2023-03-26

HEROJI ISMET AVDI QORRAJ, NGA CARRABREGU I DEÇANIT I CILI RA NË ALTARIN E LIRISË MË 28 MARS 1989 NUK VDESË KURRË!

 


Trimëria jote është e ngulitur thellë në dejtë e Tokës ilire!

Shkove në përjetësi si dëshmor, ashtu si jetove, i nderuar, bujar, i urtë dhe trim ISMET AVDI QORRAJ .


Kulturë 5 - MARS I PËRFLAKUR

Përgatiti: Flori BRUQI

      

MARS I PËRFLAKUR

Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj

 

 

 

Librin e përgatitur nga Flori Bruqi "Marsi i përflakur"  mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

„Literaturë“

 

 

            Kjo Antologji poetike kushtuar dëshmorit të atdheut Ismet A. Qorraj përfshin gjithë poezitë që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga Axhensioni Floripres – Prishtinë, në pranverë 2015.

            Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë", e poetit Gentian Banaj. Vendin e dytë e mori poezia "Balada për zogjtë e valsit diellor", e poetit Skënder Zogaj. Vendin e tretë e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin Dardan", e poetit Engjëll Koliqi.

            Poezitë botohen sipas alfabetit, përjashto tre poezitë fituese qe çelin librin.

            Ky libër botohet në nderim të dëshmorit dhe në shenjë falenderimi për pjesëmarrësit në konkurs.

            AXHENSIONI FLORIPRES PRISHTINË

 

 

 

 

Gentjan BANAJ

 

PRANVERË

 

Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë

Gjaku i Kosovës vërshon ndër dej

Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë

Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej

Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan

I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë

Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit

Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap

Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi

E shpërthen bimëza të vogla loti

Pranverë e përgjunjur në tokë t`Deçanit

Me sytë drejt qiellit i luten zotit

S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet

Me hapin prej dreri dhe prushin në sy

Shtatëqind vjet do vajtojnë tash kullat

Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi

Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët

Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë

Lojë e tyre në kundërmim lirie

Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë

 

 

 

Skënder ZOGAJ

 

BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR

 

Imja është piktura me sytë e përlotur

Edhe qielli ngjyrë ulliri sipër Deçanit

Plot zogj gjoks shpërthekuar,

Të zjarrtë dhe kryengritës

Si meteorë vezullues plot avaz

Që shpirtin e vet e bëjnë kurban

Se nuk e durojnë jetën në kafaz.

Zogj drite me flatra trëndafili

Përhapës magjik të valsit diellor

Ndër shtatë palë toke e qielli

me dashurinë hyjnore për Liri

Kundër ujqve të mallkuar e dinak

Gjithmonë të etur për gjak...

Në këngë është trimëria e zogjve

Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar

Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën

Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet

Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba

As për këlyshë të zinj bushtre

Që i ulërijnë Hënës…

Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe

Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik -

Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin

Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...

 

 

 

Engjëll KOLIQI

 

KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN

 

Duke dëgjuar kushtrimin

Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve

Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina

Nga Bajram Curri e Idriz Seferi

Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani

Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni

O i dashuri ynë

Ismet Avdi Qorraj

Ti djaloshi i Dardanisë

Ishe i Madh

Dhe nuk e duroje më gjakatarin

Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona

Jo

Kur e pe

Se shkjau u tërbua

Ti Ismet i dashur

U ngrite në këmbë

Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane

Në Deçanin heroik

Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin

Ratë nën plumbat bum-bum

Të shkijeve fashisto-komunistë

Jetën tokësore e mbyllët

O dëshmorët e kombit tonë

Por nuk keni vdekur

Jo

Dhjetë vite mbas

Nënëlokja Kosovë

U çlirua nga kriminelët serbianë

Amaneti juaj shkoi në vend

Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie

Ne kemi qarë shumë

Për ju

Sot krenarë

Kremtojmë

E këndojmë

Me mburrje

Që ju patëm të tillë

Lavdi ju këndojmë

N’altarin dardan

Sot e përgjithmonë

 

Poezi nga libri "Marsi i përflakur"  

 

 

           

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...