Bajram Kosumi [1960, Tuxhec të Dardanës] është politikan dhe veprimtar i lëvizjes në Kosovë, shkrimtar dhe profesor në disa universitete. Ka doktoruar në letërsi, në Universitetin e Prishtinës [2008].
Në mars të vitit 1981 Kosumi qe një nga liderët e revolucionit studentor, për çka gjykata komuniste jugosllave e dënon me 15 vjet burg. Në fund të vitit 1990 e përfshinë amnistia e përgjithshme dhe lirohet nga burgu. Menjëherë pas burgut fillon botimin e poezisë nga burgu, të tija dhe të miqve të tij.
Pas burgut punon si publicist dhe gjatë disa vjetëve do të botojë qindra shkrime të ndryshme politike, publicistike e eseistike, përmes të cilave do të artikulojë konceptin e tij politik dhe do të krijojë profilin prej politikani e intelektuali.
Në vitet që pasojnë, nga 1994 e tutje, do të luajë rol të rëndësishëm në politikën e Kosovës: zgjidhet kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës (1993), është anëtar i Delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë dhe të Parisit (1999), është Ministër i Informimit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (1999), është bashkëthemelues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (2000), në katër legjislatura është deputet i Kuvendit të Kosovës (1992, në Kuvendin e penguar të Kosovës, dhe në legjislaturat 2001-2004, 2004-2007 dhe 2007- 2010), është Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (2004) dhe do të bëhet Kryeministër i Kosovës (mars 2005-mars 2006).
Ai është baba i katër fëmijëve dhe jeton në Prishtinë.
Përveç shkrimeve publicistike, Kosumi ka publikuar një mori shkrimesh shkencore, ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore dhe politike.
Libra të botuar:
KOSUMI, B., Koncept për subpolitikën, Zgjimi, Ferizaj, 1995.
KOSUMI, B., Fjalor i Barbarëve, Brezi 81, Prishtinë, 2000 [botim i dytë 2009; ISBN 978 9951 424 22 6].
KOSUMI, B., Koncept për mendimin e ri politik, Brezi 81, Prishtinë, 2001.
KOSUMI, B., Lirika e Fishtës, Botimet TOENA, Tiranë, 2004. [ISBN 99927 1 9214]
KOSUMI, B., Një vit vendimtar, Botimet TOENA, Tiranë, 2006. [ISBN 99943-1-178-6]
KOSUMI, B., Letërsia nga burgu-kapitull më vete në letërsinë shqipe, Botimet TOENA, Tiranë, 2006. [ISBN 99943-1-187-5]
KOSUMI, B., Fishta dhe tradita letrare shqiptare, Brezi ’81, Prishtinë, 2012. [ISBN 978 9951 424 394]
Libra të botuar në bashkautorësi:
Ngjarjet në Kosovë nuk janë kundërrevolucion, [HYSENI, H., SHEMSIU, Z., KOSUMI, B., LAJÇI, A., KOCI, G.], pa botues, Zvicër, 1986.
Libri i Lirisë, [AVDYLI, M., SYLA, I., HYSENI, H., JANUZAJ, J., KOSUMI, B.], përgatitur nga M. AVDYLI e B. KOSUMI , ZËRI, Prishtinë, 1992.
Letra nga burgu / Libri i censuruar, përgatitur nga M. AVDYLI e B. KOSUMI, Brezi 81, Prishtinë, 2004. [ISBN 9951-424-04-X]