2023-03-12

CIA ka punuar me mafien për të vrarë Kenedin apo Zhaklin u punësua nga CIA t’i jepte goditjen fatale Kenedit, kur gjendej i plagosur rëndë në makinë...

 56 vjet më parë gjeti vdekjen në një atentat presidenti i SHBA-së, Xhon Kenedi. Ai ishte duke vizituar qytetin e Dallasit në Teksas, kur sipas Komisionit Uorren, ish-marinsi amerikan, Li Harvej Osvald, qëlloi disa herë mbi presidentin nga një magazinë aty pranë. Osvald u arrestua brenda pak orësh, dhe sipas policisë e pranoi autorësinë e krimit. Por disa ditë më vonë, do të qëllohet për vdekje në dyert e gjykatës nga biznesmeni Xhek Rubi.

Vdekja e tij, i dha shkas lindjes së shumë teorive të ndryshme, se kush ishin përgjegjësit e vërtetë për vrasjen e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Teoria më popullore, është ajo sipas së cilës, Kenedi u vra nga CIA, që kundërshtoi fuqishëm disa qëndrimesh të presidenti, në lidhje me Kubën dhe komunizmin.Një teori tjetër, sugjeron se CIA ka punuar me mafien për të vrarë Kenedin. Të dyja organizatat kishin interes në përbashkët për përmbysjen e Fidel Kastros në Kubë, ku mafia kishte një numër investimesh në kazinotë, që rrezikoheshin të mbylleshin.

Hipoteza të tjerë bëjnë fajtor zv/presidentin Lindon Xhonson, udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov përmes KGB-së, dhe deri bashkëshorten e tij, Zhaklin Kenedi.  Sipas teorisë së fundit, Zhaklin u punësua nga CIA t’i jepte goditjen fatale Kenedit, kur gjendej i plagosur rëndë në makinë. Supozime të tilla bazohen në pamjet filmike të ngjarjes, ku gruaja e presidentit bën në një moment disa veprime të çuditshme.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...