2016-11-17

"Kryeministri" i Ben Blushit "thyen" Panairin 2016, libri më i lexuar, ndiqet nga "Pushteti" i Fevziut

"Kryeministri" i Ben Blushit "thyen" Pnairin 2016, libri më i lexuar, ndiqet nga "Pushteti" i Fevziut
Kush janë librat që po lexojnë më shumë shqiptarët këtë vit? Shoqata e Botuesve ka publikuar listën e librave më të shitur në Panairin e Librit 2016-të, aty ku dy emra të njohur për publikun përplasen kokë më kokë me njëri-tjetrin. Njëri ndan politikën me librat, kurse tjetri gazetarinë.
 
Po flasim për kreun e LIBRA-s, Ben Blushin, dhe gazetarin Blendi Fevziu.
 
Sipas Shoqatës së Botuesve, libri më i shitur është romani i Ben Blushit “Kryeministri”, i ndjekur nga “Pushteti” i Blendi Fevziut. Ndërsa diferenca mes të dyve është e vogël, të bie në sy edhe numri i vogël i kopjeve të shitura krahasuar me vitet e kaluara, ku për Blushin dhe Fevziun flitej për mbi 20 mijë kopje të shitura.
 
Lista e librave më të shitur
 
1) “Kryeministri”- B.Blushi (4.000 kopje)
 
2) “Pushteti”- B.Fevziu (3.400 kopje)
 
3) “Rruga e se keqes”- R.Galbraith (2.200 kopje)
 
4) “Mikesha gjeniale”- E.Ferrante (1.950 kopje)
 
5) “Sekretet e Shijes”- R.Mekolli (1.600 kopje)
 
6) “Familja thuajse e përsosur”- J.Shemilt (1.100 kopje)
 
7) “Gjemia e mbytur”- F.Kongoli (1.011 kopje)
 
8) “Esat Pasha”- I.Ikonomi (860 kopje)
 
9) “Si te udhëtosh me salmon”- U.Eco (700 kopje)
 
10) “Vajza ne tren”- P.Haëkins (600 kopje)
 
11) “Konkubina ruse”- K.Furnivall (500 kopje)
 
12) Ishulli nen det”- I.Allende (500 kopje)
 
13) “Kopshti veror”- P.Simons (500 kopje)
 
14) “Kur qau Niçja”- I.Yalom (430 kopje)
 
15) “Ëndrra e doktorit”- B.Mustafaj (421 kopje)

Politikani e publicisti shqiptar, Ben Blushi, ka botuar romanin “Kryeministri”

Blushi ka bërë të ditur se romanin nga tani mund të gjendet në çdo librari



Kohë më parë politikani e publicisti shqiptar, Ben Blushi, ka botuar romanin “Kryeministri”. Këtë e ka treguar përmes Facebook-ut, ku ka publikuar edhe një foto të librit. Po ashtu Blushi ka bërë të ditur se romanin nga tani mund të gjendet në çdo librari.

Kurse, para pak ditëve Ben Blushi formoi edhe një lëvizje të cilën e quajti “LIBRA”. Kjo erdhi pas heqës së tij nga Partia Socialiste pjesë e së cilës ishte për rreth dy dekada. Aryeja e largimit nga kjo parti ishte se Blushi kërkonte zgjedhje brenda PS-së, gjë që nuk iu aprovua nga kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama njëherësh edhe kryetar i PS-së.

Demonët e hakmarrjes që përndjekin Blushin!


Libri “Kryeministri” i Ben Blushit i përket realisht zhanrit të publicistikës, se sa një romani apo novele të gjatë, sepse në fakt mënyra e të shkruarit nuk është një krijimtari artistike e pastër por në fakt i përket siç e thashë më lart publicistikës, sepse ashtu si e ka përmendur një kritik i njohur; “Publicistika është një krijimtari artistike e nxituar”. Po kështu është dhe “KM” i Ben Blushit, i cili është ngutur dhe ka nxituar të blasfemojë sipas mënyrës së tij ata që e kanë penguar të ngjisë shkallët e politikës dhe të bëhet një lider i madh politik i vegjëlisë, apo fundja të jetë lider i madh pavarësisht se i kujt klase, rëndësi ka të jetë lider me çdo kusht...

Dhe këtë, ai mund ta kishte arritur nëse nuk do të ishte vetëm hipokrit, por nëse do të ishte edhe servil deri në momentet e fundit; ai mund t`ja kishte arritur qëllimit duke ia hedhur kryeministrit aktual. Meqenëse nuk arriti dot, atëhere... fap doli libri “KM”, si një model alternativë për t’u bërë lider... dhe nuk qenka nevoja të bëhesh lider politik. Mund të bëhesh edhe lider në letërsinë që e lexojnë po ata njerëz, që i kanë hyrë politikës por që kanë problem në ngjitjen e shpejtë të hierarkisë politike.

Dhe nuk janë vetëm njerëzit e interesuar për politikën, as politikanët amatorë dhe as ata të kafeneve. Jo! Simpatizantë të zhanrit të çuditshëm të një letërsie që po lind dhe për këtë ka merita vetë Ben Blushi janë edhe katundaria e qytetarizuar këto vitet e fundit. Këta janë turma (turma ka dallim rrënjësor nga populli), që duartroket çdo politikan, parlamentar apo dhe VIP, i cili kundërshton qeverisjen apo shtetin por... që pas tij është Media... Pra duan të dalin dhe ata në TV e media, për të treguar... injorancën e tyre.

Dhe këtu hyjmë në artificialitetin e bërjes se njerëzve mediatikë edhe kur nuk e meritojnë por që kundërshtojnë njëshin, apo dyshin apo flasin ç’ti vijë në mendje por në të cilën elementi kryesor është popullariteti. Kështu, Shqipëria po vuan populizmin dhe liderët e saj, duke lënë mënjanë shtresën e intelektualëve, të cilët duhet të drejtojnë vendin, por që nuk kanë akses në Media. Median e kanë zënë një grup i caktuar me detyra të caktuara për të mbrojtur pushtetin apo për ta kundërshtuar sipas `His Master Voice`. Një nga këta është dhe Ben Blushi, por ka dhe plot të tjerë. Interesant është fakti që personat mediatikë, të cilët dalin në TV pothuajse çdo ditë kanë dhe interesin më të madh edhe në panairin e librit, që u mbajt në Tiranë këto ditë me librat e tyre përkatës “Pushteti” i B. Fevziut dhe “KM” i B. Blushit.

Mesa duket shijet artistike letrare kanë ndryshuar pas viteve `90 dhe vazhdojnë të priren ndaj literaturës gjysmë artistike të publicistikës. Me përpjekje më të mëdha, por pa dalë nga korniza e publicistikës, del rrëfenja haluçinante e B. Blushit, e cila tregon një histori të pabesueshme që ndodh në të ardhmen, por që në fakt ka ndodhur edhe në të kaluarën (kujtoni vrasjen –vetëvrasjen e ish kryeministrit komunist M. Shehu), e ndërthurur me problematikën e sotme të drogës dhe të ekstremizmit islamik. E gjithë kjo i shërben Blushit për t’u hakmarrë virtualisht ndaj kryeministrit të sotëm, i cili e shmangu nga ambicia e tij politike për t’u bërë udhëheqës dhe drejtues politik në Shqipëri.

Së dyti, kjo ngjarje nuk mund të mos tregojë dhe realitetin se sa hipokrizi ka në këtë luftë politike të sotme në raport me pamundësinë e politikanëve të rinj dhe atyre me eksperiencë por pa miq e rekomandime, se sa mllefe dhe inate mbajnë në psikikën e tyre hipokritët, të cilët duan të bëhen drejtues, por që në fakt nuk kanë kapacitete për të drejtuar (por që në Shqipëri këto realizohen), dhe se sa seriozë janë politikanët e ndershëm, të cilët respektojnë ligjet madje dhe largohen nga Parlamenti kur shohin se ata janë vetëm për numër. Kujtoni dhe krahasoni rastin e deputetit brilant Sabit Brokaj, i cili dha dorëheqjen sepse nuk dëshironte të ishte një votë në Parlament me hipokritin Ben Blushi, i cili largohet nga partia që e mikloi dhe e bëri deputet, por nuk u largua nga deputetllëku...

Fantazia ose më mirë marrëzia e shkrimtarit Blushi, i cili vendos një histori fiktive të vitit 2021, nuk ka kufi dhe pasqyron më së miri mllefin patologjik ndaj atyre që e penguan dhe për më tepër ta ndërpresin ngjitjen e tij të shkallëve të madhështisë së politikës në Shqipëri.

Historia është e komandos (gardistit) shqiptar në Afganistan, i cili bie në kontakt me islamin radikal dhe frymën anti-amerikane nëpërmjet një bashkatdhetari të tij të quajtur Uinston Harasani, anëtar i Otzit, dhe merret peng nga kjo organizatë. Atij i është vënë kusht që nëse do të shpëtojë, duhet të tregojë komandot që kanë vrarë fshatarët që kultivojnë drogën, por që në fund do të plagosë por “padashje” vret kryeministrin. Paralelet që heq Blushi midis Shqipërisë dhe Afganistanit përsa i përket drogës dhe islamit radikal, të cilat ai i tregon në libër sidomos kur gardisti i rekrutuar nga organizata islamike OTZ, nuk janë aspak paralele, por thjesht për të justifikuar konfliktin që lind në familjen e gardistit, kur ai kthehet në Shqipëri.

Konflikti lind sepse familja mbjell kanabis pra drogë, kundër të cilës ai luftoi në Afganistan po aq sa dhe kundër islamistëve radikalistë, aty ku ai me shokët e tij vranë fshatarët që mbillnin drogë, dhe më vonë ky gardist vrau shokët e tij për të shpëtuar veten. Shantazhi i këshilltarit të kryeministrit për të plagosur kryeministrin në mënyrë që të shmanget nga zgjedhjet e ardhshme- sepse ndryshe do të futej në burg për `bëmat` që ai kishte bërë në Afganistan, e detyron gardistin të qëllojë për ta plagosur kryeministrin, por në fakt e vret atë. Ishte vetëvrasje apo vrasje- duke bërë një reminishencë edhe për ish kryeministrin Mehmet Shehu?! Në fakt, duket sikur këshilltari i kryeministrit, gazetari Kim Kurani, i cili i bëri shantazh gardistit ka shumë mundësi të jetë vetë ego-ja e Ben Blushit apo më mirë vetë shkrimtari.

Përse është një roman që anon tërësisht nga publicistika e tipit alla shqiptarçe huamarrëse? Sepse nuk ka asnjë mundësi krahasimi midis Shqipërisë dhe Afganistanit përveçse në halucinacionet e shkrimtarit! Sepse nuk ka ekstremizëm islamik në Shqipëri në raport me Afganistanin! Sepse droga e mbjellë në Shqipëri (kanabisi), është në vëmendjen e qeverisë dhe të BE dhe po luftohet me sukses në raport më Opiumin afgan, i cili ka rekorde mbjelljeje dhe korrjeje e shitjeje prej vitesh në të gjithë botën!

Dhe së fundi, mllefi ndaj kryeministrit shfryhet nëpërmjet vrasjes së kryeministrit imagjinar! Urrejtja ndaj kryeministrit që e bëri deputet dhe jo ministër apo zv/kryeministër, vlon përbrenda koshiencës së tij dhe shprehet me një `letërsi artistike të nxituar` ashtu siç është publicistika e transformuar në roman nga Blushi.

Ky fenomen i vrasjes apo i vetëvrasjes ose i plagosjes, pra idea e vdekjes së kundërshtarit është një fenomen i përsëritur në letërsinë paranojake blushiste. Kujtoni dhe romanin e para dy viteve që fliste për një pretendent bashkiak të vdekur.

Dominimi i vdekjes së kundërshtarëve nëse është një risi në këtë tip letërsie absurde, mund të përbëjë një precedent të rrezikshëm në letërsinë e sotme të deformuar dhe të asfiksuar nga pseudo-shkrimtarët e rritur në përmasa, nga mediat shqiptare.

2016-11-16

Botanisti më i shquar shqiptar zt.Mustafa Demiri

Botanisti më i shquar shqiptar
Portretin e Profesor Mustafa Demirit, shkencëtarit të njohur e të panjohur nga breznitë e tanishme, e kam njohur vonë, madje vetëm përmes veprës së tij konkrete. Libri referencë shkencore "Flora Eskursioniste Shqiptare e Parkun Natyror" prej vitesh shesh xhirimi  i famshëm për të sapomartuarit Kopshti Botanik emblemë të Tiranës.
 
Studimi para disa viteve sot in memoriam i doktorit të shkencave dhe ish-studentit e mikut të familjes Demiri Miti Koçi është një amanet i kryer denjësisht para kolegëve të rrafshit të Natyrës Dijes e miqve të vlerave të Botës Shqiptare. Kolana u plotësua me botimin Mustafa Demiri Botanisti më i shquar me trajtesën e disa rrafsheve njerëzor, akademik e pedagogjik jetën e këtij personaliteti mbarkombtar.
 
Arkitektura e mjedisit ose inxhineria e peisazhit urban janë sot degë të kërkuara të tregut aktual të ndërtimit të metropoleve. Gurë kilometrik për të gjithë profesionistët e dalë nga Universiteti Bujqësor e Fakultetiti Inxhinierisë  mbetet vepra themeltare e profesorit vizionar Njeriut pasionant të luleve shqipe.
 
Para largimit nga kjo botë doktori i filozofisë së shkencave Miti Koçi realizoi studimin Profesor Mustafa Demiri, Botanisti më i shquar shqiptar. Sipas familjes së profesorit, vijuesi i kësaj tradite e fryme të dijes natyrore ishte ndër të parët që pati dashamirsinë dhe seriozitetin mbi veprën e udhërrëfyesit të tij edhe pse në kushte të rënda shëndetsore.
 
Studjuesi pasionant e insistues, Koçi ia mbërriti me durimin e bletës të mbledhë e filtrojë lëndë të pasur e të plotë nga arkivat e kujtesës studentore, familja Demiri si dhe institucionet shkencore ku gjalloi punën kërkuese pa rreshtur ë harruar misionin e tij.
 
Vetë studjuesi Miti Koçi i diplomuar në Universitetin e Tiranës Fakulteti i Shkencave të Natyrës  dega biologji kimi  e më vonë thelluar në filozofi realizoi kualifikime me ambicie te disa rrafshe si gazetari, psikologji, ekologji ekonomi agrare, bioetikë, politika dhe menaxhim të arsimit të lartë. Formimi enciklopedik ia lehtësoi realizimin e botimit si qasje multidisiplinore mbi dy kolonat e veprës së Profesor Demirit.
 
Roli i tij produktiv shihet në publiçistikë ku përmbledh 100 artikuj e 50 punime shkencore duke referuar si pjesmarrës aktiv te 20 kongrese dhe konferenca ndërkombtare. Tekste e monografi të autorit janë “Njohuri të filozofisë", “Filozofi e biologjisë”, “Bioetikë”, “Ekologji” dhe finalja  ishte kurorzimi i mirënjohjes e vlerësimit ndaj profesorit të tij më të parë “ Personaliteti më i shquar në shkencën e botanikës”.
 
Sipas studiuesit Koçi, në studimin e botuar nga shtëpia botuese Dudaj me mbështetjen e familjes Demir  profesor Mustafai portretizohet si Eksplorues i florës së mbarë Shqipërisë.
 
Shënimet e blloqet e mbajtura nëpërmjet ekspeditave pasqyrohet në harkun kohor ng pranvera e vitit 1952 deri në atë të vitit 1985.
 
Vetëm në arealin e Zagorisë së Gjirokastrës vërehet kujdesi i botanistit të përkushtuar Demiri si vëzhgues i imët e analizues i natyrës shqiptare.
 
Një pasuri e rrallë e profesorit nga ekspeditat botanike janë mijëra diapozitiva ku shpërfaqet pothuajse gjeografia floristike shqiptare nga Vermoshi në Konispol e nga Prespa në Durrës. Relievi me malet , fushat, luginat, ranishtat e ligatinat të shkelura e prekura mbi 30 vjet shoqërohen edhe me përshkrime e vizatime të sakta që tregojnë vrojtime topografike e gjeologjike të truallit,  një sy i ri mbas luftës së dytë botërore  mbi klimën e motin për secilën zonë.
 
Risia e profesor Mustafa Demirit mbetet edhe lëvrimi i drejtimeve të reja të shkencës botanike si fitogjeografia ose gjeografia e bimëve.
 
Përhapja gjeografike e llojeve bimore mbi sipërfaqen e Tokës lidhur ngushtë me faktorët klimaterikë dhe motivet mjedisore.
 
Vepra  “Bimët e egra e të dobishme e të dëmshme të vendit tonë" u mirprit mirë jo vetëm nga ekspertët e sferës botanike por nga personalitete të lartë të kohës. Personaliteti i njohur Profesor Jakup Mato i Ministrisë së Arsimit e komentoi duke e vlerësuar si “dhurata më e mirë për një biolog pasi është një vepër e mirëfilltë praktike e shkencore"
 
Libri është vlerësuar nga opinioni shkencor dhe personalitetet e kohës sepse ngërthen një sintezë enciklopedike me të dhëna shkencore e fitofolklorike të bashkombasve mbi vlerat shumzërshe të bimëve të egra autoktone të njohura si bimë endemike ose sesleria. Njëra prej tyre është edhe princesha e Kështjellës së Krujës emërtuar sesleria Schanderbegi në nder të kryezotit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit.
 
Profesor Mustafa Demirit nuk iu akordua ndonjë lloj titulli i lartë për realizimin e ndërtimit modern të Kopshtit Botanik Kombtar të Tiranës. Kjo u vlerësua nga ekspertët si vepër monumentale, unike e shkencore mbarkombtare duke i mahnitur vizitorët e pamoshë të kostumeve prej kategorive sociale.
 
Prania e mungesës së Profesor Mustafa Demirit e dishepullit të tij Miti Koçit larguar me amanetin e kryer dhe ëndrrën e realizuar si miq të lartë të natyrës shqiptare më zgjon tek ekrani i kujtesës një tregim radiofonik:
 
"Bashkudhëtarja e profesorit zyshë Vizhdani mëma e tre djemve profesionistë të zotë e dinjitarë rrëfente para disa vitesh para kasetofoni të gazetares Valdete Antoni se edhe kur bora e ngrica mbulonte kryeqytetin zemra e profesor Mustafait nuk flinte por shkonte në mes të natës për tu dhënë ushqimin e prekjes e përkujdesjes prej merakliu e dashurinë secilës prej miseve të natyrës që flinin tek serra që ruhet edhe sot pranë Kodrës së Diellit. Vetëm pasi bimët ishin të mbrojtura si bijzat e tij të dashura ai mund të flinte një sy gjumë i qetë".
 
Botanisti Lulëzim Shuka po e vijon rrugën e shtruar me referencë “Florën Ekskursioniste Shqiptare” duke ecur zbulimit të luleve shqiptare me Tulipanët e Shqipërisë e të Kosovës.
 
Dijetari Mustafa Demiri me vizionin e tij të qartë e të largët na dhuroi me lartësinë e kërkimit të tij e dritën e shpirtit një lule që për nga kualiteti mund të quhet një Miss i Natyrës Shqiptare e Europiane mes bukurive të panumërta ajo quhet Stellina Alpine e stolis si një princeshë kurorën e Alpeve shqiptare!”. Nga Andi Bica

Stafi i Presidentit Donald Trump i kthen përgjigje Bleonës, ja letra publike


Menjëherë pas shpalljes së rezultateve në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ajo që pasoi nga këngëtarja e hitit ‘Take You Over’, Bleona ishte një urim i përzemërt për mikun e saj.
Nga ai moment, për Bleonën nga shqiptarë me qasje lokaliste dhe jo vetëm pasuan kritikat teksa edhe emra të njohur që qeshën duke deklaruar se këngëtarja s’do marrë përgjigje.
Por, vetëm 48 orë pas, në vlugun e punëve tashmë kur procesi i tranzicionit të fuqisë nga Obama tek Trump ka nisur, Bleona ka marrë përgjigje.
Zëvendës presidenti i Trump Organization, përmes një letre publike, e ka falënderuar shqiptaren duke marrë edhe një ftesë që konfirmon se është çdo herë është e mirëpritur tek stafi.
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ajo që pasoi nga këngëtarja e hitit ‘Take You Over’, Bleona ishte një urim i përzemërt për mikun e saj.
Nga ai moment, për Bleonën nga shqiptarë me qasje lokaliste dhe jo vetëm pasuan kritikat teksa edhe emra të njohur që qeshën duke deklaruar se këngëtarja s’do marrë përgjigje.
Por, vetëm 48 orë pas, në vlugun e punëve tashmë kur procesi i tranzicionit të fuqisë nga Obama tek Trump ka nisur, Bleona ka marrë përgjigje.
Zëvendës presidenti i Trump Organization, përmes një letre publike, e ka falënderuar shqiptaren duke marrë edhe një ftesë që konfirmon se është çdo herë është e mirëpritur tek stafi.

Tjetër raport i errët për Shqipërinë, TI: Më shumë se gjysma e qytetarëve pranojnë korrupsionin e deputetëve, ja sa paguajnë ryshfet

Tjetër raport i errët për Shqipërinë, TI: Më shumë se gjysma e qytetarëve pranojnë korrupsionin e deputetëve, ja sa paguajnë ryshfet
Shqipëria renditet ndër shtetet që paguan para nën dorë për të marrë një shërbim publik. Raporti më i fundit i Transparency International tregon se në Shqipëri 34 përqind paguajnë rryshfet për të marrë shërbim në institucionet shtetërore. Po kështu 55 për qind e shqiptarëve besojnë se deputetët janë të korruptuar.
 
Shteti tjetër shqiptar Kosova, ka një shkallë më të ulët të mitmarrjes, gjë e cila edhe pse ka vend për përmirësim tregon se kontrolli në sektorin publik është shumë më i mirë se në vende të tjera të rajonit.
 
Një tjeter pikë që përqendrohet te korrupsioni është besueshmëria te parlamentarët.
 
Shqipëria renditet në krah të shteteve si Ukraina, Bosnje-Hercegovina dhe Rumania që janë më të prirur të besojnë se deputetët e kuvendit të tyre janë shumë të korruptuar. Pothuajse më shumë se gjysma e qyretarëve e thonë këtë gjë, ndërsa në Moldavi këtë e thotë 76% e popullsisë.
 
Në studimin e organizatës Transaparency International një në tre persona që jetojnë në rajonet e Evropës dhe deri në Azinë Qendrore, e konsiderojnë korrupsionin si problemin më të madh, me të cilin përballën vendet e tyre.
 
Në këtë studim organizata tregon se brenda BE-së, rreth 66% e banorëve të Spanjës e shohin korrupsionin si një problemin më të madh të vendit të tyre.
 
Ndërsa në Gjermani kjo përqindje është e vogël, ku vetëm 2% e të anketuarve e konsiderojnë korrupsionin si problemin më të madh të vendit të tyre.

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, në krye të listës së Trump për Sekretar Shteti

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani shihet si alternative e mundshme e Presidentt Trump për ta vendosur në postin e Sekretarit të shtetit.
Në një kohë kur Donald Trump ka nisur punën për të ndërtuar kabinetin qeverisës, mediat amerikane kanë raportuar se Presidenti i zgjedhur ka projektuar ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, për këtë post.
Lajmi nuk është zyrtarizuar ende, por mediat kanë cituar burime nga skuadra e tranzicionit të Donald Trump. Emri i Rudi Guilianit ka qënë surprizues për ekspertët duke qënë se 72-vjeçari nuk gëzon eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Ai është ka qënë fillimisht një avokat, e më pas një biznesmen i suksesshëm.
Giuliani i ka provuar pothuajse të gjitha kampet politike, pasi fillimisht ka qënë një demokrat, më pas ka garuar si politikan i pavarur në vitet 70-të, ndërkohë që me partinë republikane është bashkuar në vitet 80. 72-vjecari e arriti kulmin e karrierës së tij politike në vitin 1994, ku fitoi edhe mandatin e tij të parë si Kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut, post të cilin e mban deri më datë 31 dhjetor të vitit 2001.
Përgjatë fushatës presidenciale, Giuliani ka qënë një mbështetës i vazhdueshëm i republikanit Donald Trump, duke kontribuar me fonde dhe me përfshirje të drejtpërdrejtë në takimet e tij elektorale. Për këtë arsye, mendohet se Presidenti i zgjedhur mund t’a shpërblejë Gulianin me postin më të lartë diplomatik të Shteteve të Bashkaura. Ndërkohë, Donald Trump ka nisur që të formësojë edhe pjesën tjetër të strukturës administrative me të cilën do të qeverisë vendin. Aktualisht emrat qëndrojnë vetëm në trajtën e konfidencialitetit, por Presidenti i ardhshëm është shprehur në deklaratat e tij se me prioritet do të shohë personat që e përkrahën gjatë fushtës.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...