2022-01-12

Gazeta e njohur greke paralajmëron lëvizjen e bujshme të Sali Berishës


Gazeta e njohur greke paralajmëron lëvizjen e bujshme të Sali

Gazeta e njohur greke “Protothema” paralajmëron formimin e një partie të re nga Sali Berisha.Kjo media i ka kushtuar një shkrim të gjatë zhvillimeve më të fundit politike në vend, teksa është ndalur tek përplasja ne PD mes Bashës dhe Berishës, gjë që sipas tij bën që Rama të shpallet “mbret”

Gazeta greke shkruan se Berisha u përjashtua nga partia që krijoi vetë 23 vite më parë, ndërkohë që e cilëson ish-kryeministrin si politikan që SHBA-të dhe BE-ja e kanë kategorizuar në listën e të korruptuarve.“Vlerësohet se deputetët dhe Berisha do të formojnë një parti tjetër pasi Lulzim Basha i ‘preu kokën’ ish-kryeministrit. Pritet që partia e re që do të formohet në qendrën e djathtë do të jetë më shumë në opozitë me Partinë Demokratike se sa vetë socialistët e kryeministrit Rama, i cili tashmë e ka forcuar ndjeshëm monarkinë e tij”, shkruan gazeta greke.

A do ketë persona të shpallur non-grata? Ja paralajmërimi i Escobar


A do ketë persona të shpallur non-grata? Ja paralajmërimi i

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për mundësinë e shpalljes non-grata të politikanëve të tjerë shqiptarë nga Departamenti i Shtetit.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se nuk preferon të flasë për sanksione të tilla, teksa shton se kjo nuk është mënyra se si SHBA angazhohet në Shqipëri.

Por pavarësisht kësaj, Escobar thotë se do të ketë përcaktime të tjera në rajon.Ndër të tjera, duke iu referuar situatës brenda Partisë Demokratike, Escobar shprehet se ka marrëdhënie të mira me kryedemokratin Lulzim Basha.

Pyetje: Në çdo vend opozita është jetike për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë. Dhe ka nga ata që thonë se me atë që po ndodh tani me Partinë Demokratike, nuk po i kushtohet vëmendje mbikqyrjes së qeverisë dhe kryeministrit në Shqipëri, se si po e bëjnë ata punën e tyre. A është kjo shqetësuese për ju?Gabriel Escobar: Unë besoj se çdo vend evropian, ashtu si edhe vendi ynë duhet të ketë një opozitë të shëndetshme. Besoj se Partia Demokratike aktuale e ofron një gjë të tillë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Basha. Kështu që do të thoja se ajo që po ndodh në rrugë nuk reflekton në të vërtetë atë që është tani Partia Demokratike. Kështu që shpresoj që votuesit të kuptojnë, që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje.

Pyetje: Dhe a do të ketë përcaktime të personave të tjerë?Gabriel Escobar: E kam thënë se nuk më pëlqen të flas për sanksionet në përgjithësi, për shumë arsye, por kryesisht për faktin se nuk është kjo mënyra se si angazhohen Shtetet e Bashkuara në rajon, veçanërisht me Shqipërinë. Kemi aq shumë rrugë pozitive angazhimi dhe do të vazhdojmë t’i përdorim ato. Megjithatë, do të ketë përcaktime të tjera në rajon.

Festivali i RTSH, Josif Papagjoni: Po poshtërohet muzika dhe poezia shqiptare, nuk duhet lejuar një bastardim i tillë


Festivali i RTSH, Josif Papagjoni: Po poshtërohet muzika dhe poezia

Festivali i Këngës në RTSH përfundoi edicionin e 60 në dhjetorin, që lamë pas. Në konkurrim ishin 20 këngë dhe fituese u shpall “Sekret” kënduar nga Ronela Hajati. Edhe këtë vit festivali po vijon me reagime të autorëve të muzikës, këngëtarëve, studiuesve të artit e më gjerë. Kënga fituese ka ngjallur diskutime të shumta, por studiuesi e kritiku i teatrit, kinematografisë e letërsisë profesor Josif Papagjoni pasi ka lexuar tekstin e “Sekret” kënduar nga Hajati shprehet se po i bëhet një poshtërim poezisë shqipe. “Kaq shumë diskutim ka ngjall kënga fituese e Festivalit të Këngës...E lexova dje, e rilexova sot. Tmerr!...Ç'është kjo neveri?! Ç'është ky poshtërim, që i bëhet poezisë shqipe! Ç'është kjo katundari kështu!”, thotë kritiku i artit profesor Josif Papagjoni. Tekstet e këngëve dhe muzika në festival kanë vite, që kanë sjell diskutime. Herë pas here kritikat kanë qenë dhe ndaj atyre, që kanë bërë përzgjedhjen e këngëve konkurruese në Festivalin e Këngës në RTSH apo dhe jurive ndër vite. Kritika për jurinë ka dhe profesor Josif Papagjoni, që i ka shkruar dhe në statusin e tij në Facebook. Kritiku dhe studiuesi Papagjoni shprehet se edhe sikur muzika të ishte mrekulli, ajo paçavure nuk duhet të fitonte në Festivalin e Këngës në RTSH. “Një shuplakë sikur ndjej fytyrës, në fakt u duhet flakëritur atyre që i kanë dhënë çmimin e parë. Edhe sikur muzika të ishte një mrekulli, vetëm nga kjo paçavure vargjesh ajo s'duhej të fitonte kurrgjë veçse një kritikë të rreptë”, vijon më tej kritiku i artit profesor Josif Papagjoni.Një diskutim të rreptë

Autorë të ndryshëm janë shprehur se një varfëri në tekstet e këngëve u pa këtë vit në festival, ku komentet kanë qenë të shumta dhe në rrjetet sociale për tekstin e këngës fituese “Sekret”. Edhe për profesor Josif Papagjonin duhet të ketë një diskutim të rreptë, dhe nuk mund të përdhoset shqipja dhe poezia shqipe. “Unë i bëj thirrje, së paku poetëve dhe mjeshtërve të fjalës që u dhemb në shpirt kjo fjalë, të mos lejojnë një bastardim të tillë! Le të çelet një diskutim i rreptë! S'mund të përdhoset shqipja dhe poezia në këtë farë feje. Do të më thonë se askush nuk i pyet poetët. Them se s'është kështu! Së paku, zëri i tyre do t'ua prishë gjumin disa njerëzve që quhen juri”, shprehet studiuesi Papagjoni. Me këngën “Sekret” Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, që do zhvillohet në Torino të Italisë këtë vit. Festivali në dhjetorin e vitit që lamë pas u zhvillua në datat 27, 28 dhe 29 në Pallatin e Kongreseve. Por festivali u shoqërua me kritika jo vetëm për këngën fituese “Sekret”, por dhe për atë se çfarë përcolli në këtë jubile. Autorë të ndryshëm të këngës janë shprehur, që këtij edicioni i munguan në garë emra të njohur të muzikës, por dhe pak këngë në konkurrim. Festivali i parë i Këngës u mbajt më 21, 22, 23 dhe 26 dhjetor të vitit 1962 dhe kishte 20 këngë konkurruese.

Festivali i Këngës, Aleksandër Peçi: Pse heshtin komisioni

Festivali i Këngës në RTSH shënoi 60-vjetorin e tij, por kompozitori i njohur Aleksandër Peçi shprehet pse hesht juria dhe komisioni për atë që ishte në netët e tij. Edicioni i 60 u zhvillua tre net me radhë në 27, 28 dhe 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve, por kompozitori Aleksandër Peçi “Mjeshtër i Madh” shprehet me kritika ndaj organizatorëve. Kompozitori Peçi thotë se nuk u panë këngët e piramidës së vlerave të muzikës sonë. “Pse vetëm juria?Po komisioni. Një turrë me klithma banale."Kompozitoren" e vjetshme dhe këtë të sivjetshmen ti ftojnë për të kënduar, por kategorikisht jo për të kompozuar. Çudia është pse hesht komisioni e juria?Ata të komisionit e jurisë janë me profil të ulët kompozicional. 60- vjetor dhe s’pashë këngët e piramidës së vlerave të muzikës shqiptare të panteonit të saj”, shprehet Peçi. Me këngën “Sekret” Ronela Hajati u shpall fituese dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, që do zhvillohet në Torino të Italisë këtë vit. Në reagimin e tij në Facebook kompozitori ashtu si dhe të tjerë autorë që kanë shkruar në rrjetet sociale, shprehet se kënga jonë është ujë kristali, por u soll Lana në tryezë. Sipas Peçit duhet një komision me profesionistë të këngës. “Kush e ka fajin? Po sigurisht dr. artistik dhe 400 milionë e më shumë lekë i hedhin në Lanë, dhe ujin e qelbur të Lanës e çojnë në “Eurosong” Torino. Lana në vargje, Lana në klithma tinguj. A ka një mekanizëm ti ndalojë? Po një superkomision me profesionistë, personalitete që përfaqësojnë shtetin, qeverinë, Ministrinë e Kulturës. Po jo nga ata që ka zyrtarë Ministria e Kulturës, se s’ka asnjë personalitet. Kënga jonë ka ujë kristali. Na sollën Lanën në tryezën e Vitit të Ri dhe hajde gëlltite”, shprehet kompozitori Aleksandër Peçi.Për të rritur profesionalizmin

Reagimi i kompozitorit të njohur Aleksandër Peçi për festivalin e 60 është në vijim dhe të artistëve të tjerë që janë shprehur këto ditë, sipas të cilëve munguan edhe autorët e rëndësishëm të muzikës. Kompozitori Peçi shprehet më tej se duhet dhe analiza e këngës në festival. “Doni ju drejtues të RTSH të ngrini në një standart të lartë profesionalizmin, dinjitetin, shqiptarizmin, universalitetin, origjinalitetin e këngëve të festivalit, shtoni bashkë me muzikën, poezinë, orkestracionin dhe analizën e këngës nga autori të të gjithë elementëve përbërës të saj me shkrim dhe në video. 99 për qind e atyre, që marrin pjesë s’dinë ta bëjnë. Kjo e ndan Lanën nga Valbona. Merrni Zhuliana Jorganxhi, që çdo tekst të kalojë me firmën e saj, merrni Shpëtim Saraçin e dikë tjetër, që çdo këngë e orkestruar e analizë të kalojë me firmën e tij”, shprehet Peçi në Facebook. Një tjetër problem sipas kompozitorit Aleksandër Peçi është dhe honorari, që duhet për këngët. “Vini honorar të majmë për kompozitorët se 18 këngë nga 1milion, 18 milionë shkojnë. Po në 500 milionë lekë totali? Pra 3.5 për qind sot ju shkon te kompozitorët, orkestracion, tekst, këngëtar. Po 96.5 për qind çfarë bëhet? Ja pse është degraduar në 30 vjet kënga”, shprehet ai. Prof. Aleksandër Peçi (Mjeshtër i Madh) është kompozitor shumë i njohur dhe një nga figurat më të rëndësishme të muzikës klasike shqiptare bashkëkohore.  

Filmi “The Spark”, ç’ka ka ndodhur në Shqipëri në 10 vitet e fundit në kinemanë amerikane


Filmi “The Spark”, ç’ka ka ndodhur në

"The Spark" (Shkëndija) një film nga Erand Sojli dhe Aldo Toda, që sjell në ekran një temë të guximshme dhe plot kurajo. Një film për heroin, për njeriun idealist, për shoqërinë globale materialiste e larg vlerave, për të mirën dhe të keqen, për shpresën tek drejtësia. Në posterin e “The Spark” shkruhet: “Historia e një heroi të heshtur që sakrifikoi gjithçka për të vënë drejtësi në vendin e tij”. Këtu nis rrëfimi. “The Spark” (Shkëndija) tingëllon njësoj si S.P.A.K. (Struktura e posaçme antikorrupsion), e cila u promovua si një shkëndijë shprese për drejtësinë shqiptare të nëpërkëmbur dhe të prerë në besë nga të zgjedhurit e popullit, politikanët. Filmi tregon ç’ka ka ndodhur në Shqipërinë e10 viteve të e fundit, përcjellë me stil të veçantë, sa që i ngjan dokumentarit: Histori babalesh, koncensionesh, pengjesh, që drejtohen nga politikanë të cilët edhe pse nuk i shohim në film, e ndiejmë se ata janë aty gjatë gjithë kohës. Histori paralele të thëna në një gjuhë mjeshtërore nëpërmjet detajeve që trondisin. Të thëna thjesht, falë një skenari të arrirë, që sidoqoftë mbetet një fiction i autorëve. "The Spark” filmi i parë indipendent shqiptaro-amerikan hap dyert e kinemasë në Salem, Massachusetts në datat 11, 12, 13 janar 2022, jo vetëm për artdashësit shqiptarë të filmit, por edhe për audiencën amerikane. Milena Selimi e quan një lajm të bukur këtë fillim viti për kinematografinë shqiptare. Ajo shprehet se një ide e veçantë si të gjitha idetë e Erand Sojlit, i cili bën bashkë aktorët shqiptarë të Shteteve të Bashkuara dhe aktorë amerikanë. “Përveç idesë artistike ka meritën e “zgjimit” të aktorëve shqiptarë të diasporës në USA. Me emrat si Astrit Çerma, Jul Nenshati, aktorë që lanë gjurmë në kinematografinë shqiptare para viteve '90 bashkohen edhe më të rinjtë e pas viteve '90, Rina Narazani Sojli, aktore e veçantë e teatrit shqiptar, plot 20 role te suksesshme në karrierë, Erjeta Cufaj, Ervis Dhima, etj dhe aktorët e mirënjohur amerikanë Jason Reulet, Paskuale de Gregorio”, shprehet ajo. Kompozitor i filmit është Kostika Çerma, ndërsa janë angazhuar në këtë film edhe aktorët jo profesionistë në role dytësore, qëmtuar me kujdes nga Sojli si: Keti Jani, Adelajda Bena, Holger Ademi, Greta Sojli, etj.

Filmi “Internimi”, aktori Klodian Hoxha: Ngjarjet zhvillohen në vitet ’80-të, kush e ka jetuar atë kohë do të gjejë veten

 

 NGA JULIA VRAPI


Filmi “Internimi”, aktori Klodian Hoxha: Ngjarjet zhvillohen në

“Internimi” vjen për publikun premierë këto ditë të muajit janar. Jeta e tre gjeneratave të një familjeje shqiptare gjatë regjimit komunist, shkatërrohet, kur një mik i familjes, i sapo riatdhesuar nga Amerika, arrestohet për spiunazh. Nga 20 janari filmi me skenar dhe regji nga Kast Hasa do të shfaqet në kinema për publikun. Me një kast aktorësh të njohur por dhe të rinj, një film i zhanrit dramë-romancë nga regjisori Kast Hasa. Protagonist në filmin me ngjarje në vitet ’80 në vendin tonë, aktori Klodian Hoxha thotë se kush e ka jetuar atë kohë e gjen veten te “Internimi”. “Ngjarjet zhvillohen në vendin tonë vitet ’80, dhe kush e ka jetuar atë kohë do të gjejë veten. “Internimi” është një film i zhanrit dramë- romancë, por për më tepër duhet parë sepse ne nuk duam ti zbulojmë të gjitha”, thotë aktori Hoxha. Nga 20 janari filmin “Internimi” e gjejmë në kinema Cineplexx dhe Millennium në Tiranë. Në film aktori Klodian Hoxha luan Tomorrin dhe sipas tij është nga rolet e dashur në aktivitetin me kinemanë. “Unë luaj rolin e Tomorrit inspektorit të zonës dhe që është roli im më i dashur, sepse në krijimin e tij kam pasur një ndihmesë shumë të madhe nga babai im. Ai më ndihmoi se si ta mishëroja atë rol, duke më folur për kohën, sepse ngjarjet ishin në një vit të cilin nuk e kemi jetuar dhe normalisht ka qenë i vështirë për ne ta perceptonim, plus edhe profesionit duke që se edhe im atë ka qene ushtarak. Këtu ne kemi pasur një të përbashkët me rolin, dhe kjo ka qenë një ndihmë shumë e madhe për mua, prandaj këtë rol ia dedikoj atij dhe është nga më të dashurit për mua”, shprehet mes të tjerave aktori Klodian Hoxha, i cili është i njohur për publikun me role të ndryshme jo vetëm në ekranin e kinemasë, por dhe në skenat teatrore.

Ngjarjet në film dhe aktorët

Në role protagoniste në filmin “Internimi” janë aktorët Klodian Hoxha, Krist Baçi dhe Enxhi Cuku, rolet e tjera në film interpretohen nga Kristaq Pilo, Jorida Meta, Gramoz Gashi, Arjeton Osmani, Ioana Sinani, etj. Filmi është xhiruar në Divjakë, Lushnjë dhe Ferras. Me skenar dhe regji nga Kast Hasa në filmin “Internimi” është Shqipëria gjatë sundimit komunist. Familja Kulla përpiqet të mbijetojë, ndërsa janë të internuar nga regjimi komunist. Për (Arturin) djalin e familjes, situata vështirësohet më tepër, pasi vendbanimi i tij i ri, është pranë shtëpisë së të dashurës së tij (Frida), e cila është e detyruar të fejohet me operativin. Familja vazhdon të jetojë vuajtjet e persekutimit ndërkohë, siç zbulohet më vonë, i sapo riatdhesuari (Nik Nuri) në përpjekje për të ndihmuar familjen, e komplikon situatën më tutje. Një produksion i CineKast, ky është film debutues i regjisorit Kast Hasa. Vlerësuar me çmimin “Filmi më i mirë i huaj” në Arizona International Film Festival, USA dhe “Regjia më e mirë” në Riverside International Film Festival, USA. Ky film debutues i regjisorit Kast Hasa është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Autonomia institucionale, themelimi i ASH dhe çështje të tjera në mbledhjen e akademikëve


Autonomia institucionale, themelimi i ASH dhe çështje të tjera

Krijimi i një komiteti për nderimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave apo dhe 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit ishin disa nga çështjet, që u diskutuan në mbledhjen e përbashkët të kryesisë së ASH dhe e kryetarëve të komisioneve. Mbledhja u thirr nga kryetari i akademisë prof. Skënder Gjinushi, i cili në parashtresën e tij, foli për mënyrën si po shfrytëzohet hapësira e re ligjore dhe autonomia institucionale për rritjen e rolit të Akademisë së Shkencave në gjithë sistemin akademik-universitar të vendit. Në këtë kontekst ai theksoi hapin e ri në aspektin organizativ-strukturor, me përgatitjen e procesit të kalimit nga njësitë e përkohshme në qendra kërkimore të përhershme, si ajo e bioteknologjisë dhe e gjeoshkencave. Kongresi i dytë ndërkombëtar i nanoteknologjisë, që do të mbahet edhe këtë vit në Shqipëri; si dhe disa veprimtari të tjera të njësive, u veçuan për rëndësinë e tyre. U bë e ditur se në mbledhjen e afërme të asamblesë do të propozohet krijimi i një komiteti organizues-shkencor për nderimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe një komitet tjetër për përkujtimin dhe vlerësimin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, krahas ngjarjeve të tjera. Kryetari Gjinushi bëri të ditur vlerësimin e lartë të albanologëve të huaj për Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike mbajtur në nëntorin e vjetshëm, duke theksuar faktin që, përkundër disa dyshimeve në fillimet e përgatitjeve, ky kuvend konfirmoi nivelin e barabartë dhe konkurrues të studimeve vendëse me ato të të huajve. Një rast tjetër përballjeje do të jetë Kongresi i 50-të Botëror i Studiuesve të Baladës, që këtë vit do të zhvillohet në Shqipëri, me organizator vendës Akademinë e Shkencave. Gjithashtu u kërkua që komisionet të propozojnë veprimtari të emërtesës së akademisë, të seksioneve dhe të vetë komisioneve, për t'u përfshirë në programin e punës të vitit 2022. Njëherësh u njoftua procedura për zhvillimin e konkursit për "Çmimin e Karrierës".

bROçKULAT DHE INSINUATAT E AVOKATIT KOMUNIST SPARTAK NGJELA.

 


“Saliu është frikacak, e njoh nga afër unë”,

Avokat Spartak Ngjela në një interviste të dhënë në emisionin “Pikat mbi i”, Ngjela u shpreh se me veprimet e bëra të shtunën, Sali Berisha ka kryer vepër penale dhe ndaj tij duhet të ngrihet padi penale. Madje sipas avokatit, policia mund ta arrestonte në flagrancë dhe nuk kishte nevojë për marrjen e autorizimit nga parlamenti.“Ishte një vepër banditeske. Pyetja është përse e do pallatin Saliu, kur ai thotë e kam partinë time. Shtëpinë e bën vet ti. Ka krijuar një organizatë terroriste por nuk ka argumentin juridik. Deri tani nuk ka asnjë argument juridik që është kryetar partie. Pasi banda e tij të marrë godinën do të hyjnë në terror. E mori çfarë ndodh? Do të ndodh organizatë kriminale siç ndodh në vendet e tjera.

Thotë do vazhdoj, pse nuk shpall datë? Se çfarë po bëhet me atë tani nuk e di, por ai ndodhet në dorë të drejtësisë se ka bërë shkeljen. Nuk është më njeri i lirë as i pavarur le ç’vjen vërdallë. Isha në gjykatë më thanë që ishin dhe të arrestuarit aty sot. Ç’rëndësi ka çfarë do bëhet e rëndësishme është që ai është në akuzë penale. Do ja ngrejnë apo jo nuk ja di. Ajo ishte flagrancë, nuk kishin pse shkonin në parlament. Nuk kishte asnjë deputet që i ngritën padi penale.Duhet të kesh numër. A ja morën Bertinotit Partinë Komuniste, ja morën, po kishin shumicën.

Duhet të marrim mend Saliu nuk ka mendje politike, ka mendje dhune. Pyetja ime është ka shkelje ligji apo jo? Ka psikoz dhune Saliu dhe është frikacak, e njoh nga afër unë. Ka një pikëpyetje që ne nuk e dimë. Kush e vonoi gazin lotsjellës? Sa u fut Saliu brenda shpërtheu gazi lotsjellës”, tha Ngjela.(f.b)






Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...