2015/02/14

Kosova ka nevojë për Kryeprokuror me taban këmbëtar ,e ky është - Aleksandër Lumezi

Image result for Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur që të vazhdojë procesin e përzgjedhjes se kryeprokurorit vetëm me Aleksandër Lumezin në garë.

Lumezi do të intervistohet javën që vjen.

Pas kësaj, nëse e kalon intervistën emri i tij mund të dërgohet tek presidentja 
Atifete Jahjaga për emërim.

Anëtaret Bajram Ukaj,Jetish Maloku,Sevdije Morina dhe Idain Ismaili votuan pro që procesi të fillojë me kandidatin Aleksandër Lumezi,ushtruesi i detyrës së PSH-së,Sylë Hoxha dhe avokati Teki Bokshi  abstenuan,ndërsa kundër votoi Florent Muçaj.

Emri i Aleksandër Lumezit pritët që të dekretohet nga presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga.


Image result for Këshilli Prokurorial i Kosovës

Ja njoftimi i plotë i Këshillit Prokurorial të Kosovës:

Është mbajtur takimi i tetëdhjetetetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh Kryetarit i Këshillit, Sylë Hoxha.

Pas aprovimit tëtranskriptëve dhe procesverbalit të mbledhjes së kaluar të KPK-së, anëtarët në pikën e parë të rendit të ditës diskutuan përgjigjën e Ministrisë së Arsimit dhe Rektoratit lidhur me mandatin e anëtarit të KPK-së, Bajram Uka.

Si pikë të dytë anëtarët e KPK-së diskutuan për tërheqjen e pesë kandidatëve nga gara për Kryeprokuror të Shtetit, ndërsa si pikë e tretë e rendit tëditësanëtarët i diskutuan kërkesat për vazhdimin e procedurave në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, kërkesa të ardhura për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga një numër i caktuar i prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, të Prokurorisë së Apelit, të Prokurorisë Themelore të Prishtinë, Gjilanit dhe Ferizajt.

Ndërsa si pikë e katër e rendit të ditës për të diskutuar ishte rrjedha e mëtutjeshme e procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Pas diskutimeve të bëra anëtarët me katër vota pro, një kundër dhe dy abstenime, morën vendim që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurori të Shtetit të vazhdoj me kandidatin e mbetur.

Po ashtu, KPK ka marrëvendim që me datë 19 shkurt 2015, të bëhen përgatitjet për intervistimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, ndërsa më 20 shkurt 2015 të bëhet intervistimi i kandidatit.


Image result for aleksander lumezi



Kush është  Aleksandër Lumezi ?

Data e lindjes: 07.08.1964

Vendi i lindjes: Prizren

Nacionaliteti: Kosovar

Adresa e banimit: Prishtinë

Përgatitja: Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës, shkollore Provimi i Jurisprudencës në Prishtinë

Punësimi: 1989-1991 Praktikant në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë

1992-1994 Bashkëpunëtorë në Zyrën e avokatit Nikë
Lumezi

1998-1999 Fondacioni Soros-Bartës i projektit “Ndihma Juridike grave”

1999-2000 Hulumtues në Fondin për të drejtën Humanitare, zyra në Prishtinë

2000-2008 Zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë
Komunale, Prishtinë

2008-2010 Kryeprokuror në Prokurorinë Komunale në Prishtinë

Qershor 2010 Kryeprokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë

Trajnime: 2000 16-18 Nëntor Seminar për Gjyqtar dhe Prokurorë

OSCE, Council of Europe, United States of Department 0F Justice, ABA/CEEL, Prishtinë

2000 4-6 Dhjetor Simpozium për dhunën në Kosovë, Instituti Gjyqësor i Kosovës, DGCS, COE, KPSS, Prishtinë

2001 Shtator Programi i Shtator Programi i SHBA-ve për sistemin Gjyqësor, Organizuar nga National Center for Courts
Washington DC, USA

2002 13-15 Nëntor Trajnim me temën: Nga caktimi i çështjes te vendimi përfundimtar: Edukimi i aftësisë për marrje vendimesh, pjesa e I-rë, Prishtinë

2003 10-12 Shtator trajnim me temën: Nga caktimi i çështjes deri te vendimi përfundimtar: Krijimi i shkathtësive efektive për vendimtare, Pjesa e II-të, Prishtinë

2007 30 Prill përfundon trajnimin për trajnues lidhur me Kodin e Etikës, Prishtinë

2007 14-17 Maj “Luftimi i prerjes ilegale të pyjeve”
Organizuar nga International Law Enforcement Academy,
U.S.Department of Justice, Budapest, Hungari

2008 10-14 Nëntor Ndërtimi i Integritetit Gjyqësor
Organizuar nga Instituti CEELI, Pragë Çeki

2009 14-15 Prill Trajnim për të drejtat e viktimave dhe Shërbimet, United States of Justice,OPDAT/ICITAB Prishtinë

2010 30 Gusht- 18 Shtator Programi internacional për Lidership, Washington, New York, Springfild, Chicago,Laredo, San Antonio, Sietil, USA

2010 21 Shtator, Konferencë për Statusin e raporteve
Polici/Prokurori, United States Departument of Justice Prishtinë

Gjuhët: Shqip (amtare), Serbisht, Anglisht

Kompjuteri: (MS-Word, MS-Excel) Internet



Aleksander Lumezi
Puna e dobët e Prokurorisë Speciale në rastet e krimeve të luftës, korrupsioni brenda sistemit të drejtësisë, si dhe krijimi apo dështimi i disa task-forcave antikorrupsion janë sektorët, ku, sipas tij, duhet një angazhim më i madh.

Lumezi thotë për media  se prokurorët janë komodë për të punuar, pasi këtë gjë ua ka garantuar ligji.

“Guximin duhet ta ketë secili nga prokurorët, pavarësisht se në cilën instancë punon. E rëndësishme është që ata të kenë kapacitete profesionale për t’i njohur limitet e drejtësisë dhe për të zbatuar normat juridike”.

“Me dispozitat kushtetuese dhe me dispozitat e Ligjit mbi Prokurorinë e Shtetit dhe KPK’së, prokurorët janë shumë të mbrojtur. Ata kanë imunitet, kanë mandatin e përhershëm dhe askush s’mund ta ndërpresë punën e tyre, pavarësisht vullnetit të personave që do të trajtohen në ato prokurori”.
lumezi
“E vështirë do të jetë lufta kundër korrupsionit, posaçërisht në fushën e drejtësisë. Është e çuditshme se si mediat janë më efikase në zbulimin e korrupsionit, sesa Prokuroria e Shtetit…”.

“Në këtë drejtim, nuk mund të flitet për Prokurori të pavarur dhe të paanshme, pasi që deri më tani nuk janë treguar seriozë dhe nuk kemi marrë masa, apo kemi marrë masa, por që kanë qenë të pamjaftueshme”.


“Korrupsioni në drejtësi është forma më e shëmtuar e korrupsionit, pasi që jepet padrejtësia në emër të drejtësisë. Në këtë drejtim, nuk mund të flitet për prokurori të pavarur dhe të paanshme, pasi që deri më tani nuk janë treguar seriozë dhe nuk kemi marrë masa, apo kemi marrë masa, por që kanë qenë të pamjaftueshme”.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të rasteve të krimeve të luftës, në PRSK duhet të merret një vendim i menjëhershëm për trajtimin e këtyre rasteve. Rastet e krimeve të luftës janë rastet më të ndjeshme. Familjarët e viktimave të luftës meritojnë të kenë së paku sadisfaksionin shpirtëror për t’i paraqitur përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer këto krime të rënda”.
Image result for aleksander lumezi
Sipas kreut të Prokurorisë së Shtetit, në të ardhmen do të luftohen veprat penale që kanë të bëjnë me korrupsionin, e sidomos ato vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e nivelit të lartë.

“Në rrethanat e zhvillimit të shoqërisë kosovare, që nga viti 1999 e këtej, në të gjitha aspektet është identifikuar fakti se një numër i konsiderueshëm i veprimeve të qytetarëve, respektivisht të zyrtarëve publikë, japin arsye të forta për të dyshuar se janë veprime të kundërligjshme, të cilat në çdo rast korrespondojnë me inkriminime ligjore”.
Image result for aleksander lumezi
Sipas tij, Prokuroria ka nën hetime një numër jo të vogël të zyrtarëve publikë. Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga prokurorët të zbatojnë dispozitat ligjore, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ketë efekte pozitive në luftën ndaj veprave penale që lidhem me krimin e organizuar.

Image result for aleksander lumezi
“Parë nga këndvështrimi i infrastrukturës ligjore, realisht janë të disponueshëm të gjithë mekanizmat ligjorë që i referohen ndjekjes së suksesshme të veprave kriminale dhe që ndërlidhen me krimin e organizuar qoftë në suaza lokale, ashtu edhe në përmasa transkufitare. Andaj, zbatimi i plotë dhe konsekuent i të gjitha normave ligjore, është alternativë e vetme në drejtim të luftimit të kësaj dukurie kriminale”, ka deklaruar Aleksandër  Lumezi .

- See more at: http://politiko.net/lufta-e-pakompromis-e-kryeprokurorit/#sthash.VvquQaxZ.dpuf

No comments:

Post a Comment

PREAMBULLA E GJENOCIDIT SERBIAN SOT

          Search within imag                        Shkruan historiani i njohur kosovar :                      Akademik Prof Dr Hakif Bajram...