Pëllumb Xhufi:Grekët s'kanë heronj, ne ua shpallëm pavarësinë


Grekët s'kanë heronj, ne ua shpallëm pavarësinë
















Skënderbeu mund të jetë grek, aq sa ç'mund të jetë shqiptar, Eleuther Venizellosi". Kështu u përgjigjet deklaratave të artisë ultranacionaliste greke, "Agimi i Artë", historiani i njohur Pëllumb Xhufi.
Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", profesori thotë se deklaratat e drunjta të "Agimit të Artë" nuk do të meritonin asnjë vëmendje, nëse nuk do të shprehnin një shqetësim real të nacionalizmit grek dhe të historiografisë nacionaliste greke. Kjo forcë politike ultra-nacionaliste përmes një shkrimi në faqen zyrtare, shprehej se shqiptarët nderojnë si hero kombëtar një grek, Jorgo Kastriotin, i cili zhvilloi një luftë të ortodoksisë kundër turqve, për të mbajtur të lirë rajonin. Në shkrim shtohej gjithashtu se shqiptarët përdorin në mënyrë të padrejtë flamurin e Perandorisë Bizantine si flamur kombëtar dhe nënvizonin se Epiri ishte grek.
Reagimi i "Agimit të Artë" erdhi pas deklaratave të pak ditëve më parë të kreut të marrëdhënieve me Jashtë në partinë Aleanca Kuqezi, Lisen Bashkurti, i cili foli pas një tjetër fyerjeje ndaj shqiptarëve. Paralajmërimit që Bashkurti u bëri këtyre ekstremistëve nëse shkelin në territorin tonë, duke iu kujtuar betejën e Lëkursit në fillim të shekullit

Por, cilësimi si grek i Skënderbeut, për historianin e njohur Pëllumb Xhufi, ka tjetër domethënie. "Fakti është se historia e ka lënë Greqinë pa heronj e pa vepra heroike. Në 500 vjetët e sundimit osman, në Greqi nuk arrin të shquash një lëvizje, një kryengritje çlirimtare, si përkundrazi ndodhi me shqiptarët gjatë shekujve XIV-XIX", vëreni ai.
Nga ana tjetër, profesori vëren se "fakti që aktorët kryesorë të kryengritjes së vitit 1821 dhe të çlirimit të Greqisë ishin shqiptarët, Ali Pashë Tepelena, Marko Boçari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej të përtypej lehtë". Sipas Xhufit, është pikërisht për këtë arsye që historiografia dhe politika greke bënë gjithçka për t'i 'adaptuar' e për t'i paraqitur ata si grekë.

"Madje qysh në shekullin XIX, ndonjë ideolog i 'megali-idesë' shkoi më tutje: duke ndjerë si frustrim kombëtar boshllëkun në histori, e në heronj për Mesjetën greke, mendoi të 'rrëmbejë' edhe Skënderbeun", shton ai, duke theksuar kështu, se cilësimet mbi heroin janë krejt të hershme. Për Pëllumb Xhufin, njohës i mirë dhe autor i disa librave për këtë periudhë historike, "Agimi i Artë" nuk bën gjë tjetër veç shkel në rrugë të perënduara.
"Askush në Evropë e Amerikë nuk ua ka vënë veshin kllapive të tilla. Madje edhe në vetë Greqinë, brenda dhe jashtë botës akademike po shtohen gjithnjë e më shumë zërat, që denoncojnë nervin nacionalist e shovinist të historiografisë e të vetë politikës greke", nënvizon ai. Në fund, ai këshillon që "ndaj këtyre duhet të tregohemi (dhe duhet të tregoheni edhe ju gazetarët) të vëmendshëm dhe jo ndaj kakarisjeve të sorrave të 'Agimit të perënduar'".

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit