Kush ishte i përfshirë në vrasjen e kolonel Tahir Rexhep Zemajt nga Strellci i Deçanit ?
Tahir Rexhep Zemaj lindi në Strellcë të Epërm të Deçanit më 28 12. 1952 - .ishte Kryekomandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) dhe Gjeneral i UÇK-së gjatë Luftës në Kosovë. Lindi më 28 dhjetor 1952 në fshatin Strellci i Epërm, të Komunës së Gjakovës dhe u vra më 4 janar 2003 në qytetin e Pejës sëbashku me djalin e tij dhe kushëririn e tij në rrethana misterioze. Pas vdekjes, ai u shpall Hero i Kosovës.
Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaron në Strellc dhe Isniq. Pas tyre ndjek gjimnazin “11maji”, në Pejë, pas vitit të dytë orientohet në drejtimin shkencor. Ai rrjedh nga një familje punëtore e fshatare, ka katër vëllezër dhe tri motra. Dëshira e babës së tij, si e çdo prindi të etur për arsimin e fëmijëve të vet, ka qenë t’u krijonte mundësi fëmijëve për shkollim. Zemaj përmend dëshirën e babës së tij që njëri nga djemtë të studjonte në një akademi ushtarake. “ Vëllai i madh nuk ka qenë shumë i lidhur me familjen dhe prindërit, ndaj kam pranuar të konkuroj dhe kam fituar të drejtën për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake. Kam kaluar pa asnjë pengesë kontrollet psiqike dhe fizike.
Kështu kam filluar studimet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb. Gjatë vitit të parë kam pasur vështërsi të jashtëzakonshme lidhur me gjuhën. Të gjitha provimet i kam dhënë duke përdorur fjalorët dy gjuhësh dhe ia kam arritur.
Megjithatë, Zagrebi ishte larg nga shtëpia ime, gjë që më pengonte edhe në mësime. Ndaj kam kërkuar të takohem me gjeneral Ramiz Abdylin, Kryeshef i Akademisë Ushtarake në Zagreb. Në atë takim ai më ka sugjeruar që të vazhdoja vitin e dytë në Beograd në akademinë e forcave toksore.
Rrjedhimisht vitin e dytë. Me disa provime shtesë, e fillova në Beograd. Kemi qenë 28 shqiptarë të regjistruar. Aty kam gjetur edhe Ahmet Krasniqin. Kjo kohë i përket vitit 1969. Plan-programi mësimor ka qenë shumë i ngarkuar. Ka pasur më tepër lëndë shkencore se sa ushtarake. Matematika, fizika, mekanika, kibernetika, elektroteknika etj, program i ngjeshur mësimor që nuk përballohej lehtë nga studentë që kishin ardhur nga gjimnaze apo shkolla të mesme pa një traditë të konsoliduar.
Në fund të vitit të dytë kemi mbetur vetëm dy vetë, unë dhe Ahmet Krasniqi. Në vitin e tretë dhe të katërt kemi vazhduar specializimin në Sarajevë, ku edhe jemi diplomuar. Gradën e parë si “nëntoger” e kemi marrë në Beograd. Në qershor të vitit 1973, kemi filluar punë.
Kam kërkuar që të emërohem në Pejë, për fatin tim kërkesa më është pranuar dhe kam filluar punë në kazermën e Pejës.
Aty kam qenë komandues i togës së përzier që përfshinte lloje të ndryshme armësh, të lehta e të mesme. Në atë post kam qëndruar një vit. Nënkolonel Ali Muhaxheri, i cili ka qenë një njeri dhe ushtarak i mrekullueshëm, me vizione të qarta atdhetare, punonte në degën e korparmatës së Kosovës. Kam kontaktuar me të. Ai njeri ka pasur dije të gjëra ushtarake, por edhe për shumë gjëra të tjera.
Ai më ka nxitur të mësoj e të përvetësoj më thellë disa dije speciale ushtarake. Aty kanë qenë fillesat. Jam promovuar në postin e komanduesit të kompanisë. (Në ndryshim nga terminologjia që përdoret në Shqipëri, në ushtrinë Jugosllave të asaj kohe, pozitat e drejtuesve ushtarak deri në rang batalioni janë quajtur komandues dhe jo komandant. Një ndikim i tillë është reflektuar edhe gjatë luftës në Kosovë, ku, një drejtues skuadre është quajtur komandant – kjo mund ta ketë krijuar edhe atë përshtypjen që ka pasur “shumë komandantë” në luftën e Kosovës. Kur janë mbledhur tre veta, njërin e kanë shpallur komandant ! Rrjedhimisht, ka pasur dhjetëra “komandantë” në një fshat). Deri në nivel batalioni e sipër, kemi të bëjmë me komandant, hiearki që shkon deri në komandant armate.
Shkallën e dytë të kualifikimit ushtarak, magjistraturën e kam pasë regjistruar në Beograd dhe ato provime i kam dhënë me sukses. Në Sarajevë jam specializuar për komandant dhe aty kam njohur edhe një epror shqiptar, i cili më vonë është përfshirë në Shtabin Suprem të Republikës së Kosovës, zotin Agim Mehmeti.
Ai ka qenë mësimdhënës në akademinë e ulët ushtarake në Sarajevë.
Pas pak kohe ai u burgos për shkaqe politike, humbi edhe karrierën ushtarake. Kam qenë komandant në krahinën e Timokut, pastaj kam punuar në organet e zbulimit dhe të kundër-zbulimit pranë organit të Sigurimit për shtete ballkanike. Përsëri ka qenë Muhaxheri, i cili në atë kohë bënte stazhin për komandant divizioni për të marrë gradën e gjeneralit, që më ka sygjeruar “t’i lë punët nëpër shtabe dhe të filloj të aftësohem për komandant – do të thotë të punoja me trupat dhe jo në administratën ushtarake”.
Propozimi i tij ka qenë që unë të kaloja në njësitë operative dhe të merrja postin e zëvëndës komandantit të batalionit. Vetëm pas një viti jam emëruar komandant batalioni në Zajeqar, në një moshë shumë të re për atë detyrë. Kjo në vitin 1980. Nuk kam përmendur disa kurse, speciale për zbulim dhe kundër zbulim, pastaj një tjetër për një armë-raketën tokë-tkë të tipit “malutka” 9K11M, minahedhësit 82 milimetra, madje kam qenë i vetmi instruktor i kësaj arme në Armatën e Dytë.
Armë të cilën e kam përdorur më vonë në luftë kunër forcave serbe në Kosovë. Ka qenë e vetmja armë artilerike e këmbësorisë, vonë kemi marrë disa minahedhësa 120 në luftën e Kosharës.
Më kujtohet - thotë Zemaj – i ashtuquajturi « kundërrevolucion » i vitit 1981 në Kosovë. Ushtria, edhe pase me kushtetutë e kishte të ndaluar që të përzihej në trazirat e brendshme, i futi hundët. Eprorët shqiptarë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke e paguar disa herë shumë shtrenjtë. Presioni ndajh eprorëve shqiptarë u rrit jasht mase, ndërkohë, që në mënyrë enigmatike disa kolegë disa kolegë të mi, oficerë shqiptarë « u zhdukën » !
Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë ushtarë shqiptarë. Në Krahinën e Timokut, ku unë shërbeja gjatë asaj kohe, nuk kanë ndodhur këto gjëra dhe jo krejt për meritë timen, pasi edhe komandanti i divizionit ka qenë shqiptar. Për pesë vite nuk ka ndodhur asgjë, asnjë ushtar i plagosur apo i vrarë, asnjë epror i zhdukur. Sigurisht që tentimet për të na provokuar, me qëllim që të na akuzonin e më vonë edhe të na gjykonin nëpër gjykatat ushtarake, kanë qenë të shpeshta, por kanë dështuar.
Kolonel Tahir Rexhep Zemaj,u vra në njı pritë bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin më datën 4 janar 2003 në Pejë.
Kolonel Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i dëshmuar në betejat e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit, në shpëtimin e banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit dhe të tjera.
Florim Ejupi që akuzohet nga Aleksandër Vuçiq për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thënë se vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK-së.
Analistët në studio e pyetën Ejupin për vrasësin e kolonel Tahir Zemajt për shkak se për këtë vrasje akuzohet vet Ejupi.
“Nuk është në interesin e Armend Zemaj ta zbulojë kush e vrau Tahir Zemajn sepse i dalin njerëzit e tij. Nuk po them njerëzit shumë afër tij, por larg nuk shkon. E kam fjalën për njerëzit e partisë së vet”, ka thënë Ejupi në RTV Dukagjin.
Florim Ejupi ishte arrestuar edhe në vitin 2014-të pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmetaj, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës.
Drejtësia duhet të vendoset. Ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar.
Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, kohë më parë kishte paraqitur një bisedë telefonike të tij të incizuar, ku këtë bisedë ai e kishte prezantuar në një CD, ku sipas tij në të dëgjohet duke biseduar me një person me emrin Brahim, e sipas bisedës ai jep detaje në lidhje me disa vrasje të kryera në Kosovë, duke përfshirë edhe vrasjen e kolonel Tahir Zemajt.
Kujtomë se Kolonel Tahir Zemaj ishte vrarë se bashku me djalin e tij Enisin dhe kushëririn e tij Hasanin, më 4 janar të vitit 2003. Ata u vranë 16 vjet më parë në një pritë të organizuar pas shpine Kombinatit të Drurit në Pejë, e cila nuk u ndriçua asnjëherë.
Tahir Zemaj, ishte një ushtarak i karrierës dhe kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hasan Zemaj ishte kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.
Biseda e Gani Gecit me personin në fjalë përmban fjalë të papërshtatshëm, +18, transmenton INA.
Në një intervistë të realizuar ekskluzivishtë për gazetën “Bota sot”, miku i afërt i Zemajt, major Nazif Ramabaja ka folur për krimin makabër të realizuar 15 vite më parë.
Ramabaja ka thënë se kjo është një pyetje e cila duhet t’ju drejtohet organeve përgjegjëse së Kosovës.
close
volume_off
“Është pyetje e cila duhet t’ju drejtohet organeve përgjegjëse së Kosovës. Në rend të parë Policisë së Kosovës, pastaj UNMIK-ut si organ përgjegjës për siguri menjëherë pasluftës dhe që kanë hulumtuar në zbardhjen e këtij rasti, por që hetimet kanë mbetur në arkivat e tyre, pastaj EULEX-it, por që sipas ngjarjeve të zhvillimeve gjatë dhe pasluftës krimin duhet adresuar grupeve mafioze dhe kriminale të cilat kishin mosmarrëveshje dhe kundërshtonin në çdo mënyrë avancimin e kolonelit në krye të SHORRD. Dihet kush ishte kundër këtij avancimi individë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në krye me Hashim Thaçin.
Tutje, Ramabaja ka shtuar se ka pasur një përpjekje nga Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj për hetime dhe zbulimin e këtij rasti dhe vrasje makabre të kolonel Tahir Zemajt.
“Ka pasur një përpjekje nga SHPK-ja për hetime dhe zbulimin e këtij rasti dhe vrasje makabre të kolonel Tahir Zemajt nga dy pjesëtarë të shërbimit policor të Kosovës Isuf Haklajt dhe Sebahate Tolaj, por që në përfundim të këtij hetimi u ekzekutuan të dytë në një atentat gjatë shkuarjes në punë në magjistralen Raushiq-Pejë.
Major Ramabaja ka thënë se Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, të cilët tashmë nuk jetojnë më, u vranë pasi sic ka thënë ai ishin gati të zbulojnë ketë vrasje të madhe e tonditese.më datën 24 nëntor të vitit 2003, u vranë në një atentat kriminal dy policët e Kosovës, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj. Dy policët, të cilët tashmë nuk jetojnë më, u vranë pasi ishin gati të zbulojnë një vrasje të madhe, e cila kishte tronditur opinionin shqiptar, në ato vite të para të lirisë së Kosovës, vrasjen e Kolonel Tahir Zemës. Për këtë krim të dyfishtë është dënuar krimineli Bedri Krasniqi më 27 vite burg,...Zemaj u vra në Pejë në vitin 2003 bashkë me djalin e tij, Enisin, dhe kushëririn e tyre, Hasan Zemaj.
No comments:
Post a Comment