2023-03-24

24 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

                              Shkruan Flori Bruqi

24 vjet më parë, forcat paqëruajtëse të NATO-s nisën bombardimet mbi caqet ushtarake serbe në Kosovë dhe në Serbi.


Ndërhyrja e forcave ajrore të Aleancës Veri-atlantike, NATO, kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, e cila filloi 24 vjet më parë, me 24 mars 1999 , shënoi fillimin e bombardimeve për 78 ditë mbi këto caqe.





Në këtë ditë filloi dhe ngjallja e shpresës për qytetarët e Kosovës se liria ishte afër.





Bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe përfunduan pas 78 ditësh me marrëveshjen e Kumanovës, e cila në qarqe të ndryshme cilësohet edhe si kapitullim i Serbisë.




Pak ditë më vonë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, përmes së cilës Kosova do të administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara.




Por, me 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj.





Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, në vitin 1999 u vendosën rreth 50,000 ushtarë nga 36 vende të ndryshme botërore, nga të cilët 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.




Ndërkaq, sot, me një numër shumë të vogël, forcat paqeruajtëse të NATO-s, vazhdojnë operimin e tyre nëpër Kosovë.









Pas 78 ditëve të bombardimeve, që filluan në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, dhe largimit të forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova, u krijuan kushtet për kthimin e shpejtë të një milion shqiptarëve të Kosovës, që ishin strehuar, kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni, por edhe në shumë vende të botës.


Ky përvjetor shënohet si ditë e shpëtimit kombëtar për popullin shqiptar të Kosovës, por edhe si shkëndijë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Për të rikujtuar këtë datë historike, Agjencioni Floripress  ka kontaktuar me disa drejtues e ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Naim Kelmendin  dhe Gani Gecin  të cilët kanë rrëfyer se si e kujtojnë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nga e morën lajmin, në ç’vende ndodheshin, ç’disponim ishte etj.

Gani Geci , ish-ushtar i UÇK-së, rrëfen se kush ja ka kumtuar lajmin i pari për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe me cilët bashkëluftëtarë ka qenë në atë moment.





“Ditën kur u largua nga Kosova misioni i OSBE-së, mision në të cilin ishin ushtarakët më të rryer të forcave të NATO-s, në fshatin Llaushë erdhi një mik i imi i forcave angleze i cili shërbente në OSBE me të cilin krijova një miqësi, dhe ai erdhi para se të largohej nga Kosova te unë dhe më tha ‘tani do të fillon lufta e vërtetë dhe nëse do hajde me neve me gjithë armë kështu si je dhe të dërgoj deri në Maqedoni. Jo i thash, shkoni ju dhe nëse unë do të kem jetë ju prap këtu do të më gjeni. Dhe pas 78 ditësh të bombardimeve ndaj Serbisë, oficeri i Mbretërisë së Bashkuar u kthye prap, por tani me një helikopter ushtarak të NATOS me ç’rast zbarkoi në fshatin Kotorr ku erdhi për t’i marrë komandantët e UÇK-së nga Drenica dhe me kishte kërkuar mua, por këta komandantët tonë me treguan tek pas një muaji”, rrëfen Geci .Ndërsa Ushtarin e UCK-së, reporterin e gazetes "Bota sot" Bombardimet e Nato-s e gjeti në frontin e Luftës në Koshare....duke raportuar pothuaja çdo ditë nga vija e frontit për Bota sot ,edicionin ndërkombëtar-Zvicër dhe Kosovë.

Reportei i luftës për "Bota sot", Naim Klemendi.
ka rapostuar pothuaja çdo ditë nga vija e parë e frontit në 
Kosharën legjendare.(1999)


Beteja legjendare e Kosharës




Me vrasjen e Ahmet Krasniqit në Ministrinë e Mbrojtjes ndryshuan gjërat. Emisarët e dërguar në Ministri nga LPK-ja dhe LBDK-ja e muarën “kalanë nga mbrenda” pa zhurmë. Ministria, edhe më tutje ishte zyrtarisht subjekt ushtarak i Republikës së Kosovës, por faktikisht kishte rënë në duar të komplotistëve, qëllimi i të cilëve ishte të dëmtohej sa më tepër Ministria duke e penguar në realizimin e detyrave ushtarake. 






Me këtë gjendje nuk u pajtuan një pjesë e oficerëve atdhetar, të departizuar, që çështjen kombërare e venin mbi interesat partiake, grupore dhe personale, siç ishin Salih Çeku, Agim Ramadani, Anton Quni, Tahir Zemaj, Sylejman Kollçaku, Nazif Ramabaja, Xhafer Gashi, Bashkim Kalaveshi, Sadri Lokaj, Fadil Hadërgjonaj, Gjon Gjuka, Skënder Rexhahmetaj, Hysen Berisha e shumë tjerë. ushtarët e Brigadës 134 e kërkonin komandantin e tyre kolonel Tahir Zemën të vinte në Papaj, Halil Bicaj, i cili u zgjodh Ministër i Mbrojtjes në vend të Ahmet Krasniqit nga Bujar Bukoshi, nuk e lejonte atë të shkonte tek ushtarët dhe ushtarakët e Brigadës së tij, por i jepte detyra tjera, të cilat Zemaj sipas rregullave ushtarake ishte i detyruar t’i kryente. 




Pasi që Salih Çeku kishte qenë zëvendës komandant për moral dhe çështje politike i Brigadës 134, që nga formimi i saj me rregullat ushtarake i takonte ta komandonte deri sa të vinte Komandanti i saj Tahir Zemaj. Edhe pse Salih Çeku ka kërkuar disa herë të vinte Tahir Zema, apo edhe ndonjë tjetër me grada më të larta se të tijat, Ministria e Mbrojtjes mbeti e shurdhër në kërkesën e tij. 




Vetëm pas vdekjes së Salih Çekut erdhi Fadil Hadërgjonaj për ta komanduar Brigadën 134. Tahir Zemaj e kishte dërguar Salih Çekun në Ministri, tek Ahmet Krasniqi për t`i hetuar shkaqet e mosardhjes së armatimit, që ishte dashur të vinte në Jasiq të Kosovës nepërmjet Shqipërisë. Punën më të madhe në aftësimin e njësive dhe përpilimin e Planit Operativ për thyerjen e kufirit e kanë bërë Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Çuni, Xhafer Gashi, Hysen Berisha etj. Siç thotë Xhafer Gashi, Shef i zbulimit dhe kundrazbulimit i njësive ushtarake që bëheshin gati për thyerjen e kufirit në intervisten e tij të botuar në “Bota sot” më 2 mars 2000, “kanë marrë pjesë në përgaditjen e planit operativ dhe aftësimin e njësive operative edhe këta eprorë : Feriz Tërshnjeva, Skënder Hasangjekaj, Musa Gjakova, Skënder Rexhahmetaj, Farush Thaçi, Isuf Haklaj, Musa Dragaj, Sabahate Tolaj, më vonë edhe Sadri Lokaj, Adem Dahri, Naser Vllasi, Afrim Bekaj, pastaj Milazim Maraj, Gani Gjukaj etj ». kufirin e kanë thyer njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Brigada 134, Brigada 131 dhe Batalioni Diverzanto-Vëzhgues ’’Delta’’nën udhëheqjen e ushtarakëve dhe komandantëve: Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Quni, Xhafer Gashi dhe Rrustem Berisha. Vendimin për thyerjen e kufirit e kanë marrë Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Quni, Xhafer Gashi dhe Rrustem Berisha. SHP i UÇK-së nëpërmjet Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit, kërkuan nga Agim Ramadani dhe Salih Çeku në një takim që e mbajtën së bashku, që pa pëlqimin e tyre të mos ndërmerrnin kurrfarë aksioni luftarak,.





 Së pesti, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi patën një takim të fshehtë me Rrustem Berishën pak kohë para se të fillonte aksioni për thyerjen e kufirit, për të cilin Rustem Berisha nuk u ka raportuar anëtarëve të shtabit mos publikimi i thyerjes së kufirit nga TVSH-ja dhe gazetat që i kontrollonte SHIK-u, pararoja staliniste e LPK-ës, dhe partiakët dhe karrieristët e shtirë të LBDK-ës për më tepër se një javë, tregon se kanë shpresuar se Beteja e Kosharës do të përfundonte me humbje për njësitë tona. kur gazeta jonë kombëtare “Bota sot” arriti ta njoftonte opinionin tonë për thyerjen e kufirit nga ana e njësive operative të UÇK-së komplotistët ndërruan taktikë duke bërë poteza të studjuar mirë për ta përvehtësuar atë Betejë, për qëllimet e tyre karrjeriste. 




 Me gjysmë zëri treguan edhe për vrasjen e Agim Ramadanit dhe Salih Çekut dhe dëshmorëve të tjerë, për luftimet që zhvilloheshin në mes forcave të shkaut dhe forcave të UÇK-ës. Halil Bicaj me Shtabin e tij bëhet dorëlirë për dhënjen e armatimit modern vetëm pas thyerjes së kufirit, dhe kur mori dritën e gjelbërt nga “këshilltarët” që ia kishin caktuar komplotistët në Ministri. Edhe dërgimi i armatimit të Ministrisë së Mbrojtjes u përdor për qëllime komplotiste....

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...