2023-03-25

BIOGRAFIA :Flori Bruqi : KRIJIME LETRARE






 https://lidhjashk.com/team/flori-bruqi/


Flori Bruqi lindi më 29.6.1952 në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato posdiplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Kryesisë së LSHK.





Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayrit” të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë, duke përdorur kriteret e avancuara të programeve më të avancuara moderne.





Autori ka botuar qindra punime në shtypin e kohës dhe në internet.
Në vitin 2016 është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof. Dr. PH. D.

























 Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emëruar drejtor për marrëdhënie me publikun të ASHASHA-së për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Amerikë.



Ka botuar këto vepra:

  1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995
  2. Ndërgjegjjaroman, Prishtinë, 1995
  3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996
  4. Ringjalljaroman, Tiranë, Prishtinë, 1996
  5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
  6. Dorëzezaroman, Tiranë, Prishtinë, 1997
  7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998
  8. Burri dhe gruajalibër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000
  9. Pallati i Akereonitroman, Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork, 2000
  10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002
  11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjikePrishtinë, 2004
  12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriutlibër shkencor, Prishtinë,2004
  13. Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizikePrishtinë, 2004
  14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr-it”libër shkencor, Prishtinë, 2004
  15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra(punim magjistrature, Prishtinë 2005)
  16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjeruar i botuar në “Floart”, 2005
  17. Si ta njofim internetin, “Flomed”, tetor 2005
  18. Sëmundjet infektive seksuale, “Floart”, tetor 2005
  19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, “Flomed”, 2006
  20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, “Floart”, janar 2006
  21. Kosova nuk është i berzë e zezë, “Floart”, dhjetor 2005
  22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, “Flomed”, 2005
  23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006 etj.
  24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK(Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), “Flomed”, 2006
  25. Guxim shqiptarPrishtinë, 2008
  26. Olimpi shqiptar,”Rugova-Art”,Prishtinë, 2009
  27. Triumfi shqiptar, Rugova-Art”, Prishtinë , 2009
  28. Polemika shqip, Rugova-Art”, Prishtinë, 2009
  29. “Antika greke” – Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli, “Albemigrant”, 2009
  30. Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art”, Prishtinë, 2012
  31. Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004, Prishtinë, 2012
  32. Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”, Prishtinë, 2013
  33. Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”, Prishtinë, 2013
  34. Diademë letrare, Rugova-Art”, Prishtinë, 2013
  35. Diademë letrare II,Tiranë, 2014
  36. Atdheu im s’më vret,poezi, Tiranë, 2015
  37. Diademë letrare III,Tiranë, 2015
  38. Vademecun për dezinfektues 1, Prishtinë, 2016
  39. Vademecum për dezinfektues 2, Prishtinë, 2016
  40. Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë, 2016
  41. Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë, Prishtinë, 2017
  42. Dëshmi të krimit të pandëshkuar, Prishtinë-Tiranë, 2017

 Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkencore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe mijëra punime në shumë webfaqe interneti (2003-2016).
Nga viti 2005 është editor dhe kryeredaktor përgjegjës i webfaqes elektronike “Agjencioni Floripress”.
Flori Bruqi mban titullin shkencor Prof. Dr. Ph.D dhe është  anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA.


Shkruan: Flori BRUQI

      

DIADEMË LETRARE

(Kritikë, gjuhësi, pikëpamje, poezi)

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi, "Diademë letrare" mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

„Literaturë“

 

 

(E falënderojmë përzemërsisht autorin)

 

 

 

            LETËRSIA DHE PSIKOLOGJIA

 

            ...As që kam ndërmend të marr gjithsecilin shkrimtar emër për emër dhe të shqyrtoj ndikimin e Frojdit tek ta. Dua vetëm t’ju rrëfej se cili është thelbi i mësimeve të Frojdit; kësodore lexuesi mund të gjykojë vetë për këtë. Po i rendis çështjet më të rëndësishme sa më shkurt të jetë e mundur.

            1. Forca e brendshme në të gjitha format e jetës është instinktive: libidoja, që në vetvete është e pandryshueshme dhe e pamoralshme, “fara e çdo veprimi dhe e çdo vetie që meriton të ndëshkohet”.

            2. Gjendjet zanafillore të kësaj force gjatë aktivitetit krijues janë në kuptimin e zakonshëm të fjalës, fizike. Qelizat bashkohen dhe ndahen. Marrëdhënia më e rëndësishme dhe e dukshme mes individëve është marrëdhënia seksuale.

            3. Me shtimin e rëndësisë së sistemit nervor qendror me më shumë kontroll qendror se sa periferik, numri i formave të kënaqësisë me të cilat libidoja përshtatet, bëhet kryekreje më i madh.

            4. Njeriu ndryshon nga pjesa tjetër e botës organike në faktin se evolucioni i tij nuk ka përfunduar.

            5. Njohja e vetëdijes shënoi një hap të madh në evolucion dhe gjithçka që shënjojmë si të keqe dhe mëkate, është rrjedhojë e kësaj. Frojdi ndryshon nga të dy, Rusoi, i cili mohonte Rënien, duke ua mveshur të keqen rrethanave fizike (Rusoi mendonte se njerëzit janë të këqinj për kah natyra. Ai e shihte të keqen tek ta dhe bënte një jetë vetmitarësh.) dhe po ashtu prej doktrinës teologjike, që e quan Rënien, rezultat të një zgjedhjeje të paramenduar, duke e bërë njeriun kësisoj moralisht përgjegjës.

            6. Rezultat i Rënies, qe një ndërgjegje e ndarë në vend të ndërgjegjes në nivelin e kafshës, që përbëhej më së paku prej tre pjesësh: e pandërgjegjshmja, nënndërgjegja e vetëdijshme, nënndërgjegja e vetëdijshme, gjtihë çka e moralshmja dhe shoqëria kërkon e që duhet harruar dhe të mos shprehet.

            7. Doktrina e shekullit XIX për progresin evolucionist të njerëzores që mposht kafshëroren dhe shuan instinktet shtazore është më së shumti e gënjeshtërt. Paraardhësit filogjenetikë të njeriut ishin të përunjur dhe socialë, ndërkohë që egërsia, dhuna, lufta, të gjitha të ashtuquajturat instinkte parake nuk shfaqen derisa qytetërimi të ketë arritur një nivel të lartë. Një epokë e artë po të flasim në mënyrë përqasëse (ndërsa kërkimet antropologjike priren drejt kësaj), është një fakt historik.

            8. Ajo çka quajmë të keqe ishte dikur e mirë ose është tejkaluar dhe nuk u çua më tej nga mendja e ndërgjegjshme me idetë e saj morale. Është kjo çështje e Frojdit që shtjelloi D.H.Lavrenc-i dhe së cilës i kushtoi jetën e tij: Njeriu është imoral ngase ka mendjen dhe kurrsesi nuk e pranon këtë të vërtetë. Më e rrezikshmja në shkrimet e Lavrencit është lehtësia me të cilën mësimet e tij për të pandërgjegjshmen, me çka kupton nëndërgjegjen e pavetëdijshme, mund të interpretohet si domethënëse që “duhet lënë ndërgjegja jote e vetëdijshme të shprehë veten”, si akte gratuite e Andre Zhidit. Në marrëdhëniet njerëzore kjo në vetvete mund të ketë një efekt çlirues për individin. Nëse i marri do të këmbëngulte në marrëzinë e tij, do të bëhej i mençur. Porse marrëzia marrëzi mbetet sidoqoftë dhe një këshillë e llojit “Zemërimi është i drejtë - drejtësia kurrë nuk është e tillë”, e cila në jetën private është një kërkesë për ndershmëri emocionale, përbën një këshillë politike të dale boje, kur kjo do të thotë “bjeru atyre që të kundërshtojnë”. Po kështu, qëndrimi i Lavrenc-it në faktin se nëse doni të dini se çfarë është njeriu, duhet të këqyrni jetën e tij seksuale, fare mirë mund të bëjë të besojnë shumë syresh që përmbushja e nevojës seksuale është i vetmi aktivitet i nevojshëm.

            9. Jo vetëm çfarë ne njohim si mëkat ose krim, por të gjitha sëmundjet janë të qëllimshme. Janë një përpjekje për t’u kuruar.

            10 .Gjithë ndryshimi, si ai paravajtës, si prapavajtës, shkaktohet prej frustrimit ose tensioneve. Po të ishte kënaqësia seksuale krejtësisht e mjaftueshme, evolucioni njerëzor s’do të kishte ndodhur kurrë. Sëmundja dhe aktiviteti intelektual janë të dyja reagime kundrejt së njëjtës gjë, por jo të barazvlershme.

            11. Natyra e ideve tona morale varet nga natyra e marrëdhënieve me prindërit tanë.

            12. Në zanafillë të të gjitha ndjenjave dhe mëkatit është një ndjenjë faji.

            13.Kurimi përqendrohet në heqjen e kësaj ndjenje faji, në faljen e mëkateve nëpërmjet rrëfimit, rijetimin e përvojës dhe faljen, kuptimin e domethënies së saj.

            14. Detyra e psikologjisë ose artit në lidhje me sa u përmend më sipër, nuk është t’u tregojë njerëzve se si të sillen, por të tërheqë vëmendjen e tyre te ajo çka ndërgjegja e pavetëdijshme rreket t’u kumtojë dhe duke zgjeruar njohuritë e tyre për të mirën e të keqen, t’i bëjë më të zotë të zgjedhin, që të mund të jenë shumë herë më tepër të përgjegjshëm moralisht për fatin e tyre.

            15. Për këtë arsye, Psikologjia u kundërvihet të gjitha përgjithësimeve. I bën njerëzit t’i përmbahen vetëm një përgjithësimi dhe padyshim do të vijë një kohë kur gjërat të rrjedhin asisoj që ai të mos mund të zbatohet. Atëherë ose do të përforcojë përgjithësimin, situatën, ndrydhjen, kur t’u fanitet, ose do të përfaqësojë pikëpamjen e kundërt. Vlera e këshillës varet krejtësisht nga konteksti. Ju nuk mund t’u tregoni njerëzve se ç’duhet të bëjnë, mundeni vetëm t’u rrëfeni parabola: dhe kjo është ajo që mund të quhet me të vërtetë art, histori të veçanta për njerëz dhe përvoja të veçanta e në varësi të nevojave të ngutshme e specifike ai mund të nxjerrë përfundimet e veta.

            16. Të dy, Marksi dhe Frojdi, nisen nga dështimet e qytetërimeve, njëri nga të varfrit, tjetri nga të sëmurët. Të dy e shohin sjelljen njerëzore të determinuar, në mënyrë të pandërgjegjshme, nga nevojat instiktive, uria dhe dashuria. Të dy duan një botë ku zgjedhja racionale dhe vetëdeterminimi janë të mundshëm. Ndryshimi mes tyre është në mënyrë të pashmangshme ndryshim mes njeriut që studion turmat në rrugë dhe njeriut që sheh pacientin, ose të paktën familjen në klinikën private. Marksi e sheh kahjen e marrëdhënieve mes botës së jashtme dhe të brendshme pa të fshehta, Frojdi anasjelltas. Kështu, të dy janë

dyshimtarë kundrejt njëri-tjetrit.

            Socialistët akuzojnë psikologët për prishje të status quo-së, ndërsa përpiqen t’i përshtatin neurotikën sistemit social, duke e privuar atë nga një revolucion i mundshëm. Psikologët kundërpërgjigjen se socialistët përpiqen t’i japin pikë vetes me terma që as vetë nuk i kuptojnë, ose me faktin që etja për para është forma e vetme e etjes për pushtet - kështu që pasi të kenë marrë pushtetin me revolucion, do të rikrijojnë të njëjtat kushte. Të dy kanë të drejtë. Për aq sa qytetërimi mbetet siç numri i pacientëve që mund të shërojë psikologu është shumë i vogël, dhe sapo socializmi të marrë pushtetin, duhet të mësojë të drejtojë energjinë e  tij të brendshme, pra do të ketë nevojën e psikologut. Përmbyllje: Frojdi ka patur ndikime të dukshme teknike në letërsi posaçërisht në shtjellimin e kohës dhe hapësirës dhe përdorimin e fjalëve më shumë me vijueshmëri asociative sesa logjike. Ai e drejtoi vëmendjen e shkrimtarit kah materiale të tilla si ëndrrat dhe neurozat, gjer më tash të shpërfillura; kah marrëdhënie që gjer më tani nuk janë marrë parasysh sikundër është marrëdhënia mes njerëzve që luajnë tenis; ai e ka rishikuar kultin e njeriut hero. Ai është përvetësuar nga irracionalistët e etur për t’u ikur ndërgjegjes së tyre. Porse këto nuk qenë... shqetësimi ynë.

            Unë u rreka të rrëfej se çfarë drite hodhi Frojdi mbi gjenezën e artistit, rendit dhe funksionit të tij në shoqëri dhe çfarë kërkesash ka ai për shkrimtarin serioz. Duhet të ekzistojnë gjithmonë dy lloj artesh: arti - arratiak ngase njeriu do të ikë ndërsa ka nevojë për ushqim dhe gjumë të thellë; dhe arti - parabolë, ai art që duhet t’i mësojë njeriut si të çmësoj urrejtjen dhe të mësojë dashurinë...

 

            Pjesë nga libri "Diademë letrare"


A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...