Në prag të 18 marsit
2023 në Ohër!
SHKRUAN AKADEMIK PROF.DR.HAKIF BAJRAMI
Vet fakti se për Kosovën u caktuan nga BE dy
përfaqsues, shtetët e të cilëve nuk e njohin Republikën e Kosovës, tregon se
ata do të krijojnë me diplomacinë e tyre një përshtypje PASIGURIE tek çdo investitor që provon të ngritë
kapacitete prodhuese në këtë shtet të shqiptarëve. Lidhur me këtë shtrohet
pyetja para opinonit. Po kush e nxitë pasigurinë si faktor që po veprueka hapur
e nepër terr duke lansuar intriga antishqiptare, në Kosovë. Në rend të parë,
pasigurinë e ngrisin ndërkombëtarët, të cilët në një masë shumë investuan që
Kosova të jetë e pavuar, duke iu bashkuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës me 78 ditë bombardime ndaj RFJ, duke hargjuar afro 81 miliardë dollarë,
por gjithëmonë duke dyshuar në atë investim human dhe të drejtë. Ky fakt, te
shqiptarët nuk harrohet. Prandaj, konsiderohet se është pjesë e gjakut të
derdhur në luftën e drejtë për çlirim nga nazifashizmi dyshekullor serbian.
Në lidhje me këtë, si është e mundur që me një anën shtetet investojnë, e në anën tjetër provojnë të rrënojnë në një vend si Kosova, në qendër të Evropës.
Në këtë nye dalin disa faktor që dëshmojnë se
akterët ndërkombëtarë në këto raste kanë interesa të dyfishta: nga agresori janë
të joshur se duhet besuar rrenave historike të tij. Ndersa nga viktima nuk
kërkojnë asnjë informatë, sepse i kanë lexuar librat e xhelatit dhe aty ndalen,
për të kalkuluar interesat e tyre meskine sikurse që i kalkuluan më 1878 dhe
1913 e 1919. Kjo do të thot se në Kosovë dje dhe rreth Kosovës sot zhvilohet në
politikë e mjegullave që ditën flitet diçka e drejtë, natën veprohet për diçka
që nuk është e drejtë.
Sot bje fjala për çdo ditë dëgjohen kritika se Kosova duhet ta pranojë asociacionin e komunave serbe. Ndërsa, nuk dëgjohet kurrë një kërkesë diplomatike e tyre që t` i dërgohet Beogdait me shkrim ky kercnim: ” E hiqni Kosovën nga preambula e Kushtetutës, sepse është mbeturinë nga koha e nazifashizmit të Millosheviqit-Daçiqit, Sheshelit-Vuçiqit”!. Jo këtë kërkesë nuk e thot askush, madje as Gabriell Eskobar që provon si Sizifi ta nxjerr nazifashizmin serbian nga hymnera, duke kërkuar asociacion për serbët, thue se nuk kanë mësuar asgjë nga Bosnja e dy entiteteve . E nazifashistët serbo-rus nuk duan të ndrrojnë kurs, me asnjë çmim.
E vërteta, Albin Kurti dhe Ekipi i tij nuk po kërkojnë kurrfar privilegji për shtetin e tyre, por po punojnë që ta paraqesin para opinionit ashtu si është, Kosovën shtet të sigurt. Prandaj, përfaqsuesit e Serbisë, duke i nuhatë poziconet e diplomatëve me dinakëri po grryejnë sukurse në rastin kur Rusët hynë të parët në Kosovë, duke e keqinformuar Ivanovi Ollbrajtin se “nuk do të ketë ndrëhyrje ruse”. Edhe tash A. Vuçiq e ka gojën plot paqe dhe qetësi, por në prapavi me Vagnerin përgatitë skena që sipas tyre do përseritën nga viti 1999.
Madje në këtë skenar janë kaq të sigurtë, kaq agresivë në bisedime, dhe në çdo kohë porvojnë të peshojnë në rrenat e tyre se “vetëm Serbia mundet të menagjojë rend dhe siguri në Kosovë”.
Madje, hapur thirren në Rezolutën e KS nga OKB nr. 1244, thua se ajo është pronë e tyre, përmes së cilës paskan të drejtë në çdo gjë, në programim të pasigurisë dhe të përdorimit të ushtrisë.
Skenar “brilant” ky, për rregjimet nazifashiste serbiane, siç është rregjimi Beogradit.
Këtë realitet, pak kush ose askush, nuk e thekson dhe t`
ua përkujton hapur negociatorëve Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
më 2010 për shpalljën e Kosovës shtet të
pavarur, që nuk e rrezikon të drejtën ndërkombëtare.
Por jo, Serbia po provohet të paraqitet se ka
ndryshuar dhe në te po investohet më shumë se në kohën e rrenave të Josip Broz
Titos. E kësaj politike po i rrinë në veprim Beogradi me sugjerime të Kremlinit
se me çdo kusht duhet të dominojë çështja e Kosovës dhe rregjimit të saj si më
e pasigurtë, e që është interes i Spanjës dhe Sllovakisë dhe disa regjimeve që
kanë “Kosova brenda”. Madje sot në BE të
gjithë janë të knaçur se në Serbi kanë investuar miliarda dhe në ati investime
gjallërojnë nja 400 000 punëtorë serban.
Rusia
sot, dihet se është në luftë qe një vit me qëllim që të okupojë territore të
një shteti që është antare e OKB-ës. Ndërsa Rusia në anën tjetër është anëtare e
KS OKB. Këtë faktë të shpërndarjes së pasigurisë në botë, për sovranitet të
kufizuar si ideologji e kohës komunizmit (Leonid Brezhnjevit 1968) askush nuk e
diskuton. E sovranitetin e kufizuar e ka ushtruar, pushtetin kolonial, Serbia
mbi Kosovë e ka ushtruar nga viti 1912 kur e okupoi me krime të papara ndaj
civilëve shqiptarë.
Krimet serbe janë të njohura.
Por, asnjë diplomat kur angazhohet për Çështjen e Kosovës, nuk i lexon: Raportin e Ndre Mjedës për mizoritë serbe; shkrimin e Lav Trockit për dhunimet serbe nepër Kosovë; publikimin e Leo Fraindlingut, Golgota shqiptare, Vijenë 1913.
E këto shkrime nuk janë vetëm të botura në një gjuhë, por në të gjitha gjuhët Evropiane.
Madje 1978-1999 kurrë nuk jemi ndalur dhe ua kemi distribuar ambasadave të tyre me postë, e që ishte një luftë speciale.
Po, po, mos besoni, po lexoni dizertacionet tona ( nga dy së pakut) e që si publikime u përkujdes UDB-ashët që t` i sekusestrojë dhe
t` i djegë në “ilegalitet”, sepse serbianët donin ta ruanin famën e vetqeverisjes sidomos te shtetet e mosinkuadrimit.
Te shtetet e blloqeve ushtrake, çështja shqiptare nuk ka qenë as fluskë sapuni.
Përjashtim
të vetëm në tërë Evropën ka bërë shteti shqiptar, që me fakte ka botuar
realitete të mizorive serbiane në Kosovë dhe jo vetëm, nga viti 1877 e deri më
1999.
Nesër është Konferenca e Ohrit e caktuar më dt. 18 mars 2023.
Një fakt e besoi se Kryeministri Albin Kurti nuk do të kapitulloi siç po ëndrrojnë disa prijës të patrive politike në luftë për pushtet fiktiv në Kosovë.
Ndërsa,ëtniku serb A. Vuçiq do ta ruaj pozitën e “mbretit të kuq në rolin e Putinit të Kremlinit”.
Rrol ky që e kanë lujatur edhe pasardhësit e tij në të kaluarën.
Vetëm më 18 mars s'ka asnjë shansë nuk do ta ketë: është fjala se ky nuk do të mundet me gënjye dhe me i
shitë gënjeshtrat e tij sikurse Nikolla Pashiqi në Londër, sepse kishte kush me ia blerë.
Tash kontrolli i informatave mbatet me peshoja “magnetike” dhe me formula psikologjike.
Mendoi se
formulat e Albin Kurtit do të triumfonë se janë të dlira dhe të njohura në
shekncën e histirisë dhe filozofisë së tijë që quhet diplomaci.
Në Çështjen e Kosovës, dihet se SHBA e kanë fjalën kryesore në bisedimet prapa perdeve kudo dhe kahdo që ndodhin.
Prandaj, Amerika siç ka thënë një senator: “ është superfuqi që ngatrrohet në norma periferike ushtrako-politike, me destinacione karieriste të bartësve të tyre”. Prandaj, duke e hetuar këtë faktor kyq, Beogradi dhe Moska po përdorin faktorin e “politikës së LODHJËS për veprim në Kosovë, faktor ky që ishte prezent edhe më 1999.
Edhe
atëherë llogarisnin në faktorin NJERI
dhe faktorin MINJERË, për të
përfituar sa më tepër.
Shkrimi i dedikohet Profesor Mehmet Vokshit dhe librit të tij: "Shqipëria e të gjithë shqiptarëve", Romë 1930 dhe Adem Demaçit që krijojë shkollë të guximshme të mos ndiheni inferior para askujt.
Jemi në trojet tona dhe askujtë nuk i kemi borqj. E kundërta, krimet e shkaktuara nga Serbia, duhet të njihen që janë bërë mbi shqiptarë nga Serbia gjatë viteve 1877-1999, pa ndërprerëje.
Atë peshë të krimeve, Serbia duhet ta ndiej në çdo bisedë politike dhe diplomatike.
Së pakut
duhet t` i thuhet, pse jo edhe në OHËR, më 18 mars 2023.
Prishtinë më 17 mars
2023