Bledi Mane nuk beson se lidhja e Luizit me Kiarën do zgjasë pas daljes së Big Brother.
Këtë deklaratë e ka bërë në “Wake Up”, duke u bazuar në tipin që ka Luizi dhe se sa i paparashikuar është në veprimet e tij.
Bledi Mane: Uroj që lidhja e tyre të vazhdojë, por nuk e besoj.
Bledi Mane: Luizi nuk ka garanci sepse është natyrë e tillë, ndaj e duan njerëzit Luizin, është i paparashikueshëm, këtu thotë jam me kancer, pastaj thotë që u shërova, pastaj të thotë të dua ty, betohet dhe zë be. Domethënë kjo e bën interesante Luizin, ndaj e duan Luizin njerëzit sepse gjejnë gjithsecili gjejnë nga pak veset e tyre.
Bledi Mane gjithashtu ka treguar se si e sheh Luizin tani pas daljes së Kiarës. Sipas tij, Luizi do jetë më i fortë e kapedan, por sulmi terrorist ndaj Top Channel e frenoi disi. Pas të shtunës ai do nisë të bëjë lojë të fortë dhe në mungesë të Kiarës do shpërthejë. Sipas Manes do shohim një dimension tjetër të Luizit brenda shtëpisë së Big Brother, gjë që do e bëjë më interesat.