20 vjeçari saudit Abdullah al-Howaiti, ishte 14-vjeç kur u arrestua në lidhje me grabitjen e dhunshme rreth $200 000 të një argjendarie, ku mbeti vdekur një oficer policie.
Howaiti thotë se është dënuar për një krim që nuk ka kryer ai, teksa grupet e të drejtave që e mbështesin thonë se në kohën e krimit kamera të sigurisë e tregonin atë duke luajtur me top.
Aktivistët thonë se sulmuesi i parë në pamjet e grabitjes nuk mund të jetë 14-vjeçari i dënuar, por një grabitës profesionist.
Familja e Abdullah thotë se i riu ka pranuar krimin nën efektin e torturës nga zyrtarë të policisë, dhe mund të ekzekutohet në çdo moment, edhe pse rasti i tij po merret sërish në konsideratë nga Gjykata e Lartë.
Grupi ‘Reprieve’ ka publikuar një video të grabitjes fatale të vitit 2017 për të cilën thotë se sulmuesi është tepër i gjatë për të qenë 14-vjeçari Abdullah,
Aktivisti Jeed Basyouni, tha: “Është e qartë nga pamjet se ky është një grabitës profesionist, dhe jo një djalë 14-vjeçar”.
“Burri në kamera mban një automatik dhe një pistoletë teksa grabit rreth 200 000 dollarë flori dhe më pas merr makinën e policisë për t’u larguar.
“Dokumentet e gjyqit gjithashtu tregojnë se kamerat kanë regjistruar Abdullah që luante futboll në bregdet dhe nuk mund të ketë qenë në dy vende njëherësh për të kryer krimin”.
Pamjet e rënda video tregojnë grabitësit që vërshon në dyqanin e bizhuterive al-Sa’di në qytetin bregdetar të Duba, teksa kërcënon një klient që largohet, ndërsa i zoti fshihet prapa banakut.
Sulmuesi më pas është filmuar duke u larguar nga dyqani me vlerat e grabitura teksa qëllon me armë per vdekje një polic që vjen në vendngjarje.
Ai merr më pas makinën e policit të ndjerë, dhe e braktis atë rreth 30 km më tutje.
Shumë agjenci perëndimore kanë ndërhyrë për të siguruar një rigjykim për Abdullah, madje duke sensibilizuar dhe me pilotin britanik Lewis Hamilton në kohën e garës së Formula 1 në Arabinë Saudite./Mirror.co.uk/