2015-02-01

...atëherë kur skuqej Kosova

  Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor...  shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës.
            Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...
            Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.

(www.sa-kra.ch)


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




DIBRAN FYLLI




          


             Hyrje

            -I lindur në Açarevë të Skënderajt më 29.09.1956.
            -Të mbaruar Akademinë për Teatër, Radio, Film dhe Televizion (AGRFT), në Lubjanë, drejtimi Regji.
            -Anëtar i Shoqatës “Migjeni” dhe revistës “Alternativa” në Lubjanë.
            -Pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i Njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë.
            -Pjesëmarrës i shumë betejave, i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998.
            -Themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së.
            -Ideator skenarist e organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ditët e Përndritjës” tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars - e njohur si “NATA e ZJARREVE).
            -Shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002).
            -Ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik „I këndojmë lirisë“-kushtuar figurës madhore të UÇK-së Mujë Krasniçi-KAPUÇI (Klinë 6, 7 dhe 8 Qershor).
            -Autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë” pjesa -I- dhe -II-
            -Autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra Akademive Përkujtimore e Solemne
            -Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë.
            -I arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe i privuar nga liria për 4 vjet-1365 ditë,( i liruar i pafajshëm.)

            Vepra të  botuara:

            1. Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli” Tiranë 1998
            2. Argumente “Drenica dikur dhe sot” Tiranë 1998
            3. Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë” Rilindja Prishtinë 2000
            4. “edhe kjo është pjesë e jetës” roman “KSH “Vorea Ujko” Klinë 2006
            5. “Ditari i Tafrruk Tafrrukuci  të Tafrrukajve” komedi-humor, KSH “Vorea Ujko” Klinë 2006
            6. “Sharkia e Drenicës” këngë për luftën dhe Dëshmorëve të UÇK-së Klinë 2007
            7.  “1365 ditët e jolirisë”, Përmbledhje poezish – LSHK (2012)
            8. “Prekazi brezni trimash” kronologji në 7 gjuhë - LSHK (2013)
            9. “edhe kjo është pjesë e jetës”, roman – ribotim LSHK (2013)
            10. “Sharkia e Drenicës” – ribotim LSHK (2013)
            11. Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit, monografi – PrishtinaPress (2013)
            12. “Lulekuqet e lirise” Çdo shesh, një përmendore, antologji poetike– “Meshari” (2014)
            13. “Tahir Meha-5 breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht) “Meshari” (2014)

            Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë luftës 1997/’99:

            -mbi 200 fotografi
            -mbi 400 minuta xhirime filmike
            -3 filma të realizuar
            -film artistik në dy pjesë “Deri kur...?” (i realizuar në vitin 1996)
            -komedi „Kalanica e Kadiut“ (1996)
            -film i shkurtër “Qyteti i zi” (2014)

            5 role të realizuara:

            -filmi “Rrënjët” – Hazir Dema
            -filmi “Deri kur?” – Demë Sinani
            -komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci
            -filmi “Vdekja në sy të motrës”- Babai
            -filmi “Azem Galica”- Bejtë Galicën

            34 Filma dokumentar dhe 2 monologje:

            1. „Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve
   (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne TVSH 1998)
            2. „Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne Simpoziumin Ndërkombëtar  (Prishtinë 29.09.1999)   
            3. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Skënder Çeku (2000)
            4. film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-2001)
            5. dokumentar „Lindja dhe rrita e Bat. 40 të shëndetësisë të TMK-së“,(2001)
            6. dokumentar „Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“,kushtuar Betejës se Koshares  (2001)
            7. dokumentar „Akademia e Mbrojtjes Tempull i dijës ushtarake” (22 prill 2002)
            8. film dokumentar „Vepër, jo fjalë“ (2008)
            9. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Muhedin Morina (2008)
            10. film dokumentar „Fryma e lirisë zbutë dhembjen për liri“ kushtuar Dëshmorit Faruk Elezi (2008)
            11. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Dëshmorit të Brigadës 112 Arben Haliti (2008)
            12. film dokumentar „Jeta dhe lufta për liri“ kushtuar Dëshmorit Avni Zhabota (2008)
            13. dokumentar „Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“-Mirush Dakaj-(2008)
            14. monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO të Pashtrikut (2008)
            15. film dokumentar poetik „Krushqëzimi“ kushtuar 24 Dëshmorëve të Jezercit (2008)
            16. film dokumentar informativ „Libri ne shtegtim“ për krijimtarinë e krijuesit Isak Guta (2008)
            17. monolog “Amaneti i kullës së lashtë” (2009)
            18. film dokumentar „Gjaku i lirisë“ kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Fehmi Rama, (2009)
            19. film dokumentar “Krisma e Këngë”, për Dëshmorin Milaim Krasniqi (2010)
            20. dokumentar “FASHIKO” (2011) (për sportin e karatesë në Kosovë)
            21-33. Emision ekskluziv dokumentar në 12 vazhdime “LUFTË PËR JETËN”, i edituar në RTK gjate sezonit (2010-2011)
            34. dokumentar “MBIJETESA” (2012) - pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork
            35. dokumentar “KRIMI” (2012) - pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork
            36. dokumentar “AI JETON NE SHPIRTIN E POPULLIT” kushtuar Hasan Prishtinës (2013)



I DASHURUAR NË VDEKJEN E TYRE

...kur m’i shihni lotët në sy
mos kujtoni se jam ligështuar.
Kur më shihni duke qeshur
mos mendoni se jam gëzuar.
Kur flas me vetveten
mos pandehni se jam çmendur.
Flas me të pavdekshmit,
i dashuruar në vdekjen e tyre...



EMRA LIRIE

...atëherë kur skuqej Drenica
diellit iu ndalonin rrezet
pas Qyqevices këndonin pushkët e lirisë

nga istikami
dëgjohet zëshqiponja
unë jam Shotë
Qerime
Xhevë
me thërrasin Antigona e UÇK-së
jetën ia kam borxh atdheut
jam emër lirie
e dashuruar në vdekjen tende
mik e armik që e përbuz atdheun
kam edhe ca fishek në arkën e nënëlokes
sa për t’ia bërë natën me dritë Shqipërisë.

...nga istikami tjetër
shkreptin si vetëtima
pushka e trimit këndon këngë lirie

ndal armik!
dëgjohet zëtrimi
unë jam Azem e Adem
malet e Drenicës më thërrasin Ilaz Kodra
jam emër lirie
nuk i tradhtoj trojet Ademjashariane
kam fishek e barot
sa për t’ia shtuar lavdin Shqipërisë



DY EMRA NË FLAMUR

...ik turkolosh nga trojet e mia
foli Gjergji
shpata i vringëlloj
në ndjekje
deri përtej detit
nuk ta dua gjuhën
as kulturën turkomene
e dua Shqipërinë e lirë...

...kaluan shekuj e vite
copë më copë e bënë Shqipërinë
Gjergji heshti
në Nëntorin e vitit 1955
flamurin ia dhuroi Ademit
e shikoj në bebëza syri
i foli mbi djepin e tij
ah po ç’fjalë të madhe i tha
ti do ta bësh Shqipërinë Shqipëri...

...lind e rritë e burrërua
në frymën Skënderbegiane
shpatën e bëri pushkë
gjithë ato vite kërkimtar lirie
vra e pre e mbush gjak
ai s’ndaloj së kërkuari udhën e lirisë
derisa e bëri Kosovën Ademjashariane
e Shqipërinë Shqipëri



PARA LEGJENDËS

Zgjuar je Komandant
dëgjon gjithçka mbi tokë
sheh qiellin e hapur
lirinë si flakëron.
Ikonë pavdekësie
simbol burrërie
ligjërues përjetësie!
Ç’pamje madhështore
mjekër Kastriotësh
shami të kuqe rreth kokës
rrethatoren në gjoks
kalorës i një mijë betejave…
Qielli
yjet
dielli
Të falen përjetësisht!



NË SHESHIN E LIRISË

Tinguj kitare  e krisma armësh
Shqiponja lart fluturon.
Ata zgjuar janë
në beteja me flakë zjarri
në kitarë me prushin e mallit.
Ata nuk i prek vaji i nënave
as rënkimi i etërve,
madhërisht
shkëlqejnë në dritën e diellit.


Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...