2015-02-01

...atëherë kur skuqej Kosova

  Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor...  shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës.
            Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...
            Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.

(www.sa-kra.ch)


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




DIBRAN FYLLI




          


             Hyrje

            -I lindur në Açarevë të Skënderajt më 29.09.1956.
            -Të mbaruar Akademinë për Teatër, Radio, Film dhe Televizion (AGRFT), në Lubjanë, drejtimi Regji.
            -Anëtar i Shoqatës “Migjeni” dhe revistës “Alternativa” në Lubjanë.
            -Pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i Njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë.
            -Pjesëmarrës i shumë betejave, i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998.
            -Themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së.
            -Ideator skenarist e organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ditët e Përndritjës” tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars - e njohur si “NATA e ZJARREVE).
            -Shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002).
            -Ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik „I këndojmë lirisë“-kushtuar figurës madhore të UÇK-së Mujë Krasniçi-KAPUÇI (Klinë 6, 7 dhe 8 Qershor).
            -Autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë” pjesa -I- dhe -II-
            -Autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra Akademive Përkujtimore e Solemne
            -Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë.
            -I arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe i privuar nga liria për 4 vjet-1365 ditë,( i liruar i pafajshëm.)

            Vepra të  botuara:

            1. Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli” Tiranë 1998
            2. Argumente “Drenica dikur dhe sot” Tiranë 1998
            3. Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë” Rilindja Prishtinë 2000
            4. “edhe kjo është pjesë e jetës” roman “KSH “Vorea Ujko” Klinë 2006
            5. “Ditari i Tafrruk Tafrrukuci  të Tafrrukajve” komedi-humor, KSH “Vorea Ujko” Klinë 2006
            6. “Sharkia e Drenicës” këngë për luftën dhe Dëshmorëve të UÇK-së Klinë 2007
            7.  “1365 ditët e jolirisë”, Përmbledhje poezish – LSHK (2012)
            8. “Prekazi brezni trimash” kronologji në 7 gjuhë - LSHK (2013)
            9. “edhe kjo është pjesë e jetës”, roman – ribotim LSHK (2013)
            10. “Sharkia e Drenicës” – ribotim LSHK (2013)
            11. Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit, monografi – PrishtinaPress (2013)
            12. “Lulekuqet e lirise” Çdo shesh, një përmendore, antologji poetike– “Meshari” (2014)
            13. “Tahir Meha-5 breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht) “Meshari” (2014)

            Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë luftës 1997/’99:

            -mbi 200 fotografi
            -mbi 400 minuta xhirime filmike
            -3 filma të realizuar
            -film artistik në dy pjesë “Deri kur...?” (i realizuar në vitin 1996)
            -komedi „Kalanica e Kadiut“ (1996)
            -film i shkurtër “Qyteti i zi” (2014)

            5 role të realizuara:

            -filmi “Rrënjët” – Hazir Dema
            -filmi “Deri kur?” – Demë Sinani
            -komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci
            -filmi “Vdekja në sy të motrës”- Babai
            -filmi “Azem Galica”- Bejtë Galicën

            34 Filma dokumentar dhe 2 monologje:

            1. „Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve
   (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne TVSH 1998)
            2. „Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne Simpoziumin Ndërkombëtar  (Prishtinë 29.09.1999)   
            3. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Skënder Çeku (2000)
            4. film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-2001)
            5. dokumentar „Lindja dhe rrita e Bat. 40 të shëndetësisë të TMK-së“,(2001)
            6. dokumentar „Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“,kushtuar Betejës se Koshares  (2001)
            7. dokumentar „Akademia e Mbrojtjes Tempull i dijës ushtarake” (22 prill 2002)
            8. film dokumentar „Vepër, jo fjalë“ (2008)
            9. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Muhedin Morina (2008)
            10. film dokumentar „Fryma e lirisë zbutë dhembjen për liri“ kushtuar Dëshmorit Faruk Elezi (2008)
            11. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Dëshmorit të Brigadës 112 Arben Haliti (2008)
            12. film dokumentar „Jeta dhe lufta për liri“ kushtuar Dëshmorit Avni Zhabota (2008)
            13. dokumentar „Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“-Mirush Dakaj-(2008)
            14. monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO të Pashtrikut (2008)
            15. film dokumentar poetik „Krushqëzimi“ kushtuar 24 Dëshmorëve të Jezercit (2008)
            16. film dokumentar informativ „Libri ne shtegtim“ për krijimtarinë e krijuesit Isak Guta (2008)
            17. monolog “Amaneti i kullës së lashtë” (2009)
            18. film dokumentar „Gjaku i lirisë“ kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Fehmi Rama, (2009)
            19. film dokumentar “Krisma e Këngë”, për Dëshmorin Milaim Krasniqi (2010)
            20. dokumentar “FASHIKO” (2011) (për sportin e karatesë në Kosovë)
            21-33. Emision ekskluziv dokumentar në 12 vazhdime “LUFTË PËR JETËN”, i edituar në RTK gjate sezonit (2010-2011)
            34. dokumentar “MBIJETESA” (2012) - pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork
            35. dokumentar “KRIMI” (2012) - pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork
            36. dokumentar “AI JETON NE SHPIRTIN E POPULLIT” kushtuar Hasan Prishtinës (2013)



I DASHURUAR NË VDEKJEN E TYRE

...kur m’i shihni lotët në sy
mos kujtoni se jam ligështuar.
Kur më shihni duke qeshur
mos mendoni se jam gëzuar.
Kur flas me vetveten
mos pandehni se jam çmendur.
Flas me të pavdekshmit,
i dashuruar në vdekjen e tyre...



EMRA LIRIE

...atëherë kur skuqej Drenica
diellit iu ndalonin rrezet
pas Qyqevices këndonin pushkët e lirisë

nga istikami
dëgjohet zëshqiponja
unë jam Shotë
Qerime
Xhevë
me thërrasin Antigona e UÇK-së
jetën ia kam borxh atdheut
jam emër lirie
e dashuruar në vdekjen tende
mik e armik që e përbuz atdheun
kam edhe ca fishek në arkën e nënëlokes
sa për t’ia bërë natën me dritë Shqipërisë.

...nga istikami tjetër
shkreptin si vetëtima
pushka e trimit këndon këngë lirie

ndal armik!
dëgjohet zëtrimi
unë jam Azem e Adem
malet e Drenicës më thërrasin Ilaz Kodra
jam emër lirie
nuk i tradhtoj trojet Ademjashariane
kam fishek e barot
sa për t’ia shtuar lavdin Shqipërisë



DY EMRA NË FLAMUR

...ik turkolosh nga trojet e mia
foli Gjergji
shpata i vringëlloj
në ndjekje
deri përtej detit
nuk ta dua gjuhën
as kulturën turkomene
e dua Shqipërinë e lirë...

...kaluan shekuj e vite
copë më copë e bënë Shqipërinë
Gjergji heshti
në Nëntorin e vitit 1955
flamurin ia dhuroi Ademit
e shikoj në bebëza syri
i foli mbi djepin e tij
ah po ç’fjalë të madhe i tha
ti do ta bësh Shqipërinë Shqipëri...

...lind e rritë e burrërua
në frymën Skënderbegiane
shpatën e bëri pushkë
gjithë ato vite kërkimtar lirie
vra e pre e mbush gjak
ai s’ndaloj së kërkuari udhën e lirisë
derisa e bëri Kosovën Ademjashariane
e Shqipërinë Shqipëri



PARA LEGJENDËS

Zgjuar je Komandant
dëgjon gjithçka mbi tokë
sheh qiellin e hapur
lirinë si flakëron.
Ikonë pavdekësie
simbol burrërie
ligjërues përjetësie!
Ç’pamje madhështore
mjekër Kastriotësh
shami të kuqe rreth kokës
rrethatoren në gjoks
kalorës i një mijë betejave…
Qielli
yjet
dielli
Të falen përjetësisht!



NË SHESHIN E LIRISË

Tinguj kitare  e krisma armësh
Shqiponja lart fluturon.
Ata zgjuar janë
në beteja me flakë zjarri
në kitarë me prushin e mallit.
Ata nuk i prek vaji i nënave
as rënkimi i etërve,
madhërisht
shkëlqejnë në dritën e diellit.


Bien shirat mbi vetminë e saj

Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor...  shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës.
            Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...
            Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.


 (www.sa-kra.ch)



       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA



ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




FREDERIK RRESHPJA
(1940 - 2006)



          

             Hyrje 

            Frederik Rreshpja u lindi në Shkodër më 1940 në një familje me origjinë nga Dukagjini.
            Ne vendlindje kreu shkollimin fillor dhe të mesëm pranë gjimnazit "29 nëntori" ndërsa studimet universitare i ndoqi pranë Pedagogjikut ne Tiranë me korrespondence.
            Mësohet se poezia e parë e shkruar prej tij i qe kushtuar s'ëmës, Files - siç e quante. Poezia "Topi fushor" hyn në antologjinë më të rëndësishme zyrtare të kohës pa botuar ende ndonjë përmbledhje.  Më 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi „Rapsodi shqiptare“. Kjo vepër dhe punimet e tij të botuara në gazetat e përditëshme dhe revistat e kohës u pritën mirë nga kritika e avancuar, por u morën edhe si shembull për ta ndëshkuar. Frederik Rreshpja u burgos dhe vuajti 17 vjet burg. Ai, herët ishte kualifikuar si armik i vendit, që kur ishte nxënës i fillores, kur një fqinj i tij, puntor i Shërbimit informativ, nuk e la vajzën e vet të shoqërohet me Rikun.
            Opusi krjiues i Frederik Rreshpjes nuk dihet në saktësi, por, thuhet se ka thasë përplot me dorëshkrime. Pasi doli nga burgu, botoj vëllimet “Erdhi ora të vdes përseri“ - 1994, „Lirika të zgjedhura“ - 1996, përmbledhje kjo që u shpall më e mira për vitin përkatës, si dhe vëllimin me poezi “Në vetmi“ që u botua në vitin 2004, i cili ia solli titullin – poet i vitit 2004.
            Më 25 nëntor 1992, Rreshpja jep një intervistë për gazetën"Zëri i Rinisë" dhe pyetjes se çfarë  e gëzon dhe trishton më shumë në jetë, i përgjigjet: Nuk e di nëse më ka mbetur ndonjë gjë në këtë botë, që të më gëzojë. (...) Kur trishtohem, shkruaj. Prandaj shkruaj shumë. Vetmi e trishtim poetik ky që do thuktohej në vëllimin poetik që do të vinte. Megjithëkëtë, Riku, siç e quanin shokët, të cilët i kishte të paktë pasi doli nga burgu, jetonte në Tiranë, por shpesh ndodhej edhe në Shkodër në ndonjë promovim apo manifestim kulturor. Nuk ishte i interesuar që të përcaktohet politikisht, sepse thoshte, “… mua nuk më intereson politika. Arti është më i gjërë…“, andaj Frederiko Rreshpja iu përkushtua punës letrare. Ai ishte kryeredaktor i gazetës „Ora“, udhëheqës i një shtypshkronje dhe pronar i Shtëpisë Botuese „Evropa“, veprimtari këto që nuk i sollën përfitime të mëdha, por kishte pasuri të madhe bujarinë e tij, sepse, edhe pse e dinte se kush ishte denoncuesi që e rraskapiti nëpër burgje, ai nuk u hakmor.
            Përfshihet në vëllimin "Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 2001" nga Hasan Hasani, mbasandej në vëllimin "Historia e Letërsisë Shqiptare" e Robert Elsie-t të 2003.
            Përfaqësohet me disa poezi në "Anthologie de la poésie albanaise" të Aleksandr Zotos (Chambéry, 1998) dhe në "Antologjinë e poezisë shqipe - Gjysmëshekulli i artë" të Ali Aliut (Tetovë, 2000) si dhe e rrumbullakson punimin e G. Krasniqit "Poezi. Sprovë antologjike" (Tiranë, 2003). I vendosur ndër shkallaret e arketipit të poetit shqiptar sipas kritikës, kishte komunikim direkt me etnit e poezisë - gjë e cila e bënte t'i kalonte kornizat e kohës, burgut, etj.
            Frederiko Rreshpja jetonte në Tiranë, i vetmuar, sepse nuk ishte i martuar. Vdiq më 17 shkurt 2006 në Shkodër, nga një sëmundje e zemrës, i rrethuar nga vëllëzërit dhe familja e gjërë, dhe u varros më 18 shkurt, në varrezat „Rrëmaj“ të kishës katolike në Shkodër.


            Tituj të veprave:

            Rapsodi shqiptare - 1967
            "Zëri i largët i kasolles" - 1972
            "Ëndrra e tokës" -1973
            "Trofta hutaqe" - 1973
            Në këtë qytet" - 1973
            Erdhi koha të vdes pësëri - 1994
            Lirika të zgjedhura - 1996
            Në vetmi - 2004


            Shpërblimet:

            Vëllimi më i mirë me poezi (Lirika të zgjedhura)-1996
            Poeti i vitit 2004-për vëllimin me poezi "Në vetmi"

 



FENIKASIT

Fenikasit arritën në një port të panjohur
dhe mësuan se perënditë qenë ndërruar.

Ky vend quhej Evropë për nder të motrës së Kadmit
mbret i Enkelejve, ilirëve hyjnorë,
bir i Agenorit.

Pastaj ikën tutje dhe u bënë shpirtra në qiell.
Vetëm anijet u kthyen në mirazh si dhe më përpara,
zotat nuk i pranonin shpirtrat e anijeve.


METAMORFOZË

Një pemë në horizont si një njeri i braktisur.
Bien shirat mbi vetminë e saj.
Tringëllijnë telat e shiut
kur i bie violinës era.
Kjo pemë ka qenë poet apo vetë Pitagora?


 NË DRITAREN E AVIONIT

Shoh një palmë në gjunjë rrëzë dunave,
mbështjellë me pëlhurën e hijes së vet.

Në qiell retë sajonin perënditë e Egjiptit,
këmbehen retë, këmbehen zotat,
kurse ajo rri aty nën enigmën e avionëve.


 TESTAMENT

Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur
i mallkuar me art.
Gjërat i shihja ndryshe:
Nëpër shirat e vdekur peshqit fluturonin drejt
Çerdheve, te yjet. Në vend të borës binin zogj
në çdo dru.
Era si ketër brente degët.
Qante mbi mua nëna, Shën mëria ime. Ave nëna ime!
Mos e pastë njeri këtë fat!


KAM DASHURUAR NJË AFËRDITË NË OLIMPIN E TRËNDAFILAVE.

Pastaj erdhe ti tërë ikje.
Më vonë vije vetëm nëpër ëndrra, si perënditë ilire.
Kështu iku edhe rinia, filigrani i djalërisë,
i mallkuar me art.
Mos e pastë njeri këtë fat!
Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te koka
dhe të harrohem se nuk dua që edhe pas vdekjes
të më ndjekë mallkimi i artit.
Mos e pastë njeri këtë fat!

Po kur të vdes portreti im ka për t‘u shfaqur nëpër gjethe,
se unë kam patur miqësi me çdo dru.

Në stinën kur bien gjethet
do të bien edhe sytë e mi.

Tani e tutje shirat do jenë lotët e mi.
Mos e pastë njeri këtë fat!


 PËRSHËNDETJE

Eci anës detit e përshëndes anijet
në mesditën e ndriçuar si kishë.

Është keq kur nuk ta kthejnë përshëndetjen
apo kur nuk ka asnjë anije,
por është më keq ende
kur ti kalon bri detit e nuk përshëndet.


ELEGJI

Çelën trëndafilat në mëngjes
me petale në ngjyrë të vetëtimës,
dhe mua mu kujtuan këngët e shkuara
që moti kanë vdekur në një ajër të vdekur gjithashtu.

Dal më kot të të pres tek porta që është mbështjellur
me hijen time të prerë nga nata që shkoi.

Trëndafilat vetëtijnë në heshtje për gjëmën time
dhe unë e di që ti nuk ke për të ardhur kurrë më.

Por mua kështu më zë nata, si statuja e pritjes
në një ajër që vdes dalëngadalë dhe dimëron
me durimin e mermerit që pret me shekuj nën shkëmbinj.


ANIJA E BARDHË

Çdo natë shoh në ëndërr një anije të bardhë
dhe anijethyerit e vdekur.
Tani e tutje ata janë të vdekurit e mi.

Çdo natë lutem për ta, pasi nuk e di ku fillon ëndrra,
përderisa të gjithë ne jetojmë në një anije të bardhë.

Anija e vdekur ikën tutje,
kurse anijethyerit rrinë më këmbë në funddet.

Ne të gjithë jemi anijethyer,
unë vetë rri më këmbë në funddetin tim.

Malcimet e plagëve

Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor...  shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës.
            Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...
            Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.


 (www.sa-kra.ch)



       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA





ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




ABDULLAH KONUSHEVCI
(1958 - 2013)



          


            Hyrje

            Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrimtar i shquar shqiptar.
            Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në “Universitetin e Zagrebit” dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”. 
            Ka botuar me qindra artikuj dhe recensioni për letërsinë e shkruar dhe gojore, për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Për veprat e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Abdyl Kadolli, Merxhan Avdyli, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi, Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci etj.

            Ka botuar librat:

            Pasqyrë dhe diell (poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1979},
            Rënia e mollës (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1981),
            Pad jabuke (serbisht, “Jedinstvo”, Prishtinë 1982),
            Qerrja e diellit (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1983),
            Loja e strucit (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1987),
            Të qenët të mosqenë (poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1990),
            Pikat AD (poezi, “Papyrus”, Prishtinë, 2002),
            Gjuha shqipe XI (libër shkollor, "Dukagjini", 2004, 2009)
            Demaçi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinë, 2008)
            Për poezinë (kritikë letrare, "Nositi", Prishtinë, 2008)
            Dashni dhe vdekje (poezi. “Nositi”, Prishtinë, 2011)
            At Gjergj Fishta 1871-1940 (monografi, përgatiti për shtyp Abdullah Konushevci), NOSITI, Prishtinë, 2011)
            Romani 'Gjarpinjtë e gjakut' i Adem Demaçit (artikuj të zgjedhur letrarë nga Abdullah Konushevci, kritikë letrare), NOSITI, Prishtinë 2011)




ZONJA MËMË

Jam lodhur duke pritur
Zonja Mëmë
T’i nisësh shërbëtorët e Tu
(Dhe unë shërbëtor Yti jam)
Të m’i këputin hekurat

Jam bërë një ashtlëkurënajë
E ka rëndë
Dhe toka të më mbajë
Ku ta këput kokën
Mbështetur për muri

Ti Zonja Mëmë
Mos resht të m’i ledhatosh shpresat
Po mbahem për një fije floku
I bindur se është floku Yt i thinjur

Zonja Mëmë
Mendimet për Ty
M’i vrasin në rrugë
Po malcimet e plagëve
Ti m’i ndien
Dhe ballin rrëzon në shuplakë

Ti duhet ta dish
Zonja Mëmë
Kur më hipën zjarrmia
Ai kroi i cemtë
Që rrjedh dikund aty pranë
Je Ti

Kur më ngushtohen rrugët
Dhe e kam pisk

E di se Ti
Zonja Mëmë
Do të më hapësh një shteg
Se me Ty është liria
Dhe dashuria ime për Ty


MUNGESA E LIRISË

Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët

Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth

Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë

Si fatthënë e rysur që ishe

Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirisë


SKICË PËR NJË ELEGJI

Ja
Kjo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe kjo këtu
Dhe kjo pranë saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo
Ja
Dhe ajo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranë saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo


DHE IKIMI IKIM …

Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamë
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janë të lara në gjak
Ndodh largohemi nga rrugët
Që klithin në fytyra fëmijësh
Dhe i mbyllim sytë
Kur Mezia i ngul ushtën
Demit tonë të Zi
Në Mozomazinë e përhumbur
Dheu na rrëshqet nën këmbë


KTHIMI I DRITËSORËVE
 
Dritësorët do të kthehen
Me leshra të kërleshur
Me thonj të paprerë
Me trup-duar-fytyrëdheu

Do të përplasen brenda
Do të na zënë për fyti
Do të na shkulin për flokësh

Dhe ne s’do t’i shohim
Se ata janë prej drite
Se nuk bëjnë hije mbi dhé

Ata e kanë pushtuar
Zemrën e tokës
Dhe kupën e qiellit

Dritësorët do të kthehen
Të na mësojnë zejën e vdekjes
Të na japin pak zemër të tokës
Pak kupë të qiellit

Të dehemi dhe ne

Me hirin e zjarrit
Të mos jemi vetëm hije mbi dhé
 

ËNDRRA... PASTAJ VLORA

Diqysh shkuam në një planet tjetër
Ku kishte bukë qumësht mish
Dhe s’kishte milicë

Shqiptarët ishin shumë të mirë
Preheshin hijeve
Hidhnin valle shesheve
Bënin dashuri të mëdha

Disi... kur hyri Vlora në dhomë
Babi mbrëmë me dy orë natë
Na shkallmuan derën përsëri
Ata që s’mund t’u zë emrin në gojë
 
  

Andej nga të kërkova

Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor... shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë jetës.

Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...

Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.

(www.sa-kra.ch)







       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA




ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




AGIM RAMADANI
(1963 - 1999)



          
             Hyrje
  
            Agim Ramadani lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
            Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, më qe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
            Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.
            Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Libri "Një jetë tjetër" iu botua në vitin 2002 pas vdekjës së autorit./ Burimi: Wikipedia




DIÇKA E NEMUR PARA BJESHKËVE

Le të shkrihet terri kur marshojmë drejtë majës
Duke hapur shtigje në bjeshkë e në shpirt
Pranvera e djegur zgjohet në vargun e Nëntorit të tretë
Me plumb filluam nokturno të shkruajmë
Për gjymtyrët e mbetura në fushëbeteja me ujin e ashtit tonë
Për kohën e Skënderbeut e shuajmë etjen
Trimëria në kulmin e ëndrrave hëna u flakëron
Lartësia e mendimit tejkalon breshrit e plumbave
Kokrrat e mëdyshjes kaherë u bluan
Ndërmjet shtëpive të kallura të Dukagjinit fusha të minuara
Në kurriz fëmije bërrylat e kohës thyhen
Dridhet gëzhoja e lëbyrur e mendimit
Para bjeshkëve të bekuara diçka e nemur po fshihej.


ZHGËNJIMI

Askund nuk isha
Po kthehem
Me buzëqeshje të humbur
Binarëve të largimit
Andej nga të kërkova
Nuk ishe
Në stacionin e fundit
Të zhgënjimit
Zbres


 UR TË KTHEHEM

Kur të kthehem
Asgjë nuk do të jetë
Siç ishte më parë

Kur të kthehem
Sa do të jem i vetes
Nuk e di
Qentë e lagjes
Në mua do vërsulen
S’do të më njohë askush
Njerëz tjerë do të jenë
Njerëz të gjakut tim

Kur të kthehem
Edhe Unë do të jem ndoshta
Një jetë tjetër.


PIKTURALE

Trëndafili i tharë
Në kornizë te dritares
Dhe një cep pëlhure
Që njomet
Në të paavulluarën
E gotës se kujtimeve
Në horizontalen
E matur të penelit
Më shteren ngjyrat
Në kavaletin
E së kaluarës


NË MUNGESËN TIME

Tani unë jam hi dhe hije nuk kam
Se kam ndërruar jetë askush nuk e di
Më kërkojnë pyesin ku kam mbetur
Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë
Nuk jam tretur

Mu shtershin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrua
mallkua qoftë gjaku im
nëse më vrasin pa luftua


Ai sërish ngritët dhe nis këngën e moçme

Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor... shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë jetës. Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij... Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare. (www.sa-kra.ch)



       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA





ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




TAHIR DESKU
(1957 -2005)




          
             Hyrje
  
            Tahir Desku u lind më 1957 në Siqevë të Klinës.
            Filloren e kreu në Ujmirë, të mesmen në Klinë, kurse studimet për Gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë rinisë së hershme ka ëndërruar të bëhet aktor, mbasi kishte luajtur në disa pjesë teatrore. Por ai bëhet poet. Kur ishte student, punoi katër vite gazetar në gazetën e studentëve “Bota e re”. Pastaj punon gazetar në TVP gjatë viteve ’80, ku disa herë e largojnë nga puna. Kur e largojnë përfundimisht nga puna, ia mësyn eksodit, në SHBA dhe atje qëndron tetë vite. Atje kontribuon në lëvizjen kombëtare e politike të diasporës shqiptaro-amerikane. Kthehet në Prishtinë pak vite para luftës dhe nis e boton revistën kulturore, shkencore e letrare me titullin “Tribuna”. Pastaj kyçet në radhët e luftës çlirimtare të UÇK-së, duke raportuar gjatë viteve 1998-1999, deri në çlirim.
            Pas luftës zgjidhet kryetari i parë në liri i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ndërkaq, më tre dhjetor të vitit 2005 ai vdes tragjikisht në fatkeqësi komunikacioni. Vdekja e gjet duke e kryer detyrën e redaktorit të kulturës në Radio Kosova.
            Për të gjallë ai botoi librat poetikë: “Prejardhja e dashurisë” (1982), “Nga biografia e pashkruar” (1984) “Idil e vetmi“ (1989) dhe “Engjëjt e lirisë” (2000). Një libër poezish të tij u përkthye edhe anglisht (2001), nga Fadil Bajraj, me titullin “Love and spring”. kurse mbas vdekjes, më 2006, nga LKSH-ja, iu botua libri poetik “Në cilin gjet e kam vdekjen”.
            Tahir Desku është lauruar me rastin e 15-vjetorit të revistës së studentëve “Bota e re” me çmimin “Gazetari më i mirë i vitit”. Ndërsa me rastin e 30-vjetorit të kësaj gazete studentore, më 1998, kur ai gjendej në vijat e frontit, merr çmimin “Gazetari më i mirë në 30 vjetët e fundit”. Ai u laurua me të gjitha çmimet letrare të Kosovës, si në manifestimet Mitingu i Poezisë në Gjakovë, Takimet e Gjeçovit, ndërsa në vitin 2000 shpërblehet nga LKSH për librin më të mirë të botuar brenda vitit në Kosovë. Ndërsa për kontributin e tij në Luftën Çlirimtare të UÇK-së, ai merr dekoratën “Urdhri i Adem Jasharit”.



BALADË


(Mujë Krasniqit dhe 36 të rënëve në Gorozhub, më 14 dhjetor 1998)

Kush është ai që zbret nga mali
Është Mujo Komandanti
Është ai, Muja vetë, me njëqind e dyzet
Nga po vjen, nga Tropoja a nga Vlora?
Kah vjen ai shkrin bora
Vjen në borë vjen në shi
Nga Shqipëria në Shqipëri

As hëna nuk kishte dalë
Rrëzë bjeshke atë natë
Vetëm terri shtrihej si gjarpër i zi
Terri që ndante atdheun në dysh
Atdheun e moçëm nën qiellin gri
Dhe pjesën tjetër nën shi...nën shi...

E rruga ishte e largët tek zhdukej në pafundësi
Ai vështron fushat e paskajë të Kosovës
E mendon për zogjtë:
Nuk ka vend më t’bukur fluturimi
Kur flet me lumenjtë thotë:
Është vend i papushtuar
Kur numëron plagët shton:
Vetëm vdekja ia shton bukurinë Lirisë!

Pastaj zbardh dita e plogësht
Dhe ëndërr e keqe numëron 36 herë
Dhembja shtron gjakun për dhe
Vashat shamizeza ulur nën një breg
Kanë ndalur pranverën e bimët që mbijnë
Diku në një shteg...diku në një rimë

Ai sërish ngritët dhe nis këngën e moçme
Që këndohej në anët tona:
Nuk po mundëm or shokë me fol
Se m’ka ra do gjak në gojë...


 
ME TË RËNËT

Sa do të kisha dashur
Të jem me ju sonte,
Me ju të mirët,me ju të mëdhenjtë
Të flisnim bashkë
Ç`ëndërr ish liria

Asgjë s`mbetet tjetër
Veç neve kënga
E juve lavdia

Netëve të zymta
Shpesh e ndal mendimin,pyes
Ku e ka burimin
Gjithë ky zjarr ky mall
Kjo dashuri
Në cilën këngë zogu
Në cilën pupël shpendi
Në cilën valë deti
Ky frymëzim

Gjithnjë më bëhet
Sikur s`jam ndër të gjallët

Edhe për të vdekur
Nuk ka më kuptim
  

MËRGIMTARËT

Kur i barti harrimi me vete
Fyellin e vendlindjes e fshehën diku

Mes shtresave të zemrës
Dashuria mbyllet në pikë gjaku

Më e bardhë se pëllumbat
Mbi lumin e ballit tim

Letrat kanë ngjyrën e tokës
Mallin shtegtarëve ua Falin

Takohemi një ditë para vdekjes
Botë e vogël, puqemi në një pikë

Do të lindet një ditë
E pathëna mes vetmisë

Larg deteve , tej qiellit të hapur
Takohemi një ditë para jetës

2

Këndej festat s’janë si dikur
Mund të digjen kujtimet

Gjithçka ka erën e bukës si gjaku
Kur etshëm vlon në damar

Në zemër zemra vdes thonë

Me shpirt hiqni mallin
Kur mbi kokë bie tjetër gur

 

Huazuar nga ORA SHQIPTARE