2018/02/05

Përfaqësimi dinjitoz i poetes shkodrane FARIDA Ramadani ( Zmijani) në tribunat e Kosovës


Intervistë me poeten shkodrane FARIDA Ramadani ( Zmijani)

Fotografia e Flori Bruqi


Floripress: Zj Farida si do ta përkufizoje veten si poete, shkrimtare, redaktuese apo veprimtare?
Fotografia e Farida Zmijani Ramadani

Të gjitha janë pjesë e punës sime. Kam botuar pesë libra dhe për pak ditë nxjerr dhe botimin tim të gjashtë që ia përkushtoj profesionit tim si mësuese “ Një jetë në 36 shkronja”. Shkruaj poezi dhe prozë dhe kam bërë disa redaktime librash. Jam veprimtare e palodhur për çështjen kombëtare. Kam realizuar dhe pjesëmarrëse active në shumë veprimtari kombëtare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Krahas pasionit si poete edhe nga këto veprimtari kam krijuar mjaft miqësi nga të gjithë viset shqiptare.

Fotografia e Farida Zmijani Ramadani

Floripress : Farida tashmë jeni bërë mjaft e njohur dhe e respektuar në Kosovë nga takimet e shumta letrare si pjesëmarrëse në disa qytete të Kosovës. A vini me dëshirë dhe si bëhet pjesëmarrja juaj?



Po! Kam ardhur mjaft shpesh në Kosovë dhe tashmë kam mjaft miq e mikesha këtu por jo vetëm në Kosovë por jam mjaft aktive dhe në Maqedoni, Mali i Zi, në Diasporë dhe në Shqipëri.


Fotografia e Farida Zmijani Ramadani

Floripress: Si realizohen aktivitetet letrare dhe si bëheni pjesëmarrëse?

Unë ndjek njoftimet që shoqatat apo klubet postojnë në rrjetet sociale apo dhe përsonale, aplikoj dhe kur përzgjidhem si pjesëmarrëse shkoj. Duhet të kemi parasysh se përzgjedhja ime bëhet ndër disa dhjetra poetë dhe që këtu e quaj veten të vlerësuar pasi jashtë konkurimit lihen disa poetë.

Floripress : Në cilat qytete keni qenë e përzgjedhur, apo e thenë ndryshe ku jua kanë dhënë mundësinë të konkuroni?

Fotografia e Farida Zmijani Ramadani

Në shumë qytete mbase dhe disa here si në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Podujevë, Kastriot , Pejë ku jam vlerësuar dhe me çmim, Istog dhe dua të veçoj pjesëmarrjen dy herë radhazi dhe në Vushri të cilët organizojnë vetëm me poetesha dhe që organizimi vlen për tu përmendur nga larmia e aktiviteteve që realizojnë. Krahas aktivitetit letrar jam njohur me traditat, mikpritjen, bujarinë dhe shumë cilësi të mira të kosovarëve. Por më kanë mbetur shumë qytete pa i parë për të cilët jam shumë kurioze ti njoh. Shpresoj në takimet e ardhshme. Mendoj se jam ndër poetet më aktive e veriut të Shqipërisë në të gjitha viset shqiptare.

Fotografia e Farida Zmijani Ramadani

Floripress : Çmund të na thuash për udhëtimin nga Shkodra, a është i lodhshëm dhe a ju mbulojnë shpenzimet organizatorët.

Shumë e vështirë është të vish nga Shkodra pasi ne nuk kemi linjë direkte për në Kosovë. Më duhet të pres autobusin nga Tirana në Milot të cilin e rezervoj me telefon një ditë para dhe deri në milot shkoj me linjat tona. Herën e pare kur kam qenë në Istog(Burim) nuk do ta harroj pasi kam ndërruar katër makina dhe arrita në fund të takimit letrar. Një lodhje e paparë pa përmendur shpenzimet. Kohët e fundit është një autobus por për orarin e takimeve është i pafavorshëm.

Fotografia e Farida Zmijani Ramadani


Në përgjithësi organizatorët mbulojnë akomodimin dhe ndonjë dreke por shpenzimet e rrugës pothuajse të gjitha i mbuloj përsonalisht. Normalisht lodhem se janë rreth 10 orë vajtje ardhje dhe kam shpenzime. Një ditë duke qeshur me miqtë e mi poetë i thashë se po të bëjmë ndonjë llogari për të gjitha takimet letrare Kosova më ka borgj më shumë se 500 euro ha ha ha.

Fotografia e Farida Zmijani Ramadani

 Por ka ndodhur ndonjëherë që përtoj të vi ose nga moti i keq por miqtë që kam nuk më lënë duke më “dhënë urdhër” që të shkoj patjetër pasi e duan praninë time ha ha ha. Pastaj ne shkodranët jemi mjaft miqësor por dhe humori është cilësia që na karakterizon. Më pëlqen të udhëtoj , është një nga hobet e mia prandaj nuk më mposht lodhja, ha ha ha.


Fotografia e Farida Zmijani Ramadani

Floripress : Çmund të thuash për çmimet në takimet letrare poetike, a janë të merituara pasi ka dyshime nga poetët në përgjithësi.

E, e, e do dëshiroja të mos flas rreth kësaj pyetjeje pasi jam pak skeptike. Unë që në momentin që përzgjidhem si pjesëmarrëse e quaj veten finaliste,. Më mjafton që poetët kur interpretoj poezitë më përgëzojnë dhe shpeshherë më kanë thënë se duhet të jem fituese por më duket sikur çmimet vendosen si vendosen dhe nuk dua të jap mendime rreth kësaj pasi nuk dua të jem e paragjykuar.

Fotografia e Farida Zmijani Ramadani

Floripress: Nga disa takime ku kam qenë present vërtetë që poetët I vlerësonin poezitë tuaja dhe shpreheshin me respekt për ju. Epo lodhja , shpenzimi duartrokitjet e poetëve mbase do trokasin ndonjëherë pranë jurive.


Fotografia e Farida Zmijani Ramadani


Fjala jote në veshin e Perëndisë - ha ha ha. Të gjithë shkojmë për të konkuruar por nuk dua ta fsheh se çmimet na motivojnë dhe na frymëzojnë dhe patjetër që do i mirëprisja. Sidoqoftë ndjehem mirë pranë poetëve, miqësisë që më oftojnë, bujarisë që shprehin dhe ngrohtësisë kosovare.


 Fotografia e Farida Zmijani Ramadani

Floripress: Faleminderit dhe suksese e nderuara poete Farida Ramadani

Faleminderit ju për intervisten! Faleminderit Kosovë! Respekte për të gjithë poetët!

Flori Bruqi

2018/02/04

Viktor Hygo : Katedralja e Parisit



Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo. Padashur ajo i mbylli sytë përsëri. Por më kot.

I dukej sikur edhe përmes qepallave të saj ngjyrë trëndafili po e shihte atë maskë përbindëshi, i cili ishte qorr me një sy dhe i kishte dhëmbët si çataj. Atëherë, ndërsa po i mbante sytë mbyllur, ajo dëgjoi një zë të vrazhdë, që po fliste plot ëmbëlsi: – Mos u trembni, mua më keni mik. Erdha të shihja nëse po flinit. Unë nuk ju bëj ndonjë të keqe në qoftë se vij të shoh nëse flini, apo jo? Ç’punë ju prishet nëse unë rri këtu, kur ju i mbani sytë të mbyllur. Tani po iki.

Shikoni, tani jam prapa murit. Ju mund t’i hapni sytë. Dhe, më i përvajshëm se fjalët, ishte theksimi me të cilin ai i shqiptonte ato. Cigania, e ngashëryer, hapi sytë. Te dritarja nuk kishte asnjeri. Ajo u afrua atje dhe pa gungaçin e shkretë, që ishte strukur në një qoshe të murit, kryeulët dhe i brengosur. Atëherë vajza e mposhti me pahir neverinë që i ngjallte dhe i tha me ngadalë:
– Ejani.

Nga lëvizja e buzëve të saj, Kuazimodo pandehu se ajo po e dëbonte; atëherë ai u ngrit dhe, duke ecur çalë – çalë, u largua kokëvarur, pa guxuar as t’i hidhte Esmeraldës vështrimin e tij, që ishte i mbushur me dëshpërim.
– Ejani, pra!- thirri ajo.
Por ai vazhdoi të largohej. Atëherë vajza doli nga qelia, e arriti atë dhe e zuri për krahu. Kur ndjeu dorën e saj, Kuazimodos i shkuan mornica në trup.

Ai i hodhi asaj një vështrim përgjërues me syrin e tij të vetëm dhe, duke parë se ajo po kërkonte ta afronte, i rrëzëlleu fytyra nga gëzimi dhe përmallimi. Ajo deshi ta fuste në qelinë e saj, por ai u tregua kokëfortë dhe qëndroi te pragu.
– Jo, jo, – ia bëri ai, – bufi nuk mund të hyjë në folenë e laureshës.
Atëherë ajo u ul hijshëm mbi shtrat bashkë me dhinë, të cilën e zuri gjumi te këmbët e saj. Që të dy ndenjën një copë herë pa lëvizur dhe në heshtje: ai duke soditur bukurinë e saj dhe ajo duke u habitur me shëmtimin e tij.

Vajza po zbulonte te Kuazimodo për çdo çast një shëmtim të ri. Vështrimi i saj hidhej prej atyre gjunjëve të shtrembër te shpina gungaçe, prej shpinës gungaçe te syri i vetëm. Ajo nuk arrinte ta kuptonte se si mund të kishte në botë një krijesë kaq të shëmtuar. Por këtë shëmtim e mbulonte një melankoli dhe një butësi aq e madhe, saqë pak nga pak ajo filloi të mësohej me të.

Gungaçi e theu heshtjen i pari:
– Më thatë të kthehesha?
– Po, – iu përgjigj ajo, duke pohuar me kokë. Ai e kuptoi atë pohim me kokë. – Medet!- vazhdoi të thoshte ai si me ngurrim.
–Unë jam… shurdh.
– I shkreti!- thirri vajza me një shprehje plot dashamirësi dhe dhimbsuri. Ai buzëqeshi me hidhërim.
– Si ju duket: vetëm kjo më mungonte, apo jo? Kurse ju jeni kaq e bukur! Në zërin e atij fatziu ndihej një brengë aq e thellë, saqë ciganes nuk i bëri zemra të thoshte asnjë fjalë: le që Kuazimodua as që do ta kishte dëgjuar.
Ai vazhdoi:
– Kurrë s’e kisha ndjerë shëmtimin tim kaq fort sa tani. Kur e krahasoj veten me ju, më vjen keq për veten time, për një përbindësh të mjerë siç jam unë. Pa më thoni: unë ju dukem si ndonjë egërsirë pylli, apo jo? Ju jeni një rreze dielli, një cirkë vese, një këngë bilbili. Kurse unë jam diçka e llahtarshme, as njeri dhe as kafshë; jam një send më i vrazhdë, më i shëmtuar dhe më i përçmuar se një copë gur!
Ai zuri të qeshte dhe asgjë në botë nuk mund të krahasohej me atë të qeshur, që të copëtonte zemrën.


****
Victor Marie Hugo (shqiptimi: Viktor Hygo) lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.


Hygoi lindi ne Bezanson te Frances me 26 shkurt 1802 ai vdiq ne me 22 maj 1885 Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.

Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.

Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët" e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës "Punëtoret e detit", "Njeriu që qesh" etj.
Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.
Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.

Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në një nga shkrimtaret që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij.
Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për ti bere eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.
Shkrimet e tij harritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë Evropën.

Biografia

Gjatë rinisë së tij ndoqi të atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrisë së Bonapartit, që guxonte të merrte me vete në spostimet e tija, të shoen Sofia Trébucher, dhe të bijtë Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe një rol deciziv për kapjen e Fra Diavolo në Itali për këtë u emërua Guvernator i Avellinos ; me tej u dallua edhe në Spanjë, ku Bonaparti i dha gradën e gjeneralit.
Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi për një periudhe, për të plotësuar dëshirën e atit, Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet teknike për t’iu dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e ëma. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sëbashku me vëllain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819) ; shkroi më pas Odet dhe poezi të ndryshme (1822) dhe shumë shkrime të tjera deri tek Odet dhe balada, që i vleu një rentë prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII.

Në 1823 u martua me Adele Foucher një shoqe fëmijërie ; dasma u kremtua në kishën e Saint-Sulpice (në të njëjtën kishë ku u pagëzuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Në të njëjtën periudhe nisi të frekuentoje rrethin e romantikeve të Parisit mes të cilëve edhe atë të Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden katër fëmijë : Leopoldinë, Charles, François-Victor e Adèle.
Zbulimi, mbas disa vjetësh, e tradhtisë së të shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta çojë të bëjë një jetë të lire ; e dashura e tij për gati 50 vjet u be Juliette Drouet, një aktore teatri të cilën e njohu gjatë provave të Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qëndroi gjithmonë pranë pavarësisht e tradhtive të shumta të Viktorit.

Babai i Romantizmit

Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, ai që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike, ndërsa në 1830 u prezantue Hernani në Komedinë Franceze ; prezantimi u ndërpre nga përplasjet mes mbështetësve të Hygos me disa horra.

Puna megjithatë iu njohe nga shefi i shkollës së re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Në 1841, Hygo bënte pjesë në Akademinë Franceze, ndërsa në 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati një sukses të menjëhershëm dhe të gjere.

Në 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe dhëndri ; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar në gazetën Siecle (shekulli). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punës teatrale “I Burgravi” në 1845, i shkaktoi një depresion të madh që do ta mbaje larg botës letrare për 10 vjet. Në të njëjtin vit emërohet Par i Francës nga mbreti Lui Filipi i Orleansit.

Në 1848 Hygo benë pjesë si deputet në Asamblenë Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell në pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi të sillet në mënyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kundër varfërisë dhe shtypjes që bëhen ndërkohë gjithnjë e më pak të tolerueshme.

Mërgimi

Këto kontraste e cuan Hygoin të arratiset në ishullin Guernsey, duke e shtrënguar kështu të jetoje në mërgim për 15 vjet. Por, Hygo, gjatë mërgimit nuk pushoi kurrë së konsideruar nga francezet si Babai i atdheut në mërgim.

Mbyllet kështu për të një periudhe e lumtur, edhe pse me kontraste të forta, dhe po hapej një tjetër në të cilën do të merrte forme figura mitike e tij në poetike që duhej më pas ti dorezohej traditës historike letrare. Shkruan,duke shprehur ndjenjat e tij me personale, satira “Napoleon le petit” (Napoleoni i vogël) 1852 dhe vargjet “Chatimente” (Ndeshkimet) 1853 që evidentuan në mënyre të shënjuar dhe polemike veprimet e Napoleonit III.

Me inspirim humanitar ishin veprat Les contemplations (“Mendimet”) (1856) dhe me “ Legjenda e shekujve” Hygo përshkoi historinë e njerëzimit nga Gjeneza në shekullin e XIX, vepër që u publiku në tre pjesë : pjesa e parë në 1859, e dyta në 1877 dhe e treta në 1883.

Shkroi në të njëjtën periudhe veprat e tij më të njohura që do përçonin famën e tij në të gjithë Europen si “Te mjerët” (1862), “Punëtoret e detit” (1866), dhe “Njeriu që qesh” (1863).
Gjatë kësaj periudhe nuk iu kursyen fatkeqësitë : në 1855 vdes vëllai i tij Abel, në 1863 vajza e tij Adele çmendet dhe arratiset në Kanada, në 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa nipër, por në të gjitha këto fatkeqësi do të këtë gjithmonë pranë besniken Zhuliet.

Impenjimi anti-monarkik e çoi në një publikim të ri dhe shumë më të mbyllur publicistik në favor të ideve demokratike. Me mërgimin impenjimi i tij anti-Napoleon (Napoleoni i III) nuk pushoi. Ai talli perandorin e ri në veprën e tij Napoléon le petit (Napoleoni i vogël), 1852.

 Në librin Les châtiments (ndëshkimet), 1853 dhunës verbale i përgjigjet dhuna e diktatorit ; ajo ishte e vazhdueshme në Les contemplations (“Mendimet”), 1856 në të cilën shkrimi behet kozmologji morale që vesh çdo fat njerëzor, shprehje e jetës së brendshme dhe e rikuperimit të memories në një dimension mitik.

Te vitit 1862 janë romanet “Te mjerët”.

Në 1866 i pason “Punëtoret e detit”, vepër e pasur me figura fantastike dhe sureale. Kushtet proletare bëhen gjithnjë e më shumë kusht romantesk, shkrimtari gjendet gjithnjë e më shumë në prove me fatalitetet e gjerave (deti, natyra) dhe me fatalitetin e gjithëpranishem të zemrës njerëzore.

Rikthimi në atdhe

Rikthimi i tij në atdhe ndodh në 5 shtator 1870, pas mposhtjes së Napoleonit të III. U prit nga një turme brohoritese dhe entuziaste që kishte ardhur për të përshëndetur rikthimin e tij në Paris. Shtëpia e tij behet sërisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetësinë duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873) ; shkroi poezi të tjera, disa në lidhje me jetën e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi të tjera satiro – politike si “Babai” (1887). U rikthye sërisht të beje pjesë në Senat në 1876.

Në 1878 goditet nga një kongjestion cerebral por kjo nuk e pengoi – pavarësisht së sëmundja e detyroi të pakësonte aktivitetin e tij – të çojë deri në fund “Torquemada” (1882), një vepër mbi fanatizmin e inkuizicionit që kishte nisur disa kohë më parë.

80 njetori i tij u festua nga një turme festuesish që vendoste lule përpara shtëpisë së tij ; disa muaj më vonë do të goditej nga një zi e re, me vdekjen e besnikes së tij Zhuliet. Hygo qëndroi për ta qare i vetëm deri në 22 mars 1885, pra deri në vdekje në shtëpinë e tij në Paris. Trupi i tij u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poet. Në ceremoninë e tij të varrimit morën pjesë persona të ardhur nga çdo cep i Francës.

Tashme Viktor Hygo (1802-1885), në romanticizem të plotë, kisht filluar të fiksonte prototipin e klounit tragjik me personazhet e Tribuletit dhe të Guinpleinit, respektivisht protagonista të veprave Le roi s’amuse (Mbreti dëfrehet) dhe L’homme qui rit (Njeriu që qesh).

Ky roman i fundit (1869), në veçanti, është një vepër pak e njohur e Viktor Hygos, në të cilën shfaqën opinionet dhe angazhimi i tij politik. Në këtë vepër Hygo e vendos njeriun përkundrejt shoqërisë shfrytëzuese, dhe zhvillon pikëpamjet e tij demokratike mbi të kaluarën dhe mbi epokën e tij.
Në pjesën e parë të romanit që përben një të treten e të gjithë veprës, fabula nuk e kapërcen pikëlidhjen : Guinpleni i braktisur shpëton vogëlushen Dea dhe së bashku me të gjen strehe tek endacaku filozof, Ursusi.

Personazhi i parë i denje për tu përmendur që hasim është një shitës ambulant me emrin Ursus. Shoku i tij i vetëm është Homo, një ujk i zbutur. Ursus jeton në një karvan, me të cilën spostohet nga panairi në panair për ti shitur njerëzve kurat e tij popullore.

Ngjarja zhvillohet në një breg deti diku në kontinentin evropian : është nata e 29 janarit 1690. Nje grup njerëzish, identiteti i të cilëve nuk na tregohet, përgatitet për tu nisur me anije. Para së të nisen, ata braktisin në breg një fëmije 10 vjeç.

Fëmija, i dëshpëruar, i uritur dhe këmbëzbathur, endet nëpër stuhi derisa harrin një forca, ku gjen kufomën e një të varuri. Me tutje, zbulon të mbuluar me bore një grua të vdekur nga i ftohti, që mban në krahë një të porsalindur akoma të gjallë. Me në fund strehoet në një karvan, që zbulohet që është ajo e Ursusit. Aty mëson që vogëlushja është e verbër.

Në pjesën e dyte, pjesa më e gjere e romanit, paraqitet Anglia aristokratike e fillimit të shek. XVIII–te, përkundrejt së cilës qëndron si mishërim i një parimi moral me të vërtet fisnik që rrojnë mes njerëzve të mjere, heronjtë kryesore : Guinpleni, Dea dhe Ursusi.

Ngjarja spostohet përpara me 15 vjet. Takojmë dukeshën Xhozianë, që, e mërzitur nga jeta e oborrit, mëson se i vetmi sherim nga çdo mërzitje është “Guinplein”, edhe pse nuk e di se çfarë apo kush është ky Guinpleini.

Fëmija i mësipërm, tashme, është bërë një burrë 25 vjeçar. Emri i tij zbulohet të jetë tamam Guinplein. Nga fëmijëria e tij, na thotë narratori, ka fytyrën dhe buzët e shpërfytyruara – gati sa formon një ngerdheshje të frikshme. Jetimja e verbër, me emrin Dea, është tashme 15 vjeçe. Ursus dhe çifti i të rinjve jetojnë me spektakole të vogla që i prezantojnë në dite festash. Dukesha Xhoziane, duke marre pjesë në një prezantim teatral, dashurohet me Guinplenin.

Zhvillimi i subjektit kushtëzohet, nga një anë, dashurisë së dlire të Guinplenit për Dean dhe pasionit të ulet që ushqen ndaj Guinplenit bukuroshja demoniake, aristokratia Xhozianë, dhe nga ana tjetër, prej zbulimit të sekretit të origjinës së Guinplenit, hyrjes së tij në dhomën e Lordëve dhe fjalimin demaskues që ai mban në parlament.

Gjete një performance, një nënpunës i shtetit e urdhëron Guinplenin ta ndjeki në një burg ku po torturohet për vdekje një burrë me emrin Hardkuanoni. Ai e njohu aktorin, që ai vete, 23 vjetë më parë, e kishte shpërfytyruar për ta bere një palaco.

Në vitin 1682, gjatë mbretërimit të Jakut të II, një nga armiqtë e mbretit ishte Lord Klencarli. Mbreti urdhëroi vrasjen e fisnikut. Me vdekjen e tij, biri i tij, Fermën, trashëgimtar i tokave të tij, iu dorëzua, me ndihmen e Hardkuanoni, bandës së Kompracikos, tregtareve të fëmijëve. I malavitosi, në 1690, me në fund e kishin braktisur fëmijën, Fermën/Guinplein, gjatë një stuhie.

I shpërfytyruari rifitoi titullin e tij fisnik, por, mbasi beri një fjalim në Dhomën e Lordëve në të cilën denoncon indiferencën e qeverisë mbi kushtet në të cilat jeton populli anglez, përqeshet për shkak të ngërdheshjes së tij të pavullnetshme. Heroi romantik që ka sfiduar në emër të popullit turmën e aristokrateve që gajasën së qeshuri, mbetet i vetmuar. Në breshërinë e talljeve dhe fyerjeve, ai ndien prapa shpinës se vet mbështetjen e miliona njerëzve, dhe kjo i jep force që të vazhdoje. Por, vetëm demaskimi me fjale del i pamjaftueshëm për të ndrequr rendin shoqëror, dhe Guinpleni dështon në orvatjen e tij për ti bere aristokratet të kuptojnë të vërtetën. Megjithatë, fjalimi i tij përshkohet nga një optimizëm social, i drejtohet të ardhmes. Vendos të kthehet tek Ursus dhe Dea.

Guinpleini u bashkua me të dashurit e tij ndërkohë që këta gjenden mbi një varke, në pritje për tu nisur për në kontinent. Kur Dea ndjen prezencën e të dashurit, vdes. I riu e “harrin”, duke u hedhur nga anija për tu mbytur në det.

“Ursus, ankohej, oh i mjeri unë !, që nuk kam qare kurre. Serbatori i i lotëve ishte plotë. Nje rezerve e tille, i cili është mbledhur, pike për pike, dhimbje mbas dhimbjeje, gjatë gjithë ekzistencës së gjatë, nuk boshatisët në një çast. Ursus Renkoi gjatë. Loti i parë është një shpim.

 Qau mbi Guinplenin, mbi Dean, mbi veten e tij, Ursusi, mbi Homon. Qau për të gjithë atë për të cilën kishte qeshur. Pagoi edhe për të prapambeturit. E drejta e një njeriu për të derdhur lot nuk jepet me recete”.

Finalja tragjike e romanit nuk e pakëson besimin në çlirimin e ardhshëm të njerëzve të shtypur, sepse në anenë e heronjve mbetet forca e pathyeshme e drejtësisë morale.

Demokratizimi i flaket i Hygoit që shihte tek populli burimin e të gjitha forcave të gjalla dhe krijuese të kombit, urrejtja e tij për të gjithë shtypësit e popullit, - të gjitha këto përcaktojnë pathosin ideologjik dhe vlerën artistike të romanit “Njeriu që qesh”.

Personazhet

Secili nga heronjtë e romanit është një figure, rëndësia dhe kuptimi i së cilës del në pah jo vetëm nga fjalët dhe veprimet e veta por, edhe nga përshkrimet e autorit që i prijnë ose i shoqërojnë veprimet. Figurat e paraqitura në roman, kanë pak veçanti konkrete të shek XVIII. Forcën bindëse artistike ua jep atyre jo aq përputhja me epokën e dhëne sesa vërtetësia e përgjithshme sociale e psikologjike. Moria e personazheve të dhëne ndihmojnë në zhvillimin e veprimit dhe e ndërlikojnë intrigën e romanit. Ata i nevojiten autorit për të venë në dukje edhe më tepër me anë të kontrastit mes tyre fisnikërinë e shpirtërore, pastërtinë morale dhe humanizmin e lartë të heronjve të tij pozitive.

Portreti i Deas

Dea tashme ishte 16 vjeçe. Ajo ishte e zbehte, me flokë të zeza, me shtat të hedhur, të hajthet dhe aq të hollë, sa dukej sikur po këputej në mes, e bukur si hyjneshe, me sytë plotë drite por, e verbër.
Verbësia i kishte bere të palëvizshëm përgjithmonë bebezat e asaj fëmije, e cila tani ishte grua. Në fytyrën e saj, që nuk mund të përshkohej nga drita, këndet e buzëve të varura me trishtim shprehnin një deluzion të hidhur. Sytë e saj, të mëdhenj e të shkëlqyer, kishin një veti të çuditshme : ishin të shuar për të por, shndrinin për të tjerët. Pishtare të mistershëm, të ndezur, që ndriçonin vetëm boten e jashtme! Leshonte drite ajo që s’kish për vete. Sytë e saj vezullonin. Ajo robëreshë e erresires kthjellonte ambientin e ngrysur ku jetonte. Nga fundi i terit të saj të pashërueshëm, që prapa atij muri të zi që quhej verbëri, ajo shndrinte. Nuk e shihte diellin tonë, por tek ajo shihej shpirti i saj.
Vështrimi i saj i vdekur kishte një palëvizshmëri qiellore. Ajo ishte mishërim i natës dhe ndrinte si yll, ndrinte në atë errësire të dendur që e rrethonte nga çdo anë.
Ursusi e kishte pagëzuar me emrin dea dhe ajo padyshim që shëmbëllente me një përendeshe. Ajo vogëlushe përfaqësonte boten qiellore. Ligështia e saj është në të vërtet plotfuqi.

Ngjashmëria dhe uniteti i të dy figurave

Te dy këta personazhe edhe pse në dukje të kundërt në thelbet e tyre ishin të njëjte. Në të dy ishte mishëruar mjerimi njerëzor. Dukej sikur kishin ardhur në këtë dhe nga bota e hijeve : ai nga pjesa ku mbretëron tmerri, dhe ajo nga pjesa ku mbretëron errësira. Këtë terr Dea e kishte brenda në veten e saj, kurse Guinpeni në fytyrën e tij. Dea kishte diçka si fantazem, kurse Guinpleni diçka si hije. Dea rrethohej nga një hon i zi, Guinpleni diçka edhe më të tmerrshme. Për Guinplenin që kishte sy ekzistonte edhe mundësia për tu krahasuar me të tjerët.
Te kesh sy në të cilët nuk pasqyrohet bota e jashtme, është një fatkeqësi shumë e rende, por jo aq e madhe sa të jesh enigma e vetvetes. Dea kish një tis mbi sytë e saj, Guinpleni kish një maske : fytyrën e tij.

Te dy ishin të vetmuar. Vetmia e Deas ishte e trishtuar : ajo nuk shihte asgjë. Vetmia e Guinplenit ishte ogurzezë : ai shihte gjithçka.
Mbi ta rëndonte dënimi i kobshëm i fatit, dhe fati nuk e kish shnderruar kurrë me aq mjeshteri jetën e dy qenieve njerëzore të pafajshme në një vuajtje të paprere, në një torture të skëterrshme.
Dhe, megjithatë, ata ishin në parajse : duheshin.
I endur me kontraste, figura e Guinplenit vihet përkundrejt figurës së Deas dhe njëkohësisht është i lidhur me të në mënyre të pazgjidhshme. Nga njëra anë kemi një shëmtim të dukshëm, nga ana tjetër një bukuri të natyrshme dhe të verbër.
Te dy janë mishërim i vetive pozitive që karakterizojnë njerëzit e popullit : pastërti morale, pasuri shpirtërore, dliresi ndjenjash, aftësi për të dashuruar dhe vetëmohim.
Fatët e tyre janë të pandashëm nga njeri – tjetri. Ai është sytë e saj, dhe ajo fytyre e tije.
Viktor Hugo për Adele Foucher
1821 E dashur!

Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t'u rigjetur në më fund..., një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato... fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë..., një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej... Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.

 I yti përgjithmonë V.H

Romantizmi në veprën e Hygoit

Romanticizmi ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të thelle në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII.

Mes poeteve të rinj të përfshire në rrymën e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në publikimet e tija lirike, diçka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit të romanticizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e shpirtit.

“Njeriu që qesh” : një nder librat më të bukur që kam lexuar. Në vepër munda të vihet re pastërtia në përshkrimin e atyre që janë sjelljet dhe karakteristikat tipike e racës njerëzore, ato janë realiteti që Hygoi harrin ti beje të pavdekshme me fjale të thjeshta. Në “Njeriu që qesh” autori ka venë në dukje kontradiktat e forta të botës që ka pasione që shpesh shkojnë në kahe të kundërta dhe kurrë paralelisht. Dashuria e pastër dhe e dlire, lakmia për prestigj, luksi si hobi : të gjitha këto pasione janë mbledhur në të njëjtën shoqëri që diferencon për dukje dhe që nuk harrin të shikoj me tutje, por vetëm të qeshe me fatkeqësinë. Në këtë libër kuptova që njeriu fshihet o mbas së keqes, ose vdes për dashurinë.

Kur e lexova librin mbeta e mahnitur nga ëmbëlsia dhe ndjeshmëria e personazheve qendrore që me lidhin drejt për drejt me autorin. Romanticizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore në çdo veprim, mendim dhe fjale.

Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht në trajtimin metafizik të rendit shoqëror anglez si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Romantizmi i Hygoit shfaqet në mënyrën e trajtimit të materialit historik konkret. Ai behet mbrojtës i madh i të drejtave të njerëzve dhe shpreh “revoltën e shpirtit” për shtypjen e padurueshme të popullit të thjeshte.

Hygoi shumë mire mund të prezantoje vete esencën e Romantizmit, duke u bere metafora e gjallë. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumëllojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, përveçse domethënëse, “përfaqëson një sinteze fatesh të këtij shekulli, mbi të gjitha të kontradiktave të tij dhe të ambivalencave të tij, dhe të problemeve që përbenë dhe ndërtuan këtë pasuri të çmuar. Hygo radhitet në radhët e “romantiques militants” (militantet romantike), që mblidhen për ti dhëne jetë përqendrimeve të rëndësishme të një shpirti revolucionar që do të shfaqet thelbësor për të kanalizuar dhe për të bere efikase dhe ndërtuese forcën e pabesueshme dhe të jashtëzakonshme shtytëse .

Flori Bruqi

Ernest Hemingway : Te kesh dhe te mos kesh




Ai më thoshte se s’kishte grua si unë dhe unë mendoja se s’kishte burrë si ai. Këtë e kam ditur mirë, por tani më vdiq. Tani duhet të filloj të bëj diçka. E di që duhet. Por kur ke pasur një burrë të tillë, të cilin ta vranë disa kubanë morracakë, nuk je në gjendje të fillosh menjëherë, sepse çdo ndjenjë e brendshme të ka lënë. Nuk di ç’të bëj. Nuk është njësoj si atëherë kur bënte udhëtime të largëta.

Atëherë, ai kthehej gjithmonë në shtëpi, kurse tani do të kaloj jetën vetëm. Jam dhe e shëndoshë, e shëmtuar, e plakur dhe atë nuk e kam më që të më thotë se jam e mirë. Ai ishte aq i mirë për mua, aq i besueshëm dhe gjithnjë i nxirrte paratë në një mënyrë a në një tjetër dhe unë s’bëhesha merak për para, vetëm për atë dhe tani s’e kam më.

Këto të këqija nuk i ndien ai që vritet. S’do desha t’ia dija sikur të isha vrarë unë. “Heri ishte si në gjumë” tha doktori. Ai nuk u përmend fare. Unë u gëzova që vdiq aq lehtë, sepse, o Zoti Krisht, në varkë do të ketë vuajtur shumë. Nuk e di nëse më ka kujtuar mua ose për se ka menduar. Besoja se në atë gjendje nuk do të mendosh për asgjë.

Besoj se do të ketë pasur dhembje të mëdha. Por, më në fund, i humbi ndjenjat. Do t’i lutesha Krishtit që të kisha vdekur unë në vend të tij. Por nga të luturat s’del gjë. Asgjë nuk del nga lutjet. Duhej të kisha vajtur në varrim. Por bota nuk e kuptojnë. Ata nuk e dinë se si je ti. Sepse njerëzit e mirë janë të paktë.

Askush nuk e di se si e ndien veten ti, sepse nuk e kupton të keqen që të ka gjetur. Dhe, në rast se do të jetoj edhe njëzet vjet, me se do të merrem vallë? Asnjëri nuk do të të mësojë se ç’të bësh dhe s’ke se ç’bën, veçse t’i nënshtrohesh fatit dhe të fillosh menjëherë të merresh me ndonjë punë. Ja, këtë duhet të bëj. Por dua të di, o Zoti Krisht, si do t’i kaloj netët? E si mund të kalohet nata kur nuk të zë gjumi?

Besoj se do ta ndjesh veten ashtu siç e ndien ajo që ka humbur burrin. Mundet që të kalohet. Çdo gjë mund të kalohet në këtë botë të mallkuar. Besoj se e gjeta që tani se si ta kalojmë. Ndrydhi të gjitha ndjenjat, vdis nga brenda dhe çdo gjë do të kalojë lehtë. Vdis për së gjalli, ashtu si bëjnë më të shumtët e njerëzve, në të shumtën e kohës. Besoj se kjo është rruga më e mirë.

Më duket se e fillova mirë. Fillova mirë, meqenëse s’kam si bëj ndryshe. Besoj se kjo është ajo që duhet të bëj. Tamam kjo. Atëherë e fillova mirë, pra, tani jam më e fortë se çdo njeri… Përjashta ishte një ditë e bukur dhe e ftohtë dimri subtropikal dhe degët e palmave fërkoheshin me njëra – tjetrën nga era e lehtë e veriut. Disa njerëz, të veshur me rroba dimri, kalonin me biçikleta përpara shtëpisë. Ata qeshnin. Në kopshtin e madh të shtëpisë matanë rrugës, këndonte një pallua.

Nga dritarja dukej deti i rreptë, i ri dhe i kaltër nga drita e dimrit. Një motoskaf i madh po hynte në liman dhe atje tej, në horizont, nja shtatë milje më tutje, dukej një vapor cisternë në profil, i vogël e i qartë, faqe detit të kaltër, që udhëtonte drejt perëndimit, duke kaluar afër shkëmbinjve për të mos djegur qymyr kundër rrymës.

Image result

Ernest Hemingway (1899 – 1961), i lindur në Oak Park, Ilinois, e filloi karrierën e tij si shkrimtar në redaksinë e një gazete në Kansas City, në moshën 17 vjeçare. Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në Luftën e Parë Botërore, ai u bashkua me një njësi vullnetare në ushtrinë italiane. Kur u kthye në Shtetet e Bashkuara, ai u bë reporter për gazetat amerikane e kanadeze dhe më pas shkoi sërish në Europë, për t’u marrë me ngjarje të tilla si Revolucioni Grek.

Gjatë viteve ’20, Hemingway u bë anëtar i grupit të amerikanëve të emigruar në Paris, gjë që e përshkoi në veprën e tij të parë të rëndësishme “Dhe lind Dielli”. Po aq e suksesshme ishte edhe vepra “Lamtumirë armë”, historia e zhgënjimit të një oficeri amerikan dhe dezertimi i tij në luftë. Eksperiencën e tij si reporter gjatë luftës civile në Spanjë, Hemingway e shfrytëzoi për të shkruar romanin e tij më ambicioz “Për kë bien kambanat”.

Image result for hemingvej
Një ndër veprat e tij të rëndësishme është edhe romani “Të kesh dhe të mos kesh”. Në këtë roman shumë realist, e megjithatë, çuditërish delikat dhe të guximshëm, Hemingway përshkruan me mendjemprehtësi vuajtjet individuale të atyre që “kanë” dhe të atyre që “s’kanë”, si dhe krijon një nga portretet më delikate e më prekëse në krijimtarinë e tij. Zbavitës dhe tragjik, i gjallë dhe poetik, me një ndikim të jashtëzakonshëm emocional, “Të kesh dhe të mos kesh” e ngre aventurën e madhe letrare në një nivel të ri.

Flori Bruqi 

Lev Nikolayevich Tolstoy: Ana Karenina

Nga Flori Bruqi


“Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat” – kështu e nis Tolstoi veprën e tij madhështore, “Ana Karenina”.

Romani ndahet në tetë pjesë. Në fillim, autori na prezanton me Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, “Stiva”, një aristokrat moskovit, i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna, e cila ka zbuluar se burri e tradhtonte me guvernanten franceze.

Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij, kështu që thirri të motrën, Ana Arkadjevna Karenina, nga Petërsburgu, për ta bindur të shoqen të qëndrojë. Ndërkohë, shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dimitieviç Levin, arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Darjas, Kitit, e cila e refuzon sepse është dashuruar me Kont Aleksei Kirilloviç Vronskin, i cili, nga ana e tij, nuk ka asnjë synim të martohet me Kitin.
Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva pret të motrën, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet me të. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana, për fat, arrin të bashkojë të vëllanë me gruan e tij dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze.

Ana, e zemëruar se mund të prish marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit, kthehet në Petërsburg. Vronski niset për në Petërsburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër, Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj, Aleksei Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri, Sergei.

Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit është përkeqësuar për shkak të xhelozisë. Pas kthimit në Petërsburg, Vronski vazhdon ta ndjek Anën. Ajo në fillim mundohet ta largojë, por mposhtet nga dashuria për të dhe mbetet shtatzënë.

Vronski ndërkohë ka një garë kuajsh. Gjatë garës, kali i lodhur i vdes aksidentalisht dhe Vronski shpëton me pak lëndime. Aty vërehet frika e shprehur e Anës gjatë rrëzimit të Vronskit.

Karenini e kërcënon Anën se nuk do ta lejojë të shikojë të birin nëse nuk ndahet nga Vronski.

Ana lind një vajzë dhe largohet me Vronskin në Europë.

Marrëdhënia mes Anës dhe Vronskit fillon të ftohet dhe ata vendosin të kthehen në vendin e tyre, por Ana xheloze niset më herët drejt stacionit hekurudhor, ku vret veten.


***

Leon tolstoi.jpg


Lev Nikolayevich Tolstoy, (9 shtator/28 gusht, 1828- 20 nëntor, 1910), ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Rrjedh nga familja aristokrate e Tolstojve. Njihet për dy veprat kryesore Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina.

Leon Nikollajeviç Tolstoj, autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Mirëpo, pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëpamje të tjera të tij, mbetën të pakuptueshme për kohën kur jetoi. Për këtë arsye, qe mallkuar dhe anatemuar prej kishës, kurse miqtë dhe të afërmit e braktisën. Në vitin 1910, në vitin e 81 të jetës, Leon Tolstoj e lëshoi shtëpinë dhe vdiq në rrugë, në stacionin Astapovo. Përse fundi i jetës së këtij autori të madh qe kaq i dëshpërueshëm dhe i dhembshem dhe ku qe nisur Tolstoji, kur e braktisi shtëpinë. Disa letra të tij i ndriçojnë këto gjera. Kështu ai shkruan për kishën: “Bota bëri çka dëshiroi, i lejoi kishës ta shpjegojë rëndësinë dhe synimin e jetës. Bota vendosi jetën krejtësisht të kundërt me mësimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me të cilat e la popullin të jetojë në kundërshti me ligjin e Krishtit, të jetojë sipas vullnetit të tij. Rezultati ishte se bota filloi të jetojë jetën më të keqe se në jetën pagane, kurse kisha jo vetëm që këtë e arsyetonte, por edhe e miratonte duke folur se kjo është në pajtim me mësimin e Krishtit …”. Clear Glade, Mars, 1909.

Rusja e cila ishte e martuar për një mysliman, E. Velikova, i shkroi Tolstojit, që bijtë e saj dëshirojnë ta pranojnë islamin, dhe pyeti për këshillë dhe a është kjo e mundur. Autori iu përgjigj: “Sa i përket preferimit të muhamedanizmit ndaj ortodoksisë … mundem vetëm të pajtohem në mendimin me shpirtrat të cilët janë në këtë kalim. … duke i kuptuar idealet kristiane dhe doktrinën kristiane në mënyrë të drejtë, për mua nuk ka dyshim që muhamedanizmi, sipas formave të jashtme, pakrahasueshëm është mbi ortodoksinë. Dhe, nëse personi gjendet të zgjedhë ndërmjet këtyre dy obcioneve: ta mbajë ortodoksinë apo ta pranojë muhamedanizmin, për çdo person të arsyeshëm nuk ka dyshim se do ta pranojë muhamedanizmin me pranimin e doktrines: Një Zot dhe i Dërguari i Tij, në vend të adhurimit të ndërlikuar dhe të paqartë - trinitetit, shpagimit, sakramenteve, shenjtorëve dhe ikonave të tyre dhe ritualet komplekse.” Clear Glade, mars, 15, 1909.

Ta shqyrtojmë edhe një letër të autorit të madh, e cila edhe më tepër e sqaron pikëpamjen, kurse është rezultat i hulumtimit të dhembshëm.

“Do ta kisha kënaqësinë sikur ju të ishit të fesë dhe bindjes së njëjtë sikur unë. Keni zbuluar diçka në zemrën time. Çfarëdo suksesi në jetë, pasuria, respektet dhe falënderimet nuk më janë siguruar. Miqtë e mi, madje edhe familja kanë kthyer kokën nga unë. Disa – liberalët dhe estetët më konsiderojnë për budalla ose me mendje të dobët sikur Gogolin; revolucionarët dhe radikalët konsiderojnë se jam mistik, orator, llafazan; njerëzit qeveritarë më konsiderojnë të rrezikshëm, ortodoksët (pravosllavët) me konsiderojnë djall. E pranoj se e kam rëndë … Prandaj, ju lutem, shikoni në mua si pasues të Muhamedit (muhamedan), dhe çdo gjë do të jetë në rregull.” Clear Glade, prill, 1884. rrjedhte nga nje familje e vjeter fisnikesh. Nena e tij Maria Nikollanjevna Vollkonskaja vdiq kur Tolstoi i mbushi 2 vjet. I ati Kont.Nikolla Ilic Tolstoi vdiq kur shkrimtari i ardhshem ende nuk i kishte mbushur 9 vjet. Ai mbeti nen mbikqyrjen e tezes se tij Tatiana Aleksandra Ergolska. Rinine e kaloi ne vendlindje ku edhe qe edukuar , me 1844 hyri ne universitetin e Kazanit dhe ne vitin 1847 ende pa mbaruar studimet u kthye ne vendlindje per shkak te paknaqesise ndaj regjimit te athereshem universitar carist. Me 1854 u transferua ne Krime ku mori pjes aktive dhe tregoi trimeri te rralle ne mbrojtjen e Sebastopolit. Heroizmi dhe vetmohimi i ushtarve rus ne keto luftime te pergjakshme I bejne pershtypje autorit dhe shenon ne ditarin e ti “Forca morale e popullit rus eshte e madhe , vrulli i zjarrte i luftetarve nuk pershkruhet ne asnje menyr per asnje gje madje as ne GreqinE e vjeter madje as ne Troje nuk kishte kaq shum heroizma si luftetaret e populli rus”. Ai ben nje udhtim jasht shtetit ne vendet si Franca , Gjermania , Italia ,Zvicerra net e cilin ai kalon 6 muaj pas ardhjes ai fillon punen e ti si mesonjes I popullit te Jasnja poliana, ne nje udhtim te dyt te tij I cili zgjati per me shum se 9 muaj ai vizitoi perseri Gjermanin ,Francen, Italin, Belgjiken dhe angling kun e londer takohet me hercenin nje nga idolet e tit e cilin e qmonte shum si shkrimtar dhe mendimtar. Pas kthimit te tij ne atdhe ai fillon me nje zell te madh punen per krijim e shkolles Jasnja Poliana po me ket emer ai fillon te te botoj nje revizt pedagogjike me artikuj te ndryshem pedagogjik por idet e tij pedagogjike per edukim te lir dhe aktivitetin qe zhvillonte ngjallen dyshime te forta tek autoritetet cariste. Ne korrik te vitit 1862 me urdher te Petersburgut dhe ne munges te tij u bo nje kontroll I imte prej dy ditesh ne Jasnja poliana nga organet qeveritare . Leo tolstoi u zemrua nga ky veprim I qeveris dhe I shkruan leter Aleksandrit te II-te duke kerkuar denimin e fajtorve. Me 1862 Leo martohet me te bijen e nje mjeku me Sofia Andrenjeva Bers , jeta e lumtur familjare ne vitet e par ate marteses ia qetson shpirtin dhe fillon perseri te merret me passionin e ti : Krijimin letrar. Me 1863 Mbaron novelen “Kozaket” qe e kishte filluar shum koh me par dhe p one ket vit boton novelen tjeter me titull “Polikushka” . Duke qen ne nje gjendje te till lulzimi te forcave te tij ai fillon me 1864 punen e madhe dhe te gjat te shkrimit te vepres se madhe Lufta Dhe Paqja qe e perfundon ne vitin 1869. Pas perfundimit te ksaj vepre ai mendon per krijim e nje vepre historike por shpejt ndrron mendimin dhe me 1873 fillon punen per shkrimin e vepres monumentale “Ana Karanina” te cilen e perfundon ne vitin 1877. Pas mbarimit te kti libri ate e kap nje kriz e thell shpirtrore ky ndryshim vrehet edhe ne veprat e tij te shkruara me vone. Me nje forc shum te madhe I vihhet kunder fisnikerise me te gjitha mnyrat ai veqse nuk predikon luften kunder institucioneve , nen influencen e ktyre ideve ai heq dore nga keto shkrime dhe fillon te shkruaj vepra filozofiko-morale. Disa nga ato vepra jan “Zoteria dhe punetori” , “Ringjallja” , “Haxhi Murati” etj. Pas vitit 1909 ne ditarin personal te Tolstoit shihen gjithnje me shpesh shenimet ne te cilat shpreh qellimin per tu larguar nga familja me pretekstin e mosmarrveshjeve me gruan e tij. Me ne fund ne mengjesin e 28 tetorit te vitit 1910 Largohet fshehurazi nga Jasnja Poliana dhe pas disa ditesh ne 7 Nentor 1910 vdes ne ne nje stacion te vogel te Astrapovos . Varrimi I tije behet ne nje pyll afer jasnja polianas , pa lejen e kishes zyrtare. Vdekja e Tolstoit pa dyshim hidhroi jo vetem bashkudhtaret por mbar boten e kulturuar . Deputet social-demokrat te dumes se III-te ne nje telegram derkuar mikut te tij V.Tcertkovit qfaqin pikllimin e punonjesve me kto fjal: “Fraksioni Social-Demokrat I dumes interpret I ndjenjave te proletariatit rus dhe te gjith proletariatit nderkombtar shpreh dhembhen e tij te thell per vdekjen e artistit gjenial , luftetarit te paepur kunder kishes zyrtare , armikut te arbitraritetit dhe te shtypjes qe ka ngritur zerin e tij me foort kunder denimit me vdekje mikut te te persekutuarve.”.

Edhe sa ishte gjallë L.N. Tolstoi, fama e tij doli edhe jashtë kufijnjëve rus, ai i tregoi regjimit carist dhe të gjithë dinastisë së atij regjimi, se si duhet ndertuar jeta. Leo me forcen e tij dridhi fronin e Nikollës së II-te, por Nikolla i II-te kurrë nuk arriti t'ia dridhte fronin mbretëror Leon Nikolajevic Tolstoit; fron moral, te cilin ia dhuruan lexuesit e tij

Vepra e tij e parë ishte përkthimi "Një udhëtim sentimental në Francë dhe Itali". Më 1851 ai shkroi një histori të shkurtër "Historia e të djeshmes"

Vepra


Ana Karenina
Lufta dhe paqja
Haxhi Murati
Lumturia e familjes
Vdekja e Ivan Iliç
Alberti
Tri vdekje
Tri pyetjet
Per sa toke ka nevoj njeriu

Nga Flori Bruqi :Fjodor Mihajlloviç Dostojevski : Idioti



Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Cari Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit.

Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.



****


Analiza e personazheve kryesorë


1. Princi Lev Nikollajevic Mishkin


Heroi, protagonisti, dhe personazhi i “IDIOTIT”, princi Mishkin është një pasardhës i një familje të vjetër fisnikësh, dhe një i afërm i zonjës Epancin. Ai është biond sy blu epileptik rreth të 20-avë, i cili kthehet në Rusi pas 4 vjet qëndrimi në një senstorium të Zvicrës.

Nga paraqitja princi Mishkin dukët si një i huaj dhe vepron si një i jashtëm në shoqërinë Rusë : vishet si një i huaj dhe vepron sikur të ishte i papërgjegjshëm ndaj normave të aristokracisë Rusë. Madje ai është ndryshe nga aristokratët e tjerë Rusë në shumë aspekte.

Në radhe të parë Mishkini nuk ndjek rregullat e shoqërisë dhe nuk ka frikë nga sanksionet të cilat i dukë edhe qesharakë. Në pjësën e parë ai shkon të Nastasia Filipovna megjithëse nuk është ftuar. Ai mendonte së të ftuarit mund të qeshnin më të dhe më pas ta nxirrnin jashtë. Disa personazhe të tjerë siç është Ganja, për të cilin një turpërim i tillë do të ishte i tmerrshëm, për Mishkinin nuk ishte asgjë. Ai nuk e ka për gjë nqs përqeshet, madje kur të tjerët qeshin më të ai bashkohet më ta. Kur Mishkini viziton Epancinet vajzat e quajnë atë gomar ai qesh bashkë më to. Për më tepër mishkini është shumë i hapur dhe i sinqertë. Ai tregon në rrethanat e reja historinë e tij personalë (përfshirë edhe kohen kur ai ishte në sanatorium), më një saktësi të madhe. Ai nuk beson në thashethemesh, por preferon të flasë vetëm për gjëra që atij i interesojnë më tepër. P.sh. kur mishkini viziton Epancinet për herë të parë, ai menjëherë flet për ekzekutimin në publik dhe për Marinë.

Të darka e “fejesës” tek Epancinet ai diskuton për gjëra të mëdha si feja dhe e ardhmja e aristokracisë. Sidoqoftë Mishkini është naiv dhe konsiderohet si budalla nga shoqëria. Ai fiton shoqërinë e tyre vetëm nga pafajësia dhe ndjenjat e sinqerta. Mbase pafajësia e tij është arsyeja për afrimitetin që ka ndaj fëmijëve. Sidoqoftë bota e të rriturve për të është shumë sipërfaqësorë dhe e pakuptimtë. Mishkini nuk ofendohet nga askush sado i tmerrshëm të jetë veprimi që bëhet ndaj tij. Sipas Ganjës, Mishkini nuk e goditi prapa apo e sfidoi atë në një duel-një veprim i zakonshëm për atë kohë. Madje Mishkini i thotë Ganjes ti vijë turp nga vetja dhe largohet. Në përgjigje të gënjeshtrës të Burdovskit që ai është i biri i Pavlishevit, Mishkini jo vetëm që s’inatosët, por ai përsëri kërkon të mbështesë Burdovskun financiarisht. Edhe pasi Keleri shkruajti një artikull gojëlëshuar dhe ofendues për Mishkinin ai përsëri e bën Kelerin nun në martesën e tij. Lebedjevi e gënjen vazhdimisht Mishkinin dhe madje angazhohet për ta çuar në një azil të çmendurish ; kur Mishkini e merr vësh këtë ai thjesht qesh si përgjigje. Agllaja vazhdimisht e tall dhe e ofendon princin, por kjo vetëm sa e mërzit pak atë. Kur Agllaja shpreh ndonjë dëshirë për bashkëpunim Mishkini tregohet shumë i gëzuar. Më pak fjalë princi Mishkin nuk e ka më askënd, madje as më Rrogozhinin që tentoi ta vriste atë. Dukë u nisur mga ky naivitet i princit Mishkin, të gjithë personazhet në novelë e quajnë idiot. Princi Mishkin është mbase i Krishteri i fundit i idealit të Njeriut të poshtëruar që nuk është vetëm për vetë. Ai përpiqet për të ndihmuar këdo që takon dhe gjithmonë ve interesat e të tjerëve mbi ato të tijat. Në fund ai është gati për tu martuar më Nastasia Filipovna vetëm e vetëm për ta shpëtuar atë, megjithëse ai është i dashuruar pas Agllajes. Keqardhja e Mishkinit ndaj të tjerëve nuk njeh kufij. Ai është tepër i mirë në një botë të korruptuar nga paratë, epshi, dhe krenaria individualë. Si përfundim ai pa dashur vetshkaterohet.

2. Nastasia Filipovna Barashkov


C’nderimi i Nastasias nga Tocki bën që ajo të mbytët nga faji dhe të vërë në lëvizje tendencën e saj për vetshkaterim. Ajo është e aftë të sakrifikojë nga jeta e saj vetëm për ti shkaktuar dhimbje ofenduesit të saj. Në fund të pjësës1 Pticini tregon shembullin e një japonezeje që u vetëvra para ofenduesit të saj. Madje pikërisht kjo është psikologjia e Nastasia Filipovnes. Ajo është e aftë të shkatërrojë jetën e saj (dukë i kurme Rrogozhinin) për të treguar që ajo është një grua e paturpshme. Në fund ajo shkon më dëshirë drejt vdekjes sepse e di që atje do të gjëjë Rrogozhinin. Nastasia nuk mund ta fshehë mërinë dhe nëpërkëmbjen që i është bërë. Megjithëse prince Mishkin mundohet ta ndihmojë atë, dukë i ofruar dashuri pakufi, ajo e refuzon ndihmën e tij në fund. Ajo jo vetëm që e mendon vetën të padenjë për dashurinë e tij, por edhe vetën nuk e konsideron si një grua që të tjerët mund ti falin dashuri. Më pak fjalë, Nastasia Filipovna përfaqëson bukurinë dhe talentin që është shkatërruar nga bota e korruptuar.

3. Parfyon Semyonovich Rogozhin

Rogozhini flokëzi dhe syzi përfaqëson gjithë errësirën në botën e novelës e cila bën kontrast më dritën që sjell Princi Mishkin. Dashuria plot pasion e Rogozhinit për Nastasian e çon atë në fiksime plot xhelozi dhe dhunë. Ai e godet Nastasian dhe në fund e godet më thikë për ta vrarë. Rogozhini rrjedh nga një familje tregtarësh, dhe ka në trashëgimi njëpasuri më të çile kërkon të bindë Nastasian dukë i ofruar para. Lidhja e tij më paratë është një shenjë tjetër e degradimit të tij moral. Nqs princi Mishkin është engjëlli rus, Rogozhini është djalli rus. Madje emri i tij mbaron më “rog” që në rusisht do të thotë “bri”. Dostojevski i ve në kontrast këta të dy, për të nxjerrë në pah pasionin e Rogozhinit për të zhvatur, ndaj dhembshurisë së Mishkinit. Megjithëse mëshira e princit është më e madhe së dashuria e konsumuar e Rogozhinit, ai është i paaftë për ta shpëtuar Nastasian nga vdekja.

Temat, Motivet, Simbolet

1. Ideali i njerëzimit

Te “IDIOTI” Dostojevski kërkon të portretizojr njeriun ideal. Princi Mishkin përfaqëson të gjitha cilësitë të cilat Dostojevski mendon së janë më të mirat në qenien njerëzorë. Në radhe të parë ai është i sinqertë ; ndryshe nga njerëzit e tjerete shoqërisë të lartë si Ganja dhe gjenerali Epancin, Mishkini nuk i fsheh ndjenjat e tij të vërteta prapa një lustër të jashtme të një pseudomiqesie më qëllim që të fitojë diçka ose thjesht të dukët. Princi gjithmonë e thotë atë që e mendon, pavarësisht nëse ajo është perfektë apo jo për rregullat e shoqërisë. Princi Mishkin është gjithashtu mjaft i duruar. Ndryshe nga personazhet e tjerë (si p.sh. Ganja që e konsideron vetën dhe karrierën gjërat më të rëndësishme në jetë, apo Nastasia Filipovna, e cila murrët më tepër më cndererimin e saj sesa më lumturinë e Mishkinit dhe të Agllajes, apo Hipoliti që nuk e pranon vdekjen pa bërë disa pohime të paharrueshme) Mishkini nuk mendon farë për vetën. Ndryshe nga personazhet e tjerë që kërkojnë të mbrojnë vetvetën, Mishkini është shumë altruist. Ai është jo vetëm i poshtëruar, por edhe keqardhës ndaj të tjerëve. Këto trajtime perfektë të qenies njerëzorë, dukët sikur ndeshen më vrull më botën e korruptuar.

2. Mospërputhja mes së mirës dhe botës realë

Çfarë ndodh kur njeriu ideal vjen në botën realë ? Sipas pikëpamjes së Dostojevskit, njeriu ideal nuk sjell mirësi, por edhe mirësia e tij përmbysët dhe manipulohet, çka sjell shkatërrimin e vet njeriut ideal dhe idealit që ai përfaqëson. Bota net e cilën hyn Princi Mishkin është ajo e korrupsionit dhe e moralit të kalbur, ku paraja është gjëja më kryesorë. Në këtë botë paraja jo vetëm që e përmirëson qenien njerëzorë (Ganja p.sh. mendon së ajo shëron mediokritetin), por më të mund të marrësh dhe një nuse të bukur (mjaft njerëz ofrojnë para për Nastasia Filipovnen). Askush nuk e shikon princin Mishkin si një burrë të përshtatshëm për Agllajen, ndërsa të gjithë e konsiderojnë Pticinin (një emblemë e mediokritetit që është pasuruar më fajdetë) kandidatin “la plus respectable” (fr : më të respektueshëm) për martesë. Gratë e bukura dhe të zgjuara si Nastasia Filipovna çnderohen dhe vazhdimisht shkatërrohen. Bota e romanit është plot më të dehur (Lebedjevi, gjenerali Ivollgin, Ferdishenkoja, Rrogozhini dhe banda e tij) dhe më mashtruesa (Lebedjevi, Doktorenkoja, Kelleri, Ferdishenkoja dhe të tjerë). Praktikisht gjithë të tjerët si Ivollgini dhe Pticini janë njerëz të zakonshëm. Shoqëria e lartë është plot më cikërrima sipërfaqësorë (si p.sh. gjenerali Epancin) i cili sillet si servilë që të fitojë një post të lartë. Megjithëse Mishkini është superior në botën ku ai hyn, ndikimi i tij në këtë botë është pothuajse zëro (një përzierje e vlerave pozitive më ato negative). Megjithëse Mishkini mundohet ti ndihmojë njerëzit përreth tij, ai e shkatërron shumicën e tyre si p.sh. gjeneralin Ivollgin Nastasia Filipovnen, apo Agllajen. Dështimi I keqardhjes së Mishkinit për të shpëtuar at atë cilët ai i do më tepër, e çon atë në marrëzi.

3. Bukuria

Bukuria del në forma të ndryshme në novelë. Të gjithë mrekullohen pas bukurisë së Nastasia Filipovnes. Agllaja shquhet për bukurinë e saj. Vajzat Epancin e quajnë bukurinë fuqi. Mishkini vërën së bukuria është enigma. Gjatë festës të fejesës të Epancinet prince thekson së së bukuria gjendët të çdo krijesë e zotit. I gjithë romani është një lloj bukurie e cila shfaqët në shpirtin e princit dhe në dashurinë që ai u fal të tjerëve. Madje, kjo bukuri është një enigmë sepse është një ndjenjë dhe si e tillë është e pamundur për tu përkufizuar. Jo pa qëllim, në fund të romanit e gjithë bukuria, përfshirë Nastasian Agllajen dhe Mishkinin shkatërrohet.

4. Paraja

Paraja është një nga tundimet më të mëdha të njeriut ; në botën e korruptuar të romanit të gjithë përveç princit dhe Nastasia Filipovnes jepen pas lakmisë. Ganja është i gatshëm të bëjë gjithçka për pasionin e tij të parave, edhe të martohet më dikë që ai e përbuz dhe që familja e tij nuk e pranon. Gjenerali Ivollgin dëshiron para për të pirë dhe për të shkuar të e dashura e tij, zonja Terentjev. Lebedjevi ve dorën në zjarr vetëm e vetëm për të marrë 100.000 rubla nga Nastasia Filipovna. Asnjë njëri nuk e përfill Mishkinin të Nastasia Filipovna deri në momentin që ai flet për trashëgiminë tij dhe pas kësaj ai rrethohet nga pretendues që dëshirojnë pasurinë e tij. Ata e pëlqejnë Burdovskin dhe bandën e tij vetëm e vetëm që të marrin ndonjë lek nga prince. Në shoqërinë e gjithë romanit paraja jo vetëm sjell fat (psh të Pticini) por i sjell edhe një nuse. Oferta për Nastasia Filipovnen varion nga 75.000 rubla të 100.000 rubla. Paraja është një simbol i qartë i përkeqësimit të vlerave njerëzorë.

Lista e personazheve të tjerë

Agllaja Ivanovna Epancin

Është një vajzë e bukur 20-vjeçare dhe bija më e vogël e gjeneralit Epançin dhe Lizaveta Prokofjevnes. Ajo është kryelartë dhe si fëmijë në kapricot e saj, por është edhe romantikë dhe idealistë. Ajo bie në dashuri më princin Mishkin, por është e paftë të pranojë dashurinë e tij plot keqardhje për Nastasia Filipovnen. Agllaja përfundon më një kont polak i cili më pas e braktisë atë.

Gavril Ardaljonovic Ivollgin

Është një burrë i ri 28-vjëcar, i hollë, biond dhe i pashëm. Ai është mendjemadh dhe ambicioz. Megjithëse mishërim i mediokritetit, ai lufton për origjinalitet. Ai është i dashuruar më Agllajen, por do të martohet më Nastasian (të cilën ai e përbuz) vetëm për 75.000 rublat.

Ivan Fjodorovic Epanchin

Është prej 5-6 vitesh një gjeneral. Ai është i pasur dhe i respektuar nga gjithë shoqëria e Shën-Peterburgut. Në fillim të romanit atë e djeg epshi për Nastasia Filipovnen.

Lizaveta Prokofjevna

Është një e afërm e largët e princit Mishkin dhe gruaja e gjeneralit Epancin. Në kokëfortësinë dhe net e qenit e çuditshëm, Lizaveta është shumë e ngjashme më me Agllajen. Ankthi më i madh i saj në jetë është të gjeje burra të mirë për tre vajzat e saja.

Aleksandra Ivanovna Epancin

Është vajza e madhe e gjeneralit Epancin. Ajo është 25-vjëc dhe e pamartuar. Megjithëse prindërit e saj janë shumë të shqetësuar për martesën e saj, ajo ndihet e qetë. E shkolluar mjaft mirë ajo ka një talent të veçantë për muzikën.

Adelajda Ivanovna Epancina

Vajza e maeme e gjeneralit e Epancin, që është 23-vjët dhe që ashtu si motra e saj e madhe, është e kulturuar dhe e talentuar në pikturë. Ajo është e fejuar më princin Sh.

Hipolit Terentjev

Një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga tuberkulozi i mushkërive. Ai është i ndërgjegjshëm që po shkon drejt vdekjes dhe ndihet i përjashtuar nga natyra. Ai do të pohojë vetën dukë përkrahur mendimet e tij mbi jetën dhe moralin në “Testamentin” e tij dhe më pas bën një përpjekje të pasuksesshme për tu vetëvrare. Ai është i dashuruar më Agllajen, është shok i Koljes dhe i biri i zonjës Terentjev (e dashura e gjeneralit Ivollgin)

Athanas Ivanovic Tocki

Një aristokrat i pasur rreth të 50-avë, që mundohet të rregullojë martesën mes Nastasia Filipovnes dhe Ganjes për ta lëshuar nga duart e tij. Shumë kohë më parë Nastasia ka qënë e dashura e tij.

Eugjen Pavllovic Radomski

Një shoqërues elegant i Agllaja Epancines. Radomski tërhiqet nga ushtria përpara së të hyjë në rrjedhën e romanit. Si një njëri i arsyes ai e viziton shpesh princin Mishkin në sanatoriumin në Zvicër në fund të romanit.

Princi Sh

I fejuari i pashëm dhe inteligjent i Adelajda Epancines, qemë pas bëhet burri i saj. Prince Sh është punëtor, i ditur dhe shumë i pasur.

Lebedjevi

Një batakçi, gënjeshtar dhe së fundmi një burrë i ve në një familje të madhe. Në fillim të romanit, Lebedjevi është pjesë e bandës së Rrogozhinit. Ai i jep më qira një shtëpi verimi në Pavlosk princit Mishkin.

Ivan Pëtrovic Pticin

Një burrë i zakonshëm poshtë të tridhjëtave që arrin të vërë një pasuri të madhe dukë qënë një fajdëxhi. Ai është shoqëruësi dhe më pas burri I Varja Ivollginës.

Ardaljon Ivollgin

Babai I Ganjes dhe një ish-gjeneral. Ai I ka humbur shokët e tij në shoqërinë e lartpër shkak të pijes dhe gënjeshtrës.

Nina Aleksandrovna Ivollgin

Gruaja e gjeneralit Ivollgin. Një grua e denjë rreth të 50-avë, nëna e Varjas, Ganjas dhe Kolja Ivollginit. Megjithëse burri i saj gënjen dhe ka një të dashur, ajo ka mëshirë për të dhe madje e ndihmon Hipolitin.

Ernest Hemingway : Plaku dhe deti



Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, edhe kur e di se do ta kapërcejë të zakonshmen, se po shkel përtej saj, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar. Më mirë të kthehesh i mundur pasi e ke provuar ndeshjen, pasi e ke treguar se e ke guximin ta bësh, sesa të dështosh pa e bërë provën.

Plaku i detit na tregon se e arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrënë. Kjo nuk ishte një sprovë për të sjellë diçka për të ngrënë, por për të sjellë një provë të guximit dhe të krenarisë. Është një ngjarje në kufirin e së pamundurës, nga e cila peshkatari është kthyer fitimtar.

Në këtë kuptim, rrëfimi kishte forcë tërheqëse për një shkrimtar, si Kadareja, i cili jo një herë në veprën e vet shkon te kufiri i së pamundurës, madje te vetë kufiri midis jetës e vdekjes. Konstandini u ngrit nga varri për ta kapërcyer kufirin, se atij i pëlqenin idetë e reja, kapej me pasion, duke i çuar nganjëherë gjer në skaj. Për Stresin, Konstandini dhe Doruntina qenë përpjekur të thyenin ligjet që i mbajnë të mbërthyera qeniet e gjalla, qenë përpjekur të thyenin ligjet e vdekjes, të arrinin të pamundurën.

Plaku i Heminguejit shkon tepër larg që të tregojë se çfarë është i zoti të bëjë njeriu dhe çfarë mund të durojë. Në filozofinë e tij, njeriun mund ta asgjësosh, por jo ta mposhtësh. Njerëzit e zakonshëm nuk e vënë re që edhe në bisedën e tyre të përditshme bëjnë përkthim. Kur dikush pyet: Çfarë do të thuash ti me këtë? Ç’kuptim ka kjo? Ku ma hedh fjalën? Nuk po të marr vesh.

Ai kërkon t’i përkthehet ajo që sapo ka dëgjuar. Përveç përkthimit të jashtëm nga një gjuhë në një tjetër, ka edhe një përkthim të brendshëm, përbrenda po asaj gjuhe. Ismail Kadareja është mjeshtër i këtij përkthimi të brendshëm në veprën e vet. Jo vetëm në rastet kur drejpërdrejt shënon po në atë vend ese dhe trajtesë, proces dhe zhdrivillim, por edhe duke e shndërruar këtë në përftesë letrare.

Te “Ura me tri harqe” janë vënë pranë fjalët e katër gjuhëve: “Sonte është tamam aksham. Nuk është as mbrëmje, as soir, e aq më pak vjeçer, por është aksham”. Po në këtë vepër, nëpërmjet një stilizimi arkaizues, është ndërtuar togu autonomi me cak, që është në të vërtetë një “përkthim” i togut real, të përdorur nga udhëheqësit sovjetikë pas pushtimit të Çekosllovakisë: sovraniteti i kufizuar, e po kështu ka bërë me togun kompromisi historik duke u kthyer në lëshim i dyanshëm historik.

Madje, edhe sajesat e veta Kadareja i përkthen, siç e gjejmë një rast te po ajo vepër: Nulbytymin, që mund të përkthehej njëfarësoj me fjalën zerokrejti. Duke e ndjekur këtë vijë të menduari, do të bindemi se lidhjet e shkrimtarit me përkthimin janë më të thella sesa duken. Ai bën rregullisht përkthim, shpjegim, interpretim, ndërshkëmbim ose komutim.

Krijimtaria nuk është pasqyrim i realitetit, por një rishpjegim i tij, ajo nuk mund të gjykohet se sa besnike i qëndron historisë, por se sa na zbulon një mesazh artistik aty ku ne shohim e dëgjojmë, por pak kuptojmë; ne kemi nevojë për dragoman që ta rrokim kumtin dhe kjo është një fjalë mjaft e shpeshtë në veprën e Kadaresë. Në këtë kuptim, shkrimtari është kurdoherë për ne edhe një përkthyes, nga ligjërata e zakonshme në gjuhën artistike.

Mbi autorin


Shumëkush mund të thotë se ai nuk ka qenë shkrimtari më i madh amerikan dhe as krijuesi i librit më të mirë amerikan, por Ernest Heminguej është pikërisht shkrimtari amerikan, një plazmim i patjetërsueshëm i talentit letrar dhe pesonalitetit monumental. Ai fitoi zemrat e të gjithë amerikanëve mbarë botës me stilin e tij të rrëfimit dhe e ngjiti atë në nivele të reja në statusin e popkulturës.

Më shumë se shkrimtar, ai është heroi i luftës, korrespondent i luftës, i çatdhesuar, gjuetari i luanëve, peshkatari legjendar, pijetari, figura tragjike, personaliteti imponues. Cytja e tij drejt jetës ishte një shqetësim që kurrë nuk pushoi së qeni, që e lidh atë me njerëzit e zakonshëm, të cilat gjallonin në romanet e tij më të famshme.

“Pothuajse çdo dhjetëvjeçar atë e gjen në një vendqëndrim të ri. Ka një grup krejt të ri miqsh dhe njëfarë numri lajkatarësh”, shprehet Dr. James Nagel, njëri prej studiuesve më të shquar të Heminguejit. Ndonjëherë është e vështirë të mësosh me saktësi ku e ka zanafillën jeta dhe legjenda e Heminguejit.



Që prej lindjes së tij në Oak Park, Ilinois, përgjatë romaneve që morën jetë nga vetë përvojat e tij e deri në vdekje, në moshën 62 vjeçare, jeta e Heminguejit ishte tërësisht e dokumentuar. Ende “s’ka çështje rreth tij që kurrë s’kanë marrë përgjigje dhe me gjasë kjo është arsyeja pse akoma vazhdojmë të flasim për të” thotë Red Griffin për Heminguejin. “Nëse mendja të mbetet e fiksuar pas Heminguejit, kjo gjë e dobëson aftësinë për ta kuptuar atë”, thotë Majkëll Rejnolds, “Ai është një pus i thellë: bie brenda e kurrë nuk del më.”


****


Kuba ka hapur arkivin elektronik, ku perfshihen mijera dokumenta qe i perkisnin shkrimtarit te famshem Ernest Heminguej.

Fituesi i cmimit Nobel ne Letersi, shkroi ne ishullin komunist disa prej kryeveprave te tij. Arkivi elektronik perfshin fotografi, letra dhe doreshkrime, si dhe epilogun e pabotuar te romanit “Per ke bien kembanat”.

Te gjithe dokumentet kane qendruar per dekada te tera ne kantinen e shtepise se tij ne Kube. “Behet fjale per 3194 faqe dokumentash, shume prej te cilave te dixhitalizuara, dhe qe per here te pare mund te shihen nga studentet dhe kerkuesit”, tha Ada Rosa Alfonso Rosales, qe drejton muzeun “Ernest Hemingway” ne Havana.

Kuratoret thane se arkivat ofrojne nje veshtrim te thelle ndaj 20 vjeteve te jetes, qe Heminguej kaloi ne ishull. Arkivi permban edhe mesazhe te koduara, qe shkrimtari i dergonte kur perdorte jahtin e tij per te kerkuar nendeteset gjermane qe vertiteshin prane ishullit.

Kopjet elektronike te dokumentave qe u interesojne, akademiket dhe kerkuesit duhet t’ia kerkojne Keshillit kubanez te Trashegimise. Arkivi pritet te hedhe drite mbi nje pjese te rendesishme te periudhes kubaneze, te panjohur nga biografet e Heminguej.

CD dhe mikrofilma me dokumenta jane derguar gjithashtu ne biblioteken “John F Kennedy” ne Boston dhe do te gjenden edhe ne internet.



Heminguej, Shkrimtari i dy Luftërave.

-Nga Flori Bruqi

http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=1140

Ernest Heminguej (Cicero, Illinois,21 korrik 1899) i cili vrau tragjikisht vetën më 02 .07.1961, Ketchum, Idaho, kujtohet nga të gjitha qarqet nullartistike si një ndër shkrimtarët më në zë amerikanë të shekullit 20 dhe si përfaqësuesi kryesor i Brezit të Humbur. Ai përjetoi thellë tragjedinë e dy luftërave botërore, u gjend disa herë ballë për ballë me vdekjen dhe shkroi një letërsi ku dhunës njerëzore i kundërvihet dashuria, ndërsa kotësisë dhe zhgënjimit të jetës, përpjekja për të qëndruar me çdo çmim dhe me çdo kusht. Heminguej, i lindur në Oak Park Ilinois, më 21 korrik të vitit 1899, u rrit në një mjedis mbytës provincial, nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës, por edhe me burrërinë dhe vetëmohimin, që do të mbushin faqet e tregimeve dhe romaneve të tij të mëvonshme. Atë që mundi të shkruante, duke bashkuar llojin e gazetarisë me atë të letërsisë artistike, e mblodhi në vëllimin e parë "Në kohën tonë" dhe në vëllimin e dytë "Burra pa gra". Por në mbarë botën Heminguej u bë i njohur me romanin "Lamtumirë, armë", ku trajton një histori dashurie, që përfundon tragjikisht në një botë ku sundon ligji i luftës dhe ku njeriu vret njeriun. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Heminguej udhëtoi dhe mori pjesë në veprime luftarake si korrespondent. Në tregimet e kësaj kohe tingëllon e fuqishme ideja antifashiste kundër luftës. Heminguej u bë i famshëm me botimin e novelës "Plaku dhe deti" për të cilën u nderua me çmimin “Nobel”. Si për të vazhduar traditën familjare, Ernest Heminguej vrau veten, duke pasur frikë nga sëmundja, e cila e mundonte prej kohësh.

Ernest Hemingway (sqt. Ernest Heminguej) ishte një shkrimtar amerikan me renome. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Heminguej në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në ShBA.

I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë. Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.

Ky shkrimtar kolosal amerikan është lauruar me shpërblime prestigjioze letrare, madje në vitin 1954 ky shkrimtar merr çmimin Pulitzer. Bëri vetëvrasje.

Në gjuhën shqipe janë përkthyer një varg romanesh, e vëllimesh me prozë tregimtare të këtij shkrimtari. Vlen të përmenden shqipërimet kolosale të Ismail Kadarese, Vedat Kokonës.

Vepra te Heminguejit ne shqip

* Plaku dhe deti
* Dëborërat e Kilimanxharos
* Për kë bien këmbanat
* Të kesh e të mos kesh

Plaku dhe Deti (origjinal: The Old Man and the Sea) është një nga romanët më të shitur (bestseller) të mbarë letërsisë amerikane, shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest Hemingway. Tek kritikët letrarë ekziston mëdyshja në është roman apo novelë, por sidoqoftë "Plaku dhe deti" është margaritari më i ndritshëm amerikan që pushtoi mbarë botën. Që në fillim nga vete titulli kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme: plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, kjo fuqi e pambarueshme. Personazhi kult Santiago është plazmim i vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot pusi e pabesi. Santiago përçapet me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar. Kjo vepër është grishje e njëmendtë për rrugën e qarte të racës njerëzore: trazimi i përpjekjes për përvijimin e jetës në kushte sado të rënda.

Eshte nje lufte e pabarabarte ndermjet njeriut dhe natyres por qe gjithsesi i lejon njeriut te mase forcat e veta.Njeriu plaket ndersa natyra mbetet po e njejte, deti mbetet po i pamase dhe i pabese. Ne qender te vepres"Plaku dhe Deti" eshte plaku Santiago, nje peshkatar i zoti. Ka edhe disa personazhe te tjere por ato vetem sa skicohen ne veper sa per sfond. Dy miq-armiq te vjeter luftojne perballe njeri tjetrit, lufte qe jep edhe mesazhin e larte filozofik se njeriu nuk eshte krijuar per te pesuar humbje, te asgjesosh njeriun nuk do te thote qe e ke mposhtur ate. Duke krijuar personazhe te tille si plaku Santiago, E. Heminguej larteson figuren e njeriut qe tregohet dinjitoz perballe deshtimeve dhe sfidave ne jete. Eshte shkruar nga Heminguej me nje stil te drejtperdrejte,disi te ngjeshur dhe E. Heminguej ka perdorur parimin "ajsberg" dmth. flet pak por nenkupton shume. Personazhet parapelqejne me shume heshtjen, mbylljen ne vetvete cka e ben edhe me interesante e tronditese leximin e vepres. Ne pamje te pare ata duken te ftohte, indiferente por ne fakt cilesite e tyre qendrojne ne nentekstet e frazes. Vihet re edhe dialogimi me vetveten qe perben nje vecori tjeter te personazheve te ketij romani. Edhe nqs. personazhet ndiejne frike, gezim etj. Ato nuk jepen por nenkuptohen nga situatat e krijuara. Kjo mban gjalle emocionin gjate leximit te noveles.

F. Scott Fitzgerald : Getsbi i Madh




Në vitin 1922, Francis Scott Fitzgerald bëri të ditur vendimin e tij për të shkruar “diçka të re, diçka të jashtëzakonshme, të bukur dhe të thjeshtë, por njëherësh të ngatërruar në formë.” Kjo gjë e jashtëzakonshme, e bukur, me formë të ndërlikuar dhe mbi të gjitha e thjeshtë u bë më pas Getsbi i Madh, ndoshta puna më e mirë e Fitzgeraldit dhe sigurisht libri me të cilin u bë i njohur.

Si një portret i Epokës Xhaz, me gjithë dekadencën dhe teprimet e saj, Getsbi bëri për vete shpirtin e brezit të autorit dhe zuri një vend të përhershëm në mitologjinë amerikane. Milioneri i sajuar dhe i vetshpikur Xhej Getsbi mishëron disa nga tiparet më karakteristike të Fitzgeraldit dhe vendit të tij: paranë, ambicien, lakminë dhe premtimin për fillimin e ri. “Getsbi besonte në dritën e gjelbër, në të ardhmen që hapet vit pas viti para syve tanë e na rrëshqet nga duart. Por nuk ka rëndësi. Nesër do të vrapojmë më shpejt, do t’i shtrijmë krahët më larg…”

Dhe një mëngjes të bukur ngjitja e Getsbit drejt lavdisë dhe rënia e tij bëhen një lloj përralle paralajmëruese rreth Ëndrrës Amerikane. Është gjithashtu një histori dashurie dhe fatesh ky rrëfim i pasionit donkishotesk të Getsbit për Dejzi Bukananin. Çifti takohet pesë vjet para se të fillojë romani, kur Dejzi ishte një bukuroshe e hijshme nga Louisville dhe Getsbi një oficer i varfër. Ata bien në dashuri, por ndërkohë që Getsbi shërben jashtë shtetit, Dejzi martohet me pasanikun brutal e zemërgur Tom Bukananin. Pas luftës, Getsbi ia kushton veten verbërisht vënies së pasurisë me çdo mjet, si dhe ndjekjes së Dejzit.

Pas bëri miliona, Getsbi blen një rezidencë në Long Island, organizon festa bujare dhe pret që ajo të rishfaqet. Kur më në fund ajo vjen, ngjarjet shpalosen me gjithë tragjedinë e pashmangshme të një drame greke, kurse fqinji cinik Nik Karrauej shërben si një lloj kori për gjithçka ndodh. Komploti, i thurur me elegancë dhe i shkruar në prozë të kristaltë, e bën librin “Getsbi i Madh” po aq të përkryer sa edhe lloji më i mirë i poemës.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...