Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/25

Vasfije Krasniqi-Goodman: Kriminelët serbë të lirë, çlirimtarët po gjykohen – t’i mbështesim më 2 prill

 


Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëra nga viktimat që ka denoncuar publikisht dhunimin seksual gjatë luftës, Vasfije Krasniqi – Goodman, ka kërkuar nga qytetarët që të bashkohen në marshin “Liria ka emër” për solidarizim me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.



Krasniqi-Goodman thotë se kriminelët serbë që dhunuan mbi 20 mijë gra kosovare janë të lirë ndërsa ata që po gjykohen janë çlirimtarët për çka konsideron se është shumë e rëndësishme që të gjithë bashkë të marshojnë në mbështetje të tyre“Drejtësia – kaq shumë e kërkuar nga unë dhe mbi 20 mijë gra tjera në Kosovë, viktima të dhunës seksuale, nuk erdhi asnjëherë. Kriminelët serbë, shkaktarë të këtyre dhunimeve, akoma enden të lirë nëpër Serbi. Fatkeqësisht, sot, të vetmit të cilët po ballafaqohen me një proces gjyqësor janë çlirimtarët tanë, ish-krerët e UÇK-së”.

“Prandaj, është tejet e rëndësishme që të gjithë, pa përjashtim, si shoqëri dhe si shtet, të bëhemi bashkë dhe të dalim në Marshin për Drejtësi në mbështetje të çlirimtarëve tanë, të organizuar nga iniciativa ‘Liria Ka Emër’.

Ju ftoj që me 2 prill, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, të bashkoheni e të marshoni. Me zemër jam me ju”, ka shkruar ish-deputetja në Facebook.

No comments:

Post a Comment

Shumica e diktatorëve përfundojnë pas hekurave ose në arkivol

  Ali Hertica Një lider nuk është domosdoshmërisht një mjeshtër i të gjitha zanateve që është ose mund të jetë efektiv në të gjitha situatat...