Libri ,,Semantika e bregut tjetër” është libër eseistiko-shkencor me një tematikë relativisht heterogjene. Librin, Mr.sci.Kadrush Radogoshi e botoi sivjet në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës.
Ky libër krijon një realitet të ri në eseistikën tonë. Është një dëshmi e punës drejtë sforcimit të diskursit letrararo-shkencor, që i sillen atij vërdallë në duhitë e jetës prej një studiuesi të mirëfilltë, që ishte dhe është gjithmonë më kohë dhe në kohë studiues.
Është kjo intenca estetike e intelektualit, të cilit shpirtrat e vegjël e mediokër e herë herë edhe gjysmë analfabetë ia kanë zili, ngase ky kishte dhe ka rrugën e tij të veçantë prej krijuesi, studiuesi dhe artisti.
Kadrushi interpretimin dhe vlerësimin e kryepersonazheve letrare e bëri në mënyrë shkencore: Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Hajdar Salihu,Tahir Desku, Iljaz Prokshi, e dhjeta shkrimtarë të tjerë .
Kadrushi trajtoi një nga temat më specifike të artit, vetë qenësinë e artit, apo “qenien letrare”- siç do të thoshte studiuesi i madh francez i letërsisë, Zherar Zhenet! Radogoshi e ngriti ,,bregun tjetër brenda nesh “ në piedestalin e perlave më të mira të artit dhe për artin, në rrafsh universal letrar, duke u marr si tekst bazë edhe për shumë interpretime të fenomenit të artit.
Prej faqes së parë të librit dhe punimit ,,Ahmet Korenica në mes të harresës dhe semantikës Homerike”(faqe,11-48), lexuesi ndesh një thyerje të zakonshmërisë së interpretimit, vlerësimit, shtrimit dhe argumentimit të tezave. Domethënë, teksti interpretues nuk ndërtohet sipas një tradite diskurseve stereotipe, të ndonjë skematizmi,i cili shpeshherë shndërrohet në Shtrat të Prokrustit për veprën letrare.
Eseisti, studiuesi dhe shkrimtari Kadrush Radogoshi bashkëdyzon stile e metoda, bagazhin e tij teoriko-letrar, historiko-letrar, gjuhësor, filozofik, psikologjik, antropologjik e gërsheton me imagjinatën dhe kreacionin. Ky model, ky diskurs i bie në sy lexuesit posa ta ketë lexuar studimin shterues ,,Ahmet Koronica në mes të harresës dhe semantikës homerike”. Bile, mund të themi, se edhe mendimet perla të vëna në pozicionin e epigrafeve në fillim të këtij punimi dhe të cikleve tjera të këtij libri na e sugjerojnë një gjë të tillë.
Gjithçka që thuhet për figurën e madhe të historisë sonë Ahmet Koronica është rezultat i përpjekjeve serioze të autorit për ta ndriçuar figurën historike nga të gjitha aspektet brenda kontekstit të ngjarjeve të mëdha historike duke u bazuar në dokumentin historik dhe në faktin artistik, i cili nuk është në përputhje (kuptohet në aspektin sasior) me përmasat e mëdha të figurës historike. Autori stigmatizon harresën tonë proverbiale, troket me forcën e çekanit moral e intelektual në ndërgjegjen tonë të përgjumur, e cila ka qenë njëra nga shkaqet kryesore pse na është përsëritur historia dhe tragjika që sjellë ajo.
Shkrimi i Radogoshit “Simbolika e mbijetesës dhe obduksioni i tiranisë””, karakterizohet nga stil metaforik i rrëfimit, në të cilin reflekset dhe imagjinacioni autorial, ecin paralelisht, për të përplotësuar intencën e afishuar në titull; portretizimin e shkrimtarëve tanë më të mirë që ishin torturuar nga regjimi sllav(Adem Demaçi,Fazli Grajçevci,Rexhep Elmazi,Jusuf Gërvalla etj), në mënyrë shkencore analizon “Fatin e lulëve”të Kadri Rexhës, si dhe romanin modern “Rrotull” të Jusuf Gërvallës etj.
Kadrush Radogoshi përmes këtij libri ngrit në piedestalin e lartë Kauzën kombëtare dhe të Artit letrar gjatë interpretimit kreativ të librit ,,Baladë për kthimin e nizamëve” (2005) të shkrimtarit tonë të mirënjohur Hajdar Salihu në esenë me titull ,,Konsolidimi i një poetike autoriale”(faqe, 63-70).
Madje sekuenca të tëra narrative që zhvillohen në tekstin ,,Roman epistolar, i personazhit,
autobiografik apo enciklopedi e shpirtit” (faqe 70-80), ecin në përmbushje të kësaj logjike letrare. Janë këto efektet e kauzës që bëjnë personazhet e pathyeshme autobiografike, të cilat shpalosin enciklopedinë e shpirtit në mënyrën epistolare të shkrimit të romanit. Është fjala për romanin e Adem Demaçit ,,Dashuria kuantike e Filanit” (Buzuku 2008).
Në botën e Radogoshit është ndrydhur pasioni për të bukurën dhe lirinë e pakufishme dhe artikulohet nëpërmjet interelacioneve dhe diskurseve, që konstruktojnë tipin e prozës, që ne, e cilësojmë si roman të edukimit estetik (Kronotopi i burgut në romanin “Hetimet”,Suedi,2000)të Shefki Osekut. Këtë dimension karakteristik letrar, por edhe narratologjik e përplotëson kuadri i rrëfimit që e zhvillon Radogoshi përmes mekanizmave funksional në procedimin letrar.
Ndaj protagonisti i romanit,të Shefki Osekut,Arbën Thaçi,e përshkon një dimension i natyrshëm psikologjiko-antinomik.
Në këtë studim eseistik Kadrush Radogoshi vetëm kthehet në respektin e performansës së tij, që rrjedh nga rebelimi personal dhe i pavarur, që kërkon liri të pakufishme në atdheun e robëruar. Dhe këtë e gjen vetëm në botën e artit, ku noton shpirti i tij i pasionuar. Për të sforcuar këtë diskurs, autorin e shkrin flaka e diellit më ,,Estetika e lirisë” (faqe 93-100) për librin e ,,përjetësisë” apo të ,,Identitetit artistik” (2005) të prof. Dr.Shyqri Galicës.
Kjo shenjë letrare e tij, shifet në shkrimin ,,Një vepër e rëndësishme epistolografike” (faqe, 101-106) koincidon me dëshirën e pakufishme për liri të mendjes, pa kufizime të një libri të veçantë në epistulat e librit të Rasim Selmanajt më titull”Peizazhi i ëndrrës”(2005).
Kritika letrare librin ,,Semantika e bregut tjetër”, e ka cilësuar edhe si prozë empirike, e formësimit jetësor e artistik, të semantikës së një simboli që është vet “Lumi”(faqe 111-123) shkrim mjaft domethënës me të cilin autori ka marrë pjesë në Festivalin Ballkanik të Eseistëve në Strugë (2007). Studiuesi Kadrush Radogoshi është një Franc Kafkë-shqiptar, i cili në eseistikën moderne karakterizohet më stilin e tij (specifik) eseistiko- letrar, më një tekstualitet dinamik të realizuar në shkallën më të lartë të formësimit, larushisë stilistike, narratologjike dhe estetikes së veçantë të tij.
Nga kjo pikëpamje autori bëri thyerje estetike në shkrimin e tij ,,Lament për poetin Maliq Lila” (faqe 125-137), Në të cilin janë gërshëtuar mjeshtërisht erudicioni dhe kreacioni.
Që këndej shkrimet e tij janë vlerësuar si të veçanta për shumë arsye, në kulturën letrare shqiptare (Poeti Tahir Desku,i veçantë me jetën dhe veprën”(faqe,138-141).
Autori Kadrush Radogoshi në procesin e krijimit letraro-eseistik , synoi një filozofi të re në të shkruarit duke vënë theksin mbi teknikën semantike të paraqitjes, që shkon drejtë një gjuhe të figurshme, me përshkrime dhe krahasime të gjetura letrare, që kurdoherë korrespondojnë thellë me dimensionin psikologjik të personazhit hero, dhe korrelacionet intertekstuale që ruan teksti me krijimet e mëparshme letrare si pjesë e reminishencës letrare. Në fakt, sajesat intertekstuale përbëjnë një segment me rëndësi në konstruktimin eseistik në fjalë, nga fakti se autori është jo vetëm letrar por edhe dijetar i pasionuar i letërsisë së përbotshme...
Radogoshit i pëlqen depërtimi në psikologjinë e personazhit, prej ku zhvillohet narracioni. Kësofare, formëson personazhin letrar edhe si hero të narracionit, i cili ndërlidh marrëdhëniet mes narratorit dhe narracionit.
Kadrush Radogoshi pa dyshim mbetet një ndër autorët më të mëdhenj të shekullit të 21-të në Arbëri.. I karakterizuar si shpirt antikonformist, K. Radogoshi ndërtoi portretin e heroit letrar, në rrugët e sfilitjes së brendshme, drejtë kërkimit të sublimes së bashkëdyzuar me të bukurën dhe të vërtetën, koncepcione këto që formësojnë trajtat e stilit të veçantë...
Janë këto shenja të rrugëtimeve autoriale, drejtë synimeve dhe gjetjeve sa më të thella të mistereve të artit, realizuar përmes koloritit të pasur poetik, me narracion dinamik e semantikë ambiguele, ku dramaciteti i gjuhës letrare përplotëson koncepcionet ideomatike. Radogoshi funksionalizon figura kryetipare, të cilat sublimojnë në shkallë të lakmueshme parakonceptimet estetike të imazheve letrare, përmes sekuencave narrative që ndërlidhën me krijime të njohura letrare, antike e biblike. Mbase edhe krijime të ndryshme poetike, me të cilat interkomunikon teksti letrar në gjitha nivelet e organizmit.
Në letërsinë tonë, studimi eseistik ,,Semantika e bregut tjetër” mbetet afreska më e arrirë në interpretimin e artit, përmes artit, zhanrit eseistik.
Nisur nga ky mendim, me të drejtë ky tekst eseistik e shkencor i Kadrush Radogoshit mund të cilësohet studim i edukimit estetik, sepse gjithçka ndodh, ngjarjet dhe situatat narrative si elemente funksionalizohen, dhe ecin në funksion të kësaj intence letrare, shkencore për të triumfuar fuqia e artit, efektet e të cilit reflektohen edhe brenda personazheve.
Në këtë dimension, studimi i Kadrush Radogoshit mbetet si studim ashtu sikur ,,arti poetik” i Horacit, tekst ku teoritizohen shumë çështje që lidhen me artin, shtrohen mendime të rëndësishme për marrëdhëniet në mes të artit dhe jetës e historisë, gjenden përsiatje lidhur me fenomenin e qenies letrare, dimensionit estetik të shkrimit.
Radogoshi këto sekuenca i konstrukton me një narracion dinamik, ku mbërthehet në dilema dramatike. Për të sforcuar diskursin letrar, autori i jep studimit të tij dimensione polisemantike, shpërfaqja e të cilit zhvillohet përmes relacioneve që ndërton teksti me tekstet pararendëse, që shfaqën në intencën letrare, çdo tekst është intertekst (Ronand Barti). Këtë teori letrare e sforcon Radogoshi edhe kur interkomunikon lidhur me perceptimet metafiksionale.
Inkuadrimi i diskursit antik dhe religjioz e biblik shifët në epopenë e Prekazit më heroikën dhe tragjikën e saj “Hamëz Jashari dhe vallja e përjetësisë”(faqe:169-174), bëhet me pikësynimin ideor; në drejtim të pikasjes së gjithanshme të karakterit të portretit të Hamëz Jasharit, në dramat shpirtërore, të Oso Kukës,Mic Sokolit,apo legjendarit Adem Jashari.
Në këtë kontekst, autori arrin të realizojë me mjeshtëri narrative, plasaritjet e njëpasnjëshme në qenien e personazhit letrar.
Prishtinë,18.4.2008
Botuar më dt: 19/04/2008/ në webin :
http://floart-press.blogspot.com/…/flori-bruqi-vlera-artist…