Akademik Prof Dr Hakif
Bajrami,AAAS
Instuticioni dhe shteti (BE dhe Spanja) që e
përfaqson Boreli nuk e pranojnë Republikën e Kosovës. Prandaj, nëse Borel mban
pozicion neutral në negociatat shqiptaro-serbe, ai hapur promopvohet se është
pro serbian. Nëse pozicionohet se është pro Republikës Kosovës, duhet të dihet
se në “ilegalitet e armatos Serbinë me faktor filozofiko politik, ndërsa
legalisht e favorizon që të organizohet dhe t` i takojë familjes BE një ditë,
sepse kapitullin 35 Kosova tani për tani nuk mundet ta shohë as në ëndërr.
Lidhur me këtë Serbia sipas dokumentve të kohës është e para që është shkëputur
nga Jugosllavia më 1989, ndërsa ka luftuar përmes suprimimit të krahinave të
deshmohet kinse është për ruajtjen e Jugosllavisë. Këtë dyfytyrsi Serbia do ta
deshmojë pastaj me agresion pas agresioni, duke filluar nga lufta në Slloveni e
duke mabruar me gjenocidin në Kosovë më 1999. Por që të kuptohemi më lehtë, e
prezantojmë një fakt: nëse dikush e tradhton kombin, shtetin, partinë,
rreligjionin është një çështje që mund të riparohet disi. Por nëse e ka
tradhtuar Serbia vetën , atëherë nuk ka riporovim, nuk ka as sherim të
tradhtisë në asnjë formë të dukjës së saj. Serbisë i mbetet t` i paguaj dëmet e
luftës.
Në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, hapur A.
Vuçiq po e përseritë historinë e S. Millosheviqit kur thoshte se Serbia (1990)
do t` i zabtojë ligjet e Jugosllavisë, për aq sa i konvenon asaj. Ky pohim
faktohet kështu: A. Vuçiq- Serbia rreth marrëveshjes Ohrit nuk ka nënshkruar
asgjë, prandaj nuk do ta zbatojë fare. Dhe prap G. Eskobar publikisht kërkon që
Kosova ta themelojë e para asociacionin, sepse i njejti e ka siellë Dodikun në
Bosnje që të rrënojë çdo gjë.
Sa i takon Gabriel Eskobarit është një
planimetri e renditjës që kërkon njohja politike, por që nuk mundet për t` u
lexuar me alfabetin politik, madje as me mjegulla të Makiavelit. Në këtë
mënyrë, normalizimi i djegësisë së rreanave për konsum të brendshëm në Serbi,
është një mall i vetëm për të trilluar diçka në stilin e rrezikut në pyll, për
fatin e “bagëtive dhe shansën e ujkut të uritur”. Në këtë mënyrë me politikanët
serbian çdo kontakt është “tregti ilegale” sespe sot është i mjatë, neser është
i djathtë, pasneser është i dezorinetuar, sepse tërë karakteri i politiaknit
serbian është i mbështetur në rrena dhe mohim të së vërtetës.
Lidhur me këtë nëse Kuvendi maratonik i Ohrit
më 18 mars 2023 rreth normalizimit të mardhënjeve në mes Republikës Kosovës dhe
Republikpës Serbisë, ishte i përëqëndruar që “zajednica” të fokusohet në
qendër, atëherë Eskobar si dirigjent nga pozicioni i strategut politik, hapur
ose me deshirë ose me qëllim ka mbajtur anën e Beogradit. Kjo praktikë
diplomatike ndodhë për faktin se Plani Francë-Gjermani për Kosovën, është shumë
i balansuar, ndërsa prej Ohrit doli i “lagur”, sepse u dëgjua fjala e Vuçiqit
dhe asnjë nënshkrim nuk u sigurua në favor të zgjidhjës së çështjeve kyqe.
Kështu, disi kuvendi i Ohrit ia dha krahun filozofisë së atyre që po grryejnë
teren për ta sendertuar “Ballkanin e Hapur”, krejtë me qëllim që Serbia të shet
armatim dhe t` ua kurdisë shitësve ndonjë luftë lokale kudo nëpër glob. Tash
Damjean Arnond (sherbimi DGSE Francez) është më në shansë të kuridsë ndonjë komplot
për t` u harruar se GJND e ngriti Padinë për krime lufte kundër V. Putinit,
pikërisht më 18 mars 2023. Kjo do të thot se shumë të interesuar e kuptuan
pastaj realitetin se atë gjykatë: SHBA, Kina dhe Rusia nuk e pranojnë. Parndaj,
shtrohet pyetja pse e tërë kjo pluhnajë para krizës ekonomike që e ka përfshi
botën, me fajin e Rusisë, po diskutohet dhe nuk po vrehet se kush me cilën
gjuhë po folë.
Në botë sot çarkullon lajmi se ekonimia ruse
është në kollaps. Por, brenda Rusisë politike ky konstatim është fare i
pavlerë, sepse varfëria atje është realitet i përshtatur edhe po mos të kishte
luftë fare me Ukrainën. Ndersa, Ukraina është në luftë për ekzistencë, këtij
realiteti për shkak të rrezultatit të zgjedhjeve në Mal të Zi, trekëndishit
Beograd-Moskë-Bruksel po i shtohet vlera për të keq, sepse pasiguria është
trefishuar në çdo berzë ku shitën lajmet e bojatisuara e që i ka përfshirë
inflacioni. Ky pozicion strategjik që është dëshmuar se është fitimtar në
Perendim, po tregon se Rusët në rrafshin operacional po deshtojnë, por në
rrafhsin taktik, lojtarëve të kësaj shkolle ruse u duhën milimetra hapësirë,
sepse centimetrat u mungojnë. E vërteta, këtyre lojatarëve u duhen në pjesën e
dytë të lojës dy metra hapësirë, sepse nuk kanë asnjë centimetër pozicion të
lirë, për shënim të një vlerë të dyshimt, sepse Eskobar e shiqon “interesin e
jo miqësinë”. Në lidhje me këtë, unë mendoi, nuk e di a po më kuptoni, se
“ushtarëve rus në këtë betejë po u shënohet në konto fitore nga humbja zyrtare”
(!). Pra, ka ndryshuar Epoka, dhe duhet ta kuptojë tërë kombi shqiptar, se
Epoka historike dhe filozofike, pikërisht me fajin tonë është kthyer kundër
nesh, sepse e sollëm Gjykatën Speciale në ball të votrës dhe tash si po shkojnë
informatat ka shansa që xhelati dhe viktima të barazohen në peshë dhe
fizikoterapeuti këtu nuk ndihmon fare sado profesional të jetë.
Në këso politike që zakonisht përseritet në çdo
25 vjet, filozofia e historisë është për barazimin e datave, por nuk është për
barazimin e peshës. Kjo do të thot, se Brukseli dhe Washingtoni po luftojnë për
blerje kohe, sepse malli është i shitur në tjetër treg, të cilin e menagjon
Pekini dhe Moska. Së këndejmi, duhet prodhuar mall më të freskët dhe për t` i
sherbyer ndoshta blerësit të lodhur në luftë për liri që të sigurojë treg për
lëvizje të lirë të teknologjisë së forcës.
Realiteti intelektual i krizës
Në Republikën e Kosovës gati të gjithë janë në
front kundër NJËSHIT. Por, për fatin tonë realiteti nuk është i tillë që të
frigohemi nga lajmet që do të vijnë nesër. Prandaj shtrohet pyetja: Kush e vrau
REALIZMIN Borell-Vuçiq, apo Eskobar Lajçak, faktet tregojnë se Albin Kurti
është fitues sepse i ka shiquar dhe shijuar gjërat nga poshtë lartë dhe
imediativisht ka dalë më fortë. Megjithë këtë kjo nuk është fitore e ekipit,
por e individit, pradaj i duhet kolektiviteti i saj në realitetin
tredimenzional.
Realiteti
shekncor i krizës
Kur të analizohet realiteti shekncor i krizës,
hulumtuesi dhe opinioni duhet të janë britalisht të sinqert para popullit. Së
këndejmi të gjitha diagramet tregojnë se “pentagrami” jonë politik nuk është në
frymën e melodisë së publikuar, prandaj ka vend për dyshime që duhet
objketvizohen për një kohë fare të shkurtë. Edhe më konkret. Asgjë në këtë
politikë të “hunit dhe tierqve” nuk duhet lërë rastit dhe kohës, sepse asgjë
nuk lëvizë pa pasë një shkak. Shkasi është vetëm zjarrvënje por pasojat pastaj
janë fare të pafavorshme.
Realiteti politik i
krizës
Në vendet me deficit të kulurës politike që
zakonisht është e shkolluar, realiteti i krizës kuptohet shumë më mirë kur
tregohet si prrallë, sepsa si analizë sepse politika është zejtari e
dyftyrësisë. Prandaj vendet që janë ende në tranzicion të luftës në mes
shkollës tradicionale ku sinqeriteti është treg me vlerë të njëmendët, shansat për një bifurkacion natyral janë zero
sepse natyra e mallit nuk lejon shitje me pakicë, sepse “mallit” serbian nuk
duhet t` i besoi askush. Mjerisht po ngjan e kunderta dhe Ballkani nga sindromi
shovinist-nacionalsocialsit serbian është kah vuan qe dy shekuj.
Ndërtimit i
konceptit të shtetit në hapsirën shqiptare
Së pari ky realitet duket në lëvizjet shoqërore
si shansë teorikei trodimenzionale me rëndësi strategjike. Pastaj në proces
gjërat nuk vijnë vetvetiu në vend të vet, por duhet forcë, dituri të arsimuar
për t` i rënditë ngajrjet e bluara pa rend dhe pa orar kohor. Njeriu i
guximshëm në këtë nivel të lëvizjës duhet të zgjidhet me kujdes se cili e
posedon dien dhe guximin e prijsit. Së këndejmi një konkluzë mund ta peshojmë
para popullit me garancion se: Albin Kurti nuk është i korruptuar dhe nuk
tradhton, as parti, as shtetin që e drejton, as rreligjion e sidomos nuk e
tradhton vetvetën.
Të përfundojmë. Republikën e Kosovës nuk e
njohin: Spanja, Greqia, Rumunia, Sllovakia, Qipro. Këto shtete janë antare të
BE, e cila kumullativisht nuk e njeh Kosovën. Po Republikën e Kosovës në Evropë
nuk e njohin edhe këto shtete, kryesisht me fajin e Serbisë e cila kurrë nuk ka
shansë që do të traferomohet nga një shetet nazifashist në demokrci
perendimore, e ato shtete janë: Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Vaktikani.
E verteta, nuk mund të thuhet se Gabriell
Eskobar nuk e njeh politikën serbiane. Madje nuk mund të thuhet se Boreli
spanjoll dhe Llajçaku sollvak nuk e njohin Serbinë. E kunderta, nuk janë këta
në pozitat që i mbajnë rastsisht, e as pahiri, por janë zgjedhë aty me tendencë
që Kosova të dali nga dialogu sa më e palgosur. Dhe plagosja po shkon valë
valë, ndërsa plaga sikur po metastazon sepse shumë qarqe politike në Beograd
hapur, madje në parlament po kërcnohen se kur ta marrin pushtetin do ta kthejnë
pushtetin kolonial në Kosovë.
Këto fakte kërkojnë analizë shkencore, që do të
thot se Republika e Kosovës duhet të investojë në mbrojtje në shkallë serioze,
kuptohet me garancion të aleatëve si SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe.
Kështu Kosova në mes filozofisë Borelit dhe Eskobarit duhet të largohet dhe të
peshojë në këmbë të veta, me arsim, ekonomi, dhe mbrojtje legjitime. Për
ndryshe, Beogradi ka filluar të kërkojë leje nga Rusia që çështja e Kosovës të
konsiderohet sikurse çështja e Qipros. Por në këtë filozofi dikush duhet t` ia
përkujtojë Beogradit se nuk është Ankara e as Konstandinopojë.
Serbia në
armiqsi me të gjithë fqinjët
Serbia dje dhe sot është në armiqsi me të
gjithë fqinjët: Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia,
Shqipëria dhe sidomos është në armiqsi të heshtur me Bullgarinë shumë më egër
se sa me shqiptarë. E vërteta, Serbia si forcë e shpërndar ruse po reflekton
armiqësi edhe me Rumuninë, për shkak të luftës në Ukrainë, e cila do të duhet
me procedurë të shkurtër ta pranojë Republikën e Kosovës, fakt ky që në fillim
të vitit 2023 kishte edhe iniciativa prej atje.
Tani ta shënojmë një filozofi politike që ka
ndodhë në Rambuje. Pas shumë peripetive do të pasojë teksti definitiv për
nënshkrim me 18 mars 1999 në Parisë. Aty do të lind ideja se në Kosovë duhet
pas TRI viteve të mbahet REFERENDUMI për mbetje nën Serbi, ose për Republikë të
pavarur të Kosovës. Pala serbe, në këtë pazar insistonte që referendumi për
Kosovën të mbahet në tërë hapsirën e Serbisë, madje edhe në Vojvodinë. Këtë
propozim pala ndërkombëtare nuk e pranoi
dhe pozita ku duhej të nënshkruaj RFJ +Serbia mbeti e shprazët. Kuptohet, Millosheviqi
i rriti represajet ndaj shqiptarëve për 28 herë deri më 9 qershor 1999 sa që
56% të shqiptarëve i DEPËRTOI jashtë Kosovës. Ndaj kësaj dhune që i ngjante
dhunës naziste, do të reagojë NATO nga 24 marsi e deri më 9 qershor 1999.
Pas mbarimit të luftës, më 9 qershor Serbia e
nënshkruan kapitullimin në Kuamnovë. Dhe çështja e Kosovës do të mbetet problem
ndërkombëtar deri më 17 shkurt 2008, kur Kuvendi i Kosovës e shpalli pavarësinë. Nga ky moment pala
serbiane do ta intensifikojë lansimin e intrigave, sidomos lidhur me
“transplantimin e organeve njerëzore në Shtëpinë e Verdhë” në Malësi të
Mbishkodrës. Dhe akuzën ndaj krerëve të UÇK-ës Dik Marti dhe Krala Del Ponte do ta ngrisin
pikërisht mbi “faktet” e fabrikuara në Shtëinë e Verdhë. Por, kur bota e
civilizuar e kuptoi se “ku dhe në çfarë kushtesh, po nodhëte trasplanitimi”
(afpr torishtës bagëtive sipas serbianëve!!!), atëherë ngadal do të pushojë dhe
shuhet fare akuza e trilluar nga serbët për traspalnitim.
Po, e kam lexuar Aktakuzën e Gkykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup
Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Askund nuk përmendet Shtpia e Verdhë. Por, Kuvendi i Kosovës vetëm duke
pasë parasysh se tërë akuza është rrenë e fabrikuar serbiane, e pati votuar
themelimin e Gjykatës Speciale. Në lidhje me këtë, pala serbiane kur e kuptoi
se tërë mundi i intrigave antishqiptare, kishte shkuar në kanalizim rreth
Shtëpisë së Verdhë, me të shpejtë do ta lansojë iden se ndaj Dik Matrit, duhet
organizuar atentat. Madje Dik Matri e publikoi “krcnimin” sepse korrupsioni
ishte i xhveshur në shkallë shumë të dukshme. Por, Kosova heshti
çuditërisht-Pse?
Tash kur çështja e Gjykatës Speciale është në
prag të funksionalizimit apo të kompromitimit, tërë procesi është kthyer në
luftë intenzive për të sigurauar dëshmitarë të mbrojtur, por që dijnë për të
treguar intriga, serbiane e ata janë të pakët.Unë mednoi e ajo do të
vërtetohest shumë shpejtë se kush kuajt i ka shkruar nepër kabinete deklarata pa myhyrë dhe
pa nënshkrim.
Shkrimi i dedikohet Porf Ukshin Hotit dhe 14000
shqiptarëve të masakruar nga solldateska serbiane, si xhak i humbur. Në këtë
skenar bën pjesë edhe bartja e kufomave shqiptare, dhe varrosja e tyre nepër
Serbi për të humbur gjurmë. Varrezat masive janë evidentuar në: Surdullicë, Btajnicë,
Petrovo Sello etj. Krimet, thot drejtësia nuk vjetrohen, ato e presin
drejtësinë. Prandaj Borel dhe Eskobar duhet të mirrën edhe me një “filozofi”
serbiane që është bërë kancer i Ballkanit qe dy shekuj pa pushim sidomos ndaj
shqiptarëve. E vërteta, serbia zyrtare nga viti 1836 e deri më 1995 i sajoi 37
programe për shfarosjën e shqiptarëve. Dhe, presidenti serbian tash thot: “Nuk
nënshkruaj asgjë”. Vërtetë fjalë e guximshme, sepse 37 programet janë mjaftë
mirë të ruajtura dhe të nënshkruara. Po, insitoi që të dihet edhe fati i të
vrarëve serbian dhe siellja e sherbimit Kontrainformativ ushtrak dhe policor
serbian. Çështja e krimeve pra duhet të zbardhet nëse duam për të filluar një
Epokë e re në Ballkan. Këtë fat historik e ka Boreli dhe Eskobari. Por jam fare
pesimist në aftësitë e tyre që të hyjnë në histori të filozofisë, madje humane.
Më 24 mars 2023 Priashtinë