Anna Kove u lind ne qytetin e Pogradecit në 25 prill 1968. Në vitin 1990 mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës për Gjuhë-Letërsi. Studimet pasuniversitare Master i përfundoi në vitin 2004 në Gjermani me temën “Libri dhe komunikimi ndërkulturor”. Ka botuar librin me proza “Shën Valentin, ku ishe?”, si pjesë e kolanës së librave “Creative City”, mbështetur nga Projekti Qytetet Krijuese - Pogradec; vëllimin me poezi “Djegë ujërash”, mbështetur nga Swiss Cultural Programme in the Western Balkans SCP; është autore tekstesh shkollore për letërsisë dhe gjuhën dhe redaktore shkencore dhe letrare e shumë librave mësimorë dhe artistikë. Si përkthyese e gjuhës gjermane në shtypin letrar njihet me përmbledhjen “Mjeshtër të prozës së shkurtër gjermane”, përzgjedhur prej saj; si dhe me poetët Paul Celan, Sara Kirsch, Ingeborg Bachmann, Marie Luise Kaschnitz, së fundmi Herta Muller etj.
ISBN: 978-9951-641-28-9
Aktualisht është doktorante e shkencave gjuhësore pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë.
Libri i saj më i fundit “Nimfa e pemës së humbur” botohet në dhjetor 2012 nga Shtëpia Botuese “Media Print”.