2023-03-26

Mjeshtër të kamuflimit, ukrainasit të gatshëm për beteja të ashpra

 

Mes luftës brutale të Rusisë në Ukrainë, ushtarët e Kievit po përgatiten që konflikti të vazhdojë, duke u trajnuar në artin e kamuflazhit.

Të strehuar mes pemëve dhe kullotave, të mbuluara me gjethe nga koka te këmbët, duke qëndruar në mënyrë të palëvizshme ata janë bërë ekspertë të kamuflimit, në veçanti kur pranë tyre kalojnë forcat armike.

Përmes një videoje të postuar nga këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, shihen ushtarët ukrainas duke u fshehur në mes dorinjve dhe barit, të mbuluar me gjethe nga thembrat e deri te koka, duke bërë që të jenë të padukshëm.

E derisa lufta po vazhdon në Ukrainë, ushtarët e Kievit po bëhen gati për vazhdimin e beteja, e një nga misionet e tyre është kamuflimi që u ndihmën të jenë të padukshëm kur para tyre kalojnë ushtarët e Vladimir Putinit. Ushtria ukrainase përdor edhe gjethe për të mbuluar edhe fytyrën, dhe të mbrojë identitetin nga rusët që tentojnë t’i lokalizojnë.

Pamjet e publikuara më poshtë gjatë trajnimit, tregojnë metodat e tyre të funksionimit dhe mjeshtërinë për të qenë të ‘padukshëm’.

Gerachshenko ka pyetur përdoruesit e rrjeteve sociale, sesa ushtarë po i shohin në pamje. E për ta larguar këtë dilemë në fund theksoi se bëhet fjalë për dhjetë ushtarë të kamufluar.

Video Player
00:00
00:08

Top Channel

No comments:

Post a Comment

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...