Migrimi ilegal i kosovarëve për në shtetet e BE’së, po merr përmasa shqetësuese. Në Hungari, sipas një raporti konfidencial që ka siguruar KosovaPress, vetëm në 20 ditëshin e parë të muajit janar kanë hyrë mbi 4000 persona në mënyrë ilegale, që mesatarisht i bie rreth 200 persona në ditë. Kurse, në qendrat e strehimit për azilkërkues të këtij shteti janë të vendosur mbi 2500 shtetas të Kosovës.
Sipas këtij raporti, zyrtarët policor kufitar, pas profilizimit dhe shpjegimit të pasojave të migrimit të paligjshëm kanë arritur t’i bindin 933 persona, të cilët janë kthyer pastaj në mënyrë vullnetare. Në tërësi, prej shtatorit 2014 dhe deri më tash, zyrtarët policor kanë arritur t’i bindin që të mos migrojnë në mënyrë të parregullt gjithsej 6083 persona.
Marrëveshja për lëvizjen e lirë Kosovë-Serbi, po iu mundëson atyre një afrim më të lehtë me kufirin e vendeve të BE’së thuhet në këtë raport, sidomos me Hungarinë, kufirin e të cilës po e kalojnë më së shumti ilegalisht.
Dyshohet se këta persona, sipas raportit konfidencial të policisë, pas arritjes në Beograd, përmes taksive shkojnë në qytetin e Suboticës, konkretisht në vendin e quajtur “Paliq”, tek restauranti “Vila Anna” dhe tek hoteli “Hipodrom”, nga ku e kalojnë edhe ilegalisht pastaj me këmbë kufirin me Hungarinë, të prirë nga kontrabanduesit serbë.
Bazuar në informacionet që posedon policia, për pjesën më të madhe të emigrantëve të parregullt nga Kosova, Hungaria nuk është destinacioni i parë për kërkimin e azilit, por Suedia, Austria, Franca, Gjermania dhe Italia.
Kurse, për të shkuar deri në Beograd, ata i shfrytëzojnë linjat e rregullta dhe udhëtojnë me autobusët e agjencioneve “Erhani Tours”, “Fjolla Impex”, “Adio Tours”, “Kim Co.”, “Aleks Travel”, “Tandems”, “Jedinstvo” “Maxhar Turism”, “Mimoza”, “Eoro Lin do”, “Adio Tours”, “Flutura Reissen”, “Aurora”, “Kolashin Prevoz”, “Tandems”, “AT-Laura-Trans”, “Kombi-Taxi Zoran Slaviq”, “31 Maj”, “Elshani”, “Benko Tours” dhe “Amalfi Tours”.
Përpos aktiviteteve të shtuara në pikat e kalimit të kufirit, KosovaPress mëson se nga kompanitë transportuese është kërkuar që të mos pranojnë pasagjerë që kanë qëllim emigrimin ilegalë, sepse në të kundërtën do t’iu merret licenca e punës nga Ministria e Infrastrukturës. Kurse, Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare, ka trajtuar edhe 35 raste të kontrabandimit me emigrantë, ku ka arrestuar 58 persona të dyshimtë dhe ka identifikuar 75 persona në cilësi të viktimave.
Si sfidë për realizimin e aktiviteteve parandaluese, vlerësohet se është edhe kundërshtimi dhe reagimi i EULEX’it për refuzimin e daljes së shtetasve kosovarë nga Policia e Kosovës, duke theksuar se kjo është në kundërshtim me “lirinë e lëvizjes”.
Në këtë dokument konfidencial, që ka siguruar KosovaPress, gjithashtu thuhet se qytetarët e Kosovës që kanë shkelur në shtetet e zonës Schengen në mënyrë ilegale, do ta kenë shumë më të vështirë udhëtimin pas liberalizimit të vizave.