Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/26

Nuk ka indikacione se Rusia po planifikon përdorimin e armëve bërthamore

 

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pasi Moska njoftoi se do të dislokojë armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

“Kemi parë raportime për njoftimin e Rusisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë”, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një deklarate.

“Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë strategjik bërthamor, apo ndonjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në mbrojtjen kolektive të aleancës së NATO-s”, tha SHBA-ja.

Më 25 mars presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se me këtë marrëveshje, Bjellorusia është bërë “peng bërthamor” i Moskës.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, duke përdorur territorin bjellorus për të dërguar trupa në Ukrainë. Bjellorusia, aleatja e Rusisë, mohon se është palë në konflikt.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...