2023-03-29

Rusia në vazhdën e shpifografisë kundër shqiptarëve

 



                        Akademik  Eshref Ymeri,PHD

 


               

Trekëndëshi ortodoks Boegrad-Athinë-Moskë, ka qenë gjithmonë qendra e gravitacionit të armiqësisë kundër kombit shqiptar. Beogradi dhe Athina, shpifografinë e kanë pasë ndërthurur përherë me krime barbare të të gjitha llojeve kundër shqiptarëve. Ndëkohë Rusia, si vend shumë i largët, zejen e shpifografisë, me zellin e një qenieje të sëmurë nga trutë, e ka pasë përdorur dhe vazhdon ta përdorë deri në ditët tona.

Këto ditë, tek po shtegtoja nëpër faqet e internetit, meqenëse ndjek rregullisht krimet e ushtrisë fashiste ruse në Ukrainë, hasa në një artikull, me autore Elena Ponomarjovën (1967), politologe, historiane dhe publiciste ruse, specialiste e historisë bashkëkohore të Ballkanit, doktore e shkencave politike, me titullin “profesor”, pedagoge e Institutit shtetëror moskovit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Artikulli titullohet:

“Faktori shqiptar i destabilizimit të Ballkanit perëndimor: trajtim sipas një skenari”.

Ky artikull është botuar në manualin e institutit të lartpërmendur në vitin 2018, f. 99-124.

Artikulli paraprihet nga një shënim me dy paragrafë. Në paragrafin e parë, historiania shkruan:

 “Faktori shqiptar i politikës ballkanike, i cili formësimin e parë institucional e ka kristalizuar në fundin e shek. XIX, në “Lidhjen e Prizrenit”, sot shërben si një minues serioz i situatës në vendet e Ballkanit perëndimor. Mbi bazën e fakteve historike, demografike, fetarokulturore dhe politike, në artikull është marrë në analizë natyra e irredentizmit shqiptar dhe argumentohet mundësia e realizimit të skenarit të shqiptarizimit, ecuria e të cilit mund të ndjekë dy drejtime. Në rastin e parë është fjala që, në territoret e Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë perëndimore (Republika e Iliridës) dhe të Greqisë veriperëndimore, të krijohet nocioni me emërtimin e kushtëzuar “Shqipëria e Madhe”. Së dyti, bëhet fjalë për bashkimin e territoreve, të banuara me shqiptarë, përmes krijimit të bashkësive të krahinave islamike të vendeve të rajonit. Rolin e veçantë në realizimin e këtij skenari e luajnë strukturat e terrorizmit ndërkombëtar, të cilat Kosovën e konsiderojnë si njërën nga zonat qendrore të përgatitjes së luftëtarëve. Argumentimi i mundësisë së zhvillimit dhe realizimit të skenarit bëhet sipas katër parametrave kryesorë, të cilët përfshijnë sferën politike, ekonomike, ushtarake dhe fetarokulturore. Në listën e autorëve kryesorë të skenarit renditen forcat e armatosura të Kosovës, formacionet paramilitare shqiptare në territorin e Maqedonisë perëndimore, korporatat transnacionale, kompani ushtarake private, si edhe shtete, të cilat e mbështesin projektin politikisht dhe financiarisht, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Turqia dhe monarkitë arabe”.

Shpifjet e kësaj historianeje janë të shumta, por do të mjaftohem vetëm me citimin e disave prej tyre.

Së pari, ajo shkruan:

“Projekti për krijimin e Shqipërisë së Madhe, faktikisht, është pjesë e një strategjie më të gjerë  të “Al-Kaedës””.

Nuk ka asgjë për t’u habitur me këtë shpifje, se Rusia, gjatë gjithë kohës së ekzistencës së saj, përherë ka qenë dhe vazhdon të mbetet kryekështjellë e mashtrimit, deri në përmasa skandaloze. Se çfarë “lidhjeje paska” në gadishullin tonë faktori shqiptar me “Al-Kaedën”, këtë e di vetëm kjo profesore e regjur në zejen e shpifografisë.

Së dyti, ajo deklaron:

“Rreth 30% e shqiptarëve të sotëm, që jetojnë në Kosovë, të ashtuquajturit  “arnautë”,  janë serbë të islamizuar, të cilët jo vetëm që përqafuan fenë islame, por u shqiptarizuan edhe në kuptimin  kulturor”.

Kjo historiane me moral të ulët shkencor, para se të hidhte në tregun e propagandës shpifografe ruse këtë mashtrim thellësisht të neveritshëm, le të vinte në Kosovë dhe të bënte hulumtime të drejtpërdrejta në një truall konkret. Se kështu duhet të veprojë një profesor dinjitoz i shkencave historike. Por ajo s’e ka bërë një gjë të tillë, se është mjaftuar vetëm me vjeljen e gënjeshtrave nga kuzhina shpifografike serbe.

Së treti, po në këtë linjë mashtrimi, historiania vazhdon shpifografinë e radhës:

          “Rajonet jugperëndimore të Serbisë, të braktisura nga sllavët, u populluan përparësisht nga turqit dhe shqiptarët që qenë zhvendosur nga krahinat veriore të Shqipërisë”.

          Ky është një tjetër mashtrim i kësaj historianeje, të cilin  ajo e ka gëlltitur të gatshëm nga antishkenca serbe.

Së katërti, ajo, në vijim, shpreh hapur armiqësinë e vet ndaj shqiptarëve kur deklaron:

          “Aktivitetin irredentist të shqiptarëve të sotëm e shpjegojnë zakonisht me një padrejtësi historike që gjoja i qe bërë këtij populli me vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, në të cilin qe arritur në përfundimin që Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë t’u jepeshin “territore që ishin etnikisht shqiptare”. Në të vërtetë, po të    shprehemi me gjuhën e sotme, të  kërkosh territore të tilla, siç veprojnë shqiptarët, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një manipulim të opinionit shoqëror,  një manipulim ky i menduar dhe i përgatitur me kujdes”.

Sigurisht që historiania ruse mbron vendosmërisht vendimet kriminale të Kongresit të Berlinit, se në këtë mënyrë ajo mbron qëndrimin  tejet armiqësor të Rusisë cariste kundër kombit shqiptar. Sepse pikërisht përfaqësuesi i Rusisë në atë kongres, Hitrovo, ishte ai që luajti “violinën e parë” për copëtimin e trojeve tona etnike. Prandaj edhe shprehjen “territore që ishin etnikisht shqiptare”, ajo, në një mënyrë të paturpshme, e ka vënë në thonjëza.

Veç kësaj, historiania shpifografe mbron qëndrimin armiqësor të radhës të Rusisë cariste, po si “violinë e parë”, në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913, ku u vazhdua copëtimi i mëtejshëm i trojeve tona etnike,  dhe në Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915, ku përfaqësuesi rus nguli këmbë për fshirjen përfundimtare edhe të kësaj ngastre Shqipërie që kemi sot nga harta e Evropës

Së pesti, në artikullin e historianes lexojmë idiotësinë e radhës:

          “Deklarata për shpalljen “e pavarësisë” së Shqipërisë qe shkruar në gjuhën turke, sepse asnjeri nga anëtarët e qeverisë së parë nuk e zotëronte latinshten shqipe, e cila qe përpunuar paraprakisht vetëm disa vite të shkuara para kësaj ngjarjeje”.

          Pra, sipas saj, dyzet firmëtarët “s’paskan ditur shqip”, paskan ditur vetëm turqishten, jo “latinishten shqipe”.

          Edhe mashtrimi duhet ta ketë një cak, por mashtrimi i kësaj intelektualeje-monstër të botës akademike ruse, nuk paska kurrfarë caku. Mjeshtëria e shpifografisë së saj, për shkak të formimit të saj gjysmak, ka arritur deri në atë shkallë, saqë të hedhë baltë mbi Shqipen tonë Hyjnore, të cilën na e propagandon si “bijë” të latinishtes. Një intelektual-historian, aq më tepër edhe me titullin profesor, kur hulumton për historinë e një vendi, duhet të udhëhiqet vetëm nga objektiviteti shkencor. Por historiania Elena Ponomarjova nuk udhëhiqet absolutisht nga e vërteta në shkencën e historisë. Ajo, duke sulmuar shqiptarët dhe duke shpifur për ta, është bërë pjesë e pandarë e politikës shoviniste ruse, ashtu si edhe gjithë kopeja e propagandistëve të bandës së Kremlinit në studiot e televizionit shtetëror “Rusia 1”.  Kjo profesore, injorante në fushën e gjuhësisë, i thotë këmbës dorë qëllimisht, duke nxjerrë nga pena e saj absurditete të markës ruse, për të cilat, siç u përmend më lart, Rusia është e njohur në mbarë botën, si kryekështjella e mashtrimit shekullor. Ku ta di kjo marroke euroaziatke që me një shpifje të tillë për Gjuhën Shqipe, ajo ka zbritur deri në nivelin e prostitucionit shkencor. Meqenëse ajo kullot në grazhdin e pistë të arkivave serbe, sigurisht që ka mbllaçitur dhe gëlltitur llokmat e gatshme të shpifografisë që ka gjetur aty. Prandaj kjo mjerane e botës akademike ruse nuk ia ka haberin se ç’është Gjuha Jonë Hyjnore, për të cilën dijetari i shquar gjerman Leibnic (Gotfried Leibniz - 1646-1716) ka thënë:

“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t'i drejtohemi gjuhës shqipe”.

          Së gjashti,  për lexuesit e nderuar po përcjell idiotësinë në vazhdim të historianes në fjalë:

          “Shqiptarët jo vetën që nuk morën pjesë në luftën antifashiste, por u bënë edhe përçues kryesor të fashizmit”.

          Mendoj se është e kotë të ndalem dhe të komentoj këtë idiotësi me brirë.

          Së shtati,  mashtrimi në vazhdim është jo më pak zbavitës, për të cilin, po ashtu, nuk e quaj të arsyeshme të bëj komente:

          “Vetëm nga prilli 1941 deri në gushtin e vitit 1942, shqiptarët patën vrarë rreth 10 mijë serbë”.

          Së teti,  shpifja, të cilën po e radhit të fundit, për të mos vazhduar me shpifje të tjera, revolton jo vetën shqiptarët, por edhe çdo njeri matanë trojeve të tyre, i cili të vërtetën e ka yll karvani në jetën e vet:

          “Shqiptarët deportuan 300 hebrenj të  Prishtinës për shfarosje në kampin e  përqendrimit në Bergen-Belzen” (në provincën e Hanovrit në Gjermani).

          E di gjithë bota që Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që i mbrojti hebrenjtë, duke bërë të mundur që asnjëri prej tyre të mos binte në duart e ushtarëve gjermanë. Gjatë luftës, Kryeministri Mustafa Kruja, edhe hebrenjtë e Kosovës, për t’u shpëtuar jetën, i pajisi me pasaporta shqiptare.        Analistja, gazetarja dhe publicistja e mirënjohur, zonja Elida Buçpapaj, në vitin 2014, pati  botur në internet dy artikuj, të titulluar:

          “Takim  me zonjën Johanna Neumann, e cila i tregoi botës se moralin e Evropës e shpëtuan shqiptarët” dhe “Johanna Naumann, zonja që i tregoi botës se moralin e Evropës e shpëtuan shqiptarët”.

          Lexuesit me siguri që i kanë lexuar këta dy artikuj mjaft mbresëlënës, në të cilët zonja Elida përshkruan takimin që ka pasur në Zvicër me qytetaren 84-vjeçare hebreoamerikane Johanna Naumann, e cila ka deklaruar:

          “Shqiptarët i shpëtuan moralin Evropës”.

          Në paragrafin e dytë të shënimit të lartpërmendur, historiania nënvizon:

“Në artikull nxirret përfundimi për domosdoshmërinë e vlerësimit objektiv politologjik të situatës në rajon, për analizën e kërcënimeve të sigurisë dhe të rrezikut të krijimit të spirales së radhës të destabilizimit të Ballkanit perëndimor, çka është me rëndësi jo vetëm shkencore, por edhe praktike për përcaktimin e rendit të ditës të politikës së jashtme ruse”.

Pra, siç është theksuar edhe në analizat e mëparshme, Rusia, e cila e konsideron veten si “të zgjedhurën e Hyjnisë”, paçka se në të vërtetë është kryevatër e djallëzisë, kërkon të thotë “fjalën e fundit”, ta vërë veten “në rolin e Solomonit biblik” për “zgjidhjen e situatave të vështira” që mund të krijohen në Ballkanin Perëndimor. Dhe, sipas historianes shpifografe ruse, “fajtorë” për gjithçka të keqe që mund të ndodhka në Balkani perëndimorë, na qenkan vetëm shqiptarët!

Historiania Elena Ponomariova, si një shpifograve e rangut të lartë, me artikullin e saj me përmbajtje thellësisht antishqiptare, e ka pasuruar edhe më shumë arsenalin e politikës ruse, tradicionalisht armiqësore ndaj kombit shqiptar.

Kaliforni, 27 Mars 2023

 

 

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...