2023-03-14

Kremlini ka frikë se qyteti mund të sulmohet në të ardhmen.

Moska po blindohet me sisteme mbrojtëse kundë sulmeve me raketa, të cilat po vendosen në pikat kyce të kryreqytetit. Ushtria ruse është duke pastruar madje pyjet në Moskë për të instaluar sistemet S-400, duke sinjalizuat kështu se Kremlini ka frikë se qyteti mund të sulmohet në të ardhmen. Por nga ana tjetër banorët dhe ambientalistët shprehen të indinjuar pasi shpjegimi i vetëm që ka marrë nga autoritetet është se sistemet po vendosen ëpr shkak të sigurisë. Të paktën tre vendodhje ku do të instalohen sistemet e mbrojtjes ajrore janë shfaqur në Moskë. Një nga këto tre parcela ndodhet në Akademisë së Ekonomisë Bujqësore të Moskës, Timiriazev . Sipas informacioneve të gazetarëve në Rusia, në këtë zonë janë instaluar sisteme kundërajrore S-400 dhe sisteme radari. https://www.youtube.com/watch?v=J1UfDPC9M-E Rusia vlerëson përpjekjet e disa vendeve për ta sjellë konfliktin ukrainas në një rrugë paqeje, por tani për tani është e pamundur. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.Sipas tij Federata duhet të arrijë objektivat e saj. Kujtojmë se lufta e Rusisë në Ukrainë nisi shkurtin e kaluar, ndërsa është bërë mbi 1 vit nga agresioni. Top chanel

Deklarata bombë e gazetarit: Ambasada amerikane u jep shtetasve të vet listë me lokalet ku s’duhet të hyjnë 13/03/2023 21:26

 

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Top Story” komentoi masakrën e “Don Boskos” të ndodhur një natë më parë me pasojë vdekjen e një gruaje të pafajshme dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve.

Sokol Bregu: Unë e shoh si një histori vetëshkatërrimi i shoqërisë shqiptare. 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve, 90% mos më shumë, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë. Edhe gjyqtarët kanë një listë ku nuk duhej të shkonin në Tiranë. Një pjesë e madhe që nuk iu bindën dhe humbën Vettingun se shkonin pinin kafe duke e ditur se e kishin listën. Kudo ku ulesh rrezikohesh.

Ju thatë që është e varfër, cila banakiere në Shqipëri është e pasur? Sepse kjo është historia e shoqërisë shqiptare, s’kanë ku shkojnë, kriminelët apartamente dhe lokale dinë të krijojnë, dy apartamente t’i japin me qira dhe lokale të rrinë me shokët. Është një vend krimi, para një viti hyri dikush dhe ngatërroi shënjestrën, e kuptoni në çfarë logjike? Se trafikanti që donte të vriste ishte klient i këtij lokali, pjesa më e madhe është pronë e tyre. Në vetëshkatërrimin total gjejmë një mënyrë, që ishte në kërkim pse u lirua, harruam që të bëjmë një protestë. A mendoni se vetëm gjykata e shkatërroi Falkonen? Ishin protestat.

Bregu tha se sistemi i burgjeve ka dështuar në vendin tonë, duke marrë si shembull edhe rastin e vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave nga Dan Hutra.

Bregu: Dan Hutra që e kishte drejtësia në momentin që mori 18 vite, pse nuk ia lëmë burgut, a e rehabilitoi? E solli më tepër monstër, sistemi i burgjeve ka dështuar, ku ishte rehabilituesi, ai nuk ishte penduar kurrë për vrasjen e parë, e marrim që gjyqtari do t’i jepte tre muaj burg më tepër, a do ti kryente vrasjet? Vetëm ne kemi vetëgjyqësi? Kudo ka, ky njeri ka vrarë se kështu mendoi. Seneka ka thënë nëse hakmerresh hap dy varre. Po të ekzistonte Kanuni nuk do vriste gra ai por burra.

Top Channel

ivI Kaso: Do t’i kapin për veshi dhe do t’i fusin në zgjedhje, ata e dinë do turpërohen në 14 maj 2023

 

Opozita e përfaqësuar nga Alibeaj që do të marrë pjesë në zgjedhje do të turpërohet, ka qenë ky komenti i Ivi Kasos në lidhje me pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet lokale. 

Ai u shpreh se është vetë qeveria që ia dha këtë mundësi opozitës në mënyrë që të ketë lehtësi në dominim.

“Ne kemi denoncuar prej kohësh atë që nuk mund të quhet ndonjë plan i fshehtë i kryeministrit por atë që është i pastër si drita e diellit, të diktojë se kush është opozita në vend dhe sigurisht opozitën që vetë ai e ka përcaktuar si të tillë dhe e ka zgjedhur sit ë tillë. Unë nuk jam nga ata që e kërkon fajin tek të tjerët por s’mund të lemë pa thënë gjërat. Kryeministri bën gjëra të pamendueshme në një demokraci normale dhe nuk ka asnjë reagim të kundër përveç opozitës. Kjo është në dritë të diellit dhe s’mund të rrimë pa thënë dhe nga ana tjetër ka shfrytëzuar qoftë vanitetin, qoftë kalkulimet personale të një grup njerëzish që mendojnë se mbajnë peng vulën dhe faktorizohen e do të kenë vend në politikë. Janë të dy anët e medaljes por interesi i kryeministrit sot është të diktojë opozitën e ta marrë ta fusë për veshi në proces zgjedhor. Nuk  sollën deri këtu për të mos i future në zgjedhje. Fraksioni i vulës po bën gjithçka që ka në dorën e tyre sepse ata e dinë se kanë investuar zero e si do të dalin në proces zgjedhor dhe e dinë që do I përkthehet në rezultat katastrofike që është dëm mbi dëm. Kanë detyrime për ata që i kanë sjellë deri këtu, ua dhanë siglën dhe vulën e famshme do i shlyejnë detyrimet ata do të dalin në proces zgjedhor.”

Greqia nuk e njeh ende shtetin dhe pavarësinë e Kosovës. Por ajo i është afruar së tepërmi kësaj njohjeje.

 

Prof.Enver Bytyçi

NGA PROF.ENVER BYTYÇI
Nikos Dendias dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Prishtinë ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Ata shkuan në Gërmi për të drekuar dhe ishin vetëm, pa asnjë shoqërues tjetër nga të dy palët. Kurse pritja nga zonja Osmani ishte krejt protokollare, por me sinjale miqësie dhe mirëkuptimi të dukshëm.Një drekë dhe bisedë e tillë aq miqësore, aq intime, aq diskrete, aq entuziaste nuk ishte parë më parë, përveçse në drekat e darkat që Edi Rama dhe Hashim Thaçia kanë kaluar me Aleksandër Vuçiç, madje shpesh të shoqëruara nga tingujt e mandolinës së Ivica Daçiç.

Nuk ve bast, por ka mundësi që mbrëmjet e kryeministrit Rama me presidentin Vuçiç u bënë edhe nën shoqërinë e eskortave! Ndërsa kjo që ndodhi me Albin Kurtin në pritjen që ai i rezervoi shefit të diplomacisë greke kishte ndodhur me Ibrahim Rugovën gjatë pritjeve që ai u bënte presidentëve dhe kryeministrave të botës perendimore. Ndërkohë duhet thënë se prej kohësh zoti Kurti dhe zonja Osmani dëshmojnë këtë afrimitet me liderët grekë.

Kujtoj këtu samitin e vendeve të Europës Juglindore në Selanik para disa muajsh, në të cilin presidentja e Kosovës ishte së bashku me kryeministrin grek në krah të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Por çfarë paralajmëron një sjellje e tillë e përzemërt e liderëve të Kosovës me Athinën.

Greqia nuk e njeh ende shtetin dhe pavarësinë e Kosovës. Por ajo i është afruar së tepërmi kësaj njohjeje. Gjasat janë se nënshkrimi i marrëveshjes franko-gjermane në Ohër me 18 mars, (nëse ndodh) të shoqërohet në javët ose muajt e ardhëm me njohjen e Kosovës nga ana e Athinës zyrtare.

Greqia ka tashmë në Prishtinë përfaqësinë e saj diplomatike. E respekton Kosovën në të gjitha tryezat ndërkombëtare. Zhvillon një tregti të suksesshme me biznesin kosovar. Ka lidhje e marrëdhënie diplomatike më të afërta se sa shumë shtete, të cilat e kanë njohur Kosovën që kur ajo shpalli pavarësinë. Vizitat e ndërsjellta midis Athinës dhe Prishtinës të personaliteteve politike janë shumë të shpeshta, ndoshta unike në llojin e vet.

Të gjitha këto afrimitete, përfshirë dhe drekën e djeshme në Gërmi të Prishtinës të Dendias dhe zotit Kurti, dëshmojnë se Greqia është afër njohjes së shtetit të Kosovës. Këtë e tregon gjithashtu fakti se Dendias për të disatën herë deklaron se „Greqia do ta mbështesë rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës“!

Nëse ndodh kjo dhe në momentin që mund të ndodhë, njohja greke shoqërohet së paku nga dy njohje të tjera, ajo e Sllovakisë së Lajçak-ut dhe Rumanisë. Qiproja do të vonohet disa muaj, por ajo do t’i bindet vullnetit të Athinës zyrtare. Mbetet vetëm Spanja e Borrellit si vendi më pak i sigurt për njohjen e KosovëNëse zoti Borrell nuk ia del të bindë vendin e tij për ta njohur Kosovën, ai do t’i humbasë të gjitha kredencialet e tij në sytë e diplomacisë europiane. Ndërtimi i një diplomacie dhe politike miqësore me Greqinë ka qenë gjetja më e zgjuar e lidershipit të sotëm të Kosovës. Kjo lloj diplomacie e afrimit me Athinën bën që Kosova dhe institucionet e saj të lexohen shumë pozitivisht në bashkësinë e shteteve perendimore.

Dhe për më tepër çoi në pranimin de facto të shtetësisë së saj. Sepsë kur një vend premton mbështetje në integrimin e Kosovës në BE e NATO, ai shtet njëkohësisht e njeh shtetësinë e saj. Ka njerëz që janë të apasionuar të zhvleftësojnë akte të tilla politike e diplomatike, sidomos kur është fjala për Greqinë, duke rikthyer përplasjet dhe konfliktet historike me shqiptarët. Por kjo nuk i ndihëmon përballjes së Kosovës me Serbinë.

Prandaj dhe marrëdhëniet do të thoja miqësore të kryeministrit, presidentes dhe lidershipit kosovar me Athinën marrin një rëndësi të madhe. Afrimi i politikave dhe qëndrimeve midis të dy vendeve është produkt i diplomacisë dhe politikës që zhvillohet në Prishtinë, por edhe e qëndrimit pranues të Athinës!

Ndoshta këto marrëdhënie të ngushta e miqësore mund të bëhen modeli i një politike dhe diplomacie të tillë edhe me shtetet e tjera mos-njohëse anëtare të Bashkimit Europian. Po ndodhi njohja e këtyre vendeve, atëherë ia vlen ose do t’ia vlejë që Albin Kurti ta hedh firmën në marrëveshjen sipas projektit franko-gjerman. Të shohim!

SHBA duhet ta zëvendësojë emisarin për dialog


Gani Qarri

Është vërtet për tu habitur shumë, se si edhe pas gjithë kërcënimeve, talljeve dhe provokimeve publike të pasardhësit të Millosheviqit dhe presidentit arrogant e cinik aktual serb, Aleksandër Vuçiq, SHBA në vend se të ndryshojë qëndrimin ndaj Serbisë, të vazhdojë të heshtet, jo vetëm nga ambasadori Kristofer Hill, i cili që nga lufta e viteve 1998-99, njihet për qëndrimet e tij të paqarta ndaj çështjes së Kosovës, por edhe ajo e emisarit të lartë amerikan, Gabriel Eskobarit, i cili vërtetë, gjatë gjithë kohës, ishte shumë kritik, madje deri në teprim dhe me ton aspak diplomatik, ndaj kryeministrit  ALBIN KURTI!   Prandaj pas defilimive kërcënuese dhe toneve tejet provokuese të Vuçiqit, habit shumë heshtja e pakuptueshme edhe e vet sekretari Blinken, përderisa asnjëri prej tyre, çuditërisht nuk lëshojë asnjë prononcim, të paktën në formë protokollare, apo edhe në emër të ruajtjes së paqes, ndërmjet të dy vendeve dhe në rajon.

Një heshtje e këtij lloji, të paprecedent, jo vetëm që vret shpresat e ngritura para kohe, për miratimin e propozimit të BE-së, por ngrit edhe dyshime shumë të forta, që pas korruptimit të udhëheqësit të lartë FBI-së, McGonigal, të jetë blerë a korruptuar edhe ndonjëri prej ndërmjetësuesve të BE-së, apo për aq më tmerrshëm, pas promovimit pompoz të ekspozitës së të shoqes së tij Elizabet, nga Ministria e Jashtme e Serbisë, të lindin dyshime për mundësinë e ndonjë “dhënie zemërgjerë” monetare ala-serbe edhe vet të dërguarit “special”, për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Eskobar, emisar në dialogun Kosovë-Serbi.

close
volume_off
Nisur nga kjo, sado që takimi në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuqiq, në Ohër shihet, si takim vendimtar për të sigluar miratimin e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian me nënshkrim të dyanshëm, shfaqjet gjithnjë e më arrogante të presidentit serb Vuçiq, të cilat filluan të orkestrohen, pikërisht vetëm një javë para takimit dhe vijnë si atak i rëndë publik dhe akte të hapura provokatore, kanë për qëllim mos-nënshkrimin e marrëveshjes dhe dështimin e takimit të 18 marsit në Ohër, ani pse marrëveshja e propozuar është diskutuar edhe në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe thuhet se ka përkrahjen e SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian.Andaj duke pasur parasysh faktin se mu në prag të takimit në Ohër, Vuçiq shfaqet në mënyrë demonstrative para një harte me Kosovën, "brenda" kufijve të Serbisë dhe kërcënon publikisht se kinse për asnjë çmim dhe asnjë kusht nuk do të heq dorë nga Kosova, nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje që nënkupton njohjen direkt apo indirekte të pavarësisë së Kosovës, as pranimin e Republikës së Kosovës në OKB, SHBA duhet urgjentisht të ndërrojë qëndrimin ndaj SerbisëDhe për ta vënë gjendjen në binar e arritur marrëveshjen Kosovë -Serbi, duke pasur parasysh se jo vetëm Borell e Lajçak të cilët që nga ardhja në pozitat aktuale, kanë mbajt hapur anën e Serbisë, por së fundi, rritet gjithnjë e më tepër frika se mund të jetë joshur, nëse jo edhe korruptuar direkt, me peshqeshe e shpërblime edhe emisari Eskobar, SHBA duhet urgjentisht ta zëvendësoj z.Eskobar me një të dërguar tjetër special, e pse jo edhe me ambasadorin William Walker apo senatorin Bob Menzis, kur shihet publikisht se në mungesë të presionit nga SHBA dhe BE, Vuçiq nuk është i gatshëm ta nënshkruaj, jo vetëm marrëveshjen përfundimtare por as propozimin e Bashkimit Evropian!

Policia serbe ndalon politikanin opozitar Sanduloviq në Merdar, s’e lejon të hyjë në Serbi

 


Politikani serb Nikola Sanduloviq, ish-kandidati për president të Serbisë, është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Merdar dhe nuk po lejohet të hyjë në territor të Serbisë.

Sanduloviq ka thënë se arsye është një marrëveshje që sot e ka firmosur Partia Republikane e Serbisë me atë të Kosovës, për njohje të ndërsjellë mes tyre.

“Për shkak të ngjarjes së sotme historike, policia serbe me urdhër të Bratislav Gashiqit dhe Aleksandar Vuçiqit më mbajnë në kufirin Serbi – Kosovë në Merdar, duke mos më lejuar të hyj në vendin tim”, ka shkruar Sanduloviq në Twitter.

Sanduloviq më herët kishte bërë thirrje të hetohen marrëdhëniet me ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sanduloviq në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës kishte bërë homazhe në Prekaz dhe ka kërkuar falje për krimet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.




hww.koha.net/arberi/366191/nga-prekazi-kundershtari-i-vuciqit-kerkon-falje-per-krimet-e-serbise/ttps://w

Kosova Shtet Sovran dhe i Pavarur u votua pro 99,87 për qind në Referendumin e mbajtur para 31 viteve( 26 deri në 30 Shtator 1991) deri në ditë e sotme.....






“Kosova filloi Referendumin për Soranitet”, ishte kryetitulli i ballinës së gazetës së përditshme të rezistencës “Bujku” të datës 27 Shtator 1991.

“Republika e Kosovës filloi Referendumin për të nesërmen e vet: Shtet Sovran dhe i Pavarur. Referendumi i parë historik i Kosovës i shprehejes së vullnetit të lirë politik të popullit filloi në kushte e rrethana shumë të rënda që po përjeton Kosova nën pushtetin policor serb, prandaj vota për sovranitet dhe pavarësi është edhe votë e deklarimit demokratik e paqësor për liri e barazi të plotë për çka shqiptarët në Kosovë dhe në Jugosllavi edhe para këtij referendumi janë deklaruar fuqishëm me shumë forma të shprehjes e të manifestimit të vullnetit të lirë”, shkruaja atëherë në 26 Shtator 1991 në kryeartikullin e botuar në numrin e së nesërmes të gazetës “Bujku”.
Legjenda e fotografisë në ballinë ishte: “Deklarim demokratik për ardhmërinë e Kosovës: pamje e Prishtinës”. Aty, po në faqen e parë, në mbititull shkruante: “Udhëzime për mbajtjen e Referendumit”, e në titull theksohej: “Referendumi është legal dhe legjitim”.
Në kryetituj balline gazeta “Bujku” në 28 Shtator 1991 shkruante: “Referendumi për Republikën e Kosovës Shtet Sovran e i Pavarur - Manifestim paqësor e demokratik përballë dhunës”, ndërsa në 29 Shtator 1991 konstatonte: “Masivitet i madh në votime për Republikën e Kosovës Shtet Sovran e i Pavarur - Referendumi në Kosovë në përfundim”.





E në numrin e 1 Tetorit 1991 gazeta “Bujku” në mbititull e kryetitull në ballinë shkruante:
“Pas pesë ditësh votimi masiv në Referendumin për Republikën e Kosovës Shtet Sovran dhe të Pavarur - Referendumi për Kosovën Sovrane u krye me sukses të plotë”. Tituj balline ishin edhe: “Parlamenti i Shqipërisë përkrahu Rezolutën për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur” dhe “Qeveria Amerikane ka kundërshtuar politikën e Serbisë ndaj shqiptarëve”…
“Fillim i së nesërmes” ishte titulli i redaksionalit që kam shkruar para 31 viteve në 2 Korrik 1990, duke qenë me delegatët në ngjarjen historike kur para dyerve të mbyllura të Kuvendit në shtetrrethim e para snajperëve serbë Kosova me Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 shpallte pavarësinë e saj, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
Në editorialin e botuar të nesërmen në ballinën e gazetës tradicionale të vetme shqipe kosovare në atë kohë Rilindja, theksoja se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…”
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 dhe aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumi për Pavarësi i 26 deri 30 Shtator 1991 shënonin kthesën historike drejt së nesërmes - të sotmes së Kosovës së lirë e të pavarur.




“Në Referendum dolën 914.802 veta ose 87,01% e 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote, prej tyre për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur votuan 99,87%. Kundër kishin votuar 164 veta, ndërsa të pavlefshme ishin 933 fletëvotime”, konstatonte Komisioni Qendror për Zbatimin e Referendumit në raportin përfundimtar.
Gjithnjë sipas rezultateve zyrtare përfundimtare të shpallura nga Komisioni, në votim, për shkaqe dhe arsye të ndryshme, nuk dolën 136.555 votues apo veç 12,99% e qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote. Për realizimin e Referendumit pati 1500 vendvotime me 450 njësi votuese.
Referendumi u mbajt në rrethana të një okupimi të egër të regjimit të Beogradit dhe të një shtetrrethimi ushtarako-policor, ndërsa rezultatet e tij ishin mesazhe të fuqishme dhe të qarta të Kosovës për gjithë botën në një kohë të lëvizjes gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
“Është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen”, theksonte Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në intervistën e parë ekskluzive për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë - Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), që e kam zhvilluar para 26 viteve, në 22 Shtator 1994, në 3 vjetorin e Referendumit të deklarimit të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit të Kosovës.
Në intervistë, Presidenti Rugova, i cili vazhdimisht theksonte se “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur” fliste edhe për opcionin e “lidhjeve konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.
Vizionet e parashikimet në lëvizjen e luftën drejt Lirisë e Pavarësisë, për të cilat fliste Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në intervistë para më shumë se çerek shekulli janë realizuar gjatë viteve: “Një mbrojtje për Kosovën…një protektorat ndërkombëtar” erdhi me ndërhyjen shpëtimtare të forcës më të madhe planetare - NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendosjen e administratës së Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin e madh të lirisë 1999. “Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës”, shprehej Presidenti Rugova në intervistë…dhe pavarësia u shpall në 17 Shkurtin historik 2008…
Pas ditëve të zhvillimit të votimeve masive, gazeta “Bujku” njoftonte rezultatet e referendumit.
Me kryetitullin “Mbi 99 për qind të votuesve për Sovranitetin Shtetëror të Kosovës”, me mbititullin “Kumtesë e Komisionit Qendror për Zbatimin e Referendumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” dhe me nëntitullin “Prej më se 1 milion votuesve kanë dalë në votime mbi 870 mijë veta ose rreth 85 për qind e numrit të pëgjithshem të qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja e serbëve dhe e malazezve në referendum ishte simbolike”, gazeta kosovare e rezistencës “Bujku” në numrin e 4 Tetorit 1991, në faqen e parë shkruante:
“Deri më 3.10.1991 Komisionit Qendror të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zbatimin e referendumit për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur i kanë arritur rezultatet e votimeve nga të gjitha komunat e Kosovës, si edhe nga disa shtete të Evropës Perëndimore, nga SHBA-të, Australia e të tjerë. Ende nuk kanë arritur rezultatet e votimeve të qytetarëve të Kosovës që punjnë përkohësisht në disa republika të tjera në Jugosllavi, si edhe nga disa shtete të Evropës Perëndimore, e supozohet se është një numër i madh i votuesve.
Nga përpunimi i rezultateve të votimimeve që kanë arritur mund të konstatohet se në Referendum, prej më tepër se 1 milion votuesve, kanë dalë më shumë se 870.000 votues, ose afër 85 për qind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur janë deklaruar 99,8% të votuesve.
Rezultatet e votimeve dhanë mundësi të konstatohet se në Referendum ka dalë një numër i konsiderueshëm i myslimanëve, turqve, kroatëve, romëve e të tjerë, ndërsa pjesëmarrja e serbëve dhe e malazezve ishte simbolike.
Komisioni Qendror për zbatimin e Referendumit lut të gjitha komisionet, të cilat nuk i kanë dorëzuar ende rezultatet e votimeve, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të kumtohen rezultatet përfundimtare të Referendumit, thuhet në kumtesën e Komisionit Qendror për zbatimin e referendumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Gazeta “Bujku”, që shkruante kështu, ishte “edhe gazetë edhe televizor”, si thoja atëherë gjatë ditëve të referendumit, meqë në terrin informativ, kur ishte i okupuar edhe Televizioni i Prishtinës, për ta “kompensuar” mungesën e televizionit botonim edhe shumë fotografi të mëdha nga votimet e atmosfera. Dhe thuaja e gjithë gazeta ishte referendum, me raporte të gjëra e fotografi të ekipeve të gazetarëve e korrespondentëve nga e gjithë Kosova që punonin ditë e natë e me sakrifica.
Në atë kohë gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë, “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, dilte nga 18 Janari i vitit 1991, e pasonte dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia të gazetës tradicionale, të parë e të vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja
Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë - Agjencinë Telegrafike Shqiptare, duke marrë e botuar informacionet e saj, e kështu u themeluan bashkëpunimet e para të medias Shqipëri-Kosovë.
E pastaj, të parat bashkëpunime të një media të Kosovës me një media të Shqipërisë vijuan edhe me raportimet me lidhje telexi për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, parlamentare e presidenciale, të 24 Majit 1992, ku Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës, e që shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë në Kosovë. Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në katin e pestë të Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë u bë edhe Zyra e korrespondentit në Kosovë të Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, e edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.
Para 27 viteve, në 22 Shtator 1994, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar - të parën të një presidenti kosovar dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, të cilën e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, si edhe vazhdimisht, falenderonte dhe vlerësonte për informimin nga Kosova e për Kosovën.
“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistën ekskluzive në 3 vjetorin e Referendumit për Pavarësi.
Vendimin për mbajtjen e Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur e mori Kuvendi Kosovar në ekzil, në marrëveshje me subjektet politike në Kosovë, në mbledhjen e 22 Shtatorit 1991, mbajtur në Slloveni. Kuvendi i Kosovës kishte dalë në ekzil pasi kishte miratuar Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të 2 Korrikut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990, që u pasuan edhe me zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992.
Në krye të Kuvendit të Kosovës në kohën e vendimeve e ngjarjeve historike drejt lirisë dhe pavarësisë ishte Ilaz Ramajli, i cili në një intervistë ekskluzive që kam zhvilluar në 20 vjetorin e Referendumit, në 29 Shtator 2011, ka vlerësuar se Referendumi u organizua shumë mirë, megjithëse mbahej në rrethana të një okupimi të egër të Serbisë në Kosovë.
“Para Referendumit, edhe Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli.
Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive me të drejtë vetoje të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.
“Mbajtja e referendumit dhe rezultatet e tij jo vetëm që mundësuan ndryshimet kushtetuese me të cilat Kosova u shpall shtet sovran e i pavarur dhe u rrumbullaksua korniza kushtetuese e ligjore lidhur me këtë por ishte edhe një mesazh i fortë dhe shumë i qartë për Serbinë dhe gjithë botën se populli i Kosovës më asnjëherë nuk dëshiron të jetë nën kontrollin e të tjerëve, por është përcaktuar fuqishëm që shteti i tyre, Kosova, të jetë shtet sovran dhe i pavarur”, është shprehur Ramajli.
Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake parlamentare e presidenciale në Kosovë të 24 majit 1992, të clat pasuan referendumin për pavarësinë, nga Presidenti historik Ibrahim Rugova i zgjedhur atëherë Ilaz Ramajli u emërua ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Tiranë.




“Për mua kjo ka qenë një përvojë e re. Detyrën e Përfaqësuesit të zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë e kam pranuar si një privilegj dhe detyrim të marrë me Vendimin e Presidentit të ndjerë Rugova për emërimin tim në këtë pozitë. Konsideroj se Zyra e Republikës së Kosovës në Tiranë ka qenë me një rëndësi të veçantë në rrafshin diplomatik dhe të bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë. Unë kujtoj me kënaqësi kohën sa kam punuar në Shqipëri dhe jam mirënjohës për kontributin e shtetit shqiptar që ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat derisa Kosova është bërë shtet i pavarur e sovran i pranuar ndërkombtarisht. Angazhimi dhe mbështetja e shtetit shqiptar në çështjen e Kosovës ka qenë i pakursyer dhe i plotë”, shprehej Ramajli në intervistë.
Këshilli Koordinues i Partive Politike të Kosovës kishte marrë vendimin politik për organizimin e Referendumit gjithëpopullor dhe për këtë qëllim u emërua Komisioni Qendror. Kryetar i Komisionit Qendror për Organizimin e Referendumit ishte Ramush Tahiri, përfaqësues i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.
“Në këtë Komision kanë qenë të gjithë përfaqësuesit e partive politike të Këshillit Koordinues. LDK në Këshillin Koordinues ka pasë tre përfaqësues, Ibrahim Rugovën si kryetar të Këshillit Koordinues, Fehmi Aganin dhe Ali Aliun. Partia Fshatare është përfaqësuar nga kryetari Hivzi Islami, Partia Socialdemokrate është përfaqësuar nga Shkëlzen Maliqi, Partia Parlamentare është përfaqësuar nga Veton Surroi dhe Partia Shqiptare Demokristiane ku unë kam qenë përfaqësues”, ka deklaruar Tahiri në një intervistë televizive para dy vitesh.




Ndërsa, Rifat Blaku atëherë anëtar i Komisionit Qendror për mbajtjen e Referendumit vlerësonte se, “një barrë të madhe, por edhe meritë të veçantë për punën për mbarëvajtjen e Referendumit e kishin Këshillat lokale komunale për Referendum”.
Blaku, në shkrimin ekskluziv në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja - botim special në 90 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, përkujtonte edhe se, rezultatet përfundimtare të Referendumit janë shpallur nga Kuvendi i Kosovës në 18 Tetor 1991, kur është shpallur edhe Qeveria e Kosovës në ekzil.
Pas Referendumit, në 11 Tetor 1991 është miratuar e nënshkruar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte Ibrahim Rugova. “Njëmbëdhjetë partitë politike shqiptare, anëtare të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, duke shprehur vullnetin politik të popullit shqiptar për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe për gjendjen aktuale në Jugosllavi”, siç theksohej në Deklaratën politike, shpreheshin për këto tre opsione:
“1. Nëse nuk ndryshohen kufijtë e jashtëm e as ata të brendshëm të Jugosllavisë, duhet të ekzistojë Republika e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me të drejtë bashkimi në lidhjen e shteteve sovrane në Jugosllavi. Pjesët e popullit shqiptar që mbesin të jetojnë në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi do të kenë statusin e popullit shtetformues dhe të gjitha të drejtat që dalin nga kjo.
2. Nëse kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet republikave, atëherë kërkesë është Republika Shqiptare në Jugosllavi, e ndërtuar mbi bazën e parimit etnik dhe të parimeve të tjera që vlejnë për serbët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë.
3. Nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë, atëherë populli shqiptar në Jugosllavi, përmes deklarimit të përgjithshëm me plebishit, do të vendosë për bashkimin e territoreve në të cilat jeton Shqipëria dhe kështu do të krijohet shteti integral shqiptar në Ballkan në kufijtë e tij etnikë.”

Tani, pas 31 vitesh nga Referendumi historik për Shtet Sovran dhe të Pavarur, Kosova është e lirë prej mëse 23 vitesh, nga Qershori 1999 i përfundimit të luftës e hyrjes së forës shpëtimtare paqeruajtëse të NATO-s dhe e pavarur prej mëse 14 vitesh nga 17 Shkurti 2008, e njohur deri tani nga 117 shtete të botës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur Shtetin e Kosovës që në orët e para - ditën e parë pas shpalljes së Pavarësise.

GJND: Pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Gjykata Ndërkombëtare e Dretjësisë në Hagë bëri publik mendimin rekomandues për Kosovën ku thuhet se Deklarata e Pavarësisë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

    
Gjykatësi Owada duke dhënë vlerësimin për pavarësinë e Kosovës

Gjykatësi Owada duke dhënë vlerësimin për pavarësinë e Kosovës

"Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare." Ishte kjo përgjigja e Gjykatës Ndërkomëtare të Drejtësisë në Hagë, ndaj kërkesës së Serbisë, që organi më i lartë juridik i Organizatës së Kombëve të Bashkuara të përgjigjet në pyetjen: "A ishte Deklarata e njëanshme për pavarësi e shpallur prej organeve të përkohshme të vetëqeverisjes, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?".

Në emër të 15 gjykatësve të GJND-së, kryetari i saj Hisashi Owada bëri të ditur se gjykatësit kanë marrë parasyshë të gjithë elementet e rëndësishme për këtë proces dhe kanë konstatuar se ky institucion e ka të drejtën që të japë mendimin juridik për çështjen e shtruar.

Në shpjegimin që zgjati rreth një orë e gjysëm, japonezi Owada fillimisht përshkroi rrethanat që kanë sjellë deri tek shpallja e pavarësisë dhe rikujtoi dokumentet që janë nxjerrë lidhur me Kosovën.

Pro pavarësisë votuan shumica e gjykatësve

"GJND konsideron se e drejta e përgjithshme ndërkombëtare, nuk përmban asnjë dispozitë me të cilën ndalohet shpallja e pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi GJND-ja konstaton se pavarësia është shpallur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare", theksoi Owada.

Vendimi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, e shpallur me 17 gusht të vitit 2008, nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, është marrë me një shumicë të bindshme të votave të gjykatësve. 10 gjykatës ishin të këtij mendimi, ndërsa katër ishin kundër.

Owada shpjegoi gjerësisht edhe mendimin e Gjykatës për pohimet e Serbisë dhe mbështetësve të saj, se pavarësia e Kosovës është shpallur në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB.

Rezoluta 1244 nuk e ndalon shpalljen e pavarësisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstaton se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është nxjerrë me qëllim që t'i jepet fund pushtetit të Serbisë në Kosovë. Ajo parashikon administrimin e përkohshëm ndërkombëtar të Kosovës prej UNMIK-ut, i cili kishte për detyrë të ndihmojë krijimin dhe forcimin e institucioneve vendore. Gjykatësit ishin të mendimit se Rezoluta 1244 kishte karakter të përkohshëm dhe se nuk e ndalon zgjidhjen e statusit të Kosovës. Përkundrazi parashikon krijimin e kushteve për një zgjidhje të përhershme.

"GJND-ja konkludon se nuk mund të pranohen argumentet se Rezoluta 1244 parashikon ndalimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës", theksoi Owada. Të këtij mendimi ishin 9 gjykatës të GJND-së ndërsa pesë ishin kundër.

Kryetari i Gjykatës konstatoi po ashtu se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim as me Kornizën Kushtetuese, të miratuar në kohën e UNMIK-ut.

Flori Bruqi


Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...