2015-02-13

Milaim Zeka: Vajza ime nuk eshte Traktor t'ia jap apo mos jap dikujt...



Dafina Zeka eshte arsyeja e “ndarjes” Sinani-Seldi

Duket se pas nje deklarate qe Seldi Qalliu dha kur konkurroi ne “Kenga Magjike”, se fansat nuk e imagjinonin dot pa Sinanin ne skene, eshte paraprire nga nje “ndarje” ne bashkepunimin mes tyre. Edhe pse as njeri, as tjetri nuk pranojne te flasin ne lidhje me kete ceshtje, miq te tyre te afert kane pohuar se mosmarreveshjet kane nisur pasi Seldi beri publike lidhjen e tij me Dafina Zeken, vajzen bukuroshe nga Peja qe jeton ne Suedi. Nderkohe ne lidhje me kete ceshtje reagon babai i saj, nje personalitet shume i njohur ne Kosove, Milaim Zeka.

Jeni babai qe nderhyni ne punet e zemres se vajzes suaj, c’mund te thoni per lidhjen e saj te dashurise me Seldin Qalliun?
Ne fakt, per hir te se vertetes, vajzes i nderhyj vetem ne ceshtjen e studimeve.

Cfare studente eshte Dafina, cfare di si baba per jeten jashte shkolles?

Dafina eshte studente e shkelqyer ne degen e Inxhinierise ne Stolkolm dhe kjo me intereson per momentin. Une nuk preferoj te ngaterrohem me jeten e saj private, edhe pse nuk me ka ardhur aspak mire qe kam lexuar komente te paqena ne lidhje me ndonje prononcim timin per lidhjen e tyre deri tani. Kjo eshte hera e pare qe une flas ne lidhje me Seldin dhe vajzen time.

Image result for MILAIM ZEKA
Milaim Zeka, babai Dafines

Dhe cfare di per lidhjen e vajzes suaj me Seldin?

Mua nuk me intereson asgje tjeter, pervec suksesit te saj ne shkolle. Per te tjerat ajo e di vete me mire, po ashtu dhe lidhjen e saj ajo e di vete.

Ne fakt u fol per fejese mes tyre, ti je dakord? E bejme pyetjen, pasi eshte folur se pasuria juaj ka joshur ne kete rast Seldin…

Vajza ime nuk eshte traktor, as makine e prishur qe une t’ia jap apo te mos ia jap dikujt. Te them te drejten, kurre ne jete nuk lexoj shtypin shqiptar per keto qe po me thoni, as televizion nuk shikoj, keshtu qe jam i qete ne kete drejtim.

Je nje gazetar me prestigj ne Kosove, si i ke pritur komentet e shumta ndersa vajza juaj komentohet ne kete rast per “love story” me nje kengetar te perfolur mjaft se fundi?

Po, cfare te besh, vetem te dal e te veproj sipas kanunit te Leke Dukagjinit… ndaj kam zgjedhur t’u qendroj larg komenteve te tilla per vajzen time.

Komentet: Seldi u josh nga pasuria e Dafines, dhe ndaj s’i duhet me Sinani

Por menjehere pas qarkullimit te lajmit se Sinani i jep duart Seldit, ishte hyrja ne jeten e tij te Dafines. Po ashtu u komentua se Seldi tashme nuk ka nevoje me per mbeshtetjen e Sinanit, perderisa ka vendosur te fejohet me nje vajze ne gjendje te mire ekonomike. Por Milaim Zeka, si nje gazetar ne profesion, natyrisht qe i di taktikat e nje interviste, ndaj eshte perpjekur te jete sa me i rezerveruar, duke komentuar pak ne lidhje me te gjitha komentet qe jane bere kohet e fundit. Natyrisht qe si nje gazetar me karriere ka pasur uljet e ngritjet edhe ne gjendjen ekonomike. Ai paguhet edhe nga qeveria suedeze per emisionet dhe projektet, qe i ben ne Kosove. Nderkohe qe ka pasur ne pronesi nje shtepi ne Breg te Diellit, por qe ia dogjen para 2-3 vitesh kur publikoi nje lajm per funksionimin e bankave. Ne ate banese, ai ka pasur dhe tekniken televizive qe ia ka dhuruar qeveria suedeze per te realizuar dokumentare. posted at albavipnews.blogspot.com. Nderkohe qe aludimet per pasurine e tij vijne, pasi Zeka bashkepunon shume me nje milioner nga Shkupi, i cili po tenton te ndertoje kullat binjake ne Prishtine. Te zyra e tij ne Shkup, ai ka dhe studion private, ku xhiron e monton emisionet qe i realizon si projekte te jashtme ne RTK.

KUSH ESHTE DAFINA

Dafina Zeka, nje vajze nga Peja por qe jeton ne Stockholm te Suedise, eshte vajza e gazetarit Milaim Zeka. Fillimisht u pane te shoqeroheshin me Seldin ne club-e, ndersa tashme e kane deklaruar hapur lidhjen e tyre. Lidhja e tyre u pa si serioze, pasi ajo postoi disa foto ne profilin e saj ne facebook, ku shfaqej me kusheriren dhe nenen e saj. Para dy muajsh, Dafina ka qene ne Shqiperi per ta vizituar Seldin, nje vizite qe Seldi ia ka kthyer shpesh ne Peje. Nuk dihet nese Sinani dhe Seldi do te shfaqen serish bashke, duke e ditur se ishte Sinani ai qe i hapi rrugen e koncerteve Seldit, koncerte mjaft fitimprurese. Sic njoftoi “Kosova Sot”, nje nga organizatoret e njohur te diaspores kishte organizuar dy mbremje madheshtore ne Malmo te Suedise. Ndersa per arsye qe nuk dihen, Sinani i ka kerkuar organizatorit te koncertit qe Seldi te largohet nga lista e te ftuarve dhe te mos kendoje, kurse Sinani ka qene i angazhuar ne nje tjeter mbremje se bashku me Dafina Zeqirin

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...