2015-02-18

Dita e Pavarësisë së Kosovës shënohet në Lion të Francës



Me organizimin e Shoqërisë Shqiptare "Iliria", Fondacionit "Gazmend Toska" dhe Shoqërisë "Fëmijët Shqiptarë" më 15 shkurt 2015 u shënua Dita e Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast u bë edhe promovimi i librit dokumentar "Dy dekada me shqiptarët e Francës” të autorit Abaz Pllana.
Hapja si në çdo manifestim tjetër shqiptar u bë me himnin kombëtar. Përshëndetjen për mysafirët dhe udhëheqëse e programit ishte veprimtarja e Shoqërisë Shqiptare "Iliria", zonja Elisabeta Shehi.
Për Pavarësinë e Kosovës dhe rëndësinë historike të kësaj dite foli Gazmend Toska, veprimtar dhe themelues i Fondacionit me të njëjtin emër.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Fation Peni, Ministër – Këshilltar në Ambasadën Shqiptare në Paris, Ramadan Avdiu, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë si dhe Kadri Dakaj, Konsull i Kosovës në Shtutgard.

Lidhur me librin që u promovua këtë ditë foli nënkryetarja e Shoqërisë Shqiptare "Iliria", zonja Rina çela Grasset, që ishte njëherit edhe një nga dy redaktorët e librit "Dy dekada me shqiptarët e Francës". Ajo foli për disa fragmente që i shtojnë vlerën këtij libri për të bërë të përjetshme veprimtaritë e shqiptarëve të Francës me më se dy dekada.

Ansambli i këngëve dhe valleve "Gëzuar" nga Gjeneva shfaqi për këtë manifestim pika të zgjedhura nga repertori i tyre i pasur. Pjesëmarrësit përcollën me duartrokitje të vazhdueshme tërë programin e këtij ansambli të vyer që udhëhiqet nga Xhemali Berisha dhe Nexhmedin Ilazi.

Mbi 300 pjesëmarrësit e kësaj dite festive ishte edhe një mysafir i veçantë. Ai ishte Bardhyl Mahmuti që kishte ardhur me librin e tij që u botua vetëm para pak ditësh "Mashtrimi i madh". Një libër që mbron denjësisht luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, i cili u shëtit dorë më dorë nga pjesëmarrësit. Ai do të pritet që të vijë në Lion javëve apo muajve në vazhdim.

Një manifestim i tillë, ngrohu zemrat e bashkatdhetarëve shqiptarë . Ata kanë nevojë të jenë së bashku edhe në festa e gëzime siç ishin së bashku në ditët më të vështira për Kosovën dhe popullin shqiptar.

D.P.

dafine1@free.fr

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...