Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi,PHD
Dokumenti i CIA-s: Trojet shqiptare bashkohen në vitin 2035
Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e zbehet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035.
Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur.
Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhurdisa vjetë më parë harta e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash.
https://www.youtube.com/watch?v=ux9sm2ylkA0
Shqiptaret në Ballkan
https://sq.wikipedia.org/wiki/Shqiperia_etnike#/media/Skeda:Balkans-ethnic_(1861)_(2).jpg
Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet fare rastësisht.
Shqiperia etnike dhe krahinat e saj
Harte e Shqipërisë Etnike e botuar në Leksikonin enciklopedik të AAAS-it nga autori Flori Bruqi (2020)
Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare.
Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare.
Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi.
Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU.
Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike.
Evropa
Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës.
Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore.
Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet.
Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez.
Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës.
Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.
Dhe se “Opozita shqiptare e Kosovës, duhet të mësojë nga përfaqësuesit e minoritetit: turk, boshnjakë e goranë, romë me degëzimet e tyre”
Më 18 mars në Ohër është mbajtur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku kanë marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak.
Pas këtij, takimi ka pasur reagime të shumta, e më të theksuarat kanë ardhur nga partitë opozitare të Kosovës.
Opozita nuk po arrin të gjej një gjuhë bashkëpunuese me qeverinë, ku edhe nuk po tregohet mbështetëse karshi saj në përballjet me palën serbe, këtë rast Aleksandar Vuçiqin.
Pubilcisti shqiptar nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot" foli rreth kundërshtimeve të marrëveshjes së arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Fillimisht, ai u shpreh se Vuçiqit nuk po i bëhet presion serioz për nënshkrimin e propozimit evropian, derisa tha se opozita e Kosovës me reagimet e saj po e trimëron edhe më shumë presidentin serb.
“Me gjithë refuzimet, kundërshtitë e hapura të Vuqiçit, për të nënshkruar marrëveshjet e arritura, së fundi, në Ohër, ende nuk shohim ndonjë presion serioz ndaj tij, për ta obliguar atë.
Polarizimet pozitë-opozitë në Kosovë, veçsa kanë trimëruar Vuqiçin, në qendrimet e tij destruktive.
Opozita premtoi unitet dhe unifikim veprimesh në dialog.
Por, realisht, veproi ndryshe.
Nuk paragjykojmë vizitat e Lumirit dhe të Memli Krasniqit në Amerikën mike, por edhe të Ramush Haradinaj dhe Prof.dr.Abdullah Hoti, me deklarimet e tyre publike, nga SHBA, pranimin e Asociacionit, ende pa u shtruar në tavolinën të dialogut, pabesisht e turpërisht, "thyen bllokadën" mbrojtëse të Kurtit, kundër Asociacionit”, deklaroi publicisti.
Sipas gazetarit Idriz Zeqirajt, partitë opozitare në vendin tonë duhet të mësojnë nga përfaqësuesit e minoriteteve, përjashto minoritetin serb.
Ai për këtë ‘goditi’ edhe Baton Haxhiun e Dradan Molliqajn për qëndrimet e tyre.
“Opozita shqiptare e Kosovës, duhet të mësojë nga përfaqësuesit e minoritetit: turk, boshnjakë e goranë, romë me degëzimet e tyre, si dhe shumica e opozitës serbe brenda Kosovës, për qasjen reale, objektive dhe fort të argumentuar, se një Asociacion monoetnik serb, diskriminon minoritetet tjera në Kosovë.
Ata janë unik, në mendimin se minoritetet gëzojnë të drejta të plota, si askund tjetër në botë.
Bilz, deputeti turk, në Parlamentin e Kosovës, deklaron se ne gëzojmë më shumë të drejta, se sa vetë turqit në Turqi.
"Por, ndryshe mendojnë Baton Haxhiu dhe Dardan Molliqaj, "se po u shkelën të drejtat pakicës serbe!"”, theksoi ai.
Më tej, publicisti potencoi se PAN-istët kanë filluar ofenzivën ndaj pushtetit, pasi ata po mundohen t’i mbulojnë dëmet që ia kanë bërë ndër vite Kosovës, duke tentuar ta bllokojnë qeverinë e tanishme.
“Ethet e pushtetit, po dominojnë mbi interesat e shtetit.
Në vend të unitetit, për të përballuar dialogun, disa po mendojnë për aleancat zgjedhore. PAN-istët janë në ofenzivë.
Me pushtet duan ta mbulojnë gjëmën që ia kanë bërë Kosovës.
Barrikadimi i tyre kundër -Vettingut -; kundër Byrosë të Verifikimit dhe të Konfiskimit të pasurive makro-hajnore të tyre; mbrojtja e krimit dhe të kriminelëve në organet e drejtësisë, siç është edhe vendim i turpshëm i fundit, e të ashtuquajturës Gjykatë Kushtetuese, rrast e kapur, pikërisht, nga PAN-i”, u shpreh Idriz Zeqiraj.
Ndër të tjera, ai shtoi se kanë filluar sërish ‘lobimet’ për ndarjen e Kosovës, temë të cilën sipas tij po i prin gazetari Baton Haxhiu, e që po përkrahet nga disa persona të tjerë.
“Sërishmi janë aktivizuar lugetërit, për ndarjen e Kosovës.
Prinë kallauzi monstrum, Baton Haxhiu, i pasuar nga eksponentët e PDK-së, të prirë nga Vlora, Ramë Buja dhe disa anëtarë të tjerë të zëshëm; Valon Murati, në emër të njëfarë "Lëvizje për Bashkim"; tellalli Drdan Molliqaj me pacollër të tjerë.
Këta, me bashkëmendimtarët llumhane të tyre, joshin Aleksandër Vuqiçin me miqtë e tij, ndërmjetësuesit famozë, fort të gajluar, "për t`i dhënë diçka Serbisë", për të marrë njohjen e saj!
Të gjithë këta shqip-folës, një shtet ligjor, do t`i zinxhiroste, si qentë, për tradhtinë e tyre, që vazhdojnë t`i bëjnë atdheut-Kosovë’, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.
Ndërsa Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shkruan në “Facebook” se nuk ka më dyshime se kush janë ideatorët e marrëveshjes së fshehtë për ndarjen e Kosovës.
Duke iu referuar dëshmisë edhe të Sonia Biserkos, Kryetare e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, që zbuloi takimin e fshehtë në Nish midis Kryeministrit shqiptar Edvin Kristaq Rama dhe Presidentit të Serbisë,Aleksandër Vuçiç, Vasili shkruan se tashmë jashtëtokësorët janë ‘zbuluar’ në planin e tyre.
Dr..Petrit Vasili thotë se edhe Edvin Kristaq Rama është përfshirë në këtë aferë të pistë antikombëtare, ndërsa e cilëson kryeministrin një shitës profesionist të interesave të kombit.
Statusi i nënkryetarit të LSI Dr. Petrit Vasili:
Merr pergjigje pyetja e Andi Bejtes per autoret e projektit te shitjes se kufijeve te Kosoves.
Analisti i njohur Andi Bejtja ngulmoi pak nete me pare ne emisionin Opinion ne pyetjen ndaj Baton Haxhiut:se cilet ishin autoret e marreveshjes per rishikimin e kufijve Kosove -Serbi.
Baton Haxhiu nuk u pergjigj bile na beri te besojme se kjo marreveshje ishte produkt i jashtetoksoreve,pa emer,pa atdhe,pa nene e pa babe….
Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko me qartesi vrastare na i zbulon autoret e projektit te ligë e antishqiptar, qe nga kryeprotagonisti,
bashkeautori dhe bashkeideatori Edi Rama si nje shites profesionist i interesave kombetare e pastaj te tjeret…..
Keshtu qe Andi Bejtja e mer sot nje pergjigje te qarte per autoret e marreveshjes.
Edhe Haxhiu ju ve emer autoreve jashtetoksoreve me qe jua kishte “harruar”……
Lexojeni ç’thote Sonja Biserko:
“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra»
https://www.youtube.com/watch?v=h5OfOoqOU3Q
“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”
Lexoni edhe këtë materjal : https://gazetasi.al/kush-eshte-pro-dhe-kush-kunder-ndarjes-se-kosoves/
Ja si ka qënë harta e Shqipërisë në vitin 1881 në arkivat e Rusisë Cariste.
Ndersa Akademiku i ynë i mirënjohur prof.dr.Abdullah Mehmeti, nga Akademija Shiptaro-Amerikane (AAAS) nga New Yorku,Tirana,Prihstina dhe Shkupi , më 11 tetor 2021 shkruan sa vijon:
https://ina-online.net/ekspertet-rus-po-vjen-shqiperia-etnike-serbia-do-ta-humb-vojvodinen-maqedonia-pjesen-perendimore/
Shqipetaret nder vite e kane treguar qe jane nje komb qe kurre nuk i jane dorezuar armikut , dhe ky patriotizem ka bere qe shqipetaret te dalin gjithmone fitimtare kunder pushtuesve dhe armiqve tani ka ardhur koha qe te ngrejme zerin dhe te kerkojme te drejtat tona per nje Shqiperi Etnike si na e lane te paret tane.
Dhe ne kete loje ti tregojme Serbve , Grekve a kushdo tjeter se shqiptaret ende skan vdekë . Te gjithe se bashku ta bejme Shqiperinë Etnike .
No comments:
Post a Comment