Kengetarja e mirenjohur flet per ndjenjat, ne nje interviste kryekeput per dashurine. Si e gjen ky Shen Valentin Rovena Dilon, dhe projektet muzikore per dy kenge te reja.
Shigjeta e Kupidit ka qelluar ne shenje edhe per te! Ndonese kunder rrymes dhe me perqasje teresisht jo konvencionale, per kengetaren e njohur te skenes shqiptare duket se vetem nje dite ne kalendar nuk mjafton per te shprehur dashurine.
Dhe ne kete pike e ka fjalen per festen e Shen Valentinit, e cila eshte ne prag. Atmosfera e zhurmshme, me gjalleri njerezish neper rruget e kryeqytetit, mbushur me ngjyra e trendafila te kuq, “infekton” cdokend, perfshi edhe vete Rovena Dilon.
Me gjithe deshiren per te mos i kthyer ndjenjat ne kryefjalen e dites se 14 shkurtit, e cila nuk do te mjaftonte per t’u ndier e plotesuar shpirterisht, kengetarja preferon te tjera forma te te festuarit, jo shume larg klisheve, por qe e plotesojne, sidomos kur prane ka njerezit e duhur.
Me bashkeshortin e saj, Florin, kane menduar nje alternative me praktike, te festojne me miqte e afert, ndersa ndjenjat qe meshirojne plotesimin shpirteror dhe ate fizik ngjan se i rezervojne vetem per njeri-tjetrin. Kete here, Rovena ka preferuar te flase mirefilli per to, sipas menyres se saj, diku e rezervuar ne detaje te jetes private, e here te tjera e mbushur me deshire per te rrefyer per dashurine, qe prej vitesh po perjeton me ish-futbollistin e njohur, Florian Riza.
Rovena, a eshte Shen Valentini per ju nje feste e vertete per dashurine?
- Mendoj se dashuria eshte nje fjale shume e madhe, qe perfaqeson ndjenjen me te madhe. Nje dite ne kalendar eshte teper pak. Shpesh, Shen Valentini me ngjan si nje kambane e vogel qe bie vetem nje here ne kishen e pamat te dashurise. Besoj se dashuria eshte vete e verteta, dhe per kete i duhen te gjitha ditet.
Ka dite te shenuara ne jeten tuaj?
- Ka data te shenuara, qe jane mjaft te rendesishme ne jeten time. Ditelindjet, ditet perkujtimore, festat kombetare. Por, kam pershtypjen se Shen Valentini nuk eshte nje prej tyre. Kjo feste me teper me ngjan me nje panair ngjyrash te kuqe. Gjithsesi, duke qene nje feste me teper, nje dite me motivin e forte per t’u gezuar, e respektoj.
Pra, per ju dashuria nuk mund te konturohet vetem ne nje date specifike?
- Do te ishte absurde. Vete fjala kontur eshte kaq e vogel dhe e brishte. Dashuria per mua eshte gjithcka, eshte vete ekzistenca. Prandaj, me zemergjeresi, i pranon te gjitha, edhe festat e vogla.
Megjithate, nje feste e tille, a ju motivon drejt nje organizmi me special te dites suaj?
- Kjo po qe me ndodh. E gjej veten bashke me Florin, duke menduar se ku do te shkojme per nje dreke o nje darke. Atmosfera e pergjithshme “te infekton” ne nje menyre apo nje tjeter. Kete vit kemi menduar te drekojme me miqte tane, jemi te ftuar, por me shume per t’u mbledhur sesa per te festuar dashurine (qesh).
Eshte Shen Valentini nje rast per te “rivleresuar” raportin me partnerin?
- Dashuria per partnerin mund te rivleresohet ne mijera menyra, s’ka pse te varet nga nje dite e shenuar ne kalendar. Te shprehesh dashurine, eshte gjithmone bukur, pse jo edhe ne nje dite te vecante dhe speciale sic eshte Dita e te dashuruarve.
Gjithsesi, “Shen Valentini” mbetet nje feste relativisht e vone per shqiptaret, apo jo?
- Besoj se shqiptaret kane pasur shume mungesa me jetike nder vite. Ndoshta u mungonte liria per te dashuruar me gjithe shpirt. Por, festa kahere ka pasur me bollek.
Rovena dhe bashkeshorti Florian Riza
Po per ju si ka ardhur kjo feste per here te pare?
- Ne menyre shume romantike, nepermjet vargjeve te kenges se Ofelise: “Shen Valentinin neser do kremtoj, dhe ngrihem ne mengjes…”. Asokohe, isha gati e marrosur pas Shekspirit, dhe gjithcka qe zbuloja prej tij me dukej mrekulli.
Megjithate, ndoshta per dashurine me thjesht mund te kendohet…
- Nuk eshte komode te flasesh per dashurine, eshte me lehte ndoshta t’i kendosh asaj. Kenga dhe melodite jane me universale. Ndersa, fjala dhe bisedat jane me private. Sigurisht, nuk ke deshire t’i ndash me kedo.
Rovena, cili do te ishte Shen Valentini ideal per ju?
- Duket si klishe, por do doja te endesha me Florin rrugeve te Parisit dhe pastaj te drekoja ne Costes, vendi magjik per kete dite.
Po flasim per dashurine, Shen Valentinin, po Flori cfare eshte per ju?
- Flori per mua eshte mbeshtetje, por kryesorja eshte frymezimi per te qene e lumtur dhe e dashuruar.
Dashuria tjeter per ju, muzika. C’ndodh me te keto kohe?
- Eshte nje periudhe qetesie… Por, kjo do te me sherbeje per te reflektuar dhe per t’u bere gati. Kam dy projekte per kenge te reja, se shpejti do te finalizohen dhe ato.