Është vërtet për tu habitur shumë, se si edhe pas gjithë kërcënimeve, talljeve dhe provokimeve publike të pasardhësit të Millosheviqit dhe presidentit arrogant e cinik aktual serb, Aleksandër Vuçiq, SHBA në vend se të ndryshojë qëndrimin ndaj Serbisë, të vazhdojë të heshtet, jo vetëm nga ambasadori Kristofer Hill, i cili që nga lufta e viteve 1998-99, njihet për qëndrimet e tij të paqarta ndaj çështjes së Kosovës, por edhe ajo e emisarit të lartë amerikan, Gabriel Eskobarit, i cili vërtetë, gjatë gjithë kohës, ishte shumë kritik, madje deri në teprim dhe me ton aspak diplomatik, ndaj kryeministrit ALBIN KURTI! Prandaj pas defilimive kërcënuese dhe toneve tejet provokuese të Vuçiqit, habit shumë heshtja e pakuptueshme edhe e vet sekretari Blinken, përderisa asnjëri prej tyre, çuditërisht nuk lëshojë asnjë prononcim, të paktën në formë protokollare, apo edhe në emër të ruajtjes së paqes, ndërmjet të dy vendeve dhe në rajon.
Një heshtje e këtij lloji, të paprecedent, jo vetëm që vret shpresat e ngritura para kohe, për miratimin e propozimit të BE-së, por ngrit edhe dyshime shumë të forta, që pas korruptimit të udhëheqësit të lartë FBI-së, McGonigal, të jetë blerë a korruptuar edhe ndonjëri prej ndërmjetësuesve të BE-së, apo për aq më tmerrshëm, pas promovimit pompoz të ekspozitës së të shoqes së tij Elizabet, nga Ministria e Jashtme e Serbisë, të lindin dyshime për mundësinë e ndonjë “dhënie zemërgjerë” monetare ala-serbe edhe vet të dërguarit “special”, për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Eskobar, emisar në dialogun Kosovë-Serbi.
No comments:
Post a Comment