Ajo çka ndodhi në këtë fundshekull në trevat e mbarë Kosovës, të përkujton rreshtat e Biblës së shenjtë, ku përshkruhen vuajtjet e tmerrshme të njerëzimit. Termi luftë, është i butë për të definuar gjithë atë çka ndodhi me popullatën shqiptare në Kosovë, gjatë viteve 1998/99. Mendjet e sëmura të elitës intelektuale serbe, treguan gjithë vrerin dhe urrejtjen patologjike ndaj kombit shqiptar gjatë holokaustit kosovar. Nuk është rastësi, kjo që ndodhi, pikërisht në fund të shekullit njëzet, ashtu si nuk ishte aspak rastësi, ajo çka ndodhi, në fillim të këtij shekulli, me trojet autoktone shqiptare në Nish, Leskoc, Prokuple, Kurshumli
… Pra, është transparente vazhdimësia e ideologjisë së shfarosjes së popullatës etnike shqiptare në Kosovë nga serbomëdhenjtë. Ishte koha e realizimit të idesë dhe ëndrrës shekullore serbomadhe, për pastrim definitiv të llogarive me shqiptarët.
Serbia, deshi të hyjë në shekullin 21, me Kosovë të pastër etnikisht. Këtë e arriti, mirëpo në kahje të kundërt. Ekuacioni me dy të panjohura, kishte marrë kahje të kundërt nga ajo që llogaritej ! Prezenca e popullatës etnike në trojet e veta, është kompleks i pashëruar i çdo okupatori që synon të mbajë tokat e huaja. Elaboratet qindëvjeqare të vjetra, të punuara në mënyrë minucioze , nga Sveti Sava, Garashanini, Andriçi, Qubrilloviçi … Milosheviçi, dhe shumë tjerë, kësaj radhe, më në fund, fituan notën që merituan. U hudhën në shportën e turpit të historisë.Nga të gjitha këto luftëra të ndyera, në dekadën e fundit, që u zhvilluan në ish Jugosllavi, ata u treguan faqezinjë dhe u turpëruan publikisht. Rrethanat politike aktuale ndërkombëtare, si dhe forca e argumentit, në raport me zgjidhjen e drejtë të çështjës kombëtare shqiptare, si dhe të Ballkanit në tërësi, kësaj radhe ngadhënjyen ndaj mashtrimeve dhe kurthave të vetë satanës. Gebelsi do të mbetej i stepur, për atë çka kishin përgaditur mafiozët millosheviqianë.
Përgjegjësi morale historike mbanë shtresa intelektuale serbe , sidomos Akademia e Shkencave serbe dhe Kisha Ortodokse serbe, si kreatore dhe ideologe e realizimit të këtij plani monstruoz. Heshtja do të thotë aprovim. Ekziston një misticizëm në shpjegimin e disa dukurive dhe rrjedhave që ndodhin në këtë botë. Vrasësi, zakonisht, paguan me kokë për krimin e bërë, në të njëtën formë si viktima. Gjaku i derdhur i shumë fëmijëve, grave dhe pleqve shqiptarë, pra, gjaku i atyre që plotësisht ishin të pafajshëm dhe u masakruan në format më barbare, duhet paguar, nga ana e atyre që dhanë urdhëra, apo ishin vetë autorë të këtyre veprave makabre. Në krahasim me viktimat e pafajshme kolektive shqiptare, serbët, si kolektivitet, do ta mbajnë ndër shekuj hipotekën si popull etnocid. Vetëm nëse plotësohen kërkesat e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë dhe dorëzohen ( dënohen ) të gjithë që janë në listë të të akuzuarve për krime lufte, atëherë mund të zbehet imazhi që kanë fituar në dekadën e fundit. Qyteti i Gjakovës nuk mundi t’iu ikë veprimeve barbare të okupatorëve serbë. Afër 4 muaj, popullata duarthatë e Gjakovës, u ballafaqua me rrethim të hekurt, në mesin e së cilës hidhte vallën vetë djalli. Minoriteti serbo – malazias që ka jetuar në qytetin e Gjakovës, është i zhytur aq shumë në krime, sa që duhet kaluar dekada të tëra, që ndonjë nga nipërit e tyre, të mundën lirshëm të ecin rrugëve të këtij qyteti, si turist. Emri i kryetarit serb, të instaluar të Kuvendit të Komunës, Momqillo (Moma) Stanojeviq, do të mbetet një ndër emrat më të urryer në historinë e qytetit. Vepra e tij kriminale, nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa e qytetarëve të Gjakovës.
Gjakova, në historikun e saj të gjatë, nuk mban mend katrahura të tilla, si kjo e fundit. Pastrimi i egër etnik, i qytetit të Gjakovës me rrethinë, bëri që ky qytet, ato ditë, t’i ngjante një kasaphaneje të vërtetë. Gjakovarët vriteshin në forma nga më të ndryshmet. Kriminelët serb, në shumicën e rasteve iu afronin viktimave “ mënynë ” e llojeve të likuidimeve. Mënyra më e preferuar ishte likuidimi me armë të ftohta. Ishte i priveligjuar ai i cili vritej me armë zjarri. Karakteristikë e veçantë ishte mënyra e humbjes së gjurmëve të krimit, kjo bëhej zakonisht me djegien e shtëpive së bashku me viktimat. Këtë, e ilustron më së miri rasti i familjes Vejsa, ku u dogjën trupat e 22 fëmijëve, grave…, pastaj, familja Cana, ku u dogjën 4 familjar, e kështu me radhë. Zhvarrimi i viktimave të terrorit , ishte pjesë e skenarit të ndyrë të platformës gjenocidiale antishqiptare serbe. Nga varrezat e qytetit të Gjakovës, kah fundi i muajit maj, u bë zhvarrosja e 87 trupave të likuiduar nga kriminelët serbë. Mbi të gjithë ata u bë edhe një krim, ngase edhe sot nuk janë gjetur trupat e tyre. Në mesin e tyre ishte edhe trupi i doajenit të kirurgjisë gjakovare, Dr. Izet Hima, i cili u vra dhe u masakrua në natën e 24 marsit. Kjo vrasje shkaktoi efekt mjaft negativ psikologjik në masë, çka ishte padyshim edhe qëllimi i armikut. Vrasjet, djegiet, dhunimet, plaçkitjet, torturat çnjerëzore, ishin dekori i qytetit të lashtë buzë lumit Erenik, i cili ato ditë kishte ndërruar ngjyrën ! As plaku më i moqëm në qytet, nuk mbanë mend nga rrëfimet e gjyshërve të tyre, të ketë goditur kaq rëndë këtë qytet ndonjë nga okupatorët e mëparshëm. Shkatërrimi i Xhamisë së Hadumit, e vjetër më shumë se 500 vite, dëshmon për karakterin dhe intensitetin e shkatërrimeve. Edhe nata e 16 prillit, bënë pjesë në një ndër Netët e Bartolomeut në qytetin e Gjakovës. Ishte natë e ftohtë prilli dhe binte shi i rrallë. Bubullimë nuk dëgjohej, por dëgjohej vaji i foshnjëve nga traktorët e mbuluar me folie najloni të konvojeve pa fund, të cilët kishin marrur rrugën e shpëtimit drejtë kufirit të Shqipërisë. Vaji
Pjesë nga libri “Olimpi shqiptar”
|