhe se qenkan të kërcënuar nga persona publikë dhe anonimë. Fjalën dhe mendimin e lirë i konceptojnë sipas kutit dhe kandarit të tyre, jashtë përcaktimit të njohur botërisht mbi lirinë e shprehjes, por edhe jashtë detyrave dhe obligimeve që duhet të ketë një gazetar serioz dhe profesionist në kuptimin e fjalës dhe jo vetëm i vetëdeklaruar si profesionist.
Mungesën e dëshirës së një zyrtari për të dhënë intervistë, ose për të realizuar emision me një gazetar të caktuar, apo me stafin e një gazetareje, e konceptojnë si mungesë së fjalës së lirë dhe si injorim që po iu bëka gazetarëve të tillë. Ky është absurdi dhe mjerimi i këtyre gazetarëve, të cilët bezdisjen dhe hazdisjet e tyre pretendojnë t’ i realizojnë pa kurrë farë frenimi, qoftë duke përbuzur kombin dhe historinë e lavdishme çlirimtare, qoftë duke etiketuar dhe përfolur qeveritarët, qoftë duke inskenuar probleme atje ku nuk ka fare dhe duke heshtur mizorisht problemet kryesore, me të cilat po ballafaqohet Kosova, në procesin e vet historik drejt realizimit të synimeve për liri dhe bashkim kombëtar.
Turri pa fre i lukunisë së gazetarëve të tillë, arrogantë, nuk i ndalon dot proceset historike nëpër të cilat po kalon vendi, por i dëmton në segmente të caktuara, meqë prapa këtij soji të gazetarëve qëndrojnë disa nga OJQ-të, të financuara nga agjenturat e huaja, të cilat kanë interesat e veta strategjike në Kosovë dhe të cilat nuk lënë gurë pa lëvizur në drejtim të paraqitjes sa më të zezë të gjendjes së përgjithshme, që mbretëron në vend, me qëllim për të arsyetuar orekset kolonialiste të Serbisë. Se kush fiton më së shumti nga këto paraqitje të liga, krejtësisht të inskenuara dhe jashtë realitetit, dihet mirëfilli, ashtu sikur dihet se nga cila klasë politike e kanë prejardhjen gazetarët e tillë.
Mirëpo një gjë është fare e sigurt dhe nuk duhet harruar kurrë. Liria dhe pavarësia e Kosovës ka një çmim të pakrahasueshëm, të cilin e ka paguar tepër shtrenjtë ky popull, sidomos gjatë sundimit shekullor të Serbisë vrastare dhe okupatore në vendin tonë. Andaj, të gjithë ata individë apo klane të ndryshme me prejardhje mafioze, që pretendojnë ta shembin kështjellën madhështore, që është ngritur mbi gjakun e derdhur për liri, duhet ta kuptojnë mirë peshën e dëmit që mund t’i sjellin vendit. Të tillët asnjëherë nuk i kanë ndaluar proceset historike drejt lirisë, por jo vetëm një herë i kanë dëmtuar rëndë ato.(Flori Bruqi)
Arif Molliqi, lindi në vitin 1953, është shkrimtar shqiptar nga Kosova, i lindur në Llukë të Epërme afër Deçanit.Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi më humor dhe satirë, n´atë kohë nuk preferohei shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të shkruaj edhe poezi.
Satiren e shkroi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumb, duke botuar me pseudonime të ndryshme si; Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazeten e studenteve „Bota e re“ ne faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor.Këtë bëri edhe më Radio televizionin e Prishtinës, shkroj disa pjesë humoristike që i dha televizioni.
Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime saterike gjersa një ditë, të shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. Pas kësaj „këshille“, Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi,prozë dhe dramaturgji. Eshtë shpërblye disa herë me vendin e parë dhe të dytë në konkurset letrare për poezi.
Veprat
Gjer tani Arif Molliqi ka botuar:
“Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
“Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
“Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
“Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000
"Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200
“Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002
“Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), Faik Konica, Prishtinë, 2003
“Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.” (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2004
“ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve në konkurs)
“Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
“Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“ në Hamburg“, (monografi), klubi, 2007.
"Gruaja e vizatuar nudo", roman, Faik Konica, Prishtinë, 2008.
Etj.
Antologji
Arif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:
Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
Chelaru Marius, Baki Ymer dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”, në gjuhen rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006
Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermani disa cikle me poezi dhe është prezentuar nga një forum gjerman në një mbremje poetike në Hamburg më 2007.
Etj.
------------------------------
Serbi afër teje...
Mapo,Tiranë,17 dhjetor 2012
Rudina Xhunga
Nëse do të bëjmë një kërkim në kujtesën personale, do të vërejmë sa pak serbë kemi takuar në jetën tonë, dhe besoj e njëjta gjë vlen edhe për një serb
Pavarësisht se jemi kombe që kanë me qindra vjet pranë njeri-tjetrit, nëse do të gërmojmë në dijet tona, do të konstatojmë se dimë shumë më pak për historinë dhe të tashmen e fqinjëve tanë, nga ç’dimë për atë të kombeve të mëdhenj të Europës. Edhe kur dimë diçka, kjo kalon gjithmonë nëpërmjet filtrit tonë nacional, i cili është i mbushur me paragjykime. Historiografia e secilit prej nesh përpiqet të minimizojë kontributin e tjetrit në kulturën paneuropiane, dhe të maksimalizojë të vetën, megjithëse e vërteta është se, sado vepra të çmuara të kemi bërë, ato janë në proporcion me përmasën tonë numerike, dhe me kapacitete tona intelektuale dhe kulturore.
Jemi një tokë që vazhdon prodhon mite. Në një kohë që fatkeqësisht përdor e shikon me lente që kanë mëse njëmijë vjet të prodhuara. Lente që në vend t’i linim në muzeume, ia lemë trashëgim brezave pasardhës. Kemi periudha të qeta në raportet me fqinjët, por ato zënë shumë pak vend në mitologjinë tonë. Kujtesa jonë është e mbushur me episodet e përplasjeve, dhe pak, shumë pak, me paqen. Kemi një histori të përbashkët, ku shekuj të tërë, jemi ndodhur nën të njëjtin sundimtar apo pushtues, por pak dimë për vuajtjet e njëri-tjetrit. Pëlqejmë të përmendim vetëm plagët që na kanë shkaktuar serbët, por jo ato që u kemi shkaktuar.
Si jemi sjellë ndaj serbëve në kohën që të dy palët ishim nën sundimin otoman, dhe serbët ortodoksë ishin, nga pikëpamja hierarkike, poshtë shqiptarëve? Nuk besoj se kemi qenë dorëlehtë në trajtimin e tyre. Si jemi sjellë ndaj pakicave serbe në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore? Nuk ka ende një histori të shkruar paanësisht, por mendoj se do ta kemi pasur dorën e rëndë në trajtimin e tyre, duke iu kthyer me interesa trajtimin që na bënë gjatë periudhës mes dy luftërave botërore.
A kemi qenë tolerantë me serbët që mbetën në Kosovë pas luftës së fundit të 1999-ës? Sado të ekzagjeruar apo grindavecë të kenë qenë në kërkesat e tyre, ne që ishim më të mëdhenj në numër dhe fitimtarë, duhet të ishim treguar mirëkuptues dhe tolerantë ndaj tyre. Duhet t’u kishim hequr frikërat. Përpiqem të justifikohem me argumentin se ishim të dehur nga era e lirisë, se ishim çmësuar nga qenia zot në tokën tonë. Por duhet të ishim treguar të kujdesshëm. Shpresoj se e shkuara do të na mësojë se urrejtja gjeneron vetëm urrejtje. Mund të të ofrojë vite, dekada, mbase edhe shekuj qetësi, por kurrë paqe dhe bashkëjetesë afatgjatë. Sidomos në një rajon që ka dëshmuar se e ka inatin jetëgjatë.
Nuk dua të bëj llogari dhe as, nën pretekstin e analizës së historisë, të qëmtoj fakte që më favorizojnë si shqiptare. Por, është e vërtetë se fajtorët asnjëherë nuk gjenden vetëm në njërën anë. Dhe Serbia ka ende një sjellje fodulle ndaj shqiptarëve. Serbia ka kërkuar falje në Kroaci për krimet e bëra ndaj vendasve. Por, ende nuk e ka bërë në Kosovë. Janë me qindra civilë të vrarë, me mijëra gra të përdhunuara, me qindra mijëra të dëbuar, dhe në këtë rast arma ishte në duart e serbëve. Por, ende nuk kanë kërkuar falje. Kanë një akademi dhe universitete të çmuara për individët dhe nivelet intelektuale, por ende nuk kanë bërë “Mea Culpa” për sa teori antishqiptare kanë elaboruar. Duket sikur një ndjenjë superioriteti racor, ndaj shqiptarëve, fle diku në subkoshiencën e tyre. Duhet të çlirohen. E kishin gjermanët ndaj sllavëve, dhe tani këta të fundit ndaj shqiptarëve. Ka ardhur koha të kërkojnë falje. Nuk është turp. E kanë bërë gjermanët, dhe askush nuk i quan të dobët për gjestin e tyre. Kështu edhe ne do të mund të shihemi në pasqyrën e së vërtetës dhe gjejmë fajet tona për të cilat nuk ka pse mos kërkojmë falje.
Ka ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi. Nëse do të bëjmë një sondazh në strukturën e lajmeve të vendeve tona, do të vërejmë sa pak zënë vend lajmet për çfarë ndodh në fqinjin tonë. Nëse do dëgjosh lajmet shqiptare, edhe kur flitet për Serbinë, përmendet vetëm në ato raste që kanë lidhje me Kosovën, dhe gjithmonë në këndvështrimin sesi preket interesi ynë nacional. Nuk zë vend këndvështrimi i palës tjetër. E njëjta gjë besoj se ndodh edhe në Serbi. Por kjo nuk është rruga për të njohur njëri-tjetrin. Në psikozën e pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, serbi është ende ai i fillimshekullit të 20-të, i gatshëm të rrëmbejë armën për të vrarë shqiptarët. Pak dimë për rininë beogradase, e cila kërkon të shohë përpara dhe integrohet në Europë.
E njohim Ivo Andriçin për faktin se ka firmosur “Memorandumin e Akademisë Serbe” që programonte shfarosjen e shqiptarëve. Por kur kam lexuar “Kronikën e Travnikut”, kam parë se përshkrimi që u bënte shqiptarëve, ishte, le të themi, me një simpati të akullt. Andriç ishte i dyzuar në qenien e tij, për ndjenjat mbi shqiptarët, por në letra ka mbetur përshkrimi i tij admirues. Ashtu edhe ne, ia vlen të përpiqemi që nga secili komb të inkurajojmë anën e tij racionale dhe që bashkon, jo atë pjesë të errët që përzë e shtyn drejt armëve.
Në kohën e luftërave të ish-Jugosllavisë, ka qenë një radio e quajtur B92, e cila ishte zëri opozitar nën sundimin e Milosheviçit. Ishte burimi i informacionit për sa ndodhte në Serbi, të cilës i referohej bota e lirë, dhe me kredenciale mjaftueshmërisht të besueshme. Por për ne si gazetarë dhe shqiptarë, ka qenë edhe një dëshmi se një Serbi europiane pulsonte diku në Beograd, se përveç Arkanit dhe Sheshelit, ishte edhe një Serbi e iluminuar që kërkonte të ishte pjesë natyrale e kontinentit ku ishte vendosur jo vetëm gjeografikisht por edhe mendërisht dhe kulturalisht.
Sot, Shqipëria shikon shumë drejt Perëndimit. Kosova, po ashtu. Besoj e njëjta psikozë është edhe në Serbi. Mendoj se duhet të shohim më shumë njeri-tjetrin, dhe pak nga pak ta kuptojmë se pas njëmijë e treqind vjetësh pranë e pranë, meqenëse nuk mundëm ta zhduknim fqinji-fqinjin, atëherë le të përpiqemi të bashkëjetojmë.
*Kumtesë e shkurtuar, mbajtur në konferencën “Siguria në Ballkan”.
Rudina Xhunga është gazetare. Drejton emisionin politik “Shqip” në Top Channel, prej majit të vitit 2002. Në këtë emision të përjavshëm të orës 21.00 të çdo të hëne, Xhunga sjell debate me figurat politike më të njohura në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Emisioni ka një dimension mbarëkombëtar dhe tenton temat e forta të aktualitetit dhe historisë. Nga nëntori i vitit 1998-prill 2002, ka drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH, ku për 4 vite, çdo të premte, ka pasur në studio politikanë të njohur, të vendit dhe të huaj. Më parë ka punuar për shumë vite si gazetare e kulturës në gazetat kryesore të kohës.
Në gazetën “Koha Jonë”, ku dhe ka punuar më gjatë, ka mbuluar përveç kulturës dhe reportazhin e faqet speciale të gazetës së parë të pavarur në vend. Gjithashtu Xhunga është dhe autore e tre librave; “Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur” dhe i fundit Sikur Ana... roman i shkruar nga Rudina Xhunga.
-----------------------------------
Nga Nexhmedin Spahiu
Ditë më parë Rudina Xhunga botoi një shkrim me titull “Serbi afër teje”, ndaj të cilit u vërsulën shqiptarët e Kosovës, që nga penat më të mprehta të gazetarisë kosovare e deri te komentuesit që nxijnë nëpër portale interneti.
Këto reagime mëtojnë ta nxjerrin Rudinën si pro-serbe apo si një autore joserioze që flet pa e njohur realitetin.
Në fakt, ky është vetëm një moskuptim thelbësor mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Kur unë them se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri përbëjnë dy kombe të ndryshme, nuk mendoj se ka dallime në gjuhë dhe gjak, por dallimi është në konceptimin politik.
Rudina Xhunga dhe reaguesit kosovarë ndaj saj flasin të njëjtën gjuhë, por fjalitë e tyre kanë kuptime të ndryshme, sepse Rudina dhe këta reagues u takojnë dy kombeve të ndryshme përkatësisht dy sistemeve të ndryshme vlerash.
Të jesh viktimë nuk është gjë për t’u mburrur
Kosovarëve nuk u vjen turp që para të huajve të ankohen se Serbia i ka vrarë, i ka prerë, i ka burgosur, i ka përdhunuar. Intenca e tyre vazhdon të jetë ajo e të dëshmuarit se ishin viktima të pastra të Serbisë. Për të dëshmuar këtë sa më qartë, kosovarët përpiqen të fshehin çdo të keqe që u kanë bërë serbëve. Çdokush që bien ndesh me këtë koncept të tyre, për kosovarët është tradhtar, i shitur, gjakprishur, gjenetikisht i dyshimtë etj.
Kjo ndodh kështu ngase shqiptarët e Kosovës sapo kanë lindur si komb. Meqë janë në foshnjërinë e tyre kombëtare, ata madje ende nuk e kuptojnë se kanë lindur si komb. Ende trashëgojnë mentalitetin e pakicës etnike, ku krejt çfarë duhet bërë politikisht është të artikulojnë qartë ankesat dhe kërkesat e tyre është detyrë e shtetit amë që të merret me ankesat dhe kërkesat e tyre.
Shtet amë i shqiptarëve të Kosovës është Kosova e jo Shqipëria
Shqiptarët e Kosovës harrojnë se që nga momenti që kanë shpallur shtetin tyre, shtet amë i tyre është Kosova, e jo Shqipëria. Harrojnë, po ashtu, se më nuk kanë të drejtë morale të ankohen dhe se ata tani duhen të merren me ankesat e të tjerëve.
Nga ana tjetër, Rudina Xhunga i takon një kombi tashmë 100-vjeçar. I takon një kombi që ka dalë në jetë si një komb i papjekur, madje edhe më i papjekur se kombi kosovar në momentin që ka dalë në jetë, por që për dallim prej kombit kosovar që po mbush 5 vjet jete, ai shqiptar tashmë ka mbushur 100 vjet.
Shkrimi i Rudina Xhungës është dinjitoz
Rudina si pjesëtare e një kombi 100-vjeçar, e ka për turp të pranojë se serbët i kanë vrarë, prerë e përdhunuar shqiptarët. Paraqitja e saj është shumë më dinjitoze. Ajo përpiqet të relativizojë, të tregojë se jo vetëm serbët janë komb, por të tillë janë edhe shqiptarët. Por, derisa krahasimi i shqiptarëve me serbët për Rudinën është një gjë e mirë, sepse dëshmon se jemi komb, për kosovarët që ende nuk e kanë idenë se edhe ata tashmë janë komb është krahasim i keq, sepse kosovarët nuk kanë sy me i pa serbët si komb, por vetëm si zullumqarë. Prandaj, Rudina përpiqet të dëshmojë se jo vetëm serbët u kanë “hipur” shqiptarëve gjatë historisë, por edhe shqiptarët u kanë “hipur” serbëve me raste.
Ftesa e saj serbëve që të mos vazhdohet më me këtë lojë “të hipa” ,“më hipe”, është një ftesë civilizuese dhe dinjitoze. Është ftesë që mundësi i drejton të mundurit.
Shqipëria ndjehet fitimtare ndaj Serbisë, Kosova ende jo
Problemi është se kosovarët ende nuk e ndjejnë veten fitimtarë, sepse problemi kosovar është më i thellë. Kosovës nuk i mjafton që Serbia është e mundur, Kosova ende nuk e sheh veten si mundës, sepse ende nuk është ngritur në këmbët e veta.
Ndërsa Shqipëria e sheh veten si mundës ndaj Serbisë. Njëqind vjet Serbia e nëpërkëmbi Shqipërinë, duke ia marrë Kosovën, duke ia shtypur vëllezërit e gjuhës e të gjakut, dhe tashmë kjo mori fund.
Patriotëve shqiptarë u bëhet qejfi kur shohin që vëllezërit e tyre të gjuhës e të gjakut (kosovarët), deri dje të nëpërkëmbur, tani ulen në një tavolinë në Bruksel me dhunuesit e deridjeshëm (serbët). Në Tiranë e dinë se përfaqësuesit serbë dhe ata kosovarë nuk janë të barabartë në Bruksel, sepse përfaqësuesve kosovarë u mungon, dija, përvoja e shumëçka, por e dinë se pikërisht për këtë, ulja e tyre në një tavolinë në Bruksel, është poshtërim për Serbinë. Por kjo çfarë u duket për mburrje në Shqipëri, u duket për turp në Kosovë.
Dallimet Kosovë-Shqipëri ekzistojnë. Tradhtarë janë ata që i heshtin dhe jo ata që i vënë në pah
Se dallimet konceptuale mes Kosovës dhe Shqipërisë, ekzistojnë kjo është një gjë që duhet pranuar e shpjeguar dhe jo të mohohen e të heshten. Heshtja e këtyre dallimeve shpien në konflikt. Pranimi i dallimeve të shtyn të mendosh dhe të përpiqesh ta kuptosh tjetrin para se ta akuzosh.
Nexhmedin SPAHIU, drejtor gjeneral i Radio Televizionit Mitrovica dhe profesor "Politikat e vendeve ballkanike" në Universitetin e Prishtinës. U lind më 20.09.1965 në Mitrovicë. Në preiudhën e mëparshme ishte kryetar i konferencës së rinisë universitare të Kosovës (1987), këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës (janar-mars 2005), profesor i Universitetit të Tiranës, Universitetit të Tetovës dhe profesor-mysafir i Universitetit të Hamburgut. Nexhmedin Spahiu magjistroi dhe doktoroi në fushën e matematikës në Universitetin e Zagrebit. Spahiu po ashtu ka diplomuar edhe në sferën e studimeve të Europës juglindore në Universitetin qëndror europian në Budapest-Hungari.
Është autor i disa publikimeve:
Një artikull në “Linear Algebra and Its Applications” xxx: 1-xx (1994), New York
Një artikull në “Shkenca” (“Science”), 1998 Tiranë
Dy artikuj në “Social Imagination”, çdo tre muaj
Journal of the Wisconsin Sociological Association, Vol. 36 No.2/3 1999
Nexhmedin Spahiu botoi edhe këto libra:
“Ekuilibret Shqiptare” (“Albanian Equilibria”), Marin Barleti, Tiranë, 1997
“Shqiptarët dhe sërbët në luftën finale për Kosovën” (“Albanians and Serbs in the Final War for Kosova”), Dardania, Tiranë, 1998
“Drejt Protektoratit Ndërkombëtar në Kosovë”, Towards the International Protectorate in Kosova), 1998, http://geocities.com/CapitolHill/Parliament/2524
“Serbian Tendencies for Partitioning of Kosova”, Central European University, Budapest, June 1999.
“Drejt Kombit Kosovar” (Towards the Kosovar Nation), Mitrovica, 2004
“National Awakening Process among Orthodox Albanians”, Hamburg, 2006.
Etj.
EKSKLUZIVE: "UÇK-ja ka pasur kampe torturash në Shqipëri"
Nga Altim Rexhimi Michael Montgomery and Vladimir Karaj
Dëshmitarët thonë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mbajtur një rrjet të burgjeve ilegale në bazat e tyre në Shqipëri, gjatë dhe pas luftës të vitit 1999. Detajet nga ajo që ka ndodhur nëpër këto kampe, dalin në pah tek pas dhjetë vitesh.
Altim Rexhimi
KUKËS, Shqipëri – Në një kompleks industrial të rrënuar, me xhama të thyer dhe suva të rrjepur, pulat sorollaten për të gjetur ushqim dhe dy kamionë qëndrojnë në mes të oborrit të rrethuar me depo të ndryshkura dhe një ndërtesë dykatëshe gati të shkatërruar.
Në mes të këtij kompleksi është një ndërtesë njëkatëshe që dikur ka shërbyer si zyrë e një fabrike që ka prodhuar gjithçka, prej kapanxhave e deri tek kafazët e ashensorëve.
Por, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, mars – qershor 1999, ky objekt ka shërbyer për një tjetër qëllim. Forcat guerilje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, e kishin zënë për ta shfrytëzuar si bazë për të përkrahur operacionet e tyre në Kosovë.
Michael Montgomery
Fabrika nuk ishte thjesht bazë për gueriljet që luftonin kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit për ta pavarësuar Kosovën nga Serbia.
Ajo kishte marrë një qëllim më të ligë: aty dhjetra qytetarë, kryesisht shqiptarë të Kosovës të dyshuar si bashkëpunëtorë të regjimit serb, por edhe serbë e romë, burgoseshin, rriheshin dhe torturoheshin. Disa ishin vrarë dhe eshtrat nuk u janë gjetur ende. Njerëzit që thuhet t’i kenë drejtuar keqtrajtimet kanë qenë oficerë të UÇK-së.
Vladimir Karaj
Dëshmitarët thonë se së paku 25 njerëz kanë qenë të burgosur në Kukës. Në mesin e tyre kanë qenë dhe tri femra shqiptare nga Kosova. Në këtë kamp janë vrarë së paku 18 persona, kurse disa të tjerë, më vonë, janë shpëtuar nga trupat e NATO-s.
Duket se qendra në Kukës ka qenë njëra ndër disa qendrat sekrete të paraburgimit në Shqipëri dhe Kosovë dhe se të burgosurit janë transferuar nga një objekt në tjetrin.
Edhe pas ndërhyrjes të NATO-s, një kamp ka vazhduar të funksionoj në Baballoq, në Kosovë, ku janë mbajtur rreth 30 serbë dhe romë, për të cilët ende nuk dihet se ku janë. Sipas katër burimeve, serbë të rrëmbyer në Kosovë, mund të jenë mbajtur në kampe tjera në Shqipëri.
Emrat e disa të dyshuarve si bërës të këtyre veprave kanë qenë të njohur për UNMIK-un për kohë të gjatë.
Njëri nga të përfshirët, tash mban pozitë të lartë në sistemin gjyqësor të Kosovës, ka zbuluar Balkan Insight.
Ndërkohë Bislim Zyrapi, zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili ka qenë përgjegjës për operacionet e UÇK-së në Kukës, ka thënë për Balkan Insight se në bazën në fjalë, si dhe në rrethinën e Kukësit, nuk janë vrarë civilë.
Dy nga udhëheqësit kryesor të UÇK-së, në intervista të ndara për BBC-në, po ashtu kanë hedhur poshtë të gjitha këto pohime.
Hashim Thaçi dhe Agim Çeku i kanë thënë BBC-së se ata nuk kanë qenë në dijeni për ndonjë burg të UÇK-së ku të burgosurit janë keqtrajtuar apo ku janë mbajtur civilë.
Thaçi ka thënë se ka qenë në dijeni se ka pasur individë që e kanë keqpërdorur uniformën e UÇK-së pas luftës, por ka sqaruar se UÇK-ja është distancuar nga akte të tilla. Ai ka shtuar se keqpërdorime të tilla kanë qenë ‘minimale’.
Gjeneral Çeku ka thënë se UÇK-ja ka zhvilluar “luftë të pastër.”
Por, Jose Pablo Baraybar, ish shef i Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Forensikë në UNMIK, thotë: “Ka njerëz të gjallë të cilët kanë qenë të burgosur në atë kamp në Kukës. Këta njerëz kanë parë njerëz të tjerë aty, shqiptarë dhe jo-shqiptarë. Pjesëtarë të udhëheqjes së UÇK-së kanë kaluar nëpër atë kamp. Shumë emra janë përmendur dhe do të thosha që ky është një fakt.”
Baraybar ka ndjekur gjurmët e personave të zhdukur në Kosovë dhe përtej kufirit në Shqipëri.
***** Limdal, zëdhënëse e EULEX-it, ka thënë për Balkan Insight se EULEX-i është në dijeni për pohimet rreth rastit të Kukësit dhe se prokurorët po i shikojnë dëshmitë për të parë nëse mund të ngritin aktakuza.
MERCEDESI I VDEKJES
Zbulimet për kampin e Kukësit në veri-perëndim të Shqipërisë bazohen në intervista me disa burime: dy dëshmitar okularë – një ish i burgosur dhe një ish-pjesëtar i UÇK-së, shënime nga një varreze në Shqipëri dhe dokumente të OKB-së të cilat i zotërojmë e të cilat japin detaje nga dëshmitë e të keqtrajtuarve në Kukës.
Së bashku, ato paraqesin pamje të një regjimi brutal burgu që është në kundërshtim me pohimet e ish-liderëve të UÇK-së të cilët thonë se i kanë respektuar konventat ndërkombëtare për të drejta të njeriut dhe asnjëherë nuk kanë keqtrajtuar civilë.
Abuzimet në Kukës mund të mos kenë qenë raste të izoluara. Sipas ish-luftëtarëve të UÇK-së të cilët kanë folur për Balkan Insight, si dhe sipas dëshmive të pavarura dhënë hetuesve të OKB-së, UÇK-ja ka mbajtur një rrjet të zgjeruar të së paku gjashtë burgjeve sekrete në bazat e tyre në Shqipëri dhe në dy baza që i kanë pasur në Kosovë, gjatë dhe pas luftës.
Këto burgje, shumë prej tyre afër bazave të UÇK-së në Shqipëri, janë përdorur për hetime dhe marrje në pyetje, procese këto që kanë përfshirë rregullisht torturimin, thonë burimet e intervistuar për këtë artikull.
Shumica e ish-ushtarëve të UÇK-së janë krenarë për luftën e tyre me forcat serbe, aksionet e përgjakshme të të cilave kanë detyruar ikjen masive të qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre në vitin 1999.
Por disa thonë se janë ndjerë të turpëruar nga veprat që disa komandantë dhe liderë të UÇK-së kanë bërë në emër të luftës.
“Në atë kohë nuk dukej e çuditshme,” thotë një ish-ushtar i UÇK-së, i cili i ka parë ngjarjet nga afër.
“Por tani, kur shikoj prapa, e di se disa gjëra që u janë bërë civilëve të pafajshëm kanë qenë gabim. Njerëzit që i kanë bërë këto gjëra bëhen sikur të mos të ketë ndodhur asgjë dhe vazhdojnë ta lëndojnë popullin e vet, shqiptarët.”
Një tjetër dëshmitar okular, shqiptar i Kosovës, thotë se është mbajtur në Kukës nën pretekstin se ka qenë spiun i Serbisë, pandehje të cilën ai e mohon fuqishëm.
Ky njeri, që dëshiron të mbetet anonim, ka shpjeguar se ka parë ushtarët e UÇK-së duke keqtrajtuar dhe torturuar të burgosurit në këtë bazë me javë të tëra, shpesh nën mbikëqyrjen e oficerëve të UÇK-së.
“I kam parë njerëzit tek rriheshin, thereshin, dhe goditeshin me shkopinj bejzbolli,” thotë ai. “Kam parë njerëzit të lënë pa ushqim për pesë apo gjashtë ditë. I kam parë arkivolet tek hidheshin nëpër varre. Kam parë njerëz të vrarë.”
Ky njeri pohon se shumica e të burgosurve në Kukës kanë qenë civilë, kryesisht shqiptarë që akuzoheshin se punojnë për regjimin e Millosheviqit, dhe disa romë. Ka pasur edhe disa ushtarë të UÇK-së, të burgosur për shkaqe disiplinore.
Sipas të dy burimeve, tre nga të burgosurit kanë qenë femra shqiptare të Kosovës. Dy kanë qenë rome nga Prizreni. Të tjerët kanë qenë meshkuj shqiptar të Kosovës, 20 deri 27 vetë, të gjithë të akuzuar për bashkëpunim me forcat serbe. Një i burgosur ka thënë se ka dëgjuar britma në gjuhën serbe nga të burgosurit që po torturoheshin në një distancë të vogël nga kompleksi.
I burgosuri thotë se ka dëgjuar ‘njerëzit duke bërtitur dhe ulëritur ndërsa po torturoheshin dhe kam mundur të dalloj qartë se atje po flitej gjuhë amtare serbe.”
Ai thotë se disa të burgosur shqiptarë janë vrarë apo rrahur deri në vdekje në bazë derisa të tjerët janë larguar me një Mercedes të verdhë. Një i burgosur shqiptar ka vdekur para shtatë vetave në qeli kur u godit me plumb në kofshë dhe u la pa u trajtuar.
Shënimet e varrezës në Kukës ndriçojnë rastin e njeriut që ka vdekur pasi është goditur me armë zjarri në këmbë.
Sipas shënimeve të varrezave, ai është varrosur katër ditë para se forcat serbe të largoheshin nga Kosova më 10 qershor 1999, në pjesën e varrezave të rezervuar për shqiptarë të Kosovës të cilët kanë vdekur në Shqipëri gjatë konfliktit.
“Sa herë e kam parë atë Mercedes të verdhë, dikush është marrë me të dhe më nuk e kam parë atë njeri,” thotë burimi që ka qenë i burgosur. “Nuk janë gjetur kurrë.”
Ky ish i burgosur thotë se beson se njerëzit janë mbajtur aty për arsye të ndryshme, si p.sh. hakmarrje dhe lakmi, si dhe për arsye se janë pandehur të kenë qenë spiunë të Serbisë.
Një i burgosur ka punuar si polic në qytetin perëndimor të Gjakovës nën regjimin e Millosheviqit. Ai është marrë në këtë Mercedes të verdhë dhe që atëherë nuk është parë më.
Një tjetër ka qenë mësues, i cili është mbajtur për arsye se ka pasur leje për të bartur armë nga autoritetet serbe.
Ish i burgosuri thotë së beson se më shumë se 25 persona janë mbajtur aty nga marsi deri në qershor të vitit 1999.
Të burgosurit kanë qenë kryesisht nga qyteti i Prizrenit dhe fshatrat përreth. UÇK-ja i ka kapur ata nga turmat e kosovarëve kanë arritur në Kukës gjatë periudhës së luftimeve. Sipas të dy burimeve, së paku një nga ta është arrestuar në Durrës apo Lushnje, në Shqipërinë qendrore.
Një i burgosur kujton një të burgosur tjetër, shqiptar nga Kosova, duke u thënë trupave në oborr nga dritaret mbyllura se nëse e vrasin atë, ai ka gjashtë vëllezër që do t’ia marrin hakun. “Çka do të bëni me ata?” i pat sfiduar ai.
Sipas burimeve të njëjta, dhe dokumenteve të UNMIK-ut gjatë hetimit të rastit, menjëherë pas luftës disa nga të mbijetuarit janë transferuar në qelitë e stacionit policor në Prizren, Kosovë.
Më 18 qershor, ata dhe të burgosur tjerë nga UÇK-ja në Prizren janë liruar nga trupat gjermane të KFOR-it të cilët e kanë bastisur ndërtesën.
Burime të njëjta vlerësojnë se 18 të burgosur mund të jenë vrarë në Kukës.
Burimi që ka qenë ushtar i UÇK-së, thotë: “E kuptoj që kanë bashkëpunuar me serbët dhe kanë shkaktuar shumë dëm. Kjo do t’i tërbonte njerëzit kur mendon për masakrat që po ndodhnin në anën tjetër të kufirit. Por ata janë trajtuar në mënyrë brutale. Nganjëherë më vinte keq për ta.”
Ish i burgosuri me të cilin kemi biseduar ishte skeptik se ndonjë nga të burgosurit ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me njësitë vrastare serbe.
“Edhe nëse kanë merituar të ndëshkohen, askush nuk ka të drejtë t’ia bëj atë [torturë] dikujt [tjetër],” thotë ai. “Askush nuk ka të drejtë t’ia bëj atë një qenie tjetër njerëzore.”
RRJETI I KAMPEVE
Kukësi ka qenë vend me rëndësi strategjike për UÇK-në. Armët, uniformat, paratë dhe rekrutët e rinj kanë kaluar nëpër këto depo dhe ndërtesa.
Baza ka qenë e rëndësishme edhe për policinë ushtarake të UÇK-së, e cila supozohet se ka mbledhur të dyshuar nga masa e civilëve që largohej apo ishte dëbuar nga forcat serbe për në Shqipëri.
Sipas disa policëve që i kemi intervistuar, një njësit i Ushtrisë Shqiptare i stacionuar në bazën e Kukësit e ka ndihmuar UÇK-në në organizimin e operacioneve të policisë ushtarake.
Duket se Kukësi ka qenë një ndër qendrat e shumta të burgimit në Shqipëri dhe Kosovë. Të burgosurit transferoheshin nga njëra në tjetrën.
Dy të burgosur ishin sjellë në Kukës nga një objekt i ngjashëm i UÇK-së afër qytetit të Burrelit, thotë ish i burgosuri, ku UÇK-ja kishe baraka për trajnim të ushtarëve gjatë dy muajve të fundit të luftës.
“Na treguan se njerëzit po vriteshin atje, dhe po hidheshin në gropa të gëlqeres,” tha ai. “Mund të shihja çka po ndodhte në Burrel edhe nga gjendja në të cilën i sillnin... Ishin torturuar keq.”
Sipas dokumenteve të OKB-së, intervistave me pjesëtarë të UÇK-së dhe të burgosur, të burgosur tjerë ishin transferuar në Kukës nga qendrat e UÇK-së nga së paku dy vende tjera, Durrësi, dhe pas luftës, nga Prizreni.
UÇK-ja kishte njësi të inteligjencës dhe polici ushtarake në shumicën e bazave që i mbante në Shqipëri.
Halil Katana, gazetar ushtarak nga Tirana, shkruan në biografinë e tij të autorizuar të Kudusi Lamës, komandant i divizionit të Kukësit Kudusi Lama: Gjeneral i luftës: “Ato njësi [të policisë ushtarake të UÇK-së] kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e disiplinës në grupet e UÇK-së të trajnuara në rajonin e Kukësit, si dhe në kapjen e agjentëve serb të cilët hynin në vend në mesin e refugjatëve nga Kosova.”
Sipas burimit tonë të tretë, pjesëtar tjetër i UÇK-së, këto njësi mbanin qeli burgu në Babine, qendër e logjistikës aftër rajonit kufitar të Tropojës, në kampin e trajnimit në Burrel, si dhe në bazën e UÇK-së në Durrës.
Bislim Zyrapi, aktualisht zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka qenë përgjegjës për operacionet e UÇK-së në këtë bazë në Kukës nga fillimi i majit deri në përfundimin e bombardimeve të NATO-s kundër ish Jugosllavisë, më 10 qershor.
Ai thotë se të burgosurit në burgun në Kukës kanë qenë ushtarë me probleme disiplinore dhe se nuk ka pasur të vrarë në bazë ose jashtë saj. Por, ai shton se e kishte gjetur UÇK-në të çrregullt, me ushtarë të armatosur dhe individë që bridhnin lirisht në qytet dhe vende tjera në Shqipëri. Një ndër gjërat e para “që duhet të bëja ishte t’i disiplinoja,” tha ai.
KRYESIT NË LIRI
Sipas dëshmitarëve okularë, dy qytetarë shqiptarë, të përfshirë në UÇK, kanë marrë pjesë në procesin e marrjes në pyetje.
Njëri, i cili përshkruhet të ketë pasur flokë të gjata të zeza, ka qenë posaçërisht brutal ndaj romëve të Prizrenit, sipas një burimi.
Një burim thotë se luftëtarët e UÇK-së që ktheheshin nga luftimet në Kosovë nganjëherë zbraznin tërbimin e tyre në të burgosurit.
Tjetri thotë se të burgosurit torturoheshin për të pranuar se kishin bashkëpunuar më forcat serbe të sigurimit shtetëror, UDB-ne. Hetuesit dëshironin t’i incizonin të burgosurit duke pranuar bashkëpunimin me Serbinë.
Burimet e njëjta që kanë qenë dëshmitar të bazës në Kukës kanë thënë se hetuesit në Kukës kanë qenë eprorë të UÇK-së të cilët kanë qenë të përfshirë në kapjen e të dyshuarve si bashkëpunëtorë.
Të dy burimet tona në lidhje me bazën kanë identifikuar disa oficerë të UÇK-së si të përfshirë në keqtrajtimet në Kukës.
Njëri nga ta aktualisht është zyrtar i lartë në sistemin gjyqësor në Kosovë.
Balkan Insight nuk po i boton emrat e kryesve të pandehur për të mos rrezikuar burimet tona.
Sipas ish-ushtarëve të UÇK-së që i kemi intervistuar, disa njerëz të përfshirë në keqtrajtimet në Kukës kanë qenë të përfshirë edhe në rrëmbimin e qytetarëve të Kosovës pas luftës.
Cak i tyre nuk ishin “tradhtarët” shqiptarë por serbët dhe romët që kishin mbetur në Kosovë pas hyrjes së trupave të NATO’s.
Një shqiptar i Kosovës që ishte kthyer të luftonte në Kosovë pasi kishte jetuar shumë vite jashtë vendit, na ka treguar se ka parë afër 30 serbë dhe romë që mbaheshin në një kamp të UÇK-së në Baballoq, aftër Deçanit në Kosovën perëndimore, edhe pas luftës, në verën e vitit 1999.
Ai tha se kishte dëgjuar britma nga ky vend dhe kishte supozuar se të burgosurit po torturoheshin. Kur patrullat e NATO-s kalonin andej, të burgosurit fshiheshin në një punëtori, shton po ky burim.
Ky ish-luftëtar i UÇK-së thotë se dyshon se ky grup është dërguar përtej kufirit në Shqipëri dhe është asgjësuar. “Kurrë nuk i kam parë më, nuk kam lexuar për ta nëpër gazeta,” thotë ai. “Kështu që me siguri janë zhdukur në male.”
Altin Raxhimi është gazetar në profesion të lirë në Tiranë. Micahel Montgomery është korrespondent special për Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Berkeley, Kaliforni. Vladimir Karaj është gazetar i të përditshmes tiranase Korrieri
Raporti eshte publikuar ne Ballkan Insight.
-------------------------
Ne vazhdim po sjelli pjese nga raporti i Michael Montgomery i cili është korrespondent special për Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Berkeley, Kalifornia.
Keto qe lexoni me poshte jane disa nga ky raport te cilin vetem e kam perkthyer dhe sjellur ashtu siq eshte thene,pa ndryshuar asgje.
Michael Montgomery
BBC
Misteri i humbur
Eshte një histori delikate qe kam hetuar për vite.
Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, unë fillova të hulumtoj per fatin e mijëra civilëve të cilët u zhdukën gjatë dhe pas konfliktit.Shumica e viktimave shqiptarë u hodhën në puset ose u transportuan ne varret masive per ne Serbi.
Por disa të tjerë - kryesisht serbë - thjesht u zhduken pa gjurmë.
Unë kisha takuar burime që flisnin për kampet sekrete në Shqipëri, ku serbët e Kosovës, shqiptarët dhe romët ishin torturuar dhe në shumicën e rasteve të vrarë.
Takova një tjetër burim, i cili ra dakord për të ndarë detaje të rëndësishme në lidhje me burg kampet e UÇK-së.
Ai ishte kthyer nga një jete dhe karrierë e suksesshme qe kishte pasur jashtë vendit,pra ne perendim, për t'u bashkuar me UÇK-në luftën e saj për pavarësinë e Kosovës nga Serbia.
Njeri nder ta ishte krenar për qëllimet qe ai luftoi ,mirepo ishte dekurajuar nga trajtimi i civilëve te zene rob qe ai kishte parë në një kamp burg te UÇK-së. Më shumë se kaq, ai tha se ndihej i zemëruar dhe i tradhëtuar nga komandantët e UÇK-së te cilet kishini toleruar dhe madje urdhëruar abuzimet.
"Tani, kur shikoj prapa, e di se disa nga gjërat që janë bërë kane qene te gabuara,sikur kjo puna me civilet e pafajshem"
Ai tha se civilët serbë dhe romë u kapën prej ushtarëve të UÇK-së dhe i fshihnin nga trupat e NATO-s. Ky deshmitar beson se robërit janë dërguar nëpërmes kufirit më Shqipërine dhe jane vrare.
Ky njeri ishte njëri nga tetë ish-luftëtarët e UÇK-së qe zbuluan disa nga sekretet e tyre të errëta nga lufta.
Megjithatë, një tjetër burim foli për kamionin e mbushur me të burgosur civil, kryesisht serb nga Kosova - në vende të fshehta në Shqipëri, ku ata u vranë përfundimisht.
Ai kujtoi se si kishte degjuar dy rober qe te vriten dhe te mos "prehen në copa".
"Unë ndihesha i sëmurë. Unë isha vetëm duke pritur që e tera kjo të përfundojë," . "Ishte vështirë. Mendova se ne po zhvillonin një luftë të [e çlirimit] por kjo ishte diçka krejtësisht me ndryshe."
Shume pak shqiptare kane deshmuar lishur me keto qe flitej se jane bere ne ate kohe.U desht 10 vite te kajojne qe dikush nga ata te flase dhe te thyej ate heshtjen qe ishte mbajtur ne Kosove.Ata pak deshmitare qe paten vendosur te flasin,menjehere kane marre kercenime per tu vrare.Sipas zyrtareve te Kombeve te Bashkuara ne Kosove disa nga ata edhe jane vrare.
Me te gjithe keta tete deshmitare qe folem,te gjithe ishin gati qe nese eshte nevoja prape do ti merrnin armet dhe te luftonin per mbrojtjen e Kosoves dhe pavaresise se saj,mirepo pa i bere disa nga ato qe jane bere kunder disa civileve.
Njeri nga keta ish-ushtaret e UCK-se me tha:" Tash eshte koha qe te jemi te ndershem dhe te sinqertë me vetveten tone dhe te ndertojme shtetin real,ashtu siq e deshen te gjithe."
Njeri deshmitar qe eshte i mbrojtur dhe thote te kete qene shofer per transportin e disa personave per ne Shqiperi tregon:
"Ata me thane qe duhej te transportoja disa njerez per ne Shqiperi.Aty ishin tre burra,te burgosur dhe civil.Ata i kishin duart e lidhura prapa shpine.Ne dukje dukeshin si fshatar te thjeshte.Pastaj i futem brenda automjetit.Para neve ishin tre shqiptare me nje veture qe na prinin,dhe dy te tjere ishin prapa neve me arme qe na percillnin
Kur e sollem grupin e pare te te burgosurve ketu(fjala eshte per "shtepine e verdhe",ne Burrel)degjova se si mjeket po i kontrollonin ata,duke ju marre edhe grupin e gjakut.Kjo gje ishte konfuze dhe e pakuptueshme per neve,pse te kujdeseshin per te burgosurit mjeku,ne nuk e dinim se per qka ishte fjala.Me vone degjova se keta te burgosur do te dergoheshin ne aeroport,e ndoshta edhe ne Turqi".
Nje tjeter deshmitar qe fliste shqip dhe qe kishte mbijetuar nga keto kampe tregon:
"Ka pasur maltretime te vazhdueshme ndaj te burgosurve aty.Na kane vendosur neper dhoma nga 5 ose 6 veta.Pergjate maltretimeve ata perdoren revole,thika dhe pushke automatike.Ata na bene gjera neve qe smundet askush ti imagjinoj,qe nuk mund t`ia besh as nje kafshe.Ne mesin e ketyre pati edhe te burgosur serb sepse kur renkonin nga rrahjet i degjoja se si bertisnin ne gjuhen serbe".
Kur eshte vizituar kjo shtepi nga prokuror te Tribunalit te Hages dhe prokuror te Unmikut ne vitin 2003,kishin pare se njera nga keto dhomat shiheshin shenja gjaku.
Aty afer shtepise kishte edhe berrlog ku ne mesin e atyre gjesendeve te gjuajtura jane gjetur qe nuk pritej se do te gjindeshin ne ate shtepi qe gjindej mu ne mes te malit e izoluar,si mjete qe perdoreshin ne kirurgji,shiringa te ndryshem,dhe disa qetesues dhe sedativ tjere qe sipas mjekeve perdoren vetem ne raste kirurgjikale.Keto te mbetura jane derguar ne Tribunalin e Hages,mirepo gjygji i Hages thote se i ka "duart e lidhura"pasi qe flitet per raste qe kane ndodhur pas perfundimit te luftes dhe se nuk eshte ne mandatin e tij te hetoj nje rast te tille.
Familja qe jeton ne"shtepine e verdhe "lidhur me mbetjet kirurgjikale,shiringat dhe barnat e ndryshme shpjegon se eshte dashur ti mbaj ne shtepi pasi qe kane babane e semure dhe se pasi shtepija eshte larg mga ambulanta ata i kane mbajtur ne shtepi keto medikamente.
Ndersa ne Prishtine ne qendren e dokumentacionit lidhur me keto raste dhe raste tjera,egzistpjne dokumente dhe deshmi lidhur me kete rast dhe raste tjera,mirepo qe i ka mbuluar pluhuri,ku ne keto deshmi perfshihen edhe disa emra te ish komandanteve te uck-se.Disa zyrtare te larte thane qe me e nevojshme ishte stabiliteti sesa edhe drejtesia ne keto momente duke aluduar ne keto raste.
Keto dosje dhe dokumente thuhet qe permbajne pergjigjet e disa nga keto raste,qe kane ndodhur pas lufte mirepo edhe gjate saj.
Sipas disa te dhenave thuhet qe Tribunali i Hages i ka shkaterruar disa nga "deshmite"qe jane marre ne shtepine ne Burrel.
Edhe Jose Pablo Baraybar, ish shef i Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Forensikë në UNMIK,beson se Tribunali i ka shkaterruar keto "deshmi".
Nje deputet lokal nga qyteti i Burrelit ,Qemal Minxhosi,thote qe ky rast e ka demtuar shume imazhin e ketij vendi,poashtu thote se eshte i gatshem qe te lejoje qfaredo inspektimi ne kete zone lidhur me rastin e "shtepise se verdhe".ai eshte i sigurte se nga keto akuza asgje nuk eshte e vertete.Ai thote: "Kur je ne anen e drejte,ske per qka te frigohesh,dhe ne jemi ne anen e drejte"
Ju jeni budalla!
Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner përfundoi të martën vizitën në Kosovë. Në Graçanicë ai u përball me pyetje provokative nga një gazetar serb. Gjatë vizitës në Graçanicë, Kouchner u pyet për rolin e tij në tregtinë me organe të serbëve të zhdukur në Kosovë. “Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira!”, është kundërpërgjigjur Kouchner.
Nga Faton Ismajli më 03.03.2010 në ora 8:00
"…Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira.
Bernard Kouchner…" Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner, ka reaguar në mënyrë të pazakontë ndaj pyetjeve provokative të një gazetari serb lidhur me të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë” dhe akuzat për tregti me organe të serbëve të zhdukur në Kosovë.
Kouchner u përball me pyetjet e gazetarit të “Zërit të Amerikës”, Budimir Nicic, pas vizitës në Shtëpinë e shëndetit në Graçanicë, të martën, ku është takuar me drejtoreshën Rada Trajkovic.
Pas pyetjes se a ka marrë pjesë në tregtinë me organe në rastin “Shtëpia e verdhë”, Ministri Francez ia plasi një të qeshure të madhe dhe pastaj i tha gazetarit Nicic: “A mos je i sëmurë? Çka është kjo Shtëpi e verdhë?”.
Kouchner ka qenë Shef i UNMIK’ut menjëherë pas luftës në Kosovë, periudhë për të cilën Beogradi zyrtar akuzon se janë zhdukur dhjetëra serbë të Kosovës.
“Mos besoni në krejt atë që thuhet. A do të thotë se unë dhe Rada (Trajkovic) kemi marrë kufomat për t’ua vjedhur organet””, ka shtuar Kouchner.
“Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira”, citohet t’i ketë thënë Kouchner gazetarit serb, nga Radio KIM.
Ndërkaq, i pyetur se cili është qëndrimi i tij për të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë” në Shqipëri, është kundërpërgjigjur: “Çka është kjo Shtëpi e verdhë?” .
“Duhet të shkoni (te mjeku) për t’u kontrolluar. Ata të cilët thonë kështu janë idiotë dhe vrasës”, është shprehur Kryediplomati francez, duke drejtuar gishtin kah Shtëpia e shëndetit në Graçanicë.
Mediat serbe i kanë cilësuar si incident dhe fyerje përgjigjet e Kouchnerit në Graçanicë, ndërsa ka reaguar edhe Shoqata e gazetarëve të Serbisë.
Ndryshe, Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, sërish ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të nisin procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore.
“Që një vend të hyjë në Evropë, duhet ta ketë edhe pëlqimin e 27 vendeve anëtare. Kështu që Kosova dhe Serbia së pari e kanë të domosdoshme të dialogojnë”, tha ai.
Ky dialog, sipas Kouchnerit, nuk ka kushtëzime
“Serbët e Kosovës duhet të jenë qytetarë të barabartë dhe të integruar, si të gjithë të tjerët, pa diskriminime”.
Ai ka pohuar se serbët tash janë më të lirë në Kosovë.
“Herën e fundit kur isha në Graçanicë, serbët e kishin të vështirë të udhëtonin lirshëm, kurse tani është më mirë, edhe pse ende nuk është gjendje e kënaqshme”, tha Kouchner, pas takimit me Kryetarin e Graçanicës, Bojan Stojanovic.
Stojanovic tha se kishte njoftuar Ministrin francez me punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo komunë e re e sapoformuar.
“E kam njoftuar me shumë vështirësi me të cilat po ballafaqohemi. Kouchner është njohës i mirë i rrethanave në Kosovë dhe nga ai kemi marrë premtime për angazhimin e tij personal për të ndihmuar Graçanicën”.
Kushner takoi edhe Rada Trajkovicin.
Ajo tha se theksi i bisedës ishte i përqendruar në pajtimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.
“I kam thënë Ministrit Kouchner se kam përshtypjen që populli është mbi politikanët dhe se çdo ditë që kalon, ka më pak incidente ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Por, janë politikanët ata të cilët nuk e kanë guximin që të fillojnë të bisedojnë për normalizimin e jetës”, u shpreh Trajkovic.
Pas vizitës në Komunën e re të Graçanicës, Ministri i Jashtëm francez ka përfunduar vizitën në Kosovë.
Reagon Budimir Nicic
Gazetari Budimir Nicic, i cili e pyeti Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës rreth të ashtuquajturës “Shtëpi e verdhë”, ka reaguar ndaj deklaratave të Bernard Kouchnerit.
“Kouchnerin nuk kam dashur ta provokoj. Por vetëm e kam kryer punën time profesionale”, ka thënë Nicici për mediat serbe.
“Me konstatimin se shumë familje të të kidnapuarve e akuzojnë atë për tregti me organe, e pyeta se cila është përgjigja e tij lidhur me këtë dhe cili është qëndrimi i tij për të ashtuquajturën Shtëpi e verdhë. Atëherë ai më pyeti se mos jam i sëmurë dhe budalla”, ka shtuar ai.
Nicic ka shtuar se është i “goditur dhe i fyer” me komentet e Kouchnerit.
Ndërkaq Rada Trajkovic, e cila ka qenë e pranishme gjatë deklaratës së Ministrit të Jashtëm francez në Graçanicë, ka deklaruar se nuk e justifikon reagimin e Kouchnerit, por e kupton atë.
“Nëse i thoni një mjeku se ka marrë pjesë në vrasje, kidnapim dhe shitje të organeve, me të vërtetë është një fyerje e rëndë. Edhe për mua do të ishte fyerja më e tmerrshme. Kjo pyetje e ka lënduar personalisht (Kouchnerin) dhe ka pasur një reagim, të cilin unë nuk e justifikoj, por e kuptoj”, ka thënë ajo.
---------------------------
Takime të fshehta në vende të ndryshme të Kosovës, fotografi, vendi ku ata kanë qendrën për operime në Kosovë, ofrimin e shumave të parave për deklarata të rrejshme kundër luftës së UÇK’së, e shumë detaje të tjera, Express ka arritur t`i sigurojë në lidhje me rastin e arrestimit të tre serbëve, që besohet të jenë pjesëtarë të Shërbimit Informativ Serb, BIA.
Të gjitha këto dëshmi e detaje të operimit të tyre në Kosovë, Express i ka siguruar pak ditë pas arrestimit të tre serbëve, Predrag Zheljkovic, Milutin Radanovic dhe Igor Josinac.
Në dokumentet që ka gazeta, janë evidentuar takimet e fshehta mes tyre, aranzhimet e takimeve me persona të ndryshëm nga të cilët është kërkuar të dëshmojnë rrejshëm për kohën e luftës që ka ndodhur në Kosovë, e posaçërisht për të dëshmuar për transplantimin e supozuar të organeve që kanë bërë ushtarët e ish UÇK’së.
Po ashtu, nga këto dëshmi shihet se në rrethin e këtij grupi janë të përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova, e po ashtu edhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës.
Sipas këtyre dokumenteve zyrtare, thuhet se qendra kryesore e këtij grupi të Inteligjencës Serbe dhe personave të tjerë të udhëhequr nga Qeveria e Serbisë është në veri të Mitrovicës dhe në Kopaonik.
“...Këta persona dyshohet se janë duke mbledhur informata të rrejshme dhe janë duke bërë pagesa në mënyrë të paligjshme për gjoja mbledhjen e fakteve për transplantime të organeve gjatë luftës në Kosovës”, thuhet në raportin hetues, të siguruar nga gazeta.
Hetimet rreth këtij grupi të dyshuar, bëhet e ditur se kanë filluar qysh prej fillimit të muajit prill të këtij viti.
Kështu, me datën 8 të muajit prill, hetuesit policorë kanë kuptuar se ky grup i përbërë nga disa persona do të takohen në fshatin Prevallë të Prizrenit, në afërsi të Brezovicës.
Rreth orës 11 të mëngjesit, në restorantin N.N në Prevallë, janë takuar katër persona. Bëhet e ditur se ky takim është udhëhequr nga dy persona nga Beogradi, për të cilët thuhet se me profesion janë mjekë.
Në këtë incizim të policisë është kuptuar se këta persona kanë kërkuar një person të nacionalitetit shqiptar (emri i njohur për redaksinë), me qëllim që nga ky të marrin dëshmi të rrejshme për kohën e luftës që ka ndodhur në Kosovë.
Ky takim është aranzhuar nga polici serb i Kosovës, tashmë i arrestuari, Igor Josinac.
Për deklarata të rrejshme dhe për një bashkëpunim të mundshëm me këtë person shqiptar, në këtë takim është cekur se ai mund të përfitojë 50 mijë euro.
Pas takimit në Prevallë, tashmë i arrestuari Igor Josinac, i shoqëruar me dy personat nga Beogradi me veturën Opel Vectra në tabela të Novi Pazarit (NP) nisen në drejtim të Shtërpcës, ku gjatë rrugës marrin edhe personin e katërtë për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Prishtinës.
I gjithë ky takim i pjesëtarëve të BIA’s ishte nën vëzhgimin e hetuesve të policisë së Kosovës.
Sipas transkriptit, hetuesit e policisë kishin kontaktuar një njësi të trafikut afër qendrës tregtare ‘Ben Af’, në Ferizaj, ku kishin kërkuar që vetura me tabela NP të ndalohej për të identifikuar personat që po udhëtonin me Igor Josinac.
“Me të ndaluar veturën, Igor komunikon me policët e trafikut, ku ai paraqet ID kartën e tij duke treguar se është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në momentin kur policët e trafikut kërkojnë identitetin e pasagjerëve, Igor reagon duke thënë se këta janë mjekë nga Beogradi, të cilët i ka takuar për një shërbim mjekësor”, thuhet në raport.
Pas kësaj, policët e trafikut nuk kanë reaguar më shumë, duke lejuar që vetura e Igor Josinac dhe pasagjerëve të tjerë, gjegjësisht pjesëtarëve të BIA’s, të vazhdojë rrugën e tyre drejt Llapnasellës të Çagllavicës.
“Ndalohen në një oborr të një shtëpie në këtë fshat (Express ka shlyer të dhënat specifike të shtëpisë për çështje të sigurisë) ku zbresin të katër personat. Kjo shtëpi dyshohet të jetë shtëpi koordinuese e këtyre personave, të cilët janë duke mbledhur dëshmi të rrejshme nëpër territor të Kosovës. Në këtë grup, janë të përfshirë një grup shumë i madh personash të cilët janë të dirigjuar nga Qeveria e Serbisë për qëllime të caktuar”, thuhet më tej në këtë raport.
Në vazhdën e këtij misioni, pjesëtarët e BIA’s, më 11 prill të këtij viti, aranzhojnë takime të tjera në rrethinën e Prizrenit, për t`u takuar me njerëz të cilët po ndihmonin në mbledhjen e informatave dhe gjetjen e personave të tjerë, të cilët janë të gatshëm të japin deklarata të rrejshme në disfavor të shtetit të Kosovës, e posaçërisht për luftën e fundit.
Përveç disa personave që kanë ndihmuar në mbledhjen e informatave, hetuesit policorë kanë vërejtur se në misionin e BIA’s për deklarata të rrejshme kundër ish-UÇK ishte i angazhuar edhe një zyrtar i lartë i policisë së Prizrenit.
“Igor Josinac dhe personi tjetër rreth orës 14 e 28 minuta, në vendin e quajtur Shatërvani në Prizren, takohen me kapitenin e Policisë së Kosovës (emri i njohur për redaksinë) i cili në këtë takim vjen me veturë zyrtare të policisë Toyota Land Cruser”, sqarohet më tej në raport.
Takimi me kapitenin e policisë dhe dy pjesëtarëve të BIA’s kishte zgjatur vetëm pak minuta, ku zyrtari i lartë i policisë së Kosovës nxjerr një dokument nga xhepi, të cilin Igor Josinac e fut me shpejtësi në xhepin e tij.
Pas kësaj, bëhet e ditur se të dy personat ndahen nga kapiteni i PK-së dhe rreth orës 15 e 15 minuta ata hipin në një veturë Ford Orion me targa KS, ku nisen në drejtim të fshatit Reçan.
Sipas këtij dokumenti, thuhet se dy ditë më vonë, pikërisht me 11 prill, hetuesit policorë kanë vëzhguar një shtëpi në hyrje të fshatit Llapnasellë, në të cilën dyshohet të jetë shtab i krizës i formuar nga personat e lartcekur.
Fakti se kjo shtëpi është kthyer në qendër takimi të pjesëtarëve të shërbimit sekret serb, pohohet se para kësaj shtëpie shpeshherë shihen të parkuara automjete të ndryshme dhe se atë e vizitojnë persona të shumtë.
Më poshtë, mund të lexoni disa nga bisedat ndërmjet Igor Josinac dhe grupit që është duke u hetuar. Biseda është e transkriptuar fjalë për fjalë. Igor Josinac këtu bisedon me një Ndërmjetësues (emër i njohur për redaksinë), gjithashtu pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreth koordinimit të veprimeve për ta bindur një shqiptar të Kosovës (emër i njohur për redaksinë, por për shkak të hetimeve, emri i tij, në bisedën e transkriptuar, është shënuar si SHQIPTARI), që në këmbim të disa dhjetëra mijëra eurove, të dëshmojë rrejshëm se gjatë kohës së luftës atij i ishte marrë njëra veshkë. Igor Josinac përgatit terrenin që pastaj në Kosovë të vinin një nivel i lartë i BIA’s, që do ta kryenin transaksionin financiar.
Ndërmjetësi: Unë jam aktivizuar seriozisht…
Igori: Ky është interes i madh. Kjo ka rëndësi për mua, për ty, për atë. Këta (v.j: me ‘këta’ Igor mendon në pjesëtarët e BIA-së) hyjnë për shkak timin dhe tëndin... Ata e kanë arritur shkallën më të lartë, i kanë të gjitha, dhe nuk u nevojitet ndonjë gradë (mendojnë për ngritjen në pozita). Të gjitha këto që ata i marrin, i marrin për situatë parazgjedhore, dhe për mua e për ty, sepse atyre unë u kam thënë për ty...
Ndërmjetësi: Të ta them një punë. Unë jam takuar me Shqiptarin, direkt. Ka thënë “po, unë jam ai dhe di shumë punë”. Ai ka dëshirë ta dijë se kush i garanton se do t’i marrë të hollat. Atij i interesojnë të hollat...
Igori: Paratë i garantoj unë. Unë të garantoj ty, e ti i garanton atij... dhe për të tjerat, nuk ke problem. Unë të garantoj ty, ti atij.
Ndërmjetësi: A bën që atij t’i jepen disa para më herët, që ai të vijë e ta japë deklaratën?
Igori: Të them diçka. Ata, nëse merren vesh për 40 mijë - mirë. Ti je marrë vesh për 50 mijë euro, nuk ka problem. Me Shqiptarin do të bisedohet prapë. Ti do të marrësh pjesën tënde dhe do të ta heqim atë...
Ndërmjetësi: Domethënë, mua 10 mijë euro dhe do të ma heqin burgun? (V.J: Këtu, Ndërmjetësi po negocion që në këmbim të punës që po e bën, përveç 10 mijë eurove, pjesëtarët e BIA’s t’ia shlyejnë edhe një dënim të mëhershëm që e ka pasur në Serbi)
Igori: Ti ke thënë 10 mijë euro dhe burgun...
Ndërmjetësi: Po, unë kam thënë 10 mijë euro dhe të ma heqin burgun...
Igori: Mos me keqkupto tash ti mua... Edhe në qoftë se t’i heqin 5 mijë, ti do të jesh i kënaqur.
Ndërmjetësi: Kuptoj.
Igori: Për tërë jetën, ne i kemi ata. Dhe kemi punë të tjera.
Ndërmjetësi: A janë ata me të vërtetë të fortë( V.J: pjesëtarët e BIA’s)?
Igori: Të ta them të drejtën, nuk ka më të fortë se ata.
Ndërmjetësi: Se ata...
Igori: Tash të them se ata janë në rang me... Çka vendosin ata, do të thotë ka vendosur Tadic.
Ndërmjetësi: Tadic...
Igori: Nuk kam afruar unë njerëz lloma. Ne nuk kemi hyrë në bisedë vetëm për të folur.
Ndërmjetësi: Të them diçka Legendë. Unë po hyj në një lojë shumë të rrezikshme.
Igori: Ti hyn në lojë, unë hyj në lojë për shqiptarë.
Ndërmjetësi: Ty nuk ta ndjen për asgjë... Ti do të shkosh...
Igori: Ne nuk njihemi nga sot. Unë po të lus që ta kuptosh se është shumë serioze, tepër serioze.
Ndërmjetësi: Kur do të shihemi me ata? Unë tërë ditën kam qenë... dhe siç po e sheh, unë jam duke rinovuar... Shqiptarin e kam pritur në një Bastore.
Igori: Puna kryesore në jetë është se unë kur të them, se në qoftë se të kanë thënë që do t’i marrësh kaq, aq do t’i marrësh.
Ndërmjetësi: Sa do t’i marrë Shqiptari, pasi që unë nuk jam i rëndësishëm në këtë tregim? Ai ka pranuar...
Igori: Shqiptari do t’i marrë prej 30 deri në 40 mijë.
Ndërmjetësi: Sigurt prej 30 deri në 40 mijë?
Igori: Dëgjo... Gjithçka që i nevojitet, do të ketë. Ti t’i kesh paratë, të gjitha të tjerat unë të garantoj ty, ti i garanton atij. Është pjesë e punës sime se si do t’i nxjerr unë prej tyre, kur të kryhet puna. Mos të jetë se ai ka vetëm fjalë. Fjalët janë diçka, veprat janë diçka tjetër. Nëse atij ia kanë ndërruar.... ne kemi përfunduar punën, ne kemi futur paratë në xhep...
Ndërmjetësi: Po.
Igori: A po kupton, ne i kemi marrë paratë...
Ndërmjetësi: Legendë, pasi që i ke njerëzit... e unë njoh njërin që e ka parë vrasjen e një serbi dhe që dëshiron të flasë.
Igori: Shiko, mos të shkojmë majtas e djathtas... Do të më thuash ti për këto, janë më të rëndësishme.
Ndërmjetësi: Momentalisht, më prioritare.
Igori: Kjo tash është aktuale. A e di se çka më kanë thënë ata: Mos ka kërkuar shumë? Por, kur kanë mundur t’i japin për atë majmunin, Kovacevicin 950 mijë, gati 1 milion, pse mos t’i japin për këtë që do ta shpëtojnë kur të pranojë... Kjo është çështja, tash për tash.
Ndërmjetësi: Sipas mendimit të tyre, kjo nuk është para e madhe për Shqiptarin?
Igori: Jo, nuk është e madhe. Ata kanë menduar 20 mijë, por unë u kam thënë – cilat janë mundësitë e mia... dhe kjo ka shkuar më tutje. Dashtë Zoti që ai t’i marrë 50 mijë, ose edhe 100 mijë. Por, më beso, se kurrë nuk do ta tradhtojmë. Do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij. Unë atyre do t’u them se ai ka pranuar.
E vërteta doli në shesh dhe më shumë u gëzova për Kosovën se për veten, kështu është shprehur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, vetëm pak minuta pasi që Tribunali i Hagës e shpalli të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.
Këshilli Organizues për pritjen e Kryetarit të AAK-së dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton se Haradinaj pritet të arrijë në Aeroportin e Prishtinës në ora 17:00 me një fluturim të veçantë nga Holanda.
Adresimin e parë para mediave do ta ketë në aeroport rreth orës 17:15. Pritja është e organizuar nën mbikëqyrjen e protokollit të shtetit.
Në ora 19:00 Haradinaj pritet tui adresohet qytetarëve në Sheshin “Nënë Tereza”.
1.
Ben Emerson, avokat i Ramush Haradinajt në një konferencë për media ka deklaruar se ish prokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte duhet t’i kërkoj falje Ramush Haradinajt.
“Zonja Del Ponte duhet t’i kërkosh falje Ramush Haradinajt dhe të gjithë kosovarëve për gabimet e jashtëzakonshme që i ke bërë në këtë proces”, ka thënë avokati Emerson, raporton RTV Dukagjini.
Ndërkaq, në një deklaratë me shkrim dhënë Radio Dukagjinit, Ramush Haradinaj është shprehur: “Prej sot shpirti im i takon dhe është i përkushtuar për ty shërbyer popullit të Kosovës. E kaluara është e kaluar dhe ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Ne duhet të punojmë më shumë për ta ndërtuar një shtet të vërtetë demokratik, ku mbizotëron rendi dhe ligji dhe që do t’u shërbej të gjithë qytetarëve tanë”.
“Ajo çka Beogradi apo kushdo tjetër thotë për fajësinë time është jo relevante. Proceset politike duhet të vazhdojnë. Gjatë viteve në vijim do të ketë shumë mundësi për ta trajtuar dështimin e Tribunalit të Hagës. Tani, fokusi im i vetëm janë njerëzit e popullit tim dhe institucionet qeverisëse”, përfundon deklarata e Haaradinajt.
2.
Ramush Haradinaj u është drejtuar kosovarëve përmes një deklarate të avokatit të tij, Ben Emmerson.
Aty ai falënderon popullin e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që kanë qëndruar me të gjatë këtij procesi.
Ndër të tjera, avokati i Haradinajt duke përcjell porosinë e klientit të tij, ka thënë se pas kthimit në Kosovë, me pajtimin e popullit, kreu i AAK’së do të marrë pozitën e liderit politik të vendit.
“Ai më ka lutur të tregoj se do të kthehet këtë mbrëmje në Kosovë dhe me pajtimin e njerëzve, shumë shpejt do ta marrë pozitën që i takon si lider politik i vendit, duke udhëhequr Qeverinë që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht gjuhës që ata flasin dhe pavarësisht se prej nga vijnë”, thuhet në deklaratën e avokatit Ben Emmerson.
“Ai (Haradinaj) më ka lutur të them se si lider i Kosovës së lirë do ta luftojë korrupsionin kudo që gjendet dhe se më të do të merret fuqishëm”, shtoi Emmerson.
3.
Sa i përket vendimit të dhënë nga Gjykata e Hagës në orët e para të ditës së sotme për pafajësinë e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i akuzuar për krime lufte, Sali Berisha tha se ishte lajmi më i gëzueshëm për gjithë shqiptarët në këtë ditë.
Kreu i qeverisë e cilësoi si një triumf të demokracisë dhe ligjit ndërkombëtar, ku e ftoi zotin Haradinaj për një vizitë në Shqipëri në mënyrë që të festohet bashkërisht.
4.
Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, me të cilin shpallen të pafajshëm Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, rikonfirmon pastërtinë e luftës, që e kanë bërë këta luftëtarë dhe shokët e tyre, thuhet në deklaratën për media të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Më tutje, Krasniqi konstaton se “u dëshmua se drejtësia mund të vonoj, por vjen përfundimisht”.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Hagës, sipas Jakup Krasniqit, padyshim është ngjarje e rëndësishme në jetën personale të ish të akuzuarve, të familjeve dhe miqve të tyre, por mbi të gjitha, përbën një akt madhor me të cilin, për të satën herë, rrëzohen akuzat e pabaza kundër drejtësisë dhe pastërtisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me këtë vendim, drejtësia ndërkombëtare dëshmoi profesionalizmin e saj, kredibilitetin dhe besueshmërinë e lartë që gëzon”, tha Krasniqi, për të shtuar se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë çlirimtare dhe sipas zakoneve e rregullave ndërkombëtare të luftës, prandaj nuk mund të inkriminohet nga asnjë gjykatë”, ka thënë Krasniqi, transmeton REL.
Krasniqi ka shprehur bindjen e plotë se edhe në rastet e tjera të luftëtarëve të lirisë, duke përfshirë edhe këtë të fundit me zotin Fatmir Limaj me shokë, drejtësia do të fitojë, duke shpallur pafajësinë e tyre dhe drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
5.
Në reagimit e Komisionit Evropian pas vendimit të Tribunalit të Hagës për të liruar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarët e tij, vetëm thuhet se "Komisioni ka marrë në dijeni vendimin e sotëm të Gjykatës së Tribunalit në rastin ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Baklajt dhe Lahi Brahimajt. Komisioni nuk komenton vendimet gjyqësore të Tribunalit".
Më tej në këtë prononcim të Komisionit Evropian, thuhet se "megjithatë ne do të donim të nënvizojmë edhe njëherë inkurajimin tonë të fuqishëm për të gjithë partnerët tanë në rajon që të vazhdojnë punën në arritjen e pajtimit dhe forcimin e raporteve të mira fqinjësore.
6.
Familja Jashari nëpërmjet një kumtese ka thënë se ,e rastin e kremtimit të Festave të Nëntorit, gjatë gjithë këtij muaj, Kompleksi Përkujtimor “Adem Jashari” dhe familja jonë janë vizituar nga qindra e mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare. Sipas kumtesës, vizitat u intensifikuan 2 ditët e fundit kur ato kanë zgjatur deri pas mesnate, për të kulmuar më 28 Nëntor, kur numri i vizitorëve ka tejkaluar numrin 30 mijë.
“Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë ata që ishin në Prekaz por edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe, edhe një herë, përzemërsisht t’ua urojmë Festat e Nëntorit, dhe t’u urojmë të gjitha të mirat në jetë. Me unitet të tillë dhe përkushtim për të nderuar të rënët nëpër shekuj, populli shqiptar po tregon se e ka arsyetuar flijimin e të rënëve, se e meriton lirinë dhe se ka një të ardhme të ndritshme.
Familja Jashari do të vazhdojë të jetë e të gjithëve dhe, në çdo kohë e në çdo rast, për të gjithë shqiptarët pa dallim, në aspiratat tona për të realizuar idealin e atdhetarëve tanë që shqiptarët të jetojnë të bashkuar”, thuhet në kumtesë.
7.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur me festë vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin e liderit të saj Ramush Haradinaj.
Nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala tha se kthimi i Haradinajt do të sjell zhvillime positive dhe dinamike politike në vend.
Sipas tij, skena politike e Kosovës ka ndjerë mungesën e ish-kryeministrit Haradinaj.
Shala nuk e ka përjashtuar as mundësinë e përfshirjes së AAK-së në qeverinë aktuale, siç tha ai, për t’i ndihmuar dhe çuar përpara proceset në interest ë Kosovës, siç janë angazhimet për rend e ligj në veri, dialogu me Beogradin si dhe aspektet e politikës së jashtme që nënkuptojnë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
AAK është subjekti më i përfolur për përafrimin e saj me qeverinë Thaçi, kurse nënkryetari i saj Blerim Shala, është emëruar nga presidentja Atifete Jahjaga në postin e koordinatorit të Kosovës për bisedimet me Serbinë.
8.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përshëndet lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve, Lahi Brahimaj e Idriz Balaj.
Lirimi i tyre është dëshmia më e fuqishme që vërteton luftën tonë çlirimtare, si luftë të drejtë dhe të pastër, e cila është zhvilluar në përputhje të plotë më Konventat Ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për opinion të GP të PDK-së, i cili shfaq bindjen se “lufta jonë çlirimtare ka qenë luftë e pastër, luftë për lirinë dhe pavarësinë e vendit”
Grupi Parlamentar i PDK-së shpreson se edhe Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij, do të dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe luftën e shenjtë çlirimtare dhe të lirohen sa më shpejt nga gjitha akuzat, që u ngarkohen.
9.
Lëvizja Vetëvendosje përshëndet lirimin e Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, nga akuzat në Tribunalin e Hagës.
Vendimi për pafajësinë e Komandantit të UÇK-së dhe ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është edhe njëherë dëshmi se lufta jonë ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe çlirimtare, thotë Vetëvendosje nëpërmjet një kumtese.
Mëtutje theksohet se me këtë rast, “përpjekjet për ta zhvendosur dhe transformuar qëllimin e luftës për çlirim nga Serbia u hodhën poshtë si të pavërteta e të pavlefshme” dhe shtohet se “gjejmë rastin të shprehim mirënjohje e nderim të thellë për të gjithë luftëtarët që kontribuuan me jetën, përpjekjet dhe qëndresën e tyre në çlirimin e Kosovës”.
Në kushtet dhe rrethanat që po mbretërojnë në vendin tonë, në kohën kur veprimet ekzekutive të Qeverisë dhe institucioneve janë tejet të brishta dhe shumë të varura nga UNMIK dhe EULEX-i, një staf i gazetarëve me mbështetje tejet të fuqishme të një segmenti ndërkombëtar, ka filluar të plasojë idenë se në Kosovë mungon shprehja e lirë dhe gazetarët qenkan të kërcënuar sidomos nga Qeveria. Ky soj gazetarësh, po bën përpjekje për t’i shantazhuar proceset politike, duke paraqitur krejt të zi realitetin në vend, duke mos kursyer fjalë e shprehje ndër më të pistat nga fjalori i begatshëm i rrugaçërisë, të drejtuara kundër Qeverisë, kundër Drenicës dhe kundër UÇK-së.Ankime, të shprehura përmes një gjuhe të tillë, të papërgjegjshme, u dëgjuan madje edhe në konferencën me gazetarë...Ja deri ku ka arritur gazetaria e zezë, në mbrojtje të së cilës qëndrojnë klane të nëntokës mafioze të vendit, që bashkëpunojnë me klane të caktuar të UNMIK-ut dhe EULEX-it, sidomos në paraqitjen sa më të zezë të situatës së përgjithshme në Kosovë, e veçmas në Drenicë, (nga ku e ka prejardhjen kryeministri si dhe kryetari i Kuvendit), duke u bërë thirrje publike gazetarëve, që kur të shkojnë në Drenicë të marrin me vete armët, meqë me drenicasit nuk mund të flitet ndryshe, pos me tytën e armëve. Këso mesazhe shpërndahen në emisionine të ndryshme TV dhe gazeta ditore.
Dhe, në emër të lirisë të akceptuar sipas shijes të vet, kjo gazetare fyen dhe diskrediton bashkëbiseduesit, duke iu drejtuar me një arrogancë përbuzëse dhe duke i trajtuar si viktima, të cilat ajo i merr në pyetje. Mjerisht, shumë të intervistuar nga kjo gazetare, gjatë debateve tregohen tejet të matur, me faktin se e trajtojnë si femër të kompleksuar, por ka edhe të atillë që i përgjigjen me të njëjtin kut. Emisioneve të tilla iu mungon në radhë të parë serioziteti dhe gjuha e kulturuar e shprehjes, andaj edhe shumë zyrtarë nuk pranojnë një formë të tillë të komunikimit.
Këta arrogantë dhe përbuzës të vlerave më të shenjta të kombit ankohen se po iu mohohet informimi i lirë dhe se qenkan të kërcënuar nga persona publikë dhe anonimë. Fjalën dhe mendimin e lirë i konceptojnë sipas kutit dhe kandarit të tyre, jashtë përcaktimit të njohur botërisht mbi lirinë e shprehjes, por edhe jashtë detyrave dhe obligimeve që duhet të ketë një gazetar serioz dhe profesionist në kuptimin e fjalës dhe jo vetëm i vetëdeklaruar si profesionist.
Mungesën e dëshirës së një zyrtari për të dhënë intervistë, ose për të realizuar emision me një gazetar të caktuar, apo me stafin e një gazetareje, e konceptojnë si mungesë së fjalës së lirë dhe si injorim që po iu bëka gazetarëve të tillë. Ky është absurdi dhe mjerimi i këtyre gazetarëve, të cilët bezdisjen dhe hazdisjet e tyre pretendojnë t’ i realizojnë pa kurrë farë frenimi, qoftë duke përbuzur kombin dhe historinë e lavdishme çlirimtare, qoftë duke etiketuar dhe përfolur qeveritarët, qoftë duke inskenuar probleme atje ku nuk ka fare dhe duke heshtur mizorisht problemet kryesore, me të cilat po ballafaqohet Kosova, në procesin e vet historik drejt realizimit të synimeve për liri dhe bashkim kombëtar.
Turri pa fre i lukunisë së gazetarëve të tillë, arrogantë, nuk i ndalon dot proceset historike nëpër të cilat po kalon vendi, por i dëmton në segmente të caktuara, meqë prapa këtij soji të gazetarëve qëndrojnë disa nga OJQ-të, të financuara nga agjenturat e huaja, të cilat kanë interesat e veta strategjike në Kosovë dhe të cilat nuk lënë gurë pa lëvizur në drejtim të paraqitjes sa më të zezë të gjendjes së përgjithshme, që mbretëron në vend, me qëllim për të arsyetuar orekset kolonialiste të Serbisë. Se kush fiton më së shumti nga këto paraqitje të liga, krejtësisht të inskenuara dhe jashtë realitetit, dihet mirëfilli, ashtu sikur dihet se nga cila klasë politike e kanë prejardhjen gazetarët e tillë.
Mirëpo një gjë është fare e sigurt dhe nuk duhet harruar kurrë. Liria dhe pavarësia e Kosovës ka një çmim të pakrahasueshëm, të cilin e ka paguar tepër shtrenjtë ky popull, sidomos gjatë sundimit shekullor të Serbisë vrastare dhe okupatore në vendin tonë. Andaj, të gjithë ata individë apo klane të ndryshme me prejardhje mafioze, që pretendojnë ta shembin kështjellën madhështore, që është ngritur mbi gjakun e derdhur për liri, duhet ta kuptojnë mirë peshën e dëmit që mund t’i sjellin vendit. Të tillët asnjëherë nuk i kanë ndaluar proceset historike drejt lirisë, por jo vetëm një herë i kanë dëmtuar rëndë ato.(Flori Bruqi)
KOSMOPOLITJA RUDINA XHUNGA A E NJEH VETVETEN?!
Rreth shkrimit të Rudina Xhunges „Serbi afër teje”, botuar tek gazeta MAPO, e dt. 17.12.2012.
SHKRUAN SHKRIMTARI ARIF MOLLIQI
Barazimi i kriminelit me viktimen
Nuk do të kisha reaguar për komentin e Rudina Xhungës „ Serbi afër teje“, sikur ata që janë më „kopetentë“ për ti kthjell kumtesat e tilla, quditërisht të mos heshtin ose thënë ndryshe; ua rrahin krahet në shenjë mirënjohjej. Tjetra, kur thuhet se kjo kumtesë është lexuar në konferencën „Siguria në Ballkan“ dhe, asgjë, askujt, atëherë vjen gati sa të përplasësh; ku paskam jetua apo, ku po jetoj?!
Derisa e lexoja atë kumtesë paramendoja; si mundet kjo gazetare me aq gjakftohtësi të na mësoj ose, këshilloj se si ne shqiptarët ( e Kosovës) u dashka t´iu kërkojmë falje serbve se, dorën në zemër në qenkemi ata që paskemi bër zullum në ta.
Ndryshe, autoria e asaj kumtese ka qenë aq e pa matur, aq trullosur, ka pasur qëndrime aq euforike, sa vijmë në dy përfundime:
E para, ajo ka mundur më qenë e manipuluar nga dikush, dhe,
E dyta, duke dashur të duket sa më kosmopolite, ajo nuk e njeh popullin e vet dhe vetveten.
Ndryshe, nese nuk qëndrojnë këto që thash, atëherë vërehet se njohurit e autores për shqiptarët në përgjithësi dhe, Kosovën në veçanti në raport me serbët janë nën minimum, pasi ajo kur flet për këto raporte bën barazimin e agresorit, vrasit, dhunuesit me viktimëm.
Rudina Xhunga
Mirëpo, analistet si kjo edhe nuk na çuditin shumë, sepse jemi mësuar të lexojmë, të dëgjojmë mendime, analiza, komente që flasin e shkruajnë njerëzit jokopetent sa i përket këtyre raporteve shqiptar-serb. Janë edhe të tillët që për shkrime të tilla paguhen nga qëndra antishqiptare, e në raste të tilla dihet se si pasqyrohet realiteti, si thuret historia, si hpjegohen ngjarjet.
Gjatë leximit dhe rileximit të kësaj kumtese, në kokën time kanë rrjedh shumë pyetje që lidheshin më indiferencën dhe heshtjen e disa intelektualëve e sidomos më mosreagimin e opinionit tonë ndaj një shëmtie të tillë:
Si është e mundur që aq shumë intelektual shqiptar, opinionist, analist, komentues, e redaktor gazetash të heshtin para një komenti të tillë?
Si është e mundur që të heshtin ata shqiptarë që përjetuan egzodin biblik të vitit 1998, 1999 (duke i lënë për pak çaste vitet 1878, 1912, 1924/38/1956 etjera), nga dhuna serbe përpara shfaqjësimit skandaloz që u bën serbëve Rudina Xhunga?
Si është e mundur që të heshtin OVL të UÇK-së, Shoqatat e Invalidëve të UÇK-së, kur Rudina Xhunga krimet serbe i barazon gjeja me ato shqiptare …?!
Si është e mundur të heshtin Shoqatat e të Zhdukurve në luftë, për ata qindra mijëra shqiptar që as sot nuk ju dihet varri e as eshtrat, kur R. Xhunga ka kaq dhimbje për serbet e viktimizuar?!...
Si heshten ato mijëra gra, nëna, motra shqiptare (nga Kosova) që u dhunuan nga serbët e Rudinës, e që paskan qenë viktimë?....
Shkurt, si është e mundur që populli shqiptar i Kosovës pas një paraqitje kaq turpëruese të Rudina Xhungës të heshtim?! A kanë të drejtë këta njerëz (Rudina dhe Co), të bëjnë një barazim kaq turpërues mes kriminelëve dhe krimeve serbe me shqiptarët?! A janë shqiptarët e Kosovës edhe për Rudinën shqiptar?! A mos vallë Rudina ( dhe Co ) paska kaq dhimbje për serbet, aq sa është në gjendje që për kosmopolitizmin e saj të sakrifikoj e gjithë popullin shqiptarë?!...
Çka thotë Rudina Xhunga në kumtesën e saj?
Po, çka përrallis Rudina Xhunga në kumtesën e saj „ Serbi afër teje“ të 17 Dhjetorit 2012 të gazeta MAPO, do mundohemi radhazi ti prekim vetem disa nga „xhevahiret“ e asaj kumtese. Do ti shkoqisim që ta keni një pasqyre më të qartë rreth kosmopolizmit të saj.
„Pavarësisht se jemi kombe që kanë me qindra vjet pranë njeri-tjetrit, nëse do të gërmojmë në dijet tona, do të konstatojmë se dimë shumë më pak për historinë dhe të tashmen e fqinjëve tanë, nga ç’dimë për atë të kombeve të mëdhenj të Europës. Edhe kur dimë diçka, kjo kalon gjithmonë nëpërmjet filtrit tonë nacional, i cili është i mbushur me paragjykime….“, thotë Xhunga.
Njihet në fakt një prirje karakteristike e theksuar e mendjemadhësisë se zonjës Xhunga, e cila duke i hyrë vehtja në begeni (vetkënaqësi) si shumë e dijshëm për çështjet e ditës, ajo është futur të analizoj një çështjet madhore që nuk ka habër fare. Këtu edhe qëndron e keqja më e madhe kur dikush mendon se tashmë din gjithçka, e në fakt s´din asgjë. Kjo nuk është një gjë e keqe jo vetem për atë, pr edhe për rrethin, shoqërin, popullin. Me sa duket, vetbegenia (vetkenaqësia) e R. Xhungës është kthyer në një tepri dhe qëllim në vetvete, duke e çuar atë në kosmopolizëm dhe në qëndrime jo reale për popullin e vet, siç është rasti në ketë kumtesë. Ndoshta në lidhje me temën që ajo ka trajtuar mund të themi lirisht se Xhunga është mosnjohjese e thelbit të historisë së popullit shqiptar se ndryshe si do të arsytonte mendimin kur thotë se shqiptarët: „Pëlqejmë të përmendim vetëm plagët që na kanë shkaktuar serbët, por jo ato që u kemi shkaktuar… Nuk besoj se kemi qenë dorëlehtë në trajtimin e tyre.“
Po, ne, shqiptarët, sidomos shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Lugunës së Prishevës, Plavës e Ulqinit, që kemi qenë gjithë kohës një popull i zaptuar nga serbet, i përballur nga gjenocidi dhe shfarosja, a duhet të tregohemi tolerant ndaj kumtesës se z. Xhunga kur thotë: „Nuk ka ende një histori të shkruar paanësisht, por mendoj se do ta kemi pasur dorën e rëndë në trajtimin e tyre, duke iu kthyer me interesa trajtimin që na bënë gjatë periudhës mes dy luftërave botërore.“
Zonja Xhunga si duket ka nostalgji, si etërit e saj që ende mbajnë si gjë të çmuar kokardat serbe me yllin e kuq me të cilin luftuan kundër kosovarëve për të çliruar nga nacionalistet shqiptar (nga ballistat). Ndryshe lipset që ta dimë mos nostalgjiket për serbët dhe e kanë ngopur materialisht Xhungen që të del me konstatimin e quditshëm: „A kemi qenë tolerantë me serbët që mbetën në Kosovë pas luftës së fundit të 1999-ës? Sado të ekzagjeruar apo grindavecë të kenë qenë në kërkesat e tyre, ne që ishim më të mëdhenj në numër dhe fitimtarë, duhet të ishim treguar mirëkuptues dhe tolerantë ndaj tyre.“
O Zot, ne duhet të ishim tregua me tolerantë ndaj tyre, kur në vitin 1999 e gjithë bota pa dhe ishte dëshmitare e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, kurse vetem Rudina Xhunga dhe nostalgjiket e saj për serbin paskan qenë të verbër dhe nuk paskan pa asgjë.
Rreth shkrimit të Rudina Xhunges „Serbi afër teje”, botuar tek gazeta MAPO, e dt. 17.12.2012.
SHKRUAN SHKRIMTARI ARIF MOLLIQI
Barazimi i kriminelit me viktimen
Nuk do të kisha reaguar për komentin e Rudina Xhungës „ Serbi afër teje“, sikur ata që janë më „kopetentë“ për ti kthjell kumtesat e tilla, quditërisht të mos heshtin ose thënë ndryshe; ua rrahin krahet në shenjë mirënjohjej. Tjetra, kur thuhet se kjo kumtesë është lexuar në konferencën „Siguria në Ballkan“ dhe, asgjë, askujt, atëherë vjen gati sa të përplasësh; ku paskam jetua apo, ku po jetoj?!
Derisa e lexoja atë kumtesë paramendoja; si mundet kjo gazetare me aq gjakftohtësi të na mësoj ose, këshilloj se si ne shqiptarët ( e Kosovës) u dashka t´iu kërkojmë falje serbve se, dorën në zemër në qenkemi ata që paskemi bër zullum në ta.
Ndryshe, autoria e asaj kumtese ka qenë aq e pa matur, aq trullosur, ka pasur qëndrime aq euforike, sa vijmë në dy përfundime:
E para, ajo ka mundur më qenë e manipuluar nga dikush, dhe,
E dyta, duke dashur të duket sa më kosmopolite, ajo nuk e njeh popullin e vet dhe vetveten.
Ndryshe, nese nuk qëndrojnë këto që thash, atëherë vërehet se njohurit e autores për shqiptarët në përgjithësi dhe, Kosovën në veçanti në raport me serbët janë nën minimum, pasi ajo kur flet për këto raporte bën barazimin e agresorit, vrasit, dhunuesit me viktimëm.
Rudina Xhunga
Mirëpo, analistet si kjo edhe nuk na çuditin shumë, sepse jemi mësuar të lexojmë, të dëgjojmë mendime, analiza, komente që flasin e shkruajnë njerëzit jokopetent sa i përket këtyre raporteve shqiptar-serb. Janë edhe të tillët që për shkrime të tilla paguhen nga qëndra antishqiptare, e në raste të tilla dihet se si pasqyrohet realiteti, si thuret historia, si hpjegohen ngjarjet.
Gjatë leximit dhe rileximit të kësaj kumtese, në kokën time kanë rrjedh shumë pyetje që lidheshin më indiferencën dhe heshtjen e disa intelektualëve e sidomos më mosreagimin e opinionit tonë ndaj një shëmtie të tillë:
Si është e mundur që aq shumë intelektual shqiptar, opinionist, analist, komentues, e redaktor gazetash të heshtin para një komenti të tillë?
Si është e mundur që të heshtin ata shqiptarë që përjetuan egzodin biblik të vitit 1998, 1999 (duke i lënë për pak çaste vitet 1878, 1912, 1924/38/1956 etjera), nga dhuna serbe përpara shfaqjësimit skandaloz që u bën serbëve Rudina Xhunga?
Si është e mundur që të heshtin OVL të UÇK-së, Shoqatat e Invalidëve të UÇK-së, kur Rudina Xhunga krimet serbe i barazon gjeja me ato shqiptare …?!
Si është e mundur të heshtin Shoqatat e të Zhdukurve në luftë, për ata qindra mijëra shqiptar që as sot nuk ju dihet varri e as eshtrat, kur R. Xhunga ka kaq dhimbje për serbet e viktimizuar?!...
Si heshten ato mijëra gra, nëna, motra shqiptare (nga Kosova) që u dhunuan nga serbët e Rudinës, e që paskan qenë viktimë?....
Shkurt, si është e mundur që populli shqiptar i Kosovës pas një paraqitje kaq turpëruese të Rudina Xhungës të heshtim?! A kanë të drejtë këta njerëz (Rudina dhe Co), të bëjnë një barazim kaq turpërues mes kriminelëve dhe krimeve serbe me shqiptarët?! A janë shqiptarët e Kosovës edhe për Rudinën shqiptar?! A mos vallë Rudina ( dhe Co ) paska kaq dhimbje për serbet, aq sa është në gjendje që për kosmopolitizmin e saj të sakrifikoj e gjithë popullin shqiptarë?!...
Çka thotë Rudina Xhunga në kumtesën e saj?
Po, çka përrallis Rudina Xhunga në kumtesën e saj „ Serbi afër teje“ të 17 Dhjetorit 2012 të gazeta MAPO, do mundohemi radhazi ti prekim vetem disa nga „xhevahiret“ e asaj kumtese. Do ti shkoqisim që ta keni një pasqyre më të qartë rreth kosmopolizmit të saj.
„Pavarësisht se jemi kombe që kanë me qindra vjet pranë njeri-tjetrit, nëse do të gërmojmë në dijet tona, do të konstatojmë se dimë shumë më pak për historinë dhe të tashmen e fqinjëve tanë, nga ç’dimë për atë të kombeve të mëdhenj të Europës. Edhe kur dimë diçka, kjo kalon gjithmonë nëpërmjet filtrit tonë nacional, i cili është i mbushur me paragjykime….“, thotë Xhunga.
Njihet në fakt një prirje karakteristike e theksuar e mendjemadhësisë se zonjës Xhunga, e cila duke i hyrë vehtja në begeni (vetkënaqësi) si shumë e dijshëm për çështjet e ditës, ajo është futur të analizoj një çështjet madhore që nuk ka habër fare. Këtu edhe qëndron e keqja më e madhe kur dikush mendon se tashmë din gjithçka, e në fakt s´din asgjë. Kjo nuk është një gjë e keqe jo vetem për atë, pr edhe për rrethin, shoqërin, popullin. Me sa duket, vetbegenia (vetkenaqësia) e R. Xhungës është kthyer në një tepri dhe qëllim në vetvete, duke e çuar atë në kosmopolizëm dhe në qëndrime jo reale për popullin e vet, siç është rasti në ketë kumtesë. Ndoshta në lidhje me temën që ajo ka trajtuar mund të themi lirisht se Xhunga është mosnjohjese e thelbit të historisë së popullit shqiptar se ndryshe si do të arsytonte mendimin kur thotë se shqiptarët: „Pëlqejmë të përmendim vetëm plagët që na kanë shkaktuar serbët, por jo ato që u kemi shkaktuar… Nuk besoj se kemi qenë dorëlehtë në trajtimin e tyre.“
Po, ne, shqiptarët, sidomos shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Lugunës së Prishevës, Plavës e Ulqinit, që kemi qenë gjithë kohës një popull i zaptuar nga serbet, i përballur nga gjenocidi dhe shfarosja, a duhet të tregohemi tolerant ndaj kumtesës se z. Xhunga kur thotë: „Nuk ka ende një histori të shkruar paanësisht, por mendoj se do ta kemi pasur dorën e rëndë në trajtimin e tyre, duke iu kthyer me interesa trajtimin që na bënë gjatë periudhës mes dy luftërave botërore.“
Zonja Xhunga si duket ka nostalgji, si etërit e saj që ende mbajnë si gjë të çmuar kokardat serbe me yllin e kuq me të cilin luftuan kundër kosovarëve për të çliruar nga nacionalistet shqiptar (nga ballistat). Ndryshe lipset që ta dimë mos nostalgjiket për serbët dhe e kanë ngopur materialisht Xhungen që të del me konstatimin e quditshëm: „A kemi qenë tolerantë me serbët që mbetën në Kosovë pas luftës së fundit të 1999-ës? Sado të ekzagjeruar apo grindavecë të kenë qenë në kërkesat e tyre, ne që ishim më të mëdhenj në numër dhe fitimtarë, duhet të ishim treguar mirëkuptues dhe tolerantë ndaj tyre.“
O Zot, ne duhet të ishim tregua me tolerantë ndaj tyre, kur në vitin 1999 e gjithë bota pa dhe ishte dëshmitare e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, kurse vetem Rudina Xhunga dhe nostalgjiket e saj për serbin paskan qenë të verbër dhe nuk paskan pa asgjë.
Arif Molliqi, lindi në vitin 1953, është shkrimtar shqiptar nga Kosova, i lindur në Llukë të Epërme afër Deçanit.Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi më humor dhe satirë, n´atë kohë nuk preferohei shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të shkruaj edhe poezi.
Satiren e shkroi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumb, duke botuar me pseudonime të ndryshme si; Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazeten e studenteve „Bota e re“ ne faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor.Këtë bëri edhe më Radio televizionin e Prishtinës, shkroj disa pjesë humoristike që i dha televizioni.
Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime saterike gjersa një ditë, të shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. Pas kësaj „këshille“, Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi,prozë dhe dramaturgji. Eshtë shpërblye disa herë me vendin e parë dhe të dytë në konkurset letrare për poezi.
Veprat
Gjer tani Arif Molliqi ka botuar:
“Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
“Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
“Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
“Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000
"Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200
“Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002
“Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), Faik Konica, Prishtinë, 2003
“Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.” (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2004
“ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve në konkurs)
“Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
“Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“ në Hamburg“, (monografi), klubi, 2007.
"Gruaja e vizatuar nudo", roman, Faik Konica, Prishtinë, 2008.
Etj.
Antologji
Arif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:
Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
Chelaru Marius, Baki Ymer dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”, në gjuhen rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006
Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermani disa cikle me poezi dhe është prezentuar nga një forum gjerman në një mbremje poetike në Hamburg më 2007.
Etj.
------------------------------
Serbi afër teje...
Mapo,Tiranë,17 dhjetor 2012
Rudina Xhunga
Nëse do të bëjmë një kërkim në kujtesën personale, do të vërejmë sa pak serbë kemi takuar në jetën tonë, dhe besoj e njëjta gjë vlen edhe për një serb
Pavarësisht se jemi kombe që kanë me qindra vjet pranë njeri-tjetrit, nëse do të gërmojmë në dijet tona, do të konstatojmë se dimë shumë më pak për historinë dhe të tashmen e fqinjëve tanë, nga ç’dimë për atë të kombeve të mëdhenj të Europës. Edhe kur dimë diçka, kjo kalon gjithmonë nëpërmjet filtrit tonë nacional, i cili është i mbushur me paragjykime. Historiografia e secilit prej nesh përpiqet të minimizojë kontributin e tjetrit në kulturën paneuropiane, dhe të maksimalizojë të vetën, megjithëse e vërteta është se, sado vepra të çmuara të kemi bërë, ato janë në proporcion me përmasën tonë numerike, dhe me kapacitete tona intelektuale dhe kulturore.
Jemi një tokë që vazhdon prodhon mite. Në një kohë që fatkeqësisht përdor e shikon me lente që kanë mëse njëmijë vjet të prodhuara. Lente që në vend t’i linim në muzeume, ia lemë trashëgim brezave pasardhës. Kemi periudha të qeta në raportet me fqinjët, por ato zënë shumë pak vend në mitologjinë tonë. Kujtesa jonë është e mbushur me episodet e përplasjeve, dhe pak, shumë pak, me paqen. Kemi një histori të përbashkët, ku shekuj të tërë, jemi ndodhur nën të njëjtin sundimtar apo pushtues, por pak dimë për vuajtjet e njëri-tjetrit. Pëlqejmë të përmendim vetëm plagët që na kanë shkaktuar serbët, por jo ato që u kemi shkaktuar.
Si jemi sjellë ndaj serbëve në kohën që të dy palët ishim nën sundimin otoman, dhe serbët ortodoksë ishin, nga pikëpamja hierarkike, poshtë shqiptarëve? Nuk besoj se kemi qenë dorëlehtë në trajtimin e tyre. Si jemi sjellë ndaj pakicave serbe në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore? Nuk ka ende një histori të shkruar paanësisht, por mendoj se do ta kemi pasur dorën e rëndë në trajtimin e tyre, duke iu kthyer me interesa trajtimin që na bënë gjatë periudhës mes dy luftërave botërore.
A kemi qenë tolerantë me serbët që mbetën në Kosovë pas luftës së fundit të 1999-ës? Sado të ekzagjeruar apo grindavecë të kenë qenë në kërkesat e tyre, ne që ishim më të mëdhenj në numër dhe fitimtarë, duhet të ishim treguar mirëkuptues dhe tolerantë ndaj tyre. Duhet t’u kishim hequr frikërat. Përpiqem të justifikohem me argumentin se ishim të dehur nga era e lirisë, se ishim çmësuar nga qenia zot në tokën tonë. Por duhet të ishim treguar të kujdesshëm. Shpresoj se e shkuara do të na mësojë se urrejtja gjeneron vetëm urrejtje. Mund të të ofrojë vite, dekada, mbase edhe shekuj qetësi, por kurrë paqe dhe bashkëjetesë afatgjatë. Sidomos në një rajon që ka dëshmuar se e ka inatin jetëgjatë.
Nuk dua të bëj llogari dhe as, nën pretekstin e analizës së historisë, të qëmtoj fakte që më favorizojnë si shqiptare. Por, është e vërtetë se fajtorët asnjëherë nuk gjenden vetëm në njërën anë. Dhe Serbia ka ende një sjellje fodulle ndaj shqiptarëve. Serbia ka kërkuar falje në Kroaci për krimet e bëra ndaj vendasve. Por, ende nuk e ka bërë në Kosovë. Janë me qindra civilë të vrarë, me mijëra gra të përdhunuara, me qindra mijëra të dëbuar, dhe në këtë rast arma ishte në duart e serbëve. Por, ende nuk kanë kërkuar falje. Kanë një akademi dhe universitete të çmuara për individët dhe nivelet intelektuale, por ende nuk kanë bërë “Mea Culpa” për sa teori antishqiptare kanë elaboruar. Duket sikur një ndjenjë superioriteti racor, ndaj shqiptarëve, fle diku në subkoshiencën e tyre. Duhet të çlirohen. E kishin gjermanët ndaj sllavëve, dhe tani këta të fundit ndaj shqiptarëve. Ka ardhur koha të kërkojnë falje. Nuk është turp. E kanë bërë gjermanët, dhe askush nuk i quan të dobët për gjestin e tyre. Kështu edhe ne do të mund të shihemi në pasqyrën e së vërtetës dhe gjejmë fajet tona për të cilat nuk ka pse mos kërkojmë falje.
Ka ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi. Nëse do të bëjmë një sondazh në strukturën e lajmeve të vendeve tona, do të vërejmë sa pak zënë vend lajmet për çfarë ndodh në fqinjin tonë. Nëse do dëgjosh lajmet shqiptare, edhe kur flitet për Serbinë, përmendet vetëm në ato raste që kanë lidhje me Kosovën, dhe gjithmonë në këndvështrimin sesi preket interesi ynë nacional. Nuk zë vend këndvështrimi i palës tjetër. E njëjta gjë besoj se ndodh edhe në Serbi. Por kjo nuk është rruga për të njohur njëri-tjetrin. Në psikozën e pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, serbi është ende ai i fillimshekullit të 20-të, i gatshëm të rrëmbejë armën për të vrarë shqiptarët. Pak dimë për rininë beogradase, e cila kërkon të shohë përpara dhe integrohet në Europë.
E njohim Ivo Andriçin për faktin se ka firmosur “Memorandumin e Akademisë Serbe” që programonte shfarosjen e shqiptarëve. Por kur kam lexuar “Kronikën e Travnikut”, kam parë se përshkrimi që u bënte shqiptarëve, ishte, le të themi, me një simpati të akullt. Andriç ishte i dyzuar në qenien e tij, për ndjenjat mbi shqiptarët, por në letra ka mbetur përshkrimi i tij admirues. Ashtu edhe ne, ia vlen të përpiqemi që nga secili komb të inkurajojmë anën e tij racionale dhe që bashkon, jo atë pjesë të errët që përzë e shtyn drejt armëve.
Në kohën e luftërave të ish-Jugosllavisë, ka qenë një radio e quajtur B92, e cila ishte zëri opozitar nën sundimin e Milosheviçit. Ishte burimi i informacionit për sa ndodhte në Serbi, të cilës i referohej bota e lirë, dhe me kredenciale mjaftueshmërisht të besueshme. Por për ne si gazetarë dhe shqiptarë, ka qenë edhe një dëshmi se një Serbi europiane pulsonte diku në Beograd, se përveç Arkanit dhe Sheshelit, ishte edhe një Serbi e iluminuar që kërkonte të ishte pjesë natyrale e kontinentit ku ishte vendosur jo vetëm gjeografikisht por edhe mendërisht dhe kulturalisht.
Sot, Shqipëria shikon shumë drejt Perëndimit. Kosova, po ashtu. Besoj e njëjta psikozë është edhe në Serbi. Mendoj se duhet të shohim më shumë njeri-tjetrin, dhe pak nga pak ta kuptojmë se pas njëmijë e treqind vjetësh pranë e pranë, meqenëse nuk mundëm ta zhduknim fqinji-fqinjin, atëherë le të përpiqemi të bashkëjetojmë.
*Kumtesë e shkurtuar, mbajtur në konferencën “Siguria në Ballkan”.
Rudina Xhunga është gazetare. Drejton emisionin politik “Shqip” në Top Channel, prej majit të vitit 2002. Në këtë emision të përjavshëm të orës 21.00 të çdo të hëne, Xhunga sjell debate me figurat politike më të njohura në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Emisioni ka një dimension mbarëkombëtar dhe tenton temat e forta të aktualitetit dhe historisë. Nga nëntori i vitit 1998-prill 2002, ka drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH, ku për 4 vite, çdo të premte, ka pasur në studio politikanë të njohur, të vendit dhe të huaj. Më parë ka punuar për shumë vite si gazetare e kulturës në gazetat kryesore të kohës.
Në gazetën “Koha Jonë”, ku dhe ka punuar më gjatë, ka mbuluar përveç kulturës dhe reportazhin e faqet speciale të gazetës së parë të pavarur në vend. Gjithashtu Xhunga është dhe autore e tre librave; “Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur” dhe i fundit Sikur Ana... roman i shkruar nga Rudina Xhunga.
-----------------------------------
Rudina Xhunga dhe dallimi Kosovë – Shqipëri
Nga Nexhmedin Spahiu
Ditë më parë Rudina Xhunga botoi një shkrim me titull “Serbi afër teje”, ndaj të cilit u vërsulën shqiptarët e Kosovës, që nga penat më të mprehta të gazetarisë kosovare e deri te komentuesit që nxijnë nëpër portale interneti.
Këto reagime mëtojnë ta nxjerrin Rudinën si pro-serbe apo si një autore joserioze që flet pa e njohur realitetin.
Në fakt, ky është vetëm një moskuptim thelbësor mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Kur unë them se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri përbëjnë dy kombe të ndryshme, nuk mendoj se ka dallime në gjuhë dhe gjak, por dallimi është në konceptimin politik.
Rudina Xhunga dhe reaguesit kosovarë ndaj saj flasin të njëjtën gjuhë, por fjalitë e tyre kanë kuptime të ndryshme, sepse Rudina dhe këta reagues u takojnë dy kombeve të ndryshme përkatësisht dy sistemeve të ndryshme vlerash.
Të jesh viktimë nuk është gjë për t’u mburrur
Kosovarëve nuk u vjen turp që para të huajve të ankohen se Serbia i ka vrarë, i ka prerë, i ka burgosur, i ka përdhunuar. Intenca e tyre vazhdon të jetë ajo e të dëshmuarit se ishin viktima të pastra të Serbisë. Për të dëshmuar këtë sa më qartë, kosovarët përpiqen të fshehin çdo të keqe që u kanë bërë serbëve. Çdokush që bien ndesh me këtë koncept të tyre, për kosovarët është tradhtar, i shitur, gjakprishur, gjenetikisht i dyshimtë etj.
Kjo ndodh kështu ngase shqiptarët e Kosovës sapo kanë lindur si komb. Meqë janë në foshnjërinë e tyre kombëtare, ata madje ende nuk e kuptojnë se kanë lindur si komb. Ende trashëgojnë mentalitetin e pakicës etnike, ku krejt çfarë duhet bërë politikisht është të artikulojnë qartë ankesat dhe kërkesat e tyre është detyrë e shtetit amë që të merret me ankesat dhe kërkesat e tyre.
Shtet amë i shqiptarëve të Kosovës është Kosova e jo Shqipëria
Shqiptarët e Kosovës harrojnë se që nga momenti që kanë shpallur shtetin tyre, shtet amë i tyre është Kosova, e jo Shqipëria. Harrojnë, po ashtu, se më nuk kanë të drejtë morale të ankohen dhe se ata tani duhen të merren me ankesat e të tjerëve.
Nga ana tjetër, Rudina Xhunga i takon një kombi tashmë 100-vjeçar. I takon një kombi që ka dalë në jetë si një komb i papjekur, madje edhe më i papjekur se kombi kosovar në momentin që ka dalë në jetë, por që për dallim prej kombit kosovar që po mbush 5 vjet jete, ai shqiptar tashmë ka mbushur 100 vjet.
Shkrimi i Rudina Xhungës është dinjitoz
Rudina si pjesëtare e një kombi 100-vjeçar, e ka për turp të pranojë se serbët i kanë vrarë, prerë e përdhunuar shqiptarët. Paraqitja e saj është shumë më dinjitoze. Ajo përpiqet të relativizojë, të tregojë se jo vetëm serbët janë komb, por të tillë janë edhe shqiptarët. Por, derisa krahasimi i shqiptarëve me serbët për Rudinën është një gjë e mirë, sepse dëshmon se jemi komb, për kosovarët që ende nuk e kanë idenë se edhe ata tashmë janë komb është krahasim i keq, sepse kosovarët nuk kanë sy me i pa serbët si komb, por vetëm si zullumqarë. Prandaj, Rudina përpiqet të dëshmojë se jo vetëm serbët u kanë “hipur” shqiptarëve gjatë historisë, por edhe shqiptarët u kanë “hipur” serbëve me raste.
Ftesa e saj serbëve që të mos vazhdohet më me këtë lojë “të hipa” ,“më hipe”, është një ftesë civilizuese dhe dinjitoze. Është ftesë që mundësi i drejton të mundurit.
Shqipëria ndjehet fitimtare ndaj Serbisë, Kosova ende jo
Problemi është se kosovarët ende nuk e ndjejnë veten fitimtarë, sepse problemi kosovar është më i thellë. Kosovës nuk i mjafton që Serbia është e mundur, Kosova ende nuk e sheh veten si mundës, sepse ende nuk është ngritur në këmbët e veta.
Ndërsa Shqipëria e sheh veten si mundës ndaj Serbisë. Njëqind vjet Serbia e nëpërkëmbi Shqipërinë, duke ia marrë Kosovën, duke ia shtypur vëllezërit e gjuhës e të gjakut, dhe tashmë kjo mori fund.
Patriotëve shqiptarë u bëhet qejfi kur shohin që vëllezërit e tyre të gjuhës e të gjakut (kosovarët), deri dje të nëpërkëmbur, tani ulen në një tavolinë në Bruksel me dhunuesit e deridjeshëm (serbët). Në Tiranë e dinë se përfaqësuesit serbë dhe ata kosovarë nuk janë të barabartë në Bruksel, sepse përfaqësuesve kosovarë u mungon, dija, përvoja e shumëçka, por e dinë se pikërisht për këtë, ulja e tyre në një tavolinë në Bruksel, është poshtërim për Serbinë. Por kjo çfarë u duket për mburrje në Shqipëri, u duket për turp në Kosovë.
Dallimet Kosovë-Shqipëri ekzistojnë. Tradhtarë janë ata që i heshtin dhe jo ata që i vënë në pah
Se dallimet konceptuale mes Kosovës dhe Shqipërisë, ekzistojnë kjo është një gjë që duhet pranuar e shpjeguar dhe jo të mohohen e të heshten. Heshtja e këtyre dallimeve shpien në konflikt. Pranimi i dallimeve të shtyn të mendosh dhe të përpiqesh ta kuptosh tjetrin para se ta akuzosh.
Nexhmedin SPAHIU, drejtor gjeneral i Radio Televizionit Mitrovica dhe profesor "Politikat e vendeve ballkanike" në Universitetin e Prishtinës. U lind më 20.09.1965 në Mitrovicë. Në preiudhën e mëparshme ishte kryetar i konferencës së rinisë universitare të Kosovës (1987), këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës (janar-mars 2005), profesor i Universitetit të Tiranës, Universitetit të Tetovës dhe profesor-mysafir i Universitetit të Hamburgut. Nexhmedin Spahiu magjistroi dhe doktoroi në fushën e matematikës në Universitetin e Zagrebit. Spahiu po ashtu ka diplomuar edhe në sferën e studimeve të Europës juglindore në Universitetin qëndror europian në Budapest-Hungari.
Është autor i disa publikimeve:
Një artikull në “Linear Algebra and Its Applications” xxx: 1-xx (1994), New York
Një artikull në “Shkenca” (“Science”), 1998 Tiranë
Dy artikuj në “Social Imagination”, çdo tre muaj
Journal of the Wisconsin Sociological Association, Vol. 36 No.2/3 1999
Nexhmedin Spahiu botoi edhe këto libra:
“Ekuilibret Shqiptare” (“Albanian Equilibria”), Marin Barleti, Tiranë, 1997
“Shqiptarët dhe sërbët në luftën finale për Kosovën” (“Albanians and Serbs in the Final War for Kosova”), Dardania, Tiranë, 1998
“Drejt Protektoratit Ndërkombëtar në Kosovë”, Towards the International Protectorate in Kosova), 1998, http://geocities.com/CapitolHill/Parliament/2524
“Serbian Tendencies for Partitioning of Kosova”, Central European University, Budapest, June 1999.
“Drejt Kombit Kosovar” (Towards the Kosovar Nation), Mitrovica, 2004
“National Awakening Process among Orthodox Albanians”, Hamburg, 2006.
Etj.
EKSKLUZIVE: "UÇK-ja ka pasur kampe torturash në Shqipëri"
Nga Altim Rexhimi Michael Montgomery and Vladimir Karaj
Dëshmitarët thonë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mbajtur një rrjet të burgjeve ilegale në bazat e tyre në Shqipëri, gjatë dhe pas luftës të vitit 1999. Detajet nga ajo që ka ndodhur nëpër këto kampe, dalin në pah tek pas dhjetë vitesh.
Altim Rexhimi
KUKËS, Shqipëri – Në një kompleks industrial të rrënuar, me xhama të thyer dhe suva të rrjepur, pulat sorollaten për të gjetur ushqim dhe dy kamionë qëndrojnë në mes të oborrit të rrethuar me depo të ndryshkura dhe një ndërtesë dykatëshe gati të shkatërruar.
Në mes të këtij kompleksi është një ndërtesë njëkatëshe që dikur ka shërbyer si zyrë e një fabrike që ka prodhuar gjithçka, prej kapanxhave e deri tek kafazët e ashensorëve.
Por, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, mars – qershor 1999, ky objekt ka shërbyer për një tjetër qëllim. Forcat guerilje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, e kishin zënë për ta shfrytëzuar si bazë për të përkrahur operacionet e tyre në Kosovë.
Michael Montgomery
Fabrika nuk ishte thjesht bazë për gueriljet që luftonin kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit për ta pavarësuar Kosovën nga Serbia.
Ajo kishte marrë një qëllim më të ligë: aty dhjetra qytetarë, kryesisht shqiptarë të Kosovës të dyshuar si bashkëpunëtorë të regjimit serb, por edhe serbë e romë, burgoseshin, rriheshin dhe torturoheshin. Disa ishin vrarë dhe eshtrat nuk u janë gjetur ende. Njerëzit që thuhet t’i kenë drejtuar keqtrajtimet kanë qenë oficerë të UÇK-së.
Vladimir Karaj
Dëshmitarët thonë se së paku 25 njerëz kanë qenë të burgosur në Kukës. Në mesin e tyre kanë qenë dhe tri femra shqiptare nga Kosova. Në këtë kamp janë vrarë së paku 18 persona, kurse disa të tjerë, më vonë, janë shpëtuar nga trupat e NATO-s.
Duket se qendra në Kukës ka qenë njëra ndër disa qendrat sekrete të paraburgimit në Shqipëri dhe Kosovë dhe se të burgosurit janë transferuar nga një objekt në tjetrin.
Edhe pas ndërhyrjes të NATO-s, një kamp ka vazhduar të funksionoj në Baballoq, në Kosovë, ku janë mbajtur rreth 30 serbë dhe romë, për të cilët ende nuk dihet se ku janë. Sipas katër burimeve, serbë të rrëmbyer në Kosovë, mund të jenë mbajtur në kampe tjera në Shqipëri.
Emrat e disa të dyshuarve si bërës të këtyre veprave kanë qenë të njohur për UNMIK-un për kohë të gjatë.
Njëri nga të përfshirët, tash mban pozitë të lartë në sistemin gjyqësor të Kosovës, ka zbuluar Balkan Insight.
Ndërkohë Bislim Zyrapi, zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili ka qenë përgjegjës për operacionet e UÇK-së në Kukës, ka thënë për Balkan Insight se në bazën në fjalë, si dhe në rrethinën e Kukësit, nuk janë vrarë civilë.
Dy nga udhëheqësit kryesor të UÇK-së, në intervista të ndara për BBC-në, po ashtu kanë hedhur poshtë të gjitha këto pohime.
Hashim Thaçi dhe Agim Çeku i kanë thënë BBC-së se ata nuk kanë qenë në dijeni për ndonjë burg të UÇK-së ku të burgosurit janë keqtrajtuar apo ku janë mbajtur civilë.
Thaçi ka thënë se ka qenë në dijeni se ka pasur individë që e kanë keqpërdorur uniformën e UÇK-së pas luftës, por ka sqaruar se UÇK-ja është distancuar nga akte të tilla. Ai ka shtuar se keqpërdorime të tilla kanë qenë ‘minimale’.
Gjeneral Çeku ka thënë se UÇK-ja ka zhvilluar “luftë të pastër.”
Por, Jose Pablo Baraybar, ish shef i Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Forensikë në UNMIK, thotë: “Ka njerëz të gjallë të cilët kanë qenë të burgosur në atë kamp në Kukës. Këta njerëz kanë parë njerëz të tjerë aty, shqiptarë dhe jo-shqiptarë. Pjesëtarë të udhëheqjes së UÇK-së kanë kaluar nëpër atë kamp. Shumë emra janë përmendur dhe do të thosha që ky është një fakt.”
Baraybar ka ndjekur gjurmët e personave të zhdukur në Kosovë dhe përtej kufirit në Shqipëri.
***** Limdal, zëdhënëse e EULEX-it, ka thënë për Balkan Insight se EULEX-i është në dijeni për pohimet rreth rastit të Kukësit dhe se prokurorët po i shikojnë dëshmitë për të parë nëse mund të ngritin aktakuza.
MERCEDESI I VDEKJES
Zbulimet për kampin e Kukësit në veri-perëndim të Shqipërisë bazohen në intervista me disa burime: dy dëshmitar okularë – një ish i burgosur dhe një ish-pjesëtar i UÇK-së, shënime nga një varreze në Shqipëri dhe dokumente të OKB-së të cilat i zotërojmë e të cilat japin detaje nga dëshmitë e të keqtrajtuarve në Kukës.
Së bashku, ato paraqesin pamje të një regjimi brutal burgu që është në kundërshtim me pohimet e ish-liderëve të UÇK-së të cilët thonë se i kanë respektuar konventat ndërkombëtare për të drejta të njeriut dhe asnjëherë nuk kanë keqtrajtuar civilë.
Abuzimet në Kukës mund të mos kenë qenë raste të izoluara. Sipas ish-luftëtarëve të UÇK-së të cilët kanë folur për Balkan Insight, si dhe sipas dëshmive të pavarura dhënë hetuesve të OKB-së, UÇK-ja ka mbajtur një rrjet të zgjeruar të së paku gjashtë burgjeve sekrete në bazat e tyre në Shqipëri dhe në dy baza që i kanë pasur në Kosovë, gjatë dhe pas luftës.
Këto burgje, shumë prej tyre afër bazave të UÇK-së në Shqipëri, janë përdorur për hetime dhe marrje në pyetje, procese këto që kanë përfshirë rregullisht torturimin, thonë burimet e intervistuar për këtë artikull.
Shumica e ish-ushtarëve të UÇK-së janë krenarë për luftën e tyre me forcat serbe, aksionet e përgjakshme të të cilave kanë detyruar ikjen masive të qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre në vitin 1999.
Por disa thonë se janë ndjerë të turpëruar nga veprat që disa komandantë dhe liderë të UÇK-së kanë bërë në emër të luftës.
“Në atë kohë nuk dukej e çuditshme,” thotë një ish-ushtar i UÇK-së, i cili i ka parë ngjarjet nga afër.
“Por tani, kur shikoj prapa, e di se disa gjëra që u janë bërë civilëve të pafajshëm kanë qenë gabim. Njerëzit që i kanë bërë këto gjëra bëhen sikur të mos të ketë ndodhur asgjë dhe vazhdojnë ta lëndojnë popullin e vet, shqiptarët.”
Një tjetër dëshmitar okular, shqiptar i Kosovës, thotë se është mbajtur në Kukës nën pretekstin se ka qenë spiun i Serbisë, pandehje të cilën ai e mohon fuqishëm.
Ky njeri, që dëshiron të mbetet anonim, ka shpjeguar se ka parë ushtarët e UÇK-së duke keqtrajtuar dhe torturuar të burgosurit në këtë bazë me javë të tëra, shpesh nën mbikëqyrjen e oficerëve të UÇK-së.
“I kam parë njerëzit tek rriheshin, thereshin, dhe goditeshin me shkopinj bejzbolli,” thotë ai. “Kam parë njerëzit të lënë pa ushqim për pesë apo gjashtë ditë. I kam parë arkivolet tek hidheshin nëpër varre. Kam parë njerëz të vrarë.”
Ky njeri pohon se shumica e të burgosurve në Kukës kanë qenë civilë, kryesisht shqiptarë që akuzoheshin se punojnë për regjimin e Millosheviqit, dhe disa romë. Ka pasur edhe disa ushtarë të UÇK-së, të burgosur për shkaqe disiplinore.
Sipas të dy burimeve, tre nga të burgosurit kanë qenë femra shqiptare të Kosovës. Dy kanë qenë rome nga Prizreni. Të tjerët kanë qenë meshkuj shqiptar të Kosovës, 20 deri 27 vetë, të gjithë të akuzuar për bashkëpunim me forcat serbe. Një i burgosur ka thënë se ka dëgjuar britma në gjuhën serbe nga të burgosurit që po torturoheshin në një distancë të vogël nga kompleksi.
I burgosuri thotë se ka dëgjuar ‘njerëzit duke bërtitur dhe ulëritur ndërsa po torturoheshin dhe kam mundur të dalloj qartë se atje po flitej gjuhë amtare serbe.”
Ai thotë se disa të burgosur shqiptarë janë vrarë apo rrahur deri në vdekje në bazë derisa të tjerët janë larguar me një Mercedes të verdhë. Një i burgosur shqiptar ka vdekur para shtatë vetave në qeli kur u godit me plumb në kofshë dhe u la pa u trajtuar.
Shënimet e varrezës në Kukës ndriçojnë rastin e njeriut që ka vdekur pasi është goditur me armë zjarri në këmbë.
Sipas shënimeve të varrezave, ai është varrosur katër ditë para se forcat serbe të largoheshin nga Kosova më 10 qershor 1999, në pjesën e varrezave të rezervuar për shqiptarë të Kosovës të cilët kanë vdekur në Shqipëri gjatë konfliktit.
“Sa herë e kam parë atë Mercedes të verdhë, dikush është marrë me të dhe më nuk e kam parë atë njeri,” thotë burimi që ka qenë i burgosur. “Nuk janë gjetur kurrë.”
Ky ish i burgosur thotë se beson se njerëzit janë mbajtur aty për arsye të ndryshme, si p.sh. hakmarrje dhe lakmi, si dhe për arsye se janë pandehur të kenë qenë spiunë të Serbisë.
Një i burgosur ka punuar si polic në qytetin perëndimor të Gjakovës nën regjimin e Millosheviqit. Ai është marrë në këtë Mercedes të verdhë dhe që atëherë nuk është parë më.
Një tjetër ka qenë mësues, i cili është mbajtur për arsye se ka pasur leje për të bartur armë nga autoritetet serbe.
Ish i burgosuri thotë së beson se më shumë se 25 persona janë mbajtur aty nga marsi deri në qershor të vitit 1999.
Të burgosurit kanë qenë kryesisht nga qyteti i Prizrenit dhe fshatrat përreth. UÇK-ja i ka kapur ata nga turmat e kosovarëve kanë arritur në Kukës gjatë periudhës së luftimeve. Sipas të dy burimeve, së paku një nga ta është arrestuar në Durrës apo Lushnje, në Shqipërinë qendrore.
Një i burgosur kujton një të burgosur tjetër, shqiptar nga Kosova, duke u thënë trupave në oborr nga dritaret mbyllura se nëse e vrasin atë, ai ka gjashtë vëllezër që do t’ia marrin hakun. “Çka do të bëni me ata?” i pat sfiduar ai.
Sipas burimeve të njëjta, dhe dokumenteve të UNMIK-ut gjatë hetimit të rastit, menjëherë pas luftës disa nga të mbijetuarit janë transferuar në qelitë e stacionit policor në Prizren, Kosovë.
Më 18 qershor, ata dhe të burgosur tjerë nga UÇK-ja në Prizren janë liruar nga trupat gjermane të KFOR-it të cilët e kanë bastisur ndërtesën.
Burime të njëjta vlerësojnë se 18 të burgosur mund të jenë vrarë në Kukës.
Burimi që ka qenë ushtar i UÇK-së, thotë: “E kuptoj që kanë bashkëpunuar me serbët dhe kanë shkaktuar shumë dëm. Kjo do t’i tërbonte njerëzit kur mendon për masakrat që po ndodhnin në anën tjetër të kufirit. Por ata janë trajtuar në mënyrë brutale. Nganjëherë më vinte keq për ta.”
Ish i burgosuri me të cilin kemi biseduar ishte skeptik se ndonjë nga të burgosurit ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me njësitë vrastare serbe.
“Edhe nëse kanë merituar të ndëshkohen, askush nuk ka të drejtë t’ia bëj atë [torturë] dikujt [tjetër],” thotë ai. “Askush nuk ka të drejtë t’ia bëj atë një qenie tjetër njerëzore.”
RRJETI I KAMPEVE
Kukësi ka qenë vend me rëndësi strategjike për UÇK-në. Armët, uniformat, paratë dhe rekrutët e rinj kanë kaluar nëpër këto depo dhe ndërtesa.
Baza ka qenë e rëndësishme edhe për policinë ushtarake të UÇK-së, e cila supozohet se ka mbledhur të dyshuar nga masa e civilëve që largohej apo ishte dëbuar nga forcat serbe për në Shqipëri.
Sipas disa policëve që i kemi intervistuar, një njësit i Ushtrisë Shqiptare i stacionuar në bazën e Kukësit e ka ndihmuar UÇK-në në organizimin e operacioneve të policisë ushtarake.
Duket se Kukësi ka qenë një ndër qendrat e shumta të burgimit në Shqipëri dhe Kosovë. Të burgosurit transferoheshin nga njëra në tjetrën.
Dy të burgosur ishin sjellë në Kukës nga një objekt i ngjashëm i UÇK-së afër qytetit të Burrelit, thotë ish i burgosuri, ku UÇK-ja kishe baraka për trajnim të ushtarëve gjatë dy muajve të fundit të luftës.
“Na treguan se njerëzit po vriteshin atje, dhe po hidheshin në gropa të gëlqeres,” tha ai. “Mund të shihja çka po ndodhte në Burrel edhe nga gjendja në të cilën i sillnin... Ishin torturuar keq.”
Sipas dokumenteve të OKB-së, intervistave me pjesëtarë të UÇK-së dhe të burgosur, të burgosur tjerë ishin transferuar në Kukës nga qendrat e UÇK-së nga së paku dy vende tjera, Durrësi, dhe pas luftës, nga Prizreni.
UÇK-ja kishte njësi të inteligjencës dhe polici ushtarake në shumicën e bazave që i mbante në Shqipëri.
Halil Katana, gazetar ushtarak nga Tirana, shkruan në biografinë e tij të autorizuar të Kudusi Lamës, komandant i divizionit të Kukësit Kudusi Lama: Gjeneral i luftës: “Ato njësi [të policisë ushtarake të UÇK-së] kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e disiplinës në grupet e UÇK-së të trajnuara në rajonin e Kukësit, si dhe në kapjen e agjentëve serb të cilët hynin në vend në mesin e refugjatëve nga Kosova.”
Sipas burimit tonë të tretë, pjesëtar tjetër i UÇK-së, këto njësi mbanin qeli burgu në Babine, qendër e logjistikës aftër rajonit kufitar të Tropojës, në kampin e trajnimit në Burrel, si dhe në bazën e UÇK-së në Durrës.
Bislim Zyrapi, aktualisht zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka qenë përgjegjës për operacionet e UÇK-së në këtë bazë në Kukës nga fillimi i majit deri në përfundimin e bombardimeve të NATO-s kundër ish Jugosllavisë, më 10 qershor.
Ai thotë se të burgosurit në burgun në Kukës kanë qenë ushtarë me probleme disiplinore dhe se nuk ka pasur të vrarë në bazë ose jashtë saj. Por, ai shton se e kishte gjetur UÇK-në të çrregullt, me ushtarë të armatosur dhe individë që bridhnin lirisht në qytet dhe vende tjera në Shqipëri. Një ndër gjërat e para “që duhet të bëja ishte t’i disiplinoja,” tha ai.
KRYESIT NË LIRI
Sipas dëshmitarëve okularë, dy qytetarë shqiptarë, të përfshirë në UÇK, kanë marrë pjesë në procesin e marrjes në pyetje.
Njëri, i cili përshkruhet të ketë pasur flokë të gjata të zeza, ka qenë posaçërisht brutal ndaj romëve të Prizrenit, sipas një burimi.
Një burim thotë se luftëtarët e UÇK-së që ktheheshin nga luftimet në Kosovë nganjëherë zbraznin tërbimin e tyre në të burgosurit.
Tjetri thotë se të burgosurit torturoheshin për të pranuar se kishin bashkëpunuar më forcat serbe të sigurimit shtetëror, UDB-ne. Hetuesit dëshironin t’i incizonin të burgosurit duke pranuar bashkëpunimin me Serbinë.
Burimet e njëjta që kanë qenë dëshmitar të bazës në Kukës kanë thënë se hetuesit në Kukës kanë qenë eprorë të UÇK-së të cilët kanë qenë të përfshirë në kapjen e të dyshuarve si bashkëpunëtorë.
Të dy burimet tona në lidhje me bazën kanë identifikuar disa oficerë të UÇK-së si të përfshirë në keqtrajtimet në Kukës.
Njëri nga ta aktualisht është zyrtar i lartë në sistemin gjyqësor në Kosovë.
Balkan Insight nuk po i boton emrat e kryesve të pandehur për të mos rrezikuar burimet tona.
Sipas ish-ushtarëve të UÇK-së që i kemi intervistuar, disa njerëz të përfshirë në keqtrajtimet në Kukës kanë qenë të përfshirë edhe në rrëmbimin e qytetarëve të Kosovës pas luftës.
Cak i tyre nuk ishin “tradhtarët” shqiptarë por serbët dhe romët që kishin mbetur në Kosovë pas hyrjes së trupave të NATO’s.
Një shqiptar i Kosovës që ishte kthyer të luftonte në Kosovë pasi kishte jetuar shumë vite jashtë vendit, na ka treguar se ka parë afër 30 serbë dhe romë që mbaheshin në një kamp të UÇK-së në Baballoq, aftër Deçanit në Kosovën perëndimore, edhe pas luftës, në verën e vitit 1999.
Ai tha se kishte dëgjuar britma nga ky vend dhe kishte supozuar se të burgosurit po torturoheshin. Kur patrullat e NATO-s kalonin andej, të burgosurit fshiheshin në një punëtori, shton po ky burim.
Ky ish-luftëtar i UÇK-së thotë se dyshon se ky grup është dërguar përtej kufirit në Shqipëri dhe është asgjësuar. “Kurrë nuk i kam parë më, nuk kam lexuar për ta nëpër gazeta,” thotë ai. “Kështu që me siguri janë zhdukur në male.”
Altin Raxhimi është gazetar në profesion të lirë në Tiranë. Micahel Montgomery është korrespondent special për Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Berkeley, Kaliforni. Vladimir Karaj është gazetar i të përditshmes tiranase Korrieri
Raporti eshte publikuar ne Ballkan Insight.
-------------------------
Ne vazhdim po sjelli pjese nga raporti i Michael Montgomery i cili është korrespondent special për Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Berkeley, Kalifornia.
Keto qe lexoni me poshte jane disa nga ky raport te cilin vetem e kam perkthyer dhe sjellur ashtu siq eshte thene,pa ndryshuar asgje.
Michael Montgomery
BBC
Misteri i humbur
Eshte një histori delikate qe kam hetuar për vite.
Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, unë fillova të hulumtoj per fatin e mijëra civilëve të cilët u zhdukën gjatë dhe pas konfliktit.Shumica e viktimave shqiptarë u hodhën në puset ose u transportuan ne varret masive per ne Serbi.
Por disa të tjerë - kryesisht serbë - thjesht u zhduken pa gjurmë.
Unë kisha takuar burime që flisnin për kampet sekrete në Shqipëri, ku serbët e Kosovës, shqiptarët dhe romët ishin torturuar dhe në shumicën e rasteve të vrarë.
Takova një tjetër burim, i cili ra dakord për të ndarë detaje të rëndësishme në lidhje me burg kampet e UÇK-së.
Ai ishte kthyer nga një jete dhe karrierë e suksesshme qe kishte pasur jashtë vendit,pra ne perendim, për t'u bashkuar me UÇK-në luftën e saj për pavarësinë e Kosovës nga Serbia.
Njeri nder ta ishte krenar për qëllimet qe ai luftoi ,mirepo ishte dekurajuar nga trajtimi i civilëve te zene rob qe ai kishte parë në një kamp burg te UÇK-së. Më shumë se kaq, ai tha se ndihej i zemëruar dhe i tradhëtuar nga komandantët e UÇK-së te cilet kishini toleruar dhe madje urdhëruar abuzimet.
"Tani, kur shikoj prapa, e di se disa nga gjërat që janë bërë kane qene te gabuara,sikur kjo puna me civilet e pafajshem"
Ai tha se civilët serbë dhe romë u kapën prej ushtarëve të UÇK-së dhe i fshihnin nga trupat e NATO-s. Ky deshmitar beson se robërit janë dërguar nëpërmes kufirit më Shqipërine dhe jane vrare.
Ky njeri ishte njëri nga tetë ish-luftëtarët e UÇK-së qe zbuluan disa nga sekretet e tyre të errëta nga lufta.
Megjithatë, një tjetër burim foli për kamionin e mbushur me të burgosur civil, kryesisht serb nga Kosova - në vende të fshehta në Shqipëri, ku ata u vranë përfundimisht.
Ai kujtoi se si kishte degjuar dy rober qe te vriten dhe te mos "prehen në copa".
"Unë ndihesha i sëmurë. Unë isha vetëm duke pritur që e tera kjo të përfundojë," . "Ishte vështirë. Mendova se ne po zhvillonin një luftë të [e çlirimit] por kjo ishte diçka krejtësisht me ndryshe."
Shume pak shqiptare kane deshmuar lishur me keto qe flitej se jane bere ne ate kohe.U desht 10 vite te kajojne qe dikush nga ata te flase dhe te thyej ate heshtjen qe ishte mbajtur ne Kosove.Ata pak deshmitare qe paten vendosur te flasin,menjehere kane marre kercenime per tu vrare.Sipas zyrtareve te Kombeve te Bashkuara ne Kosove disa nga ata edhe jane vrare.
Me te gjithe keta tete deshmitare qe folem,te gjithe ishin gati qe nese eshte nevoja prape do ti merrnin armet dhe te luftonin per mbrojtjen e Kosoves dhe pavaresise se saj,mirepo pa i bere disa nga ato qe jane bere kunder disa civileve.
Njeri nga keta ish-ushtaret e UCK-se me tha:" Tash eshte koha qe te jemi te ndershem dhe te sinqertë me vetveten tone dhe te ndertojme shtetin real,ashtu siq e deshen te gjithe."
Njeri deshmitar qe eshte i mbrojtur dhe thote te kete qene shofer per transportin e disa personave per ne Shqiperi tregon:
"Ata me thane qe duhej te transportoja disa njerez per ne Shqiperi.Aty ishin tre burra,te burgosur dhe civil.Ata i kishin duart e lidhura prapa shpine.Ne dukje dukeshin si fshatar te thjeshte.Pastaj i futem brenda automjetit.Para neve ishin tre shqiptare me nje veture qe na prinin,dhe dy te tjere ishin prapa neve me arme qe na percillnin
Kur e sollem grupin e pare te te burgosurve ketu(fjala eshte per "shtepine e verdhe",ne Burrel)degjova se si mjeket po i kontrollonin ata,duke ju marre edhe grupin e gjakut.Kjo gje ishte konfuze dhe e pakuptueshme per neve,pse te kujdeseshin per te burgosurit mjeku,ne nuk e dinim se per qka ishte fjala.Me vone degjova se keta te burgosur do te dergoheshin ne aeroport,e ndoshta edhe ne Turqi".
Nje tjeter deshmitar qe fliste shqip dhe qe kishte mbijetuar nga keto kampe tregon:
"Ka pasur maltretime te vazhdueshme ndaj te burgosurve aty.Na kane vendosur neper dhoma nga 5 ose 6 veta.Pergjate maltretimeve ata perdoren revole,thika dhe pushke automatike.Ata na bene gjera neve qe smundet askush ti imagjinoj,qe nuk mund t`ia besh as nje kafshe.Ne mesin e ketyre pati edhe te burgosur serb sepse kur renkonin nga rrahjet i degjoja se si bertisnin ne gjuhen serbe".
Kur eshte vizituar kjo shtepi nga prokuror te Tribunalit te Hages dhe prokuror te Unmikut ne vitin 2003,kishin pare se njera nga keto dhomat shiheshin shenja gjaku.
Aty afer shtepise kishte edhe berrlog ku ne mesin e atyre gjesendeve te gjuajtura jane gjetur qe nuk pritej se do te gjindeshin ne ate shtepi qe gjindej mu ne mes te malit e izoluar,si mjete qe perdoreshin ne kirurgji,shiringa te ndryshem,dhe disa qetesues dhe sedativ tjere qe sipas mjekeve perdoren vetem ne raste kirurgjikale.Keto te mbetura jane derguar ne Tribunalin e Hages,mirepo gjygji i Hages thote se i ka "duart e lidhura"pasi qe flitet per raste qe kane ndodhur pas perfundimit te luftes dhe se nuk eshte ne mandatin e tij te hetoj nje rast te tille.
Familja qe jeton ne"shtepine e verdhe "lidhur me mbetjet kirurgjikale,shiringat dhe barnat e ndryshme shpjegon se eshte dashur ti mbaj ne shtepi pasi qe kane babane e semure dhe se pasi shtepija eshte larg mga ambulanta ata i kane mbajtur ne shtepi keto medikamente.
Ndersa ne Prishtine ne qendren e dokumentacionit lidhur me keto raste dhe raste tjera,egzistpjne dokumente dhe deshmi lidhur me kete rast dhe raste tjera,mirepo qe i ka mbuluar pluhuri,ku ne keto deshmi perfshihen edhe disa emra te ish komandanteve te uck-se.Disa zyrtare te larte thane qe me e nevojshme ishte stabiliteti sesa edhe drejtesia ne keto momente duke aluduar ne keto raste.
Keto dosje dhe dokumente thuhet qe permbajne pergjigjet e disa nga keto raste,qe kane ndodhur pas lufte mirepo edhe gjate saj.
Sipas disa te dhenave thuhet qe Tribunali i Hages i ka shkaterruar disa nga "deshmite"qe jane marre ne shtepine ne Burrel.
Edhe Jose Pablo Baraybar, ish shef i Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Forensikë në UNMIK,beson se Tribunali i ka shkaterruar keto "deshmi".
Nje deputet lokal nga qyteti i Burrelit ,Qemal Minxhosi,thote qe ky rast e ka demtuar shume imazhin e ketij vendi,poashtu thote se eshte i gatshem qe te lejoje qfaredo inspektimi ne kete zone lidhur me rastin e "shtepise se verdhe".ai eshte i sigurte se nga keto akuza asgje nuk eshte e vertete.Ai thote: "Kur je ne anen e drejte,ske per qka te frigohesh,dhe ne jemi ne anen e drejte"
Ju jeni budalla!
Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner përfundoi të martën vizitën në Kosovë. Në Graçanicë ai u përball me pyetje provokative nga një gazetar serb. Gjatë vizitës në Graçanicë, Kouchner u pyet për rolin e tij në tregtinë me organe të serbëve të zhdukur në Kosovë. “Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira!”, është kundërpërgjigjur Kouchner.
Nga Faton Ismajli më 03.03.2010 në ora 8:00
"…Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira.
Bernard Kouchner…" Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner, ka reaguar në mënyrë të pazakontë ndaj pyetjeve provokative të një gazetari serb lidhur me të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë” dhe akuzat për tregti me organe të serbëve të zhdukur në Kosovë.
Kouchner u përball me pyetjet e gazetarit të “Zërit të Amerikës”, Budimir Nicic, pas vizitës në Shtëpinë e shëndetit në Graçanicë, të martën, ku është takuar me drejtoreshën Rada Trajkovic.
Pas pyetjes se a ka marrë pjesë në tregtinë me organe në rastin “Shtëpia e verdhë”, Ministri Francez ia plasi një të qeshure të madhe dhe pastaj i tha gazetarit Nicic: “A mos je i sëmurë? Çka është kjo Shtëpi e verdhë?”.
Kouchner ka qenë Shef i UNMIK’ut menjëherë pas luftës në Kosovë, periudhë për të cilën Beogradi zyrtar akuzon se janë zhdukur dhjetëra serbë të Kosovës.
“Mos besoni në krejt atë që thuhet. A do të thotë se unë dhe Rada (Trajkovic) kemi marrë kufomat për t’ua vjedhur organet””, ka shtuar Kouchner.
“Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira”, citohet t’i ketë thënë Kouchner gazetarit serb, nga Radio KIM.
Ndërkaq, i pyetur se cili është qëndrimi i tij për të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë” në Shqipëri, është kundërpërgjigjur: “Çka është kjo Shtëpi e verdhë?” .
“Duhet të shkoni (te mjeku) për t’u kontrolluar. Ata të cilët thonë kështu janë idiotë dhe vrasës”, është shprehur Kryediplomati francez, duke drejtuar gishtin kah Shtëpia e shëndetit në Graçanicë.
Mediat serbe i kanë cilësuar si incident dhe fyerje përgjigjet e Kouchnerit në Graçanicë, ndërsa ka reaguar edhe Shoqata e gazetarëve të Serbisë.
Ndryshe, Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, sërish ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të nisin procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore.
“Që një vend të hyjë në Evropë, duhet ta ketë edhe pëlqimin e 27 vendeve anëtare. Kështu që Kosova dhe Serbia së pari e kanë të domosdoshme të dialogojnë”, tha ai.
Ky dialog, sipas Kouchnerit, nuk ka kushtëzime
“Serbët e Kosovës duhet të jenë qytetarë të barabartë dhe të integruar, si të gjithë të tjerët, pa diskriminime”.
Ai ka pohuar se serbët tash janë më të lirë në Kosovë.
“Herën e fundit kur isha në Graçanicë, serbët e kishin të vështirë të udhëtonin lirshëm, kurse tani është më mirë, edhe pse ende nuk është gjendje e kënaqshme”, tha Kouchner, pas takimit me Kryetarin e Graçanicës, Bojan Stojanovic.
Stojanovic tha se kishte njoftuar Ministrin francez me punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo komunë e re e sapoformuar.
“E kam njoftuar me shumë vështirësi me të cilat po ballafaqohemi. Kouchner është njohës i mirë i rrethanave në Kosovë dhe nga ai kemi marrë premtime për angazhimin e tij personal për të ndihmuar Graçanicën”.
Kushner takoi edhe Rada Trajkovicin.
Ajo tha se theksi i bisedës ishte i përqendruar në pajtimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.
“I kam thënë Ministrit Kouchner se kam përshtypjen që populli është mbi politikanët dhe se çdo ditë që kalon, ka më pak incidente ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Por, janë politikanët ata të cilët nuk e kanë guximin që të fillojnë të bisedojnë për normalizimin e jetës”, u shpreh Trajkovic.
Pas vizitës në Komunën e re të Graçanicës, Ministri i Jashtëm francez ka përfunduar vizitën në Kosovë.
Reagon Budimir Nicic
Gazetari Budimir Nicic, i cili e pyeti Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës rreth të ashtuquajturës “Shtëpi e verdhë”, ka reaguar ndaj deklaratave të Bernard Kouchnerit.
“Kouchnerin nuk kam dashur ta provokoj. Por vetëm e kam kryer punën time profesionale”, ka thënë Nicici për mediat serbe.
“Me konstatimin se shumë familje të të kidnapuarve e akuzojnë atë për tregti me organe, e pyeta se cila është përgjigja e tij lidhur me këtë dhe cili është qëndrimi i tij për të ashtuquajturën Shtëpi e verdhë. Atëherë ai më pyeti se mos jam i sëmurë dhe budalla”, ka shtuar ai.
Nicic ka shtuar se është i “goditur dhe i fyer” me komentet e Kouchnerit.
Ndërkaq Rada Trajkovic, e cila ka qenë e pranishme gjatë deklaratës së Ministrit të Jashtëm francez në Graçanicë, ka deklaruar se nuk e justifikon reagimin e Kouchnerit, por e kupton atë.
“Nëse i thoni një mjeku se ka marrë pjesë në vrasje, kidnapim dhe shitje të organeve, me të vërtetë është një fyerje e rëndë. Edhe për mua do të ishte fyerja më e tmerrshme. Kjo pyetje e ka lënduar personalisht (Kouchnerin) dhe ka pasur një reagim, të cilin unë nuk e justifikoj, por e kuptoj”, ka thënë ajo.
---------------------------
Takime të fshehta në vende të ndryshme të Kosovës, fotografi, vendi ku ata kanë qendrën për operime në Kosovë, ofrimin e shumave të parave për deklarata të rrejshme kundër luftës së UÇK’së, e shumë detaje të tjera, Express ka arritur t`i sigurojë në lidhje me rastin e arrestimit të tre serbëve, që besohet të jenë pjesëtarë të Shërbimit Informativ Serb, BIA.
Të gjitha këto dëshmi e detaje të operimit të tyre në Kosovë, Express i ka siguruar pak ditë pas arrestimit të tre serbëve, Predrag Zheljkovic, Milutin Radanovic dhe Igor Josinac.
Në dokumentet që ka gazeta, janë evidentuar takimet e fshehta mes tyre, aranzhimet e takimeve me persona të ndryshëm nga të cilët është kërkuar të dëshmojnë rrejshëm për kohën e luftës që ka ndodhur në Kosovë, e posaçërisht për të dëshmuar për transplantimin e supozuar të organeve që kanë bërë ushtarët e ish UÇK’së.
Po ashtu, nga këto dëshmi shihet se në rrethin e këtij grupi janë të përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova, e po ashtu edhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës.
Sipas këtyre dokumenteve zyrtare, thuhet se qendra kryesore e këtij grupi të Inteligjencës Serbe dhe personave të tjerë të udhëhequr nga Qeveria e Serbisë është në veri të Mitrovicës dhe në Kopaonik.
“...Këta persona dyshohet se janë duke mbledhur informata të rrejshme dhe janë duke bërë pagesa në mënyrë të paligjshme për gjoja mbledhjen e fakteve për transplantime të organeve gjatë luftës në Kosovës”, thuhet në raportin hetues, të siguruar nga gazeta.
Hetimet rreth këtij grupi të dyshuar, bëhet e ditur se kanë filluar qysh prej fillimit të muajit prill të këtij viti.
Kështu, me datën 8 të muajit prill, hetuesit policorë kanë kuptuar se ky grup i përbërë nga disa persona do të takohen në fshatin Prevallë të Prizrenit, në afërsi të Brezovicës.
Rreth orës 11 të mëngjesit, në restorantin N.N në Prevallë, janë takuar katër persona. Bëhet e ditur se ky takim është udhëhequr nga dy persona nga Beogradi, për të cilët thuhet se me profesion janë mjekë.
Në këtë incizim të policisë është kuptuar se këta persona kanë kërkuar një person të nacionalitetit shqiptar (emri i njohur për redaksinë), me qëllim që nga ky të marrin dëshmi të rrejshme për kohën e luftës që ka ndodhur në Kosovë.
Ky takim është aranzhuar nga polici serb i Kosovës, tashmë i arrestuari, Igor Josinac.
Për deklarata të rrejshme dhe për një bashkëpunim të mundshëm me këtë person shqiptar, në këtë takim është cekur se ai mund të përfitojë 50 mijë euro.
Pas takimit në Prevallë, tashmë i arrestuari Igor Josinac, i shoqëruar me dy personat nga Beogradi me veturën Opel Vectra në tabela të Novi Pazarit (NP) nisen në drejtim të Shtërpcës, ku gjatë rrugës marrin edhe personin e katërtë për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Prishtinës.
I gjithë ky takim i pjesëtarëve të BIA’s ishte nën vëzhgimin e hetuesve të policisë së Kosovës.
Sipas transkriptit, hetuesit e policisë kishin kontaktuar një njësi të trafikut afër qendrës tregtare ‘Ben Af’, në Ferizaj, ku kishin kërkuar që vetura me tabela NP të ndalohej për të identifikuar personat që po udhëtonin me Igor Josinac.
“Me të ndaluar veturën, Igor komunikon me policët e trafikut, ku ai paraqet ID kartën e tij duke treguar se është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në momentin kur policët e trafikut kërkojnë identitetin e pasagjerëve, Igor reagon duke thënë se këta janë mjekë nga Beogradi, të cilët i ka takuar për një shërbim mjekësor”, thuhet në raport.
Pas kësaj, policët e trafikut nuk kanë reaguar më shumë, duke lejuar që vetura e Igor Josinac dhe pasagjerëve të tjerë, gjegjësisht pjesëtarëve të BIA’s, të vazhdojë rrugën e tyre drejt Llapnasellës të Çagllavicës.
“Ndalohen në një oborr të një shtëpie në këtë fshat (Express ka shlyer të dhënat specifike të shtëpisë për çështje të sigurisë) ku zbresin të katër personat. Kjo shtëpi dyshohet të jetë shtëpi koordinuese e këtyre personave, të cilët janë duke mbledhur dëshmi të rrejshme nëpër territor të Kosovës. Në këtë grup, janë të përfshirë një grup shumë i madh personash të cilët janë të dirigjuar nga Qeveria e Serbisë për qëllime të caktuar”, thuhet më tej në këtë raport.
Në vazhdën e këtij misioni, pjesëtarët e BIA’s, më 11 prill të këtij viti, aranzhojnë takime të tjera në rrethinën e Prizrenit, për t`u takuar me njerëz të cilët po ndihmonin në mbledhjen e informatave dhe gjetjen e personave të tjerë, të cilët janë të gatshëm të japin deklarata të rrejshme në disfavor të shtetit të Kosovës, e posaçërisht për luftën e fundit.
Përveç disa personave që kanë ndihmuar në mbledhjen e informatave, hetuesit policorë kanë vërejtur se në misionin e BIA’s për deklarata të rrejshme kundër ish-UÇK ishte i angazhuar edhe një zyrtar i lartë i policisë së Prizrenit.
“Igor Josinac dhe personi tjetër rreth orës 14 e 28 minuta, në vendin e quajtur Shatërvani në Prizren, takohen me kapitenin e Policisë së Kosovës (emri i njohur për redaksinë) i cili në këtë takim vjen me veturë zyrtare të policisë Toyota Land Cruser”, sqarohet më tej në raport.
Takimi me kapitenin e policisë dhe dy pjesëtarëve të BIA’s kishte zgjatur vetëm pak minuta, ku zyrtari i lartë i policisë së Kosovës nxjerr një dokument nga xhepi, të cilin Igor Josinac e fut me shpejtësi në xhepin e tij.
Pas kësaj, bëhet e ditur se të dy personat ndahen nga kapiteni i PK-së dhe rreth orës 15 e 15 minuta ata hipin në një veturë Ford Orion me targa KS, ku nisen në drejtim të fshatit Reçan.
Sipas këtij dokumenti, thuhet se dy ditë më vonë, pikërisht me 11 prill, hetuesit policorë kanë vëzhguar një shtëpi në hyrje të fshatit Llapnasellë, në të cilën dyshohet të jetë shtab i krizës i formuar nga personat e lartcekur.
Fakti se kjo shtëpi është kthyer në qendër takimi të pjesëtarëve të shërbimit sekret serb, pohohet se para kësaj shtëpie shpeshherë shihen të parkuara automjete të ndryshme dhe se atë e vizitojnë persona të shumtë.
Më poshtë, mund të lexoni disa nga bisedat ndërmjet Igor Josinac dhe grupit që është duke u hetuar. Biseda është e transkriptuar fjalë për fjalë. Igor Josinac këtu bisedon me një Ndërmjetësues (emër i njohur për redaksinë), gjithashtu pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreth koordinimit të veprimeve për ta bindur një shqiptar të Kosovës (emër i njohur për redaksinë, por për shkak të hetimeve, emri i tij, në bisedën e transkriptuar, është shënuar si SHQIPTARI), që në këmbim të disa dhjetëra mijëra eurove, të dëshmojë rrejshëm se gjatë kohës së luftës atij i ishte marrë njëra veshkë. Igor Josinac përgatit terrenin që pastaj në Kosovë të vinin një nivel i lartë i BIA’s, që do ta kryenin transaksionin financiar.
Ndërmjetësi: Unë jam aktivizuar seriozisht…
Igori: Ky është interes i madh. Kjo ka rëndësi për mua, për ty, për atë. Këta (v.j: me ‘këta’ Igor mendon në pjesëtarët e BIA-së) hyjnë për shkak timin dhe tëndin... Ata e kanë arritur shkallën më të lartë, i kanë të gjitha, dhe nuk u nevojitet ndonjë gradë (mendojnë për ngritjen në pozita). Të gjitha këto që ata i marrin, i marrin për situatë parazgjedhore, dhe për mua e për ty, sepse atyre unë u kam thënë për ty...
Ndërmjetësi: Të ta them një punë. Unë jam takuar me Shqiptarin, direkt. Ka thënë “po, unë jam ai dhe di shumë punë”. Ai ka dëshirë ta dijë se kush i garanton se do t’i marrë të hollat. Atij i interesojnë të hollat...
Igori: Paratë i garantoj unë. Unë të garantoj ty, e ti i garanton atij... dhe për të tjerat, nuk ke problem. Unë të garantoj ty, ti atij.
Ndërmjetësi: A bën që atij t’i jepen disa para më herët, që ai të vijë e ta japë deklaratën?
Igori: Të them diçka. Ata, nëse merren vesh për 40 mijë - mirë. Ti je marrë vesh për 50 mijë euro, nuk ka problem. Me Shqiptarin do të bisedohet prapë. Ti do të marrësh pjesën tënde dhe do të ta heqim atë...
Ndërmjetësi: Domethënë, mua 10 mijë euro dhe do të ma heqin burgun? (V.J: Këtu, Ndërmjetësi po negocion që në këmbim të punës që po e bën, përveç 10 mijë eurove, pjesëtarët e BIA’s t’ia shlyejnë edhe një dënim të mëhershëm që e ka pasur në Serbi)
Igori: Ti ke thënë 10 mijë euro dhe burgun...
Ndërmjetësi: Po, unë kam thënë 10 mijë euro dhe të ma heqin burgun...
Igori: Mos me keqkupto tash ti mua... Edhe në qoftë se t’i heqin 5 mijë, ti do të jesh i kënaqur.
Ndërmjetësi: Kuptoj.
Igori: Për tërë jetën, ne i kemi ata. Dhe kemi punë të tjera.
Ndërmjetësi: A janë ata me të vërtetë të fortë( V.J: pjesëtarët e BIA’s)?
Igori: Të ta them të drejtën, nuk ka më të fortë se ata.
Ndërmjetësi: Se ata...
Igori: Tash të them se ata janë në rang me... Çka vendosin ata, do të thotë ka vendosur Tadic.
Ndërmjetësi: Tadic...
Igori: Nuk kam afruar unë njerëz lloma. Ne nuk kemi hyrë në bisedë vetëm për të folur.
Ndërmjetësi: Të them diçka Legendë. Unë po hyj në një lojë shumë të rrezikshme.
Igori: Ti hyn në lojë, unë hyj në lojë për shqiptarë.
Ndërmjetësi: Ty nuk ta ndjen për asgjë... Ti do të shkosh...
Igori: Ne nuk njihemi nga sot. Unë po të lus që ta kuptosh se është shumë serioze, tepër serioze.
Ndërmjetësi: Kur do të shihemi me ata? Unë tërë ditën kam qenë... dhe siç po e sheh, unë jam duke rinovuar... Shqiptarin e kam pritur në një Bastore.
Igori: Puna kryesore në jetë është se unë kur të them, se në qoftë se të kanë thënë që do t’i marrësh kaq, aq do t’i marrësh.
Ndërmjetësi: Sa do t’i marrë Shqiptari, pasi që unë nuk jam i rëndësishëm në këtë tregim? Ai ka pranuar...
Igori: Shqiptari do t’i marrë prej 30 deri në 40 mijë.
Ndërmjetësi: Sigurt prej 30 deri në 40 mijë?
Igori: Dëgjo... Gjithçka që i nevojitet, do të ketë. Ti t’i kesh paratë, të gjitha të tjerat unë të garantoj ty, ti i garanton atij. Është pjesë e punës sime se si do t’i nxjerr unë prej tyre, kur të kryhet puna. Mos të jetë se ai ka vetëm fjalë. Fjalët janë diçka, veprat janë diçka tjetër. Nëse atij ia kanë ndërruar.... ne kemi përfunduar punën, ne kemi futur paratë në xhep...
Ndërmjetësi: Po.
Igori: A po kupton, ne i kemi marrë paratë...
Ndërmjetësi: Legendë, pasi që i ke njerëzit... e unë njoh njërin që e ka parë vrasjen e një serbi dhe që dëshiron të flasë.
Igori: Shiko, mos të shkojmë majtas e djathtas... Do të më thuash ti për këto, janë më të rëndësishme.
Ndërmjetësi: Momentalisht, më prioritare.
Igori: Kjo tash është aktuale. A e di se çka më kanë thënë ata: Mos ka kërkuar shumë? Por, kur kanë mundur t’i japin për atë majmunin, Kovacevicin 950 mijë, gati 1 milion, pse mos t’i japin për këtë që do ta shpëtojnë kur të pranojë... Kjo është çështja, tash për tash.
Ndërmjetësi: Sipas mendimit të tyre, kjo nuk është para e madhe për Shqiptarin?
Igori: Jo, nuk është e madhe. Ata kanë menduar 20 mijë, por unë u kam thënë – cilat janë mundësitë e mia... dhe kjo ka shkuar më tutje. Dashtë Zoti që ai t’i marrë 50 mijë, ose edhe 100 mijë. Por, më beso, se kurrë nuk do ta tradhtojmë. Do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij. Unë atyre do t’u them se ai ka pranuar.
Horrors of KLA prison camps revealed | ||||||
The man spoke plainly as he explained the horrors he lived through in a Kosovo Liberation Army prison camp 10 years ago. He told me about how he watched people beaten with steel pipes, cut with knives, left for days without food, and shot and killed.
"What can you feel when you see those things?" he said. "It's something that is stuck in my mind for the rest of my life. You cannot do those things to people, not even to animals."
As the man talked, his mother paced nervously in the nearby kitchen. She was panicked and tears were streaming down her face.
"They'll kill him, they'll kill him," she moaned, clutching one of her grandchildren.
But her son persisted. We spent hours in the family's sitting room as our source detailed allegations of possible war crimes by KLA officers in a military camp in the Albanian border town of Kukes.
It was a crucial interview for a delicate story I have been investigating for years.
Mystery of the missing
Soon after the war ended in Kosovo, I started looking into the thousands of civilians who disappeared during and after the conflict. Many Albanian victims were dumped in wells or transported to mass graves as far away as Belgrade.
But others - mainly Serbs - simply vanished without a trace. There were no demands for ransom, no news of any kind.
I had met sources who spoke vaguely about secret camps in Albania where Kosovo Serbs, Albanians and Roma were interrogated, tortured and in most cases killed.
I met another source who agreed to share important details about KLA prison camps. This man cut a very different profile.
He had returned from a successful career abroad to join the KLA in its fight for Kosovo's independence from Serbia.
The man was still proud of the goals he fought for, but he had become haunted by the treatment of civilians he had seen at a KLA prison camp. More than that, he said he felt angry and betrayed by KLA commanders who tolerated and even ordered the abuses.
"It didn't seem strange at the time," he told me as he described seeing desperate civilians locked in a filthy agricultural shed.
He said the civilians were Serbs and Roma seized by KLA soldiers and were being hidden away from Nato troops. The source believes the captives were sent across the border to Albania and killed.
"Now, looking back, I know that some of the things that were done to innocent civilians were wrong. But the people who did these things act as if nothing happened, and continue to hurt their own people, Albanians."
This man was one of eight former KLA fighters who revealed some of their darkest secrets from the war.
A soldier's story
Yet another source spoke of driving trucks packed with shackled prisoners - mainly Serbian civilians from Kosovo - to secret locations in Albania where they were eventually killed.
He recalled hearing two of the captives begging to be shot rather than tortured and "cut into pieces".
"I was sick. I was just waiting for it to end," the source told me. "It was hard. I thought we were fighting a war [of liberation] but this was something completely different."
It has taken these men 10 years to speak to an outsider about the dark side of the war. They were breaking a code of silence that has held strong in Kosovo.
Very few Kosovo Albanians have publicly revealed crimes committed by their own side. And for good reason. Witnesses who have agreed to provide testimony for prosecutions of KLA commanders have faced intimidation and death threats.
Some have been killed, according to United Nations officials in Kosovo.
There is another reason. All the men we spoke with insisted they were Kosovan patriots and would take up arms again to defend the country's independence.
But that is precisely the point: independence - of a sort - arrived for Kosovo last year. Their wartime goal has been attained.
As one of the former KLA fighters told me: "Now is the time to be honest to ourselves and build a real state."
Crossing Continents: Kosovo was first broadcast on BBC Radio 4 on Thursday, 9 April 2009 at 1100 BST and repeated on Monday, 13 April at 2030 BST.
You can still listen to this edition of Crossing Continents on theBBC iPlayer or subscribe to the podcast .
|