Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka pranuar bashkëpunimin ruso-kinez sa i përket aspektit ushtarako-teknik, sidoqoftë ka mohuar që të ketë një aleancë ushtarake mes Moskës dhe Pekinit.
Përmes një interviste mediatike, Putin u shpreh se: “Rusia dhe Kina po zhvillojnë bashkëpunim, duke përfshirë bashkëpunimin ushtarak-teknik, por kjo nuk është një aleancë ushtarake”.
Sipas shefit të Kremlinit, bashkëpunimi mes Rusisë dhe Kinës nuk përbën kërcënim për Perëndimin.
Vlen të theksohet se, thellimi i raporteve mes Putin dhe Xi Jinping vjen pak pas vizitës 3-ditore të udhëheqësit kinez në Moskë, ku ndër të tjera u fol edhe për një plan paqe të propozuar nga Pekini për ti dhënë fund agresionit rus në Ukrainë. Putin ra dakord me propozimin e Xi, por shprehu shqetësimin se Perëndimi nuk do ta pranonte. Nga ana tjetër Pentagoni e bëri të qartë që nuk ka marrëveshje Rusi-Ukrainë në kushtet në të cilat ndodhen dy vendet. Sipas SHBA, Rusia duhet të tërhiqet nga territoret e pushtuara.