2020-01-05

Aleks Dhimitër Taq Buda (1911-1993)



Aleks Buda lindi në Elbasan më 7 shtator 1911.Është i biri i Dhimitër Taq Budës. I ati ishte farmacist, delegat i Elbasanit në Kongresin e Manastirit, në atë të Elbasanit dhe deputet në dy legjislatura në Kuvendin Kombëtar. si dhe një ndër financuesit e Shkollës Normale të Elbasanit.

Aleks Buda mësimet e para i nisi kur ishte 7 vjeç në shkollën fillore të qytetit të lindjes.
Pa kryer klasën e dytë i vijoi studimet në Lecce të Italisë. Më 1920 bashkë me dy vëllezërit e tij shkon me studime në Austri.Atje plotësoi filloren dhe kreu më 1929 gjimnazin në Salzburg.
Më tej ndoqi studimet në Universitetin e Vjenës, në Institutin Ballkanistik (1930 - 1935), ku mori mësime nga profesorë të njohur si, Karl Patsch, Reiniger dhe Norbert Jokli.

Gjatë kësaj periudhe u aktivizua në Shoqërinë e studentëve shqiptarë Albania të Vjenës, së bashku me Lasgush Poradecin, Skënder Luarasin, Eqrem Çabejn, Krist Malokin, Qemal Butkën etj., duke qenë edhe bashkëpunëtor i revistës “Dialëria” të kësaj shoqërie.

Në vitin 1938 u kthye në Shqipëri, ku së pari punoi si arsimtar në Gjimnazin e Tiranës (që nga shtatori 1939), ndërsa më 1940 transferohet në Liceun e Korçës.

Në fund të viti 1941 shkoi në Itali në Universitetin e Padovës pranë profesorit të njohur Karlo Taljavini për t'u kualifikuar në fushën e gjuhësisë së përgjithshme ballkanike dhe të shqipes, por pas një viti kthehet në atdhe, për shkak të luftës.

U lidh me lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe më 1944 zgjidhet nënkryetar i Këshillit ANÇl të qarkut të Elbasanit.

Menjëherë pas Çlirimit të vendit punoi si drejtor i Bibliotekës Kombëtare (1945-1946), por shpejt (1946) u bë një nga organizatorët e Institutit të Shkencave, ku punoi si përgjegjës i seksionit të historisë, sociologjisë dhe ekonomisë.

Aty ndihmoi në krijimin e sektorëve të arkeologjisë dhe të historisë së lashtë, të historisë së Mesjetës dhe të artit mesjetar, të historisë së kohës së re, të etnografisë etj.

Së bashku me kolegët e sektorit të tij, bënë të mundur publikimin e studimeve e arritjeve në fushën e arkeologjisë e të etnografisë, që u ekspozuan në Muzeun arkeologjik-etnografik të përuruar më 1947.
Fitoi përvojë si pedagog i historisë që në fillimet e Institutit pedagogjik dyvjeçar (1946); më 1955 u bë një nga organizatorët dhe studiuesit më me 45 përvojë të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, i sapokrijuar.

Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Aleks Buda do të ishte një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në këtë Universitet.

Viti 1972 qe një vit i veçantë për jetën shkencore në Shqipëri, njëherazi edhe për Aleks Budën:

U themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në mbledhjen e parë të asamblesë (1973), të çelur nga akademiku Eqrem Çabej, Aleks Buda zgjidhet kryetar i Akademisë, detyrë që e mbajti deri në fund të jetës, pasi u rizgjodh dy herë.

Aleks Buda vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, në Tiranë më 7 korrik 1993.

Vepra Veprimtaria kryesore e tij ishte studimi i historisë, veçanërisht në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare.

Ai është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të “Historisë së Shqipërisë vëllimi I” dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të Historisë së Shqipërisë, sidomos për atë të “Skënderbeut”, për etnogjenezën e popullit shqiptar, si dhe autor i shumë shkrimeve publicistike.
Aleks Buda ka shkruar edhe hyrjen 18-faqesh të botimit të veprës së Marin Barletit, "Rrethimi i Shkodrës", e cila u përthye nga Henrik Lacaj dhe u botua në Tiranë në vitin 1962.

Aleks Buda është bashkautorë i Vëllimit të dytë të librit "Historia e Shqipërisë", e botuar në vitin 1965.

Në hartimin e “Fjalorit enciklopedik shqiptar” (1985), e para vepër enciklopedike shqiptare, ku si kryeredaktor i këtij libri dha një ndihmesë të çmuar në konceptimin dhe udhëheqjen shkencore.
Ka marrë një varg me tituj dhe dekorata: Mësues i Popullit. “Çmimin e Republikës të shkallës së parë”, “Urdhrin e Lirisë” të kl. I, etj., ndërsa Presidenti i Republikës së Austrisë e ka dekoruar atë me “Medaljen e madhe të artë” (1990), medalja më e lartë që jep Austria për shtetasit e huaj. Këshilli i qarkut të Elbasanit e ka nderuar pas vdekjes (2002) me titullin “Qytetar Nderi”.

AHMET MALOKU



Prof. Dr. Ahmet Maloku, PH.D është i lindur në Lisockë, Komuna e Kamenicës.

Shkollimin fillorë dhe të mesëm e ka përfunduar në Gjilan me sukses shembullor, për të cilën disa herë është shpërblyer.

Fakultetin e shkencave të kriminalistikes i ka përfunduar me notë mesatare 9.89, në Fakultetin e Kriminalistikës, drejtimi: Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, të Universitetit të Sarajevës, në katedrën e kriminalistikes, ku fitoi titullin kriminalist i diplomuar.

Fakultetin Juridik (me notë mesatare prej 9.50) dhe studimet master (me notë mesatare prej 9.00), i përfundoi në Fakultetin Juridik të kolegjit “AAB- RIINVEST” të Prishtinës.

Për suksesin e treguar gjatë studimeve ishte bursist si studenti më i mirë i gjeneratës së tij.

Prof. Dr. Ahmet Maloku në studimet pasuniversitare ka përfunduar dy doktorata: Doktoratën e parë e ka përfunduar në Universitetin e Travnikut - Bosnje dhe Hercegovine, në Fakultetin Juridik, të katedrës penale, me temë: “Bashkëpunimi ndërkombëtar për luftimin e krimit të organizuar transnacional” me Mentor - Prof. Dr. Nedžad Korajlić, ku mori titullin, doktor i shkencave juridike në fushën penale. Kurse doktoraturën e dytë e ka përfunduar në Universitetin publik e Sarajevës - Bosnje dhe Hercegovine, në Fakultetin e kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, ne katedrën e Kriminologjisë, me teme “Dezorganizimi social dhe karakteristikat e kriminalitetit në rajonin e Gjilanit (Kosovë) në periudhën 2010-2014”, me Mentor: Prof. Dr. Alisabri Šabani dhe ka marrë titullin doktor i kriminologjisë, që njëherit bëhet doktori i parë i kriminologjisë në Kosovë, e në trojet shqipfolëse.

Me 13 nëntor 2018 prof.dr. Ahmet Maloku ka përfunduar specializimin dhe është certifikuar nga Ohio Northern University - SHBA, ne pedagogji ligjore. Më shumë se dhjetë vite është profesor në institucione të ndryshme të arsimit universitar në Kosovë, si dhe jashtë Kosovës; Ka punuar profesor në fakultetit juridik në Kolegjin “Gjilani” në Gjilan nga viti 2012, ndërsa dekan i këtij fakultetit ka qene nga 1 tetori i vitit 2013 deri me 30 shtator 2018.

Po ashtu është profesor universitar në studimet posdiplomike në nivelin master dhe doktorate në Universitetin e Travnikut, në fakultetin juridik në Bosnjë Hercegovine.

Kurse nga 1 tetori i vitit 2017 është zgjedhur profesor në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, dega në Presheve.

Gjithashtu, nga 1 tetori i vitit 2018 (e tutje), është profesor në kolegjin “ILIRIA”- Prishtinë, ku e mbanë edhe pozitën e Rektorit në kolegjin “ILIRIA”- Prishtinë.

Është anëtar i rregullt i disa asociacioneve shkencore ndërkombëtare.

Shkroi dhe botoi  disa libra: "Sociologjia "2019." Friga nga kriminaliteti",2019."Patologjia sociale",2019."Fjalor terminologjik i viktimologjisë",2019. si dhe  mbi 30 publikime shkencore dhe profesionale :

”Marrëdhënia ndërmjet veprës penale dhe dezorganizimit social”,2016; “Nasilje nad ženama u porodici u regionu Gnjilane” 2015;“Fear of Voilence and Criminality in the Region of Gjilan, Kosovo”. Punimi 2015, “Bashkëpunimi Ndërkombëtar Policor në luftimin e krimit të organizuar” 2015;“Kodi i të burgosurve” , 2015;“Të arriturat dhe sfidat e shteteve te ballkanit ne rruget e integrimit evropian”. 2015.;“Karakteristikat e organizatave kriminale transnacionale”,2016
“Alcoholism as a pathological social problem in the region of the municipality Gjilan-Kosovo
2015 .Etj.




Abdullah Konushevci (1958-2013)


Abdullah Konushevci lindi më 1 maj 1958 në Prishtinë.Njihet si njëri nder shkrimtarët më të shquar shqiptar.Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në "Universitetin e Zagrebit" .Punoi në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në gazetën “Rilindja”. Pas mbylljes së “Rilindjes” (1990), kishte mbetur pa punë.Ka botuar me qindra artikuj dhe recensione për letërsinë e shkruar dhe gojore, pra kryesisht është marrë me studime të çështjes së gjuhësisë dhe onomastikës, si dhe ka përgatitur për shtyp një numër të madh veprash e revistash letrare.
Shumë poezi të tij janë përkthyer në anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht.

Ishte laureat i shumë çmimeve kombëtare për letërsinë, ishte dhe autor i disa teksteve shkollore për letërsi. Konushevci si njohës i mirë i gjuhës angleze, gjatë jetës së tij është marrë edhe me përkthime, ku ka përkthyer disa prej autorëve të letërsisë botërore, si: Hemingëay, Tagore, Ludo Hupperts etj.
Për veprat e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Kujtim Rrahmani, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Abdyl Kadolli,Flori Bruqi, Merxhan Avdyli, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi, Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci etj.Vdiq në Prishtinë me 30 nentor 2013.

Abdullah Konushevci, ishte dhe do të mbetet ndër profilet më të kultivuara intelektuale albanologjike, një nga penat më të mprehta, i cili me erudicion dhe saktësi ka lënë gjurmë të përjetshme në letërsinë shqipe.

Vdekja e hershme e Abdullahut, është humbje e madhe e familjes dhe miqve të tij, është humbje e një talenti, intelektuali dhe dijetari të përmasave kombëtare.

Konushevci ishte një krijues i ndershëm,me atë ndershmëri që mirrej me letërsinë po aq ndershmëri kishte me miqësinë.Konushevci ishte punëtor i pa epur,ishte në kulmin e dijes letrare i cili do të arrinte shumë,shumë,sikur nga jeta të mos e ndante vdekja në kohën më të mirë,kur ne dhe letërsia pritnim shumë nga ai.Jeta është një shpresë,një luftë për të arritur diçka madhore,megjithatë jeta tretet si hije,pa ia ditur kohën as vendin.Madje vdekja sikur i ngatërron kohët,godet rend e pa rend,godet njerëz në kurorën e rinisë,kur ishin të pregaditur për hove dhe vlugje suksesesh.Kështu u godit Konushevci,një intelektual i shquar i letrave shqipe,i cili kishte shumë ëndrra,por sëmundja e rëndë dhe e pashëruar ia preu ëndrrat për gjysmë.Vdekja e Konushevcit është një humbje e madhe për shoqërinë dhe letërsinë tonë kombëtare.

Vdekje nuk do të thotë të zhdukesh. Vdekja domethënë përfundim i lidhjeve që ka shpirti me trupin. Domethënë ndarja e shpirtit nga trupi. Vdekja, është kalimi i njeriut nga një gjëndje në një gjëndje tjetër. Është sikur të shpërngulesh nga një shtëpi në tjetrën,po Konushevci nuk ishte i pregaditur të shpërngulej,ai ishte mobilizuar në punë,në suksese dhe synonte majat e sukseseve.Ishte sëmundja e tij ajo që ia mori hovin dhe padashje e shpërnguli në botën tjetër.Megjithatë ka dy lloj vdekjesh:Vdekje e tërë,e cila i zë njerëzit të pa moral,pa vepër,të cilët sapo të jenë shpërngulur nga kjo botë,harrohen dhe më nuk kujtohet asgjë nga emri dhe vepra e tyre.Konushevci i takon anës tjetër të shpërnguljes nga kjo botë-pavdekshmërisë.Ai la emër e vepër,la pasuri në letërsinë kombëtare,u nda vetëm fizikisht me ne,po emri dhe veprat e tij do të jetojnë e kujtohen nëpër breza.

Veprat letrare të Abdullah Konushevcit:

1. Pasqyrë dhe diell (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1979), 2. Rënia e mollës (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1981), 3. Pad jabuke (serbisht, "Jedinstvo", Prishtinë 1982), 4.Qerrja e diellit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1983), 5.Loja e strucit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1987), 16 Leksikon Enciklopedik 4. Qerrja e diellit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1983), 5.Loja e strucit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1987), 6.Të qenët të mosqenë (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1990), 7. Pikat AD (poezi, "Papyrus", Prishtinë,2002), 8. Dashni dhe vdekje (poezi. "Nositi", Prishtinë, 2011), 9.Lutje dashurie (poezi, "Nositi", Prishtinë, 2012),10. Gjuha shqipe XI (libër shkollor, "Dukagjini", 2004, 2009) 11. Demaçi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinë, 2008) 12. Për poezinë (kritikë letrare, "Nositi", Prishtinë, 2008) 13. At Gjergj Fishta 1871-1940 (monografi, përgatiti për shtyp Abdullah Konushevci, NOSITI, Prishtinë, 2011) 14. Romani 'Gjarpinjtë e gjakut' i Adem Demaçit (artikuj të zgjedhur letrarë nga Abdullah Konushevci, kritikë letrare), NOSITI, (2011) 15. Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1988); 16. Ernest Hemingëay: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, Prishtinë, 1989); 17. Ikona e lotëve (film dokumentar” (prodhim i vitit 2006), përkthyer nga shqipja në anglisht 18. Ludo Hupperts: Koncerti dhe tregime të tjera, (botoi Shtëpia botuese "Nositi", Prishtinë, 2008). 
19. Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983), 20. M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990), 21. Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989) dhe 22. Milan Shufflay: Histori e shqiptarëve të Veriut ("Nositi", 2009) Etj.

Arben Puto (1924-2016).

Arben Puto


Arben Puto ka lindur në Gjirokastër në vitin 1924. Mësimet e para i ndoqi  në Liceun Kombëtar (francez) në Korçë (1935-1939) dhe pas mbylljes së tij vijoi në liceun klasik “Châteaubriant” në Romë.
Mori pjesë në Luftën ANÇ, fillimisht në Gjirokastër pastaj në Tiranë.

Pas çlirimit përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin “Qemal Stafa” të Tiranës (1946) dhe kreu studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Moskës (1951), në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike.


Punoi në sektorin juridik të Ministrisë së Punëve të Jashtme (1951–1957).


Pedagog në Fakultetin e Drejtësisë të UT (1957–1990), ku ka dhënë lëndën e së drejtës ndërkombëtare.


Ka marrë pjesë aktive në proceset demokratike pas vitit 1990, duke kryesuar Komitetin Shqiptar të Helsinkit që nga krijimi (1990) dhe me ndërprerje deri në vitin 2000. Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.


 U nda nga jeta në Tiranë më 11 nëntor 2016.
 Është autor i një numri veprash në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe historisë së diplomacisë.Ndër veprat kryesore të tij janë: 

1.“E drejta ndërkombëtare publike”, vëllimi 1, 2 (1964, me ribotime); 


2.“Karta e Kombeve të Bashkuara; Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare” (1993);


3. “Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë”, 186 f., (2003);


 4.“Historia e Shqipërisë” (botuar në frëngjisht 1974, anglisht 1981); 


5.“Historia e Shqipërisë” (vëll. III, 1983 dhe IV, 1984);


 6.“Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912–1914” (1978);


7.“Demokracia e rrethuar” (1990); 


8.“Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”, vëll. I, 1867–1912 (1984);


9.“Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së 

 vëll. II, 1912–1918 (1987); 

10.“Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së 

vëll. III, 1919–1926 (2001);

 11.“Nëpër analet e diplomacisë angleze”, 203 f. (1976, botim i ripunuar, 2001); 


12.“Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926”, 392 f. (2003); 


13.“Shqipëria Politike 1912-1939” (2009); 


14.“Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878 - 1912”, (2010); 


15.“Demokracia e rrethuar”, (2010);


 16.“Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë” (2011);


17. “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha: (1912-1914)”, 584 f., (2012);


18. “Shkurorëzimi i Mbretit Zog në mërgim” (2012); 


19.Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, kujtime: (1990-2000)”, (2015).Etj.


Flori Bruqi

2019-12-31

Agjencioni "Floripress"nga Prishtina : Gëzuar Vitin e Ri 2020!




Rezultate imazhesh për urimet per 2020

Gjelin e detit e hëngrëm, bakllavanë e provuam, u mblodhëm me familjën, miqtë dhe njerëzit më të dashur për të festuar atë që presim të na sjellë Viti i Ri 2020-të.

Në të vëtetë askush nuk e di se çfarë ka rezervuar ky vit i ri për ne, por redaksia e Agjencionit "Floripress"nga Prishtina , ju uron të gjithë shqiptarëve Gëzuar Vitin e ri 2020, qoftë sa më i mbarë dhe i paqtë për të gjithë ju.

Ky vit sjelltë për të gjithë ju mbarësi, lumturi, shëndet, dashuri, para dhe momente të bukura pranë njerëzve që doni më shumë.

Ne do të vazhdojmë edhe gjatë këtij viti të sjellim për ju raportime cilësore, dhe ju urojmë sa më shumë suksese e rrugëtim së bashku.

Gëzuar Vitin e Ri 2020!

Flori Bruqi

Editor dhe Kryeredktor përgjegjës

Flori Bruqi : Babain e Nënë Terezës e vranë pabesisht pushtuesit serb: Sot tre vjetori i shenjtërimit të saj

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Bota kujton sot shenjtoren shqiptare. “Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” është thënia epike e Nënë Terezës, e cila sot mbush tre vjet nga shenjtërimi, grua kjo bujare shqiptare që u përkul para njerëzve të varfër pa dallim race, etnie dhe ҫfarëdo dallimi tjetër, për t’ju ndihmuar me aq sa kishte mundësi, por duke e bërë të pamundurën duke e angazhuar tërë qenien e saj humane që t’u mundëspjë ndihmën e duhur.

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, kur në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj.

Gonxhe Bojaxhiu, e cila në të gjithë botën njihet me emrin Nënë Tereza, u lind në Shkup më 1910, nga prindër shqiptarë.

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Që në moshën 12 vjeçe kishte dëshirë të bëhej misionare “për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit”.


 Në moshën 18 vjeçe hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, pas dëshpërimit të thellë për vrasjen e babait të saj nga pushtuesit serb që sapo kishin pushtuar tokat shqiptare, përfshi Shkupin ku jetonte deri atëherë e lumtur Gonxhe Bojaxhiu me familjen e saj.

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Babai i Gonxhes si një njeri me kulturë të thellë dhe me autoritet në popull kishte shkuar në Beograd me një grup të shquar të banorëve lokalë për të kërkuar nga autoritetet serbe tashmë të instaluar si pushtues që t’i lejonin të jetonin të qetë në vatrat e tyre autoktone. 



Por babai i Gonxhes nuk u kthye i gjallë nga ai udhëtim gjë që e dëshpëroi rëndë vajzën e re shqiptare e cila ishte tejet e lidhur me babain e saj. Ky akt thuhet të jetë determinues që ajo të marrë rrugëtimin e saj që do ta bënte të pavdekshme.



Për një kohë të gjatë ajo iu përkushtua njerëzve të varfër dhe të pambrojtur, ndërsa në vitin 1950, në Kalkuta të Indisë, themeloi urdhrin e saj te murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë. 

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Krahas kësaj, misioni i saj punonte në ndihmë të strehimit të fëmijëve të braktisur në gjithë botën, kurimit të leprozëve, në ndihmë të viktimave të Sidës dhe kishte hapur një qendër për ta në Shtetet e Bashkuara.
Rezultate imazhesh për familja e nene terezes
Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Ajo prehet në selinë e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta.


Në përkujtim të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës, edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar një foto të saj me presidentin Ronald Reagan, në 21 qershor 1985, që e kanë cilësuar si “Foto e ditës e Ambasadës amerikane në Tiranë”.

“Foto e Ditës | 21 qershor, 1985. E shoqëruar nga Zonja Reagan, Nënë Tereza i shpreh mirënjohjen presidentit Ronald Reagan gjatë ceremonisë ku ajo u dekorua me Medaljen e Lirisë .

Analisti dhe eksperti amerikan për çështjet gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Evropës Lindore dhe të Ballkanit, Janusz Bugajski mendon se Kosova duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme gjatë procesit të dialogimit, ndryshe ajo do të mund të mashtrohet.


I pyetur nëse ekziston ndonjë dokument ku përmendet ndarja, copëzimi i Kosovës apo shkëmbimi i territoreve me Serbinë, Bugajski theksoi se nuk është në dijeni se ndonjë dokument i tillë ekziston.

“Shpresoj se tani kur dialogu të intensifikohet do të dimë më shumë për këtë proces. Sidoqoftë, procesi i negociatave duhet të jetë maksimalisht transparent, kurse qytetarët e Kosovës duhet të jenë më këmbëngulës për këtë transparencë”.

I pyetur se a ofrohen garanci se Kosova mund të fitojë ulëse në OKB nëse arrihet një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, dhe nëse për zbatimin e marrëveshjes së tillë ofrojnë garanci SHBA-ja dhe BE-ja, Bugajski u shpreh skeptik.

“Nuk e di si mund të ndodhë kjo. E dimë se aty është Rusia dhe Kina”, tha Bugajski.

Ai shtoi se SHBA -të duhet të përfshihet më shumë në proceset për dhe rreth Kosovës, por këtë mund ta bëjë atëherë kur marrëveshja është afër.

Bugajski sqaroi se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin për objektivin primar në raport me Prishtinën, atë se Kosova duhet të jetë shtet stabil.

“Ky është objektiv i SHBA-së. Ajo çka ka ndryshuar është vetëm strategjia për të arritur stabilitetin afatgjatë”, vuri në dukje Janusz Bugajski.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë një zgjidhje afatgjate për Kosovën.

“Kosova duhet të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë, por ajo duhet të jetë e vëmendshme sepse çdo tentim për ndarje të territorit apo ndryshimit të kufijve në Ballka, do të mund të përdoret nga Rusia për interesa të saj, e jo për interesat e rajonit”, ka thënë mes tjerash Bugajski.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...